E enjte, 25.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Shqiptarët e Lyonit me zemër tek gjuha shqipe

E enjte, 18.04.2013, 07:11 PM


Film dokumentar për shoqatën “Bashkimi Shqiptar”, të emigrantëve në Lyon të Francës

Nga Albert ZHOLI

Mbas filmit dokumentar “Vatra shqiptare në Amerikë”  Ilia Terpini shkoi në Lyon të Francës i ftuar nga shoqata “Bashkimi Shqiptar” për të realizuar një film dokumentar për aktivitetin e kësaj shoqate e cila është krijuar 15 vite më parë.  Kjo shoqatë kishte një aktivitet shumë të madh dhe kryesorja ishte që kishin hapur dhe shkollën shqipe, me qëllim që të mësohej dhe të mos asimilohej gjuha shqipe tek fëmijët e tyre. Skenari i këtij filmi u realizuar nga skenaristi me përvojë  Mark Dodani i cili kishte 3 vjet që bënte pjesë në këtë shoqatë.  Regjisor dhe drejtor fotografie i filmit Ilia Terpini.  Regjisor montazhi: Lulëzim Sula, formulues muzike: Majlinda Bëzolli dhe folës Xhelil Aliu.  Konsulent i filmit Avni Azizi dhe Bush Shula. Ideator i këtij filmi është ish nxënësi i kësaj shkolle shqipe, sot kryetar i shoqatës “Bashkimi Shqiptar” Labinot Bislimi. Filmi u realizua në bazë të intervistave të shumë aktvistëve të kësaj shoqate dhe Kryetarit të parë të saj z. Xhevat Bislimi, një personalitet i shquar. Në këtë komunitet ka bërë vizitë dhe shkrimtari i shquar Dritëro Agolli. Ja si shprehet ai për mësimin e gjuhës shqipe dhe për aktivitetin e shoqatës shqiptare në Lyon “Bashkimi Shqiptar”

Dritëro Agolli:  Gjuha shqipe është gjuha e zotit

Të mos lejojmë që fëmijët e emigrantëve të dinë gjuhën shqipe

I përshëndes të gjithë pjestarët e shoqatës patriotike-atdhetare “Bashkimi Shqiptar” në Lyon të Francës. Ruaj kujtimet  më të mira për ta kur e vizitova para disa vitesh.  Në atë kohë kam takuar shumë shqiptarë edhte të emigracionit të ri por edhe të emigracionit të vjetër. Atje kam vënë re  se gjuhën shqipe nuk e kanë harruar edhe më të rinjtë. Dhe tani që ata vazhdojnë të mësojnë gjuhën shqipe është një nga gjërat më të bukura, por edhe më patriotikja.  Duke i përshëndetu ndjekësit e shkollës “Fan Noli”, mua më kujtohen  fjalët  e Fan Nolir për gjuhën shqipe, por më kujtohen njëkohësisht fjalë më të vjetra për vlerësimin e një gjuhe. Edhe bibla e thekson se e para është gjuha, fjala.  E thotë këtë se gjuha  është një ndër elementët më kryesorë të indetitetit kombëtar, siç është gjuha konsitucioni shpirtëror, zakonet, këngët e vjetra vallet e të tjera që hyjnë së bashku me gjuhën formojnë atë që quhet indetiteti i njeriut, dmth se nga është ky njeri. Pra këto elementë të traditës tregojnë adresën se nga është ky njeri, prandaj ëm bëhet qefi që këta djem e vajza mësojnë vazhdimisht që të mos harrojnë gjuhën shqipe. Ka njerëz që e harrojnë gjuhën shqipe, megjithatë në shpirt e mbrojnë atë, konsitucionin shpirtëror, madje dhe në ecja unë shqiptarët i njoh, me nëj fjalë i dalloj kur shkoj në ndonjë vend të huaj dhe nga ecja kur i shoh them me vete “ky është shqiptar”, sepse është mësuar në këtë natyrë të veçantë shqiptare ma male, , me brinja dhe me fushë,  ndaj dhe ecjen e ka ndryshe nga të tjerët. Ndaj si janë të evçantë në ecje shqiptarët kanë të veçantë dhe gjuhën ndaj uroj të mësojnë sa më mirë gjuhën, pasi është një nga gjuhët më të vjetra të Europës.  Me këtë dua të them se duke mësuar shqipen, mësojnë edhe atdhetarizmin,  mësojnë edhe për ndryshimet në këtë atdhe dhe mësojnë të ruajnë gjuhën  nga fjalët e huaja pasi këto  hyjnë edhe ën gjuhët e tjera të botës, hyjnë dhe në gjuhën shqipe. Kjo tregon përparimin, lidhjen e kombeve, lidhjen e mardhënieve me Evropën, kjo është gjuha.  Prandaj duhet të mësohet gjuha shqipe, sepse është një thesar ndërkombëtar, është një pasuri Europiane. Njeriua sa më shumë gjuhë të dijë aq më i mençur bëhet Kështu që unë i përgëzoj, ta mësojnë sa më shumë gjuhën e të parëve, që edhe kur të vijnë këtu të dinë të komunikojnë më mirë me të gjitha fjalët e gjuhës sonë, që duket si gjuha e zotit.   Për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve emigrantë jashët atdheut duhet që të kujdeset dhe më shumë shteti. Ai dyhet të sigurojë tekstet shkollore, mjetet didaktike si dhe ambientet ku duhet që të bëhet mësimi. Kështu bëjnë të gjitha qeveritë e vendeve që kanë emigrantë.  Për këto duhet të egzistojnë dhe marrveshje bilaterale midis dy vendeve, pasi emigrantët e kanë shumë të ëvshtirë të sigurojnë ambientet për mësim. Nqs ata mund të japin mësim falas, kurresesi nuk mund të igurojnë ambiente shkollash. Por shoh që ndërgjegjësimi kombëtar i emigrantëve ëshët shumë i madh. Kjo tregon se të gjithë emigrantët e duan shumë atdheun, e duan shumë gjuhën e tyre dhe për këtë sakrifikojnë shumë. Personalisht jam shumë i emocionuar për çka pashë në Lyon. Të gjithë sa bëhën për gjuhën shqipe bëhen në mënyrë vulklnetare, bëhen mbi bazën e adshurisë për gjuhën. Por në fund të fundit, emigrantët kanë shkuar jashtë atdheut, për nëj jetë më të mirë, për një ekonomi më të mirë, ndaj them që ata janë shumë të angazuar me punë dhe nuk mund të jenë në gjendje që të ëmsojnë dhe gjuhën shqipe fëmijëve pasi vijnë të lodhur nga puna, vijnë me shumë stres dhe sado ata të ëmsojnë gjuhën nuk janë profesionista, nuk janë mësuesa të mirëfillta dhe nuk mund të japin një dëftesë reale, që fëmijët mësojnë apo dinë gjuhën shqipe. Janë insitucionet e mirëfillta ato që përcaktojnë se sa  ëshët ëprvetësuar mësimi nga fëmijët.  Kam shkuar në shumë vende ku ka emigrantë dhe kam ëmsuar për ëprpjekjet e tyre individuale që fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe. Edhe në Greqi ka shumë përpjekje të tilla. Janë hapur disa shkolla. Por të gjitha janë mbi baza vullnetare dhe ambainetet janë në shkollat greke ku fëmijët mësojnë greqisht. Organizmimi nuk është peërfekt. Nadj duhët nëj bahskpunim më i madh mes qeverisë, ambasadave dhe emigrantëve. Gjithkush duhet të bëjë sa më mirë detyrën që i takon. Pra qeveria ka punën e saj dhe detyrat e saj, ambasada punë  e saj dhe  emigrantët detyrimet e tyre. Vetëm kështu ne mund të bëjmë atë që duhet që fëmijët të mësojnë gjuhën e nënës dhe të mos jenë analfabetë në këët gjuhë. Duke marrë paarsysh numrin e madh të emigrantëve në botë dhe numrin e fëmijëve të emigrantëve do të thotë që nqs tek këta fëmijë nuk ëmsohet gjuha shqipe, i bei që pas disda vjetësh të kemi një analfabetizëm masiv.

Xhevat Bislimi: U largova nga Kosova se rrezikohesha të burgosesha për hetë të dytë

Shoqata “Fan Noli” në Lyon të Francës në ndihmë të gjuhës shqipe

“Si shumë shqiptarë u detyrova të largohem nga Kosova se rezikohesha të burgosesha për herë të dytë nga serbët. Në Lyon gjeta 3-4 shqiptarë, kështu që bashkë me ta formuam Këshillin e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Pastaj morëm vendim të formojmë shoqërinë shqiptare “Fan Noli” të cilën e themeluam në 11 Mars të vitit 1991 me arstin e 10-vjetorit të shpërthimit të demostratave në Kosovë. Qëllimi kryesor ishte ruajtja e indetitetit kulturor, gjuhësor i shqiptarëve që ishin vendosur në Lyon, qoftë për arsye ekonomike, qoftë për arsye politike, sepse ishim të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në fillim kishim vështirësi, se ishte një komunitet i vogël. Me gjithatë siguruam një lokal të përshtatshëm për atë kohë. Aty themeluam, edhe shkollën e parë shqipe për shqiptarët që jetonin në Lyon dhe në rrethinat e tij. Pstaj bëmë një bibliotekë me rreth 2 000 libra, një bibliotekë që zor se e kishte komunitet tjetër në Francë.  Kështu filluan të mblidhen shqiptarët ku u krijua një vatër e ngrohtë, vatër atdhetare, kulturore, për shqipatrët që jetonin në Lyon dhe rrethinat e tij. Pastaj me kohë filluam botimin e një gazete të përkohshme të quajtur “Rruga jonë”. Për të nxjerrë gazetën na ndihmoi z. Tefik Kucaj i cili ishte mysafir nga Tirana, Prof. Doc, i historisë, mik dhe atdhetar i mirë i cili ndihmoi shumë për çështhen e organizimit të luftës së armatosur në Kosovë. Pastaj vendosëm dhe kontaktet e tjera me shqiptarë që ishin në qytete të tjera të Francës, si Parisi, Marseja, etj... Filluam të koordinonim aktivitetet. Kjo shoqatë u bë vatër e mobilizimit të vullnetarëve që niseshin për luftë në Kosovë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kontribuan dhe me fonde për të përkrahur luftën e UÇK, për çlirimin e Kosovës.  Pjesë e ëksaj shoqërie ishin shqiptarët nga të gjitha trevat. Aty gjeje shqiptarë nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Kumanova, Shkupi, Tetova, Prishtina, Ferizaj, Gjilani, pra nga të gjitha krahinat deh qytete e Shqipërisë. Ne y bëmë një.  Kjo ishte e veçanta e kësaj shoqërie, sepse bashkoi, pa asnjë dallim krahine apo pikpamje politike gjithë shqiptarët.  Unë kam qenë në Kosovë i organizuar në rradhët ilegale të kosovës, isha naëtar i organizatës “Lëvizja e Popullit të Kosovës”, në Francë isha kryetar, antar i Këshillit të Përgjithshëm e më vonë anëtar i kryesisë i LDK.  Gjithashtu isha përfaqsues politik i UÇK, në Francë, për organizim, mobilizimin, mbledhjen e fondeve, njerëzve për ti dërguar në Kosovë. Pastaj bashkë me shqiptarët në Tiranë, e shumë qytete të tjera shqiptare u mobilizuam për dërgimin e vullnetarëve në luftë në Kosovë.  Meritë e veçantë i takon shtetit shqiptar, sidomos popullit shqiptar,  të cilët me një përkushtim e përkrahën lëvizjen, mundësuan luftën,  sepse ëprgatitjet e ushtarëve të UÇK, bëheshin në Tiranë dhe nga Tirana futeshin në Kosovë.  Që andej binin armatimet, atje mjekoheshin luftëtarët (në Shqipëri), Përkrahja diplomatike ka qenë e pazakonshme. Falënderojmë shtetin shqiptar, SHBA, faktorin ndërkombëtar, që e përkrahën këtë luftë.  Unë kam qenë një nga pjestarët e grupit diplomatik të UÇK,  që bashkpunoi në ekipin e delegacionit që kishte ardhur në Rambuje. Atje organizuam dy manifestime që patën jehonë të madhe në mbarë Francën. Shtypi francez, media vizive franceze,  shkroi në mënyrë afrimative për shqiptarët dhe çështjet e tyre ku delegacionin e tyre e drejtova unë. Rambueja ishte një sukses i luftës dhe përpjekjes diplomatike e politike. Këtu u hap rruga për ndërhyrjen e NATOS dhe dëbimin përfundimtar të forcave serve nga Kosova. Në këtë shoqatë kanë ardhur shumë personalitete nga Shqipëria.  Këtu në këtë shoqatë ka ardhur Dritëro Agolli me bashkshorten Sadijen. Ishte një takim i ngrohtë i cili na dha zemër, na inkurajoi që të vazhdonim misionin e nisur”.

Lavdosh Jakupaj

Një nga intervistat e përfshira në këtë film ishte dhe ajo e z. Lavdosh Jakupaj, drejtor i shkollës shqipe, i cili vlerësoi hapjen e shkollës shqipe vetëm me ndihmën e komunitetit të mërgatës së shqiptarëve. Këtu në këtë shoqatë bën pjesë elita e intelektualëve shqiptarë, ku studentët, themeluan shkollën shqipe, për të ruajtur kulturën dhe më e rëndësishmja gjuhën e bukur shqipe. Mësimi i kësaj gjuhe ishte dhe kërkesa e vaxhdueshme e prindërve, e cila vahdon edhe në ditët e sotme.

Box

"FILIZAT E DIASPORES MESOJNE SHQIP"

Qyteti i Lyonit shtrihet nga qendra e Francës në lindje të saj. Lyoni bashkohet nga dy lumenj madhështor Ron dhe Son. Përbri lumit Ron i cili përshkohet nga ura madhështore janë vendosur kompleksi i ndërtesave të Universitetit Lyon 2, të cilat i japin një pamje mbresëlënëse këtij mjedisi. Maje kodrës qëndron hijerëndë Katedralja, e cila duket sikur e përshëndet këtë qytet. Brenda saj do të shofim afreske fetare dhe një sallë madhështore ku ndër shumë gjuhë të ndryshme do të hasësh dhe një citat në gjuhën shqipe. Jo shumë larg shtrihet sheshi Hotel de Ville zbukuruar me monumente, shatërvane, ndërtesa madhështore, midis të cilave shquajm teatrin. Jo shumë larg ndodhet Universiteti Internacional në George De Loyp, ku ndodhen dhe ambientet e shkollës shqipe Fan Noli. Qyteti i Lyonit përshkohet anë e kënd me autobuzë, tramvaj dhe metro të cilët sigurojnë në nivelet më të larta lëvizjet komode të qytetarëve. Popullsia e qytetit me gjithë rrethinat arrin rreth 8 milion. Qyteti i Lyonit është i përmendur për pasuritë e shumta turistike si muzeume , pamje madhështore, me ndriçime dhe projektime madhështore. Nuk mundet të lesh pa përmendur festën e dritave, e cila bëhet një herë në vit për 5 netë rresht ku del i gjithë qyteti nëpër rrugë, dhe me mijëra turistë nga të gjitha anët e botës. Por ajo që të bën shumë përshtypje është mërgata shqiptare. Në këtë qytet të Francës qysh para viteve '80 erdhën emigrantë nga viset shqiptare në sasi të vogël për shkaqe ekonomike. Më vonë një valë e dytë emigrantësh do të vijnë nga fillimi i viteve '90 nga trojet e Shqipërisë natyrale, kryesisht nga Kosova, Maqedonia , Mali I Zi dhe nga Shqipëria Londineze, gjithashtu nga lugina e bukur e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Emigrantët e kësaj periudhe ishin të lidhur kryesisht me gjendjen e rëndë që po mbretëronte në trojet shqiptare në Kosovë. Ashtu si pas Lidhjes së Prizrenit, që u formuan shumë shoqëri atdhetare në mërgatë, për të ndihmuar çështjen shqiptare, nga rreziku i pushtimit nga fqinjët, ashtu u krijuan dhe shoqëritë në vitet '90 që të ndihmojnë çështjen shqiptare në trojet e veta. Në këtë kontekst do të formohet edhe shoqëria "Fan Noli " në Lyon të Francës me kryeiniciatorin Xhevat Bislimi. Që në fillim u ndje nevoja e fëmijëve shqiptarë që krahas gjuhës frënge të mësonin edhe gjuhën amtare, me qëllim që t'i shpëtonin asimilimit, dhe së fundmi të ktheheshin në atdhe të pajisur me dije e kulturë për t'i shërbyer kombit. Numri i të ardhurve nga trojet shqiptare nuk kalonte 300 veta Për të realizuar qëllimin madhor që fëmijët të pajiseshin me gjuhën shqipe dhe kulturën e saj, më 11 Mars 1991 u hap shoqëria "Fan Noli" në kuadër të së cilës u hap edhe shkolla e parë shqipe. Për këtë eveniment madhor na flet Z.Xhevat Bislimi, personaliteti publik, politologu, Kuader i lartë i L.P.K-së, ndër themeluesit e U.Ç.K-së , pjesmarrës në Rambuje dhe më vonë Deputeti i Kuvendit të Kosovës, sot anëtar i Kryesisë së PDK-së. Bashkë me të ishte dhe i ndjeri Adem Zeneli dhe Fatmir Idrizi, i cili u zgjodh kryetar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora