E shtune, 20.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vrasja e Hasan Prishtinës

E shtune, 13.04.2013, 02:28 PM


Demir KRASNIQI:

 

VRASJA E HASAN PRISHTINËS

 

Mbarë Kosova pyet Athinën –

Kush na e vrau  Hasan Prishtinën ?!

Kush na e vrau atë atdhetar –

Kryeministrin tonë shqiptar ?!

 

Kryeministrin e Shqipërisë –

E vrau  dora e tradhtisë !

Ibrahim Çelo nga Manastiri ,

Kriminel , ai qen qafiri !

 

13 gusht , tridhjetë e tre –

Selaniku u mbulua n’ re !

Jo nga rrëfeja , as bubullima ,

Sot na u vra Hasan Prishtina !

 

N’ pabesi  vranë atdhetarin ,

Politikanin , bir shqiptarin ,

N’ Çimisqi të  Vogaxhikut ,

Mu në  shesh  të Selanikut !

 

Ishte ora 2 mbas dite –

Dolën së bashku në  shëtitje !

Ibrahimi , ai i pa shpirt –

Kishte n’ shokë revolen “SMITH”!

 

Si rrufe nxor revolverin –

Mbi Hasanin  e  bëri  tmerrin !

Bëri  krim e bëri tmerr –

Mbi Hasanin shtiu pesë herë !

 

Turrej vrasësi , ai mizor –

T’ zbrazte  plumba  mbi  kraharor !

Me plumb t’ tretë e godet n’ kokë

Dhe Hasani u shtri për tokë !



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora