Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (2)

| E merkure, 03.04.2013, 06:00 PM |


Himara në dokumentat arkivore (2)

PROJEKTI I HIMARJOTËVE PER BASHKIMIN ME PAPEN

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Himarjotet e priten me nderime e në atmosferë festive kthimin e At Lorenco, i cili i transmetoj pershendetjet dhe garancite e Papes per ndihmat, që do t’i  dergoheshin popullit te Provinces se Himares në luften kunder pushtuesve turq. Per fat të keq, leterpergjigjia e Papes nuk është gjendur ende në arkivat e Vatikanit.

Me ndihmat e derguara, populli himarjot u ngrit kunder turqeve, por dhe kesaj rradhe pa sukses.

Ne vazhdim, historia himarjote, pasurohet me ngjarje te reja, si me letren e dyte, e shkurtit te vitit 1581, qe  populli i Himares i dergon personalisht Papes Gregorio XIII.

Ashtu si letra parendese e vitit 1577 dhe letra e vitit 1581 eshte shkruara ne latinisht dhe e perkthyer ne italisht nga At Cirilo Korolevsi, te cilen po e prezantoj te plote te shqiperuar:

“Shenjteria e Juaj dhe Shume i Lumturuemi Papa i Kishes se Madhe Katolike Universale.

Ne, te gjithe Paria e Himares, me aprovim te gjithe popullit te Rajonit tone dhe te atyre, qe banojne ne tokat perkrah nesh, me nderim te thelle, perulesisht dhe me respekt te madh per shenjterine Tuaj, duke te puthur doren, Ju pruresit te paqes tone, Ju te parit dhe Kryetarit te Kishes, ne te njejten kohe dhe shume te shkeqyerit Kardinalet, qe se bashku po kujdeseni per Kombin tone, i Lutemi Zotit, t’i u ruaj gjalle dhe gjate, o Ati i Lumnuem dhe Dinjitoz.

Hiresine tuaj, po e vejme ne dijeni, se ketu mes nesh erdhi i fismi Zoti Demetrio Ferigo, qytetar i Koroneo, i cili bisedoj me ne per shpetimin e jeteve tona dhe na foli per menyrat si te çlirohemi nga  turqit. Ne i kemi njohur prinderit e tij prej shume koheh. Ata jane persona me te vertete te mire, fisnike, te denje, njerez te respektit e te beses dhe e dijme se ata kane qene ne sherbim te Perandorit Karli i V dhe se per fènë katolike kane derdhur gjak, per kete i perzune nga atdheu dhe u a moren pasurite, atyre qe ishin te pasurit e me te shkelqyerit e qytetit te Koroneo, si rezulton nga dokumentat qe zoterojne.

Ne mbeshtesim plotesisht te quajturin Demetrio, duke i dhene atij gjithe besimin tone, qe nga momenti, qe Zoti vete e bekoj dhe e beri te shquar.

Ai na foli gjate per Hiresine Tuaj dhe na tregoj se Ju jeni nje Papë i Shenjte.

Ju Ati i Shenjte e doni kombin grek, madje per ate keni themeluar Kolegjin dhe nje Kishe e per greket, ndaj te cileve ju te gjithe keni dhene shume deshmi zemermiresie e do te jipni dhe ne te ardhmen. Fama e ketyre bamiresive eshte perhapur ne te gjithe Greqine e ne ngrejme duart nga qielli dhe falenderojme te madhin Zot e me te njejtat ndjenja e me te njejten vendosmeri gjunjezohemi para Hiresise Tuaj dhe ne emer te Zotit Tone Jesu Krishtit, qe vuajti per ne, kerkojme te veni doren ne zemer, qe te kontribuoni me vepren tuaj dhe me nderhyrjen tuaj, qe te na ndihmojne dhe Princat e tjere. Hiresia e Juaj te shtyje Mbretin Filip te Spanjes, i cili nepermjet Mbreterise se Napolit, t’i dergoj kombit grek dhe kombit albanez, 3000 ushtare dhe te na furnizoje me mbi dhjetemije arme, per mbeshtetjen tone.

Pas kesaj, ne do te ngreme flamurin ne emer te Shenjterise Tuaj e te Mbretit Filip e pastaj do te bashkojme ne kauzen tone te gjithe Albanine e te gjithe Morenë, pasi jane me ne shumica e grekeve dhe e albanezzeve, madje vetem nga Moreja mund te ngreme nje ushtri me dyqindmije luftetare, ndersa armiqt nuk jane me shume se gjashtemije. Nga fshatrat e Himares dhe nga territoret per rreth, vetem ne nje dite mblidhen dhjetemije luftetare, ndersa ne nje jave pesedhjete mije dhe nga Maqedonia dhe pesedhjete mije te tjere.

Ne se Hiresia e Juaj do te kontribuoj, qe te fitojme lirine, ne qe tani do t’i bindemi Kishes se Shenjte Katolike dhe do t’i u njohim Ju si me te Lartin Papë, Bariun Universal e te Plotfuqishem dhe ne te njejten kohe do te jemi nenshtetas te Mbretit Filipi i Spanjes dhe si per Shenjterine tuaj dhe per Mbretin Filip, do te paguajme tributin e quajtur haraç. Per keto kerkojme, qe Shenjteria e Juaj t’i lejoj prifterinjt tane, peshkopet, prelatet dhe patriarket, qe te administrojne sakramentet dhe te celebrojne sipas traditave tona dhe riteve tona .......

Ne himarjotet, se bashku me fshatrat firmetarë, ne virtytet e kesaj letre, ngarkojme te plotefuqishmit tane, te lartpermendurin Zotin Demetrio Ferigo dhe Zoterinjt fisnike Gjon Leksi (Lechsi) dhe Nikolla Zachna me djalin e tij, qe jane personat kryesore te tokes se Himares, te ndershem dhe fisnike, te impenjuar ne lufte te vazhdueshme kunder turqeve, si mund te kuptohet nga letrat qe ju prezantojne.

Kushdo qe do te marri pjese per te perfunduar marreveshjet, Zoti Demetrio se bashku me ata, ose kushdo prej tyre dhe do te arrijne te realizojne akordet me Shenjterine tuaj, me Mbretin Filip, me Perandorin e Gjermanise, me Mbreterit dhe me te Plotefuqishmit e tjere, gjitheçka do te aprovohen nga ana e jone, ne se do te perfundohen nga ambasadoret tane te mire dhe besnike, ashtu si i kemi ngarkuar dhe besuar, qe te trajtojne, te pranojne, te kerkojne favore, parà, ndihma, armë e per çfare kemi nevoje dhe qe do te pranohen nga Shenjteria e Juaj, nga Perandori, ashtu dhe nga Mbreti i Spanjes dhe Princat e tjere, per te ndihmuar ndermarrjen tone per çlirimin nga turqit.

Te deleguarit tane, kudo qe te ndodhen, kane te drejten te perfaqesojne dhe te zevendesojne ndonje kujdestar (prokuror) tjeter. Prokuroret e meparshem i deklarojme te shfuqizuar dhe pa autoritet.

Sigurisht do te jete nje ngjarrje e madhe dhe nje veper fisnike dhe shume e deshiruar nga Zoti yne Jezu Krishti, ne se me vepren Tuaj i Uruari At, NE dhe bijt tuaj te Greqise, te shtypur barbarisht nga turqit, qe na  detyrojne te behemi turq, do te mund te shpetojme dhe te çirohemi.

Zot i madherishem, t’a ruaj per shume vite Shenjterine tuaj: Amin.

Ne dëshmi te vertetes, letra prezente eshte shkruar dhe nenshkruar me doren e magjistratit tone i te njejtes toke te Himares, i quajturi Mikele Argjirò dhe e kemi dyllosur, si shihet, ne menyren tone te zakoneshme, me miratim e konsensus, si kemi thene me siper, nga te gjitha fshatrat e poshte renditura.

Ne muajin shkurt 1581.

Rajoni dhe Peshkopata e Himares.

DUCHATES, BROCOTÒ, CALOJERATIS, TRUMBAZEI, SOTIRIANE, BALASSA, PANGALADES, DRIMADES, HELLIATES, BUNAE, CHAPERAS, CUDISSE0, PILURE, CUZEI, PROGONATES, LUPESEI, CASTELLI, NIYIZA, PICERNATES, BUNEZZE, TURNECHEI, BUBAREI, ORESTA, BAFADES, TERNA, ZARO-GORIZIA, CAMINIZZA, FENECAE, DAMISEI, LECHELTI, DRAGOTES, CARIANAE, CHUNEHIZA, PESTANAE, BERNACHUS, CEPRIOTA, AIOSBASILES, ZULATES.

Une, Mikele Argjirò nga Ishulli i Korfuzit, e shkruajta dhe e neshkruajta me doren time, me kerkesen e Zoterinjeve te Rajonit te Himares dhe te fshtarave te sipershkruara.

Me nderime Shenjterise dhe Hiresise se tij Patrarkut te Kishes se madhe e Universale te Zotit, Zoterise se tij Papa Gregorio XIII, Papa i Romes se lashte.

Letra e drejtuar Papes Gregorio XIII, shpreh mendimin jo vetem te popullit te Rajonit te Himares, por dhe te rrethinave, çka tregon se kerksesat nuk ishin te ngushta lokale, por shtronin per zgjdhje çeshtjen e çlirimit te vendit tone nga pushtuesit turq, pra kerkonin mbeshtetje dhe ndihem per mbare Kombin albanez.

Nga menyra e prezantimit, rezulton se eshte dhe leter kredenciale, pasi e informon Papen se ka ngarkuar si perfaqesues te popullit Zotin Demetrio Ferigo, fisniket himrjote Gjon Leksi dhe Nikolla Zachna.

Demetrio Ferigo ishte djali i nje familje veneciane, i lindur e rritur ne qytetin e vogel te Korone, ne periferi te Peleponezit. Korone, nga viti 1204 ishte Shtet i vogel Marinar i Venedikut e qe nga kjo kohe ka qene selia e peshkopit te ritit latin (katolikeve). Ne vitin 1500 Korone u pushtua nga turqit. Ne vitin 1534, pjesa me e madhe e popullates koroneze emigroj ne Siçili, ne afersi te qytetit te Mesines.

Demetrio Ferigo ishte ne sherbim te Karlit te V Habsburg, qe dominonte Spanjen, Hungarine, Jugun e Italise (Perandoria e Shenjte Romane). Demetrio ishte shquar ne luften kunder turqeve, andaj himarjotet e ftuan te bente pjese ne delegacion, se bashku me dy himarjotet e shquar, fisniket Gjon Leksi dhe Nikolla Zachna.

Familja fisnike Zahna ishte nga qyteti i Himares, te cilen e ndeshim dhe ne shekujt e mevonshem, si shkruan poeti dhe piktori anglez Edward Lear me 1845, i cili gjate vizites ne Himare, bujti ne familjen Zahna, qe i rezervuan nje mikpritje me nderime e respekte, sa ai nuk e harroj kurre, madje e permend ne veçanti.

Ne leter, theksohet se te tre perfaqesuesit jane ambasadoret e popullit te Himares dhe te territoreve per rreth, ishin te autorizuar te neshkruain çdo marrveshje, qe kryhej ne interesat e popullit e te tre se bashku, por dhe ne veçanti, kishin te drejte te takonin e te benin marreveshje dhe me Mbretin Filip te Spanjes, me Perandorin e Gjermanise, me Mbreterit dhe te Plotefuqishmit e tjere te shteteve europiane, me qellim qe te mblidhnin ndihma financiare, qe te garantonin organizimin e kryengritjes dhe çlirimin e vendit nga pushtuesve turq.

Dihet se Himara, ashtu si Miredita, Martaneshi, Kelmendi, gezonin autonomi te veçante. Ne krye te ketyre krahinave ishte keshilli i pleqeve (demogeronde), te cilet qeverisnin me ligjet e tyre te lashta.

Ne veçanti, himarjoteve nuk u mjaftonte autonomia, per çka nuk i nderprene perpjekjet per pavaresi, madje kjo krahine ishte qendra e kryengritjeve te vazhdueshme per t’u çliruar nga turqit.

Ne vitin 1481, ne Himare zbarkoj princi Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, i cili u vu ne krye kryengritjesve himarjote kunder turqeve, por kjo levizje rezultoj e pa suksesshme.

Sulltan Sulejmani i III, mbiquajturi i Madhërishmi, që arriti deri në portat e Vjenës, nuk mundi ta nenshtroje krahinen e Himarës. Populli i rezistoj me heroizem te rralle hordhive turke, madje trimi himarjot Damjani, tentoj ta vrasi vetë sulltanit, duke depertuar deri në afersi te çadrës se tij, por nuk mundi ta konkretizoje kete akt te larte trimerie.

Himarjotet u ngriten disa here kunder turqeve si ne 1488, ne vitet 1494-1509, 1537, 1571dhe ne vitet 1577-1578, por njera pas tjetres, keto kryengritje u shtypen me egersi nga pushtuesit turq.

Perpjekjet e vazhdueshme me turqit dhe taksat e renda, qe paguanin si popullate jo-musulmane, e kishin renduar gjendjen ekonomike te popullates.

Himara ishte krahine autonome, e njohur me marreveshjen e vitit 1492, e firmosur nga Sulltan Bajaziti i II, por kete autonomi e paguante me çmim te larte, me taksa te renda, madje vetem per portin, i paguante Perandorise turke, nje haraç prej 16 000 franga ne vit. Keto sakrifica, populli i Himares i bente sepse porti krijonte komunikimin me vendet e tjera, sidomos me Italine dhe Korfuzin, ku tregetonin nje pjese te madhe te prodhimeve blegtorale dhe ku blinin mallrat e nevojshme.

Megjithe se gezonte autonomi, populli himarjot nuk rreshti perpjekjet per pavaresine nga turqit.

Kryengritjet pasonin njera tjetren, por shpesh u mungonin armatimet, prandaj parija (keshilli i pleqeve) dhe populli i Himares, ishin te ndergjegjshem se duhej siguruar nje mbeshtetje financiare nga Shteti i Vatikanit e nga vendet perendimore, per te blere arme, qe te mund te organizonin nje kryengritje te fuqishme antiturke.

Pas delegacionit te pare me Gjika Nikolla e Gjergj Katas (1577), qe i dorezuan letren Papa Gregorio XIII, ne 4 vitet e me pasme, himarjotet derguan shume misonar te tjere, te cilet jane perpjekur te mbledhin ndihma. Kjo kuptohet nga letra e me siperme, ku theksohet se te deleguarit (Demetrio Ferigo, Gjon Leksi dhe Nikolla Zahna), kane te drejten te perfaqesojne Himaren, madje te zevendesojne prokuratoret e meparshem, te cilet deklarohen te shfuqizuar dhe pa autoritet. Per fat te keq, ende nuk jane gjetur dokumenta, qe te konfirmojne aktivitetin e misionareve te tjere himarjote ne shtetetin e Papatit dhe ne vendet e Europes perendimore.

Perfshirja e Demetrio Ferigo ne delegacionin e popullit himarjot, kishte si qellim, qe te prezantoheshin para Papes si nje levizje e gjere antiturke, me perfshirjen e te dy kombeve, pra te organizuar si nje kryengritje e perbashket albanezo-greke, çka rezulton ne kontekstin ne vazhdim te letres. Hartuesit e letres, duke njohur simpatine e Papes Gregorio XIII per greket, shprehen me levdata joshese, duke i shkruajtur: “Ju Ati i Shenjte e doni kombin grek, madje per ate keni themeluar Kolegjin dhe nje Kishe, ... keto deshmi zemermiresie, deshirojme t’i manifestoni dhe me ne në te ardhmen”.

Natyrisht ketu i behen komplimenta Papes per kontributin e tij personal, per hapjen e Kolegjit ortodoks te Shen Atanasio, ku nder studentet e pare ishte dhe himarjoti Vrana dhe ku kane studiuar e jane shugruar dhe prifterinj te tjere nga krahina e Himares.

Shume studiues kane shprehur habi, per kete njohje kaq te thelle, qe kishin himarjotet per Papen, sidomos qe njihnin dhe “sekretet” e tij, opinionet konfindenciale per kete simpati te madhe per greket dhe per qellimet e tij per unifikimin e kishes katolike me ate ortodokse. Kuptohet, se ky sekret ishte dekonspiruar nga Peshkopi i Himares, i cili ishte nder iniciatoret kryesor dhe bashkhartues i letres, qe i derguan Papes.

Sentimentalizmin filogrek te Papes, himarjotet e shfrytezuan me zgjuaresi, madje e joshin Papen, duke i shkruar, se ato miresi qe i ka bere grekeve, duhet t’i a bente dhe himarjoteve, per te krijuar se bashku nje lidhje albaneze – Papale, per te luftuar pushtuesit barbar turq.

Me organizimin e lidhjes albaneze – Papale, himarjotet i jipnin garanci se do te vazhdonnin te ruanine lidhjet dhe varesin me Kishen Romane. Kesisoj, ne leter ata premtojne: “... Pas kesaj ne do te ngreme flamurin ne emer te Shenjterise Tuaj dhe te Mbretit Filip e kesisoj do te bashkojme ne kauzen tone te gjithe Albanine e te gjithe Morenë, pasi behen me ne shumica e grekeve dhe e albanezeve, madje vetem Moreja mund te ngreje nje ushtri me dyqindmije luftetare, ndersa armiqt nuk jane me shume se gjashtemije”.

Nga menyra si eshte hartuar letra, te krijohet pershtypja se himarjotet, kete bashkpunim me Papen kunder pushtimit turk, e kishin mbeshtetur si nje aleance albanezo – greke. Ne kete periudhe, Moreja banohej masivisht nga albanezet e kjo rrethane i prezantohet Papes Gregorio XIII si nje argument bashkepunimi per mbeshtetje, ne krijimin e ketij koalicioni anti-turk, qe do te çonte ne krijimin e nje ushtrie te madhe, e afte te thyente turqit.

Per te bindur Papen, se rolin paresor dhe kontributin me te madh do t’a jipnin himarjotet, ata shkruajne “Nga fshatrat e Himares dhe nga territoret per rreth, vetem ne nje dite mblidhen dhjetemije luftetare, ndersa ne nje jave pesedhjete mije, ashtu si dhe nga e gjithe Maqedonia dhe pesedhjete mije te tjere”.

Rreth ketij problemi, At Nilo Borshi shkruan: “Nga te gjitha dokumentat qe kam verifikuar, nuk rezulton qe Greqia te kete bere pjese ne projektin himarjoteve per lidhjen kunder turqeve”.

Ky argument vertetohet me faktin se pjesemarres ne kete beselidhje dhe ne hartimin e letres ishin vetem perfaqesuesit e Himares e te krahinave albaneze rrethuese. Perveç Demetrio Ferigo, nuk ekziston ndonje grek tjeter, ose perfaqesues qytetesh greke, si konfirmohet nga letra, ku jane renditur 38 fshtara albaneze. Krahas emerit latin te fshatit po prezantoj emerin ne shqip, si perdoret ne dite e soteme: DUCHATES (Dukati), BROCOTÒ (Brataj), CALOJERATIS (Kallarati), TRUMBAZEI (Terbaçi), BALASSA (Palasa), SOTIRIANE (Sotiriane), PANGALADES (Vagalati), DRIMADES (Dhermiu), HELLIATES (Ilias), BUNAE (Vunò), CHAPERAS (Qeparoi), CUDISSE0I (Kudhes), PILURE (Piluri), CUZEI (Kuçi), PROGONATES (Progonati), LUPESEI (Lopesi), CASTELLI (Kastelli), NIYIZA (Nivica), PICERNATES (Piqeras), BUNEZZE (Buneci), TURNECHEI (?), BUBAREI (?), ORESTA (Borshi), BAFADES (Vakaj), TERNA (Fterra), ZARO-GORIZIA (Çorraj), CAMINIZZA (Kaminica), FENECAE (Finiqi), DAMISEI (Damesi), LECHELTI (Lekli), DRAGOTES (Dragoti), CARIANAE (Karjani), CHUNEHIZA (Gumenica), PESTANAE (Peshtani), BERNACHUS (?), CEPRIOTA (?), AIOSBASILES (Shen Vasili), ZULATES (Zhulati).

Krahas propozimeve e kerkesave per krijimin me Papen te lidhjes antiturke, himarjotet si nje popull dinjitoz e me shpirt te pavarur, kerkojne dhe respektim te drejtave te tyre e per kete qellim i vejne dhe kushte Papes: “Në se Hiresia e Juaj do te kontribuoj, qe te fitojme lirine, ne do t’i bindemi Kishes se Shenjte Katolike e do t’i u njohim Ju si me te Lartin Papë .... dhe ne te njejten kohe do te jemi nenshtetas te Mbretit Filipi i Spanjes. Si per Shenjterine Tuaj dhe per Mbretin Filip, do te paguajme tributin e quajtur haraçi, por Shenjteria e Juaj t’i lejoj prifterinjt tane, peshkopet, prelatet dhe patriarket, qe te administrojne sakramentet dhe te celebrojne sipas traditave tona dhe riteve tona, ... pasi ata qe jane greke nuk e njohin gjuhen latine, ndersa ata qe  jane te besimit katolik, do te celebrojne me ritet latine.”

Rralle ndeshemi me qendrime te tilla kurajoze dhe te nje respekti te admirueshem te te drejtave te lirise fetare, si kjo e himarjoteve, qe e kushtezojne Papen te pranoj, qe prifterinjt, peshkopet e prelatet katolike te Rajonit te Himares, te administrojne sakramentet e t’i zhvillojne ceremonite fetare sipas riteve tona dhe sipas tradites tone liturgjike, por nga ana tjeter i kerkojne te respektoje dhe partriarket ortodoks te Maqedonise e pikerisht behet fjale per Patriarkanen e Ohrit dhe te Ipekut dhe jo per Patriarkanen Greke.

Nga analiza e ketij aspekti teper delikat, kuptohet se ne formulimin e ketyre kushteve, me argumenta e terma kaq te sakta, kryesoret jane peshkopi dhe prifterinjt misonar basilina, te cilet nepermjet himarjoteve, i sugjerojne Papes rrugen per unifikimin e deshiruar te dyja kishave. Ky problem shprehet nga shkruesi i letres, pikerisht magjistri (funksionar i drejtesise), Mikel Argjirò, i cili legalizimin e kryen ne emer te Rajonit e te Peshkopates te Himares. Magjistrati Mikel Argjirò ishte himarjot (theksohet shume qarte ne leter), por qe punonte si magjister (gjykates) ne Korfuz (kujtoni se gjate pushtimit turk, Korfuzi ka qene njesi administrative e Vilajeteve dhe e Sanxhaqeve Albanese, vetem pas vitit 1830 i kaloj Greqise).

Me kete leter, me argumenta komplekse e te rendesive te veçanta, himarjotet i preken ndjenjat e Papes Gregorio i XIII, kesisoj i zgjuan atij nje deshire te zjarrte e te kahereshme te tij, per unifikimin e kishave, çka do ta shprehi ne letren qe i dergoj popullit te Himares.

Papa u pergjigj me vonese, me nje leter me formulim ndryshe nga sa e prisnin himarjotet, pasi nuk ka asnje fjale dhe asnje shenje rreth propozimeve, o me sakte ndaj kerkesave, qe i kishin prezantuar ne letren e tyre. Me kete leter, Papa shpreh nje fare intimiteti dhe admirim fetar ndaj popullit te Krahines se Himares, qe deri ne kete kohe kishte mbetur i harruar e madje i huaj dhe teper larg gjirit te Kishes Katolike.

Papa i a dorezoj letren Nikolla Zachne, perfaqesuesit dhe te besuarit te himarjoteve, i cili e lexoj para Parise dhe bashkepatrioteve. Shqiperimin e letres po e prezantoj te plote, ne respekt te origjinalit:

Me kenaqesi bijeve: Alessio Protonotario, zoterinjeve, popullit dhe Keshillit te Himares

Nga Gregorio XIII:

Me kenaqesi bijeve te mi, duke i u uruar shendet dhe bekim apostolik.

Mora letren, qe ju me derguat dhe u kenaqa me shume, kur djali i juaj, i miri Nikolla Zachna, me tregoj hollesisht e njekohesisht admirova besnikerine, vendosmerine dhe devotshmerine tuaj ndaj Selise Apostolike e kjo me gezoj me te vertete shume.

Falenderojme pafundesisht Zotin dhe me perzemersi ju perqafojme si bijt e Krishtit e krenohemi me Ju, pasi eshte e drejte t’i pergezojme e t’i lavderojme ata, qe me sinqeritet ndjekin gjurmet e Zotit, qe pranojne dhe e mbajne fene e Apostujve te Shenjte, te transmetuara nga Kisha e Shenjte Katolike e Romes dhe qe ne çdo kohe sherbehen nga Peshkopet dhe besniket e te gjitha Kombeve, te cilet e kane ne zemer shpetimin tuaj.

Falenderojme Zotin per ju dhe do t’ i u mbajme ne zemer si bijt me te mire. Nderkohe, ju rrini ne disopzicion si deshiron Zoti, ruajeni me sinqeritet fene, jeten dhe zakonet e shenjta, qe Zoti i u ka dhuruar, vazhdoni t’i luteni Zotit, qe t’i u ndihmoje e t’i u ploteoje kerkesat ditë pas dite, kesisoj do t’i u dhuroje miresi dhe favore.

Ne gjithashtu, do te kujtohemi per ju dhe ashtu si u deshirojme çdo te mire, po ashtu do te veazhdojme t’i pergjerohemi per ju Zotit tone te Madh.

Shkruar ne Roma, ne Shen Pietri, vulosur me unazen e Peshkatarit

22 dhjetor 1582 – ne Pontifikatin tone te XI.

Se pari, po jap nje spjegim lidhur me emerin e Alessio, qe del ne fillimin e letres. Alessio ishte italian, pjestar i kolegjit te prelateve te Kuria Romana, i zgjedhur nga Papa, per sherbimin Protonotar apostolik. Pronotaret (“noteret e parë”) ishin prifterinjt me te besuar, me detyre te regjistronin te gjitha aktet apostolike te hartuara nga kuria Romane, per çka quhen dhe apostolikë. Pra Papa i drejtohet prelatit Alessio Protonotar, duke e ngarkuar me detyre te arkivimit te kopjes te letres dhe perr dergimin himarjoteve te letres origjinale, qe e prezantuam me lart.

Zhgenjimi me i madh i himarjoteve ishte fakti se letra nuk kishte asnje pergjigjie per formimin e frontit te perbashket antiturk, as per krijimin e liddhjes albaneze-Papale dhe as konferma per ndihma konkrete, por vetem lutje, bekime dhe pritje.

Ndonese letra nuk kishte pergjigjie per kerkesat e himarjoteve, supozohet qe Papa te kete ngarkuar Nikolla Zachna, qe te informoj popullin per ndihmat e premtuara, pasi ne dokumentat arkivale rezulton se Papa Gregorio i XIII, qe ne fillim te pontifikatit, ishte impenjuar intensivisht, per te organizuar katoliket europiane, ne nje lidhje antiturke, por keto ide te Papes, nuk kishin gjetur mbeshtetje nga Prricat kristiane. Nga ana tjeter Papa kishte informuar te deleguarin e Venedikut se po punonte me Kishen dhe himarjotet  per krijimin e nje liddhje kunder turqeve, madje Papa, kishte deklaruar se dote ishte i pari, qe do te derdhte gjakun, per te arrijt bashkimin e Greqise me Romen ne nje “fè identike” (ne te njejten fè Kristiane).

Per fat te keq, kjo lidhje antiturke nuk u konkretizua, por jo per fajin e Papes, por nga tradhetia e qeverise se Spanjes, qe pa dijenine e Papes,  kishte firmosur ne Stamboll, zgjatjen e armepushimit me turqit.

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

- 2 Prill, 2013-