E premte, 29.03.2024, 03:03 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shqiptaret E Varfer, Te Pasur Me Virtyte

E hene, 17.04.2006, 05:47 PM


Shenohen raste (jo) te rralla qe flasin per virtytet e larta te emigranteve shqiptare ne Greqi, ne maredheniet e tyre me qytetaret vendas, etj. Ata shpalosin ne vendin fqinj vlera (po dhe anti vlera fare ne pakice) jo te vetvetes dhe bejne apel te ndersjellte edhe per ate pjesez te indroktinuar me fanatizmin e vjeteruar, qe me se shumti i ndjane se sa i mirekuptojne njerezit.

Ende nuk e gjejne lehte rrugen e publicitetit ne mediat e shkruara dhe ato vizive vendase, rastet pozitive te emigranteve shqiptar, te pakten rralle, perkunder qemtimit te rasteve negative te kerkuara si me pishe. Meri Pagoni, nga "Pendeli", Athine ishte befasuar nga reportazhi i nje mengjezi te trasmetuar nga televizioni grek,"Star" me pamje nga Shqiperia. Ne qender te xhirimeve, Gorica ne rrethinat e Korces.

Pamjet e kishin mahnitur dhe mrekulluar greken, sa te mos e mbante veten, te komunikonte me emigranten shqiptare, Vitorine per; bukurite natyrore, ndertimet, tregun e mbushur, pastertine dhe njerezit e qeshur. Shkollat dhe pergatitje e nxenesve, ishin sfiduese edhe per ata qe e mbajne veten per hap perpara. Fryma miqesore dhe qytetrimi i kishin lene gjurme te pa shlyeshme, Merit.

Dhe jo vetem asaj. Gazetari Terenc Kuik dhe znj. Livanu leviznin lirisht me mikrofonin nen vezhgimin e kameres, duke pershendetur: "Kalimera", miremengjesi ne Shqiperi! Shqiptaret ne shumice i'u pergjigjeshin televizionit ne greqisht! Njerezit bujar dhe te qyteteruar shfaqnin, jo vetem vet veten!. Po nese do te vinte nje grup xhirimi shqiptare ne komunitetin e emigranteve, ketu, madje dhe tek shqipfolesit e lashte, arvanitasit te filmonin, do te ndesheshin me ate fryme qytetarie dhe civilizim?! "Dhen to pistevo". "Nuk besoj. Te ndodhte".

Njerezit do t'i shihnin me rrudhje te fytyres, nuk do t'u kthenin pergjigje gazetareve ne gjuhen e tyre: Miremengjesi ! thot Meri . Dorothea Lazoraki, nga "Melisia", Athine njihte dhe studionte kolosin e letrave shqip, Ismail Kadare. "Kini nje njeri te madh, eshte krenari jo vetem e juaja". Kjo njohje e thelle e qytetares greke, kish vene ne sekelldi emigranten moshe vogel, Enkejleda Jaho, e cila nuk e njihte kolosin me keto permasa qe e njihte grekja. Sa herdhi ne shtepi emigrantja, u telefononi njerezve te saj, ne Shqiperi: "Ju lutem me dergoni urgjentisht veprat e Kadarese"!

Mungon publiciteti mediatik
Ne bllokun e kujteses, ne arkiven tone personale zene vend shume ngjarje te vogela ne pamje. Ne raste te vecanta ato gudulisin jo vetem neve... Ne se mungon nje publicitet mediatik, kurresesi nuk ka munguar nje publicitet gjurmelenes shpirteror tek njerezit.

Forca e trasmetimit ndoshta ka qene " pa ze", por kane bere me shume ze, efektet kane qene shume me te madha dhe i kane befasuar shume; keta njerez, nga njerezit e varfer, por te pasur me veti e vyrtyte, qe me se shumti mungojne ne kufijte e ketij sistemi. Ndersa nuk mund te fokusohen keto ngjarje "pa ze", perkunder tyre, media dallge trazavace per perfitime komerciale te castit "faturon" lehtesishte: Gjithe te keqiat ju vijne jane prej emigranteve, sidomos nga fqinjet, shqiptar".

Kjo pjese nuk e pranon cilsimin racist e ksenofob, ndersa u shkon pershtat perkufizimi: "Albanofob"! Keto dite trakte alabanofobe kane gjetur shume emigrante rrugeve, e ne sheshin e "Kipselit", ku grupe anarshistes shkruajne "Kipseli eshte i grekeve dhe jo i te huajeve, shqiptareve"...Ne perkrahje te emigranteve shqiptare dhe te te huajeve jane solidarizuar shpesh sindikata, greke grupime te shumta, forca politike e personalitete vendase.

"Poshte duart nga te huajte, polica derra vrases"! kane qene parrulla te shumta te shperndara shpesh rrugeve te Athines". Keto sekuenca qemtuese, si plaga e lige, vertete i perkasin se shkures, por jane edhe me efektet prapavepruese, sidomos tek shumca e moshave madhore, zor se shqiten nga psikologjia indokrtinuese. Vecanrisht njerezit qe si njohin dhe nuk kane lidhje me shqiptaret, jane lehtesishte te viktimizuarit e kesaj pasaktesie. Pjesa tjeter, me civile qe ka lidhje dhe njohje me shqiptaret, "trasmeton kroniken" ndryshe: "JO frikesuese", mesazhet e mirekuptimit dhe te miqesise: Mes tyre dhe atyre!.

400 gram gjak per cdo emigrant
Per te shpetuar nje jete njeriu. Ka qene nje grup emigrantesh shqiptare, nga Vlora e Permeti, Korca e Tepelena te cilet jane rreshtuar ne radhe, ne spitalin e "Vangjelizmoit", te Athines, duke i dhene gjak per te shpetuar jeten pronarit grek 55 vjecarit, Jorgos Kacaroi. Diagnoza ishte e nje semundjeje te pa sherueshme. Jorgos i duhej dhene gjak. Mungonin humanet per te shpetuar jeten e ketij njeriu ! Emigrantet shqiptare u rreshtuan per te dhene gjak nje njeriu qe e meritonte.

Nazif Hoxha nga Peshkepia e Vlores, Clirim Maraj, nga Kropishti, Ilia Myrtaj, nga Permeti, Vangjel Merkaj, nga Tepelena, etj, 8 emigrant ne radhe, dhane nga 400 gram gjak secili. Vendasit hapen syt, mbeten te "shokuar" nga ky solidaritet, akt human i shqiptareve, qe me se shumti mungon ne radhet e kesaj shoqerie. Ngjarja e rralle eshte shenuar forte edhe ne kujtesen e Babit, djalit te Jorgo Kacaroit qe vdiq ne duarte e shqiptareve. Emigrantet ben 500 km rruge per te realizuar amanetin e Jorgos, per ta shoqeruar miqte e tij shqiptar deri dhe ne vorreza. Emigrantet shqiptare e shoqeruan afendikoin e tyre, njeherash dhe mikun e tyre edhe ne vorrezat e fisit te tij.

Nuk mban mend askush prej emigranteve t'i ket ngaterruar nje ore pune, apo te ket mbajtur siguracionet, thot Nazifi. Dukej se i dhimbete dhe atij plaga e emigranteve. Kishte qene edhe vet emigrant. Shume grek u befasuan nga ky akt i rralle, qe per emigrantet shqiptare eshte tradite ende e ruajtuar, mjafte domethenese! Jane shqiptare", miqte e babait u tregonte djali, njerezve ne ceremonine mortore te babait, Jorgos.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora