E premte, 19.04.2024, 05:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Azgan Haklaj - ''Dhe zoti po flet shqip''

E premte, 05.04.2013, 08:44 PM


Kulturologjia  dhe  nacionalizmi  shoqëror si  tërësi   unitare

(Rreth librit “ Dhe  zoti po flet shqip” të Azgan Haklaj”)

Nga Vladimir Muça

Shumica e shokëve të Azgan Haklajt mbas viteve ’92 e më pas u angazhuan në aktivitete e shkenca të ndryshme të zhvillimit shoqëror. Azgani preferoi të impenjohet në një shkencë të vecantë, në atë të shkencave humane.Me këtë shkencë – kulturë ai preferoi t’i kundërpërgjigjej  opsioneve subvervise të fqinjëve. Lufta më e efektshme në konceptin e tij është të godasësh me pambukun  kulturor e zhvëllimor, me forcën e valles , këngës, tupanit, valles së Osman Takes e thirrmës kushtrimore të këngës majë- krahi.

Ky libër që kemi sot nëpër duar, me cilësinë e një manifesti mbarkombëtar tregon përkushtimin atdhetar të  artistit , poetit, politologut disi të vecantë , analistit jetësor. Azgani mbi të gjitha na sjell një kujtesë  historike e shërben si letër lakmuesi për të parë gjithësecili se çfarë e sa ndikon, ç’vend zen në subkoshiencën kombëtare.

Në kaleidoskopin analitik të këtyre viteve të tranzicionit , ai shfaq pasionet e kohës me lakurëqisinë e tyre si dhe vizionet për një bashkësi  e unitet kombëtar me nocione globalizuese nën thirrmën e një triniteti të kombit, kohës, njeriut.

Libri “ Edhe zoti po flet shqip” si një blen i vazhdimësisë të librave “Dardanët presin Dodonën” dhe “Për kombin, për demokracinë” vjen si një çelës që hap dyert e kujtesave historike e zgjon  ndërgjegjen kombëtare. E kur zgjohet , historia  piskan  sepse ajo  ka gojë, ka gjenezë, ka truallin ku është krijuar e është përjetuar.

Sinoptika kulturologjike dhe analitika krahasimtare si dhe potencialet enciklopedike bëjnë që historia të vijë në ditët tona me virgjërinë e Motit të Madh, nëpërmjet personaliteteve , politologëve të cilët përbëjnë kapriatat e historigrafisë dhe në aspektin më të gjërë ndërkombëtar , nga  ku rrezatohet kultura iliro-albane.

Risia e këtij libri është : se ai i tejkalon kufijtë e publiçistikës, ka marrë profilin e një studimi duke rritur valencat hulumtuese e analitike. Kjo risi vjen sot kur kombi ka aq shumë  nevojë. Azgani është nga të paktët që shpalos nëpër rrugëtimet e tij artistike përqasjen  mbarëkombëtare  e nacionalizmën qytetare. Ky nacionalizëm sipas koncepteve vepruese e prakticiene të autorit , me ndjenjën e qytetarisë , ndihmon në integrimin rajonal.

Kudo ku janë shqiptarët , rreth shtetit amë janë faktorë shtetformues, ata stimulojnë prirjen  drejt integrimit. Dobësi është vetëm shteti  amë  në qëndrimin indiferent  ndaj këtyre çështjeve sa vitale aq dhe jetësore. Faktorët e politikës së jashtme  duhet t’i marr si etalon programor, problemet e shqetësimet që shtron autori në këtë libër.

Nacionalizmin shoqëror ai e mbështet fortas tek institucionet, e në radhë të parë tek institucioni që ai ka krijuar”Unioni Artistik i Kombit Shqiptar” me anën  e të cilit në pasaportën e tij ka marrë më shumë se çdo politikan  vula hyrjeje në të gjitha shtetet ku shtrihet diaspora shqiptare.Në  kuadrin e kulturës, ai zgjon ndjenjën kombëtare e ndez në mendjet e zemrat e bashkëkombsave subkoshiencën  etnike, duke u futur në mënyrë simetrike ne udhën e integrimit ndër vedi e bashkimit shpirtëror .

Vetë titulli I ballinës së librit “Edhe zoti po flet shqip” është metaforë e një produkti publiçistiko-analitik.Ajo përmban valencat e një supermetafore  që përmbledh në vetvete gjithçka të madhërishme, thagmën më madhore në ripërtritjen e vetive dhe cilësive fondamentale të një etnie nga më të vjetrat Iliro- arbërore në një kontekst të ri historik.

“Kultura shqiptare është ADN-ja  e kombit  shqiptar – ka deklaruar    Radio-Televizionin e Preshevës, -ajo është palca nga e cila ushqehet qenësia e një kombi.” Të ndarë në pesë shtete  , kjo palcë i ushqen në të njejtin gjak , gjakun iliro –shqiptar.

Sot në invazimet marramendëse “ të moderniteteve” në kulturë , aktivitetet e kontributi i Unionit Artistik Kombëtar  lot një rol të jashtëzakonshëm në mbajtjen ndezur flakadanin e memorjes kombëtare.

“Kjo është e vetmja mundësi dhe e vetmja garanci për ndërgjegjësimin e tërë opinionit ndërkombëtar, për të legjitimuar hisen e diellit, lirinë e munguar, jo vetëm popullit të  Kosovës por të gjithë atyre që flasin e mendojnë shqip”- perifrazon bindshëm autori në këtë libër, ndaj dhe zoti tashmë ç’na dëgjojnë veshët , ç’na shohin sytë , ç’na ndjen shpirti ,  “po flet shqip” duke flakur tutje gjuhën e kulisave purgatorike të shekujve që ka lënë pas.

Nga eksperiencat historike të mbijetuara, konkludon analitikisht autori, është vërtetuar në predominancë se pushtimi, nënshtrimi e eleminimi i kombeve, zanafillën e ka tek zhdukja , asimilimi kulturologjik; ushtarët, administratat shtetërore janë vetëm menazherët e këtij pushtimi e sundimi. Kjo është sentencë e përfituar në mijëvjeçarë në zhvillimin e njerzimit, kjo është thagma e tërë aktiviteteve në mbarë hapësirat etnike, në diasporë e në përfaqësimet   në rangje ndërkombëtare  e UAK-së.

Këtë duhet ta ngulitim mirë në mendje e shpirt edhe sot kur ndodhemi kombëtarisht të ndarë në pesë shtete, vikan me ngulm autori në faqet e këtij libri.

Ndaj dhe në aspektin zhvëllimor, në krijimin e suporteve kulturologjikë Ai na prezantohet me një vision të qartë e produktiv, nëpërmjet një ideje të lakmueshme “Koridori Adriatik-Alpe” e cila ngulmueshëm vjen si anamneza  ortopedike e Turizmit shqiptar. Azgani me vizionin inxhinerik që posedon në koshiencën intelektuale , garon me ide të ndryshme inxhinerike në këtë drejtim.

Lobimi me 78 deputetë kosovarë dhe 70 deputetë shqiptarë i rrit dukshëm vlerat e potencialit në argumentimet tekniko-shkencore e prioritet që përfitohen në lëmin kulturologjik.Kontributet e tij ai nuk i përqarkon në strumbullarin personal, por i bën pjesë ambiguide të shokëve e miqëve , dashamirësit me dhe pa pushtet si lisi rrënjët nën tokë. Ndaj dhe gjykimi , mendimi  i Tij është e vështirë të injorohet, por progresivisht ai shoqërizohet.Ndaj dhe në konceptin filozofik uni i tij asnjëherë s’ka qenë trascedent , por gjithnjë ka shprehur universialitetin e një zhvillimi social në interes të komunitetit.

Unë me të drejtën time, të përjetimeve të përfituar trevave etnike e më gjërë, më këtë “ ushtri kulturologjike” dhe perceptimet e përfituara nga ky libër që vjen si projekt-teza të luftës së popullit shqiptar për të mbajtur të pacënuar kulturën, zakonet , doket, do ta quaja një “ gjeneral të kulturologjisë”.Ky “ gjeneral” kudo ku ka shkuar , si në Çamëri, Gjilan, Tuz, duke valëvitur me vallen e shqipeve flamurin në  Bratilë ka dhënë shumë  në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare  në këto vite tranzicioni të një amullie akademike e shtetare.

Siç duket , duke mbajtur lart flakadanin e “ gjerdanit të artë të Dizhonit” ndezur në 1974, Azgani kërë kulturologji triumfalisht me UAK-në  përvijon traditat në Izrael , Greqi e mbarë diasporën.Mbajtja ndezur e këtij flakadani në luftën pakrompomis në forcimin e ndërgjegjes etnike është mbizotëruese  në rritjen e autoritetit e vitalitetit kombëtar në kuadrin e globalizmit kulturologjik.Siç del dhe nga refleksionet e përfituara gjatë leximit të librit vetëm kështu në do të mbajmë  të pacënuar palcën e kombit tonë.

Autori e ka kuptuar ka do kohë , ndaj   ai preferojë të veshë  rroben aq të bukur të “gjenaralit kulturor”.Ai e di se vdekja e një kombi siç kanë thënë  mendimtarë të ndritur si Sami  Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Faik Konica , Fan Noli , vjen në të parën herë nga vdekja e humbja e kulturës.

Në globalizmin e sotëm epidemia e “vdekjes së kulturave” është tepër evidente. Azgani e ka ndjerë rrezikun në kohë në subkoshiencën e vet, ndaj ai po punon e lufton me aq vitaliet e guxim që zoti të flasë gjithnjë siç ka folur shqip. Këtë  ai e materializon praktikisht me UAK-në , sepse vetëm kështu një komb mbijeton , forcon nacionalizmin shoqëror , bëhet një teori unitare.

Durrës  18. 03. 2013

Vladimir Muça

Nënkryetar i  KSHA Durrës

Poet -studjues



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora