E enjte, 25.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Marrëveshja e mosmarrëveshjes

E marte, 23.04.2013, 08:57 PM


MARRËVESHJA  E  MOSMARRËVESHJES, APO MARRËVESHJE E DIZAJNUAR

Nga Dedë Preqi

-Sa herë që startojmë, duhet të shikojmë mbrapa, për të vazhduar përpara-

Për të jetësuar proqeset e veta demokratike Kosova,  duhet të përcaktohet në interesat e veta të popullit dhe vizionet për të ardhmën e saj, prandaj,  politika dhe faktori i formulës së kësaj zgjidhje janë ende të penguara dhe ka disa nyje, të cilat marrin kohë për t’a  zgjidhur qështjen e shtetit të ri të Kosovës, edhe pse Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga shumica e vendeve të botës.

Mirëpo, mesazhi më i mirë që vie për Kosovën dhe shtetin e saj, është se ky vend i ka resurset e veta, të cilat dëshmojnë zotërimin e shtetit dhe forcën kryesore, të të gjitha nevojave që kërkohen, për të realizuar  një shtet demokratik dhe multietnik.

Jo vetëm Evropa, por pothuaj se gjitha vendet demokratike të botës, po përjetojnë ndryshime të reja e parimore, edhe pse regjimet totalitare deri dje, dukeshin aq të qëndrueshme, që nuk do të ketë forcë që ti lëkundëte ato, ashtu, dhe në këto ndryshime kemi marrë pjesë edhe ne, për t’a ndryshuar Kosovën, si shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik.

Problemet që paraqesin si konflikte ndërnacionale, kërkund në botë nuk mundën të përfundojnë, ashtu,  edhe konfliktet në mes shqiptarëve e serbëve, si plagë e vjetër,  nuk mund të thuhet  se do të qetësohen për një ditë, apo disa vite, mirëpo,  ideologjitë e vjetra do të kalbën një ditë, kjo do të ishte e vërtetë, sepse bartësit e kësaj ideologjie do të ikin, ndërsa pasardhësit e tyre nuk do ti marrin në konsideratë këto gjepura,  prej të cilave kurrë nuk kanë fituar atë që tentuan ta marrin me dhunë, dhe tani kërkohet diçka tjetër, përshkak të ndryshimëve që paraqesin themelet e shoqërisë demokratike.

Jemi dëshmitarë të shumë shfaqjeve të ndryshme dhe pakënaqësive të njerëzve, nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilët janë shëndërruar edhe në dhunë nga regjimet e  egra dhe kriminale, por partnerët politik dhe bota demokratike po bëjnë ndryshime të reja dhe mundësuan shumë vende që besimi i tyre të mbështetët në ndërtimin e paqës dhe marrëdhëniet  shoqërore,  si dhe shuarja e konflikteve ndërnacionale, si rruga më e drejtë dhe më e lirë, si edhe  integrimet në shoqëritë e zhvilluara janë domosdoshmëri e çdo mjedisi.

Shqiptarët nuk kanë faj, nëse nuk ju besojnë marrëveshjeve që bëhën sot në mes Kosovës dhe Serbisë, nga se nuk janë mësuar ndonjëherë, sepse gjithherë janë tradhëtuar nga sëcili lloj i sistemit slavo-serb, prandaj, edhe kjo marrëveshje mund të jetë mosmarrëveshje, nëse gjërat që janë shtruar në tavolinë si teori, ato nuk praktikohen dhe zbatohen në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës.

Prandaj, të besojmë në mënyren më të mirë të zgjedhjes së konflikteve përmes dialogjëve,  ashtu sikur na mësoi edhe udhërrëfyesi i paqës dr. Ibrahim Rugova, ndërsa dallavergjinjtë politikë plotësisht do ta humbin fuqinë e tyre në nxitjen e konflikteve e tensioneve ndërnacionale dhe ndërnjerëzore.

Kemi qenë të bindur me dhunë dhe donin të na bindnin përsëri, se nuk ka rëndësi marrëveshja nacionale, sepse përmes „vëllezërim-bashkimit“ mirëkuptohemi, por liria kombëve nuk mund të kufizohet dhe të diktohet ashtu sikur që menduan regjimet diktatoriale, të cilave u erdhi fundi i zi, dhe ranë njëri-pas tjetrit pa radhë…

Edhe pse doktrina e vjetër Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, në krye me udhëheqjen e saj, po e nxitë sot revoltën e popullit, ndaj marrëveshjes  së tanishme, por nuk do të qoj peshë, sepse rrokullisja e kapitullit politik mund të nxjerr në shesh shumë gjëra, që nuk i pëlqejnë Kishës Ortodokse serbe, të cilat i përkasin  kësaj bashkësije fetare, si udhërrëfyese e luftës kriminale në Kosovë, dhe më shumë e ka gajlen se po i dalin të zezat e saj në shesh, se sa i duket e dhimbshme gjendja e qytarëve të saj në veri, apo gjetiu.

Sigurisht, politika të tilla serbe , do të ecën më tutje në Kosovë, për ti penguar proqeset e saj integruese dhe me marrëzinë e saj, duke ndërruar maskat dhe doktrinat, apo ndoshta e shtrënguar nga qarqet dhe subjektet e ndryshme,  në veqanti ato akademike serbe, e cila është tehu i të gjitha krimëve kryesore, duke  dalë një ditë para botës e zhveshur më tërë  shofenizmin më antinjerëzor,  kundër një populli të pafajshëm, i cili më shekuj kërkoj vetëm liri dhe trojet e veta të lira.

Kjo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, e ashtu quajtur marrëveshje historike, duhet të mbetët ashtu, sepse asnjëherë në histori nuk është bërë ndonjë marrëveshje e tillë, në të cilën thuhet se, përveq BE-së, garantë do të jenë edhe vendet tjera, siq janë edhe SHBA-të, pasi që edhe këto vende e përgëzuan një marrëveshje të tillë, së cilës nuk i dihet rrezulltati akoma.

Kjo marrëveshje në mes këtyre dy vendeve fqinje, si vende të pavarura, të cilat deri dje ishin në konflikt të pa parë dhe mjaftë të tensionuar, që edhe sot kanë ende disa nyje të pazgjidhura në mes vete, kur dihet se Kosova po lufton në mënyrë paqësore për të drejtat e veta, ndërsa Serbia, është e njejtë dhe shumë pak e ka ndryshuar kursin e saj politik ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë.

Kjo marrëveshje është bërë, apo po bëhët në mes të „fortit“ dhe atij të „butit“, dhe kjo marrëveshje po bëhët pas një shekulli, për  qështjen e pazgjidhur kombëtare, e cila ishte ndërtuar nga gënjështrat dhe mashtrimet   sllavo- komuniste, të përkrahura edhe nga fuqitë e Mëdha të asaj kohe, për pushtimin dhe cungimin e trojeve shqiptare, që nga Marrëveshja e Londres 1913, e Vërsajës 1919, e Jaltës 1945 dhe deri te Marrëveshja e fundit e Rambujesë, në vitin 1999, dhe në këtë të fundit, fuqia e forcave të NATO-s,   bëri marrëveshje të domosdoshme, duke i larguar forcat e fashizmit serb nga trojet e okupuara të Kosovës, e cila e finalizoj dhe lirimin e saj,  pothuaj përgjitherë.

Thuhet se, i forti dhe i buti nuk munden të bien në „ujdi“, apo të bëjnë marrëveshje në mes njëri-tjetrit, kështu thoshte dhe daja plak, një urtarë i njohur në Lugun e Drinit, i cili pajtoj dhe ndërmjetësoi shumë marrëveshje në familjet  shqiptare në një periudhë të kaluar kohore. Njëherë, „daja plak“,  ashtu e quaja unë dajën tim Lud Përlaskën, nga Zllakuqani i Klinës, ishte duke u kthyer nga një marrëveshje e pajtimit,  që kishte bërë në mes dy familjeve të hasmuara më vite të tëra, të cilin e pyeta më padurim, dhe fytyra e tij e qeshur pas asaj ngjarje më nxiti  të jam  më shumë kureshtar, se ç’farë kishte ndodhur pas asaj maratone që kishte bërë ky njeri bashkë me shokët e tij, për të pajtuar një konflikt të rëndë, i cili e kishte kapluar tërë  rajonin e Lugut Drinit, dhe familjet e tyre disa vjet nuk e kishin parë diellin me sy, të cilët  druheshin në mes njëri-tjetrit dhe kishin ndërruar(vrarë)  disa mëshkuj në mes veti dhe nuk ishin pajtuar akoma. Pa ngurim i thash, daja Plak, dukesh i gëzuar këtë herë, më trego suksesin e kësaj ngjarje dhe si ia keni arritë që ti pajtoni këto familje të hasmuara, edhe pse njëra prej tyre nuk dëshironte të pajtohet, sepse e kishte forcën më të madhe dhe nuk trembej, se kishte mëshkuj më shumë!!!…

Daja Plak qeshi, dhe filloj të tregoi fillim e mbarim, por unë i shënova në mendjen time këto fjalë, të cilat më kanë lënë përshtypje. Ai tha, kurrënjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka pasë qetësi dhe rehati, sepse bota është ashtu kontradiktore, por civilizimi njerëzor ka arritë ndryshimet e veta, i cili do ta ketë ardhmërinë dhe jetën e vet më të begatshme,  kur njeriu jeton në paqë dhe harmoni, që do të jetë populli më i lumtur në botë. Dhe shtoj daja Plak, duke treguar sipas prevojës së tij, kur bëhët një ngatërresë në mes palëve, sigurisht që palët nuk janë të njëjta, që do të thotë se, njëra është më e fortë se tjetra, të cilat dikush duhet t’i pajtoj dhe ndërmjetësoj, përndryshe ato do të rrinë të hasmuara për jetë e mot, por edhe për t’i pajtuar ato, kërkohet mjeshtri, guxim dhe urtësi dhe për të ardhë në përfundim të zgjedhjes së konfliktit, palës më të fortë i mbahët  ana, apo krahu, ishin këto fjalët e dajës Plak.

Ashtu, edhe në marrëveshjen e tanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, mbështetja është bërë në krahun  e forcës, apo në anën e Serbisë dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, sepse bashkimi i komunave serbe, apo asosacioni i komunave serbe në këtë pjesë të Kosovës, i kalon kopetencat dhe ligjet e Kushtetutës së Kosovës, ashtu edhe ligjet e Ahtisarit, në krahasim me komunat që janë të banuara me shqiptarë në teritorin e Kosovës.

Atëherë, Kosova me plot të drejtë duhet të kërkoj nga BE-ja, që Lugina e Preshevës me komunat e veta, të fitoj statusin e njejtë dhe të formojnë asosacionin e komunave në teritorin e Serbisë, përndryshe, kjo marrëveshje është mosmarrëveshje dhe mund të jetë vetëm një marrëveshje  formale  dhe pa vlerë nga ata që e ndërmjetësuan dhe e dizajnuan në këtë mënyrë.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora