E merkure, 24.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Po Kosova lindore pse të dalë ne zgjedhje?!!!

E shtune, 10.05.2008, 10:43 AM


PO MBAHEN ZGJEDHJET NË SERBI, PO KOSOVA LINDORE PSE TË DEL NË ATO ZGJEDHJE?!!!

Nga Kristina RASI

Duhet të kuptojmë drejt se këto zgjedhje  që do mbahen më 11 maj 2008 janë veç për serbët, pra këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e Kosovës Lindore.

Shqiptarët, duhet t´i bojkotojnë zgjedhjet serbe për faktin se ato  do të jenë në dëm të shqiptarëve të kësaj pjese të Shqipërisë Etnike.

Shtrohet pyetja pse:

1. Sepse, shqiptarët s´kanë pse të votojnë për parlamentin e Serbisë, kur dihet fare mirë se për më tepër se një shekull, shqiptarët dhe serbët nuk kanë mundur të kuvendojnë dhe t´i zgjidhur  problemet mes tyre  në bazë të dialogut, por veç me grykën e pushkës?!!

2. Sepse, serbët kurdoherë e kanë përbuzur qëndrimin e arsyeshëm të shqiptarëve. Ata, deri sot kurrë nuk denjuan t´ua japin të drejtat legjitime që u takojnë si komb në trojet e veta etnike.

3. Sepse, serbët janë pushtues –kolonizatorë të trojeve shqiptare.

4. Dhuna dhe përndjekjet që po  ua bëjnë shqiptarëve edhe nga ato anë, atyre as liderëve shqipfolës aspak nuk u jep të drejtën të kërkojnë prej elektoratit të shpërndarë shqiptar larg trojeve të veta që të dalin në votime.

5. Sepse, të dalësh në zgjedhje si minoritet de fakto po e pranon si shtet amë Serbinë, duke harruar mjerueshëm terrorizmin shtetëror gjakatar serb.

Prandaj, duhet pasur kujdes para se të veprojmë në kundërshtim me interesat tona kombëtare!

 Populli ynë thotë: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’ e harron“!

Politikanët e partive nënshtruese: Partia e Veprimit Demokratik (PVD) e z. Riza Halimi, Lëvizja e Progresit Demokratik( LPD) e Z. Junuz Moisliut, Unioni Demokratik i shqiptarëve, (UDSH) e z.Mejdi Zeqiri e gjithashtu Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL). z. Skënder Destani i cili fshihet pas hijes së djallit të mallkuar, nuk është më në listën e koalicionit të shqiptarëve, sepse nuk ia ka kthyer borxhin Riza Halimit në zgjedhjet e kaluara, por i përkrah këto zgjedhje dhe do te voton për partinë e tij. Kurse, të humburit e koalicionit (PDSH-BDL) të udhëhequr nga bartësi i listës se grupit të qytetarëve z. Rami  Zulfiu, e kanë humbur rrugën në oborret e shtëpive të tyre dhe kërkojnë “strehim politik” tek z. Halimi.

Të gjithë këta mburracakë politikë që janë deklaruar pro zgjedhjeve parlamentare nuk kanë asnjë projekt konkret dhe asnjë ide të mirëfilltë se si duhet apo mundet të zgjidhet problemi i shqiptarëve të Kosovës Lindore, pos që i kanë  disa marrëveshje personale dhe partiake, dhe që kjo marrëveshje nuk do të kenë jetë  më shumë se deri me 11 maj 2008, pastaj, do të dalin të gjitha fshehtësitë në shesh.

Marrëveshja e tyre ogurzezë është kjo: z. Halimi dëshiron të shkojë deputet, dhe z. Musliu  të mbetet në pozitë të kryetarit të komunës së Preshevës, pas 11 majit, sepse po shihet fare qartë eliminimi i tij nga gara politike në Bujanoc,  dhe po kërkon nga z. Halimi që t’ia mundësojë këtë kërkesë të mallkuarit.

Kurse, këta të tjerët kanë interesat e tyre personale se si të vinë deri tek pushteti lokal. Gjithashtu, i kanë interesat që ato miliona dinarë që ua ka ndarë qeveria serbe, t’i vjedhin dhe pastaj, t’i ndajnë njeri me tjetrin. Këta të uritur për “pushtet” nën juridiksionin  serb dhe për mashtrime bënë koalicione të turpshme antikombëtare dhe me „mburrje dhe fitore të madhe“ ata ia arritjen të mbledhin nënshkrimet e “ nevojshme” që ua kishte vënë si parakusht Beogradi, shqiptarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ata, pakurrizorë me çdo lloj falsifikimesh që nga blerja e nënshkrimeve dhe deri tek “nënshkrimet” me persona që nuk ishin fare të pranishëm, dhe ia “dolën” që të grumbullojnë mbi 11 mijë nënshkrime dhe të futen në „strofkullën e ujkut“ serb dhe i dërguan ato nënshkrime të turpshme në Beograd.

Që prej kur krimineli Tito ia aneksoi këtë pjesë të Kosovës (1947) Serbisë, asnjëherë nuk u zgjodh ky problem me dialog politik.

Po e ritheksoj, shtrohet pyetja pse të votohet për PVD dhe R. Halimit kur dihet fare mirë se z. Halimi nuk mundi të bëj asgjë, asnjë hap përpara për zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve atje në parlamentin kriminal të Beogradit, kur dihet fare mirë se z. Halimi ka qenë shërbëtor i mjerë i Nebojsha Çoviçit dhe me ndihmën e tij ai u bë deputet në parlamentin serb, kurse në anën tjetër z. Halimi e mashtronte popullatën shqiptare të kësaj ane se kinse do të angazhohet për vullnetin e popullatës shqiptare dhe për një riorganizim të Referendumit, sipas kërkesës së vitit 1992, kur shqiptarët u deklaruan për ribashkimin me Kosovën.

Në anën tjetër  z Halimi në një TV privat “ALDI” pronar i të cilit është  vet ai, kur u bë hapja e TV “ALDI”, z. Halimi ishte mysafir i parë në studio, kur gazetari e pyeti mbi Referendumin e 1-2 marsit të vitit 1992,  çfarë mendoni ju z. Halimi lidhur me Referendumin?

Ai u përgjigj: “Referendumi, është vetëm një pallavër dhe asgjë tjetër”! 
Duke u shprehur kështu kaq me injorancë, z. Halimi harroi se: vet për faktin që ky Referendum nuk u mor parasysh nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm; pra .vullneti i popullit shqiptar nuk u mor parasysh fare prandaj, ky qe shkaku që u bë lufta e armatosur e vitit 2001. kjo dëshmon qartë se kur vullneti i popujve shkelet pa të drejtë, luftërat anti-kolonialiste shpërthejnë fuqishëm.

Është fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar të asaj ane, që PVD dhe vet z. Halimi pafundësisht po e ndjek politikën pacifiste të LDK-së dhe është e lidhur ngushtë me LDK-në, kjo, është padroni i tyre dhe dihet fare mirë se çka solli LDK-ja për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Z.Halimi, alias, Çalimi po e ndjek politikën famëkeqe të „demokratëve kosovarë“ të cilët mendojnë ende se mund t´i „zgjidhin“ problemet nëpërmjet parlamenteve serbe, sikur dikur që mendonte z. I. Rugova!!

Populli shqiptar në Kosovën Lindore, duhet t´i kuptojë me kohë intrigat dhe komplotet e sahanlëpirësve të Serbisë, pra t´i izolojë ata, të mos i votojë dhe të del nga gjendja ku e kanë katandisur mjeranët shkurtpamës politikë!

Populli ynë duhet të kuptojë qartë se zgjidhje tjetër nuk ka përveç shkëputjes nga Serbia të atyre viseve shqiptare. E, kjo nuk do të arrihet kurrë duke i dërguar në parlamentin serb puthadorët e saj me prejardhje titiste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora