E premte, 26.04.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama

E shtune, 13.04.2013, 02:34 PM


Portret  i plakut 94 vjeçar  Shaban  Ramës  nga Tuxhevci  i Gallapit!

Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Shaban  Ramadani Rama   rrjedh nga një familje bujare  dhe  me virtyte   të larta njerëzore dhe  shumë  e veçantë. Ka  lindur ne fshatin Tuxhec  në bukuritë  natyrore të Gallapit, që e mahnitë   turistin  e huaj, po mos të flasim për ata  qe kane lind apo kanë prejardhjen nga ky fshat piktoresk.   Ka lindur me datën 13 maj. 1919. Plaku 94 vjeçar  ka një memorie shumë të zhvilluar, pa i shkruar e mbanë shumë mirë mend  të kaluarën  e shkuar  mbi 70 vitet e fundit. Babai  ishte Mahmuti  i familjes Rama dhe nga nëna Shahë  e Dabishevcit, (pra e familjes time)dhe ishte  fëmiu ma i madh. Nga vëllezërit  e tij tani të gjallë  janë vetëm Shabani dhe Azemi,ndërsa  Isaku dhe Tahiri kanë vdekur. Motrat Hafizja dhe Hamidja   i  kanë vdekur në moshën të re   atëherë në  mungesën e kushteve dhe te ndihmës mjekësore qe s'ka pasur fare ndihmë  mjekësore na rrëfen xha Shabani.

Xha Shabani i ka  7 fëmijë  4 djem dhe tri vajza.  Kjo familje është  vendase dhe  rrit  në Tugjec, nuk mundet me u dhëne ndonjë datë se kur janë vendosur, por thuhet se janë vendas në këtë fshat shume herët.   Cek,xhaxhi Shabani   në këtë fshat thotë se ka pas edhe   muhaxhir të ardhur nga  përndjekjet  e Serbisë  nga  Toplica Nishi,Bllaca     etj. Deri ne vitin 1946 ishte   duke u përballur me  gjendjen shumë të rënd të luftës edhe se ishte në moshën e re ai ishte  protagonist   i luftës me gjithë sfidat e sajë. Babai i Shabanit pasi  u  lodh nga   mosha,    e pa që  Xha Shabani ishte  shumë  i shkathet dhe i la  zotshpillakun në moshën  12 vjeçare,  pasi qe ishte i shtyrë në moshë. Mosha    16 vjeçare   sikur i diktoj  të bëhet burë para kohe. U mor  me puente ndryshme, por me furnizimin e  popullatës me krip. Ma tutje  thekson xha Shabani, ishte  një sojë si me u marr sot me drogë. Kështu që  një kohë,   ka punuar edhe si tregtar i  kripës duke e ndërruar me   drithë. Një kg  i kripës   shkonte me 7 kg grurë. Në pjesët   ku  ishte e përqendruar Italia  në Kosovë   nuk kishte   krip ndërsa  aty ku  ishte Gjermania  po  dhe furnizoheshim   na .Ishte kureshtja e jonë te mësojmë ma tepër për  transportin e asaj kohe si u kryente?. Ai theksoj se   ma tepër bartjen e bënim   në krah me duqi, po edhe me kuaj u kryente   transporti    i mallrave tregtare në atë kohë. Xha Shabani i mbanë mend  okupimin italian   me dy forca, Musolini  e udhëhiqte  sektorin ushtarak ndërsa Duqja atë të policisë.

Xha Shabani  me një pamje vitale edhe se i shtyrë në moshën  mbi 94 vjeçar!

Tani është në një  moshë të shlyer  mbi 94 vjeçar,  por vitaliteti i tije është   në rrjedha normale,me një  imagjinatë shumë te shkëlqyeshme. Xha  Shabani  shumë gjëra i kupton dhe  si harron mbi ngjarjet e së kaluarës me që në moshën shumë të re mbeti kujdestar i   familjes. Xha Shabani tregon për gjenezën dhe vjetërsinë  e tyre pa gjurmë, pa e ditur  kur janë  vendos  nuk ka histori thotë  për këtë popull,me buzë në gaz  u shpreh  sa është kjo tokë e vjetër, po aq jemi në këtë fshat dhe  në këtë Kosovë.

Xha Shabani ka jetuar deri në moshën  20 vjeçare  në Tuxhevc. Pas kësaj kohe nga pamundësia  e jetesës  në këtë fshat malor   ju imponua që ta lëshojnë vendin  dhe të shpërngulen në Gjilan. Pastaj  u ballafaqua me pushtetin dhe u burgos mbas  moshës 20 vjeçare. Në vitin 1946 sipas të dhënave të tij,  mbarimi i luftës se dytë  botërore e gjeti në Gjilan.Puna fizike  e gjeti fare në moshë të brishtë  që përballej me një sfide të jashtëzakonshme duke u kujdesur edhe për  vëllezërit e motrat që mbetën nën përkujdesjen  e tij. Ne në Tuxhec që jemi me mbiemrin  Kosumi dhe  Smajli  ishim të një gjiri, të një trungu familjar  të familjes tonë, thekson xha   Shabani. Po  edhe ne  e kemi trashëguar në kalimin e kohës  mbiemrin Rama  nga babagjyshi im. Edhe se u shpërngul në Gjilan, atje  pak ndryshoj gjendja  e tij. Në fillim ishte   me vështirësi integrimi, ku ju deshën disa vit të merret me punë fizike  deri sa     e gjet një punë,edhe se kishte përvojë pune  qe kishte punuar ne një dyqan tregtar në Tuxhec.  Familja e tij  u morr me prodhimin e bukës bënin ne një furrë qe ishte  e vetmja e llojit  te vet në atë anë.

 

Xha  Shabani   në Prishtinë me rastin e një vizite  të xhaxhi im Jakup Dibrani, prezent ishim edhe unë , Ramadan Dibrani vëllau dhe  shoqja e  xhaxhit tim  z. Arifja.

Po xha Shabanin  unë, e mbajë mend kur  vinte shumë here të na, në fshatin Dabishec.   Me babën Feti dhe me xhaxhallarët e mi Hamdi, Selman dhe Jakup Dibranin rrinte   me  javë të tëra të na.  Asnjëherë nuk u mbajt ndonjë  gezim as hidhërim pa qenë   xha  Shabani prezent    gjirin e familjes Dibrani. Ishte i mençur  dhe një  njeri që la përshtypje shumë të mirë tek  njerëzit ,në atë kohë  vinte disa herë  nga  Gjilani gjatë vitit.  Ai kurrë nuk u nda  nga Dabisheci qe thotë, se unë jam  rrit ma shumë të dajt   se në Gjilan  ose në    Tugjec. Po xha  Shabanin   e kaluara e tij e hidhur sikur e rriti para kohe qe u ballafaqua me  shume peripeci te jetës së rendë.

Në atë kohë   nuk ka pasur shkolla fare, pos    mejtepe   ka pas  për fe?

Ishte shumë i zhdërvjell    qe ai edhe se ishte i  ri  e gjeti veten  të shoqërohet me burra të moshuar  dhe të fjalës që  i ndanin  problemet e  pleqërisë të fshatit apo edhe të    rrethit. Në pyetjen tonë se  a keni pas  ndonjë shkollë  të hapur në  Tuxhec atëherë?. Xha Shabani  u përgjigj jo.  Në atë kohë   nuk ka pasur shkolla fare, pos    mejtepe   ka pas  për fe.  Ato mejtepe na u kanë imponuar ta ndiqnim.    Atë mejtep  kishim asgjë  ma tepe se sa  me na i  mbyll sytë   vetëm për fe me mësuar ! Po ne cilen gjuhë keni mësuar pasi aty nuk ka pas  popull tjetër i shtruam pyetjen ?.

Xha Shabani e  drodhi një   cigare   për ta mbështjellur  dhe   me një shikim  nga  larg  sikur ju kujtuan shumë  gjëra të së  kaluarës.  Filloj të përgjigjej,     gjuhën tonë jo  asnjëherë!. Ne, në atë kohë nuk e njehnim mire shqipen qe pushtuesit nuk na kishin lënë të hapim shkolla  nacionale   e lere ma  atë  arabishten, as qe na hynte në punë po ajo ishte një politikë  antishqiptare    e  pushtuesve serbo-sllav. Neve në kufi të  Serbisë që ishim  kemi përjetuar shumë keq  drama të përgjakshme.  Pasi jemi shpërngul në Gjilan    u hap shkolla e parë    në vitin 1947  dhe  u ndërtua shkolla e parë. Xha Shabani  vazhdoj rrëfimin e vet  që ishte  edhe   pjesëmarrës i luftës së dytë botërore.    Ajo periudhë e gjeti   ma tepër në Dabishec të daja (Sahit  Dibrani babagjyshi im). Ai rrëfente përkëdheljen qe e gjeti  të dajtë e sidomos me  babain tim Feti Dibranin  qe ishte i pandashëm   deri sa  vdiq me 1999.  Xha Shabani i kishte   dhënë  vetvetes   obligim  që ta mbajë  një ditar se  kush po vritet  kush po merr pjese në luftë dhe kush po mbetet gjallë.

Pastaj shton duke theksuar  se  koha ishte rrëmuje  qe  unë morra pjesë edhe në  luftën  e Dabishecit, qe pati jehonë në gjithë  Evropën,  si  luftë  ma e rezistueshmja  në rajon kundër  pushtuesve gjerman,  po edhe atyre   bullgar që erdhën  si pushtues të atij rajoni.

Ishim  mes dy zjarreve qe  na sulmonin serbët, po edhe ato  forcat maqedonase me reprezalje primitive  ishin  shumë barbare!

Na ishim në shërbimin e ushtrisë tonë  për me çlirua Kosovën. Forcat tona  na organizuan   qe të vazhdojmë deri në Shkodër. Duke udhëtuar   në Ferizaj qëndruam pothuajse  dy javë  që shumë veta  vdiqën nga të ftohtit.  Marshimi  ishte  drejt Shkodrës  e pastaj  vazhduam rrugën për Dubrovnik sipas  komandave    atëhershme  komuniste   e partizane.

Pastaj  prapë  i kthehet  rrëfimit   për  përjetimet dhe   kujtesën qe kishte për Mulla Idrizin nje luftëtar  i pa shembull.Ishte një pasojë fatale  në anën  e Gallapit dhe të Anamoravës   e sidomos  Gjilani. Ana jonë ishim në  mes dy zjarreve qe  na sulmonin serbët, po edhe ato  forcat maqedonase me reprezalje primitive  ishin  shumë barbare dhe  ma të theksuara...

Ishte kohë e keqe, që   kah u  orientoheshin shqiptarët   i priste  thika në  shpinë!

Pastaj  Xha Shabani  shton se   me rastin e rënies së  Mulla Idizit dolën krejt Morava, u detyruan me ikur,  por ato kohë  ishte kohë e keqe, që   kah u  orientoheshin shqiptarët   i priste  thika në  shpinë. Në atë kohë  u bashkuan  forcat tona në rajonin e Gjilanit  për tu bashkuar me  Brigadat   ushtarake të Preshevës. Lufta  morri përmasa të mëdha  në paqartësi  se kush me kenë  po shkon e po bashkohet. Pretendimet tona ishin  dhe vepronim  nën komandën  ushtrisë së Shqipërisë, po dinakëria  serbe e bëri  të veten me mashtrimet e termit  "bashkim -vëllazërim"  nën  moton qe të ndërtohet Jugosllavja .Në brigadën e Preshevës  u legalizuan  disa veprime,  po  nuk   ishim të lire disa  qe kishin pas një orientim   të një  lloj tjetër që nuk u pëlqente komunistëve  sidomos ato me orientim nacional shqiptar. Orientimi ynë ishte qe te jetë Shqipëri edhe në Kosovë, po  fuqitë e mëdha i dhëne krahun   Serbisë  dhe ish Jugosllavisë me dinakërinë  e dhelparakut  Tito,  dhe  na shpartalluan  qe një pjesë të mirë  të ushtrave tanë i dërguan  drejt territoreve te Malit te Zi  e te Serbisë, gjeja në çlirimin e  Jugosllavisë.    Ata  i quan një pesë  të ushtarëve   ne  Tivar dhe  i vranë me mijëra  burra,duke i  gjuajtur   edhe në deti!

Pamje e xha Shabanit  prapë ne një vizitë në familjen tonë  Dibrani.

U ndamë nga ky plak  i moshuar, elegant dhe i veçantë  qe nga la përshtypje   të shumta duke e kujtuar një   histori për veten e vet,po edhe një periudhë     bujshme  mbi të kaluarën  e këtij populli  në rajonin.

Foto nga viti   2013 ne Prishtinë me një rast takimi  me familjen tonë  Dibrani,që nuk u nda  asnjëherë qe 94 vite,  në te gjitha takimet    e dasmave    ahengjeve,por edhe në rastin e   vdekjeve.

U ndamë nga  ai duke  i  përkujtuar edhe një mijë  e një  kujtime      bukura dhe   mbresëlënëse për te kaluarën, doket,zakonet dhe  përvuajtjet e atij populli  shumë  bujar   dhe mikpritës në  anë e Gallapit.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora