E premte, 03.04.2020, 04:13 AM (GMT+1)

Plus » Historia

Sherif Sherifi: Eksodet e prillit

E diele, 21.04.2013, 04:19 PM


EGZODET E PRILLIT

Nga: Sherif Sherifi, Petrit-Dardanë

Në historinë tonë kombëtare vend të rëndsishëm zë edhe  lëvizja e popullsisë nga nje vend në tjetrin. Këto lëvizje, egzode apo me mirë me thën ndjekje të Shqiptarve nga trojet e veta shekullore janë bër ne mënyrë sistematike edhe ne kohët më të hershme e ne vazhdimsi deri ne ditët e sotme nga fqinjët sllav Sërb, Maqedonas, Malazez dhe Grek. Këto ndjekje kishin per qëllim spastrimin etnik te teritoreve nga faktori Shqiptar dhe zavendesimi i tyre me elemente slave, thjeshtë grabitja e teritoreve  Shqiptare. Këto metoda sllavet parasegjithash Sërbet i bëjshin pas luftrave që zhvillonin fuqit e mëdha si Perandoria Osmane, Rusia, Gjermanija e Italia. Keta në prapavijë hyshin dhe në forma me perfide terorizonin popullatën edhe ashtu të lodhur dhe i ndiqëshin nga shtëpit e tyre. Kështu kishte ndodhur viteve 1877-78, kështu kishte ndodhur pas luftërave Ballkanike në fillim të shekullit të kaluar. Ndjekje te Shqiptarëve kishte pas edhe në vazhdimsi gjate tër shekullit të kaluar në permasa dhe forma tjera nga ato të mëhershmet. Në këto periudha kohore sidomos pas te ashtuquajturës LNÇ, pushtetaret e vendosur  në ato treva ku kishte Shqiptar zbatonin planet e akademikëve Sërb per largimin e Shqiptarve nga trojet e tyre dhe t’kurrjen e teritorit kombëtar Shqiptar.

Aleksandër Rankoviq ishte njëri nga ato që shquhej për antishqiptarizëm. Ky ishte minister i mbrendshëm në qeverinë Jugosllave të pasluftës, segment kyq i sigurisë së shtetit, por edhe resor i rëndësishëm për të bër presione nga më të ndryshmet ndaj Shqiptarëve. Rankoviqi në kohën sa ishte në pushtet kishte regrutuar njerzit e vetë me një rrjet të organizuar nëpër qendra, qytete e fshatra Shqiptare ku kërkonin nga populli lojalitet ndaj shtetit, krijeses se quajtur Jugosllavi dhe Sërbi, e këtë lojalitet ata mund ta dëshmonin me dhënjen e tatimeve të papërballueshme, punëve “vullnetare”për shtetin sidomos ndërtimin e rrugëve dhe qyteteve nëper Sërbi, gjthnjë duke qëndruar sa ma larg nga identiteti kombëtar Shqiptar e sa më afër atij të çpikur “Jugosllav”!. Ky gjakpirës për Shqiptarët do të mbetet në kujtesë e kurr nuk do të harrohet me aksionin famëkeq në grumbullimin e armëve në dekaden e gjashtë të shekullit të kaluar. Keto aksione i kishte zhvilluar edhe ne malësin e Bujanocit ku popullata ishte tejet e  varfur të pa punë, banorët e këtyre fshatrave nuk mund të siguronin bukën as për tre muaj por edhe ato pakë prodhime ishin të obliguar që një pjesë të madhe t’ia dorzonin shtetit për rezerva.

Ishte viti 1963 kur Rankoviqi numëronte kohët e fundit të sundimit apsolut dhe presioneve ndaj Shqiptarve. Diku nga mesi i muajit prill të atij viti prindrit e mi me neve fëmijët që ishim, axha me familjen e tij dhe nje kushëri poashtu me familje i lam shtëpit dhe vendlindjen në Qarr e u vendosem ne Petrit(Petroc) te Dardanes.Nuke ishim ne as te parët e as te fundit qe e bëm nje veprim të till.Përveq trysnive dhe rrethanave politike qe pushteti ushtronte ndaj banorve te këtyre anëve sidomos ndaj Qarralive lokalitet ky ku forcat komuniste Sërbe kishin humbur   shume luftar e teknikë ushtarake ne luften  e dhjetorit 1945 ,pë tu shperngulur ndikonin edhe kushtet e jeteses pa rrugë ,pa shkollë,pa perspektivë i detyronin popullaten e ketyre trevave te kerkoj  vend ku mund te jetohej me mire.Fshataret e Qarrit por edhe  te fshatrave tjera te malësisë si Zarbinces,Novo Selles,Suharnes,Ramabuqes,Pribocit e lagjeve tjera nga malesija e Bujanocit vendoseshin ne Gjilan,Bujanoc,Prishtine,Dobeçan e sidomos ne Petrit.Ne kete fshat nga viti 1962 e deri ne fillim te viteve te 70-ta ishin vendosur mbi 15o familje nga këto treva.

Pasi qe pikrisht ne ketë kohe prilli mbushen plot 50 vite nga shperngulja prej vendlindjes,e njëri nga shkaqet kryesore per te u nda nga vendlindja ishin edhe kushtet shumë të vështira per shkollim nuk mund te mos permendi edhe kushtet e shkollimit ne vendbanimin e ri.Meqense aso kohe ne Petrit fshati banohej me popullate Serbe edhe mësimi zhvillohej ne at gjuhë,e ne ne fillim ishim shume pake nxënes Shqiptar për te hapur klasa shqipe ne fshat dhe detyroheshim qe klaset e ciklit te ulet te fillores ti vazhdojm ne Miresh(Dobercan).Nuke kaluan as tri vite dhe u shtua numri i nxënsve shqiptar dhe u paksua ai sërb dhe ne fshat u hapen paralelet shqipe me mesues te parë Vebi Ibrahimi nga Suharrna qe edhe ai ishte vendosur me vendbanim ne Miresh.Duhet permendur se edhe ne Petrit por edhe ne Miresh mesimi zhvillohej deri ne klasen e IV dhe shumica e femijve me kaq e përfundonte shkollimin!

Neve qe pikrishtë ose kete e kishim shkakun kryesor qe morem vendim per t’u shpërngulur u gjetem ne pozitë te keqe,ku te vazhdojm shkollimin? Ne fillim une Sherif Sherifi dhe nje shok bashkëfshatar Ramadan F.Krasniqi vendosëm te vazhdojm klasen e V-të ne fshatin e afërt Ranilluk ne gjuhen Serbe,u regjistruam atje na pranuan dhe filluam mësimin.Qe ne fillim vërejtem se nukë do te mund ta vazhdojm aty e si pengesë kryesore ishte mosnjohja e gjuhes .Më kujtohet ajo kohe e vështirë,Ramadani pas dy ditëve nuke erdhi më ne shkollë kurse une mbeta i vetmuar dhe nukë kisha me kend me ndërruar as nje fjalë.Ne mbremje kur uleshim e bisedonim ne familje Babai me propozonte disa shkolla ku do te mund te vijoja mesimin ne gjuhen shqipe  dhe ne fund vendosa qe te njoftoj shokun tim Ramadanin dhe te vazhdojm mësimin në Pogragjë.Pas nje jave u terhoqa edhe une nga shkolla e Ranillukut dhe s’bashku me prindrit shkuam ne Pogragje e atje vazhduam deri ne klasen e VIII.Edhe atje nuke ishin kushtet ideale,udhtojshmi nga 15 km ne ditë,por kjo nukë ishte pengese e madhe sa ajo qe ne kete rruge te veshtire duhej te kalonim mbi dy lumej,Moraven dhe lumin e Përlepnicës qe shpeshher na rrezikonin me jete kur binte shi apo kur shkrihej bora.Muajve e viteve ne vijim ne te dyve na u bashkuan edhe shoke te tjer qe u regjistruan ne Pogragje,si Rizah Rizahu,Ilmi Ramadani,Miftar Kastrati,Njazi Morina,Ismet Maliqi dhe po kaq nga Mireshi.Neper këte rruge te veshtirë dhe te gjatë shume herë na shoqëronin edhe arsimtaret qe vinin nga tereni;Ramiz Krasniqi  nga Dajkoci,Sali Vokshi nga Poliqka,Njazi Xhelili nga Perlepnica e disa te tjer qe udhëtojshin ne fillim dhe fund te javes.Shkolla e Pogragjes”LIRIA”ishte nje qender diturie per at kohe per shume fshatra per rreth duke verfshi edhe vete Pogragjen,aty mësimet i ndjekshin nxënës nga shumë fshtra te Karadakut pjesa e Gjilanit,Presheves,Bujanocit dhe fshatra tjera per rreth.Banoret e Pogragjes bujar e shum solidar kishin rrespekt te veqant ndaj neve qe udhtojshmi nga tereni,sidomos arsimtaret por edhe nxënsit vendas.Me kete rast do te veqoja arsimtarin Nazim Limanin tani i ndjer,ai shume here  na thoshte nese dikush ndjehet i lodhur e nuke mund te udhëto lirishtë mund te vij tek une te rrij,vend kam.Keshtu solidarizoheshin edhe shume shokë te klases dhe arsimtar te tjer,për çka ne ndjeheshim krenar dh ne një far mënyre te privilegjuar.

Nje egzod tjeter qe kishin përjetuar fshataret e Petritit e shumica e te cilve prejardhjen e kan nga malësia e Bujanocit ishte ai i 19 prillit 1999.Ky tani ishte pregaditur gjithashtu nga pushteti Sërb por ne rrethana tjera e me qellim te njejtë,Për ket ngjarje kam shkruar edhe me heret por nukë ështe e tepërt te shkruhet përsëri me ndonj detal te ri.Naten ne mes 18 e 19 prillit forcat e ndryshme Serbe te kombinuara ushtar,polic,paramilitar,mercenar,hajna e kriminel te liruar nga burgjet enkas per te ber krime kishin rrethuar fshatin, me armatim përsonal dhe te rënd.Te nesërmen ora 11 nene kercnim te armëve dolem nga fshati,akoma pa i kaluar 100 m ne dalje te fshatit fillojn bombardimet mbi fshatin tani me te zbrazur.Grupe tjera pas tyre nga këmbsorija fillojn plaçkitjet,disa tjer kallin shtepit e pasuri tjera.Keto veprime kemi arritur ti mësojm nga njerz qe kishin shtepit afer fshatit e shenime shume te sakta kan dhen edhe vetë serbë per rreth,e se ishte kështu pas kthimit te fshatarve pas tre muajve shumë gjera te plackitura janë gjetur ne fshatin Ranilluk e fshatra tjera,por jo edhe dy bashkefashataret tan babe e bir Murtez e Fadil Sherifi.

E ceka me lartë se pas tre muajve ne fshat përsëri kthehet popullata,kjo kishte ndodhur vetem pas nënshkrimit te marveshjes së Kumanoves ne mes te Milosheviqit dhe forcave te NATO-s.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT