E shtune, 20.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Historia, jo në duart e politikës

E hene, 15.04.2013, 07:57 PM


Historia në duar të shkenctarëve,  jo të politikës

Nga Gjon KEKA

Kombi ynë në këtë shekull gjendet në një konfuzion dhe udhëkryq dhe normalisht se kur një komb gjendet në këtë pozicion kjo do të thotë se ai është në provë dhe siç na tregon historia, vetëm kombet e lindur dhe me rrënjë të thella siç është kombi shqiptar europian vihen në sprovë, por kombet e tilla gjithmonë dalin me sukses të aprvuara dhe me një energji të re të ecjes drejt të ardhmes,  dhe unë si një nga bijët e këtij kombi besoj dhe shpresoj se kombi im nuk do të lejoj t'i rrëshqas bota shqiptare nga duart e tij.Por duhet vënë re edhe një gjë se pikërisht në këto periudha konfuze dhe sprovash dalin apo shfaqen si armiqët e brendshem e të jashtëm të kombit ashtu edhe patriotët apo ata që gjithmonë të thirrur nga rrënjët e tyre dhe ndërgjegja kombëtare dalin për të ndal nëpërkëmbjen, dhe për t'i dhënë dritën e daljes nga kjo sporvë në mënyrë të sukseshme.

Megithkëtë ajo që më bëri të shkruaj rreth kësaj çështje dhe problematike është se para ca ditësh lexova në një të përditshme se ka pas një ndërhyrje edhe më herët në lidhje më sajimin apo modifikimin e disa pjesëve të periudhës së pushtimit barbar serb në Kosovë dhe një ndërhyrje e tillë është tradhëti kombëtare sepse ne sot mësuam për këto ndërhyrje, ashtu siç po mësojm edhe tani për ndërhyrjet në lidhje me periudhën e pushtimit barbar otoman.Êshtë tepër e dëmshme të preket anatomia e historisë së kombit shqiptar sipas qejfeve dhe politikave ditore,  qoftë kjo edhe nëse vjen nga komisioni europian, sepse asnjë vend dhe askush nuk guxon të mësoj të tjerët se si të shkruhet historia aq më tepër t'i mësoj politika historianët apo shkenctarët.Komisioni europian mund të kërkoj sipas pragmatizmit të tij dhe shkallës së demokracisë, por ai nuk ka asnjë të drejtë të mësoj apo të imponoj askujt dhe asnjë kombi se si ta shkruaj historinë.Sepse kudo dhe në çdo vend demokratik europian në historinë e secilit mësohet për të vërtetat historike dhe barbarizmin e püushtueseve të ndryshëm dhe asnjë vend dhe askush nuk i ka përkthyer fjlaët nga pushtues në administrues dhe as edhe ndonjë shprehje tjetër që shpreh realitetin dhe ngjarjet reale të barbarisë së pushtuesve.

Mendoj se ndryshimet që janë bërë në kohët e më parshme për periudhën e pushtimit barbar serb duhet të rikthehen siç kanë qenë më parë, sepse askush nuk mund të ndryshoj fytyrën e barbarizmit dhe gjenocidit që ka shkaktuar politika barbare e Milosheviqit dhe as ajo e Sulltaneve ne kohën e perandorisë barbare otomane.Nuk mund të fshihet fytyra e barbarisë së asaj politike gjenocidale si serbe ashtu edhe turke kur dihen botërisht nga të gjithë.

Ndërsa duhet nënvizuar se hisoria eshte sherbetorja e te vertetes, tendencat per te sajuar gjera te paqena jane antihistorike.Kombi shqiptar europian i ka rrenjet e thella dhe po nga keto rrenje ai gjithmone ka marre fuqine per t'i penguar shigjetat ideologjiko-politike demoniake si ato qe vijn nga brenda ashtu edhe nga jashte.

Prandaj me pakë fjalë historinë duhet lënë në duar shkenctarëve, historianëve dhe kurdo që të shkruhet apo rishkruhet ajo duhet gjithmonë të mbështetet në fakte, dokumente dhe kronika historike të cilat tregojn gjurmet e shpritit të kombit shqiptarë përgjatë gjithë proceseve historike të tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora