E enjte, 25.04.2024, 01:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Libër me reputacion shkencor

E premte, 05.04.2013, 07:58 PM


LIBER ME REPUTACION SHKENCORË

Mr.Muhamet Rogova: “Lojërat popullore të Gjakovës”, botoi Shoqata eIntelektualëve,”Jakova”Gjakovë.

Nga Tahir Bezhani

Me botimin e librit më të rij “Lojëra popullore të Gjakovës” Mr.Muhamet Rogova,para lexuesve anekënd Kosovës e më gjerë,u prezantua si një entuziast i mirëfilltë shkencorë,i cili me pendën e  mprehtë prej një studiuesi, mblodhi me përkushtim shumë shkrime,të cilat i sistemoj në një libër me shumë vlerë,duke pasuruar një boshllëk në këtë lami të kulturës sonë etnologjik

Libri në fjalë është i ndërtuar prej katër pjesëve: “Lojërat popullore te Gjakovës,”Lojërat për të rinj dhe fëmijë”,”Argëtime me kafshë”dhe “Lojërat në lumë e buzë lumit”.Autori për secilën lojë sqaron edhe numrin e pjesëmarrësve dhe rrolet në interpretim të lojës dhe vendin .

Libri”Lojëra popullore të Gjakovës”,prekë thesarin popullorë,një traditë të hershme etnologjike,ani se mjaft autorë kanë dhënë ca fryte pune,duke mos iu qasur deri në fund si studim meritorë për kulturën kombëtare.

Pra,i takon z.Muhamet Rogova merita për një guxim intelektual për nxjerrjen në dritë,traditën tonë popullore shumë të vjetër, gati të mbuluar nga pluhuri i harresës.

Duke lexuar librin”Lojëra popullore të Gjakovës” nga autori Mr. Muhamet Rogova,që në fillim vërejmë durimin prej një analitiku të spikatur të tezave historiko-shkencore,në bazë të cilave zbërthen me shumë zotësi  fenomenet e tradicionales me burimet historike në rrjedhat kohore. Pos kësaj,autori për secilën lojë jep komentin më përpjekje të shpjegimit të vlerës,rëndësisë dhe qëllimit që kishin lojërat popullore.

Në kuptimin e origjinalitetit dhe historisë së lojërave popullore,Mr. Muhamet Rogova qartëson se “:në lojërat popullore i gjejmë elementin mistik-fetarë e që përgjithësisht kishin karakter ritual”.

Lojërat popullore gjatë historisë u zhvilluan në forma të ndryshme duke konsistuar e vepruar adekuat në rrethanat kohore nëpër të cilën ka udhëtuar vet populli  nën sundimtarë të ndryshëm. Nga ky aspekt kanë marrë edhe format e ndryshme të interpretimeve skenike.

Këto lojëra,janë luajtur në ambiente të ndryshme,të mbyllura,të hapura,secila duke iu përshtatur qëllimeve të kohës me simbolikë adekuate. Pra,të gjitha lojërat popullore i kanë prezantuar qëllimet përmes simbolikave e rroleve brenda shoqërisë në të cilën ka jetuar populli jonë. Nuk ka mbetur asgjë e pa shënuar nga populli me simboliken e vet,me shkathtësi e inteligjencë të pa parë,deri në kohët e fundit kur shkenca teknologjike bëri evolucion të madh, ashtu që ato lojëra mbeten çështje e kujtesës,të pa harruara e historike për rrolin dhe rëndësinë e kohës kur jetuan...

Mr. Muhamet Rogova,pjesën e parë të librit e fillon me përshkrimin dhe interpretimin e lojës më të njohur në traditën tonë, e cila,për shkak të cilësisë,rëndësisë e shkathtësisë,ka pasur jetën më të gjatë nga lojërat tjera të traditës sonë. Kjo është loja “me kapuça”.Ka vende rurale ku akoma luhet edhe në ditët e sotme. Kjo lojë,pra loja e “kapuçave”,ka karakteristikat e veta specifike,është lojë joshëse,dinamike,do shkathtësi psiko-fizike,përqendrim e vëmendje te hatashme. Autori ka bërë shpjegime të bollshme për çdo detal të interpretimit të lojës me gjitha komplekset përcjellëse deri në mbarim. Loja e “kapuçave”,për mendimin tim,është njëra ndër lojërat e traditës me karakteristika të veçanta përmes së cilës futen në sprovë  shumë vlera të karakterit personal e shoqërorë.

Në radhë të parë do theksoja aspektin e shkathtësive personale në fshehjen e kokrrës,mënyrës së gjetjes nga kundërshtari,këndimet e këngëve në mes lojë dhe në fund lojë,këngë me një mori ofendimesh ndaj humbësit,plot thumba e humor. Të gjitha këto durohen me dinjitet,pa asnjë konflikt, nga se  humbësi ka për obligim durimin deri në fitore. Një karakteristikë tjetër e një rëndësie të veçanet është aspekti i aftësisë psikologjike “frojdiane”,kur lojtari heton kokrrën (plumbin) e fshehur nën meste, në bazë të ndryshimeve  të fytyrës:lëvizjes së syve,skuqja e veshëve,shikimi me bisht të syrit,skuqja e tere fytyrës,zbehja,dridhja e buzëve dhe e gishtërinjve të dorës etj. Këto fenomene psikologjike përcjellin lojtarët gjatë kohës sa luhet loja”me 101 dhi”dhe kjo karakteristikë shpresoj se është e rrallë  ndër popuj tjerë.

Mendoj  se në trajtimin e gjithanshëm,posaçërisht të lojës “me kapuça” dhe disa të tjerave si kjo,ka vend për studim thelbësorë , të një filozofie të veçantë me interes kombëtarë,atje ku preket edhe lënda e psikologjisë. Për këto aspekte fjalën e kanë personat  të cilët merren me studime përkatëse.

Tani,është një çështje tjetër e të menduarit, të studiurit se këto lojëra të shkruara në këtë libër,janë apo nuk janë në shtratin tabu të autoktonisë në qytetin e Gjakovës,apo i takojnë rrafshit të Dukagjinit,ose krahinës së Tropojës,si Malësi e Gjakovës;apo është një lëvizje e bartur nga një vend në tjetrin. Këtë le ta thonë studiuesit gjatë studimeve në vazhdim!

Nga ky aspekt edhe autori vëren luhatje lidhur me autoktonin e lojërave popullore dhe cekë simotrat e tyre në vende të ndryshme  te atdheut.

Si loja me “kapuça”, janë në vazhdimësi të librit edhe shumë të tjera të njëjtës rëndësie,por duke iu shmangur qëllimit që të merrem me të gjitha,përshtypja ime është se  zoti Muhamet Rogova,ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë fushë të kulturës sonë etnologjike. Merita dhe falënderimet janë të pa fundme, nga se me punën e tij të pa lodhshme,nuk lejoi që “lojërat popullore” t’i mbuloi tërësisht pluhuri i harresës,këtë thesar të pa çmuar kombëtarë

Mars,2013

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora