E marte, 23.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Tundim në kohë

E marte, 02.04.2013, 05:22 PM


Tundim në kohë

Nga Shahin Ibrahimi

Të kesh shtëpinë pranë hekurudhës, dhe të kesh punuar rreth tre dekada e gjysëm mashinist në hekurudhë sigurisht ke debulesë për të, dhe keqardhja të vë perde në sy, mos ta shohësh si është katandisur. Tek shoh këto dy drejtësa paralele hekuri, që sa herë kalon treni ulen e ngrihen si balestrat e një makine kur futet nëpër gropa dhe hidhet përpjetë, apo si një peshk i nxjerrë nga uji dhe kerkon ujë për të jetuar, më bëhet zemra copë. Ekzistenca e hekurudhës  na detikohet ne punëtorëve, në sajë të vetmohimit dhe sakrificave në këto vite tranzicioni. Në vaçanti “Mashinistët” që kanë drejtuar trenat, sidomos në vitet 1997-1999 kur shteti degadoj, populli u rebelua, dhe në vënd triumfoi e keqja dhe pasiguria. Aso kohe lëvizja jonë ishte në mëshirë të fatit, duke filluar që nga heqja e pllakave lidhëse të shinave, vendosja e hekurave nepër linjë, ndërlidhja midis stacioneve, deri në kërcënimet fizike, për ndalim treni simbas dëshirave të njerëzve të pa përgjegjshëm etj. Disa ditë më parë takova ndihmësin tim që punuam bashkë rreth gjashtë vjetn në ato kohëra të vështira. E kishin nxjerrë në asistencë në moshën 58 vjeçare, kur donte dhe shtatë vjet të dilte në pension me një vjetërsi në punë prej 36 vjet ndihmës dhe mashinist pa shkëputje. Nuk e di pse mu kujtua tani që po shoh trenin duke ecur ngadalë, kjo ngjarje që ka lënë mbresë tek unë. Ishin ditët e para të muajit dhjetor të vitit 1998, atë muaj kishim si grafik trenin e pasagjerëve Durrës - Tiranë - Shkodër dhe anasjelltas. Një grafik lodhës dhe me probleme në lëvizje, sidomos në frenimin  e trenit pranë shtëpive simbas dëshirës. Ishin bërë dhe kanë mbetur shumë kalesa të paligjshme, ku makinat lëvizin pa kujdes dhe nuk kanë as fushë pamje. Ishte ditë e shtunë dhe bënte pak ftohtë, mora shërbimin në stacionin e Durrësit. Treni ishte me pesë vagona dhe mbasi vajtëm në Tiranë u nisëm për Shkodër. Në Laç më vinë në lokomotivë tre teknikë të mirëmbajtjes të linjave, që mbulonin perigonin Vorë – Hani i Hotit. Ata donin të kontrollonin linjën për probleme teknike. Në stacionin e Milotitit mashinisti i një lokomotive nga Shkodra që dorzoi shërbimin, erdhi në lokomotivë. Nga Lezha në vazhdim na frenuan trenin disa herë, dhe kishim krijuar rreth një çerek ore vonesë. Në stacionin e Hajmelit ndihmsi tek po kontrollonte mjetin për ndonjë rrjedhje, hyri në gabinë të lokomotivës i shqetësuar me dy gisht fytyrë, duke ma bërë me kokë. Se kuptova ç`donte të thoshte, por fill mbas tij hyri në gabinë një djalë i shkurtër dhe i dobët. Me një zë kërcënues dhe me ton në dialektin verior pyeti kush është mashinisti. Iu përgjigja unë, duke e shikuar mos e njihja por jo. Mendova se donte që ti ndaloja trenin pranë shtëpisë. E pyeta çfarë donte. Ishte në vetvete një njeri i egër në fytyrë dhe nevrik me pak mjekërr, apo më mirë i pa rruajtur, me një shikim që vlente për tu dëshiruar, dukej që bënte jetë të vështirë. - I dhashë ndihmësit një bidon, e dua me naftë se kam punë më tha. I përgjigjem që unë nuk shes naftë, prandaj merre bidonin dhe zbrit nga treni se do ikim. Nxora kokën jashtë dhe i rashë sirnës, mbasi dyert e vagonave ishin mbyllur dhe faturinat po ipnin sinjal të nisesha. Ai vuri buzën në gaz i nervozuar, hoqi dorën nga xhepi i pantallonave e kaloi brënda xhaketës, dhe nxori prej andej një automatik tip tomson me karikatore, dhe tytën e tij ma mbështeti në gjoks.

U shokova kur pashë armën dhe u frikësova. Përballë meje kisha mashinistin shkodran, që nga frika ishte zverdhur dhe e humbi toruan, por belbëzonte dhe më thoshte jepi me shënjë.

Ai më pyeti përsëri. – Hë do ta mbushësh bidonin me naftë apo jo.

- Për deri sa ti e do në këtë formë, po i thashë unë prerë, kur të vi nga Shkodra merre. Mirë më tha se këtu do jemi. Ai po na shikonte të gjithëve, e përqëndroi shikimin tek mashinisti shkodran dhe uli kokën, siç duket njiheshin, skërmiti nofullat dhe në heshtje doli nga gabina e lokomotivës, zbriti nga shkallët e mbrapsme të saj që binin nga e kundërta e stacionit, dhe u largua pa kthyer kokën mbrapa. Mekaniku i trenit e ndeshi në koridor dhe na pyeti, pse po shante i nervozuar pasagjeri që po zbriste. Mashinisti shkodran mu hodh në qafë, duke më thënë që ke jetë të dytë sot. Mos ti kishe thënë mirë do ta mbush, ai do të të vriste. Unë e njoh atë, banon në lagjen time. Ka tre katër muaj që bredh fshatrave në të njohurit e tij se është gjaks tre herë. Ka bërë dy vrasje dhe kërkohet si nga policia dhe nga hasmi. Mos e shikoni se është i pakët, është 24 vjeç dhe është katil në vetvete, që në fëmini ashtu ka qënë. Të shtatë burrat që ishim në lokomotivë ishin të hutuar. E mblodha veten shpejt. I rashë sirenës dhe lëviza trenin. Tashmë Hajmelin e lamë mbrapa, por silueta e tij më rrinte para syve, paniku që më rrëmbeu më parë po më ikte. Një mankth po më gryente për brënda, meraku i kthimit në Hajmel. Isha në dilemë. Rruga kaloi në heshtje ose ndonjë fjalë sporadike për të, dhe për punën tonë të vështirë. Në Shkodër xhirova dhe u lidha para trenit dhe prisnim që të niseshim. Shoku më dha porosi që mos të konfortohesha me të. Kujdes se ta ruan për here tjetër më tha, është njeri i keq. Nuk e bëra problem, mendova shumë gjëra që nga çasti që ai u largua dhe gjatë gjithë kohës isha i shqetësuar. Policave që shoqëronin trenin s`ju a tregova ngjarjen. Ata kishin shqetësimet e tyre me prerjet e biletave dhe ndalimin e trenit në perigon që bënin pasagjerët. E mendova që do më ndihmonin, por dhe ata nesër do të ishin të kërcënur si puna ime. Të hapja një sherr të keq për tridhjetë litra naftë nuk do ja falja vetes, do më brente ndërgjegja gjithë jetën, se fillimi dihet fundi jo. Në stacionin e Mjedës policat u nisën për nga lokomotiva dhe u bënë gati të hypnin, gjë që nuk më pëlqeu. Ju thashë që të kalonin në vagon, është më mirë për ju dhe për mua serioz dhe prerë. Më panë me vrejtje dhe më thanë që nuk po vepron mirë, dhe të mërzitur hypën në vagon. Nuk dija gjë në mekaniku ju kishte treguar ngjarjen apo jo. Unë ata i kisha shokë dhe ishin njerëz të mirë. Më zuri një mankth që sa vinte e shtohej se mendoja si do vazhdonte ngjarja, po të ndërhynin policët, kur do j`a jepja bidonin që e kisha mbushur. Ndalova trenin në stacionin e Hajmelit, policët shikonin nga dritarja, dhe kur nuk panë njeri të afrohej hoqën vëmëndjen. Para se të niseshim nga një gardh aty pranë del një fëmi rreth dymbëdhjetë vjeç, më tha që më dërgoi ai dhe bëri me dorë nga rruga, ku në fund të saj dukej silueta e tij. Zbritëm bidonin sa më afër lokomotivës që dhe policët mos të na shikonin, dhe lëviza trenin në drejtim të Lezhës. U lirova nga një barrë e rëndë, dhe largova një sherr me pasoja, mendoja me vete. Ata mua mund të më bënin problem në ndërmarje. Rruga kaloi qetë me frenime me të pakta në kthim. Në Vorë mbrita në orar, mbasi xhirova në pritje të trenit se kishim kryqëzim, kontrollova garniturën më tepër të lëvizja pak, dhe të shkëputesha nga mendimet ogurzezë të asaj dite. Në kthim pashë mekanikun dhe policët e trenit. E kuptova që ju kishte mbetur qejfi, dhe ju a shpjegova mendimin dhe veprimin tim. Ju për mua vleni më shumë se një bidon naftë, unë kështu e arsyetova. Por mos të harrojmë se nesër do shkojmë përsëri në Shkodër, nuk e njohim atë, dhe as shokët apo të afërmit e tij. Si unë dhe ju, jemi të pa mbrojtur etj. Vajta në Shkodër disa herë atë muaj, por nuk e pashë më. Mbas një muaj e gjysëm në ofiçinë takova mashinistin shkodran, ku ndër të tjera më tha, që atë djalin e naftës e kishte vrarë gjakmarrja në Hajmel, para nja dhjetë ditësh. Nuk më erdhi mirë që e vranë se në fund të fundit ishte djalë njëzet e katër vjeç, në lule të rinisë mendova si prind, pamvarsisht që ai veten e kishte futur në një rrugë pa krye. Kjo ishte ngjarja më e frikshme që më ka ndodhur në qarkullim, ku provova tytën e automatikut në gjoks dhe e kujtoj shpesh. Mu kujtua shoku i ngjarjes të cilin ndërmarja e flaku rrugëve, e nxori në asistencë, dhe më vonë e zëvëndësojë me nipotë dhe militantë……. Ah tranzicion tranzicion.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora