E premte, 29.03.2024, 01:23 PM (GMT)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Marrëveshje me Gjarpër!

E diele, 21.04.2013, 02:16 PM


Marrëveshje me Gjarpër!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Nuk e di as se mbaj mend se sa breza janë para nesh.Mbaj mend se kam dëgjuar edhe unë nga gjyshi Besmir se Muzlaku një fshat jo i madh,por i begatë për nga blektoria dhe pemtaria si dhe me pyeje e kullota të bollshme.vëndësit ishin trima dhe kishin luftuar kundër çdo zaptuesi,po edhe kundër turkut osmanlli.Por e veçanta e fshatit ishte kodra e Diellit,që më vonë u quajt kodra e Ndaluar,ku pat qenë dikur faltorja e Besmirit.Vendi i saj nuk lërohej,as nuk mbillej ,por as bari nuk kositej aty,e as vëndasit nuk i dërgonin bagëtin  për të kullotur në atë anë.

Shpendi dhe Zanmira mënjëher kuptuan se Skënderi do të rrëfente diqka nga koha e lashtë,ku shpesh tregonte se në lashtësi paska folur edhe bota shtazore,por ndoshta ky rrëfim nuk do të jetë sikur ai i mëparshmi i vajzës me gjarpër,megjithëse kjo ende ishte një pëlhurë fshehtësie që na bëri mua dhe gjyshën të biem në mendime,në atë natë të mbarimit të verës.

-Dhe vazhdoi gjyshi rrëfimin nga aty ku kishte mbetur,-Gjyshi Besmir më kishte treguar se në fshat jetonte edhe një njeri i varfër që kishte një tuf të vogël delesh dhe ja dilete të jetonte disi.Ai kishte gruan dy vajza dhe djalin Parim Kukeli dhe vetë quhej me emrin Lakmi,të cilit kurrë si kishte vajtur mendja pse dhe si kishte mbetur kodrës së diellit emir kodra e Ndalume,vetëm se kishte dëgjuar se ai vend ishte i Gjarprit,e bari aty rritej deri në brez dhe nuk shfrytëzohej nga asnjë fshatar,as si kullot për bagëtin e as nuk kositej pastaj të thahej dhe të përdorej ushqim për bagëtin në kohë dimri.Kështu Lakmiu një dit prej ditësh kishte vendosur ta dërgonte tufën e tij të deleve për kullot në kodrën e Ndaluar,pa le të dal ku të dal kishte menduar ai,dhe u bë njeriu i pare në fshat që guxoi të hynte në atë zone të ndaluar.Delet e tij kullotën deri pasdite,pra deri atëherë kur ranë të mrizojnë delet.Por edhe ai ra të pushonte mbi barin e gjelbër,ku her pas here ja ngacmonin vrimat e hundës era e luleve të shumllojta dhe shumngjyrëshe,ku në atë natyr të mrekullueshme të dukej sikur je në parajsë,por që deri atë ditë kishte qenë e ndaluar për njeriun dhe bagëtinë.E në qetësin e thellë të kësaj natyre atë e kishte zënë gjumi i kënaqur se delet i kishte ngopur mire si asnjë here më pare dhe kishte kaluar orë të tërë në atë kodër dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodhte.

Shpendi e dëgjoi i përqëndruar rrëfimin e gjyshit Skënder Kabashit,dhe u habit pse ky përsëri po rrëfente për njeriun dhe gjarprin?!Dhe zuri të mendohej teksa gjyshi u ndal për pak çaste.Gjarpinjtë kishin jetuar kulaç në shtëpit tona dhe në gjokset e njerëzve.Ndërsa gjyshja Zanmira po përgadiste në xhevze një kafe sade pë gjyshin.Shpendi rrotulloi nëpër mendje tregime,përralla e histori me gjarpinjtë e shtëpiëve vorkullakët,që sipas gjyshit ata nuk duhej mbytur se ishin rojtar të shtëpive.Kurrë nuk i kishte rastisur Shpendit të mbyste ndonjë gjarper në hapsirat e oborrit të shtëpisë e as Brenda në shtëpi.Madje gjyshi e gjyshja sa here  kishin thënë se është mëkat të vrasësh një gjarper,për këtë nganjiher edhe besonte te fjala e gjyshit të urtë e të mençur,por nga ana tjetër dyshonte dhe si të besonte,kur e dinte se po të kafshonte gjarperi,helmi i tij është vdekjeprurës,pastaj ajo urtia popullore thote:”Kurt ë hasësh në gjarper shtypja kokën”,këtë porosi  e ke nga Zoti edhe ne Bibel e Kuran.Pastaj po të takosh në gjarper të kaplon një lloj frike e tmerrshme.

Zanmira i solli kafen.Skënderi ashtu të nxehtë rrufiti kafenë nga filxhani dhe ndezi një cigare të dredhur nga kuti e duhanit e thithi me qetësi dhe vazhdoi përsëri rrëfimin.

- Po,kur i doli gjumi Lakmiut dhe deshi ta ngriste kokën,për disa çaste mbeti i shtangur në gjoksin e tij pa kulaçGjarprin gjigant,që ngriste kokën shpatuke prej trëkëndëshi,ku në nënbarkesë dalloi një ngjyrë të verdhë e në pjesën kurrizore mbulohej nga ngjyra e kalter e m ca yje të bardhë.Gjarpri i nxirrte gjuhën,tek fishkëllente perms dhëmbëve që lëshojn helmin vdekjeprurës.Sa here që mundohej ta ngriste kokë njeriu fatkeq,ngriste dhe gjarpri kokën dhe bëhej gati ta kafshonte mes dy vetullave përmbi sy.Kur pa se nuk kishte asfarë shpëtimi,në çast filloi më rënkime të mbytura që i dilnin frikshem tek filloi t,i litej gjarprit:

-Më fal për gabimin e bërë! – Të lutëm shum më fal! Tha Lakmiu.

- E sit ë fail,kur t,i ke shkelur në territorin tim.- Nga e more këtë guxim! Kishte folur Gjarpri.

-Të lutëm më fal këtë here! – Do ta kompenzoj shumfish dëmin që ta kam shkaktuar,po ta jap besën se çdo mëngjes më t,i mjelur delet do të sjell qumësht të frskët te zgafella e juaj?!...

Atëherë ai kishte zbritur nga gjoksi i Lakmiut dhe bënë sëbashku marrveshjen.Lakmiu çdo ditë do t,i sillte qumshtin e freskët atij,ndërsa ai çdo ditë nga zgafella e ti do të nxirrte nga një lir dhe do të ja jepte atij.Marrëveshja vazhdoi për një kohë,dhe gjendja ekonomike e Lumniut ndryshoi,ai shtoi tufën e deleve e kështu ai zu të pasurohej.Një ditë fillim vjeshte,bënte një ditë më diell Lakmiu i dha për detyr Parimit ti ruante dhent,se ai do të shkonte deri në treg në qytetin e afërt,por duke shkuar po i lë porosi djalit që dhent në asnjë mënyrë mos t,i dërgoj tek kodra e ndaluar.Parimi lëshoi dhent dhe i nisi për në bjeshkë,por dhentë ishin mësuar të kullosnin në kodrën e ndaluar dhe nisën për andej dhe nuk kishin të ndalur dhe mendoi me vete po babai nuk ka për të ditur se ku i kam kullotur dhent dhe vazhdoi tu printe dhenëve për atje.Kur erdhi koha e mrizit të deleve edhe ai ra të çlodhej,në barishte dhe bëri një sy gjum.Kur i doli gjumi pa gjarprin kulaç mbi gjoksin e tij.Ky ishte një djal i fuqishëm dhe më shpejtësi prej rrufeje largoi gjarprin nga gjoksi i tij,por ndjeu një dhimbje në dorën e djathtë,teksa largohej gjarperi për tu future në zgafellë ai me shkop në duar e ndiqi atë,po ai kishte futur kokën dhe trupin tashmë në zgafellë,megjithatë Parimi arriti të ja këpuste bishtin.Pas pak çastësh nga kafshimi i gjarprit ai vdes mbi barin e gjelbër.Në mbrëmje dhentë kishin shkuar pa bariun në shtëpi.Kjo ngjarje e vuri në mendime Lakmiun.Atij i vajti mendje te kodra e Ndaluar dhe marrveshja e tij me gjarprin,ndoshta ai ja ka mbytur djalin?U nis ashtu vetëm për atje,dhe gjeti djalin e vdekur nga kafshimi i gjarprit helmues.E digjte një zjarr për Brenda për djalin që i vdiq i ri dhe natyrisht për fajë të tij.E kaploi një dridhje e fshehtë në zemër.Pastaj dëgjoi rëgëtimën e kroit dhe rënkimet e mbytura të kodrës së Ndaluar,aty kishte zgafellën gjarpri.që t,i largoj mendimet dhe pyetjet e vetë-vetës,mori djalin mbi shpinë dhe ju afrua zgafellës ku jetonte gjarpri,dhe bërtit më zë pse ma mbyte djalin  o Gjarpan Djalli?!...

-Pse,më thua Djall,Lakmi?! i tha Gjarpri.Më ke  zemëruar dhe më ke detyruar  ta prish marrëveshjen me ty?Më thuaj ç,të paska gjetur që më vjen te zgafella ime si një gomar dhe turfullon nga dhimbja?E di,e si nuk e di,sapo kafshova me dhembët e mi të helmëta birin tend,dhe ai sapo përgjaku trupin tim duke më lënë bishtkëputur.E di se ç,ke,ti je treguar mosmirënjohës ndaj marrëveshjes,që ti ishe ai që kërkove këtë marrëveshj.Pse t,i sot nuk më solle qumshtin e freskët dhe natyrisht që më zemërove shum, ku ishe?Mos më trego e di se ku ishe,ke shkuar ti shpenzosh parat.

Ai mëzi e kapërceu  zemërimin,dridhej dhe mezi e mbante vetën.,kjo ngjarje tragjike e turbullonte,por paraja që merrte nga Gjarpri ja ndryshonte mendjen dhe donte që ta ruante miqësin me të dhe të vazhdonte marrveshjen,se kish ndodhur,çfarë kishte ndodhur dhe nuk dëshironte të mbetej edhe pa djalë edhe pa para.

-Më dëgjo o Gjarper,dua vazhdimin e marrëveshjes dhe miqësin me ty!Se këtë marrëveshje nuk ja kam rrëfyer askujt,e nuk e ka ditur as djali im Parimi,andaj ti nuk je fajtor për këtë,fajtor jam unë që nuk ja kam treguar djalit marrveshjen.

-Më dëgjo o Lakmi,o mëkatar i ndyrë?Më le gjith ditën duke pritur,mbaja kokën dhe sytë nga drita e zgafellës,po ti kushedi se ku ke qenë,se tani ke bërë para,je pasuruar pa mund e djersë.I poshtër dhe zemërzi si djalli!Nuk e di së ç,magji me kë bërë atë ditë kur më lusje të zbrisja nga gjoksi dhe pranova kushtet e marrëveshjes,por u tregova dorëlirë dhe për këtë të shpërbleja për çdo ditë me nga një lire.

-Gjarpër,- u shkerh nga lotët që e shtrëngonin në fyt,jam i mjerë dhe kam nevoj për miqësin tënde.Në këtë botë të mallkuar vetëm t,i më dukesh të jesh i shenjtë,edhe pse më shkatove dhembje e tragjedi.Tashmë nuk ka kthim prapa kam dalur nga rruga njerëzore,oh,ç,tmerr e ç,mallkim!

Porse e mashtronte dot vetën.shkaku ishte paraja,që ja kishte luajtur ment e kresë,kush ja kishte mbushur mendjen të kulloste dhent te Kodra e Diellit të ndaluar?!Dëshira që ti ngopte dhent ne atë kullot me bollëk.

-Dhe përsëri e luste ta vazhdonte marrveshjen!-Gjarpri në zgafell kishte kërcyer më vrull dhe dridhej nga plaga.Ik,mor i marrë,mor budalla,hej ty ta shoft Zoti hisen e diellit!Ti me djal të humbur e unë bishtkëputur si mund të jemi miq.

Në çast Lakmiut i qe kujtuar një ëndërr që kishte pare.I dukej sikur i foli një zë.”Ku e ke djalin,vëllaun tonë Parimin?E kishin pyetur gruaja dhe dy vajzat e tij.Po dikur ndjeu t,i kthjellohej mendja e trullosur nga frika dhe dhimbja që e kishin kapluar.I ishin përmbysur të gjitha dëshirat për tu bërë i pasur dhe i pushtetshëm,sa kishte menduar dhe tani  duhej të dorëzohej pa një pa dy.U dorëzua,dhe i dorëzoi të gjitha me dorën e vetë Djallit të zi dhe të bëhej prap i varfër për të cilin s,pyste kush.

Këtu përfundoi rrëfimin gjyshi Skënder,ndërsa Shpendi i pa balline errur si nata.i kishte ikur gjumi dhe përbluante në mendje.Marrëveshje me Gjarperin ishte fatale,se ai Lakmiu i kishte shitur shpirtin për para djallit.Megjithkëtë në çfaro do gjendje të kenë qenë njerëzit përpara nesh,megjithatë është një lloj rregulli nga natyra,duhet të ekzistoj një lloj burimi i së mires,që vjen nga e liga,e keqja është ajo që nxjerr burimin e së mires,dhe anasjelltas,ndryshe gjërat do të mbetëshin misterioze,të fshehura.Këto rrëfimet e gjyshit sjellin informacionin e së keqës dhe së mires.Nga një e keqe mund të vijë mësimi i së mires,por nga e mira ndonjëherë vjen edhe e keqja,si ky rasti nga rrëfimi i Besmirit,që kishte ardhur deri të Skënderi,ndërsa ky i fundit e solli tek unë,që po ua le të shkruar atyre që vine pas nesh.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora