E premte, 29.03.2024, 02:04 AM (GMT)

Mendime

Bedri Blloshmi: Ku po na çojnë komunistët!?

E premte, 05.04.2013, 08:00 PM


KU PO NA ÇOJNË!?

Nga Bedri Blloshmi

Sapo u shpartallua perandoria Turke, në Europën e vjetër dhe kryesisht në Ballkan, mendohej nga më të fortët që të nxirrnin përfitimet e tyre duke grabitur trojet e një vendi për t’ia dhënë një vendi tjetër duke krijuar edhe shtete që s’kishin ekzistuar kurrë. Kjo ndodhi dhe në Shqipëri pas ngritjes së flamurit shqipëtar nga plaku i mençur dhe guximtar, Ismail Bej Vlora, më 28 Nëntor 1912.

Një vit më vonë, pra më 1913, mbasi planet ishin bërë nga Londra dhe Berlini që shqipëria të shqyhej duke e krasitur dhe plotësuar grykësinë e armiqëve tanë shekullor, Athina dhe Beogradi. E bënë Shqipërinë copa-copa duke shfarrosur popullsinë autoktone kur vendosën kufijtë e rinjë. Shumë qeveri u krijuan deri më 1920 ku Kongresi i Lushnjës përforcoi edhe një herë që ajo copë Shqipëri do ekzostoi dhe se ka patriotë që nuk shiten. Mbërriti më pas revolucioni famëkeq i qershorit më 1924 dhe përmbysi me dhumë qeverinë e ligjëshme të Ahmet Zogut. Një prift, Fan Noli, i cili më 1927 shkoi në Rusinë e kuqe dhe përshëndeti me rastin e 10 vjetorit të Revolucionit të Tetorit dhe atje e quajtën “prifti me veladon të kuq”. Ahmet Zogu kthehet përsëri duke e përmbysur priftin. Krijoi shtetin, u lidh me perëndimin duke qënë i vëmendshëm dhe korrekt për gjithë atë copë vend që na lan që nga 1913 deri më 7 prill 1939 kur bota do hynte në një luftë tjetër e cila u quajt lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa në Shqipëri mori rrugë lufta civile (vëllavrasëse) e filluar nga terroristët komunistë. Për ta vërtetuar se është mëse e vërtetë që është zhvilluar luftë civile po citoj se çfarë ka shkruar gjenerali Wilson (komandant supreme i aleatëve) Enver Hoxhës. “Më duhet të vë në dukje se armët e furnizimit që ju dërgojmë janë të destinuara vetëm për një qëllim, e pikërisht për të ndihmuar forcat tuaja që të luftojnë armikun. Unë nuk mund të tolerojë që ju t’i përdorni këto armë për të vrarë dhe për të eleminuar bashkëatdhetarët tuaj për qëllime politke.”

Mbasi u vranë dhe u masakruan mijëra familje atdhetare (nacionaliste) që luftuan me të vërtetë për Shqipërinë ku nga goja e tyre dilte e vetmja fjali “TË RROJË SHQIPËRIA” para skuadrës së ekzekutimit, ndryshe nga sa thoshin komunistët që “atdheu ynë është gjithë bota”, mbas 1944 do fillonte terrori mbi pjestarët e tjerë të këtyre familjeve. Ky terror do të fillonte më 1945 deri më 1990 i cili zhdukte, varte, pushkatonte, burgoste, interrnonte e sekuestronte vetëm familjet kundërshtare.

Kjo tragjedi do të vihej në skenë nga komunistët të cilët zbatuan vendimet me kryeregjizorin enver Hoxha. Këta sajonin “grupe armiqsh” për krime imagjinare, i pushkatonin mbas atyre që kishin varur, burgosur dhe të tjerët internoheshin. Numërohen mbi 6550 të pushkatuar që sot ende janë kushedi se ku të groposur e pa varr. Numërohen mijëra të burgosur të vdekur nëpër burgje, mijëra të interrnuar, mijëra

të vdekur në interrnim, shumë e shumë fëmijë të porsalindur nga pa ushqyerja nga keq jetesa, të rrethuar me tela me gjemba. Çmendinat u mbushën plot nga të burgosurit e torturuar e nga elektroshoku, të paralizuar nga gjilpërat e absesit që rënkonin shtrirë në çimentot e dhomave të vdekjes të spitaleve Brenda në çmendinë. Listat emërore të intelektualëve nga vrasjet masive. Le të përmendim terrorin e Kryengritjes së Postribës, gropën e Valmirit me të vrarë e të gjallë që si kishte kapur breshëria e kallashnikovit, shashkën e hedhur nga vetë sigurimi në Ambasadën Ruse për të vënë në skenë skenarin e përgatitur për të masakruar 22 intelektualë në Tiranë. (Pa përmendur këtu ata që u burgosën dhe familjet që u internuan.) Kemi shumë e shumë “grupe” e vrasje masive dhe këto duan volume të tëra për t’i rreshtuar e jo më t’i përmendësh në një mikro shkrim, (madje qëllimi i këtij shkrimi është tjetërkund.)

Mbarimi i Luftës së Ftohtë do të kurorëzohej me rrëzimin e kështjellës së dekompozuar të komunizmit rus. Kuptohet se satelitët e kësaj kështjelle do të rrokulliseshin në humnerën pa kthim. Edhe në Shqipëri, s’kishte sit ë ndodhte ndryshe. Filluan lëvizjet e porositura nga sekretai i parë i komitetit të partisë Ramiz Alia, me udhëzimet e Katovicës e të Gorbaçovit.

Unë dua të citoj vetëm disa rreshta të Ramizit përpara byrosë:

“Sistemi ynë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë…

Le të krijojnë kundërshtarët tanë, parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim ne vetë, por kryesorja është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë dhe programet e themelimit do t’i formulojmë ne. për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marri pushtetin, është e lirë të  shajë pushtetin tonë, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojë simpatinë e përëndimit dhe të desidencës antikomuniste…

Të persekutuarit politik: Ata janë nëpër burgje të dënuarit dhe të persekutuarit politik antikomunistë sigurisht që do na shajnë…Këta do t’i afrojmë dhe do t’i japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme, por kurrë, kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepses sapo të marrin fuqinë do të fillojnë të hakmerren…Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompesim në para të burgosurve politik…

Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kini parasysh, të keni kujdes nga fëmijët e të persekutaurve politik…”

Tani unë u drejtohem të burgosurve politik, të shpronësuarve dhe sekuestruarve, se këto që thotë Ramiz Alia a janë zbatuar me kujdes nga ata që na “përkrahën” dhe ne u besuam në vitin 91-92 e më tej?

Lexova në një media të shkruar (se pothuaj e kishin shumë media) se partia demokratike, njeh dhe mbron të gjitha dekoratat e komunizmit, nga ana tjetër po nga PD janë dhënë dekorata për shumë personalitete të pushkatuar, të humbur e të burgosur politik. Tani njëra palë ka vlerë o persekutori, o i persekutuari. Të njohësh të gjitha dekoratat e diktatorit e ta vlerësosh do të thotë të shkelësh mbi gjakun e mijëra e mijëra të pushkatuarve, të zhdukurve, të shkelësh mbi mijëra e mijëra nënave shamizeza, të mohosh ata lumenj gjaku, lumenj lotësh që kanë filluar të derdhen që nga viti 1943 e deri më 1991. Kjo është demokracia? Atëherë pse çirret PD kur thotë se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër në Europën Lindore? A është tallje kjo me klasën tonë të përmbysur, a është përçmim për të vrarët e të burgosurit politik? A tregon kjo gjysmën e partisë së punës e cila e tregoi veten se nuk do të shkëputet kurrë nga Neronët, Cingiskhanët e kainët e komunizmit? A duhen besuar pëshpërimat se do të vendoset busti i diktatorit? A duhet të përmendet një thënie e agjentit të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Kim Fillbi “Kush ka qënë komunist vetëm një orë, komunist mbetet gjer në varr.”Ku po na çojnë komunistët fanatik? A duhet të heshtim ne përpara kësaj tragjikomedije që faturohet?Ngrihuni ju të zhdukur,të pushkatuar anë e mbanë Globit e mbrojeni Shqipërinë se ne të gjallët kemi vdekur dhe skemi mundësi ta ndryshojmë fatin e vendit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora