E premte, 19.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemail Peci: Zemra jote

E merkure, 10.04.2013, 07:07 PM


ZEMRA JOTE:

MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE

Nga Xhemail Peci

Po afron nata. Hëna po ndrinë e yjet i bëjnë shoqëri në qiellin e kthjellët. Konstelacioni i yjeve si Medaloni i Varur në Gjoksin Tënd. Shkëlqimi i tyre shpërndahet si dritë farfuritëse në të kaltërtën që si aureolë e rrethon Hënën. Hëna e soditë Portretin Tënd, e Gjumi i Butë bie tani bie mbi Qepallat. Gjumi i Butë Sytë i Puthë - tek dehur ka gjithçka në ëmbëlsinë dhe butësinë e tij. E më butësisht se rënia e Qerpikëve mbi Sytë, Hije e Engjëjve bie mbi një Pamje Pafajësie: që si puhi ledhatare perkëdhelë Ballin si një Bardhësi Mermeri! Engjëjt i gëzohen pamjes që përkundet në pafajësinë e ëmbëlsisë së gjumit. Mbi Sfondet e Ballit kanë rënë Fijet e Flokëve ngjyrë gështenjë, e në Shkëlqimin e Tyre, Flokët si Kallinjtë e Grurit! Të Buta si Vetmi e Thellë e Natës që Përshpëritë: Emrin Tënd, ndoshta më Pafajshëm se kurrë! Ndoshta më Përmallshëm se kurrë!...

Magjepsur nga Pamja që kanë përpara, Engjëjt sodisin Harkun e Hijes që Qepallat lëshuar kanë mbi Mollëzat e Njoma të Faqeve. Duart e Bardha, Duart më të Buta – Pëllëmbët ua kanë Falur pushtetit të gjumit. Gishtërinjtë e Hollë me Thonjtë si Thelpinjtë e Lajthive, ngjajnë me Butësinë e Agimeve të Trëndafilta. E Harku i Vetullave si Shtigje të Pafundme rrijnë Sogjetarë Amshimi mbi Sytë që aq shumë u ngjajnë Kopshteve të Planeteve. Prekur nga një Pamje e Tillë, Engjëjt Ulin Fletët Përunjësisht. Pastaj si Hije të Shenjta Drite, qetë – qetë e sikur druajnë se mos Ju zgjojnë nga Gjumi, fare ngadalë dhe duke e shtruar rrugën me Lutje dhe me Lule, ashtu siç bëjnë kur hapin Portat e Parajsës: Hyjnë në Stendat e Muzeut Krahanor, Aty ku Zemra Jote është: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

ATY – ku bota ngjanë me një llampë magjike! Pamja përrallore i ka magjepsur edhe Engjëjt: Një Botë e Bardhë ku lumenjtë rrjedhin si ar, ku lulet janë më të buta se në të gjitha pranverat, ku trëndafilat e marrin ngjyrën e tyre, ku ylberi e shuanë etjen, ku lotët e fluturave e gjejnë prehjen, ku jeta e gjenë paqen, ku gjumi e puthë ëndrrën, ku zogjtë falin gjithë cicërrimat e tyre, ku kanarinat këndojnë më ëmbël se kudo tjetër, ku pranverat vijnë më herët, ku krojet e fjalës rrjedhin si hojet e mjaltës, ku takohen horizontet e hapësirave dhe horizontet e detërave, ku shiu u falet lutjeve, ku tik – taku i jetës ngjanë aq shumë me tik – takun e Zemrës, ku bien të gjitha Lulet, të gjitha Lutjet, të gjitha Përgjërimet, të gjitha Pafajësitë, të gjitha Përjetësitë!...

ATY – ku zë fill Amshimi e ku Shiu i Lutet Qiellit, sepse vetëm prej ATY, Mëshira Hyjnore ia Ndien Lutjet!

ATY – Engjëjt e Bardhë shtrijnë krahët e Hija e Krahëve të Tyre, Mbulon gjithë Parajsën e Zemrës: Pafundësisht! Engjëjt Flejnë në Parajsën e Zemrës! ATY – ku kanë Çerdhen e Tyre. ATY – prej ku Zemra ia ka Falur Zërit: Tingujt e Vet më Hyjnor! E Gëzimi i Engjëjve u ngjanë Gëzimit të Luleve, e Butësia e Fletëve si fletët e trëndafilave. Ditën i Falen Parajsës, e natën: I Falen Zemrës. Rrugën e kanë të Shtruar me Lutje e Hija e Butë e Tyre zgjatet – siç zgjatet dhe Hija e Qepallave: si Kurora Dafinash përmbi Sytë. Mesnatë e thellë. Qetësi që përpinë çdo gjë. Mbretëri e Qiellit Hënën e ka për Emblemë. E Thellësi e Zemrës Parajsën e Mbështjellë!

Si në Një Paqe të Përjetshme, si në Një Marëveshje mes Zemrës dhe Parajsës: Gjumi mbi Qepallat dhe Gjumi i Engjëjve!

Çdo natë, Engjëjt zbresin në Zemrën Tënde! E kur aurora afrohet ngadalë me Hapin Tënd të Butë, kur agimi zë ta mund vetminë e natës, e kur rrezja e dritës sytë i hapë përmbi universin, Drita e Shenjtë si Drita e Syve Tu, i Thërret të ngjiten sërish Lartësive…

Magjepsur nga Magjia e Zemrës, Engjëjt e dinë se duhet të ngjiten po të njëjtës rrugë, po të njëjtit shteg prej ku kanë zbritur: Pikat e Shiut si Sumbullat e Qiellit që rrëshqasin reve, s’janë gjë tjetër veçse Litarët e Lotëve që u shërbejnë Engjëjve!

Magjepsur nga Pamja Magjike, e Gjumit dhe e Zemrës që aq shumë shëmbëllen me Parajsën; me Zërin e Zemrës Sate, në Thellësinë e Kësaj Nate, Engjëjt i Luten Mëshirës Hyjnore:

Na Lerë të Flejmë veç edhe pak!

E Lutjen e Tyre e Ndien Zemra Jote: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

Na Lerë të Flasim: Qoftë Vetëm edhe Një Herë!...

E Lutjet e Engjëjve si Lotët e Qiellit në Shi Shpirti, si Butësia e Luleve – Butësia e Engjëjve:

Na Lerë të Flejmë veç edhe pak! O Zot!

O ZOT I MADH!

BEKOJE ZEMRËN E SAJ SIÇ E BEKON QIELLIN NGA MËSHIRA, QIELLIN QË LUTET ME LOTËT PËR SHIRA!

LUTJET E ENGJËJVE:

ZEMRA E JOTE MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE,

L…U…M…I…R…A…



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora