E marte, 18.06.2019, 04:43 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Portret i paautorizuar i Kristo Papës!

E premte, 12.04.2013, 06:00 PM


Portret i paautorizuar i Kristo Papës!

Nga Elvi Sidheri

Së pari të dashur e shumë të nderuar lexues, u bëj këtu të ditur se Kristua në fjalë as më njeh dhe as e njoh personalisht e të dy nuk jemi parë qoftë edhe së largu me dylbi nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek!

Kristo djali thonë të jetë andej nga prapatoka janinase me origjinë, të ketë poseduar edhe më duket një dyqan diku andej dhe të jetë kthyer si gjethja kur fryn era, në krahun e helenizmës ekstreme këto kohët e fundit pas shfaqjes së krizës së egjër ekonomike që po fshikullon ende me forcë Greqinë.

Kristua është “hierark” i spikatur i organizatës neo-naziste me pikëpamje fashisto-raciste të quajtur “Agimi i Artë”!

Deri këtu me të jemi në rregull.

Agimi i Artë po dëgjoja sot në një mjet informimi shqiptar, se dje së fundi na paskërka protestuar ethshëm kundër arsimit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në gjuhën e tyre me anë të disa kurseve të promovuara nga bashkia e qytetit të Kavallës.

“Jashtë emigrantët nga Gërqia”! etj na kishin qenë parrullat e tyre të ashpra kundër të huajve të mallkuar të cilët në këndvështrimin “agimas” po e marrin në qafë Greqinë e tyre të shtrenjtë.

Kristua që thoni ju, se ç’ka një fytyrë jo prej ekstremisti e budallai të zakonshëm ndër të tjera, pra nuk mund të thuhet me lehtësi për të, që ai i plotëson kushtet për të qenë jo vetëm një ithtar, por edhe një anëtar i denjë i organizatës së fantaksur të cilën bashkëdrejton me të tjerë legena ndjekës së ideve si të tijat.

Ai është i bardhë, me pak mustaqe tipike shqiptari labërie (të më falin miqtë lebër për të cilët ndjej një respekt të jashtëzakonshëm në realitet), me një fytyrë të formave të rregullta e sy shprehës të cilat qëkur ka shkelur në terrenin e thepisur të politikës dredharake helene, i maskon me disa syze prej intelektuali.

Ja miq të dashur që po merrni mundimin të më lexoni tani...ndërsa po shkruaj për këtë prototip mëzi të pagdhendur i cili sillet si një kërriç i pandreqshëm dhe qumështin e pelës nënë (shqiptare) e pështyn me neveri duke preferuar të marri gji nga gomarica (helene kjo) apo të rritet nga mushka (përzjerje shqiptaro-arvanito-greke dhe kjo)...për t’u shprehur sa më mirë për të pra, po sodis me ëndje disa foto të tijat që gjehen fare thjesht në internet.

Në disa prej tyre Kristua figuron poshtë hijes së rëndë të flamurit blu e bardhë grek.

Në të tjera ai është pavdekësuar në poza me të njëjtin flamur në sfond përmbi supe (dhe hija e helenizmit që duket sikur i thotë:”Bravo biri im”!)...duke sharë e nëmur shqiptarët e mallkuar brenda në tokën shqiptare në ndonjë varrezë greqërish të vrarë si përherë pa nder gjatë ndonjë lufte.

Ka të tjera ku ai duket më serioz i kollarisur, aq sa mund t’a ngatërrosh të ngratin me një njeri të shëndetshëm mendërisht!...Fyerje e madhe për të kjo që t’a dini!

Kristua dhe shokët e tij të “hareshëm” të “Agimit të Pjerdhur”...më falni të Artë si ato perlat e imta me shkëlqim të Fard-it që vënë gratë në fytyrë në raste festash e kremtimesh (edhe Agimuqët e Artë, siç kam thënë me tendenca të forta devijante në sferën e shijeve seksuale del të jenë sipas shumë të dhënave të pakundërshtueshme), ata pra këmbëngulin vazhdimisht që gjindja e zakonshme t’i shohë si të shkitur nga trutë sepse vetëm ashtu tezat e tyre idiote mund të merren seriozisht nga ndokush.

Por unë megjithë intervistën jashtë realitetit human të dhënë me shumë bujë në një TV shqiptare ca kohë më parë dhe fyerjet e batutat e tij antishqiptare, sërish këtë njeri nuk po mundem dot t’a fus në të njëjtën kornizë me shokët e tij në vepra të “krevatit të përbashkët” ku flenë të shtrënguar “oçe-oçe” prapanicë më prapanicë kuadrot helenistë të Agimit pjerdhshmërisht të Praruar!

Ja ku gjeta tashmë dhe një foto që deputetët e Hrisi Avgjisë brenda në sallën e parlamentit grek, i tregon me grushtin ngritur përpjetë (dhe një organ tjetër më poshtë që nuk u ngrihet dot më ndërkohë...se ndryshe do qenë dukshëm më të qetë po të kishin një jetë seksuale më të kënaqshme)!

Janë të tërë të veshur si njerëz të paktën në këtë pamje dhe kur i shikon dikush pyet veten nëse vërtetë këta persona përfaqësojnë aty, në asamblenë e të zgjedhurve të popullit që pretendon se dikur botës i ka falur “demokracinë”, një parti kaq larg të bërit politikë normalisht, e cila ndjek dhe synon ideale fiktive, abstrakte dhe të pakuptimta edhe për anëtarët e saj më të flaktë.

Ajo foto ku të gjithë mbajnë grushtin në ajër, mua të paktën më duket e interpretueshme lirshëm në disa mënyra.

Për shembull ata mund të jenë duke e pyetur drejtuesin e seancës, se përse Greqia e tyre e dashur në vend që të ketë zbardhur bashkë me “Agimin” e tyre të një dite të re helene, në realitet bie thellë e më thellë në “Muzgun” më të errët grek?

Ose me ato grushta lart, ata mundet të jenë duke përshëndetur të afërmit dhe mamatë, motrat e gratë e tyre, sikur t’u thonin:”Shihni se jemi këtu në parlament edhe ne, e besoni dot”?

Mirë e kanë në këtë eventualitet, sepse në Europë të paktën, qysh nga koha e “Marshimit mbi Romë” të Benito Musolinit dhe djegies së Rajshtagut në Gjermaninë para-hitleriane...nuk qe parë prej kaq vitesh që diktatorucë të tillë racistë ekstremistë të qenë futur më në ndonjë parlament vendi demokratik.

Me siguri që si edhe të afërmit e tyre, ata vetë akoma nuk e besojnë dot sesi me të vërtetë kanë mundur të hyjnë në parlament dhe tashmë padyshim që jo vetëm në Greqi, por edhe më gjerë nëpër Europë, kushdo debil me shumë dërrasa mangut në kokë, me pamje prej Neandertali para zhdukjes dhe me sy vazhdimisht të zgurdulluar e mendje të çoroditur sa herë i duhet të shqiptojë një fjalë më të komplikuar se “kalimera”...tanimë mund të zgjidhet deputet, ministër e pse jo edhe president diku në ndonjë vend fatkeq si Greqia këto kohë.

Por versioni më i bindshëm që kam unë për këtë foto, është se “Agimuqët brekë-praruar” janë duke “rrahur ujin në ajër” me grushtat ngritur...dhe do pranuar që në këtë specialitet ata nuk kanë rivalë!

Ju lumtë vërtetë!

Kryetari i Agimit të Artë për shembull, me Kriston nuk ngjan fare, po fare-fare.

Ai njeri në shikim të parë të le përshtypjen e një dose të vjetër skrrofë dyqind kilëshe ferme, nga ato që ushqehen me gjithçka e mbi të gjitha me glasat e pulave, kakërdhitë e deleve, bajgat e lopëve dhe jashtëqitjen e ndokujt pas ndonjë gëmushe apo ferre.

Ky burri, kryetari i gjithëfuqishëm që mban në dorë frenat e Agimit të Artë dhe të ardhmen e tërë helenizmës, i tillë më duket mua.

Ai është kokëmadh, i errët, i shëmtuar si dreqi (tezat dhe idetë e tij janë fiks si “nona dreqit” në rastin e tij), me trup në formë tokmaku, me një shprehje të ndershme prej debili noterik të stampuar në fytyrë dhe me një gojë që i hapet si vrimë haleje kur bën të flasi.

Në shikim të dytë, mund të pohoj padyshim se drejtuesi lavdimadh i “Agimuqëve” të jep fortësisht idenë e një vije të mesme mes rinocerontit të kopështit zoologjik dhe një “Shreku” të pikëlluar, çakërdisur dhe me paruke.

Po vështroj me vëmendje një foto të tij sërish, në të cilën ky burri (Nikolaos Mihaloliakos për ata prej jush që nuk po i zinte gjumi pa ia ditur edhe këtij majmuni cirku emrin)...gjendet mes dy kërriçave të tjerë pasues të filozofisë së tij.

Nikua ynë, ka hapur gojën si krokodil, aq shumë sa duket sikur do t’i gëlltisi një nga një të gjithë mikrofonat e mediave aty pari dhe me jargët që gati po i rrjedhin, po i drejtohet shtypit me ndonjë nga budalliqet tipike të tij.

Ajo që për mua ka rëndësi në këtë foto, nuk është Nikua, por dy shoqëruesit e tij në atë konferencë shtypi ndërkohë.

Ata për mua paraqesin interes, sepse janë militantët tipikë të Agimit të Artë.

Njëri madhosh me mustaqe të gjata, tjetri kokërruar me pak mjekër.

Madhoshi klasiku kamionist, tjetri të jep përshtypjen se preferon bodybuilding-un.

Madhoshi gjithë mustaqe, në atë foto duket sikur i hedh një vështrim të shpejtë “tinzash” Niko kryetarit, si për t’i thënë:”Ngrifu ti sa të duash këtu para gazetarëve...se më pas në prehërin dhe krahët e mi të ngrohtë do të vish kur të duash pak prekje humane”!

Rivali i tij nga krahu tjetër, ka rënë në mendime të thella, i sigurt siç duket për humbjen në këtë “treshe” dashurore me Shefin e madh të “Agimuqëve”.

I palestruari kokërrejpur (kokëzbathur thonë po ashtu andej nga Vlora në të tilla raste), ka varur turinjtë pesë deri në shtatë pëllëmbë, ka ulur sytë në shenjë disfate dhe ka marrë një pamje “si qen i rrahur”.

Sesi qëndrojnë gjërat në këtë kontest dashuror midis dy rivalëve dhe Niko dosës skrrofë bajga-ngrënëse, dallohet qartë edhe nga një detaj tjetër me shumë rëndësi dhe kuptim.

Flamuri me simbolin e partisë, pra atë labirintin me formë amorfe, që secili mund t’a interpretojë si t’ia ketë qejfi, por që mua për shembull më duket si një labirint ku janë futur dhe s’dinë të dalin më grekët me në krye këta “të hareshmit Agimuqër”...ai pra qëndron direkt mbi kokën e kamionistit mustaqemadh!

Zgjedhjen dashurore Niko dosa skrrofë kryetar, e ka bërë pra e tashmë vend për kokëzbathurin e palestruar s’ka më në zemrën dhe netët e tij të nxehta helene!

Por të vijmë sërish tek personazhi i kësaj analize, njeriu për të cilin vërtet po flas, pra tek Kristua jonë.

Po thoja që ai pra, i zi katran si skrrofa që ka për kryetar partie nuk është.

Trupin si tokmak, muskujt e fryrë me amfetamina, mustaqet gjer në gushë, kokën rruar e qethur si shumë anëtarë të tjerë të “Agimit të Artë” po ashtu nuk i ka.

Si në botë e kanë pranuar atë në parti, akoma nuk po e gjej dot!

Ndër të tjera e bëra copash internetin dhe ende nuk kam gjetur një foto të tij ku ai të ketë pozuar siç bëjnë me krenari shumica e pjesëtarëve të kësaj lëvizje të shquar heleniste, më të pasmet e kthyera nga aparatet fotografike ose kamerat që i xhirojnë pra.

Sepse siç tashmë dihet botërisht, forca lëvizëse, ajo që vë në punë motorin përjetësisht të pashtershëm të “Agimit të Artë” është pa asnjë dyshim, E PASMJA!

Agimuqët si ide, nuk sulmojnë, por ZBYTHEN!

Ata me prapanicë mendojnë, sepse trurin e kanë jo si shumica e meshkujve, pra të ndarë mes kokës dhe zonës poshtë tokëzës së rripit të pantallonave, por nga ana e kundërt, poshtë xhepave të pasëm përmbi “byçkë”.

Të them të drejtën, tanimë mund të pohoj më në fund me bindje të plotë, përse e kanë qasur në këtë organizatë dikur ilegale të transformuar në parti Kriston, sepse edhe ai është në të gjitha kuptimet një “turiprapanicë”!

Këtë kusht si dhe atë të të qënit një person para të cilit peshku cironkë duket krijesa më inteligjente e universit e ndoshta pse jo edhe e galaktikës sonë, Kristua e plotëson 100%.

Kam tani përpara një foto të tij ku Kristua po rreket të pijë një gotë me ujë.

Së pari që ai të dijë se uji pihet dhe që për këtë arsye nevojitet të përdoret edhe një objekt i quajtur gotë, kjo gjë në vetvete do quajtur arritje për trurin e tij prej “Agimuqi”, pra me aftësi të kufizuara përpunimi informacionesh, memorie selektive (s’ka faj i ngrati që harron gjakun e të parëve, se aq mbush) dhe kapacitet minimal pune në përgjithësi.

Në botën e sotme dhe në “analet” mjekësore, ndoshta do të qe e udhës të njihej si një simptomë më vete e zhvillimit të vonuar apo prapambetur mendor...edhe kjo e të qënit anëtar i “Agimit të Artë”.

Këta “copa mishi me dy sy” në këtë mënyrë do të bënin pjesë tek njerëzit e goditur nga e rralla dhe e pashërueshmja sindroma “Golden Dawn”!

Për aq sa marrin vesh Kristua dhe Nikolaosi, edhe naftën bruto të papërpunuar, mund t’a pinin në vend të ujit se zorrët i kanë të forta si teneqe (prandaj në stomak gëlltisin marrina me shumicë, të cilat nga mostretja u dalin në formë pordhësh erëqelbura antishqiptare prej prapanicës...kur këtë të fundit nuk e kanë të zënë me pozim para fotografëve apo me ndarje lozonjare gjestesh dashurore mes tyre).

Ndryshimi midis ujit të pijshëm dhe atij të fekaleve, për Kriston është aq i padallueshëm sa edhe diferenca mes të qënit shqiptar-arvanitas ose helen “Agimuq”.

Prandaj kur Kriston e shoh teksa pi ndopak ujë të pastër kristal, mendoj sesi mund t’i duket atij ky lëng pas ujit të WC-së që konsumon vazhdimisht bashkë me miqtë e organizatës së tij.

Në Tiranë ka pasur dikur disa shprehje që populli ua dedikonte njerëzve gjakprishur si Kristua, unë do përmend vetëm nja dy syresh:”Të shpëlaftë panuklla o Kristo”!

Dhe tjetra:”Të piftë kalerja”!

...Se çfarë thotë saktësisht fjalori i gjuhës shqipe i publikuar në mos gabohem nga Akademia e Shkencave për këto dy shprehje, ja lë me kënaqësi lexuesit t’a zbulojë, por mua kur shoh “turinin si spinoq” të Kristos duke rrëkëllyer gotën e ujit, këto më vijnë automatikisht në mendje.

Tani që më erdhi edhe ideja e fundit për sot, po them dhe këtë dhe do e mbyll me kompaninë e teatrit të absurdit të quajtur “Agimi i Artë”, shfaqja më e njohur e të cilëve deri më sot, ka qenë ajo me titull:”Duke pritur Godonë”!

Pra duke pritur që helenëria të vijë në vete sërish dikur, që bankat e tyre si dhe ato të vëllezërve në Qipro të mos falimentojnë me rradhë, që papunësia të mos u kalojë përqindjen e banorëve të aftë për punë, që tërë Europa dhe bota helenët krenarë të mos i ketë barcaletën sarkastike të ditës etj.

Pra siç do të qe versioni shqiptar i kësaj vepre të Samuel Beckett:”Prit gomar të mbijë bar”!

Në këtë mënyrë gomerët e “Agimit të Artë” do të vazhdojnë për një kohë pafundësisht të gjatë që të presin t’u mbijë bari (mariuanë gjë, prandaj janë dhe duken paksa të lajthitur ata?)...i helenizmës së tyre megallomane!

Në pritje e sipër që bari njëherë të mbijë e më pas t’a korrin në ara pasuesit e “Agimizmës së Artë” (duke u ruajtur përherë nga mbrapa prej shokut ...), ata një ditë do të zbulojnë se atyre shqiptarëve barbarë e kaçakë malesh “nuk iu rruhet sqetlla dhe jo vetëm” nga helenomëdhenjtë e këtij lloji.

Kështu edhe emri në greqisht i kësaj organizatë, shoqate e partie, pra “Hrisi Avgji”, në shqip e merr një kuptim pasi gjuha jonë e lashtë ka një shpjegim për gjithçka...edhe për viruse të tilla barkqitëse si ky.

Unë tashmë do t’a pagëzoja në shqip si “Kriza e Vegimit”, pra mungesë e ëndërrave me sy hapur që i ka zënë si kukudhi e malukati në mes të natës pa agim këta të shkretët ithtarë të fortë të helenizmës.

Apo mund të ishte edhe:”Kriza e Vegjës”, pra dëmtimi i tezgjahut ku Kristua, Nikolaosi dhe shokët e partnerët e tyre në sferën publike dhe intime, thurnin e punonin qilimat, sixhadet, rrugicat e velenxat e helenizmës agresive anitshqiptare sipas idesë së tyre injorante.

Versioni i tretë, është me pullë të kuqe, por mund t’a kuptoni vetë, pasi shijet e “Agimuqëve” tashmë janë të qarta si drita e diellit, pra:”Kriza e Vag....”!

Një krizë e tillë, do i ketë goditur aq fort sa janë roitur totalisht të mjerët, rrjedhojat kuptohen më pas vetë.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT