E merkure, 24.04.2024, 02:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Cikël poetik pranveror

E hene, 15.04.2013, 06:45 PM


CIKEL POETIK PRANVEROR

Nga Vjollca Tiku Pasku

 

MIRË SE ERDHE PRANVERË

 

I gjelbër argjendi i pushit të barit te njomë,

e kaltër fryma e argjendtë e qiellit kur qesh,

e kuqe flaka e argjendtë e yjeve kur nata ndez,

e bronctë puthja argjendë e horizontit në mugune vonë.

 

Pa ngjyrë buisin flatra të vogla në farëza nektari,

fluturojnë në përkundjen e dredhkave të erës,

adrenalinën ndjejnë para se të mbijnë filizat e jetës,

toka mbushet me kurora lulesh të sapoçelura behari.

 

Kashta e reve digjet përgjumur nga dielli që hesht,

rrezet veshin shik, kostumin e grunjtë rinor,

përkëdhelin lehtas foletë e zambakëve liqenor,

elipsi i pranverës jehon kudo me puthjen e blertë.

 

Muskujt e pemëve lëshojnë drita bistakësh,

sythat çelin rubinët e parë me afsh parfumues,

harmonika e pranverës luan me gishta ngjyrues,

pah i luleve ngrihet në lartësi nga krahë endacakësh.

 

E argjendtë ngjyra e cicërimave që mblidhet në diell,

e argjendtë dridhma e retinave në rrjetat e bebezave të zogjve,

e argjendtë drita e mëngës së hënës kur fshin retë e lotëve,

i argjendtë bekimi i engjëjve “lulëzo pranverë” në qiell.

 

 

ODE PER LULET

 

Oh  lule

ju  lindni nga,

puthja e ëmbèl e pranverës,

petalet tuaja vezullojnë

një copë diell, një cope  hënë  ,

një varg ylberësh ….

 

Me duart e mija ju përkëdhel  ,

si mëndafsh i butë, push ëngjëjsh ,

fryma juaj, parfum i qiellit.

 

Përkundni shtatin si balerina

nga flladi i fresket

i qumshit të  bardhë ditëve

për të erëmuar njerzit.

 

 

Luleborë

 

Dëbora  për  të mos  u tretur,

përpiu  frymën e shenjtë    pranverës,

i mori  disa  deje  jeshile,

dhe  fryu  shkumën  e  bardhë  sferike.

 

Dëborë e qelqtë e mëndafsht petalore,

vezulloi gjinjtë e pranverës,

ngadalë hapi buqetën e parë,

aromë lëshoi nga spiralja e fshehur.

 

Oaz i bardhë me origjinë qiellore,

puthi buzët me nektar të fluturave,

i mori ngjyrat dhe ndërrohet,

e bukura, pelegrine midis qiellit dhe tokës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora