Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nderim per shqiptarin Dr Zef Mulaj

| E shtune, 06.04.2013, 09:51 AM |


-I jepet titulli “Onorato i shoqates Leopardian Komuniti”  në Itali-

Me daten 23  mars, Diten Botrore te Poetve  në qyetin Recanati, qyteti  i  poetit te madh e filozofit Xhakomo Leopardi u organiaua ne shkallë internacionale  konkursi  i poesisë i drejtuar  nga poetesha italiane  Novella Toregiani dhe presidente  e shoqates Leopardian Komunity. Pjesmarrja ishte nga  gjithë regjionet e Italisë si dhe nga jasht saj.  Mbasi u ben vizita gjithë diten  në shtepinë e poetit  Leopardi dhe  bibliotekat e në tavernën e  mrekullueshme, u organizua edhe një  drekë e perbashket  në këto ambjente  antike me  vlera të medha historike qe vizitohen nga  gjithë bota.

Ne mbremje në salllen  “Manja“ të Komunës së qytetit u ndan çmimet per konkursin e poezisë në Diten Botrore të Poetve.

Dhe  shoqata organizuese kulturore  e poetve  “Leopardian Cpomunity” shpalli edhe  kater poet  dhe shkrimtare nga  Italia si anterë nderi t? saj. Ne mes  ketyre  edhe doktori , poeti e shkrimtari nga  Shqiperia me banim ne Itali Zef Mulaj, me motivacionin: “Arritje të larta në  fushen e letersisë  dhe te shkences me permasa  europiane exelencë  i diasporës internacionale”.

Me pjesmarrjen  e  kryetarit te Komunes dhe personaliteteve të tjera te kultures  të vendit, ne fund  u organizua edhe  një darkë në  hotelin  e bukur të qytetit të Recanatit.

-Per ZSh-në, nga Z. Lushaj-