E premte, 19.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Nuk gjykohet në bazë të fjalëve,por në bazë të veprave

E premte, 09.05.2008, 09:22 PM


Skender Korça
Nuk gjykohet në bazë të fjalëve,por në bazë të veprave
(Për zgjedhjet e 11 Majit)

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Çdo gjë është e pamundur për atë qe ka vullnet për të bërë. Kjo është qështja. Asgjë nuk bëhet e shumë flitet…Bëshet çdo gjë e asgjë nuk thuhet. Andaj në çdo gjë duhet gjykuar në bazë të veprave dhe jo në bazë të fjalëve.
Është pritur kështu, sepse kështu I është trasuar rruga në Kosovë politikës për të i mbajtur dhe organizaur  edhe një palë zgjedhje Serbia në Kosovë.
Ky do të ishte një spekullim i rëndë në Kosovë se do të “ndodhte kështu”, por ja që ato po i mbajnë, me ndonjë  apo pa asnjë ndikim .
Kosova shtet nuk është një propagandë, por është guri i themelit historik i synimit se është bërë shtet, pa asnjë “test sovraniteti” edhe pse tash më kanë filluar të belbëzojnë njerzit nga kabinete qeveritare kishe tash më po testohet edhe kjo gjë, duke sprovuar durimin e qytetarit, gjëja se kështu se po  promovojmë edhe njëherë tolerancën dhe mirkuptimin që për hir të favorit politik integrues në Evropë nuk do reagojmë ndryshe.Sa është e bukur kur përfundojmë vetëm kështu së menduari sepse në “gjumë” do ngritesh  lugat nga shtrati dhe shumë me ankth po ta shihje nëse diçka kështu trishtuese pas shpalljës se Pavarsisë së Kosovës. Por kështu në zhgëndërr nuk po frikemi sepse nuk po reagojmë, por po harbojnë nga poltika,  gjë që të jep të kuptosh se të arsyetohesh është logjike, por të gjykosh në vepër do jetë më se e pranueshme se sa të gjykosh në retorikën e fjalëve që po bënë politika  e Kosovës, qoftë nga krahu qeveritar qoftë edhe nga UNMIKU sikur deklarimi i z. J. Ryker- “Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë me 11 maj është e "papranueshme" dhe se qëllim i mbajtjes së tyre është formimi "i strukturave paralele dhe ilegale dhe jolegjitime të Serbisë".

Angazhimi në problemet e kësaj  çështjes nuk mund të shmangë politikën tonë në shpresë se a po mbahen apo nuk do mbahen këto zgjdhje, por duhet orientur në atë masë sa që në këso situatash të janë të legalizuara mjetet e veprimit.
Nëse në Kosovë është reaguar kur është bërë një protestë, protestë kjo që nuk ka cenuar dhe nuk ka ndikuar në asnjë rezlutat politik të askujt në Kosovë por vetëm ka qenë shenjë e revoltës dhe paknaqësisië, UNMIK-u  reagonte me vrushkuj uji, plumba gome, gaz lotësjellës për të paralizuar zërin që thumbonte padrejtësitë. Të kujtojmë një 10 shkurt. Kujtoni dy viktima.
Kur bëhet fjalë për këta mekanimza veprimi, mendohet cilat janë mjetet që japin shpresën se do dalim nga kjo gëzhojë e kësaj natyre në Kosovë, për të reaguar kur është diçka jo ligjore që ndeshet me çdo etikë dhe regullore ndërkombëtare.
Në vitin 1992, zgjedhjet tona në Kosovë dhe poashtu  të viteve të më vonëshme në Kosovë, në pjesën e territorit tonë, zgjedhjet me këta parametra përshkrues, Serbia nuk lejonte me asnjë kusht duke ushtruar dhunë, prangoje dhe burgosje dhe denime të rrepta. Sa shqiptarë pësuan kështu, sepse zhvillimi i veprimtarive të një shteti që ka për pasojë krijimin e paralelizmave në Kosovë, do duhej të ishte e sankionuar me ligj dhe të mos ekzistonte dilemma se çfarë duhet të bëjmë. Ky ligj ka mbështetjen në mekanizmin veprues konkret e jo të “qajmë e të qajmë” se me lotët tonë do “mbushim një pus”.
Nuk ka rëndësi dhe aspak nuk është logjike të deklarojnë Qeveria dhe UNMIK-u së këto rezultate nuk do vlersohen, sepse në na interson që këto  zgjedhje të mos mbahen në Kosovë. Po kjo është për të na hedhur biber në sy se nuk janë asgjë.
Evropa  dhe bashkësia ndërkobëtare  si do të reagonin nëse në zgjedhjet e Kosovës të merrnin pjesë edhe qytetarët shqiptar të Luginës së Preshëvës, ata të Malsisë të Madhe dhe të tërë Shipërisë, si dhe ata nga Maqedoni dhe Mali i Zi? Pavarsisht a do ndikonin në rezultat këto zgjdhje?
Sigurisht do stoponin se do kishin frikën se po votohej për një Shqipëri të madhe. Andaj ky harbim  I politikës dhe me politikën dhe svranitetin e Kosovës si mos reagim pa mjete konkrete në këto zgjdhje të Serbisë në territorrin e Kosovës nuk është “ Test i Sovranitetit” siq e keni quajtur ju “këshilltarë” të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, por është shkelje e Sovranitetit direkt, nëse “Kosova është e Pavarur”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora