E marte, 23.04.2024, 01:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Dialog me Dhimbjen

E hene, 15.04.2013, 07:33 PM


Cikel me poezi nga libri “Dialog me Dhimbjen” nga Muharrem Kurti,qe sapo doli nga shtypi.

 

GJASHTË SHTATOR 2003

 

Gjashtë shtator në errësirë dëgjohen krisma

Shtin dhe ikin shqipfolsat e zi

Sikur ti ketë pjellë bushtra në Serbi

Vrasin tinëz dhe fshihen në liri

 

U shtua edhe një krim

Nënës iu vra djali më i mirë

Burri gruas

Babai të birit

 

Vrasësit fshihen në liri

Flasin shqip dëfrehen shqip

Kanë gjak krimineli barbari

Sikur ti ketë pjellë bushtra në Serbi…

 

 

FALENDERIM NGUSHËLLUESEVE

 

Nipi u vra pabesisht

Në varrim  mijra ngushëllues erdhën

Vetëm lavdëruan lavdinë

Mallkuan kriminelin

 

Dikush tha prerazi:

Po na vret liria

Tjetri plotësoi

Do t’i lëvizim të gjithë gurët e drejtësisë

Për vrasësin barbar!

 

Kaluan vite u bë një dekadë

Kolegët e nipit zëlartë

Deklarat e tyre veç deklaratë

Rri e strukur si një mi

 

Polici H A po hanë dhe

Krimi  bënë qejf në gosti…

 

 

RITUAL PËRVJETORI

 

Në lirinë tonë të shumëpritur e vranë

Në pusi shqipfolsat e zi si nata

Dhjetë vite shkuan krim i pazbuluar

Në përvjetor te varri vihen kurora

Mbulohet me lavdi betohen në ligj

 

Përvjetor pas përvjetori i njëjti refren

Vrasësi dobësinë e fjalës e ndjen

Rri i qetë i strukur në krim

Jetës i shijon tërësisht kënaqësinë

Afër ligjëvënësit afër krimzbuluesit

Ditët i gëzon netët i vjel…

 

*Shqipfolësat e zi janë  shqiptarë, që vrasin natën dhe të vajtojnë ditën.           

 

 

PLAKU I URTË

THA NJË DITË

 

Një plak i urtë

Mjekërbardhë

Fshehtësitë e botës

Që i bënte fetfa

 

Tha një ditë plot revoltë:

-Vetëm një vrasje e pabesë po të ndodhë

Shteti vihet në rrezik

Vetëm një vrasje nëse nuk zbulohet

Mjerë atdheu mjerë shoqëria

Aty ku lodrojne vrasësit si minjtë

Plagoset populli përdhoset liria…!

 

 

PREMTUESIT DHE KRIMIT

 

Ditët dhe vitet i mbushe premtime

Fushatë pas fushate parajsën sjell

Një dekadë që prin

 

Qindra krime rrinë në sirtar

Qindra kriminelë e shalojnë lirinë

Ti flet për liri që vret çlirimtarë

Merr duartrokitje frenetike

Mijra e mijra militantë mjeranë

A janë  verbuar apo s’kanë shpirt

Qindra nëna bijtë nuk i kanë

Në krah të kriminelit premtuesi hesht

Ditët dhe vitet u ndotën me krim

Ti veç lëshon premtime fjalësh

Ti veç kërkon besim…

 

 

MASHTRUESEVE

 

Mos harroni

Berllogun

Në kosh të plehrave…

 

 

KUSH PO I VRET VËLLËZËRIT

 

Më dymbëdhjetë qershor

Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë

Brohori-Fund robëria!

 

Policët do të ruajnë lirinë e secilit

Hetuesit do të gjurmojnë çdo shkelës të saj

Porkurorët do të akuzojnë  çdo krim           

Gjykatësit do të ndëshkojnë krimbërësit      

Politikanët do të bëjnë politikë paqësore

 

Mbeti pa përgjigje pyetja:

-Kush na i vrau vëllëzërit?

 

 

EUROATLANTIKËVE

 

Sytë nga ju i kthyem

Strehim ju na dhatë

Shpresës i dhatë jetë

Mendtë na i latë në kry 

 

Gërmadhat i dëlirët nga atdheu           

Atdheun tonë e bëtë të ri

Kulm shkolla çerdhe rikthyet

Rikthyet  jetën dhe qetësinë

 

Miqengjuj përkrahës të Zotit

Jetën na bëtë jetë dhe lirinë liri

Në këtë tokë të lashtë selitët besimin

Dëlirni dhe kriminelët e vrasësit e zi…

 

 

KATËR PYETJE

E KATËR DËSHIRA

 

Ç’dëshiron ?

Pjesën time të diellit

 

Ç’farë  the ?

Tokë të Zotit

 

Si ?

Askush të mos vrasë

Askënd

 

Kur ?

Përjetësisht

 

 

DHEMBJE  E KALTËR

 

Rroba të kaltra si qielli i kthjellët

Në shtatin e nipit rrinin vendosmërisht

Asnjë pafajësi nuk i kishte frikë

Ligjin e tyre shtetin e tyre të rilindur

 

Faji dhe krimi kurdisën pusi

Shoshë e bënë kaltërsinë e ligjit

Që nga ajo ditë në ato vrima bie shi

Pikon dhimbje dhe pasiguri

 

Dhimbje e kaltër e rrobave të kaltra

Dhimbje e kaltër e ligjit në letër

Dhimbje e  kaltër e krimit oktapod

Dhimbje e kaltër e shqiponjës se vrarë…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora