E premte, 19.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Talebanët hedhin poshtë përfshirjen në shpërthimet në Boston

E marte, 16.04.2013, 07:41 PM


MIRANSHAH -Talebanët pakistanezë të lidhur me atentatin e kryer me një automjet me eksploziv në Times Square në muajin maj 2010, hodhën poshtë çdo përfshirje në dy shpërthimet e ndodhura dje gjatë maratonës së Bostonit.

"Ne mbështesim sulmet kundër SHBA-së dhe aleatëve të tyre, por ne nuk jemi përfshirë në këtë sulm'', deklaroi Ehsanullah Ehsan, zëdhënës i Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), lëvizja e talebanëve pakistanezë.

Ky grup i afërt me Al-Kaedën i vendosur në zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit afgan, që prej gjashtë viteve ka kryer shumë atentate kundër forcave lakale të sigurisë, minoritetit mysliman shiit, të huajve dhe partive laike.

(d.b/BalkanWeb)

_________

SHBA, dy shpërthime në Boston, dyshohet për sulm terrorist

BOSTON - Dy shpërthime kanë tronditur maratonën e Bostonit duke lënë të paktën tre të vdekur dhe disa persona të plagosur.

Videot dhe fotografitë e publikuara tregonin konfuzion dhe shumë ambulanca në vendin e ngjarjes ndërkohë që shumë spektatore janë dërguar në spital.

Një dëshmitar deklaroi për agjencinë e lajmeve 'Associated Press' se shumë njerëz ndodheshin të rrëzuar ndërkohë që shpërthimet kanë ndodhur pranë vijës së finishit.

Ndërkohë autoritetet janë në gjendje alarmi edhe në Nju Jork për shkak të situatës së krijuar në Boston, por edhe alarmit për shpërthime të mundshme.

Nuk dihet ende se kush qendron pas këtyre sulmeve, ndërkohë që situata bëhet më delikate për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme për sulme terroriste.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama ishte njoftuar për ngjarjen e krijuar dhe kishte urdhëruar dërgimin e menjëhereshëm të forcave të shpëtimit.

Autoritetet kanë gjetur edhe një pajisje të pashpërthyer duke shtuar frikë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist edhe pse kjo nuk është konfirmur ende. Sipas mediave amerikane janë rritur masat e sigurisë edhe përreth Shtepisë se Bardhë në Uashington.

(er.cu/News24/BalkanWeb)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora