Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bardhyl Mahmuti: Menduh! Shporru...

| E enjte, 11.04.2013, 06:05 PM |


REAGIM

Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

Nga Bardhyl Mahmuti

Deklarata e Menduh Thaçit se “nuk ka ofruar dorëheqje se kanë kërkuar prej tij dorëheqje plehu i kombit siç është Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Ali Ahmeti, Alajdin Demiri” më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit;

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e tij nga PDSH-ja as kur kjo pjellë e Rankoviqit u bë bashkë me klanin sërbo- rus për të penguar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur;

Unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as në vitin 2008 kur me ndihmën e pushtetit maqedonas organizoi "Kasaphanën elektorale", gjatë të cilës u vranë dhe  u plagosën shqiptarë dhe u përdhunua vullneti politik i popullit shqiptar;

Unë, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as tani kur nuk i mjaftuan votat e maqedonasve, romëve, ashkalive dhe turqve për të udhëhequr komunat shqiptare.

Unë, nuk kam kërkuar dorëheqje sepse nuk kam të drejtë të kërkoj dorëheqjen e tij nga PDSH-ja, nga prona e tij private. Ajo u takon pronarëve dhe aksionarëve të PDSH-së të vendosin se cilin do ta venë në krye!

Eshtë e vërtet se për implikimin e drejtpërdrejt në krimet antishqiptare unë kam kërkuar nga Menduh Thaçi te largohet nga skena politike kombëtare.

Ndërsa,  sa u përket  sintagmave  si “plehu i kombit”, “tradhtar”, “kriminel, “hajdut” dhe të çdo gjëje të ndytë dhe antikombëtare që ka fjalori i gjuhës shqipe mjafton të nxjerr fotografinë e Menduh Thaçit dhe të bëhet e qartë se ai është sinonim i të gjithave bashkë!

Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

11 prill 2012