E enjte, 28.03.2024, 09:48 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Cicimice politike

E enjte, 18.04.2013, 06:11 PM


BIIIZ…CICMICE POLITIKE

Satirë

NGA NEBI DRAGOTI

Kishte bisht. Nuk kishte bisht. U lag bishti. Nuk u lag bishti. Kishte hundë pinoku. Nuk kishte hundë pinoku. Zgjatet hunda nga gënjeshtrat. Tundet, shkundet bishti nga të gajasurat. Ikën nga karrikja njëri. Ulet në karrike tjetri më hundëlesh. Ulet hunda e tkurret bishti, kur bie daullja e humbjes. Ngrihet hunda e bëhet si kamxhik bishti. Çahet daullja nga zënkat. Këputen telat e çiftelisë. Kur do të ndalet kjo maskaradë muzike?Njëri thotë:”Jam unë kompozitori”. Tjetri ia prêt:”Jo, jam unë vetë komandanti strateg”. Muzika vazhdon e loja merr zjarr. Ai që thotë:”Jam unë Skënderbeu”, na dalka Nastradin me bojë nëpër podium duke inaguruar vepra, që ndërtohen me taksat e popullit. Këtu sharlatanizmi nuk ka llogjik, fluturon si tullumbace, gjersa i vjen fundi e çahet. Ti që ke bisht dije:elektorati ta prêt bishtin. Ti që ke hundë:elektorati ta fut mu në baltë. Jo,  bishti është i gjatë e tundet në ajër. Jo hunda është e gjatë e ngrihet përpjetë. Elektorati ta jep në dorë bishtin e mbaje po deshe si erashkë. Ta jep në dorë hundën elektorati, e, po deshe(qejf të bësh)përdore si gisht mbrapa…Simbolika e dy gishtave përpjetë është fallso, fallso,  fallso. Gënjeshtra, pallavra. Hunda zgjatet. Zgjatet dhe bishti. Detyrohen nderkombëtarët e të tërheqin veshin se nuk e ke kandarin e mendjes në terezi, se hundën e bishtin e ke. Taksat bëhen rrogë të majme për deputetë, ministra e shefa qejfllinjësh. . Qejfllinjtë djersijnë duke qeshur,  zgërdhihen, shajnë se kanë lekun nga taksat. Me paratë e taksave hanë, vjellin e vjedhin. Pema e korrupsionit rritet. Në hijen e kësaj peme rrinë “burrat e kombit”. Ulen mbi bisht. Mbështeten me hundë. Diktojnë me  gisht. Ngrenë dy gishtat si cfurk. Kokë çimkash kanë gishtat. Gishtave u zgjaten thonjtë lyer me manikyrë.   Rrahin gjokset dhe mburren për fitore të sigurtë. Kanë mashtrimin në majë të gjuhës. Presin shirita inagurimesh mbi dhjetë herë po mbi të njëjtën vepër. Bërtasin, çirren, se do të hapin vende pune mbas fitores maqdhështore.  Tanipërtani, vendet e punës i mbajnë të ngrira. I shkrijnë vetëm mbas fitores. Lumthi ti, o popull i lumtur, që mbanë me rrogë politikanët që ke. Me rrogën (votën) që u jep, i bën dhe  tradhëtarë duke lozur e duke u ulur sa majtas, sa djathtas. Sipas interesit të xhepit lëkunden në shilarës sa majtas , sa djathtas duke u kënaqur me valsin e lumturisë së tyre, të stanit politik,  duke e çuar bylmetin në magazinat familjare…Gjithë ndryshimet, veprat e ndërtuara është djersa e popullit. Cicmice politike si zëra grifshash, sorrash e laraskash.  Grifshat, sorrat, laraskat kerkojnë të na hiqen si kanarina. Bëjnë muzikë nëpër podiume politike. Biiiz, biiiz…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora