E premte, 19.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E diele, 07.04.2013, 12:51 PM


"Telashe"   prilli

 

(poezi)

 

Nga   Përparim Hysi

 

1. Plaç, o mëndjeshkarë !

 

Nën tylin e zi që të rri pas trupit

Vajtën sytë e mi dhe nuk pyes prej turpit.

Shtati yt i derdhur, buzët pak  të hapura

Më bëjnë si  të "rrjedhur", për  çaste të "shkuara"

 

Flokët lidhur  tumb, zbardhon qafë e gjatë

Si të mos e humb, nga i tillë "adhap?!!!"

Duke si një  gonxhe; gonxhe e sapoçelur

Ndaj edhe më joshe, si një mëndjerrjedhur.

 

Kam një lëmsh  në zëmër (sa nuk jam në vete ?!!!)

Më je aq e ëmbël, sa po më zënë "ethe"

Është si një goditje, me shkim të parë

Mos është si "lajthitje?! ( plaç, o mëndjeshkarë!)

 

 

2. Një erë  parfumi

 

Një  erë e mirë parfumi

Si nga lule gjysëm të hapura

Me  fllad m'i mbushi

Mushkëritë e "zbrazura"

 

Në ninëzat e syve

Diçka unë  "lexova"

U besoj "magjive"

Nga "vise të njohura"

 

Lëshon një buzëqeshje

Që është aq ndjellëse

S'më duket si "përqeshje"

Moj zonjë magjepse.

 

Buzëqeshje shprese

A është si premtim

Për  dhënie "licence"

Made in  ngazëllim.

 

Më deh parfumi

Kur është i "rëndë

Miku krejt e humbi

Zonjë, a e bën "pëndë?!!!"

 

 

3. Po cilin pret ?

 

Po cilin pret, moj  zonjë atje

Në këtë mëngjes të bukur ?

Mos kujton se askush nuk të sheh

Tek vej e vjen si diçka të ketë humbur?

 

Ta shoh fytyrën ndezur flakë

Si ndjesi e një fajtori pa faj

Di ta lexoj  këtë "horoskop" pak

Dhe e kuptoj se nuk e ke kollaj.

 

Oh, i njoh ethet e pritjjes

Vegime vitesh e vitesh më parë

Dhe heq dorë prej habitjes:

E di që pret një mik me mall.

 

Më deh era e prillit

Ka rënë një shi i butë, pranvere

Toka mban era lëng bimësh

Mbuluar  pemët me lule e gjethe

Veç në  fshat tash të gjindesh.

Flladi i ngrohtë lëkund gjethet

Bletët mbi lule marrin nektar

Mua tash sa nuk  më zënë "ethet"

Për peizazhin e  fshatit kam mall.

Mbushem me  mall të parrëfyer

Më pushton një ëmbëlsi  ndjellëse

Ky peizazh aq më ka mbërthyer

Sa ndjesia zë e bëhet prekëse.

Më zë një grishje ledhatare

Që të shkoj e të shtrihem mbi tokë

Def o sun ju brenga e halle

Ika,se  nuk duroj më dot.

Zë e rrokullisem si i vogël

Sa në një krah, në krahun  tjetër.

Mëndja, pothuaj, më vjen  rrotull

Sado  që jam në moshë të vjetër.

Zgjohet instikti i  fshatit

Nga thellësia ku rri fsehur

Turrem fushave e mbushem  flladit

Pastaj rri shtrirë si i mekur.

Mëndja zë e kullot hergjele

Se ia kam hequr fare kapistallin

Si një kalë azat që nuk ka fre

Dhe në fshat zë shuaj mallin.

3  prill  2013



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora