E shtune, 20.04.2024, 10:48 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Marrëveshje luftënxitëse

E diele, 21.04.2013, 03:12 PM


MARRËVESHJA LUFTËNXITËSE AHTON - THAQI – DAQIQ

DUHET TË HEDHET POSHT NGA PARLAMENTI

Nga Abdullah Prapashtica

Marrëveshja Ashton - Thaqi – Daqiqi  nuk po e zgjedhë çështjen e veriut por po e BOSNIZON Republikën e Kosovës, për çka përgjegjësi të plotë  për tëra pasojat që do të përcjellin këtë akte, do të merr së pari  Brukseli dhe pastaj vasalet vendor. Dihet mirë se shqiptarët munden të keqtrajtohen kështu si po keqtrajtohen  edhe për një kohe nga ata që janë me shumë numerikisht  dhe më të fortë ushtarakisht, por jo përgjithmonë. Sepse dihet mirë se ata që provuan të përbijnë Shqipërinë, herët a vonë ajo ju mbetet  në fyt!

Kjo nuk është marrëveshje Kosovë - Serbi, por diktat i diktaturës neostaliniste të Bashkimit Evropian në dëmin e Republikës së Kosovës dhe në favorin e Serbisë. Kjo është një tradhti e kurdisur që në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999 për ndarjen e brendshme të Kosovës dhe për  shtyrjen e kufirit të Serbisë në lumin Ibër.

Kjo de fakto  praktikisht u realizua me ndarjen e Mitrovicës nga ana e KFOR-it francez me hyrjen e NATO-s në Kosovë në qershor të 1999 kur edhe u nda Mitrovica në jug e veri. Kjo po dëshmon se Brukseli qëllimisht po i mban të ndarë kombin shqiptar në 6 shtete për të mbajtur  hapur luftën mes Shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre dhe për të shfrytëzuar ketë luftë për  dominimin e diktatin e vet mbi Ballkanin.

Ndërsa tani me ketë akt, kjo ndarje e brendshme e  Kosovës  qendrore nga ana e Brukselit po behet edhe de jure me marrëveshjen e diktuar prej tyre dhe të nënshkruar nga vasalet Thaqi e Daqiqi. Republika e Kosovës dhe populli Shqiptar nuk pranon kur far diktati kolonialist dhe kur far TREGTIE ME TROJET E VETA  ETNIKE NGA DIKTATURAT E HUAJA dhe AS NGA VASALET VENDOR!  Kjo është një politikë luftënxitëse mes popujve të Ballkanit, nga ana e Brukselit.

Të përkujtojmë se në Konferencën  e Rambujesë në 1999  është nënshkrua një Marrëveshje mes Grupit për Negociata me Serbinë, nga Republika e Kosovës dhe nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha ku mes tjerash është paraparë edhe mbajtja e referendumit mbi shprehjen e vullnetit të popullit për statusin e ardhshëm të Kosovës tri vite pas miratimit te saj.

Mos mbajta e këtij referendumi edhe pas 13 viteve është tradhti e tyre e cila u përcjell edhe me veprime tjera me karakter gjenocidi ndaj kombit shqiptar e që u kurorëzua me falsifikimin e identitetit nacional me klonimin e Popullit Shqiptar të Republikës së Kosovës   në “kombin kosovar” që nuk ka ekzistuar dhe që nuk ka me ekzistuar kurrë! Përpjekja e Brukselit për zhdukjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për mes klonimit të 5 kombeve gjeografike nga pjesët e saj jashtë Shqipërisë është provuar edhe nga perandoritë tjera, por ka dështuar gjithmonë.

Grupi për Negociata me Serbinë (GNS) nga Republika e Kosovës, i prirë nga kryeministri aktual, kur është nisur për në Rambuje në vitin 1999 kanë pas autorizim të flasin vetëm në bazë të Betimit të UÇK-ës dhe në bazë    tri opsioneve të proklamuara në Referendumin e  shtatorit  të vitit 1991 kur thuhej se:

1) Nëse vjen deri te shpërbërja e ish RSFJ, Republika Shqiptare e Kosovës së tërësishme  në ish RSFJ do ti bashkohet shtetit Ëmë Republikës së Shqipërisë;

///

2) Nëse vjen deri te ndryshimi i kufijve të  njësive federale të ish RSFJ, Populli i Shqiptar dhe trojet e ti etnike të ndara mes Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të bashkohen    Republikë Shqiptare të  Kosovës së tërësishme,  me të drejtë ne vetëvendosje deri në shkëputje dhe

3) Nëse  nuk ndryshojnë kufijtë e  njësive federale të ish RSFJ, Republika  Shqiptare e Kosovës do të shtrihet në kufijtë i sh KSA të Kosovës me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.

Pra, GNS  ka pas të drejt të vepron vetëm si pas Betimit të UÇK  dhe si pas opsionit të pare të lart përmendur !

Çdo veprim jashtë këtij opsioni dhe jashtë Betimit të UÇK do të ishte dezertim dhe tradhti!

Pra, të është e qartë se Republika e Kosovës së tërësishme  shtrihet në tëra viset etnike shqiptare në ish RSFJ dhe ajo nuk i  ka pranuar kurrë dhe  nuk do ti  pranon kurrë kufijtë e republikave sllave brenda trojeve etnike shqiptare! As kufijtë  të diktatit të kohës së Kongresit të Berlinit të  vitit 1878 dhe as të kohës së diktaturës të sundimit  totalitar të Perandorisë Globaliste të Feudalizmit Modern të   Brukselit të  vitit 2013.

Për Shqiptarët  vlejnë vetëm Vendimet e dala  nga Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit të 1878  për krijimin e shtetit unik shqiptar në tera trojet etnike shqiptare. Andaj Republika e Kosovës pranon vetëm bashkimi e saj me shtetin Ëmë Shqipërinë në Federatë të Shteteve të Bashkuara Shqiptare (FSHBSH). Dhe nëse populli voton në një referendum të ardhshëm gjithëkombëtar edhe për bashkimin e saj një Konfederatë me SHBA.

Andaj, të jetë e qartë si për Brukselin, si për Serbinë, si për vasalet e tyre vendor se  për çështjet e brendshme të  Republikës Shqiptare të  Kosovës së tërësishme   nuk munden të arrihen kur far marrëveshje tjera as me Serbinë,  as me Maqedoninë e Malin  e Zi dhe as me  Brukselin, pos së njohjes se pavarësisë të Republikës Shqiptare të  Kosovës së tërësishme dhe riparimi i dëmeve të luftës  nga ana e tyre. Kjo është e vetmja rrugë për negociata  e marrëveshje dhe tjera për arritjen sigurisë  e paqes mes këtyre popujve..

Njohja e Republikës së Kosovës si “shtet “dhe trajtimi apartheid i saj si koloni autonome të izoluar të BE, nga ana e Brukselit,  është i papranueshme dhe kjo po  e detyron Kombin Shqiptarë që të vazhdoi rezistencën e vet me tëra mjetet demokratike të parapara me Kartën e OKB dhe të  cilat  i lejon etika e luftës për çlirim e bashkim kombëtar brenda një shteti. Rajoni nuk mundet të ketë qetësi  derisa shqiptarët po mbahen të ndarë me dhune në 6 shtete.

Marrëveshja Ashton - Thaqi – Daqiqi  nuk ka karakter paqësor por ka karakter reaksionar e luftënxitës, sepse në vend se të mbrohet viktima dhe të dënohet agresori, që është  kusht për arritjen e paqes e stabiliteti te qëndrueshëm mes këtyre popujve, këtu ndodhi e kundërta! Në emër të gjoja mbrojtjes së pakicës serbe, po mbrohet racizmi e kolonializmi serb. Në Kosovë nuk ka pakicë serbe por ka një formacion ushtarak serb i sjellë në Kosovë si koloni serbe nga koha e okupimit serb nga e Mbretërisë së Serbisë. Ky veprim vetëm sa do të thellon armiqësitë mes këtyre dy popujve. Si duket  nxitja e urrejtjes mes popujve është  edhe qëllimi kryesor i profiterëve të luftërave në Bruksel. Disa lider në Bruksel  e gjetiu e disa lider rural në Prishtinë po e rrisin kapitalin e vet në kurriz të fatkeqësisë  të fëmijëve tan,  gjeneratë pas gjenerate! Kjo  sjelljeje, tejet e reaksionare,  urgjentisht duhet të ndërpritet, sepse kjo  nuk mundet të durohet përgjithmion.

Diktatura totalitare e Brukselit duhet të merr fund! Brukseli duhet të ndryshoi qëndrimin e vet negativ ndaj Kombit Shqiptar dhe të lejon bashkimin e tije brenda një shteti,  nëse dëshiron që Kombi Shqiptar të e ndryshon  pozitivisht qëndrimin e vet ndaj   Brukselit.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora