E enjte, 25.04.2024, 10:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Rënja

E premte, 05.04.2013, 08:07 PM


R Ë NJ A

Tregim nga Dibran Demaku

-„Ju po i gëzoheni rënjës sime!E shoh në bebzat e syve tuaj!Por,mos u gëzoni shumë, o të uruar!Kështu do të bini një ditë edhe ju!Sepse kështu është ndërtuar kjo botë!Ai që është lartë një ditë më herët apo më vonë do të bjerë! Do të bjerë se s`bënë!

„Edhe unë kur u ngrita në atë post udhëheqës pata menduar se s`do të ketë rënje në jetën time!Pata menduar e ëndërruar se në jetën time do të ketë vetëm ngritje lartë e më lartë!Pa menduar asnjëherë  se dikund mund edhe të rrëshqisja dhe të thyeja qafën!Të gjithë ata që më rrinin afër më nxisnin që unë të hapëroja vetëm nga majat! I përfshirë i tëri nga një eufori çmendurake  mendoja se ata që më rrinin përkrah më donin dhe u gëzoheshin sukseseve të mija!Asnjëherë nuk më kishte vajtur npër mend se ndonjëri nga ata i etur për pushtet dhe lavdi mund të më përgadiste ndonjë ndërskëmët që unë të rrëzohesha!”…

…si në pamje filmike i ishte shfaqur në sytë e mendjes ajo ditë e madhe për të.Dikush e kishte propozuar për atë post pa pritur e pa kujtuar e kishe fituar atë! Ishte bërë i madh! Tash e tutje emir i tij do të përmendej me nderim të madh!Kur ait ë kalonte rrugës njerëzit do të bënin me gisht nga ai! Do ta shihnin me lakmi dhe me adhurim!Emrin e tij do ta shkruanin gazetat,do ta përmendnin radiot,televizionet!Ai i tëri dhe i bëri do të fliste nëpër televizione tash e tutje si njeri me kompetenca të larta!Miqtë dhe shokët po e uronin!Ndonjëri duke e uruar ia shtrëngonte edhe dorën.Ndonjëri që ndodhej më larg po e uronte me zë nga larg!Ndërkaq ai i përfshirë nga ethet e së papriturës nuk ishte në gjendje të kuptonte se ata që e uronin ishin vërtetë të gëzuar për këtë ngritje të tij apo e oronin vetëm sa për mirësjellje apo sa për sy e faqe!Ai mundohej që me mendjen dhe shikimine tij të depërtonte deri tek zemrat e tyre dh eta shihte të vërtetën, por deri aty nuk arrinte dot!

Në ato momente të gëzuara i kishte ardhur në mendje nëna e tij! Pastaj të gjithë me radhë: Babai, gruaja, fëmijët!Ishte i bundur se ata do t`i gëzoheshin vërtetë ngritjes së tij!Nëna do ta përqafonte dhe uronte.Po ashtu edhe babai.Gruaja, ah gruaja!Ajo përveç që do ta uronte dhe përqafonte do të ishte shumë e lumtur dhe krenari karshi shoqeve të veta!Ajo do t`u fliste aytre me mburje për të shoqin!E ato do ta dëgjonin me adhurim dhe me zili.Me adhurim sepse ajo tashmë ishte e shoqja e një njeriu të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë dhe me zili ndaj burrave të tyre që nuk ishin të tillë!...

Kur ishte kthyer në shtëpi nëna duke e uruar i kishte thënë:Biri im, që sot e tutje duhet të punosh me nder dhe drejtësi!Nderi dhe drejtësia të ngrisin edhe më lartë e të rrisin naming e nëna ta bënë hallall gjirin!Ndërkaq i ati duke e uruar për postin e fituar kishte vazhduar:Biro lisi sa më i lartë të jetë i duhen rrënjët thellë e më thellë në tokë!Se po nuk i pati rrënjët thellë në tokë e lëvizin erërat!Erërat e forta edhe mund ta rrëzojnë lisin!Ai kishte qeshur.Ai kishte qeshur.Të atit nuk i kishte pëlqyer e qeshura e tij, por?!...

E shoqja duke e uruar dhe përqafuar kishte shtuar: Tash e tutje më janë shtuar obligimet ndaj teje!Më duhet të kujdesem për garderoben tënde, për këpucët! Duhet të kujdesem që most ë gjindet asnjë grime pluhuri mbi to!

-Ç`thua moj!-ia kishte kthyer i shoqi.Unë tash e tutje nuk do të eci më në këmbë!Do të kem makinën time zyrtarenë dispozicion së bashku me drejtuesin!Do të hyj në makinë në ptag të shtëpisë dhe do të zbres nga ajo në prag të zyres sime!Pluhuri dhe balta do të jenë larg nga unë!

-E lumja unë për ty!-i ishte përgjigjur e shoqja duke i dhuruar një puthje të ngrohtë flake për flakë…

-“Flisni ju flisni, çfarë të doni!Unë e di shkakun e rënjës sime!Ju tash mund të trilloni gjithçka!Ju jeni shumë e unë jam fill i vetëm!”…

…dhe i ishte kujtuar momenti kur i ishte prishur idili i kënaqësisë që jetonte pas fitores së tij të madhe.Në një mbrëmje në dhomën e gjumit pak para se ta fiknin dritën e shoqja si pa të keq i ishte drejtuar: Kohëve të fundit po dëgjohen ca fjalë andej këtej që mua po më shqetësojnë, i dashur!

-Përse, çfarë po flitet poshtë e lartë!-kishte pyetur ai të shoqen duke e shikuar drejtë në sy.

-Shumë nga grate po thonë se sot njeriu fiton pozitë të lartë në shoqëri në dy mënyra:Nëse ai që fiton e ka shpinën e forte ose nëse e ka gruan e bukur!

-Ha, ha, ha!-kishte qeshur aid he kishte vazhduar:-Po unë cëlën nga këto të dyja i kam?! E shoqja nuk kishte thënë asgjë vetëm e kishte vështruar të shoqin me një shikim në të cilin vërehej sikur ajo e ndjente vetën fajtore për pyetjen e bërë!

-Mos u shqetëso shumë për thashethëme të tilla, e dashura ime!-kishte vazhduar ai.Ato i bëjnë grate ziliqare! Unë nuk e kam shpinën e forte! Dhe prapë e kishte zënë e qeshura.-Ndërkaq gruan, po e kam të bukur!Ti je e bukur e dashura ime dhe të marrshin të keqen të gjithë ata qëmendojnë keq për ty!-dhe duke e shtrenguar për trup të vetin e kishte puthur e përqafuar si i çmendur!

-Thashetrheme ose jo mua po më shqetësojnë ato fjalë!- ishte përgjigjur e shaqja,pasi ishte liruar nga ato puthje të zjarrta të të shoqit.

-E kanë nga zilia dhe inati e dashura ime!Ato trillojnë fjalë të ndryshme që të ta prishin ty gëzimin dhe lumturinë!...

-„Vetëm unë e di qëllimin tënd të vërtetë!Ti mund të thuash çfarë të duash për mua!Por, atë ëndrrën tënde nuk do të mund ta realizosh kurrë!Ti mund të më shkarkosh nga vendi udhëheqës, mund edhe tëmë largosh edhe nga puna fare me ata larot tuaj, por nderin nuk ma nëpërkëmbë dot!“…

… kemi një vend të lirë puneI- i ishte drejtuar eprori i tij.Ai po e shihte atë pa i thënë asgjë.

-Gruaja jote është e papunë, andaj kemi menduar që atë vendin e lirë të punës ta zëjë ajo!-kishte vazhduar eprori.

Për një moment ai kishte mbetur pa fjalë.Nuk dinte se çfarë të thonte.Në mendje i kishte ardhur biseda e asj mbrëmjeje me të shoqen.Atë mbrëmje ai nuk ishte shqetësuar fare, sepse ato fjalë i kishte marrë si thashetheme  të grave të papuna që tërë kohën e kalojnë duke pirë kafe dhe duke i shikuar filxhanat e njëra-tjetrës…

-Ju falemnderit për kujdesin e treguar,por ime shoqe ka mjaft punë në shtëpi dhe rreth saj!-dhe kishte filluar të dridhej.

Eprori e kishte ndjerë shqetësimin e tij.Ai sdhqetësim atij i kishte shkaktuar dridhje të forta që i ndjente edhe ai vetë.

-Mos ke të ftohtë që po dridhesh?!-kishte pyetur eprori.

-Nuk kam të ftohtë dhe as nuk po dridhem!-ishte përgjegjur ai me shpejtësi.

-Atëherë mua po më bëjnë sytë!-i kishte thënë eprori dhe kishte vazhduar:Nuk e tregove qëndrimin tënd të prerë për propozimin?!...

-Të thash segruaja ime ka mjaft punë në shtëpi dhe rreth saj! Çfarë të të them tjetër?!...

-Sido që të jetë ti mendoje edhe njëherë propozimin tim!Pastaj bisede edhe me gruan tënde! Pasi ta marrësh edhe mendimin e saj atëherë bisedojmë bashkë!-kishte përfunduar eprori dhe kishte ikur.

Ai kishe mbetur si një statujë! Pas pak çastesh i ishte kujtuar gruaja.Ajo vërtetë ishte e bukur!

-„Ato fjalët e time shoqej nuk paskan qenë thahetheme të kota siç kujtoja unë! Po ky eprori im ku do ta ketë parë time shoqer?! Mbase unë i marri ja kam treguar ndonjë nga fotot e saj!Apo?!... Apo ndonjë nga koleget e ka parë dhe i ka treguar në vesh eprorit për bukurinë e saj?!Dhe?!... Dhe ai tash dëshiron që ta njoh gruan time?! Ta shijojë bukurinë e saj?!...

Domethënë zgjedhja ime në këtë post nuk qenka krejt e rastësishme!... Domethënë  këtë post unë e paskam fituar falë bukurisë së time shoqeje?!...Dhe për këtë shkak ajo dhe bukurija e saj tash duhet  të paguajnë çmimin e zgjedhjes sime në postin e lartë?!...Kurrë!...Kurrë!-dhe kishte goditur tavolinën me grusht…

Miku ynë jo vetëm që nuk jo vetëm që nuk u tregua mirënjohës për postin që i dhamë,por ai nga pozita e lartë filloi të baëhej mendjemadh!Ai filloi të mos e përfillë askend! Ai filloi të mos më përfillte as mua, eprorin e vet! Dhe jo vetëm kaq!Ai filloi të ndërhynte edhe në punët e të tjerëve!Filloi që t`i mësonte të tjerët se sit ë silleshin, se sit ë punonin! Sikur ait ë ishte i gjithëdijshmi!...E në të vërtetë ne të gjithë i dijmë aftësitë e tij fare modeste!...Por, ne duke i dhënë pozitë udhëheqëse deshëm që ta ndihmonim që ait ë gjente vetën!...Dhe kujt t`i ndihmosh?!... Injorantit!... Të padishmit!...Mosmirënjohësit!...Andaj kam vendosur…kemi vendosur që të gjithë bashkë që ta shkarkojmë! Pasd rënjës së tij nga posti që i dhamë mbase ai do ta njohë vetën e tij dhe vlerën e vetë!...

Gjithë të tjerët sa ishin aty po heshtnin.Ai e kishte kthyer shikimin prapa.Miku më i mire i tij po qeshej me një qeshje ironike!Ishte ngritur rrëmbimthi në këmbë:-Përse i gëzoheni rënjës sime?!Që ta zini verndin tim, apo?!...Ah, o të mjerë!...Nuk e kuptoni se edhe ju do të bini një ditë si unë, në mos edfhe më keq!...Dhe atëherë do të përmbyset gjithçka në jetën tuaj!...Edhe dëshirta!... Edhe ëndrrat!... Edhe shpresat!... Sepse kështu ka ndodhur gjithmonë e kështu do të ndodhë në jetë të jetëve!...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora