E enjte, 25.04.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shefqet Sulmina

E premte, 05.04.2013, 08:23 PM


Shefqet Sulmina

 

 

Më, mos fli!

 

Gjumashja ime,

Kur të zgjohesh nga gjumi mos harro kafenë.

Filxhanin ta kam vënë mbi tryezë.

Mjaftë që të vishesh,

Të vishesh bukur e shpejt.

Mjaftë që të hapesh dritaret dhe grilat,

Po jo siç bën ti si rrufe,

Perdet e kaltra ti vesh mënjanë

Pluhurat ti heqish ngadalë...

Shih ç'lule për ty kan çelur,

Ç'lule,polen dhe mjaltë!

Ç'puhizë e fresket nga mali zbret

Aromë luleshtrydhesh e çaji.

Mbi tryezë përskaj kafesë dhe sheqerit

Të lashë këtë varg:

Më,mos fli!

Diell,bletë,lule dhe ti,

Mjafton të zgjohesh e të dalësh jashtë,

Më,mos fli!

 

 

Se bie një bore

 

Se bie një bore e bardhe e gëzuar,

Të dua,

Prandaj të dua.

Se bie një bore e paster e menduar.

Te dua,

Prandaj të dua.

Një bore e bardhe,e çiltër si fëmijë,

Krejt e lajthitur

Dhe e trazuar...

Sa më ke hutuar,

Sa më ke hutuar!

 

 

Kush qan

 

Kush qan mbi barin e shkelur,

kush qan?

Nuk besoj se jan sorkadhet dhe yjet.

Kush qan?

Hëna që tretet mbi floket e tu?

 

Apo kjo kërmillore kohe

Duke të pritur ty.

 

 

Mjerë unë

 

Nuk erdha të të dashurohesha me ty

Jam i dashuruar dhe ndofta aq shumë,

Sa nuk e di pse ty të rri në kokë mendimi,

Të ma thuash e të ma thuash pa fund.

 

Unë jam i lumtur që të pashë të lumtur,

Siç jam dhe unë i lumtur dhe krejt i qetë,

Me fëmijët dhe me gruan time të bukur

E me ndonjë gotë vere në tryezë për qef.

 

Nuk erdha të dashurohesha me ty moj e mirë,

Mjerë unë,po të të kisha sjellur dhe lule...

As çadër nuk pata,por ti të jesh e sigurt,

Se shiun nuk do ta lija të të prekte mbi supe.

 

Nuk erdha të dashurohesha me ty,moj e bukur

Që si simfoni ere nga pasë po më shkund.

Mjerë unë po të të kisha sjellur dhe lule

E për ndonjë puthje të mendoja...,mjerë unë.

 

 

Më tepër se një kalë

 

Midis këtyre kuajsh të hardisur e të paqtë

Dhe kalit të drurit,

Unë për ty do të isha gjithmonë

Një kalë i zi dhe i bardhë.

Do të vrapoja fushës nga ti do të më tregoje

Më gishtë dhe më duar,

Më tepër se një kalë,

Një kalë i zi dhe një i bardhë,

Do të vraponte nga do t'i tregoje ti,

Përmes kësaj fushe dhe teje

Më tepër se një kalë.

 

 

Ti duhet të kthehesh

 

Ti duhet të kthehesh unë nuk e di përse,

Ndofta se më ike kështu papritur,

Ndofta pse s'të putha për herë të fundit,

Po ku e dija unë se ishte herë e fundit.

 

Ti duhet të kthehesh unë nuk e di sepse,

Siç nuk e di pse më deshe përse,

Siç nuk e di pse s'të desha më shumë,

Siç nuk e di pse më lë pa gjumë.

 

Duhet të kthehesh,të kthehesh tëk unë,

Nuk e di pse prapë të desha kaq shumë!

Ndofta pse s'të putha për herë të fundit,

Po ku e dija unë se ishte hera e fundit.

 

 

Çast

 

Në furkën e kohës mbështes kokën

Në furkën e kohës dhe rri shtrirë.

Si zmeralde gjoksi yt ku ve kokën,

Ti më përkedhel sikur bënë ndonjë fillë.

 

Ç'u bënë gjithë ata trendafila të bukur?

Po fjalët që të kam thënë,vera që pimë?

Mos qesh po thuajmë ç'u bënë,ku

Si margaritarë përgjithmonë u shkrinë?

 

Ndjejë si fryn era dhe i mbledh të gjitha

Në koken time dhe shtrirë tek ti.

Ti mban furkën dhe m'i tjerr me gishta,

Perrenjtë e kujtimeve dhe flokët e mi.

 

 

Komiti

 

Dyzet dite e dyzetë netë në errësirë,

Dyzetë ditë e dyzetë netë në torturë,

Dyzetë herë e lidhen me zinxhirë,

Dyzetë herë e vunë në torturë...

 

S'e dinte kur e gjuanin,kur gdhihej s'e dinte,

Vargonjtë bënin plagë në këmbë dhe në duar.

Nga dhembjet e forta nuk mund të flinte,

Por,torturë ishte dhe të rrinte zgjuar.

 

Pastaj erdhi çasti kur mbaroi gjithshka,

Kërkëlliti dera e hekurt e bodrumit,

Dera e ndryshkur e burgut në kala,

Ku hidhte hapat e fundit drejt fundit.

 

Komiti s'ndjente më pranga në duar,

Komiti s'djente më pranga në këmbë,

U mbush me ajer,në gjoks u zgjerua,

U mbush me ajer dhe zuri një këngë...

 

Komit,komit,një gojë,një këngë...

Dhe kënga e tij që s'kishte fund...

Shfryn pashai,ha veten me dhëmbë,

"-Ç'është kështu që s'më bie në gjunjë"?!

 

"-Pasha s'më tremb,pasha s'më lidh,

Unë jam fis me shqiponjat dhe retë

Unë jam fis me diellin,stuhitë

Me malet që kryet mbajnë përpjetë".

 

Komit,Komit,një gojë një këngë,

Jam unë në këtë tokë e në këtë qiell...

I hiqni,syzet e trasha,po sterr,

Po deshet të rroni o bëni prapë sherr.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora