E shtune, 20.04.2024, 03:52 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Arenë demagogësh dhe injorantësh!

E marte, 02.04.2013, 05:59 PM


Arenë demagogësh dhe injorantësh !

Eshtë kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin. (J.de La Fontaine)

Nga Zejdush Kastrati

Nëse bazohemi në fuqinë e votës,  asnjëherë,  që nga paslufta,  në Parlamentin e Kosovës,  opozita,  nuk ka qenë,  më e fortë,  dhe nuk ka pasur më shumë vota, për të rrëzuar dhe bllokuar,   propozime e (mos)  marrë vendime,  që nuk u konvenojnë atyre , apo që shpeshëherë edhe individualisht,  shumë deputetë,  edhe   i kontestojnë me argumente,  dhe në parim,  kërkojnë,  që kurrsesi të mos kalojnë pragun e votimit.

Në anën tjetër,  edhe  mazhoranca,  përkatësisht,  partia ne pushte, pra PDK-ja,  së bashku edhe me partitë tjera të kualicionit,  e që përbëhët,  nga minoritarët, por edhe disa  subjekte të tjera,  që kanë numër shumë simbolik deputetësh, nuk kanë qenë më të rrezikuar , apo para aktit,  që të pësojnë  humbje,   pothuaj,   në cfarëdo llojë votimi,   që po i nënshtrohen,  parlamentarët,  në seancat e shumta,  të Kuvendit të Kosovës.

S’ka dilemë, se kjo gjendje, ”për të qenë apo mos qenë”, apo për tu shpërbë ky parlament,  nuk ekziston dhe nuk është prezent,   vetëm  gjatë seancave të fundit të Parlamentit të Kosovës,  , por kjo situatë,  derivon kaherë , dhe sic  dihet e shihet,  në veqanti ,   është Qeveria e Kosovës, me instrumentet e saja shumëfunksionale,   ajo,  që po vepron dhe po manipulon “perfekt”,  dhe ate,  me anë të skenarëve dhe lojërave politike,  si dhe  të pazareve,  me disa individë,  dhe disa grupe  të caktura politike,  që kuptohet  janë pjesë e këtij parlamenti, gjegjësisht me disa  deputetë,  duke mos kursyer asnjërën parti, që janë bërë “satelitë”  të kësaj qeverie, por me siguri janë edhe disa   liderë  e përsona  tjerë nga jashtë parlamenti,  por që diktojnë punën e këtyre deputetëve,  gjatë votimit,  andaj,  këto lojëra e skenarë, në këto rrethana e kushte,  si duket do të vazhdojnë,  deri sa partia në pushtet, përkatësisht krymenistri Hashim Thacit,  ti mbushte mendja,    se është bërë mjaft, dhe i konvenojnë ndyshime,  e që mund të rezultojnë,  edhe me zgjedhje të reja.

Por,  kurrësesi,  (mendoj)nuk duhet , të kritikohet,  vetëm partia në pushtet,  përktësisht mazhoranca,  për këtë gjendje, dhe për këto fenomene,  që ka kohë,  e kanë kapluar,  institucionin me të lartë ligjëvënës në vend.

Pothuaj,  gjithë subjektet që nuk janë pjesë e qeverisë, apo partitë opozitare, gjatë pothuaj gjithë kësaj periudhe kohore, dhe ate ,  jo vetëm ato në parlament, në kontinuitet,   gjithnjë, janë sjellur,  jo konformë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve,  apo rrethanave të krijuara në teren, por gati,  asnjëherë, apo kurrnjëherë,  nuk kanë arritur,  që bashkarisht,  të krijojnë një unison veprimi,  në rrethana të caktuara,  e të mos flasim për ndonjë bllok opozitar,  për të vepruar bashkarisht,   apo për ndonjë platformë unike , qoftë për të penguar ndonjë propozim,  apo ndonjë nismë të pozitës,  apo,  edhe,  për të qëndruar,   derë në fund,  në propozimet e tyre fillestare,  për një qështje,  që sipas tyre,  është vlersuar madhore,  apo që kanë menduar,  se është në interes të përgjithshëm, me cka, bile  mos për asgjë tjetër,  do të faktorizoheshin apo fuqizoheshin në pozicionet e tyre ,  si opozitë konstruktive.

Opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës,  është karakterizuar dhe pothuaj po e vazhdon edhe më tutje,  praktikën e insistimit dhe promovimit të reagimit propagandistik promovues, apo të një politike partiake,  e cila,  varësisht nga opcionet dhe detyrat e marra,  në veqanti nga lideri apo grupi i caktuar  politik, gjithnjë,  po i plasojnë dhe promovojnë,  edhe  para debateve por edhe gjatë debateve në Parlamentin e Kosovës,  dhe  pothuaj,  asnjëherë,   edhe nuk po korespondojnë,  apo përputhen,  edhe me kërkesat e propozimet subjekteve,  tjera,  politike,  të opozitës , gjë që,  edhe

përfundimi, apo finalizimi,   qoftë përmes votimit,  apo abstenimit,  por edhe  qëndrimit  në seancë apo lëshimit të sallës, shumicën e rasteve,   po rezulton,  me dallime e mospajtime por edhe dështime,  me cka,   gjithnjë,  pozita,  po i realizon,  qëllimet dhe objektivat e veta, dhe kuptohet,  opozita,  po del “e lagët”.

E metë tjetër,  që patjetër,  mund t’i faturohet,  komplet,  opozitës,  është,  se  kjo opozitë,  nuk ka,  as program  të mirëfilltë opozitar, por më tepër ,  e ka instaluar,  vetëm retorikën e kritikës,  që herë herë,  po merrë edhe kahjen e përsonalizimit  edhe të shumë fenomeneve që janë reale, që është e kundërta me qeverinë apo pozitën e cila , sic po e shofim gjithnjë përmes kryeministritm, apo edhe disa të tjerëve,  po prezenton e propozon,  me   letra e projekte,  shifra,  që opozita, deri më tash ,  kurrsesi nuk po arrinë,  ti plasoj e argumentojë,  me fakte,  se ato të dhëna  nuk qëndrojnë.

Me këtë,  kurrsesi,  nuk dua,  të them,  se Qeveria,  përkatësisht mazhoranca,  apo partia më e madhe në parlament,   po vepron,  konform,  rregullave dhe kritereve demokratike të një fryme  parlamentare,  por, në mungesë të një programi konkret alternativ të opozitës,  qoftë përmes debateve,  apo edhe  të unifikimit  të qëndrimeve mes spektrit opozitar,  pozita, në radhë të parë përmes atyre që”po e dredhin dhe zhdredhin si po dojnë  punën e parlamentit”, kjo opozitë , me këtë qasje, me këso veprime,  herëherë edhe me injorancën jo vetëm karshi elektoratit të tyre, por edhe mediave, kurrësesi,  dhe në asnjë mënyrë,  e rrethanë,  nuk do të arrijnë t’i mundin,  këta pushtatarë, disa prej të cilëve,  vërtetë,  po sillen,  si të  ishin hyjnorë,  apo të ishin të përjetshëm.

Se opozita,  është në defanzivë totale, në veqanti aty,  ku  po merrë pjesë Hashim Thaci, ska dilemë,  dhe ,  edhe seanca e fundit,  u karakterizua,  me atë lojën,   që përdori Hasha e që i gjason  “hajde…k”, kur e dredhi e zhdredhi mirë, dhe arriti që këtë opozitë, e cila  sikur të kishte  në radhë të parë guxim qytetarë e intelektual,  pastaj  një strategji veprimi, e  disave të mos  u vinte  edhe “era”,  shumë lehtë,  pozicioni i tyre,  do të ndryshonte në aspektin pozitiv.

Por,   Hasha,  po e aplikon,   edhe një taktikë. Kur, po i teket,  po e dërgon,  vetëm nga një njësit policie(qoft edhe të komunikacionit) afër disa selive dhe zyreve të disa partive politike,  dhe gjërat,  urgjentisht,  po marrin kahje që po dëshiron ai.

Për fund,  përmes këtij shkrimi , edhe një selam Hashim Thacit, pas deklarimit të tij,  në seancën e fundit të Kuvendit,  sa i përket transparencës dhe gatishmërisë së tij,  për të komunikuar,  lirshëm,  për cdo gjë para qytetarëve.

Kryministër këtë gatishmëri për transparencë është mirë ta organizosh në një bashkëbisedim me gazetarë  nga media të shkruara dhe elektronike në Kosovë, por pa dallime, e jo,  sic e ke aplikuar,  deri më tash,  kur je ulur,  përballë,  vetëm disave që i ke josh,  me reklama e benefite tjera,  ,  e disa  i ke liruar,  nga tatimi milonësh,  që kanë ndaj ATK-së.

Unë për vehte , këtë,  nuk mund,  ta quaj,  transparencë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora