E hene, 18.11.2019, 02:47 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur ish kafexhiu tallët me kulturën

E diele, 21.04.2013, 03:55 PM


Kur ish kafexhiu tallët me kulturën

Nga Gani MEHMETAJ, Drejtor i Kosovafilmit

Vendimi i sekretarit të MKRS-së për pezullimin tim nga puna është hakmarrje e drejtpërdrejtë kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, që vendosi të më kthej në punë; është hakmarrje kundër Gjyqit Themelor të Prishtinës, që e përmbaroi vendimin, duke e detyruar zyrtarin e MKRS-së të me kthejë në punë për 24 orë; është hakmarrje kundër meje që e kërkova më këmbëngulje drejtësinë. Vetëm 14 ditë pasi fillova nga puna me erdhi ky vendim arbitrar, ndërsa arsyet që i përmend sekretari i MKRS-së i pati cekur edhe në prapësimin kundër vendimit përmbarues të Gjyqit Themelor, por gjyqi e hodhi poshtë. Shpifjet e tij kundër personalitetit tim i pati hedhur poshtë edhe Këshilli Mbikëqyrës. Por ai vazhdon më shpifje e falsifikime. Ai e ka bërë profesion këtë punë.

Në asnjë shtet të botës, nuk bëhet vendimi, sikurse ai i nënshkruar nga sekretari i MKRS-s, në të cilin nuk kam të drejtë ankese. Ky vendim arbitrar jo vetëm që është sfidë për organet e drejtësisë, por ai njëkohësisht është shpifje fund e krye. Vetëm prokurori mund të kërkojë pezullimin tim pasi të ketë konstatuar se ka bazë për inicim procedure. Sekretari nxiton ta bëjë këtë, krye në vete pa e pritur vendimin e prokurorit, sepse e di fare mirë që prokurori kurrë s’do të iniciojë asfare procedure.

Zyrtari shpifës i MKRS-së, sekretari ose ka filluar luftë personale kundër institucioneve të drejtësisë, e kundër meje, ose e kanë ndërsyer keqas, sepse të shpif e të sillet si kapadai, pa iu trembur syri, është vështirë të arsyetohet.

Ai e detyroi auditorin e brendshëm të shpif e spekuloj që të këtë alibi për shpifje publike. Nga raporti i auditorit të cilin ma dhanë më shumë vonesë, pasi e përtypën të gjitha mediet, shihet se nuk ka asnjë mungesë parash, sikurse çirreshin zyrtarët e MKRS-së, por është një mashtrim publik. Ata nisën nga spekulimi mashtrues: sipas një zyrtari të Kosovafilmit, filmi do të duhej të kushtonte 700 mijë euro, thonë ata. Auditori i ka gjetur të gjitha dokumentet me të cilat dëshmohet se MKRS-ja i ka bërë pagesat për Kosovafilmin në shumën prej afër 400 mijë euro. Meqë para tjera nuk kanë dhënë kjo ministri, spekulantët e MKRS-së pyesin: ku janë edhe 300 mijë euro? Ata e dinë që ato para nuk janë askund, sepse nuk janë dhënë, por kjo nuk i pengon ta hutojnë e mashtrojnë opinionin.

Zyrtarët e MKRS-së gjithë kohën parat i kërkonin nëpër gazeta jo në dokumente, sepse e dinin se nuk do t’i gjenin. Mungojnë dokumentet, çirreshin, pa e përmendur se nuk ishin dhënë mjetet, të cilat tash i kërkojnë. Po e përsërisë edhe një herë:

1. Në projektin Kukumi nuk pati asnjëherë vërejtje apo dyshime financiare. U bë vlerësimi zyrtar nga auditori i përgjithshëm, të njëjtën gjë e bëri auditori i brendshëm.

2. Projektin Kukumi auditori i tashëm e ka bërë edhe gjashtë herë më parë, pa e dhënë asnjë vërejtje financiare a dyshim keq menaxhimi, ndërsa për herë të shtatë gjeti “parregullsi”.

3. Në filmin “Kukumi” isha producent, prandaj nuk e kam tërhequr asnjë cent nga banka. Producenti nuk merret më këto gjëra. Drejtori i financave ishte njëri ndër profesionistët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë. Askush nuk e vuri në dyshim punën e profesionalizmin e tij. Asnjëherë s’kam dyshuar as unë në ndershmërinë e tij.  Derisa auditori i përgjithshëm s’ka vërejtje, si mund të bëjnë të tjerët.

4. Në asnjë çast nuk me shkon nëpër mend të distancohem nga ky film. Përkundrazi  mburrem me te, mirëpo për shkaqe praktike nuk kam pranuar të kem qasje në buxhetin e projektit, sepse e kisha ekipin që bënte punën e vet.

Kjo është e vërteta rreth “skandalit” Kukumi dhe 300 mijë eurove të cilat po i kërkuakan zyrtarët mashtrues të MKRS-së.

Është fatkeqësi që njeriu i dytë i MKRS-së, një ish kafexhi e ka bërë rrëmujë këtë ministri, duke i përbuzur e denigruar profesionistët e kulturës, e bëri mjegulli opinionin, duke i përsëritur deri në pakufi shpifjet. Është rrëqethëse kur ky zyrtar, me profesion kafexhi po i bënë rrëmujë institucionet. Është turp që ky njeri i rrugëve e kafeneve vazhdon të tallet me kulturën dhe me institucionet, ashtu sikurse po tallet me organet e gjyqësisë të cilat po i sfidon me arrogancën e vet.

Shpresoj ta ketë fundin e meritueshëm, në mënyrë që të marr frymë më lirshëm kultura dhe jeta në Kosovë. Na e morën shpirtin me dhunën që po ushtrojnë ndaj nesh e familjeve tona këta zyrtar primitiv.

__________

 

“MKRS-ja kurrë nuk i dha 300.000 euro”!

Prishtinë, 18 prill 2013 – Ka reaguar Gani Mehmetaj, Drejtor i “Kosovafilmit”, lidhur me disa shkrime në media, siç thuhet, për shumën e shpifur prej 300. 000 euro.

“Dua ta plotësoj shkrimet e disa gazetave, sepse ka një pasaktësi, kur thuhet: Nuk dihet fati i 300.000 eurove! Shpifja sistematike e zyrtarëve të MKRS-së sikur ka filluar të zë rrenj edhe nëpër gazeta. Po e theksoj edhe një herë se shuma prej 300. 000 eurosh kurrë nuk është dhënë nga MKRS, prandaj ata e kërkojnë me ngulmë këtë shumë nëpër medie, sepse në Shërbimin Financiar të Ministrisë së Kulturës, s’do ta gjejnë kurrë”, thotë në reagimin e tij Mehmetaj, duke shtuar se nuk ka gjë më të lehtë se sa të vërtetohet kjo gjë.

Mehmetaj thekson se Buxheti i Qeverisë për vitin 2004, 2005 e dëshmon fare mirë këtë që e thotë ai. Në pasqyrat e buxhetit për ato vite nuk gjendet askund kjo shumë, sepse ajo shumë nuk është ndarë nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për “Kosovafilmin”, prandaj s’ka si të gjenden paratë të cilat nuk janë dhënë, thotë ai.

QIK



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT