E enjte, 18.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjuha Shqipe Dhe Arsimi Multikulturor Ne Greqi

E hene, 17.04.2006, 06:44 PM


Arsimimi i femijeve te emigranteve shqiptare ne Greqi ne gjuhen shqipe ngelet nje problem i hapur. Sipas sondazheve jane rreth 15 000 femije qe nuk dine te shkruajne apo te lexojne shqip, sikunder dhe te flasin dhe e ardhmja nuk paraqitet me ngjyra optimiste. Tashme, nje pjese e emigranteve kane rreth 16 vjet ne Greqi ku pjesa e madhe e femijeve qe nuk dine gjuhen e shkruar kane lindur ne Greqi.

Ketu paraqiten dy probleme.... nga njera ane mungesa e shkollave dhe librave ne gjuhen shqipe dhe nga ana tjeter egzistenca e nje fare ksenofobie nga mesues dhe nxenes ndaj nxenesve emigrante kur flitet per mesimin apo perdorimin ne ambientet e shkolles te gjuhes se nenes. Bile edhe per mesimet ne gjuhen greke ndjehet nje fare nenvleftesimi neper shkolla. Megjithe masat e marra nga qeveria greke dhe nismat e Ministrise se

Arsimit per tju pershtatur kerkesave dhe standarteve te BE/se, serishmi problemet e nxenesve emigrant ne fqinjin tone jugor ngelen jo te pakta. Sipas te dhenave te publikura nga Ministrai e Arsimit ne Greqi kane kaluar me shume se 15 vjet nga regjistrimi i nxenesve te pare te huaj ne shkollat greke, por kjo nuk do te thote qe ka qene e mjaftueshme per te krijuar nje sistem plotesues te kerkesave te shoqerise multikulturore apo per te zhdukur ndjenjat e ksenofobise, si nga nxenesit apo nga mesuesit.

Fatkeqesisht ekzistojne akoma, edhe pse te pakta, shkolla ne te cilat mesuesit, nuk u drejtojne fjalen femijeve te huaj, sepse nuk i kuptojne greqisht, apo shkolla te tilla, ne te cilat klasat ndahen ne ato me nxenes vendas dhe ato me te huaj. Modifikimet qe jane bere ne kete fushe nuk perkthehen ne "me pak mesime" apo zvogelimin e lendes mesimore.

Ato kane lidhje vetem me pak lehtesime ne sezonin e provimeve te nxenesve qe paraqiten per here te pare ne shkollat vendase dhe qe i perkasin arsimit te mesem, e vetmja kerkese qe mund te plotesohet eshte ne rastet kur prinderit kerkojne qe femija i tyre te mos ndjeki mesimet e besimit fetar ortodoks, edhe pse kjo eshte dicka qe nuk eshte kerkuar. Persa u perket boshlleqeve ne gjuhen greke, ato mbulohen nga ore pas mesimore apo klasa te vecanta.

Nga ana tjeter, duhen permendur edhe shkollat, funksionimi i te cilave eshte per t'u lavderuar, pasi arsimtaret arrijne te zhvillojne ore mesimi te sukseseshme ne klasa me nxenes te kulturave te ndryshme, dhe keta nxenes te kene rezultate te larta ne deftesat e tyre. Jo te pakta jane rastet kur vete profesoret krijojne klasa dhe kryejne ore pas mesimore me iniciative personale dhe pa asnje te ardhur, te udhehequr nga ndergjegja dhe ndjenja e detyres ndaj brezit te ri.

Sipas statistikave te fundit, ne vitin 2002 2003, 6,7% te popullsise se nxenesve qe jane ulur ne bankat shkollore vendase perbehej nga emigrante, nje shifer e cila po te bashkohej me numrin e homogjeneve greke arrin ne 8 ,9%. Sipas po kesaje statistike, ne cdo 10 shkolla 4 prej tyre kishin nje perqindje prej 10% te nxenesve te huaj. 14.8% te shkollave kishin 10 20% nxenes te huaj, ndersa sistemi arsimor u modifikua detyrimisht ne 400 shkolla ne te gjithe zonen, pasi nxenesit e huaj ne to arrinin ne 70% te shkolles.

Ne Ministrine e Arsimit dhe te Edukimit Fetar funksionimi i ketyre klasave konsiderohet te jete ne nivel te larte, konsiderate qe bie ne kundershtim me ate te vete arsimtareve. Sipas ketyre te fundit "Seminaret me kodin e sjelljes ndaj femijeve emigrante nuk jane te mjaftueshem. Perballimi i problemeve dhe mangesive ne gjuhen greke ka nevoje per shume seminare me profil shkencor dhe ore te tera me praktike te sakte.

Si te ashtequajturat "Klasat e Pranimit" edhe grupet e oreve pas mesimore per te plotesuar dhe njekohesisht per te ndihmuar nxenesit me probleme te ndryshme, jane sot krejt te braktisura, pa lende mesimore dhe pa personel te specializzuar apo qe njohin gjuhen ametare te nxenesve ka deklaruar zoti Bratis, president i Federates Arsimore. Ne vitin 1985, u krijuan shkollat multikulturore greke, te cilat sot arrijne ne numrin 26 ne te gjithe vendin.

Keto shkolla kishin si qellim fitimtar pranimin e femijeve homogjene qe ktheheshin ne Greqi, ku sot ne ato pranohen edhe femijet e emigranteve nga vende te ndryshme. Padyshim qe arsimtaret, te cilet jane punesuar ne to jane te specializuar perkatesisht (zoterues te gjuheve te huaja dhe studimeve pas universitare ne dege shoqerore ) dhe vleresimet e herepashereshme per nje pune me rezultate te larta, pavaresisht nga keto, asnje nga vendasit qe banojne afer dhe kane mundesi ti regjistrojne femijet e tyre, ka treguar ndonje interes per keto shkolla.

Ky eshte nje fakt pak shqetesues sepse jetojme ne nje shoqeri multi kulturore , dhe duhet t'i pershtatemi cdo dite e me teper kushteve te kesaje shoqerie. Pesha me e rende per edukimin e brezit te ri, pjestare te denje te kesaje shoqerie, natyrisht qe ndodhet ne supet e zbatuesve te sistemit arsimor dhe edukativ apo te modifikimeve te pershtateshme te ketije te fundit, ne sherbim te kerkesave te kohes.

Zonja Ismini Kriari, sekretare speciale e Arsimit Multikultural deklaron: "Qellimi i Ministrise se Arsimit eshte te ngrihet niveli i mesimit te gjuhes greke dhe i integrimit ne sistemin mesimor grek, duke mos humbur njekohesisht njohurite e gjuhes ametare". Ministria e arsimit gjithashtu duhet te jete pozitive ndaj kerkeses se Ambasades se Polonise ne Greqi, per mesimin e gjuhes polake nga femijet polake ne shkollat greke, me personel qe do te paguhet nga vete Ambasada.

Nje kerkese e tille, shprehet edhe nga Ambasada shqiptare. Por deri ne venien ne zbatim te kesaj kerkese femijet e emigranteve do te kene humbur jo pak nga gjuha amtare. Ne kete plan dhe duke pasur parasysh keto probleme eshte detyre e familjeve shqiptare te punojne shume me femijet e tyre ne gjuhen shqipe.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora