E shtune, 20.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Puthje në mermer të bardhë

E merkure, 03.04.2013, 06:50 PM


Xhevahir Cirongu

 

Puthje në mermer të bardhë

 

Baladë

 

(Këtë poezi ia kushtoj babait tim të shtrenjtë, Remziut)

 

Vitet janë strukur diku në heshtje

Pas tyre, loti i kripur ende pikon!...

Nëpër muzgun e natës dëgjon

cicërima zogjësh që qajnë.

Vetëm kur agu i ditës zbardh,

Atëherë ata këndojnë.

Von mbrëmjeve kënga e tyre,

ndalon në vajtim!

Aty në kodrën e qytetit me emrin ‘’Vilë’’

Ku dallgët e detit bëjnë ‘’gjumin’’.

Zogjtë kuvendojnë me njerëzit

e qytetit të mermertë.

Çdo cicërimë e tingull

Aty në degët e pemëve të Selvive,

puthin gërmat e shkruara të arta

Emrat mbi pentagramet e pllakave

të gurëve të ftohtë.

Ishte katërmbëdhjet shkurti 2001,

Fjalën’’Lamtumirë’’babai shkroi

Me lotin e kripur nëpër faqe.

Në vend të fjalës :Amanet!

thau dy liqenet blu

për tu bërë obelisk.

Sa herë që vete aty

Një lule e fije bari më përshëndet;

Nuk vonoj edhe unë

Afrohem pranë fotos së babait

E puth, pastaj ledhatoj emrin e shkruar

në mermer të bardhë.

Në këtë çast vetiu

Loti i kripur nëpër faqe rrëshqet,

Nga thellësia e nëntokës

Vjen një zë i ëmbël e bisedon me mua.

Pastaj, lulja e bari që rrinë aty pranë

Më qortuan e më thanë:

‘’Mos loto biri im! Loti e puthjet

në mermer të bardhë,

treten e takojnë Babanë!’’.

Kurse Epitafet natën

puthen nga drita e argjen e hënës.

 

Durrës,14 Shkurt 2013



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora