E enjte, 18.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: E shijoni si unë pranverën?!

E hene, 15.04.2013, 06:11 PM


E shijoni  si unë pranverën ?!

 

Nga  Përparim Hysi

 

E shijoni si  unë pranverën?

Lulëzimin e bimëve në fusha?

S'e kini si unë "licencën?!"

S'e kini: ju mungon  "vula"

 

Ju mungon ajo "vula e thatë"

Që e kam veç unë, "noteri"

Unë e kam se qeshë në fshat.

S'besoni? Dëshmon gjithë Fieri.

 

Qeshë dhe ndjeva afshin e tokës

Pashë mjegullën mëngjesit mbi lumë

Qeshë mes miqësh e shokësh

Jo. S'e shijoni dot si unë.

 

E gjeta frashërin plot gjethe

Fap dhe hipa mbi të si dikur

Biçakun e kisha me vete

Nga frashëri nxora lëkurë.

 

Lëkurën zura dhe e  ormisa

Me të seç bëra një culë

Si fëmijërisë e ujdisa

Dhe më  nuk isha më burrë.

 

Culës zë dhe i bie

Një  avazi të vjetër baritor :

"Dhëntë në kullotë i shpie"

Në këtë mëngjes pranveror.

 

Më ikën gjithë hallet e dertet

Shqerrat më kënaqin me blegërima

Pranverë, për ty më zënë "ethet"

Në fshat me ty ia bëj prima.

 

 

E, pra, s'e shijoni dot pranverën

Në fshat pranvera ka domenin

Në pretendoj se kam "lincencën"

Se në fshat unë gjej Edenin.

 

10   prill   2013

 

Një vështrim si "jashtëradhe"

 

Kur të shoh që  je e bukur

E ndjej veten si të "ri?!"

Ke parë ti që bëhem "turbull?!"

Turbull, tash,  në pleqëri ?!

 

Kur njeriu zë bëhet plak

Siç jam unë, në moshën time,

Zë e "rihet" pak nga pak

Veç i joshur nga  vështrime.

 

Sado tash s'është i "rrezikshëm"

Se më nuk është "konkurent"

Prej vështrimesh,sado "trishtshëm"

Zë "grefoset": djalë levent ?!!!

 

Kapet krejt si një i mbytur

Do shpëtim nga një fillkashte

Edhe unë jam "përtëritur"

Nga  vështrimi si "jashtëradhe"

 

12   prill   2013

 

Dashuria

 

Dashurinë kurrë s'e kam quajtur tek zbavitëse

Si një "komoditet" apo si  thelë përmbi bisht

Dashurinë e kam pranuar si ndjenjë tronditëse

Dashuri quaj atë që del nga një shpirt.

 

Ndodh që dashuria s'kënaq "palën tjetër"

Se jo kushdo dashurinë e përligj

O, më besoni ! Tash jam goxha i vjetër

Dhe jam nga ata që për dashurinë vihem në kryq.

 

Nuk jam nga  ata që  të "velem" lehtë

As nga ata që dashurinë ta nxjerrë në pazar

Kur dashuroj, jam tepër i sinqertë

Dhe dashuroj me shpirt e me mall.

 

E di mirë se ç'është akti cfilitës

Që i bënë zëmrat mos pyesin për moral

Ndodh që realiteti të jetë dhe "tronditës"

Por zëmrat nuk pyesin kur janë mbushur mall.

 

14  prill   2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora