| E marte, 16.04.2013, 07:41 PM |
MIRANSHAH
-Talebanët pakistanezë të lidhur me atentatin e kryer me një automjet me
eksploziv në
"Ne
mbështesim sulmet kundër SHBA-së dhe aleatëve të tyre, por ne nuk jemi
përfshirë në këtë sulm'', deklaroi Ehsanullah Ehsan, zëdhënës i
Tehreek-e-Taliban
Ky grup i
afërt me Al-Kaedën i vendosur në zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit,
pranë kufirit afgan, që prej gjashtë viteve ka kryer shumë atentate kundër
forcave lakale të sigurisë, minoritetit mysliman shiit, të huajve dhe partive
laike.
(d.b/BalkanWeb)
_________
SHBA, dy shpërthime në Boston, dyshohet për sulm terrorist
BOSTON -
Dy shpërthime kanë tronditur maratonën e Bostonit duke lënë të paktën tre të
vdekur dhe disa persona të plagosur.
Videot
dhe fotografitë e publikuara tregonin konfuzion dhe shumë ambulanca në vendin e
ngjarjes ndërkohë që shumë spektatore janë dërguar në spital.
Një
dëshmitar deklaroi për agjencinë e lajmeve 'Associated Press' se shumë njerëz
ndodheshin të rrëzuar ndërkohë që shpërthimet kanë ndodhur pranë vijës së
finishit.
Ndërkohë
autoritetet janë në gjendje alarmi edhe në Nju Jork për shkak të situatës së
krijuar në Boston, por edhe alarmit për shpërthime të mundshme.
Nuk dihet
ende se kush qendron pas këtyre sulmeve, ndërkohë që situata bëhet më delikate
për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme për sulme terroriste.
Ndërkohë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama ishte njoftuar për ngjarjen e
krijuar dhe kishte urdhëruar dërgimin e menjëhereshëm të forcave të shpëtimit.
Autoritetet
kanë gjetur edhe një pajisje të pashpërthyer duke shtuar frikë për ndonjë sulm
të mundshëm terrorist edhe pse kjo nuk është konfirmur ende. Sipas mediave
amerikane janë rritur masat e sigurisë edhe përreth Shtepisë se Bardhë në
Uashington.
(er.cu/News24/BalkanWeb)