E merkure, 29.09.2021, 12:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ekzistencë si hije e pa kuptimtë

E hene, 22.04.2013, 08:54 PM


Ese

Ekzistencë si hije e pa kuptimtë

Nga Dr. Ilir Muharremi

Si, nga dhe qysh mund të them se njohë vetveten, gjakun, muskujt, egon, të gjitha që më shtyjnë të mendojë, apo t’i ç’veshi ngadalë. Ajo që mund të pohoj apo ta argumentoj, është momenti dhe vdekja, ombrellat e përjetësisë, këtu lind shumimi dhe krijohet diçka për të vazhduar. Në esencë këtë diçka prapë e kap me mëdyshje, sepse mendja , inteligjenca, vetëdija, zhvillohet me kohën, ose koha nuk mund ti zë të zgjedhurit. Nuk dua ti iki vetës, nuk jam hije e vetës, nuk kërcënona nga hijet të cilat si ofshama me dihatje puqen mbi mua. Shushujza është kërcënim për individin egoist, i cili nuk ndikohet nga kënaqësitë e instinktit. Unë jam instinkti im, ndjenja ime, egoja, peneli i shpirtit, por prapë dyshoj në atë që më kërcënon, ajo që më bënë më lehtë për të jetuar është e mira dhe dashuria, por jo dhimbja kërcënon lartësitë, e vështira për të ngritur gurin në maje sprovon ekzistencën time absolute, që vështrohet nga absurdi. Unë dhe bota, unë dhe fryma lirshëm aterojmë, u zgjidhem ngaqë kështu dëshiruam, por për çfarë? Askush nuk gjen përgjigjen, vërtitet si një palaço, bënë skena, teatër fjalësh, shprehjesh, por prapë pyetje, enigmë, pa përgjigje, dhe çka ndodh? Pyetje të cilat lindin pafundësinë, dhe krijojnë ngjyra ,mbi përjetësinë, e cila nuk ka faj nga ajo që e kërcënon. Përse duhet të lindim ne? Përse duhet ta luajmë në jetë? Përse nuk ishim? Por, u ndodhem tash. Aksidentalisht. Ndoshta si pasojë, por jo si kënaqësi. Apo si kënaqësi që viktimizohet e aspak nuk shërohet. Ne jemi këta, shfrytëzojmë frymën, ushqejmë trupin, urinojmë, e kthejmë atë që e hamë, prapë duhet të kthehemi, aty nga kemi ardhur, ose u humbëm rastësisht, por po të ishim rastësisht, do të jetonim rastësisht mbi këtë univers enigmatik i cili në shpirt ka zinxhirin e vlerave që nuk mund t’i këpusësh. Shprehje budallenjsh filozofosh të cilët përpiqen t’i ikin, por prapë janë shembje e vlerave ideale. Vdekja, ajo është armiku, perandoria pa kohë, nuk ka shpartallim, në momentin kur u përcaktova, edhe vdekja ngre dolli me jetën time si një figurë, imazh, i cili jeton dikund thellë në kokën time. Çdo gjë mbaj me vete, por nuk ja u di arsyen. Por, kuptim do kishin të gjitha vlerat sikur të dinim se çfarë janë? Kjo është ajo që na obligon, detyron, të jetojmë në oazën e përjetësisë enigmatike. Dhimbje, enigmë, përjetësi. Asgjë dhe gjithçka, por prapë pyetje. Lehtësisht shkruaj, por prapë nuk e paraqesë atë që e ndjejë në thellësi, sepse diçka tjetër është ajo thellë, e zbehtë del në letër, pëlhurë, apo në ndonjë art tjetër. Unë, shndërrohem si një viktimë, skllav i ndjenjave, shpirtit, trupit. Diçka tjetër isha dje, diçka tjetër jam sot, por prapë jam ky i njëjtë që shkruaj, nuk ndryshoj asgjë në thellësi, ajo kujdeset për vetën, jeton qetësisht. Jeta është një faqe e historisë, e shkurtër për të jetuar gjatë, e pa menduar për të ardhur, ose asgjë momentalisht, predikim për të menduar, gjykim për tu përballuar, ose piun i dirigjimit të përjetësisë. Përjetësisë egoiste, individuale, që ec dhe prapë ec mbi atë ose nën atë që duhet, por duhet. Çfarë ndodh duhet të ndodh, ndoshta ka ndodhur, do të ndodh,  sërish do të ndodh, andaj, unë interpretoj, vetveten, ekzistencën, ndoshta absurde, postmodern, shërimin e vetës. Shërimi nuk ndodh nga përvoja, apo nga ndonjë terapi, por kuptim dhe zëvendësim i asaj që kërcënon. Ajo shtypet , e pafuqishme, sërish jeton.  Si do që të jetë prapë jeta jeton, vdekja vazhdon procedurën. Ne dergjemi si kufoma të gjalla mbi jetën, e dimë vdekjen dhe frikësohemi sepse më e bukur, më pragmatike, na duket fryma apo jeta. Prapë jemi të huaj, vetmitar dhe hije për jetën tonë. E duam të përjetshme, por nuk dimë kuptimin e gjakut, zemrës, frymës, trupit, të cilat na shoqërojnë, ndoshta edhe ato nuk kërkojnë përgjigje, përgjigja më e kthjellët është lozja, me atë që na vije, ngaqë duhet të vije, ose nëse nuk duhet ë vije, mund ta ndryshojmë, por sikur ta ndryshojmë, nuk do ta zotërojmë, prapë jemi viktimë e aksidentit, dhe duhet të jetojmë si sakrificë e jetës, për të ardhur të finalen-vdekjen. A mund të konstatojmë se jetuam dikur, dhe jetojmë prapë, ishim më nuk jemi, me një shenjë libri, pikture, poezie, e cila jeton me emrin tonë, por ne ku ikëm?! Pse erdhëm për të ikur, pse nuk qëndruam absolutisht mbi absoluten, por u shpikëm si relativë. Asimetrikë ndaj simetrisë, e cila është reale. Jemi simetrikë, për të shpikur asimetrinë. Ndoshta e tëra duhet të ndodh, edhe ky shkrim është planifikuar të vazhdoj apo të qesë pikën e fundit, për të më lexuar dikush. Të vulosë ekzistencën time për të cilën edhe pas vdekjes do kërkoj shpjegime, por prapë nuk do të dijë se për çfarë isha në këtë tokë. Nuk do e quaj lavire, e cila vazhdon të prodhojë fëmijë pa arsye, vetëm për të vazhduar dhe neve për të na shfrytëzuar si materie, qenie e gjallë, e cila ka humbur kujtimin e lindjes, ndoshta asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë realitet për tu kujtuar tashmë. Çdo gjë fillon nga fillimi, por edhe ai fillim nuk është fillim, zemra ime nuk rreh për herë të parë në lindjen time. Jam hije, i panjohur i huaj për zemrën, trupin, vlerën, ekzistencën time në tërësi, e cila qëndron e bashkuar me të gjitha forcat lëvizëse. Nga mendja nuk mund ta nxjerr të pamundurën, sepse e mundura është në këtë botë. Ajo është vijëzuar në kokën time të kthjellët, dhe kështu jemi egoist, të ditur, të vendosur ndaj vetës, por prapë pa ndonjë përgjigje nga vetja. Nuk na duhet fama, sepse ajo shkatërron individualitetin tonë, të mëdhenjtë nuk janë të famshëm për vetën, edhe pse prodhojnë mendime të ëmbla sikurse fici që bie nga pema. Unë do jemi gjithnjë akull, i ftohët, qetësisht i zhytur në qenien time e cila nuk më tregon asgjë për të vazhduar. Përpiqem, përpiqem, ta hulumtoj atë thesarin të cilin e posedon gjithkush, ngaqë jemi familje mbi këtë univers të brishtë, të paarsyeshëm, të pa logjikshëm mbi logjikën. Të pa arsyeshëm mbi arsyen, të etur mbi etjen, të ftohët ndaj nxehtësisë, të bardh ndaj të zezës, gjithnjë e kundërta për tu relaksuar dhe për të krijuar at që nuk mund të krijojmë, por vetëm të kuptojmë. Jemi ujëra të zezë nën ujërat pa ngjyrë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora