E marte, 19.10.2021, 03:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Veneta Çallpani: Më fal Çamëri...

E hene, 15.04.2013, 07:43 PM


  fal  Çamëri....

Nga Veneta Çallpani

U bë kohë që e ndiej lëngatën dhe dhimbjen tënde,toka ime e shenjtë. U bë kohë  që shoh simptomat e sëmundjes tënde e cila më bën të ndihem keq. Dhe ndonjëherë ndihem kaq e pafuqishme ,madje edhe kundrejt fjalës e cila fatmirësisht apo fatkeqsisht është arma ime më e fortë. Ndihem e pafuqishme edhe ndaj mendimeve të cilat aq sa më japin forcë,aq edhe më bllokojnë,madje ndonjëherë më marrin frymën. Çfarë mund të bëj unë për të të shpëtuar nga kjo gjëndje Çamëria ime?..Ah ,sa do të doja të ishe vetëm e imja, e kështu nuk do të lejoja askënd të të lëndojë,nuk do të lejoja kurrë që ambicjet dhe etja për pushtet të coptojë dhe të luajë me ty,njerëzit e tu, me dhimbjen dhe historinë tënde.

Çfarë mund të bëj unë?! Do të doja shumë që të isha politikane,të kisha pushtet vetëm një minutë,sa për të pranuar atë rezolutë të krijuar nga ata që realisht të duan,..Por nuk mundem,prandaj të kërkoj falje. Nuk mund të bëhem si ata. Unë jam thjesht një vajzë e cila nga dashuria jote merr guximin të qajë, të shajë,të vuajë,të flas,të bërtasë dhe ....Të shkruaj për ty. Më fal që mosha ime nuk më jep të drejtën të jem në parlament,por atyre kush ua jep të drejtën të luajnë me ty?! Vërtet mund të mos e pranojnë atë rezolutë,ama kjo gjë kurrë nuk mund të mohojë ekzistencën dhe historinë tënde...Ndoshta një ditë,ata të cilët sot,me indiferencën e tyre hedhin poshtë një të vërtet dhe një hap të guximshëm drejt saj, ata që sot heshtin kundrejt një padrejtësie, një ditë do të ankohen sërish, do të kërkojnë drejtësi,por atëherë mund të jetë shumë vonë...Më fal Çamëri...Të lutem më fal që jam vetëm Një...Na ndihmo të bëhemi Të Gjithë!....



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora