E enjte, 18.04.2024, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Kisha dhe legjenda të Breg-Drinit

E premte, 05.04.2013, 08:55 PM


KISHA DHE LEGJENDA TË BREG-DRINIT

 

Cikel poetik, nga Gjon Markokaj

 

KISHA E SHËN GJONIT

 

Në rrënojat e Kishës shumëshekullore

N' breg, t' Liqenit, n' "Fushën e Shën Gjonit"

Në vitet: 2002 - 2004, nga mjeshtër rajçorë:

U ndertue Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit

 

Me 24 - Qershor - 2004, Dita e shugurimit

Frut, i Konferences, Ipeshvnore Spanjolle

Nëpërmjet fondit, t' sajë, (Ungjillëzimi i ri)

T' Administratorit, Imzot Dodë Gjergjit

T' motrave, Misionare të Zëmrës se Krishtit

Kisha e Shën Gjonit, u lartësue, n' mrekulli

 

Atëkohë, t'monizmit, shkatërrimit shpirtërorë,

"Lisat u luten", simbol i besimit, t' ndaluar

Besimtarët lutën, n' kishën e re, n' shtepi t' Zotit

Lisat si ëngjuj, ngjiten drejt qiellit, pareshtur

N' Kishë, ndizën qirat e paqës e t'vllazërimit

 

Lisat shumë shekullorë, i freskon Valbona

N' rrënjët e tyre, ajo kalon e përbirohet

Sëbashku, me rrjedhjen e ujtë, t'fresket t'sajë

Rrjedhë e rrokulliset pleqëria e këtyre Lisavet

 

Lisat i japin bukuri t'gjithë Luginës

Janë Muze, i Kishës dhe i besimit

Janë "Akropol", n' luginën e Valbonës

Monument kulture n'Rajën e Merturit

 

N' Rajë, nga rrënojat e nëntë kishavet

Sot janë, t' ndertuara, dy kisha funksionale

Besimtarët jânë, t' lirë që t'i luten Zotit

T' gëzojnë, nji jetë t'qetë shpirtërore

---------------

 

GROPA E PAREVE

 

(legjëndë)

 

N' hyrje, t'Dushajvet, t'Epër

N' Kodrën e "Lugë Lindit"

E rrethuar n'pyllin e gështënjave

Janë rrënojat e Kishës Shën Mëhillit

 

N'atë kishë, n'ato rrënoja

Edhe sot qëndron nji gropë

Me Nizir Ukën unë bisedova:

- Ç'dinë për Kishën, ai më thotë?

 

- Kisha është shumë e vjetër

(Janë të shumta kishat)

Si kudo Luginës Drinit

E n'Luginën e Valbonës

E thirrur motit, Lugina e Ltinit    (1)

Di, për gropën:

-nji gojëdhënë të vjetër!

 

Kohë më parë, ka ardhë nji Frat

Ka kërkuar disa punëtorë

Pa u treguar se, ç' do bëhet

Punëtorë t'Dushajvet e Ponarë

 

U cakto vëndin ku me gërmue

Pa fillue punë i porositë:

Ç’fardo, t'shihni, s'keni me folë

Vet, ndezë qirinj e lexon Ungjillin

N'drejtim t'qiellit duke u lutë..!

 

Kur gropa u thellue:

Kanë gufuar gjarpërinj t'zi

Punëtorët vazhduen pune

Njeri i gjallë përçudi s' foli.

 

Tuj shkue më n'thellësi

Ndodh diçka m'eu habitur:

Rretheqark duken njerëzë

Hekura t' skuqur mbanin n'duar

N'drejtim t'syve ua drejtonin

 

Frati e lexonte Ungjillin e lutej

Punëtorët, sërish s' kanë folë

Qirinjt, flakëronin drejt qiellit

Punëtorët vazhdonin punë...,

 

Unë pritsha, me pa durim

Që nga goja e Nezir Ukës

Të m'gëzonte, n'lëgjëndë:

Gjetën paret n'thellsitë t'tokës.

 

-Jo, ore jo, ndodhi ndryshej:

"Prit o beg, se ka hendekë"!

N' legjëndë, shprehet edhe tmerr

Hoqen t' zitë tuj gërmue n'tokë

N' thellësia shpertheu çudi tjetër:      (2)

 

Dualën disa vasha, t' bukura

T' veshura n'ari stoli

S'kishe çka  m'eu shtua

Falë Zoti, lulë – përbukuri.

 

Filluan rretherrotull gropës

Nji valle t'bukur shqiptarçe...,

Gjon Dusha, s'u përmbajt,

Pa e thanë një fjalë:

-A  Zoti, t'bukura i paska falë!.....,

 

Filloi, frymë e dallkë

Rëtë mbi ta i nxiu

S'ja la vetima - vetimës

Fortunë, mbi ta shpertheu.

 

Era e ç’mëndur i shkimi qirinjt

Rrebeshi i fortë, shqetësoi Fratin

Qirinjt u shkimen, Ungjilli griset

O, ooo njerëz t' zotit, -ç'bëtë, pse folët?

 

"Kushdo që t'gërmojnë

Thesari më s' gjindet"!

Gropa qëndron sot e asajë dite

E është pagëzue: "Gropa e Parevet"!

------------

1- Lugina e Ltinit -Lugina e Valbonës -Zotërim i Altun Ilisë

2 - çudi - këtu e ka kuptimin habi

---------------------------

 

 

SHQETËSIMI I TË VDEKUNVE

 

Me 4 shkurt 1967

Regjimi Totalitar

Monist - Komunist

Demoskoi fenë hapur.

 

Besimi ndalohet

Kisha e xhamija

U shëndrruan:

N' vatra kulturet

Shkolla e magazina.

 

Kishës në Rajë

I rrëzuen kumnarin

I zhdukën kumonët

Me heqë besimin.

 

Asgjesuan ikonat

I zhdukën bibliotekën

Thyen kryqat e varrevet

"Shqetësuen," të vdekun.

 

Kishat i shndrruan

Vatëra të propogandës

Besimi në "shpirt" u ruajt

Nën tehun e shpatës.

 

Ligji e ndaloi fenë

Njeri s' i preu lisat

"Ateistët, mëkatarë"

I gjykon "gjyqi i mëkatit"

 

Edhe ata i tuten Zotit

"Parajsë", deshirojnë!

Shperblimi i mëkatevet

Është vetem vdekja

N' atë botë, "Purgatori" i pret.

-------------

 

MURTAJA E PONARIT

 

(legjendë)

 

Nezir Uka, m' tregoi:

Ai i di prej t'parëvet

Nji gojëdhënë t'bukur

Pse i ka metë:

T'raftë murtaja e Ponarit?

 

Nji i ponarës, shkon n'pazar

Kryen pazarin e n' shtepi vjen

N'oborr plaçkat i ka shkarkuar

Zbret nji grue prej n' krevet

S'flet me gojë iken tuj shmuar.

 

I vën tagji kalit me ngrënë

Ngjitet shkollëve e n'krevet

Kur shkon n' derë t'odës

I sheh t'vdekur njerzit e vet!

 

Nji grua t'huajën mrënda tuj u kreh

Terhjekë me forcë, dorezën e derës

Gruan e t' vdekurit n' dhomë i mbylli

Me nji copë telit lidhë dorezen e derës.

 

Merr me t'shpejtë dy – tre duaj kashtë

I fut në ahër, n'katin e parë t'shtepisë

Djegë gruen e t' vdekurit prej Murtajës.

 

Gruaja nisi tuj kukatë:  (1)

"Kush ke ti që m'dogje?

N'ju, kurrë mos rasha

E ju kurrë mos urritëshi"!

 

N' Dushaj, n' Bujan e T'pla

Gjithkund janë ponarsitë,

Thonë: "s'rriten shumë

Se “janë t'nemun prej Murtajet"

 

Gruaja tjetër iku "Pyllit Prapshtis"

Hypi  n' "Gurin e Gegysenit"

U bani zâ vozarvet t' Fierzës:

"O, o, Gjon Mëm Thaçi

A, po, m'qetë matanë more eee"!

 

Zbret Gjon Mëma, shpejteshpejt

I fryni rrshekët, i lidhë nën trinë    (2)

E  shtjen argështin e vozit Drinin

Shtrihet gruaja sipër trines               (3)

E lidhë me tortë mos m'i levizë .       (4)

 

Me dorë t'majtë fillon e noton

Me, t' djathtën, shtyn argështin fort

N' kulmit t'Drinit ai kur shkon

Filloi gruaja e fort po flet:

 

"Hajt, Gjon Mëm Thaçi, t'lumtë kopaçi!

E, qite "Radisallën", n'gjashtë bajrakë"             (5)

"S'pomë lumë, kopaçi as, s'pomë lumë krahi

"Radisallën", n'gjashtë bajrakë, s'po e qesë"!

 

E lëshon argështi n'mesin e Drinit

E vozitë si lunderza e del n'breg

Gruaja e lidhur mbi trinë t' argështit

Shkon duke u çjerrë, duke bertitë:

 

"O, o, Gjon Mëm Thaçi!

Kurrë nder ju mos rasha, kurrë mos urritshi"!

N'Gegaj, t'Fierzës, e n'Metaj, t'Bugjonit

Ku jetojnë, t'fisit Gjon Mëm Thaçit

S'rriten veç, si ponarët që janë pak shtepi.

------------------

1.kukatë - këtu e ka kuptimin duke qarë me t' madhe

2 - rrshekët - lëkura, cjepësh, t' verrisura, n' lëngun e levoreve, t' ziera, t' verrit, fryhen e, lidhen poshtë nji trine prej thuprash,- ky është argështi

3 - trinë - e thurur, prej hujsh e thupra, sheshi i argështit, posht, secilit lidhe, rrshekët, tëcilët e mbajnë argështin në sipërfaqe t' ujtë

4 - tortë - litar me lëvore blini

5- "Radisallën" - këtu e ka kuptimin guaja që soll Murtajën

-----------------------------

 

- Familja Markokaj-Vukaj, në USA, 2013-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora