E shtune, 20.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pemiera e “Obelisku pa adresë'' të S. Berishës, 16-04-2013

E hene, 15.04.2013, 07:13 PM


ME 16 PRILL 2013, NË TEATRIN E PEJËS SHFAQET MONODRAMA E SEJDI BERISHËS, “OBELISKU PA ADRESË”

Të martën, më 16 prill 2013, Teatri i Qytetit të Pejës, shfaq premierën e monodramës “Obelisku pa adresë” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, cila shfaqet në sallën e teatrit në orën 20:00.

Regjinë e kësaj pjese teatrore ka bërë, Halil Gashi, ndërsa, rolet i interpretojnë, Nimon Muçaj dhe Rudina Zhara.

Monodramën e bën edhe më madhështore prezenca dhe loja në skenë e grupit të fëmijëve.

Dashamirët e artit skenik do të kanë rastin të shikojnë një realizim bashkëkohor skenik, me temë komplekse dhe aktuale.

Siç pritet, në organizim të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Dr. Ali Berisha, kjo monodramë do të shfaqet edhe me 27 prill 2013, me rastin e shënimit të Ditës së të pagjeturve.

Disa fjalë për monodramën, “OBELISKU PA ADRESË”

...Monodrama “Obelisku pa adresë", reflekton raportin e njeriut në mes njerëzores dhe së keqes, reales dhe joreales, që përmes mesazhit karakteristik shpirtëror, lufton për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të njeriut në të gjitha periudhat kohore, duke përfshirë këtu, edhe luftën e fundit në Kosovë, por edhe kudo në botë.

Kështu, përmes shpërthimit, por edhe të zotimit shpirtëror për t’i zbardhur humbjet e eshtrave të njeriut, grishet, zgjohet dhe provokohet ndërgjegjja dhe vetëdijesimi i njeriut, për ta luftuar të keqën, siç është në këtë rast lufta, krimi dhe tragjedia e njeriut dhe ndaj njeriut.

Këtu edhe qëndron pesha dhe mesazhi, që e bartë dhe e përcjellë tek opinioni monodrama, “Obelisku pa adresë”...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora