E premte, 26.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dëshmorët e Rahovicës së Gollakut

E diele, 21.04.2013, 04:45 PM


Demir KRASNIQI:

 

DËSHMORËT E RAHOVICËS SË GOLLAKUT

 

Mbi Gollak shkrepë rrezja e diellit –

Plot Lulëkuqe n’ muaj të Prillit !

Janë Lulëkuqet e Lirisë –

Dritë e jetë e gjithë  Malësisë !

 

Kalojmë lugje e bregore ,

Me mall n’ zemër , lule kurore ...

Në shënim të  përvjetorëve –

N’ përkujtim ju shkojnë dëshmorëve !

 

Bijë e bija prej Kamenicës –

Drejt Strezocit e Rahovicës ...

Drejt Leshtarit e Gregjenikut –

T’ kujtojnë krimet e armikut !

 

Kujtojnë dhunën mbi shqiptarët –

Që ushtruan serbo  – barbarët !

Shpërnguljet prej trojeve t’ veta ,

Shtëpitë e djegura mbetën t’ shkreta !...

 

Qëndresëtarët e triumfit –

Arsim e Shemsi Isufit ,

Ramadan Kastrati e Basri Canolli ,

Gjaku i tyre lirinë na e solli !

 

Ahmet Mehmetin nga Gregjeniku –

N’ prag t’ shtëpisë na e vrau armiku !

Por nuk vdes plaku i Malësisë ,

Se iu bë  kurban lirisë !

 

Vijnë rapsodët me sharki n’ dorë –

T’ këndojnë këngët për dëshmorë !

Gjaku i tyre u derdh si gurrë –

Ranë n’ altar për t’ mos vdekur kurrë !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora