E premte, 19.04.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Mendime

Pal Gjoklaj: Postmortum i një aktiviteti historik

E hene, 22.04.2013, 09:04 PM


POSTMORTUM I NJE AKTIVITETI HISTORIK

Nga Pal GJOKLAJ,  Tropoje

Ne kuadrin e aktiviteteve per  100 vejtorin e pavaresise, qe u festuan me madheshti fundvitin e kaluar,  me daten 5 tetor 2012, ne pallatin e kultures ne “Bajram Curri”, u organizua një aktivitet me teme “Nikaj Merturi, vendi i lirise”,  kushtuar krahines se Nikaj  Merturit, ideuar nga shoqata me te njejtin emer dhe deputeti i zones, Besnik Dushaj.

Ne kete aktivitet, i pari ne llojin e vet per kete krahine, patem rastin te takonim njeri-tjetrin bashkekrahinas nga Kosova si dhe shoke e miq nga krahina te ndryshme te Malesise se Gjakoves.

Artiste, kengetare dhe valltare nga Nikaj Merturi dhe Kosova na kenaqen pa mase me interpretimet e tyre. Ishte kenaqesi e vecante pjesemarrja e kengetarit Gezim Nika, i cili per arsye emigrimi, prej vitesh na kishte munguar ne skenat tona. Me gjithe ate ai po na perfaqeson me dinjitet kudo neper skenat e botes.

Me kete rast u dhane shume tituj “Qytetar nderi” per shume burra dhe gra qe kane dhene jeten ne luftera gjate historise nga Nikaj Merturi si dhe personalitete te nderuara te kesaj krahine.

Per mendimin tim kane mbetur ne harrese shume luftetare te tjere qe kane dhene gjene me sublime, jeten, per kete vend dhe per keto troje. Une po permend vetem dy-tre burra te fshatit Tetaj. Nuk degjova te flitej per Syle Martinin e Markajve, burre i nderuar dhe i njohur ne te  gjithe malesine e veriut si dhe ne Kosove per aktivitetin e tij ne sherbim te kombit shqiptar. Per kete arsye populli i Kosoves e ka quajtur “Beg i Maleve”. Ky burre i shquar u pushkatua nga regjimi komunist. Nuk u permend as emri  i Marash Tomes dhe nipit te tij, Marash Lepuri, te dy te vrare per kete vend te quajtur “vendi i Lirise”. Ky fakt me detyron te pyes drejtuesit e shoqates “Nikaj Merturi”, se a jane pyetur historianet Zef Doda i Salces, Gjon Ndou i Rajes, Prele Mark Tunxhi, etj. , per keta persona ??? Une mendoj se nuk jane pyetur , se po te ishte pyetur Zef Doda, me siguri do te kish thene  se Marash Tom Gjoklaj eshte vrare nga pushtuesit turq. Kete fakt te pamohueshem e dine te gjithe banoret e asaj zone. Kjo u vertetua edhe zyrtarisht rreth viteve 70-te te shekullit te kaluar, kur studiohej historiku i krahines,  e ne arkivin qendror te shtetit, ne mes te tjerash eshte gjetur shenimi se Marash Toma , per arsye te aktivitetit te tij kunder pushtuesve turq, u vra me 8 korrik 1910, i cili eshte shpallur deshmor i atdheut.

Kurse per nipin e tij, Marash Lepuri, Zefi do te thoshte se kane mbaruar shkollen  ne Krume te Hasit se bashku me Beqir Ndoun, Dede Zefin, Ndue Sokolin, Uke Hamzen, etj. Marash Lepuri u mobilizua  ne luften nacional-clirimtare, por per arsye te bindjeve te tij antikomuniste, ai kaloi me forcat e Tunxh Miftarit, bajraktarit te Merturit, ku edhe u vra ne Tepelene  ne pranveren e vitit 1944. Per kete arsye gjate kohes se regjimit komunist, familja e tij ishte e persekutuar.

Po te ishte pyetur Gjon Ndou , me siguri do te thoshte se di shume per vrasjen e Marash Tomes, nipit te tij Marash Lepuri si dhe per historikun e fshatit Tetaj, mbasi shume kohe kane punuar  si mesues ne ate fshat. Gjoni ka shkruar shume per traditat , luftetaret si dhe per natyren e bukur te kesaj zone.

Po te ishte pyetur Prel Mark Tunxhi, me siguri do te thoshte se me Lepur Marashin e Tetajve, pervecse krenarise qe kemi bashke, na lidh edhe fakti se baba im, Mark Tunxhi dhe djali i tij, Marash Lepuri, luftuan per te  njejten ide , ku Marashi dha edhe jeten.

Per aktivitetin dhe vrasjen e tyre  nuk do te zgjatem, pasi Besnik Palnikaj ka shkruar nje artikull dhe botuar ne gazeten “Nikaj Merturi” ne internet, ku sqaron realisht  per aktivitetin dhe vrasjen e tyre. Marash Tomes i ka shkruar edhe nje kenge, kenduar nga kengetari  nga Nikaj Merturi, Preke Vukaj.

Ndaj edhe nje here detyrohem t’i pyes drejtuesit e shoqates “Nikaj Merturi”, se pse mbeten ne harrese keto figura te shquara, pasi Marash Tomen regjimi i kaluar e shpalli deshmor, por per arsye te vrasjes se nipit te tij dhe disa arsye te tjera e lane ne harrese. Po sot pse te mos permendet emri dhe veprimtaria e tij? Pse nuk i behet nje lapidar tek vendi i vrasjes, qe te frymezoje edhe brezat e ardhshem?

Nje fjale e urte popullore thote se nuk eshte faj imadh te mos dish te verteten, por eshter faj i madh ta perbuzesh pasi ta kesh mesuar.

Ne pasardhesit e tyre nuk kerkojme qe te perfitojme nga meritat  e tyre, por do te mundohemi te ecim ne gjurmet e tyre dhe te kerkojme qe ata te mos i mbuloje harresa.

Me kete rast deshiroj te falenderoj Besnik Palnikajn, i cili ka shkruar per keta njerez dhe vazhdon te shkruaj per traditat e shquara te kesaj krahine.

Nuk mund te ndodhte ndryshe, pasi Besniku eshte nipi i Martin Sadrise, nje burre i nderuar i fisit Nikaj, i cili per bindje politike, nje periudhe te gjate te jetes se tij, e kaloi ne burgjet e diktatures. Ky eshte djali i Nikolle Martinit, burre i respektuar dhe punetor e mjeshter i palodhur,  i cili rriti dhe edukoi tre djemte  e tij, Aleksin, Jurgenin dhe Besnikun, duke mbaruar shkollen e larte dhe aktualisht punojne ne sektore te ndryshem dhe kontribojne ne proceset demokratike te vendit.

Duhet thheksuar gjithashtu, se Besnik Palnikaj eshte nipi i Zef Kurtit, nga fshati Tetaj, i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe, i cili ne kushte te veshtira rriti dhe edukoi femijet e tij si dhe te vellaut , Syle Kurti, ku dhe  vdiq ne burgjet e diktatures.

Edhe nje here e falendroj kete djale dhe intelektual te shquar te Nikaj Merturit per punen e palodhur qe ka bere dhe vazhdon te beje, duke pasqyruar me realizem historine e Nikaj Merturit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora