E merkure, 24.04.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Pano Taçit

E diele, 21.04.2013, 12:08 PM


Poezi  jubilare

 

Pano Taçit

 

Nga Përparim Hysi

 

Përveç Krishtit, sot u ngjallë

Doravet Pano  Taçi?!!!

Nuk gënjej, dëshmon një sallë

Erdhi vet ... dhe na kënaqi.

 

Erdhi mu si mjegull mali

Sytë menduar e krren një varg

Ne për të na kish marrë malli

O burra ta takojmë ndopak?

 

Përshëndeti Behar Gjoka

Për poetin që kish "ardhur"

Panua zbardhur qe si bora

Ne, të gjithë,nga malli kapur.

 

Pas Beharit, Reshat Kripa

Që ka qenë shokë ideali

Salla sus tani rrika

Aq shumë na ka pushtuar malli.

 

Flet  Abazi, flet  Moisiu  *

Dhe për Panon thanë ka vlera

Bën me kokë Xhevahir Spahiu

E mbështet si protohera.

 

Bukur foli Agron Tufa

Bukur foli Demir  Gjergji

Shoku i burgut Agim Musta

Tha:-Panua s'pyeti as nga ferri.

 

Vjen citon  Nikollë   Spathari

Për takime  që ka patur

Mik i  ngushtë Bedri Myftari

Sa  me Panon bashkë kanë vuajtur.

 

Profesor Alfred Ruçi

Sado është i moshuar

Reciton si të jetë riushi

Vargje nga Panua shkruar.

 

Auditori sy e veshë

Panos seç i qeshet nuri

Ne po goja vesh më vesh

Recitoi Fatime Kulli.

 

U ngjallë Panua(bën hi-hi)

Se po"korrë" atë çfarë mbolli

Fatimeja si asnji

Aq bukur na i solli.

 

Qenë vargje që i shkroi

Për një buzë a për një flirt

Sallën gazi e  mbuloi

Për poetin aq  elit.

 

Dhe,mandej, recituan

Një aktore, një aktor

Panon na i sollën pranë

Si të gjallë në auditor.

 

"Dollibash" i këtij promovimi

Qe Poeti Pandeli Koçi

Tek e mbyll, Përparimi

Uron që të gjithë rrofshi.

 

Rrofsh, i miri Pandeli

Aliaz Sazan Goliku

Para së gjithash je Njeri

Për kirjuesit ti je miku.

 

E solle Panon  të gjallë

Se nuk vdes poezia

Brohoriti gjithë një sallë:

- Rron Pano  Bukuria.

 

* Abaz Hado dhe Moisi Miraka

Të më falin ata që nuk përmënda,veç nga kujtesa ime e dobët.

Takimi u bë në sallën e Ministrisë së Kulturës.

Tiranë,  20 prill 2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora