E enjte, 25.04.2024, 12:04 AM (GMT+1)

Mendime

Zlatoje Martinov: Pse Kosova nuk asht ''Zemra e Serbisë''?

E shtune, 10.05.2008, 02:50 PM


PSE KOSOVA NUK ASHT ‘ZEMRA E SERBISË’?

Nga Zlatoje Martinov

Kemi qenë dëshmitarë gjatë muejve dhe vjetëve të fundit të ringjalljes së miteve të vjetra dhe krijimit të atyne të reja për Kosovën. Ashtu si në shekullin 19 dhe 20, prapë në fillim të shekullit 21 Kosova edhe njihere po ze vend kryesor në fatin e shoqnisë serbe dhe secilit anëtar të saj. Problemi asht se prodhimi konstant i këtij miti dhe konsolidimi i tij në mendjet e njerëzve, tash nuk përfshin ma vetëm nacionalistat si në kohën e Slobodan Milosevic, por gjithashtu edhe ata të ashtuquejtun demokratë dhe vetëm nji numër i vogël i politikanëve dhe intelektualëve sot arrinë me i rezistue këtyne miteve. Për dy shekuj ne kemi qenë skllavë të mitit të ‘renovimit të perandorisë së Dusanit’ dhe të nji uniteti gjithëserb që ka muejt me u mbërri vetëm përmes përmbushjes së ‘amanetit të Kosovës’ dhe kemi sakrifiku nji pjesë të mirë të fatit tonë europian dhe zhvillimit civilizues drejt saj. 

Gjysma tjetër e shekullit 19 u kalue në konflikte për ta përcaktue drejtimin themelor të anijes së shtetit dhe kombit. Rryma që mbisundoi ishte ajo që kërkonte që Kosova me u ba ideali dhe kuptimi themelor i jetës së secilit serb, ndërsa ata që mendonin ndryshe do baheshin targeti i shtypjes politike dhe i dhunës së pakontrollueme nga masa e inatosun (ashtu si në vitin 1887), ose ma s’miri përshkruhet si “spiuna kombëtarë” nga autorët e gjyqit. Çashtjet konkrete si jeta normale e individëve ose zhvillimi material i shoqnisë janë sakrifikue n’emën të mitit dhe të përtejmë, metafizik dhe iracional. Idea e Shoqnisë Normale asht anashkalue në favor t’idesë së ’Shtetit të Madh”. Kur mbas disfatës së Turqisë në Luftën e Dytë Ballkanike në vitin 1912, Kosova me shumicë popullate joserbe e gjeti veten mbas shumë shekujve edhe njihere pjesë e shtetit serb, nuk ia kishte vnu vëmendjen aq sa duhet mitit të madh; Kosova ishte dhe mbeti zona ma e madhe joserbe e Serbisë dhe Shteti vazhdues i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, p.sh. Jugosllavia dhe gjithashtu pjesa ma shpërblyese e tune në kuptimin material.

Shumë tentun, me praktikat ma të mira Naziste, ta banin Kosovën Serbe: për shembull, Vasa Èubriloviæ, i cili në ligjëratën e tij të famsme “Shën Sava” të vitit 1937 ofroi nji formulë se si me mbërri deri te ‘zgjidhja finale’. Ishte e mjaftueshme ‘me nda mexhën’ definitivisht dhe përgjithmonë ‘dhe me thy trekandëshin shqiptar’ – këshillonte profesori dhe ish-anëtari i ‘Nova Bosnia’ – tue pasë paramilitarë, “pa dijeninë e qeverisë sonë, sulmoni dhe digjni katundet e tyne dhe shtini shqiptarët me emigrue”.

Ai shtoi: “…kjo ka me shkaktue pak zhurmë, por nëse Stalini mundet sot me i lëvizë të gjitha kombet nga nji skaj i Rusisë në tjetrin, pse na nuk mundemi me iu ba njisoj shqiptarëve?”

Nuk ka asnji fjalë këtu për zhvillimin material të Kosovës, ‘zemrën dhe shpirtin e çdo Serbi’. Kjo zhveshte mitin e aurës triumfale të saj, tue lanë mbrapa vetëm thelbin politik të saj: përpjekjen për nji territor që kishte me u ba krejtësisht serb në kuptimin etnik.

Ka mbetë njisoj deri sot. Në periudhat kur propaganda e shtetit vdes, Kosova në mendjen popullore asht gjithçka tjetër pos ‘zemra dhe shpirti’ i Serbisë.

Luftat janë ba për këtë territor, tue shkaktue vdjekjen dhe mizerinë e qytetarëve të pafajshëm nga të dyja anët dhe në vitin 1999 Kosovën e humbëm përnjimend.

Sot, poashtu politikisht në kuptim formal, qysh nga njohja e saj nga shumë shtete të fuqishme; si dhe etnikisht, meqenëse janë dy milionë shqiptarë dhe 150 mijë serbë; mandej edhe kulturalisht, sepse modeli i ri nacional ka pozitë tjetër atje. Ende miti me kokëfortësi qëndron. Shumica e serbëve në fakt nuk kanë kurrfarë lidhje emocionale me Kosovën dhe shumica e tyne kurrë nuk kanë qenë në Kosovë dhe lidhje të tilla, nëse ka, mbeten të huazueme posaqërisht për promovimin e fuqishëm të medias të mitit të ri të formuem që ‘amaneti kosovar’ mbetet me u përmbushë dhe që ‘secili serb duhet me lidhë jetën e tij me këtë qëllim’. Gjithashtu, çdo rezistim ndaj ‘këtij qëllimi të naltë’, jo vetëm që asht i padobishëm, por gjithashtu konsiderohet si tradhëti. 

Ky asht shkaku pse sot, disa njerëz demokratë hezitojnë me deklarue publikisht se Kosova nuk ka shans me qenë zemra e Serbisë. Kosova përfundimisht nuk asht Serbia, por asht nji shtet i ri n’Europë. Që politika e qeverisë serbe përbëhet nga dhuna provokative, çrregullim dhe konfuzion në Kosovën Veriore, me qëllim që me i provoku shqiptarët e Kosovës me iu përgjegjë dhunës serbe me mënyrën e saj ma të fuqishme. Që qeveria i shpenzon paret e taksapaguesve me shpresën e çmendun që ‘Kosova ka me u ba prapë serbe’. Që ajo ka me iu bashkue UE dhe mandej me bllokue hymjen n’UE për shkak të ‘shtetit fals të NATOs’. Sidoqoftë, qytetarët e Serbisë, kushedi për sa kohë në historinë moderne serbe të dy shekujve të fundit, janë poashtu peng të nji miti, i cili mundet me u diskualifikue nga bashkimi i procesit të europianizmit dhe modernizmit në fillim të shekullit 21, të dënuem me pritë nji tjetër mundësi, ndoshta në shekullin e ardhshëm. Sigurisht, që vampiri i mitit nuk çohet edhe njihere.

Shumë tentun, me praktikat ma të mira Naziste ta banin Kosovën Serbe: për shembull, Vasa Èubriloviæ, i cili në ligjëratën e tij të famsme “Shën Sava” të vitit 1937 ofroi nji formulë se si me mbërri deri te ‘zgjidhja finale’. Ishte e mjaftueshme ‘me nda mexhën’ definitivisht dhe përgjithmonë ‘dhe me thy trekandëshin shqiptar’ – këshillonte profesori dhe ish-anëtari i ‘Nova Bosnia’ – tue pasë paramilitarë, “pa dijeninë e qeverisë tonë, sulmoni dhe digjni katundet e tyne dhe shtini shqiptarët me emigrue”. Ai shtoi: “…kjo ka me shkaktue pak zhurmë, por nëse Stalini mundet sot me i lëvizë të gjitha kombet nga nji skaj i Rusisë në tjetrin, pse na nuk mundemi me iu ba njisoj shqiptarëve?”

(Fragmente nga artikulli botue n’REPUBLIKA)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora