E enjte, 28.03.2024, 08:02 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Meditim Per Solidaritetin Dhe Mirenjohjen E Shqiptareve

E shtune, 09.06.2007, 05:49 PM


Shkas per kete shkrim ne keto dite, u be biseda ime e shkurter me Artisten e Popullit, Vace Zela, qe jeton ne Bazel te Zvicres. Nuk e di, por kur dal ne shetitjen e mbremjes, pas nje dite te lodhshme, tek parku "Gesendorf" ne Gjeneve, prane apartamentit ku banoj, apo edhe buze liqenit Leman, degjoj me vemendje zerin melodioz te Vaces, ato kenge te viteve 60 70 dhe me kujtohet koha kur ajo kengetare me ate ze kumbues e te fuqishem, i kendonte atdheut dhe viseve te saj, Myzeqese ku ka lindur e jetuar, te gjitha trojeve shqiptare.

M'u kujtua dhe ish bashkenxenesi, inxhinieri Budjon ne diaspore, te cilin e takova se fundi ne Florida, ku eshte vendosur me familjen e tij. Ai me pyeti perseri per Vacen, per shendetin e saj dhe une te them te drejten nuk dija me shume se ai, megjithese Vace Zela banon ne Zvicer. Ndoshta puna, hallet e perditshme, nuk na kane lejuar te takohemi me te gjithe njerezit ne Zvicer, e mbi te gjitha me nje artiste te madhe, e cila e ka kohen e kufizuar dhe nuk eshte me shendet te mire.

Bisedova dhe me bashkeshortin e saj, Pjetrin, nje njeri teper i kulturuar, me te cilin do shkembejme rregullisht mesazhe miqesore. Mendova se ndoshta nje rast do te ishte qe te mblidheshim jo vetem ne festen kombetare, ku zakonisht ftohen diplomate, por edhe ne mbremje gazmore ku te kemi midis nesh, Vacen Zelen me ze flori, bashkebeselidhes shkrimtare, piktore, arkitekte, mesues, studente me "xhinse" apo edhe me kostum, punetore te nderuar qe prej vitesh te tera jetojne ne Zvicer.

Natyrisht shqiptaret shkojne tek njeri tjetri dhe bisedojne per hallet e tyre, e megjithese jane larg, diskutojne me dashamiresi edhe per vendin e tyre Shqiperine, per te afermit e tyre, per shoket e tyre. Ata i ndjekin rregullisht lajmet nga Shqiperia nepermjet televizionit, shtypit, internetit.

Diaspora, megjithese duket se nuk eshte e interesuar per hallet dhe shqetesimet e kombit, apo shumica shohin dhe problemet e tyre, pasi deri diku ishin lene ne harrese pak kohe me pare, interesohen me teper lidhur me shkollimin e femijeve, apo integrimin ne shoqerine zvicerane, ecurine e mesimit shqip, librat shqip qe marrin sidomos gjate panairit vjetor te librit ne Palekspo te Gjeneves, por perseri i pret me gezim te gjitha te rejat premtuese, lidhur me te ardhmen e afert te Shqiperise, te Kosoves dhe viseve.

Jemi 8000 shqiptare vetem ne Gjeneve, afro 200 000 mije ne gjithe Zvicren dhe cdonjeri, me nje mundesi sado modeste, mund te jape nje ndihmese te vlefshme per vendin e tij meme, per vellezerit dhe motrat, te afermit, shoket atje, 2 ore larg me aeroplan, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi. Bashke me ne jane edhe ata mijera miq zvicerane, apo funksionare nderkombetare, miq tane apo te bashkebeselidhesve, te cilet e duan dhe e respektojne shqiptarin, per mikpritjen, mirenjohjen apo solidaritetin e tyre.

Solidariteti nuk eshte vetem nje mendim, por edhe nje veprim qe transmetohet prej shekujsh nga nje qenie njerezore tek tjetra dhe qe i bashkon te gjithe me nevojen qe e ndiejne per njeri tjetrin. Apo edhe nga pergjegjesia qe kane per njeri tjetrin dhe nga forca qe krijohet kur te gjithe sebashku punojne per te njejtin qellim.

"Solidar" qe vjen nga latinishtja "solidum" "per te gjithen", nga "solidus" "i gjithi" ne fjaloret enciklopedike boterore, nder te tjera ka kuptim "ai qe eshte apo e vlereson tjetrin, apo nje grup nepermjet pergjegjesise se perbashket, interesave te perbashketa"; apo
"solidaritet" do te thote nder te tjera "vartesi e perbashket midis njerezve", "ndjenje qe i shtyn njerezit te merren vesh me njeri tjetrin"...

Ai fshatari rropatet gjithe diten duke kultivuar bimesine e tokes se tij, por kur vjen koha e prodhimit, ai eshte i lumtur qe i gjithe fshati e ndihmon per te mbledhur frytet e punes se tij. Ashtu si edhe ai shkon tek bashkefshatari i tij, fqinji, per te mbledhur grurin, misrin, fasulet, pemet frutore, ullinjte dhe te gjithe sebashku pas te korrave, bisedojne ashtu te cilter, te paster nga shpirti, para nje gote rakije apo vere, duke festuar dhe gezuar per dite me te lumtura.

* * *
Te jesh vetem, apo te mendosh se gjithcka do ta kryesh me "forcat e tua", ne nje bote shekullore te ndervarur, me te vertete eshte dicka deshperuese. Te bashkohesh, te kesh solidaritet, te jesh njezet, njeqind, njemije, ne vend te nje njeriu do te thote se
"bashkimi ben fuqine", sic na e kane lene amanet te paret tane.

Te jene njezet mendje te ndritura, qe te vendosin per nje qellim per fatet e atdheut, te kombit, per perkatesine e saj ne Europe, apo per lidhjet me boten e qyteteruar, eshte me mire per ata bashkebeselidhes qe na japin buken e gojes, per ata bukepjekes, per ata blegtore, per ata ndertimtare, qe te punojne te qete per ne, per ata shkrimtare, gazetare, projektues, arkitekte, mjeke, arsimtare.

Naten kur ai bariu atje lart ne kullota ndez kandilin e tij, per t'i dhene ndricim dhomes, ku kalon nje pjese te nates deri ne agim, ndoshta mendon me te drejte se ajo drite qe i vjen, ka ardhur jo vetem nga Diogjeni, por eshte dashur mendja e mijera duar njerezish, deri sa ai ka drite, qe mund te lexoje apo edhe te shkruaje dicka.

Cfare mund te beje vetem ai Flamuri, bashkekombas ne Gjeneve, pa vellezerit e nje gjaku, pa femijet e tij qe pas kryerjes se mesimeve e ndihmojne ne ate restorantin e tij, ku eshte ne mur edhe flamuri kombetar, por edhe degjohen kenget e bukura burimore shqiptare. Jane ndermarre shume projekte kohet e fundit, jane shtuar edhe ecejaket e domosdoshme, per te sjelle investitore te huaj apo edhe shqiptare ne Shqiperi. Keto jane hapa shume te nevojshme qe do japin shpejt frytet e tyre.

Me tregonte im ate i ndjere, Tuni, se te jatit, (i cili i kishte dhene lagjes ku kishte ndertuar shtepine me qerpic, emrin "Liri", pas pavaresise), i duhej qe pervec zanatit te kepucarit, te bente edhe nje pune tjeter, per te mbajtur me buke 5 vajzat dhe ta conte ne shkolle me te larte djalin e vetem. Por kete e arriti nga solidariteti dhe ndihma e bashkelidhesve te tij, e miqve, por edhe e prefektit kosovar Tafil Boletini qe i dha leje te hapte nje dyqan te vogel...

Te me falin lexuesit se ndoshta u duket disave nje shembull "i rendomte", qe dihet. Shihni bletet: ato bashkohen me qindra per te banuar ne te njejten koshere. E vetme nje blete nuk do t'ia arrinte kurre te prodhonte ate mjaltin e duhur per shendetin tone, sepse nuk mund t'i kryeje te gjitha "zanatet" vetem.

Cdo blete vetem nuk mund te prodhoje dyllin, por ato qe e dine ta prodhojne ate, ndertojne qelizat qe perbejne hojet...Shihni milingonat: ato behen njesh me qindra per te krijuar strehen e tyre, duke mbledhur gjithcka rreth vetes. Nga jashte nuk duket gje por atje ne galeri ato punojne...

E njejta gje eshte edhe me njerezit. Jo te gjithe bejne te njejten gje, por te gjithe bejne dicka per njeri tjetrin. Ka nga ata qe thyejne guret dhe muratoret i vendosin ato dhe na japin shtepi te bukura, te skicuara nga dora e arte e arkitektit. Ka nga ata qe mbjellin e korrin grurin dhe bukepjekesi na jep ate buken e ngrohte qe del nga furra e tij. Jo me kot, profesoresha zvicerane Francine Koch, e ka permendur ne kujtimet e saj te udhetimit me titull .

"Femija shqiptar me sy te zinj" (Toena), perkthyer ne shqip ate bukepjekesin tek rruga e Elbasanit qe i jepte cdo mengjez ate buken e ngrohte ne forme "gjysme hene", si ne Zvicer. Ka nga ata qe mesojne dhe nga ata qe japin mesim, apo ne mengjez, pas punes se lodhshme te gazetareve, na servirin gazeten ku mesojme dicka te mire, te bukur, per solidaritetin, per marredheniet me fqinjin e mire, apo edhe ate qe eshte atje larg ne Amerike, apo edhe per lidhjet me Brukselin, Mosken, Berlinin, Romen, Athinen.

Te tjere kujdesen per shendetin tone, krijojne "Hipokratin", krijojne lidhje te mira me kolege e profesore te degjuar ne bote ne Rome, Nikozi, Filadelfia, Paris, SHBA, me Federaten Nderkombetare te Talasemise (TIF), me "Cooley's Anemia Foundation" ne Nju Jork, me Shoqaten e Talasemikeve ne France, per hapat e reja ne mjekimin e talasemise, kesaj semundjeje gjenetike, e perhapur jo vetem ne Shqiperi, por edhe tek fqinjet tane greke, italiane, por edhe tek francezet, arabet, e deri ne Amerike e Kanada, si rezultat i emigracionit.

Lexova me interes shkrimin e profesorit te nderuar Alfred Uci tek "Koha Jone", me titull "Nje kujdes human per ata qe s'i kemi e qe i kemi...". Ai permend nder te tjera, pervojen e pasur te mendimtareve shqiptare, si Aleks Buda, Eqerem Cabej, Mahir Domi, Skender Luarasit, botimin e kujtimeve te akademikut, profesorit tone te fjaloreve Vedat Kokones, mjeshtrit te letersise Nonda Bulka, shkrimet e bukura te akademikut te nderuar Bedri Dedja qe na ka lene shume vepra nder te tjera "Neper ravat e jetes", por edhe "Rrefenjat e Zvicres", nje varg veprash teper te ndjera te Petro Markos, apo edhe per gjithe trashegimine kulturore dhe shkencore te shkrimtareve dhe shkencetareve te Kosoves, Maqedonise, arberesheve, arvanitasve, arbanasve dhe te diaspores ne pergjithesi.

Gjithcka qe ata kane shkruar apo kane lene si trashegimi eshte si rrjedhoje e ndihmes se madhe qe kane patur edhe nga bashkekombasit, koleget e tyre, por edhe nga gjuhetaret, albanologet, shkencetaret e huaj. Heminguei ka lene nje veper madhore per gjithe brezat, sa te jete jeta ne toke, pasi ka mbledhur dhe qemtuar karaktere apo ka shkembyer mendime me bashkepatriotet, apo edhe nga udhetimet e tij.

Inva Mula na dha dokumentarin e bukur per jeten artistike ne Shqiperi, per shqiptaret, duke patur ndihmen e cmuar te kineasteve dhe realizuesve miq franceze. Ai diplomati shqiptar dikur, nuk do mund te realizonte ate ekspozite pikturash te Leda Albanezes, te Bujar Marikes ne Pallatin e Kombeve, pa patur ndihmen e funksionareve te larte te OKB se, te Zvicres, apo edhe te bashkekombasve.

Ato disqe me muzike popullore shqiptare nuk do ishin realizuar nga ana e muzikologut zviceran 80 vjecar Marcel Cellier, pa solidaritetin dhe ndihmesen e cmuar te muzikologeve dhe artisteve te folklorit shqiptar, per te cilet ai shprehet ne bisedat tona gjithmone mirenjohes.

Me kujtohen gjithone fjalet e tij shume poetike: "Ngjitem me magnetofonin tim Nagra, mbajtur kraheqafe, ne rrugen e mundimshme dhe me gure qe shkon deri tek kalaja...dhe megjithese filloi te bjere shiu i rrembyeshem mbi skene" shqiptaret jane shume krenare dhe nuk braktisin me asnje pretekst...

Artistet kane ardhur nga disa fshatra dhe lugina te largeta, ne menyre te cuditshme me dhunti, solidare, per te na shfaqur dicka me origjinalitet te habitshem...". "Te gjithe ngrinin shendet me te gjithe, me konjak "Skenderbej" per miqesine me Shqiperine. "Ai tregonte me tej ne emisionet e tij ne Radio Suis Romande: "Papritur, pas meje, degjoj te flitet per emra qe jane tipike amerikane.

Pra shkoj ne ate drejtim dhe menjehere bej nje pyetje: "Nga keni ardhur?", "Ne jemi shqiptare nga Detroiti i SHBA se" me pergjigjen ata. "A e ndieni veten si ne shtepine tuaj ketu?" i pyes. "Jo, ketu jemi ne shtepine tone", me pergjigjen ata, tregon Marceli...

* * *
Ato vepra te shkrimtareve tane te shquar, nuk do te dilnin ne drite ne gjuhe te huaj pa doren mjeshterore te Isuf Vrionit, Edmond Tupes e gjithe perkthyesve shqiptare apo te huaj dhe pa ndihmen e cmuar te botuesve dhe shkrimtareve, franceze, britanike, amerikane, gjermane.

Ai zvicerani, profesor doktor Basil Shader, doktor i Universiteteve te Zyrihut dhe te Tiranes, profesor ne shkollen e Larte Pedagogjike te Zyrihut, mik dhe adhurues i kultures dhe gjuhes shqipe, njohes i thelle i saj dhe shqipfoles dhe i gjuhes se shkruar (ruaj si gje te rralle letren e tij te shkruar se fundi ne shqip), eshte angazhuar qe prej vitesh ne projekte mesimore, bamirese dhe shkencore te ndryshme, ne lidhje me shqiptaret brenda dhe jashte atdheut, pikerisht duke patur mbeshtetjen e profesor Gjovalin Shkurtajt apo edhe solidaritetin e shqiptareve te thjeshte ne Shqiperi e Kosove, me te cilet ai eshte ulur shpesh here ne sofren e tyre.

Sic shprehet prof. dr. Gjovalin Shkurtaj per vepren e profesorit te shquar zviceran "nen ndikimin e Basilit edhe e shoqja e tij do te behet shpejt nje dashamirese dhe ndihmestare e palodhur e diaspores shqiptare ne Zvicer, si dhe do te ndihmoje me perkushtim ne gjetjen e fondeve dhe ndihmave per rindertimin e pajisjen e shkollave shqiptare te rrethit te Lezhes, sidomos te komunes se Balldrenit". A ka krenari me te madhe qe te jesh shqiptar kur lexon shkrimet e shkruara me dashuri per Shqiperine dhe shqiptaret mikprites, bujare, solidare, mirenjohes nga ana e Lord Bajronit, Robert d'Angely e qindra te tjere...

Ai funksionari nderkombetar shqiptar nuk do te mund te krijonte mundesine e pjesemarrjes se bashkekombasve te tij ne fushen e energjise, te tregtise, te transportit, te burimeve njerezore, te se drejtes nderkombetare, pa patur mbeshtetjen dhe solidaritetin e kolegeve te tij, funksionare nderkombetare nga kombe miq te Shqiperise dhe pa shprehur mirenjohjen ndaj tyre.

Qeveria demokratike shqiptare nuk mund te perparoje ne ecurine e reformave, pa patur mbeshtetjen jo vetem te vendeve fqinje, te Europes, por edhe te Kombeve te Bashkuara dhe organizmave donatore qe e perbejne ate, si PNUD i. Prandaj edhe shkembimi i koheve te fundit me to duhet pergezuar nga gjithe shqiptaret te cfaredo ngjyre politike qofshin. Bashkepunimi me NATO n, me SHBA ne, me Europen, me organizmat e OKB se, me Rusine, Kinen, nismat rajonale, etj., hapin rruge per investime te reja fitimprurese per te dy palet.

Ato ndihmojne ne ecurine e projekteve dypaleshe dhe shumepaleshe ne fushen e se drejtes, te institucioneve demokratike ne pergjithesi, te ekonomise, kultures, artit ne Shqiperi. Por ketu nuk i bejme mire Shqiperise dhe shqiptareve, duke mos qene solidare per ceshtjen kombetare, duke nxitur bashkebiseduesit tane, apo edhe ata qe hapur apo edhe ne menyre te fshehur, nuk na e kane dashur te miren ne shqiptareve. Integrimi ne Europe nuk mund te arrihet pa u bere njesh forcat politike ne vend, duke argumentuar cdonjeri qendrimet e tyre, pa mllefe.

Cdo vend ka parlamentare te krahut te djathte, te qendres dhe te majte. Nuk e teproj po te shprehem se Zvicra historikisht njihet si vend "etalon" per unison per ceshtjen kombetare, per marredheniet me Kombet e Bashkuara, me Europen, me fqinjet e saj. Po ashtu edhe SHBA ja, Britania e Madhe, apo Gjermania.

Apo Gjeneva, nje qytet nderkombetar, i qete dhe i begate, nje qytet i turizmit, i bankave, dhe banoret autoktone te Gjeneves qe kane pranuar ne gjirin e tyre mijera te huaj te kombeve te ndryshem qe punojne dhe jetojne aty ne harmoni, solidare, pavaresisht nga grupimet politike qe perfaqesojne apo feja e tyre.

Perseri mendova se shkrime te tilla si ai i profesor Alfred Ucit, na duhen tanime ne gazetat tona te pavarura, apo edhe ne ato qe perfaqesojne nje grupim te majte, te qendres, apo te djathte, nje shoqate mbarekombetare, apo edhe lokale. U lodhen shqiptaret ne Shqiperi dhe diaspore, duke lexuar shkrime dhe faqe pafund te gazetave me vrasje, krime, prostitucion, vandalizma, fenomene keto qe njihen prej dhjetra dekadash ne vendet e qyteteruara.

Por shtypi i ketyre vendeve nuk u jep vend ketyre fenomeneve, pasi e di se lexuesi, pas punes se lodhshme, kerkon edhe te argetohet, apo edhe te lexoje ne gazete shkrime per fenomene te gezueshme, per nje shfaqje te bukur, per nje film apo liber te arrire, per zakonet e bukura te mikpritjes, bujarise, solidaritetit, mirenjohjes...

Enkas shkoj nganjehere kur kam me teper kohe dhe dua te clodhem pak dhe marr pjese ne biseda midis shqiptaresh edhe ne restorante, te hapur nga shqiptaret ne Gjeneve, si ai "Cajupi", ne nje nga mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar. Pervec bibliotekes se pasur qe ndodhet rreth restorantit "Cajupi", nuk sheh me tym duhani, apo njerez qe diskutojne per "politiken e madhe" qe ata dine per fatet e Shqiperise apo Kosoves.

Sheh te rinj shqiptare, me shoke te tyre zvicerane dhe te kombeve te tjere qe diskutojne miqesisht, sheh bashkeatdhetare qe flasin para auditorit per veprat e tyre, apo zvicerane profesore, shkrimtare, sociologe qe shprehin mirenjohjen e tyre per mikpritjen qe u eshte bere gjate vizitave te tyre ne Shqiperi apo Kosove. Kete mirenjohje ata e afishojne edhe ne veprat e tyre.

Sa prekese ishte shfaqja e te rinjve shqiptare tek "Novotel" i Gjeneves dy jave me pare. Te gjithe solidare, nga Shqiperia dhe Kosova, apo edhe nga Zvicra e kombe te tjere uruan qe shfaqje te tilla te jene me te shpeshta, si edhe ato te realizuara ne Neshatel nga "Opera pa kufi", me pjesemarrjen e artisteve tane me fame boterore si Inva Mula, por edhe me artiste te kombeve te tjere.

Fatet e Shqiperise mund te mbrohen nga te gjithe shqiptaret kudo ku jane, pavaresisht nga perkatesia e tyre fetare apo politike, si dhe nga miqte e tyre solidare kudo ne bote. Ne na behet zemra mal kur kujtojme Shqiperine tone, te nje populli qe ka pasur nene Terezen si bashkeatdhetare, apo Skenderbeun, si udheheqes per me teper se dy dekada. Te respektosh dhe te duash vendin tend, te punosh me devotshmeri per te, kudo qe je, te jesh solidar, eshte nje shenje dinjiteti dhe emancipimi.

Ne keto caste personalisht mendoj se duhet flakur fryma e klaneve qe percohet edhe ne diaspore, sidomos ne Europe, e futjes se pykave midis bashkebeslidhesve kudo qe jane, e shperndarjes se fletushkave nga ana e njerezve deshtake dhe arriviste qe vegjetojne akoma edhe pak dhe enden akoma neper rruget e Europes apo botes.

Ata nuk i sherbejne frymes se kohezionit, te dashurise per njeri tjetrin, ata i sherbejne kthimit te nje kohe te kaluar. Do te ishte me mend qe ata "qoftelarge", te kujtojne se jetojne ne vende si Zvicra apo edhe gjetiu, ku bashkejetojne me zviceranet apo popujt e ketyre vendeve shume perfaqesues nga popuj dhe shtete te ndryshem te botes, te cilet identitetin e tyre kombetar e ruajne me ligje.

A nuk duhet te marrim shembull nga shume popuj te vendeve te tjera qe jane detyruar te largohen nga vendi i tyre, jo vetem per arsye ekonomike, por edhe per te punuar dhe jetuar edhe ne nje shtet tjeter qofte edhe per disa vite, dhe qe e duan njeri tjetrin, bashkeatdhetarin e tyre, e ndihmojne shoku shokun dhe me sa kane mundesi japin ndihmesen e tyre per shtetin e tyre ame.

Edhe nese ndokush mendon se nuk mund te beje asgje per bashkekombasit, pasi nuk eshte shkencetar, as shkrimtar, as artist gjenial, as njeri me shkolle te madhe, por mendon vetem per rehatine personale, ai duhet te mendohet te veteaftesoje karakterin e tij dhe te kete nje "zemer me te madhe", ne menyre qe te laje borxhin qe ka ndaj njerezve te njohur apo te panjohur, qe duke e ditur apo edhe pa e ditur, punojne edhe per te, dite per dite. Te jesh solidar do te thote edhe te mendosh per te tjeret, do te thote te japesh, te ndash, te ndihmosh.

Por kjo do te arrihet nese krijohet nje fryme solidariteti apo mbeshtetje nga te gjithe ata qe e ndiejne se edhe diaspora shqiptare kudo qe eshte, te afrohet dhe te behet e ndergjegjshme per fatet e nje kombi te lashte dhe qe nuk mund te zhduket kurre me gjithe anatemat apo pykat e ndonje keqdashesi te koheve moderne.

Shoqeria moderne shqiptare duhet te karakterizohet nga vullneti per te realizuar mireqenien materiale per te gjithe, qofshin keta parlamentare, apo punetore, bujq, apo profesore, artiste apo biznesmene; kohezionin shoqeror dhe demokracine perendimore. Cdo njeri duhet te veproje me nje ndjenje te larte pergjegjesie, jo vetem qe te mund t'u bejme balle bashkerisht problemeve shume shqetesuese te aktualitetit, por gjithashtu per te bere detyren ndaj brezave te ardhshem, per te mos u lene atyre probleme te veshtira per t'u zgjidhur, per shkak te akumulimit te gabimeve te se kaluares.

Ky meditim personal percohet i teri nga mbresat e mia te sinqerta jetesore, nga dashuria dhe malli per atdheun, nga synimi per te sjelle si nje shqiptar i thjeshte nje mesazh human.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora