E enjte, 28.03.2024, 08:57 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shoqata Humanitare ''Sali Çekaj'' Zvicer

E marte, 23.04.2013, 05:43 PM


Akademi madhështore kushtuar heroit të popullit dhe komandantit legjendar Sali çekaj ! Ishin të pranishëm fytyra të shumëta politike dhe publike ,ushtarë dhe veteran të dalluar të çështjës kombëtare , themelues kryesorë të shtetëndërtimit të Kosovës .

Drejtuar vëllazërisht, në filozofinë e urtësisë lidershpit te LDK-së,degëve dhe nëndegëve të saja, veprimtarëve të dalluar dhe të paepur , qytetarëve, intelektualëve, akdamikëve , gjithë adhuruesëve për bashkim lidhur me idetë dhe pikëpamjet e Presidentit Legjendar Ibrahim Rugova ,duke thelluar dialogun e mbrendshëm, dhe bashkrendim të veprimtarisë kërkohet :

Nga te gjithë ne , angazhim i të gjitha kokave të saja ,të cilat e kishin ndihmuar dhe themeluar LDK-në në Parti beshkëkohore me program të bazuar në vetë kulturën shqiptare dhe asaj evropiane .

Thirrje e njëzëshme nga ky tubim i shenjtë :

Andaj i bëjmë thirrje Prof.Dr.Fatmir Sejdiu-t, angazhimi i të cilit është i domosdoshëm, kërkesë kohore, parë adhurimin që kanë Rugovianët në përgjithësi , duke njohur parimet dhe nivel-edukatën në kulturën e politikës , diplomacinë dhe ngritjën profesionale që e karakterizojnë personalitetin dhe mikun e ditëve të para të President Rugova, që ta thot fjalën e vet në përgjigje të angazhimit të tijë ,të bashkuar dhe të unifikuar si nje trup me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, tu prijnë proceseve unifikuese të cilat i kërkon koha e tanishëme si dhe sfidat nëpër të cilat jemi duke kaluar si parti dhe komb !

Adhurues të nderuar të LDK-së, motra dhe vëllezër, një adhuruese tjetër e vlerave tona kombëtare që i nevoitet edhe më Diplomacisë së Kosovës është e nderaura Donika Gërvalla , bija e Heroit dhe legjendës dardane Jusuf Gërvalla,poashtu kërkohet fushveprim i mjaftuar i veteranëve të luftës dhe një tretman meritor,ushtar dhe formacione të komanduara nga heroi kombëtar Sali Çekaj.

Vlerësojmë punën dhe parimet e të gjithë atyre që i qendruan Besnik LDK-së, Parti avan-gardiste e çështjës së Kosovës , merita në këtë rast i vie edhe Degës së LDK-së në Zvicër , të vyeshmit e së cilës kanë në parim dhe janë pragmatik të filozofisë Rugoviane për Bashkim të njëshëm në t' ardhmën e Atdheut tonë, zeri i tyre është zë i urtësisë dhe mirë-besimit .

Nderimet e mia më të sinqerta

Kryetari i Shoqatës :

Saim Tahiraj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora