E marte, 23.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Berisha?: Altoparlanti i xhamisë

E merkure, 03.04.2013, 07:49 PM


ALTOPARLANDI I XHAMISË DHE NJË GARNITURË E TË SHARAVE

Tregim nga Hysen Berisha?

Aeroplani  na zbriti herët në Shkup. Bashkë me nja dy djem të Rrushnajës, më të rinj se unë, me të cilët u njohëm gjatë fluturimit, morëm një taksi. I druhesha formaliteteve kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.  Po nuk kisha faj sepse kisha shumë vite, mbase dhjetë, që nuk kisha shkuar në Kosovë. Deri pas luftës nuk më lejohej ta vizitoj Kosovën se më kishin shpallur ”Njeri me ndjenja të ndyeme politike”.

Ishte gjashtë maji-dita e Shëngjergjit. Në Rrushnajë, dërvishët, kishin një festë mu në Lendinën e Madhe, te varrezat. Mu në mesin e asaj lendine ishte edhe një tyrbe. Tyrbja ishte ngritur në përkujtim të atij, i cili prej para Luftës së dytë botëreore e deri pak para Luftës së Kosovës kurrë nuk guxoi të këthehej më në Rrushnajë.  Kur u këthye, pas dy javësh vdiq.

Rrushnaja, prej asaj  lendine, kah ana perendimore, dukej si në pëllëmbë të dorës. Taksisti, me që i ramë përskaj, na lajmëroi për festën. Vërtet, pak çaste para se të fliste taksisti, tek i shikoja njerëzit që leviznin si thneglat, mendova se mund të ishte ndonjë varrim. Mirëpo, me që kisha hapur sa e sa varre në fshatin tim, para se të largohesha për në “kah sytë-këmbët”,  e dija se në varrime njerëzit do të duhej të ishin më të organizuar dhe më të disiplinuar. Tek po i afroheshim lëndinës, taksisti na tha:

-Nëse jeni të interesuar të takoni njerëzit e juaj, këtu i keni.

Nga ana lindore, aty ku na zbarkoi taksi, duhej t`i rrekëmi rrugicave që shpiejnë drejt e në qendër të lëndinës, aty ku vlonin njerëzit si qengjat në rudina. Taksisti edhe mua më kishte pandehur se isha rrushnajas. Sipas marrëveshjës, taksisti kishte për të bërë gadi edhe një kilometër rrugë deri te stacioni i autobusëve, së cilës i pritonte se kishte plotë këmbësor por, unë nuk kundërshtova. Thënë të vërtetën zbrita aty për ta shikuar një cak, aty ku unë si gjimnazist, bashkë me një bukuroshe poashtu gjimnaziste, aty shkokëloheshim duke qeshur tek tregonim vicat për dashurinë. Zbritëm bashkë me ata djemtë dhe atypëraty i humbëm lidhjet. Kisha një çantë krahoshe, e cila në atë vapë, më dukej se peshonte plumb. Lendinën e Vorreve, si gjimnazist, e mbaja në mend fare të zhveshur por, tash kur më zuri puna, munda të gjej edhe hije se njerëzit kishin mbjell drunj në shenjë nderimi për dërvishin që kishte kaluar jetën në mërgim. E dija se në Rrushnajë kisha të martuar një vajzë të motrës, por kush e merrte me mend se mund ta takoja. Jo rastësisht taksisti tha se aty mund të gjejmë njerëzit tanë.

Më kishte marrë malli për njerëzit, biles edhe për ata të cilët ma kishin dhënë atë cilësinë: “i ndyem politikisht”. Thënë të drejten, ata, nuk kishin shtuar asgjë. Unë, për politikën e kohës, vertetë ndjeja  sikur kundermimet në tualetet publike, te cilet askush nuk i pastronte. Mbase me  kutë të tillë edhe ata e kanë shikuar botëkuptimin tim politik. Kur i takova njerëzit që më kishin “ndihmuar” ta lëshoj vendëlindjën, ndjeva si diçka që duhej t`ia fal historisë. Thashë me vete: ”Pse t`ua them unë? Ata e dinë vetë. Unë do të turpërohesha po ta takoja një viktimën time të pafajshme”.  Pashë se gjithçka kishte ndryshuar. Pashë se krenaria më e madhe u takonte po atyre njerëzve që nuk lenin gjë pa bërë, si në kohën e shaka Titos. Në fillim pashë ndryshimin te gjenerata e re, të cilët dikur i kisha nxënës, e që për shkaqe ekonomike e kishin lënë shkollën. Bëhej luftë për kafshatën e gojës. Po, ajo që më brengosi më shumë, ishte fakti se gjithçka kishte shkuar javash-javash, ndërsa rinia mplakej shpejtë. Më duket se ishte viti i fundit kur munda ta shijoj dashurinë vëllazërore, fqinjësore dhe miqësore si duhej. Pastaj gjithçka sikur u bë interes.

Aty, te Lendina e Madhe, i gjeta dy vajzat e motrës sime. Ishin martuar njëra para Luftës së Kosovës, e tjetra fill pas lufte. Atë të parën, krejt rastësisht, e njoha. Ka qenë bukuria e saj që më ra ta pikas.  As tash nuk e kishte humb bukurinë, por ç`i duhej një bukuri e fshehur nën havale? Mbesa ime, në atë pikë kulminante të temperaturës, shaminë të lidhur nën fyt dhe mbi demijat, një pallto, shoqen e së cilës, nëna ime, e ka pas shveshur që në kohën e Rankoviqit. Dikur, si beqare kur mbesa ime ishte, në takimet e restësishme ma lidhte ndonjë befasi o me të mbyllur sysh, o me të fishkëlluar te veshi, o me ndonjë të shtyrë. Unë fitova bindjën se unë e pikasa i pari bukuroshën por, nuk desha të jap shenja befasuese sepse e mendova se derisa ajo tu tregojë njerëzve të burrit se unë isha daja, ku ta dij sa kamxhikat mund të fishkëllojnë mbi bukurinë e saj. Por ato kishin qenë në lojën e befasisë se më kishin vërejtur më herët. Biles mbesa e vogël më kishte pikasur edhe më herët, e kishte lajmëruar bukuroshën, kishin lajmëruar edhe sivjehrrën.

Vjehërri i bukuroshës, gjatë luftës, kishte mbet vejan. Ishte martuar me një grua, të cilën mbesat e mia e quanin Kombanjë. Atë grua pata rastin ta pikas edhe para se të njiheshim me te, atë ditë feste. Ishte papakësia e saj që më ra në sy. E kishin informuar Kombanjën, vetë qëndronin larg prapa saj dhe prite befasinë. Pak para se të më afroheshin, papakja thirri.

-Mirëseerdhe në Kosovën e lirë, mik!

Nga largë e falenderova, asnise ende nuk e njihja. Edhe ajo e veshur me mbulesën alla turçe. Një shami e bardhë, e lidhur nën gushë, pallto, dimijat, nxehtësia dhe dhjami e kishin ulur në djersë. Mi afroi faqet, por shamia mbyllte mundësinë e takimit të faqeve. Në fillim ma afroi vetëm dorën, pastaj ma mbërtheu shpinën time me duar dhe më godiste herë me mjërën e herë me tjetrën shplakë, sikur kur i bie defit. Nuk më shkaktonte dhembje, por mënyra e mbërthimit, gjë që ashtu as mbesat nuk e patën atë guxim. Megjithëse ajo mënyrë nuk ishte kulmi i së keqes. Befasisa po shkallëzohej. Ajo, me gjithë atë peshë, edhe ma shprehte “dashurinë miqësore”, në stilin e saj, stil ky që i bëri mbesat dhe të tjerët të cilët na shikonin si në teatër të lëshoheshin në gaz, por gazi eksplodoi kur ata panë se ajo më shtynte gjithnjë drejt humnerës. Dikur edhe unë zura të katrrisem në trupin e saj sepse e merrja me mend se po i afroheshim humnerës. U meka, por megjithatë, më doli një zë si nga fundi i ferrit:

-Më ndihmoni more se ndoshta kjo, miqësisht po më don, por me këtë hov mbetet të na i mblidhni eshtërat  atje, poshtë.

Mbesat ishin shtrirë duke qeshur, ndërsa një i ri, i cili e njihte mirë Kumbanjën, i foli ashpër dhe ajo u tërhoq. Iu afrova mbesave, dhe bashkë me to u tretëm në gazin e pafundmë. Ndërkohë ato më informuan se në atë gazmend të madh ishte edhe një vëllau im. Bashkë me mbesat shqyemë turmat dhe gjetëm vëllanë. E lamë Lendinën e Madhe dhe u lëshuam drejt në në Rrushnajë. Zumë vend në një lokal ushqimor. Tek po hanim nga një drekë të hershme, zëri që shpërtheu nga altoparlandat e xhamisë, aty afër, ma kalli datën. Më bëhet se, birra të cilën në atë moment po e shijoja me kënaqësi, u trazua nëpër gojë, diçka kaloi edhe në kanalet e frymëmarrjës dhe më bëhet se doli edhe nga birat e veshve, edhe nga birat e syve. Shava me të madhe. Të gjithë, në restaurant, e dëgjuan. Pati shumë nga ata që më dëgjuan, të solidarizoheshin me mua, por disa nga ata, e bashkë me ata, edhe mbesat dhe vëllau, u zhgrehën në gaz të pakontrolluar. Dikur qesha edhe unë dhe kujtova vargjet e një shkrimtari që i pati shkruar në shtypin e kohës sime si gjimnazist:

 

Rrushnaja simbol vreshte

Plot xhamia edhe teqe

Hoxhallarë e shehlerë

Si kërpurdhat në pranverë.

 

Pas pak, nga po ajo xhami, dolën mbi njëqind të rinjsh me nga një libër nënsqjetull. Nuk e di si më dolën fjalët:

-Në kohën time dhurata u epnim vetëm nxënësave të shkëlqyeshëm. Vallë, janë të gjithë të shkëlqyer këta...?

-Unë prapozoj të mos bëhësh ziliqar, o zotëri kolegë! Edhe ata...hik... po nuk e patën me meritë, hik... unë dhe ti assesi.

Shoku, me të cilin pinin bashkë, e rroku për këmishe dhe e joshi për ta ulur. Ai, ashtu i dehur, se me mëzi rrinte në këmbë, vazhdoi:

-Megjithë mend e kam. Se unë dhe ai dashamiri, të cilin kurr nuk e kam parë, flasim prej hijës. A nuk po e vëreni se gjithë ata të rinj, mbrenda në xhami, kanë qëndruar si kastravecat në thes? Po, po. Se nuk i ka zënë salla e madhe. Edhe në kenef janë falur. E di se ky hoxha jonë ua ka bërë hallall të falurit në kenef, por nuk e di a ua pranon zoti. Hahahaha.

Me tu larguar prej lokalit ushqimor, ku konsumohej edhe alkooli, porosita edhe një rend pije për ata në tavolinën e fundit. Tek po paguaja, thashë me vete: - i dehur po, por nëse nuk e meritoi një libër nga hoxha, e meritoi një rend pije nga unë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora