E enjte, 25.04.2024, 02:40 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kah po shkon Kosova

E shtune, 10.05.2008, 06:35 PM


Selim Hasanaj
KAH PO SHKON KOSOVA

Nga Selim Hasanaj
 
Gazeta ditore BOTA SOT e datës 08.05.2008, në faqen 4 të saj shkruan: U ARRESTUA DREJTORI I SHKOLLËS SË MESME " KUVENDI I LEZHËS" BAJRAM JAHIRI
Pra drejtori Jahiri arrestohet per shkak të nji padie private nga prindi i nji nxanseje nga fshati Skifter i Vitisë , njani nga prokuroret publik të Gjilanit ka dhanë urdher arrestin.
Mollë sherri e tanë kesaj asht nji vajzë shqipfolse e nji familjes poashtu shqipfolse e cila shkon në shkollë e mbështjellne me shaminë islamike. ( Epiteti shqipfolës asht mendim i imi S.H.)
Prokurori i Gjilanit poashtu shqipfolës jep urdhen arrestin per Drejtorin e shkollës Bajram Jahiri i cili arrestohet dhe mbahet në paraburgim per plotë kater orë.
Në komunen e Vitisë per rastin u organizue konferencë per media per shkak të rastit dhe asistenti i kryetarit të komunës së Vitisë z.Xhevat Bislimi e denoi ashper veprimin e policisë dhe të prokurorit duke e quejt veprim të papranueshem dhe kunderligjor që cenon shkollën shqipe. Dihet se me ligjin e arsimit fillor dhe të mesem të Kosovës, perkatësisht në nenin 4 të tij, thuhet decidivisht se arsimi asht i ndam nga feja dhe ngjyrimet fetare dhe se Kosova asht shtet laik. Andaj institucionet e komunës sonë janë thellë të indinjuara me këtë veprim të atyne që duhet ta zbatojnë ligjin e në këtë rast ata e shkelin atë. Vetë prezenca e automjeteve të policisë në oborrin e shkollës ka shkaktue shqetsim tek nxanësit e jo ma të arrestohet Drejtori i tyne para syve të tyne, tha zoti Bislimi.

KAH PO SHKON KOSOVA , KAH PO SHKOJNË SHQIPTARET

Mua si njeri, si shqiptarë, si mergimtarë më erdhi keq per drejtorin Bajram Jahiri, por unë nuk u befasova nga ky lajm që sapo e lexova. Nuk u befasova sepse vrazhdësia , injoranca , arroganca , inati , shpirtngushtësia qytetare dhe mungesa e kultures themelore nacionale kombëtare tek shqiptaret si popull shumë moti ka marr hovin e saj.Dhe krejtë kjo bahet në emen dhe respekt per kulturen araboaziatike islamiste. Unë duhet të shkruej shumë per të mujt me konkludue se pse po na ndodhë tanë kjo fatkeqësi , por do mundohem shkurtimisht të thamë se qysh në kohen kur Sllobodan Milollosheviqi u paraqitë në sqenen politike Jugosllave pra mesi i viteve 1980-ta shqiptaret të zhgenjyem me rrokullisjen katastrofike të shoqnisë dhe krizes per ditë e ma të madhe ekonomiko-sociale, nga naiviteti i jonë i mbrapshtë filluen të veprojnë po sikur serbet. Unë këto vite jetova në Istog dhe dihet se Istogu gjegjësishtë LUGU I SHKIVE të Istogut ka kjen qender e serbizmit dhe nacional shovinizmit serbomadh. Ka kjen nji kohë kur serbet nuk ishin aq të rregullt dhe të disciplinuem me ceremonitë e tyne fetare pravosllave sepse pushteti i Titos komunist paksa i kishte largue nga shovinizmi fetar, por pas vdekjes së Titos dhe ardhjes në pushtet të nacional shovinistve serb në krye me Millosheviqin shovinizmi pansllavist serb u ba i tmershem. Shqiptaret tue i pa ata se si shkojnë neper kisha , si festojnë vidovdanin, pashket dhe kershendellat pravosllave serbe edhe këta filluen të mbushin xhamijat. Jo vetem njerzit e ndershem dhe të zakonshem por edhe alkoolist, matrapaz e bixhozgjinjë filluen ta ngjinojnë ramazanin dhe të percjellin vaktet e namazit. Kamë ndegjue me qindra istogas kur thojshin; masi shkijet po e majnë fenë e vetë pse edhe na mos ta majmë tonen.
Pra nga naiviteti dhe mungesa e kultures kombëtare, politike e nacionale, shqiptaret mendonin se "PATRIOTIZMIN" e vetë antiserb e prezentojnë edhe me perqafim të fesë islame me ceremonitë e saja bajate dhe filozofitë e prapambetuna.
Kjo pra haptas vërehej në Istog në këtë kohë, në Istog në vendin e vogël por të njoftun per arsimdashes, të njoftun per tradita kombëtare, në Istogun e Kamer Loshit, Nak Berishës, Bajram Cetinës, Ramush Cetines , Tahir Cetines, Selman Kadrisë, Tal Kurteshit, Ahmet Nuhit, Brahim Salihit, Mushak Bajramit, Hasan Bajramit, Asllan Beqirit, Nezir Rexhepit, Bajram Keqit, Rrustë Sadrisë, Ukë Rrustit, Sejdi Zenunit, Ali Sadrisë, Nimon Bekës, Hasan Zeqes, Hysen Shalakut etj, etj patriot të devotshem të fillim shekullit XX si dhe mbi 64 Dr. të shkencave shqiptarë të Istogut në krye me Shejtin e kombit , Presidentin e Parë të Kosovës ,të ndjerin Dr. Ibrahim Ukë Rugova.
Andaj kur kështu ishte në Istog , që tradicionalisht kemi kjen mjedisë laik sa i perketë feve, mund ta marr me mend se cka ka ndodhe në Podujevë dhe fshatnat e Llapit, në Gjilan dhe rrethinë ku tradicionalisht feja islame ka kjen dominuese dhe asht praktikue me fanatizem.
Dhe tash nese këti konstatimi i shtojmë edhe periudhen 1989 - 1999 kur pushteti pushtues i Serbisë i mbylli shkollat dhe Universitetin dhe kur shqiptaret mbanin mësime neper shtëpit dhe podrumet shkolla, pa pas as ma të voglen mundësi per ligjerata kualitative, per mbajtje oresh teorike dhe praktike ku nxanësit notoheshin me nota kaluese dhe të shkelqyeshme vetem e vetem per ti tregue Serbisë se neve nuk dorzohemi, se neve shkollohemi. Ishte kjo pra kohë kur dhjet gjenerata nxanësish kaluen nga klasa në tjetren pa nxan as njohunit ma elementare njerzore e mos të flasim per ato kombëtare e arsimore. Këtë qellim edhe e kishte Serbia kur u mbylli shkollat dhe i pruni shqiptaret në kohen e errët të mesjetes. Sot ato gjenerata të pseudoshkolluemve shumë lehtë janë infiltrue dhe regrutue në rrjetat e sekteve të feve të ndryshme dhe na u ka mbush hapsina e jonë gjeografike kombëtare me mjekrrosha, mashkuj me pamje të qorodituna dhe trishtuese të veshun me rrobe araboaziatike, gra dhe vajza të mbështjelluna po si shtrigat e mesjetes nga të cilat njeriu veres nuk mund të rrij në autobus sepse ashtu të mbështjelluna kundermojnë nga djerset dhe akllaket që i qesin në fëtyrë masi ato akllake i frynë hoxha.
Dhe meqense kamë shkrue edhe ma parë per indinjaten time per këto dukuni të qorodituna neper rrugët dhe shtepitë e familjet tona unë nuk po e zgjasë këtë herë por vetem deshta të bajë apel tek pushtetaret e Kosovës, tek pushtetaret e Shqipnisë që masi me kushtetutë dhe ligje Shqipnia dhe Kosova janë shtete laike , pse pra shteti nuk po ndermerr dicka në lidhje me këto qoroditje. Unë kerkojë që ata që nuk respektojnë ligjin e shtetit të denohen dhe tu ndalohet veprimtaria qoftë edhe ajo fetare. Unë kerkojë që Ministresha e Drejtësisë së Kosovës Zonja Nekibe Kelmendi personalisht të nderhyn dhe ta denon prokurorin e Gjilanit që dha urdhen per arrestimin e drejtorit Bajram Jahiri si dhe ti largojë nga puna policet që kryen këtë veper makabër dhe të tmerrshme. Të arrestohet drejtori i shkolles para syve të nxansave , asht krim. Dhe jamë i sigurt se edhe prokurori edhe policet kanë krye vepren e tyne të poshter dhe antikombëtare pikrisht pse vetë i perkasin ndonji sekti fanatik islamik, këtë e pohoj anise nuk i njof asnjanin. Poashtu ai prind që e ka denoncue Drejtorin Bajram Jahiri duhet ose të kerkojë falje publike ose le ta merr at shamivajzen dhe krejt familjen shamimjekerrbrekushe të veten dhe le ta thej qafen në Riad, Bagdad, Teheran ose në Tripoli. Kah po shkon Kosova, Kah po shkon Shqipnia. Kah po na qojnë shqiptaret e Maqedonisë dhe ata të Luginës së Presheves me tan ketë qoroditje dhe simpati per fen islame e cila pengon dhe këthen mbrapa zhvillimin e kultures tonë kombëtare tradicionalisht evropiane.
Ku janë institucionet e shtetit që ta shpetojnë shqiptarinë nga krimbi kancerogjen antikulturë dhe antikombëtarë islamik-araboaziatik?! 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora