E premte, 19.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bajrami: Shahin Ibrahimi - ''Divorc me natën''

E marte, 16.04.2013, 08:14 PM


ESSE rreth vëllimit me pamflete dhe novelë te autorit Durrsak

Shahin Ibrahimi të titulluar:  “Divorc me natën”

Nga Agim Bajrami

Edhe më parë e kam thënë se kur lexoj ato, që ka shkruar  Shahin Ibrahimi, më krijohet ndjesia se jam duke shfletuar një fletë, nga realiteti i ndryshkur i ditëve tona, se jam duke folur me njerëz dhe momente, që na shkasin për para syve, dhe ne nuk jemi të aftë për ti fiksuar. Edhe pse janë të shkruara me një metaforë, thjeshtësie dhe spontaniteti, këto tregime të dehin me frymë marrjen e tyre, dhe mesazhet që lëshojnë në efir. Këto kohët e fundit Shahini krahas poezisë ka filluar të lëvrojë edhe prozën. Duket se këtë ai e bën i shtyrë nga nevoja për të kompensuar atë çka nuk mund ta bëjë dot në poezi, mbasi proza të krijon më shumë hapësira shprehjeje. Ai e konsideron prozën, jo vetëm si një element çudi bërës komunikimi, dhe pasqyrimi, por edhe si njësi dhe armë efikase për të pasqyruar atje lëvizjet dhe tronditjet e dukshme dhe të pa dukshme të ditëve tona të pa përgjegjëshme. Është një fakt i pa mohushëm se realiteti bashkkohor i ka me bollëk këto lëvizje, dhe vetëm një sy i preukupuar edhe i vetdijshëm si i tij, mund ti fokusojë ato besnikërisht. Është një kohë që krahas dritës e ka me tepri edhe muzgun. Kohë drithijesh me politikanë aventurier dhe njerëz akrobat, kohë ku miqtë dhe shokët të rrallohen gjithnjë e më tepër, kohë ku kufinjt e ëndërrës dhe zhgjëndrrës janë bërë farë të pa dukshme. Duke u zhytur brënda dallgëve të tematikave, që sugjeron autori në këtë libër, e kupton më së miri se ç`vlerë dhe ç`peshë ka nastologjia e tij prej idealisti. Një njeriu që vjen nga një shoqëri e pastër  idealiste dhe tradicionale, përballë kësaj pseudo shoqërie që operon vetëm në fraza dhe demagogji mashtrimi, se ka të lehtë ta pranoj atë. Shumë nga pamfletet e këtij libri, u ngjajnë thirrjeve “sos” të marinarëve të një anije në mbytje. Ndonëse zhurma e erërave dhe dallgëve të tërbuara, çirren me zhurmë dhe ulërima, dhe brigjet janë ende larg, kumbimi i kësaj thirrjeje ndjell ende shpresë.Pamfletet e Shahinit e urrejnë notën pesimiste. Ato janë të ndërgjegjshme se diku dhe dikush do ti dëgjoj ato, pamvarsisht mungesës se reagimit. Personazhet e novelës “Divorc me natën”, janë aq të varfër sa të grryejnë në shpirt. Kanë shumë pak tokë nën këmbë, por shumë qiell. Të paktën ata kanë të drejtë të ëndërrojnë. Ështëi i vetëm taban i pa dukshëm ku ata mund të mbështesin vetveten. Edhe pse personazhja qëndrore e novelës, ka rënë tashmë në greminë, të tjerët kanë mundësi të qëndrojnë. Atyre ende nuk ka nisur tju neveritet vetvetja.Veliu dhe të bijat, janë ajo pjesë e botës, që në një farë mënyre, mëshirojnë artistikisht modelet dhe parimet. Që karakterizojnë botën e madhe, por dhe mjaft të vështirë, të njerëzve të thjeshtë, të porsa dalë nga një tranzicion vrastar. Ka shumë poezi në këtë novelë, e denjë për tu konvertuar me dashuri dhe shpresë. Kjo e bën këtë vepër jo vetëm të lexueshme, por edhe tërheqëse faqesh mbas faqesh. Në krahasim me disa nga krijimet e tij të mëparshme në prozë, kjo novelë shquhet jo vetëm për stilin e saj më të spikatur, por dhe për një gjuhëzim figurash artistikisht. Duke u ndërthurur më shumë nga esetë dhe pamfletet e këtij libri, kushdo që e lexon këtë libër, krijon mendimin se Shahin Ibrahimi, kërkimin në botën e njerëzve të porsa dalë nga tyneli i diktaturës, e ka patur dhe e ka vazhdimisht, një motiv parimor. Prandaj na lind e drejta të themi se këto shkrime kanë si destinacion te sotmen dhe të nesërmen, sepse poetët dhe shkrimtarët, ashtu siç thotë “Montele” në një varg të tinë “ Kanë lindur për të ndryshuar botën”.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora