E enjte, 25.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Elegji për Qerim Rexhën

E merkure, 03.04.2013, 08:05 PM


Në shenjë  nderimi dhe përkujtimi me rastin e zhdukjes dhe vdekjes  misterioze:

ELEGJI PËR QERIM REXHËN

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir KRASNIQI

 

N’ atë ditë feste të Nëntorit ,

Në kremtim t’ 100 vjetorit –

Malli i madh dhe nostalgjia ,

T’ nxori ,o vëlla , nga shtëpia !

 

Shkove larg , në rrugë t’ pa kthim –

Ne ,  na le n’ vaj e n’ pikëllim !

Ushtuan  malet , gjëmoi  deti –

Qerim Rexha , ku na mbeti ?!

 

Qanë Kosova e qanë Tirana –

Vëllain tonë , na e shitoj zana !

Kah na  iku ,  ku na u tret –

Katër muaj , trupi s’ iu gjet ?!

 

Kah na shkoi  burri i Podgurit –

Mu në festën e Flamurit ?!

Për këtë festë që i kushtoi jetën –

Në humnerë e gjeti vdekjen !

 

Ku është  biri i djepit t’ Cerrcës –

S’ duroi  vëllezërit  e Miliç Kërstës ?!

Ku është  nipi i Adem Sejdisë –

Që ia bëri  gjëmën Serbisë ?!

 

Ku  është  djali i Sejdi Ademit –

  ndoq rrugën e Azemit  ?!

Ku  është  mësuesi i Istogut –

Burrë i burrave n’ ballë të  logut ?!

 

Ku na mbeti  mësuesi i Uçës –

Fanar drite , djalë i pushkës ?!

Ku është  mësuesi prijatar –

Për bashkimin mbarëkombëtar ?!

 

Ku është  mësuesi i Koshutanit –

Që s’ donë planet e Karpatjanit ?!

Që s’ ia mësoi   shkjaut historinë ,

Që flijohej  për Nënë – Shqipërinë !

 

Ku është  mësuesi i Beratit –

Që s’i  shkonte shkjaut për shtatit ?!

Ku  na mbet  mësuesi i Lezhës –

Ai pasardhës i Mine Pezës ?!

 

Vuajtjet tua s’ kishin fund –

Refugjat n’ kamp  Llakatund !

Ku është  mësuesi i Rugovës –

Që vdiq me sy prej Kosovës ?!

 

Fli i qetë Qerim , bir nane –

Djep  Kosove – varr Tirane !

Fli i qetë zemër   kreshnike –

Flakadan i Shqipërisë Etnike  !

 

Këto vargje t’ shpirtit tim –

Do t’ këndohen  për kujtim !

Der’ sa  t’ rrjedhë Drini e  Valbona –

Ti do t’ jesh në zemrat tona !



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora