E enjte, 25.04.2024, 04:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Yrjet Berisha: Proza e Camajt

E marte, 02.04.2013, 05:39 PM


Yrjet Berisha

Proza e Camajt

Kolona: Histori e letërsisë shqipe

Design & Layout: ORBIS, Prizren

Ky libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-37-1

Prishtinë, 2013

www.filozofiaurbane.com

www.librariaelektronike.com

3

Përmbajtja

I. Tematika ........................................................................................5

II. Idetë letrare................................................................................39

III. Kompozicioni............................................................................86

IV. Personazhet..............................................................................166

Personazhet (f).........................................................................................170

Personazhet (m)......................................................................................193

Personazhet negative...............................................................................234

Sirenat dhe kodoshët...............................................................................247

Figurat fetare............................................................................................255

Kreshnikët................................................................................................264

Dragonjtë..................................................................................................276

V. ABC-ja e stilit............................................................................285

Edhe pak për stilin..................................................................................294

Letërsia popullore në prozën e Camajt.................................................309

VI. Përfundimi..............................................................................313

VII. Martin Camaj (Shënime biografike).....................................322

Kronologjia e veprave letrare të Martin Camajt..................................326

Bibliografia e veprave letrare të Martin Camajt..................................329

Literatura..................................................................................................346

Shënime për autorin................................................................................353

 

PROZA E CAMAJT

5

I. Tematika

Hyrje

Veprat letrare e shkrimtarit Martin Camajt gjatë disa dhjetëvjetësheve

kanë qenë të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë

sonë, sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg

atdheut. Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare.

Përkundër këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare edhe pse e shkruar dhe e

botuar jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në

shkollat e mëvonshme letrare.

Mendimi kritik letrar për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar

(natyrisht më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar

në revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së

letërsisë. Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë.

Kështu këtë autor Tirana e mohoi sikur të mos ishte i gjallë! Në qarqet

letrare të Prishtinës qe poet i dashur meqë botoi dy vëllime me poezi

më 1953 dhe më 1954. Madje edhe vetë Camaj këto bashkëpunim me

Prishtinën do t’i pohojë në një letër private-zyrtare që ia shkruan një

bashkëpunëtori të revistës “Shejza”: “Mbasi Shejzat dalin 64 faqesh po

e botojmë krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet

i nisun për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej

Yrjet Berisha

6

shum kuj dhe nji profesor më shkruen se kësi aktiviteti lypin prej nesh.

Kam dërgue vetëm tri copë, por duket se janë tue shëtitë dorë në dorë

si zakonisht çdo vepër interesante”1

Në mesin e shkrimtarëve të shpallur të padëshirueshëm është edhe

Martin Camaj, i cili nuk u kursye nga “kujdesi” i censurës diktatoriale

në Shqipëri. Shkrimtarët në atdhe mbase heshtnin me arsye, sepse në

të kundërtën merrnin dënime drakonike! Këso ndëshkime merrnin

njëjtë edhe ata në Prishtinë.

Historia e letërsisë, kritika letrare edhe teoria e letërsisë janë ato

disiplina filologjike që drejtpërsëdrejti merren me interpretimin e krijmtarisë

letrare, për të cilën gjë qysh herët kanë konkluduar se vepra

letrare, sado qoftë e krijuar në kushte specifike, ajo ka lexuesit e vet.

Veprat e tilla kanë jetë më të gjatë, kanë jehonë të përhershme, kanë

ndikimin e vet në letërsi. Kanë gjuhën e stilin e vet specifik. Andaj, mu

për këtë arsye, historianët, kritkët, teorikët dhe estetët e letërsisë, do

të orientohen vetë për t’i studiuar hollësisht këto vepra. Jo pse i detyron

dikush, por thesht për këtë i cyt arti i veprave të këtij autori, është

provokues edhe për lexuesin heterogjen e atë të rëndomtë. Vepra e tillë

është me interes edhe për disiplinat e filozofisë, sociologjisë, antroplogjisë,

drejtësisë, psikologjisë, etnografisë, historinë, politikën etj.

Veprat letrare të Martin Camajt s’janë të pakta, as në gjini të poezisë,

as në gjini të prozës, as në gjini të dramës. S’janë të pakta as edhe si vëllim

e cilësi. Veprat e këtij autori sjellin përvojën hulumtuese, mbështetur

në mitet e letërsisë popullore shqiptare, por edhe në shkollat e

poetikës perëndimore që ndikuan drejtpërsëdrejti në kulturën, artin,

1 Letra e M. Camajt, dërguar Mustafa Krujës, në ShBA, më 27. X. 1957.

PROZA E CAMAJT

7

filozofinë, botëkuptimin europjan perëndimor që autori i thithi gjatë

edukimit të tij të vazhdueshëm universitar në Beograd e Romë.

Veprat në prozë të Martin Camajt janë shkruar duke u bazuar në

shtresa të artit, të zbërthyera në mënyrë të logjikshme që lexuesin nuk

e dëshpërojnë. Përkundrazi ai do të mrekullohet gjatë leximit të tyre.

Arti i këtyre veprave nuk vë në gjumë receptuesin. Këto tekste letrare

janë shkruar me ndjenjën e stërhollimit e të peshimit të fjalës. Janë të

shkruara me durim meditues dhe zbërthejnë dukuri e fenomene të lidhura

me etnikumin e etosin tonë.

Mbështetur në këto parime estetike, ky autor orientohet të japë

bukur e me nuanca të shumta artistke strukturën e prozave të veta. Nisur

nga këto rregullsi të shkruara e të pashkruara nga teorikët e letërsisë,

Camaj artin e tektesve letrare e vë në binarë të fortë, ku nuk e lë

anash, të themi figurshëm, kompleksin e trenit të kompletuar, me lokomotivë,

duke ia bashkangjitur edhe shumë elemente të tjera të nevojshme,

ashtu siç pohojnë kritikët e estetët e letërsisë, të cilët kështu

mbrojnë tezën e gjykimit kritik në tejkalimin e temave triviale, shpesh

të përsëritur në art. Arti ka qenë e do të mbetet i tillë që të mbështetet

në linjat thelbësore të botës së paprekur, nga e cila edhe krijohen vepra

me vlera artistike e estetike .

Shkrimtari pasqyron skajshmëritë e jetës intime, situata absurde,

legjenda, jetën e pështirë që është shumë afër së vërtetës e fantastikës

dhe që ka elemente të fuqishme me strukturë kompozicionale si çdo

vepër arti. Martin Camaj nuk u instrumentalizua, por me alagori e

mjete artistike e estetike shkroi veprat e tij që do të jenë fort të lexueshme

dhe s’do të kenë bagazhin e hipotekën e -izmave diktaturiale.

Ky autor, deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, praktikisht qe

Yrjet Berisha

8

shkrimtar i panjohur për qarqet letrare në Tiranë. U desh të vijë sistemi

pluralist në Shqipëri dhe ky autor të botohet pjesërisht.2

Idetë e veprave të Camajt do të kenë ndikim në formimin e një

mendimi konkret dhe me shumë rëndësi për artin tonë. Ambienti i

Shqipërisë Veriore do të mbetet monument i paharruar në kujtesën

e lexuesit. Malësia e Mbishkodrës, e pasqyruar nga ky autor, është e

paprekur. Është e thjeshtë dhe e lashtë. Relievi i saj është karakteristik.

Ambienti i tillë s’ka ilustrime të tejdukshme. Njerëzit aty janë të

ashpër, natyrisht, kur duhet. Natyra e kësaj hapësire është e pashkelur.

Mbizotëron gjelbërimi, shkëmbinjtë, qielli i kaltër, uji i pastër, kullotat

e pashkelura etj.

Proza e Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë,

ata jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos

thënë të injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e këtyre njerëzve është

me interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet

miteve e legjendave të lashta ilire e shqiptare. Brenda kësaj hapësire

paraqitet fantazia, etnosi, etosi, kultura, arti i gjeografisë tipike ilire.

Bota është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë

prekur në artet tona të deritashme.

Teksti i këtyre veprave sikur bëhet edhe më i plotë kur të kihet

parasysh tematika e kësaj proze që lakuriqon edhe hijen më të vogël të

grimit e të lustrimit të mërzitshëm e të trishtueshëm të atyre faktorëve

që quhen personazhe e që dalin ashtu si janë: pa rrobën e lustruar të

pushtetit, që jetojnë jetën e tyre në Malësi, ku s’ka ligje e pushtet, është

trevë specifike, mbretëron qetësia, ajri është i pastër, burimi i ujit i

kulluar, banorët kanë mendje të kthjellët, etj. Malësia e Mbishkodrës

2 Shtëpia botuese “Apollonia”, Tiranë, 1996, (pesë vëllime)

PROZA E CAMAJT

9

për shkrimtarët tanë prore ka qenë dhe ka mbetur Parnas i artit për

shkollën letrare të Shkodrës, trasuar që nga fillimshekulli i njëzet që

historia e kritika jonë letrare e njeh si letërsi moderne, ashtu sikundër

e ka definuar Prof. dr. E. Çabej. 3

Fshehtësitë e kësaj treve janë emblematike dhe të pashkelura, të pazbuluara

dhe mjaft karakteristike për Shqipërinë ilire dhe që mu për

këtë arsye jo një herë qe pre e pushtuesve të huaj. Por, kjo trevë ka

pasur edhe vende ku nuk ka shkelur kurrë këmba e armikut. Nëpër ato

shtigje kalojnë udhëtarët e rastit. Ecin tregtarët. Trup e tërthor marrin

rrugën e pakalueshme luftëtarë e ushtarë të ndryshëm. Aty kalojnë

njërëz të mirë e të këqij.

Kjo hapësirë e paprekur gjeografike e mitike është objekt frymëzimi

për veprat letrare të Martin Camajt. Ky vend është më se origjinal, për

t’u shfaqur ndjenja e gëzimit dhe e hidhërimit. Malësorët e Camajt

kanë forcë të madhe për ta kaluar e përbuzur të keqen. Ata dinë të gjejnë

formulën e qëllueshme për t’i bërë ballë çfarëdo rreziku që u vjen

nga jashtë. Kështu, në këto vepra autori këtë lëndë e shtron me nota

dramatike e në mënyrë të qetë, varësisht nga momenti a nga gjendja

psikologjike, filozofike, sociale etj., dhe kështu këto krijime marrin

strukturë të pëlqyeshme fiktive.

*

* *

Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit

të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që

3 Eqrem Çabej: “”Mbi poezinë e Lasgush Pradecit”, në lib.,e I. Rugovës – S. Hamiti:

“Krirtika letrare”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë, 1979, faqe 269.

Yrjet Berisha

10

sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak

njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe

era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”4

Nga ky fragment lexuesi do të kuptojë qëndrimin kundërshtues

ndaj nomenklaturës së sistemit socialist që autori e thotë me ton ironik

e alegorik. Narratori i romanit “Djella”, hulumton format e veçanta të

rrëfimit, kërkon nektarin e artit. Është këmbëngulës në gjetjen e shprehjeve

tejet origjinale për të thumbuar e shqiptuar paradokset çmendurake

të kohës së sundimit.

Ngrehina e romanit është me përmasa të shumta. Narracioni intim

i shqiptuar në vetën e parë të bën për vete. Poetika e këtij romani shkrihet

në shtresa të ndryshme strukturore që i përkasin arealit të fjalëve të

urta dhe si të tilla edhe përhapin idenë e të shqiptuarit pa lajka që herë

pas here dinë të dalin me rrëfime parabollike a me rrotlla.

Pikërisht këtë çështje e zë ngojë edhe studiuesi e poeti Arshi Pipa,

kur shkruan: “ ‘Djella’, asht nji pjesë e episodeve narrative, e përcjellë

me vjersha të cilat shpërfytyrojnë narracionin përmes lirizmit.”.5

Ndërkaq, këtë çështje e ka interpretuar edhe shkrimtari Ernest Koliqi,

ku mes tjerash shkruan: “Vargjet janë si ushtima e âmbelsueme e ngjarjeve

disi të zymta qi përmbâjnë t’endëmen e tregimit.”6

Kur lexohet romani “Djella“, duket se ai është ndërtuar përmes një

gërshetimi të qëllimshëm. Romani herë pas here i nënshtrohet strukturës

narrative. Shqiptimi i tillë strukturor narrativ e lirik vë në spikamë

vuajtjet e Bardhit, me profesion mësues e me vokacion poeti, që pas një

4 Martin Camaj: “Djella”, romani, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 54.

5 Arshi Pipa: “Poezia e Martin Camajt”, rev., let., “Jeta e re”, nr. 1, Prishtinë, 1996.

6 Ernest Koliqi : “Arti i Martin Camajt”, pasth., “Djella”, f. 140, botoi ShB ”Apollonia”,

Tiranë, 1996.

PROZA E CAMAJT

11

hamendjeje të madhe rrëfen shlirshëm tronditjet e veta shpirtërore në

një moshë gati senile.

Arti i romanit shpalon dilemën estetike, shqiptuar me diskurs të

fshehtë, diskurs ironik, alegorik, surrealist etj., që si shkrim artistik

është sprovë praktike e artit romanësor me prirje eksperimenti në poetikën

e prozës, me fabulë parabollike të ngjeshur me shtresa mozaiqesh,

por edhe me rrënjë legjendash, histori, nyje kanunore etj.

Gjendja lemeritëse që e kaplon shoqërinë në atë mjedis zbulon

huqet, gabimet dhe joseriozitetin e një sistemi që ka humbur rrugën

në fushë, pak nga shtytja, frika, amullia, humbja e besimit në vetvete,

pesimizmi, kërcënimet, komplekset e nënçmimit, mospuna, terrori i

përditshëm mizor, tensioni i vazhdueshëm, burgosjet e shumta...

Vështruar nga konteksti estetik, ky roman vë në sprovë lexuesin.

Poetika e larmishme është dëshmi e mirë për t’u bindur lexuesi se arti

mund të shkruhet në gjini dhe forma të ndryshme, ashtu siç ka shkruar

edhe Xh. Xhojsi në romanin “Ulisi”. Kjo formë e të shkruarit është hap

i guximshëm i autorit, që dëshmoi përpjekjet dhe hulumtimet e tij ku

poetika e romanit duket se u afrohet formalistëve, por edhe pak më

tepër artit eksperimentues europjan. “Djella”, botuar më 1958, në letrat

tona solli risi, theu kornizat klasike në shkrimin e romanit. Autori këtë

sprovë estetike e bën në dekadën e pestë të shekullit njëzet, kur letërsisë

sonë i mungonte edhe romani më i rëndomtë dhe me poetikë të mërzitshme

të metodës socrealiste ruse.

Romani “Djella”, ka një kompozicion të veçantë. Rrëfimi i shqiptuar

në vetën e parë vrojton shqetësimet e një intelektuali, një artisti e njeriu

të thjeshtë, që gjatë të jetuarit në një ambient jostabil ndihet i humbur

e i harruar, për të cilin askush nuk e çan kokën, për hallet e tij. Arti i

Yrjet Berisha

12

ligjërimit prek pahetushëm problemet shoqërore, pa shkelur në shtresa

monotonike të historisë.

Shkrimtari Martin Camaj ia arriti që personazhet e veta t’i japë me

identitet të posaçëm dhe pati sukses t’i ngjallë në veprat e tij në prozë.

Çështjen problematike të historisë sonë nuk e trajtoi me monotoni e

me kakofoni a si të glorifikuar, përkundrazi, arti i veprave të tij shqiptoi

mjetet artistike me ton alegorik, ironi, fjalë, të rrëfyerit me rrotulla,

me gjykim të hollë e kritik. Arti i tij shfaqet pa emocione. Personazhet

e kësaj proze, në qeliza e damarë kanë vello fshetësie që jetojnë në një

kohë e hapësirë të njohur, të panjohur. Rrëfimi e trillimi artistik shfaqet

me prizmin e ireales. Herë-herë me natyrën reale që merr shtresat e

artit fantastik, të absurdit, pa harruar edhe mrizin e legjendave e mitet

tona të njohura nga letërsia popullore.

Bazuar në mënyrën e tillë të ndërtimit të kësaj proze, lexuesi ynë

e ka të pamundshme ta saktësojë kohën dhe vendndodhjen e tekstit

letrar ose, siç do të thoshte Aristoteli, kohën e hapësirën e veprës letrare.

Ngjarjet në roman shëtisin shlirshëm nëpër shekuj, mu sipas ëndrrave

e zhgjëndrrave të personazheve, që dinë të befasojnë këndshëm

receptorin. Mënyra e rrëfimit në tekstin letrar bëhet nga pozicione të

ndryshme dhe, si e tillë është produkt i të menduarit dhe i materialit

të punuar hollësisht nga diskursi. Konstruktimi i këtillë në disa raste

duket se s’është gjithaq bindës, por kur shihet larëmia e strukturës

dhe bota e psikologjia e personazheve në këtë vepër, atëherë s’kemi

se si të mos konstatojmë se s’mbesin çështje individuale as veçanti të

figurave të prozës së M. Camajt që përmbushin portretin kompleks

të fatit njerëzor në raporte shoqërore që ishin tejet të acarueshme, në

ato rrethana të krijuara nga thjerrëzat përbërëse, siç janë problemet

PROZA E CAMAJT

13

e shumëfishta të ngritura në skeletin e ngrehinës së romanit. Këto

karakteristika determinante filologjike mundësojnë, por edhe diktojnë

shtytjen e mëtejshme të prosedeut romanësor, që konsiderojmë se

shkrimtari është prozatori më intelektual, më i formuar shkencërisht

që jetoi e krijoi, i izoluar nga vendlindja, në diasporën shqiptare në

Europë.

Struktura e novelës ”Pishtarët e natës”, që nga fillimi e deri në

mbarim pasqyron botën rurale me ambient tipik të Alpeve shqiptare

të Veriut. Në plan të parë del jeta e një fshatari dhe familja e fisi i tij.

Fabula e novelës paraqet nuancat reflektuese të dokeve të hershme që

kanë pasur “jetë” në trevat tona dhe këto shtresa jepen ashtu si njihen

e si nuk njihen.

Në këtë prozë, me rreth nëntëdhjetë faqe, përqendrohen elementet

e artit estetik e artistik, mjaft fuksional të një bote e një shoqërie, që

duket sikur ka humbur fijet e lëmshit të quajtur ndryshe jetë normale e

një njeriu a e një familjeje.

Niveli kompozicional del i ngjyrosur dhe i patrajtuar gjithaq në letrat

tona. Bazuar në këto çështje komplekse që i shtron autori, ato janë

krijme artistike a vëllim i gjurmëve të vendosura nga e kaluara jonë e

hershme. Ky shenjëzim modelues nis nga dukuria e urrejtjes, për të

përfunduar si material i shoqërisë, i nderit, i njerëzores, etj. Urrejtja

është dobësi e gjakut të fisit tonë. Ndërsa dashuria, puna, mikpritja,

besa etj., shkelin në arealin e legjendave e të miteve që hyjnë në binarët

e mbitekstit, siç janë mbitekstet që identifikohen si zana e dragonj,

karaktere këto dalluese të qenieve mbinjerëzore, karateristikë për mitologjinë

ilire - shqiptare.

Yrjet Berisha

14

Proza e gjatë është shtruar me nëntekst përrallash e legjendash tona,

që pahetueshëm depërtojnë në tekstin që është strukturim i shtresave

rrëfyese, a një si amalgam mes visareve popullore me prozën artistike,

si tekst i poetikës tradicionale, por edhe si strukturim i tekstit që është

model i prozës moderne i vendosur në një sipërfaqe të diskursit7 vital.

Autori në këtë prozë letrare, që shquhet si ngrehinë e tij verbale,

kujdes të posaçëm i kushtoi korpusit kompozicional që vë në fokus

dilemat, problemet, kundërshtimet fisnore, familjare etj., që dalin

nëpër faqet e novelës “Pishtaret e natës”, me elemente artistike, duke

i dhënë forcë tematikës me shtresa të dukshme fantastike që, si rëndom,

në këtë poetikë moderne europjane arti nis nga diskursi i konsumar

përmasash zmadhuese, jehona e thashethemeve, rreth pranisë

së zanave ose, siç i quan Nika: Te Lumet. Kështu, trajtimi i një teme të

tillë, sa misterioze aq specifike e të paprekshme më herët nga letrarët

tanë, cyt lexuesin të mendojë për lashtësinë, krenarinë, njerëzoren,

jetën, bëmat, artin, filozofinë, gjeografinë, historinë, gjeneologjinë e

trashëguar nga të parët tanë. Tipi i novelës trajton një sërë problemesh

që marrin karakter simbolik. Struktura e saj përcakton temën e shkapërderdhshme

të një njeriu fatkeq e të familjes së tij, në një kohë kur

vështirë jetohej pa tokën e bukës.

Tregimi i gjatë “Gjon Gazulli” është prozë artistike me elemente autobiografike

të Gjon Gazullit, emër i çmuar i shkencës, humanist i njohur

me origjinë shqiptare, që jetoi në shekullin XV. Ai ishte i biri i një

bariu nga Arbëria, i cili falë arsimimit dhe aftësisë së tij mendore bëhet

njeri i shquar në Padovë.

7 Diskurs = bisedë.

PROZA E CAMAJT

15

Këtë novelë me shtresa të shumta narrative e përshkon pesha e

rëndë e zhgënjimit të vuajtjes, tensioni i vazhdueshëm i polemikës me

njeriun që s’ka emër, me njeriun hije, me njeriun e panjohur, pastaj

shpërfaqet, bredhja a vrapi i tij i përhershëm pas gruas së panjohur që

ia rrëmben zemrën në pleqëri.

Novela “Gjon Gazulli” trajton temë klasike nga shekulli XV, që

pasqyron botën e jetën autentike të rendit të atëhershëm shoqëror. Proza

mëton të aktualizojë katrahurën, gati të harruar të njerëzve tanë që

u detyruan të iknin nga dhuna e barbarëve të Lindjes që qenë ngritur si

lugetër, për t’i gllabëruar trevat e shumta shqiptare e europjane.

“Gjon Gazulli” në shumë faqe vë në spikamë probleme njerëzore,

fenomene trilluese a fantastike, brengë, fatkeqësi, tragjedi, gëzim,

mall, mjedise shoqërore e klasore, raportet politike, statusin intelektual,

social, etj. Tërë kjo tematikë, e shumë të tjera, ia arrijnë të eksperimentojnë

me artin. Arti në përgjithësi (pa përjashtuar edhe artin

e Martin Camajt) mëton të kopjojë shtresat e njohura e të panjohura të

jetës lakuriqe të përvojës së gjatë të një populli me etni, të hershme të

trashëguar përmes gjakut, gjuhës, kulturës, artit, dokeve etj.

Novela “Rrungaja në mars” është tekst mjaft i gjatë letrar i këtij autori,

që lexuesi s’ka se si të mos e shquajë, se shtresat e saja strukturore

mbajnë shenja të njohura autobiografike. Fabula nis në një vis fushor

dhe mbaron në viset alpike të Përteqafës. Në këtë hapësirë gjeoetnike

ka hedhur rrënjë absurdi, ku rron feudalizmi dhe mesjeta.

Tematika e tillë vë në sprovë elementet e shumta artistike që i gjejmë

të pranishme në tërë tekstin letrar të përfshira gjatë një periudhe

disavjeçare, ku me ngjyrë vizaton problemet e hallet e dy të rinjve me

shenja biografike. Krahas këtyre heronjve, del edhe ndonjë personazh i

Yrjet Berisha

16

kësaj novele dhe kështu ngjallohet albumi portretizues i jetës së tyre të

thjeshtë në kushte të jetës mesjetare. Autori ka kujdes në prezentimin e

çasteve intime në mënyrë sublime. Hidhërimet e bëfta, që zënë fill me

shkeljen e dokeve, i japin shteg prozës së këtij autori të zgjerojë tematikën

me botën e veçantë të këtij ambienti epik e tragjik.

Rrethi unazor kompozicional i kësaj novele është vendosur në një

ambient malor që autori e njeh mirë se si merr frymë; aty ku rrinë të

mirat dhe të këqijat e atij plangu trashëgues që janë të mbërthyera buzë

shkëmbinjve, humnerave dhe ulërimës së ujqve. Kështu, nisur nga kjo

pikëpamje, novela “Rrungaja në mars” ka një nivel kompozicional në

formë mozaiqesh, që shpreh karakteristikat patriarkale malësore. Një

art i tillë, kur zhvillohet merr vulë origjinale, me një shtrirje me përmasa

të hapësirës tradicionale, duke vënë në sprovë vlerat dhe jovlerat

e kohës dhe të hapësirës. Nisur nga grafikoni i modelit të kësaj novele,

shtresat e saj ndërtohen me kodin e ligjërimit, me shenja të veçanta dhe

shkojnë drejt përqendrimit të përgjithshëm evolues.

Novelat “Pishtarët e natës” dhe “Rungaja në mars”, si për nga tematika

skeletore, hapësira, përmasa, forma estetike, janë të përqendruara

brenda shenjave, thuajse të ngjashme, edhe nga kompleksi i materies,

ashtu që problemet e ngritura në këto faqe proze fare lehtë mund të

përfshihen në një opus të përafërt, meqë fabula e tyre shtrihet në një

periudhë të njëjtë kohore - fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillimi

i shekullit njëzet. Pikat e përbashkëta të këtij shqiptimi nuk i përkasin

vetëm problemit kohë-hapësirë, por kjo pikë shënuese ka edhe personazhe

që kanë psikologji, karakter, botëkuptim, veprim, etj., që përballen

me shumë dilema.

PROZA E CAMAJT

17

Këto novela (pa harruar edhe “Gjon Gazullin“), janë përcaktueset

më të mira të determinateve të njohura e të panjohura të lidhura me

nyja të ndryshme të fatumit historik, që janë pasqyrë e trashëgimisë

sonë shumëshekullore që zbarkoi deri në ato anale që nxjerrin në pah

identitetin e një populli, të një kulture e një arti që trajtojnë prozat e

këtij autori. Kur lexohet teksti i këtyre tri novelave, që s’janë më të gjata

se dyqind faqe libri, lexuesi mrekullohet me artin sublim por, në anën

tjetër, tragjikja rëndon, peshon sa shkëmbinjtë veriakë, që këto tekste

i rrinë afër prozës me formë nacionale verbale, të afërt me mitet e legjendat

tona burimore .

Novelat e botuara të Martin Camajt nuk janë marrë gjithaq në

shqyrtim. Ernest Koliqi ka shkruar një studim titulluar: “Arti i Marin

Camaj-t”, ku mes tjerash shkruan: “Pâmjet e ndryshme të jetës së vendit

të vet dalin nepër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse.

Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzuer. N’ato vigâj te rrzuem,

ai kerkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dalë nga gurzimi

i nji gjendje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshëme,

ia thekë shpirtin. Ai s’do qi burri i Malsis të shikohet si specimen i nji

rrace së lashtë, objekt kureshti për t’u vndue në nji muze. Nën leskrat

xhixhlluese të një epiciteti anakronistik, syni vezhgues i tij kundron

nji zemër të plasun rrudhat e shkaktueme nga uja, nga mundi keq i

shpërblyem prej natyrës e njerzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve

dampruese, nga ngushtësija e vendit.”8

Proza e Martin Camajt bën pjesë në atë tip arti që gjatë leximit zgjon

kërshërinë e receptimit. Ky mendim s’vlen veç për veprat që i zumë

ngojë, por edhe për romanet “Djella”, (1958), “Rrathë”, (1978), pastaj

8 Ernest Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, pasth., M. Camaj: “Vepra letrare”, botoi ShB

“Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 138.

Yrjet Berisha

18

novela “Shkundullima”, (1981) dhe romani modern “Karpa”, (1987),

tematika e të cilave është brenda kornizave të njohura të segmenteve a

dimensioneve nacionale, konkrete, por edhe të përmasave fantastike,

që qëmton mentalitetin tradicional që në përmasa të tilla shtrihet dhe

merr karakter të përgjithshëm.

Megjitatë, në mesin e kritikëve që e kanë studiuar krijimtarinë e

Martin Camajt, pa dyshim interpretim më serioz i ka bërë A. Berisha,

i cili botoi një studim që e shtron në mënyrë të përgjithshme, ku mes

tjerash shkruan: ”(…) veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të përbashkëta,

sidomos si struktura gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë,

secila prej tyre paraqet një botë artistike e kuptimore të mëvetësishme

dhe rrjedhimisht me këtë dhe mundësinë e ndikimit të veçantë

estetik.”9

Përpjekje të tillë me shkrime kritike kanë bërë edhe: K. Petriti botoi

një studim të gjatë për lirikën, Y. Çiraku disa motive karakteristike në

poezinë. Studime të paharrueshme shkruan edhe E. Koliqi, A.Pipa etj.,

që si objekt shqyrtimi patën disa libra të veçantë të këtij autori, të cilët

i botuan në periodikun letrar të Italisë e të Amerikës sa ishin gjallë.

Kurse akademik S. Hamiti e prof. F. Dado, gjatë sprovave të tyre poetike,

analitike e estetike e interprertojnë “Dranjën”.

Romani ”Karpa” i Martin Camajt është më i arrirë në letrat tona, si

në planin tematik, por edhe nga prania e shtresave artistike e estetike

shtruar në këtë prozë të gjatë dhe shquhet si njëri ndër romanet më të

mirë në korpusin e romaneve të letërsisë sonë bashkëkohore botuar në

deceniet e fundit të shekullit njëzet. Romani në fjalë i përket metodës

moderne të të shprehurit, e mbi të gjitha është ndërtuar sipas modelit

9 Anton Berisha: “Vepra letrare e M. Camajt”, Kozencë, (Itali) 2004, faqe 50.

PROZA E CAMAJT

19

të prozës artistike me kontura skeletore të përsosura të një vepre letrare.

Poetika e saj ndërtohet duke u mbështetur në një tekst artistik që

shtrihet kah ngrehina verbale e cila kalon nëpër faza të ndryshme të

thurjes së tekstit artistik, ku me harmoni pasqyrohet tematika dhe arti i

shqiptimit të romanit të ri. Camaj këtë roman e quan roman parabollë.

Romani ”Karpa” s’ka temë të njëtrajtshme. (Kapitulli i parë dhe i

fundit janë të lidhur mes vete. Lidhje të tillë kanë edhe dy kapitujt e

mesëm.) Teksti i tij është i shtrirë në disa sekuenca të vogla që u hapin

shtigje e motive të gërshetuara me fantastikë (tre-katër shekuj më vonë,

pikërisht më 2338) dhe përmasës së rrëfimit retorspektivë (që është

afër atij konkret).

Teksti i këtij romani është ndërtuar në formën e skemës tabelare

të traviatës në muzikë, i nisur nga një shteg orientues e i saktë se, ka

nëntituj që secila njësi e tillë e fabulës paraqet motivet e lidhura nëpër

dimensione e shtresa skeletore të romanit, ku në qendër vrojtimi vihet

rruga sizifike e Vonit, këtij të riu që është viktimë e të tjerëve.

Romani është një simfoni në vete i komponuar në formë metaforike,

që nis me kronikën e një qyteze të shkruar me akribi për një

kohë të së kaluarës dhe së ardhmes. Romani është një studim i hollë

i gjenealogjisë konfliktuoze i vendosur në një mozaik të fabulës që

mëton të ndriçojë pasqyrën e errët e të mjegullt të krimit në mendjen

njerëzore.

Sekuencat letrare të paraqitura në roman, si: intrigat, ndërskamcat,

oreksi, përforcimi i karriges për pasuri dhe mbi të gjitha kriza e

identitetit, etja për pushtet e famë që e detyroi oligarkinë të nisi lojën

e përgjakshme të kamufluar si “revolucion i klikës sunduese”, që

Yrjet Berisha

20

edhe shkaktojnë fatkeqësi të paparë e absurde brenda fisit me klasë të

ndryshme.

Fabula e këtij romani herë-herë del e ndërtuar me strukturë unazore,

pa ikur nga elementi i fantastikës magjike, trashëguar nga përrallat

e mitet tona. Kështu, në këtë rast del në skenë struktura paralele e

dy fabulave që zhvillohen në kohë të ndryshme, por në të njëjtin vend e

po me ato toponime që edhe ndërrohen nga çasti në çast. Fabula zhvillohet

në një hapësirë të mbyllur që bazohet në funksionimin e shenjave

intime, egoiste etj.

Atëherë kur vihet në sprovë të romanit, fabula narrative zbeh intrigën

e dashurisë e të krimit, që në roman janë inde kryesore të ekzistencës

së fabulës, me një mori ngjarjesh të brendshme, që ndryshe

cilësohen si motive të përshkrimit, të peizazhit të pashkelur në Karpë.

Pastaj, këto motive degëzohen dhe paraqesin shumë episode në fabulë

që lë përshtypje sikur ecën në një linjë me narratorin. Dhe kështu

shfaqet modelimi i retradimit10 në prozë dhe mu për këtë romani

duket sikur ndërtohet sipas “kërcimit të kalit”11 dhe në mëmyrë të pandërprerë

arrin në cak.

Autori zbulon paragjykimet, dhimbjet, fatëkeqësitë e një shoqërie,

që janë tekste të shkruara me stile të ndryshme dhe kështu marrin

funksion psikologjik. Teksti i tillë letrar del i fokusuar me elemente

sociale, politike etj. Në këtë tematikë shfaqet edhe dimensioni i tejdukshëm

artistik, si: alegoria, ironia, sarkazmi, që aludohet në një kohë

të hershme (ngjarja në roman zhvillohet në vitin 2338) ku edhe bëhet

lufta mes shmirjakëve dhe qytetarëve. Kështu, nga ky moment romani

nis e merr një orientim a zhanër fantastik. Struktura e romanit u

10 Retradimit = prapthi, retrospektivë.

11 Parim teorik i V. Shkllovskit.

PROZA E CAMAJT

21

nënshtrohet rregullave të kërkimeve shkencore, ashtu si e kanë zbatuar

M.Buklgakovin te romani: ”Mjeshtrit dhe Margarita”, dhe H.L Borhes

në tregimet e tij brilante) që hulumtojnë në hapësirën tokësore e nëntokësore.

Element tjetër i rëndësishëm i këtij romani është kronika a ditari i

shkruar nga kronistë të ndryshëm, që shquhen nga stile a versione të

dallueshme. Gjetjet e rralla ilire hyjnë në korpusin e gjërave me interes

për historinë. Mes faqeve hetohet interesimi i mangët për gjenealogjinë

tonë ku të futurit në labirinte s’është i rastësishëm. Krimbi përçarës

ponon në tokë e mbi tokë, e keqja, gabimet, fatkeqësitë e ndryshme

janë ushqim i urrejtjes e i kryengritjes.

Tematika e romanit ”Karpa”, përfshin materialin tekstor që ndahet

në dy kuadro e dy pjesë, brenda të cilave shfaqen edhe disa proza me tituj

të ndryshëm. Romani në fjalë hyn në radhën e koncepteve të hapësirës

e kohës, që studiuesit Shkreb – Stamaq, për këto nocione shkruajnë:

“Konceptet e hapësirës dhe të kohës janë të barabartë (...) për

ndërtimin e veprës letrare në prozë, kështu teoriku letrar rus Bahtin,

propozoi nocionin kronotrop huazuar nga shkencat natyrore, që e zbatojë

në teoritë e tij Ajnshtajni.”12Vëç kësaj në këto vepra karakteristikë

është edhe kronotropi i ”qytezës së provincës”13 që lidhë me kronotopin

e “prakut” për të vënë në veprim aksionin14 e romanit. Pikërisht poetika

e këtij romani është e gatuar me tekst letrar që arrin hov a nismë

për ndryshimin e imazhit të artit të letrave tona. Teksti i kësaj vepre ka

12 Zdenko Shkreb – Ante Stamaq, në librin: “Hyrje në letërsi”, botoi “Globus”, Zagreb,

1986, faqe 343.

13 Vepra e cituar, faqe 343, ku mes tjerash lexojmë: “…kronotropi i “provincës së qytezës”,

me “ kohë të dendur dhe të pashkëtuptshme që zhvillohet nëpër hapësirë” ( filloi nga

Floberi)”

14 Vepra e cituar, faqe 343.

Yrjet Berisha

22

vëllim të shtrirë në fantastikë e gjeografi; pozitë kjo jobindëse (por që

mbetet në suaza fiktive), që paksa e zbeh fabulën e perspektivës, njësi

e veçantë në situata të ndryshme. Bëhet modelimi i tragjedive që u ngjajnë

atyre antike greke a shekspirjane. Ky tekst del si strukturim e me

digresion rrëfyes të rikonstruktuar në formë postmoderne.

Një pjesë e romanit mbështetet në tekstet e kronikës, shënime rasti,

ngjarje të ndryshme. Romani lidh indet e segmentet e luhatshme,

që fillojnë sipas lidhjeve personale, familjare, shoqërore, profesionale,

doknore dhe kështu krijohet ngrehina e madhe e romanit ”Karpa”, që

është roman i hapësirës, si tip i ri i romanit, që teorikët frëngë e kanë

pagëzuar si roman i rrjedhshëm (roman fleuve).

Romani sfidon historinë karpase duke ia hequr maskën asaj bote

me shtresa të fshehta të strukturës që nisin nga një fabulë me model

e strukturë unazore dhe kështu sendërton të rrëfyerit e romanit të

logjikshëm. Shkrimi i tillë paraqet këmbëngultësinë e autorit. Paraqet

emocione që marrin funksione ekspresive dhe kështu njohuritë e tij

marrin ton gnosologjik, ku romani bëhet tërheqës për lexuesit. Në këtë

tekst letrar janë të dukshme shenjat e zvetënimit, sociale, etike, morale,

etj., që spikaten me alegori e rrëfim komentues. Arti sjell mendime të

stërholluara, ku jepet ndriçimi i ndjenjave, por në disa raste fshihen

ose i nënshtrohen një rrëfimi sqarues etj.

Dy novelat e shkurtra ”Shkundullima” e ”Katundi me gjuhë të fshehtë”

janë një cikël i veçantë i prozës së M. Camajt. Brenda këtyre faqeve

jo të vëllimshme shfaqet tematika e strehuar në një pellg të harruar

etnikumi me dallesa edhe më të veçanta. Ashtu si e kanë vlerësuar teorikët

prozën artistike, veçmas te novela ”Termi rrjedh nga italishtja

dhe nga Rilindja e saj, kurse ”Dekameroni” i Xh. Bokaçios është shemPROZA

E CAMAJT

23

bull i novelistikës që më vonë me kënaqësi është imituar qysh në shek.

XIX, ku edhe u interpretua shpesh si teoria e novelës.”15 Mirëpo shpeshherë

është thëne se: “Novela është formë e shkurtër dhe e mbyllur e

prozës e cila për arsye të përmbajes së shkurtësisë ka eksistencë më të

qëndrueshme se romani.”16

Këto dy novela të Camajt, shikuar nga prizmi i tematikës, para lexuesit

tonë sjellin një hapësirë e një kohë të panjohur, ashtu siç është në

të vërtetë opusi dhe bota arbëreshe. Karakteret e këtij sfondi artistik

janë dhënë me ngjyra të veçanta të një lokaliteti, në damarët e tyre

ruhen indet e qelizave të një gjaku të lashtë; gjak princor skënderbejan

e ilirjan.

E veçanta e këtyre novelave është ndërtuar në formën e petkut të

një pikture me kompozicion abstrakt. Llojllojshmëria e elementeve artistike

të këtyre dy novelave është me reflektim nuancash të shtrira në

tërë tekstin letrar, arti i ligjërimit derdhet me zhdërvjelltësi nëpër forma

e shtresa narrative të këtyre novelave të shkruara me gjuhë të mprehtë,

me gjuhën e fshehtë, forma këto stilistike që zbulojnë mençurinë e

filozofinë e atij etnikumi karakteristik.

Rrëfimi i këtyre teksteve letrare nis nga shpalosja e gjërave të rëndomta

që i ka në dispozicion jeta. Dhe dalin me vija të shkathta si të

piktorit, diskursi s’harron të bëjë bindshëm portretet e personazheve,

pa e lënë anash peizazhin e ambientin ku zhvillohet fabula e tyre. Etnikumi

specifik i këtyre novelave jeton thjesht, në katunde e lokalitete

ku rrallë kush shkel.

Ngrehina kompozicionale e këtyre novelave i nënshtrohet narracionit

komentues, rrëfyes që kjo shtresë strukturore arti bëhet në veta

15 Vepra e sipërcituar, faqe 360.

16 Po aty, faqe 360.

Yrjet Berisha

24

të ndryshme rrëfimi që më mirë sheshohen sjelljet, mendimet, ndjenjat,

ëndrrat, dëshirat, vuajtjet, paragjykimet, por edhe sqarohen gjëra

të njohura e të panjohura të atyre njerëzve dhe të botës që i rrethonte.

Arti i ligjërimit në novela bëhet në formën e retrospektivës. Kur

rrëfimi i novelës bëhet në mënyrën e perspektivës, atëherë narracioni

futet fshehtësive të jetës së personazheve dhe hapësirës që ata i rrethon.

Forma e tillë narrative i lejon autorit të gjurmojë nëpër doke arbëreshe

që ruhen me xhelozi. Brenda kësaj bote arkaike shfaqen edhe botëkuptimet

e reja që duket se nuk e kanë të lehtë rrugëtimin nëpër shteg të

izoluar, ku për të qenë absurdi më i madh, banorët e asaj treve u tremben

fjalëve të veta, andaj heshtin mos t’ia bëjnë varrin vetes!

Novelat ”Shkundullima” dhe ”Katundi...” kanë tematikë të gërshetuar

me motive rurale e urbane si edhe një prani të konsiderueshme të

tekstit letrar, tipike konservatore; raportet e ftohta njerëzore (dukuri

tipike urbane europjane), dhe në anën tjetër rri kultura dhe etnografia

etnike arbëreshe, autoktone, që pasqyrojnë botëkuptimet e mentalitetin

e tyre. Arti i konsumuar në këto novela shfaqet i fshehtë. Por, një arsye

tjetër edhe më e dhimbshme është se arbëreshët ndihen të lënë pas

dore. Ata janë të përbuzur nga të afërmit në vend e në mërgatë. Por,

pak më keq i kanë punët me pushtetin i cili qëllimisht dhe në mënyrë

të heshtur ua kishte hapur “dyert” për të shkuar në mërgatë. Motive

arbëreshe gjejmë edhe në romanin “Karpa”, në tekste dramatike, por

edhe në disa vjersha të Martin Camajt.

Mirëpo, novelat e ciklit arbëresh janë të shkurtëra si tekst a si shtof

letrar, por më të kondenzuara në formën e artit letrar e estetik. Struktura

e këtyre teksteve e kthen lexuesin në një botë të panjohur arbëreshe,

në një labirint të panjohur malësor. Narracioni i këtyre veprave i

PROZA E CAMAJT

25

mundëson autorit që me lehtësi t’u kthehet mënyrave të ndryshme të

rrëfimit të ndërtimit të shtresave të kësaj proze. Fabula e tyre depërton

në mbretërinë e jetës oborrtare që del përmes rrëfimit retrospektiv, por

edhe të paraqitur me monolog e dialog të kursyer.

Elementet e tilla artistike zbulojnë çaste madhështie a të dobësisë

njerëzore. Katundi i ruan dhe i nxjerr në shesh vlerat, fshehtësitë e

viseve që i përkasin një ambienti e një bote të proviencës patriakale,

arkaike, me përmasa nacionale, por edhe shfaqet modeli i jetës bashkëkohore.

Shpërnguljet e mëdha janë plagë të pashërueshme tëjhuajësimi.

Harresa e rastit a e qëllimshme është prekëse. Vrasin paragjykimet.

Frika tmerron. Pleqëria prek në shpirt. Varfëria është përditshmëri që

i duhet dikujt për t’i realizuar eksperimentet e liga me banorët e pafajshëm!

Titujt dhe teksti letrar i novelave ka simbolikën e vet. Kjo formë

stukturimi orienton lexuesit në një ambient që paraqet atmosferë lemerie,

jetë modeste, halle personale e shoqërore, marrëdhenie të qarta,

krenari të trashëguar, burrëri etj., ku jetojnë banorët e varfër e të harruar,

por që në asnjë moment s’ia shtrijnë dorën askujt, as nuk i përkulen.

Ata kanë orbitën e vet në të cilën mund të jetojnë. Vuajnë dhe

s’ankohen. Nuk u dëgjohet zëri. Kanë botë e jetën e vet modeste. Janë

të kënaqur me atë jetë të thjeshtë që e gëzojnë. Pikërisht ky ambient ka

ndikuar që ata të ruajnë etnikumin e vet nga të huajt.

Shkundullimën, si fenomen natyror, në këtë tematikë e gjejmë të

pranishme në fund të tekstit të novelës, me të njëjtin titull. Kur plas ajo,

opinioni arbëresh e pranon me një habi të tepruar. Tërmeti (shkundullima)

sipas disave u erdhi si pasojë e mëkateve të mëdha që kishin

Yrjet Berisha

26

bërë, por edhe si ndëshkim, si nëmë, si pasojë e gabimeve, si përbuzje,

si kërcënim që të jenë të kujdesshëm, etj.

Pas shfaqjes së katastrofës natyrore, befasisht ndryshon mentaliteti

i dikurshëm i arbëreshëve të mbyllur e të heshtur. Atij visi i kthehet

gjallëria. Banorët e zymtë dalin nga gjendja e amullisë. Pas fatkeqësisë

s’bëjnë jetë të mbyllur, kanë energji të paparë në shpirt, rindërtojnë

katundin, janë më të dashur mes vete. Flakin mërinë. I lënë inatet e

dikurshme. Fillojnë të flasin e t’ia qajnë hallet njëri-tjetrit, si kurrë më

parë. Gjendja e vështirë i kthen arbëreshët të bëhen qytetarë të rëndomtë.

Ndërkaq novela më karakterisike e ciklit arbëresh ”Katundi me

gjuhë të fshehtë” është ndërtuar nga një sërë dromcash të shumta me

sekuenca tekstore që kanë elemente të theksuara psikologjike e filozofike.

Narratori në këtë prozë suksesshëm përpiqet të zbulojë rrënjët,

gjenet, gjuhën, kulturën, traditën e valleve, përrallat, legjendat, mitet,

historinë e një katundi, që për çudi jeton i izoluar. Ai ka konfigurcion

gjeografik të ndryshëm nga të tjerët. Pikërisht për këtë arsye edhe u

nënshtrohet eksperimenteve a ekspeditave shkencore, bestytnive, adeteve,

paragjykimeve tendencioze, ku sillen në atë rreth banorët e tij.

Novela ka motive me probleme sociale, prania e “miqve” të katundit,

fshetësia gjuhësore e komunikimit, problemi i largimit të njerëzve,

humbja e këngëve e valleve popullore, toponimet autoktone e çështje

të tjera të rëndësishme për këtë etni. Thënë qartë, autori në këtë novelë

pasqyron të qenmen e një qytetërimi të hershëm arbëresh që është

buzë greminës, shkatërrimit e shurjes së përhershme.

Tematikë karakteristike i kësaj novele është se banorët e atij visi

gëzohen pa masë kur aty vjen një njeri “i huaj” me veshje e pamje, të

PROZA E CAMAJT

27

panjohur që iu flet me gjuhën e tyre. Ky motiv trajton temën e etnikumit

të harruar, të brejtur, të shkallmuar nga sindromi i shpërnguljeve

të mëdha, nga katundi i tyre në Amerikë, Argjentinë, Europë etj. Ky

fenomen tragjik shpie kah zhdukja e traditës autoktone arbëreshe. Andaj,

ata ndjehen të lodhur, të sfilitur nga largimi jashtë katundit. Arbërshët

kanë mbi shpinë presionin e vazhdueshëm të monotonisë, lodhjes,

pasigurisë, pleqërisë, vdekjes.

Andaj mu për këtë arsye, ata janë të prirur të fshehin edhe “frymën”

e tyre, përkatësinë gati të sosur. Fshehin gjuhën. Jetojnë me

punën e tyre që bëjnë në fushë, vreshta. I tremben shuarjes e vdekjes

së ngadalshme. Kështu që të gjitha këto fshehtësi quhen mbijetesë. Ata

janë disi të mbyllur dhe jo gjithkush i kupton e i çmon.

Autori kur e botoi romanin “Djella”, provoi të ndërrojë formën e

shkrimit, pa iu larguar kohës e hapësirës sonë, të njohur e të panjohur.

Fabula e këtij teksti letrar zhvillohet në Ndërsanë (vend fusharak)

brenda një rrethi të mbyllur që autori e vë në pah dukuritë e paradokset

e ndryshme të një shoqërie që s’pajtohen me realitetin e hidhur, ku

autori në mënyrë alegorike e thumbon klikën moniste.

Romani ndërtohet nga një varg dilemash emocionale, abstrakte,

shpërthim e ndrydhje ndjenash, fshehje dëshirash, heshtje e arsyeshme,

frikë, presion i vazhdueshëm, ndjekje, keqtrajtim, përbuzje, amulli,

ikje nga realiteti, hutim, etj. Problem në vete është fatumi i njeriut të

thjeshtë i mbetur pa krahë dhe në mëshirën e askujt.

Narracioni i romanit evoluon nga rrëfimi i frikshëm nga vlimi i ndjenave

të shkallmuara, të nëpërkëmbura, të sfilitura, të pordhosura, të

rraskapitura që bën mendja penduese e herë-herë racionale e një heroi,

Yrjet Berisha

28

në veten e parë njëjës, me shtresa të mendueshme monologu e dialog

të dialogizuar, por edhe ka rrëfim retrospektiv.

Motive me inters që vërshojnë në roman janë: intrigat e dashurisë,

problemi i cubave, aktet kriminale të dyshimta, urrejtja klasore, krahinore

ose kundërthëniet mes vendëseve e ardhësve të dyndur në fushë

a Ndërsanë, që shkonin në llogari të pushtetmbajtësve për t’i përçarë

e futur në kthetrat e veta. Parë në kontekstin teorik e estetik, arti i

shkrimit të romanit është provokues. Uniteti i narracionit në këtë roman

u nënshtrohet ligjeve të ligjërimit specifik, që rëndom brenda kapitujve

të këtij romani nisin me tekst a strukturë rrëfyese dhe në fund

përmbyllen me vargje lirike.

Paradokset e ambientit dalin në formë dromcash kuptimplote pas

të cilave fshihen dëshirat, qëllimet, ëndrrat, vuajtjet, gëzimet etj., të

një bote kompleksive thurur në një hapësire karakteristike, siç ishte

Ndërsana, aty ku ndodhin ngjarje befasuese e tragjike që lënë pa ment

njerëzit e rëndomtë që nuk e kanë të qartë se pse bëhen të gjitha ato

eksperimente, provokime e sprovokime të pakuptueshme, por pas të

gjitha këtyre ekzistonte një regji e një strategji disi ashpër e kontrolluar.

Tematikë të ngjashme hasim edhe në romanin “Rrathë”, që ka shumë

elemente arti; skalitjen e personazheve, fenomenet, paradokset, motivet,

idetë. Rrëfimi zhvillohet ndryshe, por edhe ka ngjashmëri tematike

me “Djellën”. Është e vërtetë se romani “Rrathë” i Martin Camajt

s’është aq i interpretuar në shkencën e letërsisë sonë. Thënë troq, romani

ka shtigje të reja e tradicionale të nivelit të kompozicionit. Bota

e brendshme e këtij romani ka tension tendosës, ngjallje energjish,

botëkuptime të ndyshme të një kohe të pakohë, kur nis zhvillimi i proPROZA

E CAMAJT

29

ceseve të një shoqërie që ecën nëpër qelq e absurde të pakuptimta, kur

edhe një fjalë e pamatur kushton shtrenjtë.

Romani trajton problemet e një periudhe të rëndë e të paqartë.

Çështjet e tilla duket se janë strukturë e një pellgu me paperspektivë

arti, por ato s’duhen nënçmuar. Përkundrazi. Pikërisht në këtë moçal

me sekuenca narrative zbardhin të metat çmendurake të një shoqërie

shfernuese që donte të shtypte çdo zë kundërshtues. Në këtë “mal”

me njerëz të persekutuar, ndjekjet institucionalizohen, hapen plagët e

pashërueshme që çojnë drejt shkatërrimit të menjëhershëm.

Tendosja si moment psikologjik del e fshehtë si fenomen mashtrues,

banorëve t’iu shitet tru gomerësh. Ka atmosferë tragjike që është

pasqyrë e një lebetie e një katastrofe mesjetare. Në këtë gjendje të rënduar

s’mbetet kush pa u përfshirë në statistikën e dhunës. Makineria e

sistemit në krizë orë e çast shpik armiq, për të mbetur gjallë. Veprimet

e tilla synim të vetëm kishin të shuajnë fshehtas zërat kundërshtues.

Kështu, në këtë roman vrasësit vishen me rroba pushteti. Në ekspeditën

ndëshkuese disa njësite të fshehta bëjnë “pastrimin” e malit

nga Ilegali. Kryejnë krime çnjerëzore dhe shfarosin fizikisht e psikikisht

kundërshtarët e sistemit. Ky kalvar i inskenuar tipik ikuzicional

s’harron as s’fal dikë as banorët e asaj ane që mendojnë ndryshe. Kishte

asish që në mal t’i shfarosë ujqit që bëjnë kërdi në bagëtitë e tyre, mirëpo

ndëshkohen me dënim kapital: vrasje në pusi! Megjithëse ky motiv

në roman del në kontekst të figurshëm e të fshehtë!

Romani “Rrathë” ka një fabulë që pasqyron disa motive sociologjike,

psikologjike, etnike, fantastike, antropologjike etj. Parë në prizmin

e këtyre konturave motivore, arti i romanit merr prirjet e të shprehurit

modern që, falë vërshimit të sekuencave mitike e legjendave të futuYrjet

Berisha

30

ra brenda këtij aliteracioni merr pamjen dhe formën e ngrehinës romanësore

që është fryt i momenteve paradoksale. Vepra ka tematik

absurde të përzier me art realfantastikë.

Kontura hapësinore e romanit “Rrathë” është e vendosur kryesisht

në Ripë (a Tri Ripa) dhe rrethinën e saj të pas Luftës së Dytë Botërore që

autori i përqendruar në këtë hapësirë, kohë eksperimenton me elementet

e mundshme të artit dhe problemet historike, shoqërore e plotësojnë

lajmotivin artistik që estetët këtë material artistik e cilësojnë roman.

Dhe së dyti, këtë çështje biologët e quajnë jetë a ekzistencë. Vërshimi i

këtyre nocioneve, biologjike, psikologjike, fizike e shpirtërore, mbetet

i shënuar dhe i shkapërderdhur nëpër shumë kategori fiziologjike, estetike,

filozofike etj., që mbi të gjitha s’mbetet i pa veçuar e i sforcuar

me segemente e kategori semantike të përhapur nëpër nyjat narrative

të këtij romani me tematikë antidiktaturë.

Në qënder të vëmendjes është kompleksi problemor i viseve të

Ripës; nis loja e eksperimenteve që bën pushteti me malësorë. Në

këtë vorbull ngjarjesh rrahen dhe trajtohen disa motive kryesore të

romanit, doket, kundërshtimi i sistemit, dashuria e ndaluar, zbulimi i

kundërshatarit (Cubi), keqtrajtimi i intelektualit Bac, instrumetalizimi

i njeriut të thjeshtë si Agoni, etj. Kështu, brenda kësaj hapësire konfliktuoze

zbardhen, probleme komplekse, duke pasur si parim metodën

hulumtuese a dekoduese të labirinteve.

Trajtim të posaçëm në art zë tematika që u kushtohet çështjeve të

letërsisë, kulturës, dokeve, arkitekturës, etonogafisë, folklorit, dramës,

lojës etj, që këto çështje zgjidhën përmes elementeve letrare, personazheve,

narracionit, shtresave estetike, përmes të cilave autori hedh

PROZA E CAMAJT

31

dritë mbi gjendjen tronditëse, të jashtëzakonshme që “mbiu” në Ripë,

me ndërhyrjen e sistemit totalitar që ekperimentonte njeriun!

Romani “Rrathë” është stisur përmes sekuencave të vazhdueshme të

personazheve. Këta fatkëqinj i nënshtrohen trajtimit tipik orvelian. Ata

në mënyra të vazhdueshme kontrollohen, përgjohen, ndiqen, persekutohen,

provokohen, instrumentalizohen. Romani në veçanti shquhet

me tematikën e jashtëzakonshme. Vepra është shkruar sipas rregullave

klasike të shkrimit letar. Fabula ka strukturën e një romani, narracioni

i tij është i gërshetuar me tematikë të ndryshme e të pëlqyshme. Arti e

tema e këtij romani është me bazë, brumë, me poetikë të veçantë, me

shumë intriga, ngjarje, motive, ide, personazhe e disa përmasa modeluese

të trasuara qysh nga poetika e romanit të parë “Djella”.

Elementet artistike kanë harmoni të dukshme e funksionale. Poetika

e romanit sendërtohet përmes rrëfimit perspektiv e retrospektiv, që

rëndom bëhet në veten e tretë e të parë. Romani ka polifoni tekstore

me peripeci të gjallë, që tërë receptimin e shtron nga një semiotikë e

rrallë. Ajo që dominon dukshëm në këtë roman është ironia verbale

që i jep forcë shqiptimit të alegorisë, por diskursi rëndësi të posaçme

i kushton parodisë (karikaturës) së karaktereve, që dalin në një nivel

kompozicional, që s’haset shpesh në letërsinë tonë bashkëkohore.

Kjo vepër është roman i personazhit, me karakteristika të romanit

realist eurpoian. Edhe në qarqe heterogjene, romani s’ka mbetur pa

jehonë. Ai çmohet se është me poetikë e art paraardhës, si dhe formë e

ndryshme të romanit modern perëndimor. Fabula e këtij teksti futet në

qelizat e personazheve, që autori i pasqyron natyrshëm, herë-herë zbaton

monologun e karaktereve. Në këtë formë të artit modern zbërthehen

hallet njerëzore, dilemat, problemet fisnore e shoqërore, konfliktet

Yrjet Berisha

32

e ndryshme. Autori vizaton edhe episode në disa kapituj të romanit, që

ai e di se nga duhet t’i drejtojë shtresat narrative e tematike të thurjes e

shthurjes së konflikeve, skenave, fubulës etj., që nisin nga një material

i thjeshtë, e që në fund marrin formë të stisur artistike.

Diskursi rëndësi të posaçme i kushtoi ambientit epik, me komponente

tipike malësore, dokenore, fisnore. Kujdesshëm i vizaton

personazhet karakteristike me kolorit e në pamje, në veprime, jetën

e rëndë të njerëzve të rëndomtë, por edhe botën e kreshnikëve e të

zanave. Teksti i romanit ka gjuhë të veçantë, ku shpërpushen shumë

çështje komplekse për visin, që lexuesit i krijon përshtypje se është prapa

diellit, prapa shpinës, në mëshirën e maleve, të pa Zot.

Në mesin e shumë çështjeve thelbësore autori i ngërthen raportet e

acaruara të banorëve që përballen me vringëllimën e dhunën e pushkës

vrastare të yshtur e të paguar nga dora kriminale, udhëhequr nga

“pushteti”! Kjo tragjedi ushqehej nga forcat negative të sistemit që e paguanin,

frymëzonin dhe zbatonin në male e katund në mënyrë misterioze,

duke shrytëzuar doket e lashta a ligjet egra. Forcojnë sundimin,

vënë në shërbim aleatë që kryejnë dhunë; pas shpinës i vrasin kundërshtarët

“e sistemit”. Krimet bëhen ashtu siç nuk e lejojnë doket. I vrasin

pa i gjykuar, pa pasur fakte, ashtu siç e ndalojnë ligjet qytetëruese! Pra,

ka ligje të xhunglës e të diktaturave që rrojnë falë krimeve!

Vepra në fjalë hap dimensione të shumta të lidhura ngushtë me artin

dhe jetën e artistit popullor, pa harruar jetën intime të bujqve, të blegëtorëve,

zvetënimin moral, epokën e fundit të cubave, pakënaqësitë

e malësorëve etj., që dinë e nuhasin se: pushtetmbajtësit kanë kthetra

të helmueshme, kanë dredhi, shkelin parimet sublime të dokeve të

trashëguara.

PROZA E CAMAJT

33

Tematika e këtij romani ka poetikë të ndërtuar përmes sekuencave

letrare provokuese, ka shtresa të nduarduarshme estetike e artistike,

me shqiptim modern. Hetohet poetika e romanit me përmasa fantastike

që rrënjët i ka në traditën e pasur të letërsisë e etnisë sonë e të letërsisë

popullore. Vepra është ndërtuar me elemente artistike si: alegoria,

ironia, të shprehurit me rrotlla, fjalë me kode dëshifruese, mendime që

duhen peshuar mirë.

Romani si ngrehinë artistike vë në spikamë kornizat dinamike që

veprojnë në një hapësirë të shlirë strukturore të tekstit letrar, që nis

nga shkalla zero e rrëfimit dhe pasqyron ngjarjet në mënyrë kronologjike

që i tejkalon ato, si formë edhe si materiale. Në këto raste autori

rëndësi i kushton afektit përbuzës, disidencës në art, kokëfortësisë së

Cubit, ruajtjes së dokeve, injorimit të pushtetit fushor, mbijetesës, pathyeshmërisë,

etj.

Linjë tjetër në këtë roman është pasqyrimi me ëndje i figurës së Bacit

me natyrë origjinale të një intelektuali që nuk i përkulet oligarkisë

sunduese. Materiali kompozicional i romanit vë në lëvizje ide të reja,

krejt të pashqiptuara në poetikën e mëparshme romanësore shqiptare.

Të qasurit e tillë estetik e artistik dëshmon se Martin Camaj edhe me

këtë vepër provoi të bëjë eksperimente në art, pikërisht duke vënë në

veprim mjete artistike e duke i përshtatur me fenomene, dukuri, paradokse,

ndodhi të karakterit etnik, social, psikologjik, filozofik, etj., pa

lënë anash edhe problemet negative siç janë: paranoja, infatelizmi,

gjaknxehtësia, mosdurimi, urrejtja, etj. Të gjitha këto janë materiale

pikënisëse të shtresave që vërshojnë tekstin letrar në këtë vepër.

Sprovë e rëndësishme për ndërtimin e këtij romani është orientimi

i autorit që tekstin e strukturuar ta thurë me vulën e posaçme, që

Yrjet Berisha

34

në shumë motive të romanit përdor reflekset e shqisat që dëshmojnë

përvojën dhe hulumtimin artistik i vë në spikamë sprovat që kanë diagonale

zbërthyes e analitike. Qyteti camjan del mjaft kompleksiv. Ai

pasqyron mbretërinë e ankthit, frikën, persekutimet dhe të papriturat

e tij. Ndërkaq, ambienti i katundit, ose malësia, është indi kryesor i poetikës

romanësore të tij. Ai është vendi ku gjallojnë kreshnikët, cubat,

opozitarët, kundërshtarët, artistët, që pikërisht përmes tyre edhe lëvrijnë

motivet e ndryshme në roman, që shenjëzojnë dukuri, fenomene,

pakënaqësi të shumta që lëvizin në damarët e tyre të përndezur. Të gjetur

në këtë katrahurë të rrezikimit të jetës, ata e injorojnë, e bojkotojnë,

por edhe i kapin armët kundër shtresës në pushtet.

Personazhet e romanit ”Rrathë”, kanë tipare e veti sa të reja, po aq të

vjetra danteske që, për habi, u rri petku i statizmi karizmatik i kreshnikëve,

i dragonjve, cubave, orëve, perrive, i të lumeve, i shtriganëve,

etj. Këto karakteristika hetohen fillimisht në të vërshuarit e tematikës

së gjerë të romanit dhe në këtë mënyrë theks i posaçëm i kushtohet të

folurit autokton, të ecurit të veçantë, pamjes fisnike, karakterit. Kështu,

çështjet e trajtuara në këtë tekst letrar rrjedhin në mënyrë të magjishme,

por edhe me nëmë e të mallkuara.

Ky roman, parë nga forma teorike bën pjesë në kronotipin e prakut.

Ka fakturë me shenjëzim të shtresave të veçanta të romanit, me

elemente të gërshetuara me motive të ndryshme, por më i dallueshëm

është konstituimi i personazheve, ideja e çiltër, vendosmëria, mbyllja

në vetvete etj.

Mbyllja e këtij romani lexuesit do t’i kujtojë fundin e veprës së parë

të artit botëror të njohur si epi i “Gilgameshit”, që dihet se heroi me

PROZA E CAMAJT

35

të njëjtin emër si edhe titulli, nuk e arrin pavdekësinë, por mbetet i

pavdekshëm.

Romani “Rrathë” bën pjesë në mesin e veprave nihiliste; rreth këtij

problemi shkruan teoriku V. But: “(...) shumë vepra të ashtuquajtura

nihiliste janë vepra aktive të protestës, por edhe të afirmimit, edhe

pse mund të kenë mënyra të paformë në të shkruarit, Ato, nëse duhet,

mund të kyçin rrëfyesin ose reflektorin që së paku për një farë mase

janë të vetëdijshëm.”17 Kështu edhe Camaj krijon një vepër të tillë që

më shpesh duket se zgjedh gjuhën e heshtjes mjaft aktive. Vepra ka

një fjalësi që thuhet me figura therëse, ato çmohen dhe mbesin prova

monumentale me elemenete të artit.

Fjala a gjuha si mjet marrëveshës shfaqet e mençur e si filozofi e

jetës, për t’i rezistuar të keqes. Ka mendime të veçanta e të përgjithshme

që janë të lidhura me doke, rapsodi, burrëri, mite, legjenda që përfshihen

në jetën karakteristike të shoqërisë së materarkatit, por edhe

të patriarkatit, që për fat të keq mbështeten në ushtrimin e dhunës.

Shtresa motivore të romanit nxjerrin në shesh fakturën reale të tematikës

së romanit përmes të cilit edhe reflektohet natyrshëm faktura

fiktive a trilluese artistike, pa u ikur shkencave shoqërore që fërkohen

e bashkëjetojnë me të, por edhe gërshetohen mes vete dhe nga pësimet

e dikurshme dalin mësime të nevojshme për jetën.

Kështu, tematikat e sekuencat e këtij romani marrin formën e prozës

aventuristike. Veç kësaj çështjeje problemore, në këtë roman syzheu i

tyre shqiptohet mes dashurisë së të rinjve të preokupuar, aty ku dilemat

e dashurisë variojnë mes ëndrrës e zhgëndrrës, mes së mundshmes dhe

së pamundshmes.

17 Vejn But: “Retorika e prozës”, botoi “Noliti”, Beograd, 1979, faqe 325 – 326.

Yrjet Berisha

36

Në segmentin e nivelit kompozicional hyjnë edhe personazhet e tjera

që kanë dallesat e veçanta të jetës së tyre; sa të fshehtë, po aq të hapur,

ata, jepen qartë dhe të dashur a të urrejtur që vetëm kështu zbulohet

natyra e tyre, mosha, gjinia, profesioni, ambienti, disponimi dhe nga

shumë faktorë të tjerë që janë të lidhur me fijet e përafërta të së qenmes

së këtij fizikumi, këtyre heronjve, ngjarjeve, motiveve, elementeve artistike

etj., që i japin shpirt romanit duke ilustruar e gjallëruar sekuencat

e poetikës së prozës artistike.

Martin Camaj tërë këtë roman me përmasa nacionale a roman të

hapësirës (siç e quan M. Bahtin) e shkruan duke u mbështetur mbase

në fatin e vet, kur ai u arratis. Këtë problem më mirë e shpjegon teoriku

bashkëkohor amerikan V. But, kur në librin e tij mes tjerash shkruan: ”

(...) e përbashkëta e themeluesve të romanit modern është se ai (romani

shën. ynë) ka gjendjen, frymën ose shpirtin e shkrimtarit.”18

Shkrimtari Martin Camaj, ka shkruar edhe një prozë poetike titulluar

“Dranja”, 1981. Lidhur me termin prozë poetike “Fjalori i termave

letrare” shkruan: ”Proza poetike është term i kushtëzuar me përmbajtje

të shkurtër ose me formë kaluese artistike në mes të vargut të lirë e

vargut josimetrik në prozë. Proza poetike e shtypur (shkruar) në formë

proze përmban elemente lirike: ka ritëm të kujdesshëm e të alternuar,

me asonancë, rimë, figura popullore që përsëriten. Si zhanër i veçantë,

proza poetike paraqitet atëherë kur autori A. Bertrand, më 1836 botoi

veprën: ”Nata e Gasperit” (Gaspard de la nuit). Edhe Bodëleri nën

ndikimin e kësaj vepre e shkroi: ”Poezi të shkurtëra në prozë” (Petits

Poems en prose), më 1862.”19

18 Vepra e sipërcituar, faqe 82.

19 Grup autorësh: “Fjalori i termave letrare”, botoi “Nolit”, Beograd, 1986, faqe 546.

PROZA E CAMAJT

37

Prozës poetike autori ia shton edhe nëntitullin madrigale, e që edhe

për këtë term në “Fjalor ...”, shkruan: ”Është formë e lirikës popullore

me origjinë nga Italia rurale. Sipas një shpjegimi, fjala madrigale rrjedh

nga fjala - mandra (kope) madriale që shpjegohet se këto krijime kanë

origjinë rustikale. Është edhe një mendim tjetër se fjala madrigale rrjedh

nga fjala: amatricius matrikale, që shpjegohet se ka domethënien e

një poezie të dashurisë. Madrigali ka përmbajtje pastorale të dashurisë

që shoqërohej me muzikë. Sipas formës e intonacionit dallohet në Renesancën

e shkujve XIV-XV.”20

Proza poetike e këtij autori jep letërnjoftimin e saj shumë shkurt:

“mbi fatin e një frymori të papërsosun”, për Dranjën a breshkën, rrashta

e së cilës i ngjan gjarpërit dredha - dredha. Këtë vepër autori e ndërton

me artin e të rrëfyerit, që ia arrin të krijojë copëza proze duke pasur

si frymëzim e ilustrim breshkën, që pasqyron ngjyrën e saj fort

të pëlqyeshme, veset e saj të ngathëta, hapi i saj i lagështë, durimi e

mençuria e saj, qëndrueshmëria e vetia e pathyeshmëria e saj. Në këto

tekste të shkurtra letrare e me formë medituese autori ndërton dhe

strukturon një tregim sa real aq fantastik, ashtu si i ka krijuar edhe

Borhesi. Proza poetike ka ngjashmëri, stili e fryma është version tipik i

shkrimit europjan, version klasik.

Struktura e prozës poetike “Dranja” është një sprovë e autorit, i cili

duke ushtruar stilin e të shkruarit në gjini të ndryshme, bëri eksperiment

në laboratorin e tij krijues dhe krijoi edhe këto copëza tregimesh

në formë fragmentare e me mozaiqe arti meditues dhe në këtë mënyrë

ndërtoi bazën e kësaj vepre që vuri në spikamë botën e fshehtë dhe të

20 Vepra e sipërcituar, faqe 407.

Yrjet Berisha

38

dukshme të gjallesës zoologjike që shumë pak i ngjan breshkës, fati i së

cilës identifikohet me fatumin e njeriut tonë nëpër histori.

Në këtë tekst letrar ka narracion, përshkrim, dialog, edhe monolog

ekspresiv. Brenda tij autori zbërthen fshetësitë e mitologjisë sonë të

lashtë. Shpalos jo pa dhimbje çështjet e së kaluarës sonë, gjuhës sonë

dhe dredhitë e fqinjve janë të dukshme në tekst. Vepra letrare s’mbetet

vetëm brenda kornizave të botës së rëndomtë, por merr përmasa të

gjera që lë anash botën monotone të një gjallese që s’është gjallesë, por

është më tepër se ajo. Autori përmes këtij rrëfimi alegorik, ironik, sarkastik,

protestues etj., paraqet tërë armën e fuqishme në sekuencat e

kësaj vepre. Dranja i ikën zezonës. Breshka di të kamuflohet në natyrë.

Në shumë tekste të prozës poetike “Dranja” paraqitet me tipare e

syzhe të karakterit të personazhit që me mjeshtëri shkruan për të. Vepra

është shkruar me një vërshimë të qëllueshme me figura, metafora,

alegori, ironi, sarkazëm, protestë surealiste etj., dhe si e tillë konstatojmë

se një vepër e tillë me formë klasike dhe semiotikë moderne i ka

munguar letërsisë sonë. Andaj, si e tillë, ajo është një gjerdan i rrallë i

letrave tona bashkëkohore.

Së fundi, tematika e prozave të Martin Camajt ka veçantinë e

ripërtëritshme në nivelin fabulativ, të ngjeshura me semanatikë që kanë

shumë motive, ide, mjete artistike; dialog, monolog, peizazh, peripeci,

etj. Këtë natyrë e formë e hasim edhe në shumë vëllime me poezi e në

drama që kanë motive të ngjashme. Në këtë rast veçojmë dramën “Loja

e mbasdrekës”, (1981), tematika e së cilës nuk ikën larg motiveve të

novelave e romaneve të shkrimtarit.

PROZA E CAMAJT

39

II. Idetë letrare

Veprat letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga

arti me përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të

ligjësisë, të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit

detyrë të vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv,

receptori lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet

e së cilës s’duket drita e diellit.

Autori në mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat,

këngët kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka

një barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e

munduan njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore,

bëhen shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive

reale që thjesht ndërrojnë origjinën, shndërrohen, si ide e fiksion

që transplatohen në veprën letrare, natyra e së cilës merr ngjyrën

e veçantitë që shfaqen si produkt i ideve dhe i fiksionit të logjikshëm

modeluar me art të mirëfilltë letrar. Ndërkaq, esenca e këtij korpusi

artistik mbështetet në poetikën që buron nga ligjësitë shqiptuese të

natyrshme të qenieve njerëzore, që në këtë formë deperton në shtresat

e thurjes se tekstit artistik.

Mesazhi artistik i veprave është konstituar logjikshëm, harmonishëm

që nxirret në shesh thelbi dhe kuptimësia e shkapërderdhur

nëpër fenomene, dukuri, hapësirë fiktive oshiluese që zbulojnë ligYrjet

Berisha

40

jëratën e fiksionit të fshehtë e që përsosin shtresat strukturore të prozës

si fiksion, të prozës si krijm epik, të prozës si krijm filozofik, të prozës

si krijimit letrar, si përpëlitje psikoanalitike etj.

Proza e tij s’vuan nga trivializmi. Veprat fiktive a artistike të këtij autori

s’kanë mesazh, fabulë, strukturë, patetikë tipike socrealiste, s’vërehet

zbrazëtia e tekstit pubicistik. Nisur nga këto kontura të mjeteve me

elemente artistike e estetike, idetë e këtij arti letrar rrënjët i kanë në të

kaluarën, por edhe në aktualitetin tonë. Autori mëton të ndriçojë të

ardhmen përmes inercive gërrmuese fiktive që ndërtohen vrullshëm

ose ngecin nëpër gardhiqe e ledhe motivore, në periferi të ideve, ku në

nivel kompozicional stiset historia e fiktivja.

Meqë Camaj jetoi jashtë atdheut, kundrimi dhe pasqyrimi i problemeve

e motiveve aktuale në shoqërinë shqiptare s’ishte gjithaq i lehtë,

ngaqë autori i rikonstruktoi problemet e diktaturës. Rreth këtyre

problemeve autori pati në shqyrtim shumë çaste, ditë, muaj, vite,

shekuj, siç e paraqet në romanin “Karpa”, ku ndriçohet motivi i lashtë

i fejesës; sa feudale po aq të trilluar, sa parahistorike për një fis, po aq

të mundshme për një etni, ku tradita e ceremonia e martesës është e

ndalueshme brenda një fisi. S’ka dyshim se ky motiv ta kujton mitin e

Halilit që s’deshi të martohej me një vashë të atij visi ku jetonte. Por, në

këtë rast duhet të pohojmë se martesën brenda disa brezave farefisnore

nuk e lejon as mjekësia bashkëkohore.

Voni fejohet në djep, andaj edhe martesa duhej të kryhej sipas këtyre

riteve. Natën e fundit me miqtë ai bën një ceremoni dhe të nesërmen

prangoset e lidhet dhe vendoset në një barakë gjysmë të kalbur dhe

kalon Drinin. Në Karpë e presin shpifje; se është spiun i fisit kobojas.

Si dhëndri, para se të martohej, duhej t’u nënshtrohej disa rregullave

PROZA E CAMAJT

41

speciale që i zbatonte paria e Qytezës të cilët jetonin si të ishin në një

epokë e në një kontinent tjetër. Dhëndurët mbylleshin në Shtëpinë e

pemëve për t’i studiuar rrënjët e fisit, profesionet, sjelljet, virtytët, veset,

dobësitë, artin, kulturën e Qytezës.

Karpa kishte ligje të rrepta që s’lejonte dashurinë, por Voni i theu

ato mbasi shpiku “ajrin e naltësisë!”, në kundërshtim me sistemin, që

banorëve u dukej si vegim, ëndërr e pamë, përjetim i rrallë që në atë

lartësi s’ngjiteshin kurdo e kushdo. Për këtë arsye pëlqehej gjimnastika

e tij nga shmirjakët e Katundit që nga ky rast ai gëzon simpatinë e tyre,

të cilët në shenjë mirënjohjeje duan ta shpallin magjistar, pa përfillur

mendimet e parisë që e përcillnin me dyshim dhe s’kishin besim.

Qyteza a Karpa jetonte në gjendje shtetrrethimi me shumë fshetësi.

Pleqtë jetojnë të rrethuar në Kopshtin Zoologjik. Jetën e tyre e jetojnë

në formë kolektive, ngjajshëm me kooperativat bujqësore të kohës

së agjitpropit. S’kishin kurrfarë sigurie, ata janë peng të politikës eksperimentuese

me njerëz, ata kanë frikë nga paria e Qytezës, të cilët

edhe i fyejnë e i poshtërojnë. Ata jetojnë sot për nesër, kanë humbur

besimin në vetvete, i tremben njëri-tjetrit, janë të thyer moralisht, të

shburrënuem (kastruar) pse deshën të zbatojnë me ligj dy martesa; një

në rini e tjetrën në burrni të pjekur!

Indentiteti i tyre është i dyfishtë. Herezia e tyre sipas plakave e parisë

së Qytezës ishte se herë janë njerëz e herë-herë gjysmëzotër, qenë

hequr nga itinerari i qenieve njerëzore dhe kundërshtarët i krahasonin

si shtazë të egra, meqë ata jetonin tok me ato, ushqehen me ushqimin

e mishngrënësve të Kopshtit. Kështu, nisur nga kjo gjendje, edhe ata

përbuzën e fyhen se janë parazitë.

Yrjet Berisha

42

Parë nga shndërrimet ideore, fabula e romanit mëton të trajtojë

motive të ndryshme nga shtresat e asaj hapësire me një statistikë me

ekzemplarë të shumtë që gjallojnë në rrethana të veçanta që s’duken të

mbijetojnë, në dioptri bashkëkohore duken të errët, të zbehtë e arkaikë.

Karpa i ngjet një qendre laboratorike me veprimtari të shpifura nga

një sistem totalitar. Pikërisht aty zë fill e shtjellohen shumë probleme

absurde që kalojnë nëpër shpinën e brishtë të njerëzve.

Vështruar përmes thjerrëzës interpretuese, shkrimtari Martin Camaj

shtresat strukturore të këtij romani i mbarshtron sipas poetikës së

romanit postmodern, por pa iu larguar poetikës së artit realfantastik,

magjik etj. Zbatimi e artikullimi i tillë romanësor, në të njëjtën kohë

ka për qëllim që teksti letrar të përfshijë hemisferën e idesë së romanit

të ngjeshur me komponente të shumta artistike. Kështu, parë në këtë

frymë, autori zbulon dobësitë e barinjve, të cilët duken se krekosën

kot, por e vërteta del ndryshe. Ata kanë një të metë që s’arrijnë të kuptojnë

se janë dorë e zgjatur e kryetarit të Katundit (a të Ajkës) që di

t’i shfrytëzojë dhe kështu me këto veprime ata marrin epitetin e renegatëve

e të veglave parazite për ndezjen e luftës qytetare në Karpë, që

u bëhet kualifikim i padrejtë.

Ndërsa Bora ditët e lira i kalon me kalin e pashoq, (por me emër

Judita) kalë me tipare dragoi. Ajo shoqërohej fshehtas në bjeshkë e

shkrepa për të mos u parë nga banorët e Katundit, kur më vonë zhduket

kali, ajo mban zi. Dikur, kur plas zezona, ajo ditët e “revolucionit

i kalon e strehume në një vend të sigurt”. Voni, mbetet në “mëshirën e

kujdesin” e vjerrit, (Romancierit), i cili ëndrron se do të bëjë karrierë

politike, në çastin që do të pushojnë armiqësitë, vuajtjet. Uria e skamja

merr pamjen e një karikature emocionuese. Tronditës është çasti kur

PROZA E CAMAJT

43

pasqyrohet vetmia, ambienti i burgut, pastaj dimri, varfëria lind si

problem psiko-social.

Arti i shkrimtarit shkallëzon përçarjen e shtresave klasore. Kur në

Qytezë bëhet komploti i helmimit, që në mënyrë të tërthortë ka gisht

Bora. Atentatin e udhëheqin në heshtje Ajka e Katallani. Shkriba akuzohet

fajtor kujdestar, vetëm pse ishte eksponuar në masë gjoja u hakmarr

për gjyshin. Kurse Voni është pre e punës dhe profesionit të vet.

Katallani i shtyrë nga Ajka, punon sipas metodave të nëntokës, për të

rrëzuar pushtetin e Gjyshit, prandaj edhe në Karpë kris lufta qytetare

që e udhëheqin ata.

Brenda faqeve të këtij romani, motiv pas motivi ngjizet retrospektiva

narrative me artin absurd me përmasa psikologjike. Ngjarjet e romanit

“Karpa” zhvillohen në vitin 2338 (ose edhe treqind vite më pas).

Fabula shpesh i kthehet së kaluarës në Iliri, ngjarjeve e heronjve fiktivë,

shqiptuar me alegori për gjendjen kaotike, udhëhequr nga dora e fortë

e diktaturës së padukshme, por e rrezikshme për çdokë në Karpë.

Në anën tjetër, pala kundërshtuese masakrën e Qytezës e shfrytëzon

me mençuri, kështu nga kaosi i shkaktuar ata qëllim kryesor kishin

të instalonin klikën e tyre. Në këtë katrahurë asgjë nuk është e sigurt.

Ndërkaq, heroi i saj është një idealist që anarkistët e ekzekutojnë para

popullatës, duke ia nxjerrë dhëmbin, edhe pse që më parë e dinin se

s’guxonin ta preknin, meqë vuante nga hemofilia. Shtypja e banorëve

nëpër lagje të ndryshme të Karpës shkaktoi luftën absurde. Në këtë

luftë shmirjakët i udhëheq Romancieri, qëllimi i të cilit ishte të qetësohej

Qyteza.

Romani ka një varg idesh e motivesh që janë modelur bukur. Lufta

në faqet e këtij romani nuk ka hapësirë të shtrirë. Kështu derisa zhvilYrjet

Berisha

44

lohet ajo lufta e Karpës, autori përqendrohet në pasqyrimin e jetës

nëntokësore të Vonit. Rrëfimi bëhet në formë fantastike meqë paraqet

vuajtjet e tij në shpellë me insekte, shpezë, ambient të mbyllur. Problem

ka mbijetimin a luftën e Vonit për ekzistencë. Dhe këtu ka shtresa të

filozofisë ekzistencialiste, trasuar nga dramat e Zh. P. Sartrit, që përmes

këtij arti dramtik bëri emër si filozof bashkëkohor europjan, me nuanca

reflektuese të filozofisë së majtë.

Historia në këtë roman pushon së qeni e tillë. Bëmat e tilla shndërrohen

tekste letrare me ide, motive, kompozicion me fije të tjerra fiktive.

Brenda këtij materiali trillues ngritët vetëdija për të qenë i lirë.

Lufta merr segmente karrieriste. Lufta është tragjedi në katror për të

dyja palët. Lufta e tillë i ngjan zjarrit të pakontrolluar që rrënon çdo gjë

para vetes. Ai pak më tepër orientohet të trajtojë vetje (personazhe),

fenomene, dukuri, që rrjedhin nga përkatësia shoqërore, etike, morale,

fisnore, antropologjike, që janë veçanti kryesore e karaktereve të

ndryshme në romanin “Karpa”.

Bazuar në shtrirjen hapësinore që zë fabula e romanit të shkurtër

“Pishtarët e natës”, del se ka shumë motive që anojnë nga fusha sociale;

disa motive paksa më të zgjëruara hasen në romanin “Karpa”, që

është me laryshi idesh e motivesh që e pasqyrojnë panoramën e jetës

malësore, tipike në pellgun antropologjik, pa nënçmuar gjuhën e figurshme

e disa çështje të paharruara nga lashtësia jonë. Aty gjejmë frymën

e malësorit shqiptar mes shekullit njëzet, që ka karakter pastoral.

Dhe kështu ky roman merr formën e një modeli të njohur të një shoqërie,

të një etnikumi me probleme të përgjithshme dhe kështu duket

se ngrehina e tillë letrare ka elemente neoromantike. Kur vërshon idePROZA

E CAMAJT

45

alizmi i tepruar, futet delli sentimentues. Ka tejdukshmëri të pështirë të

kështjellës lokale. Ka rend të lashtë sundues të amazonëve etj.

Martin Camaj me këtë vepër i bën sfidë sendërtimit estetik e letrar

të romanit tonë realist. Arti i tij mbështetej në veçantitë domethënëse

të vendlindjes së autorit me plot traditë epike, dramatike etj., që i përshaten

ambientit tonë. Arti i tillë merr kolorit të dallesës së atij visi,

por duke u shtrirë me ngjyra fantastike. Jeta e paraqitur sipas këtyre

veçantive ka ide shpërfillëse e alogjike, te një ambient gati të harruar e

të papërfillur nga të tjerët që vetëm forcërisht i vinin aty, duke përfillur

doket e vendit, por edhe duke mos pasur mundësi për të shkuar diku

tjetër.

Arti i romanit hap shtresa të reja filozofike përmes metonimisë

dhe alegorisë therrëse, ndriçohen babëzitë e padëgjuara e të papara të

një mjedisi të ndërlikuar, me jetën krejt të veçantë të një fisi me halle

shumë, të vendosur në një shekull fiktiv (të së ardhmes) mbështjellë

me pikëpyetje të karakterit filozofik, vë në skenën e një faqeje të epit

të kreshnikëve, ku edhe shpërthejnë nyjat e forta të dokeve të së kaluarës.

Herë-herë heronjtë u ngjajnë somunobulëve, herë pas here dragonjve

a argonautëve, ndonjëherë edhe sançopançëve. Kështu, brenda

këtyre kundrimeve vështrohet bota e ardhme, që në fakt paraqet përdishmërinë

monotone të Shqipërisë së izoluar. Tërë horizonti i simbolikës

së kësaj poetike sillej rreth orbitës së ligjësive kanunore të maleve.

Romani “Karpa” ka disa motive kryesore: izolimin, plogështinë,

kryengritjen, ligjet specifike, sundim i amazoneve përmes një njeriu

senil, ambiciet e sëmura për pushtet, dashuria tabu, doket e trashëguara

etj. Pikërisht këto motive autori ia ka arritur t’i ngre mbi sferën e kujtimit

të parë, që duke i gërshetuar këto çështje marrin kuptim tjetër:

Yrjet Berisha

46

heronjtë e tij janë gjysmëzotër, magjistarë, të magjishëm, dragonj,

orë, kreshnikë, argonautë, zana, sirenë, nimfë, zejtarë, rojtarë etj., të

çmitizuar nga sistemi i pushtetit në fuqi. Kështu, ata janë “tokësorë”,

janë njerëz të thjeshtë, të përbuzur, jetojnë jetë të vështirë, në shpirtin e

tyre ishte dora e klikës së Qytezës, në krye me plakat e mjera që i manipulon

Ajka, përmes Katallnit kokëzbrazët.

Protagonistët e këtij romani jetojnë në gjendje të shtetrrethimit

klasik. Ata kanë shtëpi, por nuk e gëzojnë jetën në të. Gratë e burrat

(barinjtë) bëjnë jetë të ndarë. Pleqtë për shkak të “herezive” të dikurshme

qenë zhburrënue e vendosur në Kopshtin Zoologjik a në një

shtëpi azili që i ngjan burgut. Forma e banimit përcaktohej nga shtresat

shoqërore që duket se s’kishin emocione njerëzore, por sillen sikur

të ishin jashtëtokësorë. Jo pse ata donin të ishin ashtu, por kështu iu

imponohej të jetonin në këto rrethana, meqë sistemi i korruptuar ua

kishte humbur toruan për jetë normale e të rëndomtë si ishte: dashuria,

liria, liria e të menduarit, edukimi, qe ndaluar arti, etj., të gjitha këto

haseshin në kronika, filma, libra që për fat të keq ishin të ndaluar për

banorët e thjeshtë të Karpës.

Të gjetur në këto rrethana absurde, heronjtë e këtij romani shpejt

bien nën ndikimin e të tjerëve, madje ka raste kur iu nënshtrohen

në mënyrë naive, dhe kështu humbin kokën pak nga shtytjet e vazhdueshme,

vërshimi i pakënaqësive sociale e trazirat e përhershme politike.

Veprimet e tilla paraqesin kaosin, humbjen e kokës, papjekuri,

pavendosmëri, ambiciet e sëmura të Ajkës e të Katallanit, të cilët duke

pasur alibi armiqësinë e hershme e të paharrueshme të Shkribës në

kokë, mundohen të kryejnë terror, vrasin Gjyshin e plakat, por edhe

PROZA E CAMAJT

47

Shkribën, në mënyrë që ata vetë t’i merrnin ferëret e pushtetit aq të

dëshirueshëm.

Heronjtë e getoizuar e të sfilitur nga puna e kotë ballafaqohen me

mungesën e ushqimit. Edhe ato pak ushqime që kishin, ishte e pakët e

të numëruara hollësisht që s’guxonte askush ta prekte. Banorët jetojnë

e punojnë brenda një hapësire të kufizueshme, kurse pleqtë jetojnë të

izoluar në Kopsht Zoologjik, në shoqëri me shtazët e egra. Kur shikohet

statistika e ekzistenës së banorëve, kuptohet menjëherë se në atë

mjedis shtresat e ndryshme shoqërore janë të ndara, pleqtë janë të harruar,

të urrejtur etj., pse qenë shpallur gjysmëzotëra, ishin në gjendje t’i

varrosnin për së gjalli në Kopsht. Strukturat e tilla shoqërore i tërheq

zvarr segmenti i inercionit kundërshtues që ishte pjellë e pakënaqësive

dhe që shpiente kah grindjet, kryengritjet, krimet e një lufte qytetare që

diskursi e quan: zezonë.

Në kornizat e këtij romani, autori s’lë pa prekur piramidën shfrytëzuese

të zbatuar në formën biologjike, të njohur si lufta për ekzistencë ose

se: njeriu për njeriun është ujk! Njeriut të ndershëm i vihen kurthe të

ndryshme dhe në këso raste e pësojnë zejtarët, punëtorët, gratë, pleqtë,

dhëndurët, vashat etj. Thënë qartë, gjithkush që s’bënte pjesë në

kupolën e klikës sunduese është viktimë. Pikërisht të gjitha këto probleme

ideore i trajton shkrimtari Marin Camaj në romani “Karpa”.

Ngjarjet e zhvilluara në këto vepra paraqesin ambiciet e sëmura

të figurave që veten ua ka ënda ta quajnë udhëheqës, kur kihen parasysh

këto probleme, kuptohet se ata janë të etshëm për pushtet e për

përfitime, ata janë grykës të paskrurpullt që në çaste e periudha të

ndryshme shoqërore, të njohura e të panjohura, Martin Camaj i pasqyYrjet

Berisha

48

roi me mjeshtëri bindëse si në romane, novela, drama, dhe në shumë

vjersha të nënshkruara nga ky autor.

Parë në kuptimin psiko-socilogjik, Malësia e Camajt është e njohur

për më shumë legjenda e burra bujarë e fisnikë, punëtorë, zejtarë,

por edhe pse janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetojnë në

varfëri, ata janë të matur në fjalë, s’dinë se ç‘është urrejtja, zemërimi,

inati. Ata janë mikpritës, zemërgjerë, të zgjuar, të gjindshëm në çdo

situatë etj. Autori në mënyrë origjinale pasqyron rregullat e jetës patriakale

në katunde, shtëpi, qendra blegtorale, ku burrat janë të zotët e

shtëpisë, kryetarë, përgjegjës, drejtorë, etj., por ka raste kur edhe nuk

kishin përgjegjësi të mjaftueshme në mjedisin e vet, jetojnë si parazitër;

urdhërojnë e s’punojnë asgjë, punët e ndryshme kalonin në kurrizin e

grave të tyre që punonin ditë-natë. Janë nëna të devotshme, por trajtohen

si robëresha. Kishte edhe të atilla që iu ngjanin zanave e perrive.

Ato me shpesh urrehen, dashurohen, rrihen, por edhe dhunohen!

Në prozën e këtij autori vihet në shënjestër shtresa e gjerë njerëzore

që kundrohej në suaza të dokenores, ku vlerësohet lart përkatësia e

kreshnikëve në njërën anë dhe në anën tjetër rri poshtërimi i tyre nga

pala e pushtetmbajtësve kokëzbrazët. Kështu këto ide marrin imazhe

magjike e fantastike, shpeshherë edhe kuptim racional të thënë me

rrotëlla, që në këto vepra të artit evulojnë krejt papritmas. Malësorët

kanë jetë të rëndë, janë punëtorë të vyeshëm, janë zejtarë të shkathët

që iu pjell mendja, ata nuk dinë të lëvdohen, atë pak ushqim që e kanë

e ndajnë mes vete.

Në romanet e Martin Camajt s’kemi konfrontim me armiq të

huaj. Tek-tuk në shtresat e këtyre ngrehinave letrare shfaqen armiq të

shtresave të ndryshme që dalin nga hapësira jonë. Kundërshtimet ndaj

PROZA E CAMAJT

49

sistemit a klikës në pushtet janë të dukshme. Malësorët dinë t’i rezistojnë

pushtetit të egër, ata duan të jetojnë sipas dokenores së vet. Kishte

raste kur sistemi në fuqi nxiste mercenarë për të kryer atentat, (si në

rastin e Ilegalit, i cili qe kthyer në atdhe pas mërgimit të gjatë) dhe sërish

shpërlajnë duart se gjoja s’kishin dorë në tragjedi.

Gjyshi në romanin “Karpa” del armik i banorëve të vet. Por përsa

u përket raporteve të tilla, ato marrin kah e nuanca të ndryshme gjatë

një çasti e gjatë një kohe që ishin pjesë përbërëse, por edhe ide e strukturimit

të romanit. Kjo çështje s’është aspak më e mirë as në mjedise të

tjera. Qyteza, e udhëhequr nga Gjyshi jetonte në gjendje ankthi. Fillimisht

duket se aty mbretëron një qetësi e harmoni mes banorëve të

saj, por kjo ishte bindje e përkohshme, sepse nën rogozë qenë hedhur

mbeturinat që veçse prisnin rastin të helmonin ambientin. Shpirti i

karpasve vlon nga urrejtja, mosdurimi, që ai dhe plakat kishin shkaktuar

fatkeqësi të paharrueshme, në Karpë, Kopsht Zoologjik, Bjeshkë,

që kundërshtarët e tyre nisin e mendojnë për një kryengritje, kështu

pas një strategjie të menduar gjatë del në skenë komploti që sjell zezonën.

Ç’është e vërteta, luftën e pasojat e saj autori i pasqyron në mënyrë të

përciptë. Lufta më tepër jeton në mbamendjen e brezit që ua kishin ritreguar

pasardhësit e fisit që paraqiten herë pas here edhe në romanin e

shkurtër “Pishtarët e natës”. Fjalën e kemi për të atin e Nikës që vdes në

Jemen, duke shërbyer ushtar i paguar (mercenar) i ushtrisë turke. Bijtë

e tij për këtë rast qenë traumatizuar, sa t’atin s’e përmendnin me ëndje.

Ata kështu vepronin, sepse ai qe vrarë në ballë të betejës e nuk i lejohej

që një malësor i lirë dhe për më tepër një i krishter nuk duhej të vdiste

në Jemen, duke luftuar në krahun e armiqve! Ndryshe nga vëllezërit,

Yrjet Berisha

50

Nika mendon dhe e arsyeton veprimin e tij, se ai kishte shkuar për të

siguruar tokën e bukës për vete e të bijtë; atëbotë toka ishte shumë e

çmueshme për të dalë nga mjerimi. Lufta asaj familjeje i solli tragjedi

dhe emër të keq në atë vis. Një motiv të ngjashëm me këtë e trajtoi në

veprën e tij edhe Gj. Fishta, kur Marash Uci i tij, ai kreshnik malesh, në

rini kishte qenë luftëtar turk, por nga andej kthehet si një hero.

Kur kihen parasysh këto skena luftrash që (s’)janë vetëm çështje

fiktive por poetika romanësiore i zbaton si tekst letrar, në këso raste

ato duken se marrin formën e një mbarshtrimi artistik me vulë të

posaçme të kohës e të hapësirës së artit virtual, sesa fakturë e veprës së

artit real, që në faqet e shumta të këtij lloji lexuesi prek e numëron me

mijëra plagë; që janë pak më të rënda pikërisht ato që shkaktohen nga

gabimet e së kaluarës sonë.

Mbas këtij kaosi ndodhin thyerje të mëdha në psikologjinë e

banorëve, të cilët nuk mund t’u bëjnë ballë gjithë të këqijave, ata e

pësojnë shumë rëndë zezonën, vuajnë për së teprëmi. Banorët jetojnë

me zemër të thyer. Por, vetëm pas vrasjes së Gjyshit e plakave, Ajkës e

Katallanit, ndjehet se banorët karpas marrin frymë lirisht.

Gjendjen e rëndë psikologjike të heronjve, Martin Camaj e ka konceptuar

me logjikë të shëndoshë. Në atë mjedis bindshëm e paraqet

pozitën dhe opozitën e radhitur në një rend të ri dokënor që kishin

rregulla hierarkike të tipit të familjeve patriarkale, por që autori këtu

i modifikon, duke ua shtuar edhe rendin e materiarkatit, si formë e re

me aktorë të njohur e të panjohur, por jo edhe të nënçmuar në Iliri si

tek fqinjët e tyre.

Diskursi i kushton rëndësi portretit të njerëzve racionalë e gjakftohtë

që arrijnë t’i bëjnë ballë zezonës. Kur nis tragjedia, Romancier

PROZA E CAMAJT

51

shquhet si strateg që mund të mbajë gjendjen në duar të veta, edhe pse

yshtet nga Ajka, por ai di t’i udhëheqë shmirjakët i ndihmuar nga Iriu,

paraardhësi etj. Lufta nuk përshkruhet hollësisht, por rreth saj autori

jep një pasqyrë telegrafike. Vetëm pas përfundimit të saj Romancieri

duket tejet i rraskapitur, i dëshpëruar, ka shpirt të plagosur, nuk ka

ëndrra të dikurshme për jetë, nuk mund t’i frenojë ndjenjat; martohet

me një vashë të re. Femrat e mbetura gjallë i qajnë të mbeturit në luftë,

për këtë fatkeqësi tragjike vishen me rrobe të zeza.

Tërë lufta bëhet sipas skenarit të një klike të fshehtë, e cila komplotin

e nis në fazën e parë sipas zbatimit të formës anarkike që është

model i suksesshëm i luftës speciale edhe ashtu do të përfundojë, pasi

merr me vete shumë viktima të pafajshme. Klika e sëmurë për pushtet,

qëllim kishte marrjen e fronit me çdo kusht, pa kursyer gjakun e derdhur

në atë rast. Lufta sjell shumë dhimbje që karrieristët e ndezën, për

të përfituar, por si për ironi: vetë digjen në fund.

Punë me logjikë bën Romancieri, i cili kur e sheh se Voni është

kundër luftës absurde, i thotë: “Mbasi s’po don me i përlye duert me

gjak, po të ndryjmë dikund në ndoj shpellë në shkëmb.” Barnatari s’pajtohet

me këtë ndryrje, por çdo kundërshtim ishte i kotë. Pastaj meqë ai

qe akuzuar si njëri ndër shkaktarët kryesorë të gjakderdhjes në Karpë,

pranon të ndryret. Në fund kur kalon lufta Romancieri ia zbulon Vonit

se ata që ishin kundër lirisë së tij, s’ishin më ndër të gjallë: Gjyshi, Ajka,

Katallani etj.

Në konstruktimin e romanit “Karpa”, tema e dramacitetit, tragjedia,

dhuna, përbuzja, shfrenimi etj. janë më të thelluara se në romanin

“Rrathë” dhe motivet e tij duken se kanë veçori të veçantë. Ndërkaq

në “Karpë”, fabula romanësore është ngritur brenda konturave të përgYrjet

Berisha

52

jithshme shoqërore, ku shumë personazhe e kishin pësuar “mo’zo’ma

zi”! Këtu dallon edhe raporti i banorëve me shtresën sunduese; në

“Karpë” mbisundonte një bindje, një pajtueshmëri e pakuptueshme

mes shtresës së ulët dhe asaj sunduese. Ata përkulen ngase frikësohen

nga paria, e cila ishte në gjendje që çdo zë kryengritës ta shuante

me gjakderdhje. Aspak më mirë s’e kishin as shmirjakët që jetonin të

ndarë nga nuset e tyre dhe u shërbenin interesave të kastës në pushtet,

andaj jo rastëshit ata i japin besimin Vonit, meqë ai qe i vetmi njeri që

u interseua t’ua ndërronte mënyrën e jetesës monotone, duke vënë në

zbatim gjimnastikën e mëngjesit në ajër të pastër të bjeshkës.

Krejt ndryshe janë raportet në romanin “Rrathë”, aty banorët e Tri

Ripave kanë alergji ndaj njerëzve të pushtetit të ardhur nga fusha. Ata

kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe organizim befasues për të mbrojtur

Cubin. Pastaj janë aq të shkathët sa pushtetin e fushës e ironizojnë se

ishin të verbër, meqë u shërbejnë personave të prirur të bëjnë çdo gjë

për të nënshtruar malësorët dhe në këtë rast edhe donin t’ua humbnin

të drejtat.

Shkrimtari Martin Camaj është mjeshtër i fjalës artistike, ai shkruan

për çeshtje të ndryshme dhe shumë të ndjeshme, tekstet në roman

kanë shumë elemente artistike si: metonimia, ironia, alegoria, simboli

dhe arti i gërshetuar, që qëndron mes linjës së artit klasik e atij modern,

pa rënë në kthetrat banale të metodës realsocialiste, as edhe në

ngjarjet monotone të përditshmërisë që atëbotë ishin të bollshme e të

fabrikuara në mënyrë seriale nga fundamentalizmi i sistemit totalitar

ekstrem i egër, që diskursi i tillë di t’i ironizojë, pikërisht duke futur

në përdorim modele e mjete artistike e estetike, me vepra virtuale e jo

PROZA E CAMAJT

53

me atë reale. Teksti i tij artsitik është i mbështjellë me kolorit arti, që

vërehet në secilën vepër të tij.

Tekstet letrare të këtij autori janë të shkruara me gjakftohtësi e mprehtësi

intelektuale, që s’lënë pa prekur pikat më nevralgjike të tragjedisë

sonë në të kaluarën, kur pushtuesit eksperimentonin popullin. Këtu

edhe qëndron mosbesimi i malësorëve ndaj çdo pushteti. Ata ishin

mësuar të shohin hapur sesi këta eksponentë mesjetarë e bashkëkohorë,

të veshur me rroba pushteti, vidhnin pasuritë kombëtare, ndërsa

populli rropatej me instiktin biologjik: “me qenë a mos me qenë!”

Duke kundruar fabulën e këtij romani e të prozave të tjera, autori

nuk zhytet në historicizëm, por i rri besnik poetikës, duke hulumtuar

psikologjinë e shpirtin intim të personazheve; në këtë mënyrë edhe

veprat marrin pamjen dhe konturat e qëndrueshme të artit të mirëfilltë.

Thjesht hyjnë në mesin e prozave serioze të letërsisë sonë. Pjesa

dërrmuese e artit të tyre mbajnë vulën e epit kreshnik, verior, që

është krenaria e popullit, ato mbajnë tonin origjinal të malësorëve që

janë arqitip të kreshnikëve. Personazhet s’janë të paprobleme. Arti i

ligjërimit buron nga shpirti i tyre, që rrjedh në mënyrë të heshtur, ku

edhe spikatet bota e brendshme që ka nivel të ngritur në suaza të artit

të sprovuar nga një vokabulouar i vëmendshëm e tolerues që gjithmonë

fjalët i qëmton dhe i shqipton me logjikë, duke u mbështetur në

urtësinë dhe në mençurinë e së kaluarës sonë. Kështu, teksti i tillë merr

ngjyrë artistike.

Jemi të bindur se me kalimin e tensioneve të ashpra ideologjike të

spektreve e të forcave të ndryshme, këto vepra do të bëhen pikëvrojtim

i sinqert jo vetëm për teorikët, estetët e letërsisë, por edhe për filozofët,

sociologët, historianët, të cilët këto çështje do t’i kundrojnë dhe do t’i

Yrjet Berisha

54

interpretojnë sipas pikëpamjeve të tyre shkencore. Këtë kthesë studimi

e mundëson analiza dhe leximi i mirëfilltë i këtyre veprave, vetëm pasi

të kalojë një kohë dhe të krijohet një klimë a distancë tjetër kohore.

Dimensioni shoqëror i shkrimtarit nuk ndalet në reflektimin e

mjaftueshëm të mjedisit urban. Këtë segment autori e paraqet pjesërisht,

për të mos thënë se e anashkalon. Motivet nga ambienti urban

s’janë reale, por thjesht ato shfaqen të trilluara. Proza me këto tabllo

s’ka as dhjetë faqe. Kalimthi përmendet Shkodra a Rozafa. Imazhi i

qyteteve të tjera del i zbehtë dhe tejet i tejdukshëm, monoton, sfilitës.

Këtë imazh kanë qytetet shqiptare. Kurse qytetet italiane, në anën tjetër,

si Padova, Venecia (Venediku) Raguza (Dubrovniku), por edhe Ulqini,

Prizreni etj., kanë shkëlqimin e njohur mesjetar të pakapërcyeshëm,

që krahasohen me perlat europjane. (Subjekti i novelës ”Gjon Gazulli“

është i shekullit të mëhershëm, që vendoset në këto qytete të sipërpërmendura).

Ndërkaq çështja religjioze, sociale, identiteti tradicional,

kombëtar shqiptar vihet në shkallë të rrezikshme, absurde. Ideologjia

ishte aq monstruoze, sa që mosdurimi konfensional acaron vëllain me

vëlla (Bardhi-Drenashi), që është një moment tejet rrëqethës e tragjik.

I pari luftonte të dytin, i dyti për hir të ndjenjave vëllazërore, por edhe

duke u mbështetur në parimet e filozofisë së religjionit, është i gatshëm

të largohet nga sekta e fshehtë religjioze, për hir të vëllait që ishte pjesë

e traditës dhe e krenarisë të Tri Ripave, të cilët në këtë formë i bënin

ballë sistemit në fuqi.

Banorët që jetojnë në qytete u përkisnin shtresave të ndryshme, ata

ishin zejtarë të zejeve të ndryshme, kryetarë visi e qyteti, shmirjakë a

ushtarë ose argonautë, nëpunës të ndryshëm, mësues të harruar e të

nderuar, gazetarë kryengritës, policë të detyruar që të kryejnë punë

PROZA E CAMAJT

55

kriminale, shkrimtarë të izoluar, shkencëtarë të harruar e të varrosur

për së gjalli, artistë të injoruar, politikanë të instrumentalizuar, diktatorë

senilë, amazone të pashpirta, nimfomane të rrezikshme, sirena

provokuese, kodoshë të mërzitshëm etj.

Sistemi totalitar (në romanin “Rrathë”) është “vigjilent” dhe ka në

shënjestër çdo njeri që punon, jeton në mënyrën e vet. Edhe zhurmën e

fjalët më të fshehta sistemi i tillë “i dëgjon”, për këto arsye ata angazhojnë

“specialistë” që të eliminojnë çdo zë kundërshtues, pa i dhënë llogari

askujt, por mbështeten në disa parime absurde të luftës së klasave,

luftës së ftohtë që sipas filozofisë së tyre çnjerëzore “armiqtë” duhet të

hanë dhe. Masat represive duken se kanë sukses në ambientin urban,

por jo edhe në atë rural. Përkundrazi, ata solidarizohen me Cubin që

himnizohet si hero dhe merr dimensionin e famën e arqetipit kreshnik.

Në fakt, banorët e Ripës janë njerëz të varfër, por krenarë dhe s’përkulen

para kurtheve të sistemit e lajkatarëve që bredhin nëpër malet e

tyre. Në këtë mjedis vërehet përçarja e karakterit social: malësorët i

urrejnë qytetarët, sepse sipas tyre, ata janë të përkulshëm e të gatshëm

të përqafojnë çdo sistem që vjen, gjë që edhe përmes tyre e pësonin

malësorët. Në këtë gjendje vihen në sprovë ata, kur i biri i tyre Bardhi i

lufton pasi merr rriskën e sistemit në fuqi dhe fiton përbuzjen, ironinë,

përjashtimin e heshtur nga banorët ripas.

Përkundër antagonizmave të mëdha shoqërore, pala kundërshtare

s’qe e aftë të organizohet kundër diktaturës që nxjerr kokë në romanin

“Rrathë”, por mbeti në suaza individuale të përfaqësuara nga

kryengritësi i vetmuar i ardhur nga mërgimi pas dhjetra viteve, siç qe

Ilegali ose Cubi. Kurse e kundërta ndodh në romanin “Karpa”; Shkriba

nuk i kursen fjalët urrejtëse kundër Qytezës së udhëhequr nga KryeYrjet

Berisha

56

plaku. Kështu vepron edhe Drejtori i Kopshtit. Duke i ditur opozitarët

e Qytezës, dikush tjetër e nis kryengritjen dhe krejt të tjerët do e gëzojnë

lirinë.

Autori ka parasysh kornizën e qartë të një mjedisi të ngushtë, a të

një klike që rreze veprimi ka në shumë fusha të jetës. Shtresat e tilla

shoqërore, për të gjitha priviligjet e avantazhet që gëzonin mbanin

bekimin e çiltërsisë gjenealogjike. Ata shtrydhen e ndrydhen, i lënë

të vuajnë ekonomikisht, se vetëm në atë mënyrë mund t’i sundonin,

por jo edhe t’i poshtëronin. Kur malësori e sheh rrezikun e tillë, rrok

armët, mbrohet nga egërsirat e malit e të qytetit.

Shpirti kryengritës i papërkulur i heronjve s’pret ndihmë nga jashtë,

por thjesht, atë ndjenjë e mëkojnë me zemër që qetësisht shpërndahet

nëpër damarë. Ky fenomen ka si bazë idealet e mëdha, por jo përherë

do të ketë përkrahje e sukses.

Mrekullia e këtyre prozave qëndron në faktin se idenë e tyre arti i

ligjërimit nuk e merr nga faqet historiografike, por thjesht nga arsenali

trillues, por edhe nga letërsia popullore dhe kështu shndërrohet

a pëson metamorfozë ideja dhe kompozicioni i këtyre teksteve letrare,

që janë prodhim i hapësirës etnike, kreshnike, që autori i ngre e i modelon

në suaza fiktive dhe mbi të gjitha artin e tillë e fsheh nën vellon

e ironisë, alegorisë, sarkazmit, ku edhe vë në shënjestër kokën e një

sistemi totalitar që duket se është si i një dinosaurus, ndërkaq trupin e

ka të vogël. Autori këtë botë e ka frymëzim, ndërsa propagandën mediale

të rrejshme të këtij sistemi kronikë dhe gjithë gabimet e tij i vë në

majë të penës.

Duhet përjashtuar në këtë rast novela “Gjon Gazulli”, që autori

mëton ta shkruajë tekstin letrar mbi biografinë e një shkencëtari të

PROZA E CAMAJT

57

mesjetës sonë. Fabula e saj s’është e thënë të ketë karakter autentik a

historik. Ai shkruan mbi jetën e tij, dhe duke shkruar ashtu në këtë

novelë, shihet se është njohës i mirë i artit, i filozofisë, psikologjisë,

antropologjisë, ku edhe do të bredhë heroi ballafaqohet me sfidues të

shkencës e personazhe fantastike, siç është gruaja e tavernës. Në këtë

novelë autori pasqyron portretin e një shkencëtari, diplomati, vëllai,

filozofi, dashnori, humanisti të vetmuar, që në kohë të pleqërisë kujton

dhe e çmon origjinën e gjuhën e të parëve, të cilës nuk i qe kushtuar sa

duhet dhe nuk i ndihmoi të zbardhë diç nga ajo periudhë e lavdishme.

Etnosi, etosit, doknorët, kanunorët (si probleme antropologjike, por

edhe çështjet kreshnike, dragonjtë, zanat, orët, shtrigat, perritë, rapsodët,

artistët, hijet, shpirtërat, djajtë, hamshorët, sirenat, kodoshët,

nimfat etj.,) janë disa nga arqetipat e diskutueshëm të korpusit e të

strukturës ideore që provokojnë lexuesin këto nëntekste të bazuara nga

këto arqetipe të sipërshënuara.

Në një prizëm të rrallë, autori pasqyron atmosferën e riteve, të kremteve,

koncerteve të ndryshme të malësorëve, si në romanin “Rrathë”,

kur festojnë dyndjen e barinjve me bagëtitë nga bjeshka. Ceremonia

e tillë ka pamjen e një festivali mbretëror. Në atë rast këndohen këngë

kreshnike, vallëzohet, ushqehen në mënyrë princore një herë ose dy

herë në vit, andaj edhe banorët e asaj krahine gëzohen, por edhe kujdesen

të mos bëjnë gabime e të mos i zë sherri me sistemin. Veç këtyre

çështjeve, autori paraqet edhe rite të tjera që mbështeten në etikën,

filozofinë popullore, doke e në traditën e rrallë të viseve malore. Në

këtë pjesë hyjnë ritet e të kremtave familjare ose edhe ato masive, siç

detyrohen t’i organizojnë gjatë pritjes së traktorëve në Ripë. Ka qëllime

të paqarta, me prapavijë provokuese dhe në një farë mënyre matet pulsi

Yrjet Berisha

58

i opinionit, por edhe futen në ledhe për të zbuluar a ndriçuar çështje

enigmatike, bazuar në psikën e ndjeshme e të bujshme të malesorëve

që nuk flasin shumë. Në këto rrethana vërshojnë paragjykimet, fjalët

shpifëse, të cilat i kurdis sistemi.

Riti i martesës lidhet me doket e lashta shoqërore dhe kodin e ashpër

shoqëror – juridik, ku zbatohen rregulla strikte popullore që s’janë të

kuptueshme për breza e mjedise të ndryshme. Kështu ritet, veç karakterit

juridik, kanë karakter biologjik, ku Martin Camaj qëmton intrigën

martesore dhe i bën ballë sfidës së martesës së fiseve. Martesa e tillë

është strumbullar i të këqijave që e kishin pësuar edhe shumë dhëndurë

të tjerë, para Vonit. Ai s’kishte bukuri a dukje të jashtëzakonshme,

por kishte profesion të barnatarit që çmohej shumë në Karpë. Ai me

trup ishte disa gishta më i vogël se Bora. Pa arritur në Karpë, e shpifin

se është spiun i fisit të vet. Ai është i shkathët në zejen e vet, i mençur,

i shoqërueshëm me shmirjakët që e adhurojnë, sepse atyre ua zbuloi

“gjimnastikën në ajër”, por edhe aeroplanin fluturues, theu rregullat

e Qytezës. Më në fund ai martohet me bukuroshen Juditë, që është

stërmbesa e zotit të Karpës që mendonte ta trashëgonte fronin.

Ideja e këtyre prozave nis nga disa paratekste karakteristike, siç janë:

përrallat, ndodhitë, anekdotat, mitet, këgët etj., që transponohen drejtëpërdrejt

nga epi i pasur popullor në prozën artistike dhe duket që

kjo poetikë pasurohet nga brumi, balta, peizazhi i natyrës autoktone

malësore, duke i paraqitur të gjitha shtresat shoqërore, partitë, brezat,

gjinitë, etj., që janë me interes për lexuesin.

Ideja në romanin “Djella”, si element i strukturës letrare, ka rëndësi

të dukshme, shfaqet në rrafshe të ndryshme motivore, në mënyrë të

veçantë poetika e tillë realizohet me sforcimin e arkitekturës së lirikës,

PROZA E CAMAJT

59

rrëfim meditues, dialog të logjikshëm, monolog të kondenzuar. Rrafshi

i parë dallohet në përdorimin e narracionit të kursyer, që duket se

evoluon nga raportet e acaruara njerëzore dhe kështu vërtitet nëpër

horizonte e segmente të natyrshme të shpirtit të ndjeshëm e të thjeshtë,

që ndjehet i nëpërkëmbur nga ingranazhet e pushtetit represiv. Ideja e

romanit shfaqet me shtresë filozofike të bazuar në jetën e banorëve të

zakonshëm, që varet nga qeveritarët, parimi i të cilëve është t’ia zënë

gojën çdo kundërshtari dhe dëtyrë e përhershme e tyre ishte të kujdesen

më tepër rreth intelektualëve që t’i mbajnë të izoluar.

Motivi i tillë sikur vë në lojë postulatet e atij pushteti të pasigurt, që

trembet nga hija e vet. Qeveria vuante nga kompleksi i pashërueshëm i

luftërave klasore, që thelloheshin me konflikte njerëzore dhe kështu vihej

në dyshim siguria dhe ekzistenca e tyre. Pra, në këtë mënyrë donin

të eliminonin “eksponatet” e rrezikshme që konsideronin se janë dikushi

në shoqëri, e që vërtet ishin dhe kishin ndikim, sepse çmoheshin

si intelektualë, mësues, poetë.

Ideja e aferës së dashurisë paraqitet me freski në këtë roman. Të

rinjtë i tërheq shfrenimi, paskrupulltësia, jeta e lirë që bie në kundërshtim

me doket e Ndërsanës. Ndjenja e të rinjve nxjerr në pah jetën e

ngurtë dhe mëton të shqyejë moralin e rrejshëm të të moshuarve, të

cilët martesën më parë e trajtojnë si akt burrëror, ndërkaq kur shohin

se si dashurohen të rinjtë, sikur i xhelozojnë, por jo rrallëherë edhe u

ngrenë kurthe. Mes këtyre dilemave jeton Djella, intrigat e së cilës i

shtynin miqtë të thereshin mes vete (Curri e Cubi), ku i pari e pëson

nga i dyti.

Kështu, me këtë motiv autori ngre një problem mbase të rrallë, që

ndodh në një kohë dhe mbetet në kufij fiktivë e të përsëritur edhe në

Yrjet Berisha

60

veprat tjera, me heronj të tjerë. Ka raste kur këto momente zbulojnë

naivitetin rinor, probleme njerëzore në ethe, fytyrën e vërtetë të Ripës

së vënë në rrathë të tërhequr të pushtetit represiv, i cili një ditë pa tjetër

se do të kalbej e do të pëlciste, por edhe do t’i jepej për krye ai rrip,

dhe prandaj me të drejtë peripecia e artit të ligjërimit tingëllon dhimbshëm:

“Breznisë sime i ishte mbushë mendja se të gjithë, edhe ata që

sundojshin atje nalt, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak

njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe ma të vështira dhe era

e bora do të baheshin edhe ma të ftohtë.”21 Dhe shih ironinë; mu për këtë

problem heroi kryesor i këtij romani, gjoja si për te ndërruar botën, i

jep detyrë vetes të zgjedhë rrugën më të lehtë, por edhe më të vështirë:

“me u ba poet!”.

Proza shfaqet me skenë të dukshme e të padukshme, një moment

tendosës, ku vërshon absurdi totalitar i gjithëfuqishëm e i gjithëpushtetshëm;

një malësor i vetëm assesi s’pajtohet të jetojë pa pushkë,

më të cilën kishte lindur, rritur dhe ishte plakur: “Mos pyet ma tej! Mo’

Zo’ se çka na ka gjetë! Kur i bishim malit me to në krah e ngjesh për bel,

edhe toka u drithte nën kambët tona, veshë në xhamadana ari e tirq të

lehtë, bardh si endja e kumbullës. Sall nuk fluturoshim se gja pa ba nuk

leshim more burrë! Hee! Këta qiti Zo’ fare...se kanë shtrëngue ding! Si me

rrathë hekuri...”22

Nga këto fragmente vërehet se pushtetarët shtojnë masat represive

dhe ua tregojnë dhëmbët banorëve, në malësi edhe në qytet. Masat e

tilla represive acarojnë banorët e Ndërsanës; ndjehen të pasigurt, të

rrezikur, të trembur, të frikësuar nga sistemi. Nisur nga paraqitja e

kësaj ideje, lexuesi s’do ta këtë vështirë për ta kuptuar se njerëzit e këtij

21 M. Camaj: “Djella”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 54.

22 Vepra e cituar, faqe 118.

PROZA E CAMAJT

61

fiksioni ideor thyhen para intrigave e prapaskenave të sistemit, që s’arrijnë

të angazhojë dikë që ka origjinë nga ndonjë familje e njohur, por

ata e komprometojnë, e mashtrojnë; varfanjakë të dyshimtë, të cilëve

u japin poste në këmbim të shërbimeve; me paga të majme, banesa,

etj. Por, tërë këto veprime ishin mashtruese, ngase i hedhnin jashtë në

çastin kur nuk u shërbenin mafisë “qeveritare”!

Në një fazë tjetër rri ideja e personazheve (në romanin “Djella”) që

janë në konflikt, (si Bardhi e ndonjë tjetër) që vërejnë ofensivat fyese,

persekutues që kalonin përmes kurrizit të tyre. Aty ka pezëm e urrejtje,

nga aparati i egër shtetëror që me banorët e asaj ane bën eksperimente,

ushtron dhunë, vetëm pse s’binden me zgjedhën e imponuar, edhe pse

nga varfëria mezi mbaheshin dhe shpirti u kishte ardhur në majë të

hundës. Andaj, mu për këto arsye ata s’pranojnë të përfillin atë sistem

që bie ndesh me mënyrën e jetës së tyre. Gjendja e tillë hap hulli ndasie

mes njerëzve raportet e tyre, por edhe në fushën filizofike, psikologjike,

shoqërore etj. Qëllimi i tyre ishte t’i nënshtrojnë, për të sunduar diktatura

sa me tepër.

Në këtë vepër autori mëton t’i ngre shumë dilema në nivelin e motiveve

origjinale dhe bën përpjekjet për t’u thënë lamtumirë fatkeqësive

njerëzore, komplekse për t’u zgjedhur problemet e Ndërsanës. Në

veçanti Bardhi i mbetur në një shkollë katundi moçalor, i vetmuar e i

vrarë në shpirt, ngryste jetën me kujtime të hidhura që i kishte përjetuar

gjatë një kohe sa kishte shërbyer mësues apo ishte internuar dhunshëm,

etj.

Gjatë leximit të romanit “Djella” shfaqet imazhi i veçantë i një province

të harruar mes një moçalishteje që nuk jemi mësuar ta hasim në

faqet e teksteve të artit të këtij autori. Ndërsana ka tipare të ndryshme

Yrjet Berisha

62

nga lokalitet e tjera të gjeografisë së opusit të tij letrar, është e vendosur

në një fushë, mes malësisë e qytetit. Në këtë hapësirë, krahas

klimës e ambientit jo të përshtatshëm e të mërzitshëm, jetojnë banorët,

që i nëpërkëmbën qeveria duke i injoruar. Mes kësaj dileme ngritet

fuqishëm ideja polarizuese e atmosferës tendosëse që ekzistonte mes

banorëve me origjinë vendës dhe ardhacakëve që dalin në nivelin e

një vepre fiktive me ngjyra banale e që imiton kohën dhe hapësirën e

amulltë të një ambienti sfilitës e të varfër.

Jeta e Bardhit rrokulliset shkretueshëm dhe është e paperspektivë,

mbyllet në banesën e shkollës, i shoqëruar nga një koleg, prindërit e

nxënësve i shihte njëherë në vit, kurse puna me nxënës i qe bërë monotone.

I gjetur në këtë hapësirë, ai i nënshtrohet lojës, rregullave, parimeve

e vullnetit të sistemit që eksperimentonin nervat e moshën e tij.

Tok me të vuajnë edhe banorët tjerë fatlig të Ndërsanës që nuk e kishin

aspak më lehtë; shumicës i qe zënë bishti nga aparati shtetëror. Veç

kësaj situate aty s’ka gjallëri as në kooperativë a te zejtarët e pakët që

bënin jetë të vështirë, të padurueshme. Ka shfrytëzim shtazarak të krahut

të punës, ashtu si i ndodh Currit, i cili merr një arë për ta punuar

nga një zotni i qytetit me përgjysmë.

“Fytyra e remet (kushedi se çfarë race ishte, thotë Curri, ndoshta

ndoshta me përardhje arabike, përzie me këtë të tonën!), matunia e këtij

zotnie në ndeje dhe kuvendi i kishin mbetë të ngulun në tru malësorit,

sidomos fjalët e fundit:

“Shiko, a i sheh këto katër kokrra drithë në shuplakë të dorës sime? Dy

janë të mia e dy janë tuat. Mbaje në mend mirë: dy kokrra drithë, unë –

dy, ti – dy, në dash merre tokën, në dash lene.”23

23 Vepra e cituar, faqe 74 – 75.

PROZA E CAMAJT

63

Këtë rrëfim të shqiptuar nga narracioni i Currit shqiptuar me

cinizëm mbi tregtarin, pa lënë anash sjelljet e gjuhën e tij që e dinin

ndërsanasit, sepse dikur edhe ata nga zotnia në fjalë e kishin huazuar

atë tokë pune. Por këtu ngritet edhe një problem tjetër, sa i thjeshtë, po

aq filozofik; ndërsanasit e huazonin atë tokë veç të mos i bjerë në duar

të malësorëve që shpërnguleshin nga trojet e tyre e vendoseshin në fushë.

Veprimi i tillë zbulon problemin e mosdurimit njerëzor e krahinor.

Ndërkaq, Curri s’shikohej me sy të mirë nga askush në atë trevë.

Pastaj, ai merr guximin e tepruar t’i vardisej Djellës. Bardhi kur mëson

për këtë simpati, largohet nga ajo intrigë dashurie për arsye morale,

por nga ajo s’heq dorë Cubi. Vasha kishte filluar të bëjë aventurë me

Currin e me Cubin (kështu e akuzon shoqja e vet Sosja)! Në fund mu

për këtë problem pafajësisht e pëson Curri nga ish-miku Cubi, që buzë

moqalishtës e ther me thikë. Këtë tragjedi mundohet ta sqarojë më

vonë Djella, që e merr mallkimin e mikeshës Sose: “ (…) ke ra mes dy

burrash ti dosë dose!”. Në këtë rast shpifet se gjoja Djella s’kish qenë e

qetë edhe me disa burra të tjerë, por këtë e demantonte Bardhi. Kështu

që, e gjetur mes mallkimit e injorimit të banorëve ndërsanas, ajo në

fund si e vetmuar që mbetet, por edhe e mallkuar, largohet “me nji

njeri që s‘e donte.”

Dashuria në këtë roman kushtëzohet, varësisht nga rrethanat e rastet

e ndryshme që s’përkonin a s’pajtohen mes vete. Edhe dashuria e

Bardhit e e Shpresës, kalon përmes krizave, mospajtimit, botëkuptimeve

të ndryshme. Ai përbuz vashën, e cila sipas tij shtirej si e ditur

dhe se gjoja nuk ishte e denjë për të ajo mësuese. Dhe kështu duke e

parë injorimin e tij ajo largohet nga ai edhe pse qenë të fejuar. Kështu

morali i tij bie në sprovë; ai humb çdo gjë, duket njeri i humbur, duket

Yrjet Berisha

64

se është i përjashtuar nga shoqëria, është i përndjekur dhe s’është i aftë

e i vendosur në jetë. Jeton i izoluar. Jeta e tij merr përmasa absurde,

s’ishte në gjendje për t’u kujdesur për hallet e problemet e dashurisë.

Dikur pajtohet me “fatin” që ia kurdis pushteti që e mbikëqyrte, por

nuk fliste haptas për këtë çështje të ndjeshme e të rrezikshme. Sado që

qëndrimi i tillë duket racional e i logjikshëm, në fakt ia rrënon jetën,

karakterin, qenien.

Parë nga konteksti ideor filozofik, shkrimtari i kushton rëndësi

ngritjes së problemeve njerëzore, etike, praktike, katarsisit, të ndërtuara

përmes një nënteksti të ngritur në një sipërfaqe të diskursit të

ngjeshur. Në këtë fushë dominante, arti i ligjërimit mëton të trajtojë

një aliteracion të ngritur me një semiotikë kohezive, ngase receptimi

kërkon një dekor të gërshetuar me artin modern. Korpusi i kompozicionit

parodizon gjërat banale, gjoja: jetën e re (sic), por kunjat e

pengesat patriarkale zvetënojnë imazhin e ëndrrave të të rinjve. Shtresë

të një teksture magjike e fantastike në romanin e parë autori e paraqet

edhe me këtë fragment:

“ Tri vjet rresht mbas largimit të saj nga Ndërsana çdo mot të Ri,

dikush anonim, mbas hamendjes së Bardhit Djella, i paska dërgu dhuratë

një kulaç, lloj ambëlsine që e gatojnë në Ndërsanë me miell gruni të

fortë. Në tulin e çdo kulaçi ai kishte gjetë një monedhë argjendi...Derisa

të tjerët veprimin e saj e interpretonin magji, vetë Bardhi pohon se ajo

donte me jetue në kujtesën time për disa stinë...”24

Ky shembull s’do interpretim të gjatë, as shtrydhje e ndrydhje truri,

sepse pikërisht në këtë fragment diskursi pasqyron çështjen problemore

etike, morale, shenjat simbolike, fantastike, misterioze. Në këtë

24 M. Camaj: “Djella”, faqe 135.

PROZA E CAMAJT

65

rast Djella mëton të mbetet arqetip konkret edhe për disa vite s’harrohet

nga vendasët dhe kështu në rrafshin e kuptueshëm e mitik, instiktet

e saj janë vënë në diskutim me shenjat mistike, enigmatike, fanatike,

psikologjike, biologjike, etike etj.

Bardhi në këtë mënyrë dikur e kishte pas nëpërkëmbur edhe

Shpresën, për çka ndjen se ishte penduar dhe e brente ndërgjegjja se

mallkimi i saj e ndiqte dhe nuk e linte që shpirti t’i gjente qetësi. Ai

vonë zgjohet e këndellet nga mëkatet e dikurshme, mundohet ta arsyetojë

veten se gjoja megjithatë kishte qenë i mirë në kuptimin e plotë

të fjalës, mirëpo, vashat atë e njihnin në një prizm krejt tjetër. Parë në

kuptimin e konflikteve, Bardhit i venitet dashuria në shpirt, i shteret

jeta (rinia) pa e kuptuar se si kalon ajo. Kështu të gjitha këto lëkundje

e këto fatkeqësi të mosformimit a të moskurorëzimit, emërues të përbashkët

kanë shtresat mitike të lidhura me magji ose mallkim, a ndëshkim

i heshtur, drejtuar atij për të gjitha gabimet e bëra e të pabëra deri

atëherë. Mu për këto çështje, duhet pohuar se ky roman në formë miniaturale

i rishkruar në prozë edhe në poezi përbën mozaikun a ndërgjegjësimin

e ndjenjave të shpërndara, por edhe i ikën përditshmërisë

politike banale.

Arti i ligjërimit në roman nis nga një sprovë e dobësive njerëzore a

luhatjet e ndjenjave, që në fund rrënohet koncepti e morali i rrejshëm

tek ato qenie njerëzore që nuk i’u përballonin kthetrave lajkatare e

agresive që shfaqen me tërë kompleksin e tyre, ashtu sikundër i gjejmë

të bollshme në letërsinë disidente të Europës Lindore (pikërisht në romanin

“Shakaja” të M. Kunderës), ku shtresat e ngrehinës letrare dinë

të ngjyejnë majën e mprehtë të shigjetës në lëngun e ironisë së helmosur

kundër diktaturës së tërbuar pansllavisteortodokse, ashtu si e kanë

Yrjet Berisha

66

definuar qartë filozofët e estetët bashkëkohorë europerëndimorë, se ky

sistem i korruptuar, me ingranazhet e aparateçkës banale eksperimentoi

me gjenet e lëkurën shqiptare gjatë pesë-gjashtë decenieve.

Martin Camaj këtë problematikë e pasqyroi me teksturë të figurshme

e me fjalë të gdhendura urtë e butë që vetëm në këtë formë

ngritet ngrehina letrare që i ngjan kështjellës së mendimit e të qëndresës

sonë shumëshekullore. Ky stil eksperimenton me diskursin trillues

artistik që shtrihet në kohë e hapësirë të paqartë, ku vlon llumi,

pluhuri, etja, skamja, sëmurjet dhe krimet e ndryshme. Kjo shtresë

narrative e kompozicionale është larg qytetërimit botëror edhe nga

fakti se shqiptari jetoi larg infrastrukturës, larg kushteve qytetëruese,

larg artit të mirëfilltë të krijuar nga artistët apolitikë, larg edukatës e

arsimit bashkëkohor etj.

Mbi të gjitha, kujdesi i autorit është i dukshëm; shikimi origjinal i

gjësendeve, dukurive, fenomeneve, problemeve, çështjeve etj. Të gjitha

këto dielma i shikon pa ngarkesa emocionuese. Përmes shtrirjes së

hartës, rrënon moralin e rrejshëm, shkund intrigat e purpurta puritane

të kohës që mbretërojnë në ambientin rural. Mësuesi mbyllet në

shpirt dhe vepron ashtu, sepse e sheh se diçka lëvrin në ndërgjegjen që

kalonin nëpër sprova amullie dhe jetë të mërzitshme e të kotë. Ç’është

e vërteta ai e dinte se ç’po ndodhtte me të, por ngurron të reagojë për

këtë situatë, kështuqë, për të mos patur probleme edhe më të mëdha,

ai rrin i izoluar në mënyrë absurde, nuk e kundërshton atë gjendje

që mëton t’ia ngulfatë jetën. Mbyllet i vetëm e i rrethuar në banesë e

shkollë dhe ka frikë se mos e lëndon shpirtin e kolegut të ri kur merr

guximin t’i rrëfejë i drojtur në dhomën e tyre gjysmë të errët. Rrëfimi

PROZA E CAMAJT

67

i tillë ka formën e metatekstit që ky e shqipton meqë me vite të tëra e

kishte mbajtur fshehtësi.

Ashtu si në romanin “Rrathë” edhe në romanin “Karpa”, shkrimtari

vë në një sprovë eksperimentuese parimet njerëzore, morale, filozofike,

etike, psikologjike etj., që fiksohen në një kohë të njohur në

një hapësirë edhe më të njohur, por në këto vepra nuk figuron emri i

Shqipërisë. Por këtë art vepra artistike ndërtohet duke ironizuar e duke

aluduar ose duke shkruar me rrotulla me gjakftohtësi rreth absurdeve

totalitarë. Pena e shkrimtarit shfaqet para receptorit e sigurt e qartë

dhe e shkruar me pedantërinë e një esteti e shkenctari. Martin Camaj

shkruan për aktualitetin tonë të hidhur dhe përmes shtresave artistike

nxjerr në shesh gabimet, intrigat, problemet e disa dekadave prezente

në kostelacionin e popullit tonë, që ky, i shkruan me kode të njohura

e të panjohura të historisë sonë që qe shtrembëruar nga klika, është

ideologjizuar deri në pafundësi.

Këto ide e motive të ndjeshme i kultivon autori duke iu dhënë një

pasqyrë origjinale në të trajtuarit e këtij korpusi, bartës i së cilës janë

shenjat, personazhet, sipërfaqja e diskursit, polifonia, parodia, etj.

Dukuritë e fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare autori i çëmton

dhe mundohet ta nxjerrë njeriun nga ankthi i rëndë që papritmas

futet në llum. Mu për këtë edhe lexuesi ndjen neveri bezdisëse kur sheh

paudhësitë që shkakton klika në pushtet.

Veprat letrare të këtij shkrimtari shpeshherë e marrin tematikën

nga historia, poetika e tyre ka elemente fantastike, ku thellohet hullia

e fiksionit dhe mëton të mos acarojë shpirtin vetëmues të heronjve

që nuk e kanë lehtë për t’u ndarë nga njerëzit e truallit a gjeneza e

ndjenjave që i përjetojnë në çaste të ndryshme e që shfaqen përmes

Yrjet Berisha

68

paratekstit edhe në prozat e tjera të këtij arti të ligjërimit. Metateksti

i prozave të këtij autori duket se vilet nga kundërshtitë, kryeneçësitë

tipike individuale dhe kështu mëtojnë të marrin cilësitë e një teksti,

një fenomeni problemor, duke kaluar nëpër faza të shumta transferuese

dhe në këtë formë paraqesin idetë konkrete, që receptimi i tillë e

përqafon me ëndje.

Novela e gjatë a romani i shkurtër “Pishtarët e natës” është një vepër

që lidhet me malësinë. Brusha e peneli i autorit paraqet një periudhë të

hershme të jetës së një malësori të varfër. Bijtë kanë kompleks të zjarrmishëm,

se i ati i tyre kishte shkuar të shërbejë në ushtrinë armike dhe

mbetet (vdes) duke luftuar që të bijve t’u siguronte një jetë më të mirë.

Mirëpo, ai për fat të keq vdes dhe bijve u lë trashëgim namin e keq në

atë vis; jep jetën për armiqtë!

Në novelë del heroi i quajtur Nikë si njeri që pezmatohet me çdokë,

s’pajtohet me gjendjen që e rrethon atë e të afërmit nuk e duron injorimin

as torturat e rrethit. Jeton sipas rregullave të kohës së një

malësori të mençur që vetëm puna e vazhdueshme e largon nga konfliktet

e problemet e vjetra e të reja, por papritmas bie në kurthin e vëtmisë

që i hakmerret kryeneçësisë dhe karakterit të tij.

Martin Camaj në këtë novelë trajton motivin kompleks të mercenarizmit,

që të bijve u sillet si një vello në mendjen e tyre që nuk e

kanë lehtë ta kuptojnë e pranojnë të vërtetën për të atin e tyre. Veprimi

i tij është aventurë që dëmton fisin para të tjerëve dhe ai parodizohet

e bëhet objekt tallës. Fronti i luftës së tij s’është vetëm i tij, por edhe i

popullit tonë që fatkeqësisht shpeshherë mori pushkën të luftojë për të

huajt.

PROZA E CAMAJT

69

Kur lexohen këto proza, kuptohet se autori ka lindur dhe është rritur

në një ambient me doke e ligje të ashpra, çaste absurde. Jeta e banorëve

rëndom varet nga të moshuarit, të pasurit, të fuqishmit, fiset, klanet

feudale, klikat politike, dera e madhe, burrat e pushkës etj., dhe shumë

rrallë vendos ose përfillet subjekti i arsimuar që shpeshherë është i

pranishëm në këto romane e novela.

Mjediset feudale e malësore kanë vlime e huqe injorante, në disa

raste duket se nëpërkëmbin dinjitetin e njeriut të pafuqishëm. Pikërisht

këto përpjekje të vazhdueshme sillen brenda vorbullës së ideve të

përgjithshme që nuk i lënë anash edhe shumë momente intime që s’zbulohen,

por ky kohezion ndonjëherë nënkuptohet ose mbetet i paqartë.

Brenda faqeve të kësaj proze shfaqet shtresa e artit abstrakt. Ka

dashuri të ndaluar e të pazbuluar. Shfaqet dukuria e urrejtjes, evulimi i

instikteve biologjike; me qenë a mos me qenë!

Autori rrallë i kthehet peizazhit të Shkodrës, këtij kryeqyteti të Ilirisë

sonë, lashtësinë e së cilës e paraqet përmes atmosferës së punës

monotone të zejtarëve që ua ka ënda të tjerrin fjalë rreth kreshnikëve e

zanave në malet e Mbi Shkodrës. Ambienti i tillë ka pikëtakime mitike

dhe të afërt me qytetërimin e lashtë. Aty jetuan e u edukuan disa figura,

personaliteti i të cilave u formua falë ekzistencës së kulturës e traditës

së jetës së këtij qyteti. Ka raste kur diskursi i tij di të heshtë, madje edhe

duket befasues për receptimin, sepse pasqyrimi i Shkodrës kalohet në

heshtje pa vënë në spikamë bukuritë dhe idetë e homopolitikusëve që

si qenie parazite që janë manipulojnë, por me malësinë e kanë vështirë.

Në këtë rast, duhet të pohojmë se arti i ligjërimit arrin t’i ikë pasqyrimit

të ambientit urban, të hershëm a të vonshëm. Ky diskursi skicon

Yrjet Berisha

70

motive modeste e me parodi të tejdukshme dhe duket se s’ka vullnet të

shkruajë për qytetin e gurtë ilir.

Në këtë rast s’duhet lënë pa theksuar ngritjen e një ideje të ndjeshme

në prozën e tij; është ajo ku autori heronjtë shpeshherë i bën bashkëpunëtorë

të sistemit në fuqi. Shfaqja e një arqetipi të tillë në prozën

e tij duket e efektshme për lexuesin. Kjo dilemë, kjo ide e këto motive

janë të njohura në letërsi (nga “Fausti” i Gëtes) si sindromi a kompleksi

i shpirtit të shitur te dreqi. Kështu ndodh me të atin e Nikës, një malësor

shqiptar i besimit katolik është aleat i armikut.

Diç e ngjashme i ndodh edhe Vonit, që u shërben komplotistëve të

dukshëm e të padukshëm në Qytezë. Para një dileme të tillë vihet edhe

Gjon Gazulli, venedikasit e padovasit shfrytëzojnë aftësitë e tij deri sa

kanë nevojë, por kur plaket e përgjojnë dhe e lënë në rrugë, ku edhe

vdes në vetmi. Këta ishin heronj që kur i shikojmë në topos janë personazhe

tragjikë, s’janë të veçantë, por të rëndomtë që nëpërkëmben

nga sistemi e njerëzit e pandërgjegjshëm.

Pas këtyre motiveve në formë të metateksteve, që janë të afërta mes

vete, s’duhet harruar se diskursi dominant ka shtresa me materiale të

analeve politike të përziera me ndërskamca e intriga të grave të njohura

e të panjohura për ta komprometuar filozofin që në atë takim ai

e konsideron si një çështje magjike e fantastike që ia kujton përrallat

e lokes së tij për zanat, arqetipe këto që gjithmonë i kishte mbajtur në

ndërdijen e tij dhe nuk i kishte zbuluar as publikuar, sepse ishte zyrtar

perandorie. Takimi me gruan e rrallë i ngjet mitit të zanës, është

provokues, i ndjekur ditën e natën, heq dorë nga pelegrinazhet nëpër

Itali, Europë, dhe më në fund largohet edhe nga bredhje të pakuptimta

PROZA E CAMAJT

71

nëpër Padovë, sepse në veshët e tij prore i kumbonin fjalët e saj: “Edhe

kopilin ta lanë të dera, nëse sillesh si bisht kali ndër miza e zektha.”

Veprimtaria e tij mbyllet me fjalë me rrotalla, thënë nga ajo grua me

imazhin e nënës së tij të dashur, por edhe të nuses së ëndrrave të tij, në

atë rast ndikon pozitivisht dhe e këndell filozofin, por edhe ai duket

se e injoron botën meskine. Në fund, mallkon kohën e kaluar, pse s’qe

zgjuar më herët nga ajo amulli dhe pse s’kish kuptuar se në ç’llum

moçalik pat ngrysur kokën, kishte shpenzuar nerva kot së koti, pa u

vlerësuar si filozof, humanist e diplomat i nivelit të oborreve europjane.

Gjoni jeton në një banesë modeste në një rrugë të humbur në Padovë.

Në çaste vetmie rikujton karrierën në fushën e shekencve filozofike,

punën e pedagogut elitor universitar padovas. Shpesh rikujton

gruan e panjohur dhe ka përshtypjen sikur e kishte kaluar jetën me të,

shpesh i analizon dhe i stërhollon çastet e takimit, nga fjalët e saja nxjerr

nënkuptime. Edhe pse i plakur, sa s’çmendet pas saj, kur parafytyron

vijat e korpit të saj me nënveshje (mbathjet e brendshme). Zgjuarësia,

mprehtësia e saj dhe mbi të gjitha, vendosmëria e saj e këndell kokën

numër një, atë që ishte krenaria e Universitetit të Padovës.

Subjekti dokumentar i këtij teksti letrar paraqet dashurinë platonike,

përmes idesë se edhe në çastin e fundit duhet kontrolluar sjelljet

e një karakteri që pamëshirshëm bëhet pre e provokimeve, ekzemplar

i tregjeve komprometuese, aktor i sprovave që në fillim të novelës

mençurisht i përballon thumbat helmuese të një humanisti anonim që

do të kryejë testin e intelegjencës e të përgatitjes së tij filozofike në pleqëri.

Pas takimit jo të rastësishëm, me gruan e panjohur, në shikim të

parë duket se ka gjeste, sjellje me prirje të një nimfomaneje joshëse,

të një sireneje magjepsëse, të një zane bamirëse të pathyeshme, të një

Yrjet Berisha

72

floqkeje të ëndrrave të dragoit, të një nuseje burri. Ajo është hyjneshë e

kohës së lashtë që atë e këshillon, e mbron, mu si bënin dikur hyjneshat

homerike që mbronin heronjtë e tyre të dashur.

Motivi i sirenave e i hyjnive rrinë afër në këtë novelë. Ky subjekt

sipas një studiuesi, zbulon idenë e personazheve “të ndarë në shkollën

e njëjtë; si motivi, tema ose fabula që janë elemente strukturalë mes

tyre.”25 Proza e këtij autori përmbush dilemën e një ngrehinë letrare që

s’është pa dekor, pa art modern, pa ngjarje kronologjike që bredhin nga

njëri kapitull në tjetrin, nga një karakter në tjetrin, nga njëri kohezion

në tjetrin, nga njëri metatekst në tjetrin, nga njëri paratekst i dimensionit

nacional në tjetrin, nga njëri nëntekst në tjetrin.

Kjo prozë me inde e rreze komplekse tejet platonike, ka ide fatale,

disi e mbarështruar me sindrom paternalist dhe ka athtësi të pështirë

bordeli. Por, ka edhe mrekulli hyjnore, ka pamje magjike, ka shkëlqim

fantastik, ka përfundim parabollik. Kështu duke i trajtuar këto shtresa

të tekstit artistik krijohet përshtypja se këto fenomene e këto dukuri

prekin dhe mbesin të pazbërthyera qëllimisht, për të provokuar lexuesin,

për ta nxitur rreth artit të tyre. Arti i ligjërimit i njeh të gjitha

këto shqetësime, por qëllimisht i heshten dromcat problemore që janë

tharmë i frymëzimit të ngrehinës letrare. Çështjet jashtëletrare janë arsyet

se pse s’iu qaset për t’i shtruar në korpusin letrar, për të pasuruar

me art, ide, motive, syzhe, personazhe etj.

Autori është i vëmendshëm në pasqyrimin e botës; s’është adhurues

i forces, i dhunës, i keqtrajtimeve, i keqbërsve, i injorantëve etj. Heronjtë

e tij, qofshin edhe barinjtë më të humbur, në gjenet e tyre kanë të

trashëguar ndjenjat fisnike e burrërore dhe të mprehtësisë intelektuale.

25 Millivoj Sollar: “Idea dh rrëfimi” (Aspketet e teorisë së prozës ), botoi “Liber”, Zagreb,

1977, faqe 138.

PROZA E CAMAJT

73

Kurse në të kundërtën, heronjtë e arsimuar çmitizohen; bëjnë gabime,

janë idealistë të sëmurë, spiunojnë, dhunojnë etj. Në këto korpuse delikate

autori nuk e kursen askënd; qoftë kryetar, drejtor, shhkrimtar,

kryeplak, mësues etj., të cilët marrin dënimin e kodoshëve e të nimfomaneve

psikopate. Këto dukuri shfaqen në çastet e dobësive, çmohet

ndjenja vetjake, instrumentalizohen, kërcënohen dhe rrezikohen, në

mënyra të ndryshme etj.

Novelat “Katundi me gjuhë të fshehtë” dhe “Shkundullima”, kanë

një temë të jetës arbëreshe, gati të harruar për lexuesit tonë. Novelat

në këtë tekst, kanë botën e personazheve që shkelin në metodën e filozofisë

transcdentale. Personazhet autori i vendos në një ambient sa të

lashtë po aq edhe bashkëkohor, ku theks të posaçëm u kushton ndjenjave

sublime të botës e të qenmes arbëreshe; diskursi në këto tekste letrare

i qëmton këto ide me korrektësi, pedantëri, por edhe krenari, kur

rikujtohen të parët tanë arbëreshë, këta burra të dheut të arbërit. Ata

flasin gjuhën e lashtë autoktone, ruajnë traditën e origjinën mes gërmadhave

me plot ledhe e shkëmbinj, që janë një botë e pazbuluar. Shih

për këtë një student i Camajt shkruan: “Temali, vendlindja e Camajt,

nuk ishte ma në hartat e Shqipnis. Ky fakt e randonte shumë poetin që

kishte antena të stërhollueme ndjeshmënie. Me dhjetëvjetshe ishte, larg

atyne që flasin si unë.”26

Pas një jete monotone Vitoi kthehet në vendlindjen arbëreshe, ku

nuk e presin mirë. Zemra tij i ngrohet e i qetësohet kur takon vashën

e quajtur Ntonie që do ta dashurojë marrëzisht. Dikur, kur rizbulon

dashurinë, bëhet i vlefshëm për atë mjedis; vë në plan të parë ndërtimin

e urës së katundit mbi përrua.

26 H. J. Lanksch: “Martin Camaj – një djalë bariu bahet i rangut botnor”, gazeta “K. ditore”,

2. XII. 1999, Prishtinë.

Yrjet Berisha

74

Vitoja është racional, mundohet ta realizojë projektin, mirëpo katundi

për shkak të jetës së tij intime i pengojnë edhe në punë profesionale.

Ai befasohet se si dashuria ia ktheu lumturinë, vullnetin e

jetës së qetë në vendlindje. Por, kur përkrahet ideja për ndërtimin e

urës, plas shkundullima (tërmeti) që rrënon shumë shtëpi në katund.

Pas kësaj shkundullime ai humb dashurinë e Ntonies pse nuk rrezikoi

kokën për t’u futur në pëllas (shtëpi) e përflakshme e në rrënim, për

të shpëtuar emtën Marë. Duke punuar fitoi dashurinë e katundësve,

kur u ndihmoi në rindërtimin e shtëpive, rrugëve, urës së dikurshme

dhe kështu katundi merr pamjen e një vendi turistik. Katundësit pas

fatkeqësisë afrohen mes veti, harrojnë mënitë e vjetra. Shkundullima e

largoi Ntonien që ikën në kryeqytetin e asaj krahine.

Në prozat tjera të Martin Camajt shfaqet dashuria e flaktë e realizuar

në rrethana të ndryshme përfundimi i tyre është i bëftë ose

parabollik. Diskursi i tyre shtrohet në mënyrë të ndryshme i jep ngjyrë

mitike platonike, llahtari sirenash e nimfash, kurthe kodoshësh, etj. Të

gjitha këto ide shtrohen brenda ngrehinës letrare, por që tek receptimi

shtrohet me peripeci, herë dominante, herë polifonike, herë parodike,

mbi të gjitha bëhen interesante shtresat që ndërtojnë nivelin e prozës së

këtij autori. Të gjitha këto elemente artistike kanë strukturë që mëtojnë

të mbesin gjatë në kujtesën e receptimit, pikërisht si prozë e nivelit të

lartë artistik.

Diskursi i tillë ka model me frymë liberale, por edhe një botëkuptim

njerëzor, herë-herë anarkik, magji, befasi, kënaqësi, urrejtje etj., ku

edhe portretizohet bota intime e shoqërisë shqiptare mbështetur në

mite, përralla, anegdota etj. Në këtë rast kujtojmë dilemat, hamendjet e

njerëzve të thjeshtë, të cilëve ethet e dashurisë ua vënë në sprovë burPROZA

E CAMAJT

75

rërinë e tyre, etikën profesionale, fisnore, moralin intim dhe ndjenjat e

çiltëra që shpeshherë i bëjnë të gabojnë, mallkojnë veten, sepse s’dinë t’i

dëshmojnë aftësitë e tyre, humbin kokën atëherë kur s’duhet. Por edhe

kanë frikë nga vashat që u ngjajnë zanave, kurse mëkatet e tyre i krahasojnë

me veprat e lugetërve a të satanave. Trenia e bëftë e djemve që i

ndjek pas trilli i epsheve të rastit, sikur zbulon kënaqësitë e ndrydhura

të mveshura me komplekse të ndryshme.

Të gjitha këto motive i gjejmë në disa proza të Camajt, ku ka heronj

fatprerë që janë mes dy zjarresh, hamenden, ëndërrojnë të paarritshmen

e universit aksiologjik të personazheve të dikurshme, mallkojnë

prishjen e lumturisë, s’përfillin doket dhe s’duan të bëhen viktimë të

joshjeve të rastit. Komplekset e kësaj natyre janë të tejdukshme dhe

janë thembër e Akilit për shumë heronj të Camajt, që lënë përshtypjen

se janë të paformuar, euforikë, nuk e kontrollojnë veten, por në

fakt ata janë arqetipa të cubave e të kreshnikëve që dinë t’ua vjedhin

zemrat vashave me tipare të zanave e të orëve. Pikërisht ky problem

në letërsinë tonë interpretohet si motiv i dimensionit mitik, por edhe

intim që shpeshherë bëhet objekt i fatkeqësive shoqërore, fisnore, individuale,

por në planin estetik e artistik duken se marrin karakter

katarsisi (kullimi) të një poetike të ngrehinës së lashtë, e poetika e tillë

shkruhet nga pena e Camajt.

Në romanin e shkurtër “Pishtarët e natës” autori paraqet fatin e një

familjeje malësore, që nis me përfshirjen e një game të gjerë të idesë,

grindjet e vëllezërve përfundojnë me largimin e Nikës, që akuzohet si

kryegrinadvec e mohojnë deri në skajmshmëri, për këtë rast të afërmit

e të njohurit thonë: “ (…) e ka marrë e ama ndër ferra, (…) ashtë kopil!”

Veç kësaj dileme mohuese në formë parodike, diskursi i tillë merr edhe

Yrjet Berisha

76

një kahje tjetër dyshuese: “Dikush i ka ba mëngji në djep, tue i fry në

fytyrë dyshimin.” Pos këtyre ideve e dilemave absurde të lloj-llojshme,

shkon në Fundinë dhe ua kishte marrë dorën punëve bujqësore, zënë

mend, bëhet zemërgjerë, vdes i kënaqur mbi tokën e vet ashtu si vdesin

dragonjtë. Këto dhe shumë fjalë miradie kishin pohuar vëllezërit e tij

vetëm pas vdekjes.

Gjeneza e grindjeve të familjes nis nga koha e: ” (…) vdekzotit të

shtëpisë, të jatit të shtatë bijve.” në luftën e Jemenit, ushtar i paguar i Turqisë,

që të blente tokë për bijtë. Vdekja e të atit në atë mënyrë ndikoi që të

bijtë mos ta përmendnin me dëshirë: “(…) nuk ishte gja e lumnueshme të

vritej në ballë të betesë një malësor i lirë dhe – për ma tepër i krishtenë,

tue luftue për Turkun në Jemen!”27 Kulmi i “marrëzisë” qe ky akt. Por,

Nika mendoi ndryshe nga vëllezërit. Këtë bindje e përfitoi kur arrin t’i

shijojë frytet e tokës që e punonte, andaj edhe di ta arsyetojë veprimin

flijues të të atit: “(…) se toka e bukës qenka sendi ma i çmueshëm për

njerinë! Edhe jeta do dhanë për një copë tokë.”28

Këto shtresa të sipërfaqes narrative paraqesin dilemën e jetës dhe

dimensionin e qenësisë a ekzistencës, që është kompleks i hershëm i

këtij universi akseologjik të personazhit në raporte me familjen e “anmiqsuem”

mes vete nga rasti kur Kola merr lajmin e vdekjes së të atit,

kështu që kur ai nis të zotërojë shtëpinë, punën e parë që bën është martesa

e Nikës, por edhe atë e ndanë me pëlqimin e vëllezërve, qëllimisht

për t’iu larguar sherreve e problemeve njëherë e përgjithmonë. Nika

vendoset (internohet) në Gurra, një orë larg shtëpisë, në një kasolle në

vendin e përbashkët të vëllezërve që e heqin qafës nga familja dhe ia

27 M. Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 9 – 10.

28 M. Camaj: “Pishtarët …”, faqe 10.

PROZA E CAMAJT

77

lënë një pjesë të shtëpisë së përbashkët që në këtë mënyrë t’i shuajnë

grindjet në familje e fis.

Në fillim “ky, zot shtëpie i pavarun”, punoi punë të rënda dhe me

vullnet e me forcë rinore, që më vonë hetohet edhe në shtimin e fëmijëve,

kur Lena lindtte çdo vit nga një fëmijë. Lindjet e tilla përsëriten

edhe kur ai jeton në Fundinë. Nika vonë pendohet se qe nxituar në atë

çast, kur e kishte rrahur atë dhe kështu me kalimin e kohës pendohet

rëndë, mallkon ditën kur kishte lindur. Me gruan shihen tri-katër herë

në vit, ngaqë punon vazhdimisht, kështu që ara e tij qe më pjellore se

ato të tjerat. Lena i mbron fëmijët, kur ata nuk punonin ashtu si duhej,

me të shoqin flet urtë e butë: “ (…) ty të vijnë punët ma mire për dore!”

Mes këtyre dilemave nis jetën e qetë me familje, jeton e punon i vetmuar,

falë punës së suksesshme në Fundinë ai në fis bëhet sinonim i

suksesit dhe fillojnë ta nderojnë bij e bija, gruaja, vëllezërit, fisi. Madje,

mu për këtë e zonja e shtëpisë nuk e fsheh simpatinë, dashurinë, por

edhe fillon të mburret me të, me pietet e kujton dhe ushqen mendime

e fjalë të zgjedhura për njeriun e dashur të zemrës së saj që me krenari

e quan: “ zot të plangut”, e zot të zemrës. Kur dashuria bashkëshortore

përtëritet, shpirtkëqijtë përhapin fjalë se Nikën e viziton një grua (që

merr hije legjendash) që ai gjoja e kishte rrëmbyer forcërisht dhe marrëzisht

shuante rreshkun e tërbuar për femrat e huaja nga edhe pas

këtij akti arrinte t’i zbuste edhe i shkonin pas. Por edhe thoshin se: “

...nuk ashtë grue me mish e me gjak (...), por Zanë mali!”. (…) “ Nika ka

ra në dorë të ndonjë Zane.”, që atij ia ka nxjerrë palcën e kurrizit me një

gjilpërë fyell dhe po ajo dorë e lehtë e Zanës ia ka zëvendësuar palcën

me një lëng të ëmbël të bimëve të bjeshkës.

Yrjet Berisha

78

Shpifjet e kësaj natyre i kuptojnë edhe familjarët. Djemtë lëvizin

gurë e drunj për të mësuar të vërtetën. Nika këtë e mohonte fuqishëm.

Ç’është e vërteta Nikën e vizitonin komitë, udhëtarë të rastit, por jo

Zanat. Djemtë e akuzojnë rëndë të atin. Lena kur e kupton të vërtetën

fillon ta mbrojë, madje ndihet fajtore nga fakti se: “qenkam largue

burrit tim, t’et të gjashtë fëmijëve të mij. Si? Ai gjallë nuk më ha!”Nga

ky çast ajo nis ta vizitojë Nikën në Fundinë ku bindet vetë se ai ishte

njeri i ndershëm, punëtor, gjahtar që u shet lëkurë kafshësh tregtarëve

shkodranë. “Pas zbulimit të andjes për burrë, Lena dyzetvjeçare u lidh

për burrë si lisna për gur e tokë.”29 Për dashurinë e prindërve fëmijët e

xhelozojnë nënën, s’përtojnë ta quajnë të dale menç! Ata edhe të atin

“plak” e fyejen. Pavarësisht nga këto bindje Nika është prind i ndërgjegjshëm

e i kujdeshëm për familjen e vet. Djemve u blen tokë në Fundinë

nga fisi i Arrasve.

Nika është arqetip i njeriut të mirë e punëtor. Ai është viktimë e

shpifjeve të shumta, zanafilla e të cilave fillon nga vëllezërit, djemtë, fisi

dhe barinjtë trillues që nuk e duronin Nikën “bandil”, i cili qe bërë gaz

i botës, sipas tyre. E vërteta ishte krejt ndryshe dhe këtë “fshehtësi” e

kupton së pari Lena, e cila sheh se “Zoti i plangut” qe flijuar për familjen

duke punuar ditë e natë, Ai ua kishte marrë dorën punëve të bujqësisë,

zejeve të ndryshme, madje edhe lakonte hekurin. Nika, grindavec

i dikurshëm, bëhet njeri i përgjegjshëm dhe i rëndësishëm për familjen.

Për këtë atmosferë të fryrë e të pështirë ai filimisht shqetësohet,

por më vonë bashkëshortja e tij e kupton të vërtetën dhe kur fillon ta

vizitojë, ajo ndjehet si e rilindur; fillon ta dashurojë më tepër se kurrë,

29 Vepra e sipërcituar, faqe .

PROZA E CAMAJT

79

ndjehet krenare që ka një burrë të tillë. Fryt i kësaj dashurie të përtërirë

është shtatëzënia e vonë. Ai vdes duke punuar në Fundinë.

Novela “Rrungaja në mars” trajton jetën e dy heronjve fatkeq, të

njohur e të çmuar në mjedisin e vet: ata shquhen si luftëtarë të denjë.

Duan një copë më të madhe të lirisë, duan t’i flakin doket patrialkale që

ua nxinin jetën. Jera shqetësohet se femra e ndryrë brenda një shtëpie,

që ajo e quan shpellë, jeton si është më keq. Zërin e saj nuk e dëgjon

askush dhe injorohet. Doket e akullta me borë bjeshke mundohet ta

thyejë fillimisht në shtëpi, pastaj merr guximin që këtë ta bëjë edhe

në log burrash. I ati me shpirt të venitur i gëzohet vajzës, sepse që ia

zëvendësonte mallin për një djalë që Zoti nuk ia gëzoi prehrin. Veprimet

e Jerës nuk u pëlqenin malësorëve, andaj mu për këtë çështje e

këtë ide, novela merr sipërfaqe të universit aksiologjik të personazhit

që futet në embrionin e problemeve patriarkale të malësisë.

Jera në kuptimin ideor, psikologjik, sociologjik, antropologjik do

ta thyejë botën mesjetare në atë vis. Në këtë mënyrë kërkon liri më

të madhe edhe për gjininë femërore, jetë më të mirë për malësoret.

Megjithkëtë, barrë të rëndë mban mbi shpatullat e brishta që në krah

të djathtë ka intelektualin e ri: Dakun, bashkënxënës në qytet që mundohen

t’i hapin sytë vetë, në Malësi. Të rinjtë e kanë vështirë t’iu largohen

dokeve e rregullave absurde, mesjetare.

Novela “Rrungaja...” e Martin Camajt, sipas sipërfaqes së diskursit,

ka një gërshetim idesh që e lidhin me veprat e tjera që ndryshe quhen

metatekst. Në fabulat e tyre ngritet problemi i njëjtë, por niveli i tyre

pasqyron këndin e ndjenjave vetjake e të çiltër të filizave të rinj që rriten

mes lisave të ashpër e shkëmbinjve me myshqe, me ulurimë ujqish

por që edukohen e arsimohen në qytet.

Yrjet Berisha

80

Idetë e tilla të ndeshura a të gërshëtuara në këtë mënyrë shpeshherë

janë një sprovë e madhe kundërshtuese për gjendjen kaotike izoluese

të banorëve nga mungesa e rrugëve dhe largësia me qytetin, motin e lig

që është i barabartë me të jetuarit në mesjetë a në gjendje të jashtëzakonshme

a të luftës që e kishin rrethuar shpesh malësorin tonë. Dhe jo

rastësisht s’ndodh rrokullisja e Dokut me ortekun e borës në shoqëri

me ujq. Këto personazhe marrin përmasën e arqetipit të kreshnikëve.

Fundi i tij e i ujqve është një lojë tragjike që jo rastësisht shoqërohet me

ta. Miqësi me ujq e egërsira kanë pasur vetëm kreshnikët.

Emocionet e Jerës e të Dakut janë të sinqerta dhe ndjejnë simpati

për njëri-tjetrin, mirëpo veprimi i tyre ka një si shtytje herë të vrullshme

e herë tejet inerte nga të dy palët. Djaloshi shpeshherë mundohet

ta bëjë për vete vashën, por në rastet e fundit heq dorë nga aventurat

e tilla, ngaqë edhe vetë e kuptoi, se s’duhej të nxitonte, sepse ende

ishin të rinj. Në disa çaste ai shtytet nga gjaknxehtësia. Duket se rrebe

e denjë të djaloshit brutal. Por ka raste kur është gjakftohtë dhe i përmbajtur,

këtë bujari ia imponon bukuria e mençuria e vashës e re. Vasha

e kupton krejt ndryshe botën e tij. Liria e tepruar e vashës në Malësi e

vë në dilemë djaloshin, i cili trembet se bredhjet e saj vetëm nëpër mal

mund të marrin fund duke u rrëmbyer forcërisht nga ndonjë njeri, pa

pyetur fare për moshën e saj, ngaqë në Përtejqafë mungonin femrat,

prandaj ai në mënyrë të posaçme vashën e ruan e kujdeset, por në fund

ai nuk e gëzon atë. Në fund ajo do të vuajë shumë pas zhdukjes së tij,

nga orteku i borës.

Novela është shkruar në formën e poetikës reale. Idetë e ngritura

në këtë tekst letrar kanë stil emocionues që pasqyrojnë vetëdijen e

banorëve të zhytur në doke, andaj jo rastësisht diskursi i quan njerëz

PROZA E CAMAJT

81

të pashtëpi, turra plangjesh, pa dhoma në hapësirë, që ndezin zjarr

flakadanë sa për t’u ngrohur njëzet veta. Ideja e autorit në novelë është

të bëjë përhapjen iluministe që do të nxjerrë nga jeta mesjetare ata

banorë që banojnë si në një kontinent të harruar dhe me ligje shumë të

lashta. Protagonistët janë përfaqësues tipikë që flijohen për të qenmen

njerëzore; janë arqetip të qëndresës, arqetip të dashurisë platonike,

që në fund dashuria e ndaluar u hakmerret të dyve. Në fund, ajo i rri

“besnike” djaloshit, s’martohet pas vdekjes ë tij.

Shpirti i Lushit ka urrejtje për katundin Buzëlumë, sepse ai kishte

bindje se ai katund u bë shkaktar që i biri vdes, gjoja për të shkuar te

ajo. Jerën e mundon kompleksi se përse nuk i flisnin banorët e Përtejqafës.

Lot nuk nxjerr edhe kur i vdesin familjarët, meqë lot të tillë

s’kishte nxjerrë kur i kishte vdekur i dashuri. Ajo vdes e moshuar.

Poetika e kësaj novele ndërtohet nga një paradoks: heronjtë e arsimuar

bien pre e banorëve të cilët i urrenin, sepse ata nuk dinin të

përkuleshin para stuhive të dokeve, ishin “mish i egër” në trupin e tyre.

Ajo ishte vashë me shumë motra që sapo nis të arsimohet në qytet fillon

e i përbuz paragrafët e ngurtë të një sistemi robërues dokënor, andaj

edhe si e re dashurohet për t’iu kundërvënë dokeve.

Jeta e tyre ishte tepër e rëndë, gjë që ai parandjenë se vendi malor

do t’ ia hajë kokën. Kjo ide, sa fatale e tragjike, është kryefabulë. Kjo ide

mbetet të shqyrtohet në ishte jeta proces natyror a sprovë e kohës, jetë e

hapësirës së njerëzve me botëkuptime të ndryshme. Ngrehina e tillë letrare

nis nga jehona e fuqishme e një diskursi me timbër të veçantë, që

shkel në tabanin e traditës së përrallave tona të lidhura me malësorin

e ujqit. Novela duket se ka brumin e një legjende që përfundon me faYrjet

Berisha

82

talitetin e dashurisë platonike. Bota e të rinjve fundoset ende pa filluar.

Aty marrin fund emocionet dhe aty hapen plagët e pashërueshme.

Veç këtyre karakteristikave ideore, novela merr pamjen e legjendave

me ujq, që janë sinonim i miqësisë së kreshnikëve të lashtë. Ujqit

në këtë rast simbolizojnë forcën dhe ngriten kundër pabesisë, lajkave,

dredhive. Fundi tragjik në novelë (është sipas poetikës tipike strukturaliste)

kur i shkaktohet nga një fuqi e madhe e natyrës që duket se

del nga mesi i tokës e i ngjet shkundullimës së kuçedrës nëntokësore

që me një të lëvizur zhduk kundërshtarin e vet: Dakun që është një arqetip

i Dragoit dhe i mallkuar nga të tjerët, sepse guxoi e theu traditën,

nëpërkëmbi doket; foli haptas për gjëra që ata nuk i kuptonin, u mbante

ligjërata për mënyrën e jetesës, sjelljet njerëzore etj.

Proza poetike “Dranja”, parë nga trajta e të shkruarit është në formën

e tregimeve të shkurtëra, që ka ngjashmëri me lirikën. Kjo prozë poetike

ndahet në tri pjesë nëntituj. Në vepër shfaqet madrigali klasik që

origjinën e ka te vargjet pastorale klasike italiane. Subejkti i saj është

ky: kostarët e gjejnë një breshkë, mbi shpinën e së cilës shëmbllen se

është mbështjellë një gjarpër, por ajo në fakt është rrashta e breshkës.

Njëri nga kostarët breshkën e pagëzon Drane, nga emri Drandafile, që

shkurtimisht e quajnë Dran: e - ja.

Breshka sipas mitologjisë popullore ka nam të keq dhe quhet pula e

dreqit, me shtrigën e kaluar mbi shpinë. Nami i keq i vishet nga koha

kur asaj i troket një mik në shtëpi, heq vorbën e mishit nga zjarri për

të mos ia hëngër ai. Mirëpo, kur natën e kap uria, mishin e hanë vetëm

dhe Perëndia atë çast e ndëshkon duke ia ngjitur vegshin në shpinë. Në

mëngjes turpërohet dhe kështu sa herë e sheh dikë të huaj, e turpëruPROZA

E CAMAJT

83

ar fsheh kokën nën rrashtë. Ajo akuzohet se është parazite që njeh dy

stinë: dimrin e verën.

Për këtë vepër letrare mendohet se ka përmbajtje dokumentare.

Autori e ka shkruar duke futur në përdorim simbolet dhe mëton ta

paraqesë botën e vet, vështërsitë, tragjikën e Dranjes që bredh në fushë,

vërri, male, brigje, gjatë dimrit hyn nën tokë. Breshka përjeton

shtatzëni pas përpjekjes së shtatit me Blerimin, por të njëjtën ndjenjë e

përjeton kur në qafë i mërdhezet lëkura, që i duket si therje blete, që ia

bën breshkani. Ajo i lakmon njerëzit e dhitë që me dhëmbë të mprehtë

përpinin fletët e lisave.

Dranja konsderohej kozmopolite, sepse kupa e rrashtës së saj i ngjan

gjysmës se rruzullit të tokës me ngjyra e raca të ndryshme. Rruzulli

në thelb ka zemrën e një breshke. Në rrugëtimin e vet Dranja mbërrin

në tempullin e Afërditës, aty ku arkeologu kryen gërmime e zbulime,

që dijetari e krahason si lterin e flijes, ku dëshmon se ajo është dhease,

jo endacake (lexo autoktone). Autori e quan frymor, që parim jetësor

ka shqisat e përgjysmuara mes ndiemit, ecën duke prekur, lind pa

dhembje. Aftësia e saj është të mos krijojë kufij me askënd, s’ankohet

për dhimbjet e vogla, s’grindet me moshatarët kryethinjur, s’shkon me

dikë në dasmë a mort etj. Breshka e popullata e saj nuk i bie në sy

askujt. Për ato s’shkruan shtypi, as s’jepen lajme, tregtohen. I shoqi i saj

ishte breshkani që lakmon shoqërinë e femrave të tjera, por ajo i ndal

hovin, etj.

Dranja është e lirë në verë, kurse në dimër gjen strehim nën tokë. Në

pranverë del nga nëntoka. Dimrin e kalon në tokën e terur në gjirin e

Drinit, nën rrëzat e shkëmbit. Ajo kishte provuar të hynte në kopshtin

zoologjik, por “nuk e kaloi provimin”. Kurse motra e saj aty bën jetë

Yrjet Berisha

84

komode: “Sa zgjohet prej gjumit në pranverë, e pret fleta e sallatës së

njomë, rritë nën qelq, dhe pi ujë në pjatë.”30 Kurse breshka fqinje greke

është e përkëdhelura e botës, ajo shihet me sy të mirë kurse injorohet

Dranja shqiptare. Arti i ligjërimit aludon në gjendjen tragjike të popullit

tonë. Ajo ruhet të mos bjerë në shpinë se kështu i kërcënohet mbytja

e zhdukja. Kur lind është e lodhur, ecën “fare e shtypur përdhè”, kështu

i vjen fundi pa qenë e zonja për të gërryer cipën e dheut në mënyrë që

t’ia hapë varrin vetes.

Dikur jeta e saj vazhdon e ekspozuar në asht, nga tregtarët e ndryshëm

në Alpe e gjetiu. Disa autorë të lashtë s’lënë pa shkruar për

të. Homeri shkruan në mënyrë hiperbolike, se: fara e saj rrjedh nga

përbindësh katallajë që kanë trajtën e saj. Në kohën e re ajo del ashtu

si e përshkruajnë tërë librat. Por edhe ruhet në dhomë nga zoti i saj që

kujdeset për atë.

Autori në këtë prozë poetike përdor mjetet artistike si: ironinë,

alegorinë, sarkazmin, hiperbolizmin etj., që i japin formë të pëlqyer

“Dranjës” së shkruar në formën klasike të madrigalit, por ky tekst është

i shkruar jo në poezi, por në prozë. Autori me qëllim të caktuar e tejet

të tejdukshëm parodizon breshkën Dranjë që s’është thjesht breshkë,

por është njeriu ynë, e teksti i tipit dokumentar. Ideja e tij është përdorimi

e fuqia e simboleve, figurave, metaforave, metonimisë të pasqyrojë

kaosin në të cilin gjinden banorët e shtypur e të shfrytëzuar deri në

palcë të kurrizit. Vetëm në këtë mënyrë mund të lexohet e interpretohet

teksti letrar i kësaj proze poetike, që autori e ka shkruar duke patur

kujdes në zgjedhjen e fjalëve.

30 M. Camaj: “Dranja”, Vepra e 3, botoi ShB ”Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 52.

PROZA E CAMAJT

85

Teksti i “Dranjës” ka raste kur i ngjanë poetikës së tregimeve të

shkurtra të H. L. Borhesit, shkrimtarit realmagjik nga Amerika Latine.

Shikuar në pikëpamje të mënyrës së poetikës, autori ironizon sistemin

e korruptuar të një shoqërie absurde.

Mbase do të ishte jo e drejtë të heshtnim për të gjitha këto ide të

hedhura në letër nga shkrimtari Martin Camaj, që u mundua të konceptojë

universin e ideve, sipas parametrave të tij që ishte çështje tejet

e ndieshme. Ai ka një pasqyrë të qartë për kohën e hapësirën që trajton

ashtu si ia merr mendja atij që s’dëgjon për imponime e detyrime. Tekstet

e servuara të zyrtarëve partiakë fare nuk i përfill. Ai i shkroi veprat

e veta mbështetur në logjikën e kulturën e tij, të dalë sipas idesë së tij,

që qëllimisht i neglizhon burimet “zyrtare” dhe u jep frymë teksteve

të tij që kanë logjikë të fshehur brenda mendjes së thjeshtë të njerëzve

të rëndomtë që nuk përfillin politikën e ditës, intrigat e ardhuara nga

qyteti, etj.

Veprat e këtij autori portretizojnë të gjitha format e mundshme të

disidencës që janë të lidhura me problemet njerëzore, historike, etnografike,

biologjike, psikologjike, etnografike etj., që i paraqet figurshëm

në kompozicionin artistik idetë e të cilave edhe janë të afërta me

nivelin estetik.

Yrjet Berisha

86

III. Kompozicioni

Karakteristikë e përgjithshme e prozës së Martin Camajt është se

mëton që në faqet e saj, dimensioni i shtresës së fabulës arrin të

modelojë artin tonë. E veçanta e veprave e tij është arti i ligjërimit që

ndërtohet me semiotikën e sipërfaqes së komopozicionit të shtruar

urtë e butë, me natyrën tipizuese të jetës së malësorëve tonë që nis nga

dhjetëvitshi i fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë e deri në futurizmin

e vitit 2335. Këtë diskurs e gjejmë në novelat e romanet e këtij autori

të shquara të letrave tona. Në aliteracionin letrare arti i këtyre veprave

ka kontura e sekuenca të ndërlidhura me përmasa praktike, sferë faktografike,

alkimi shkencore, aritmi kundërthënëse shoqërore, harmoni

të konstruktuar, sipas planeve të krijmtarisë letrare.

Shikuar në këtë kontekst, korpusi kryesor i prozës së tij trajton

doket e traditës sonë që marrin pamje nihiliste nga vlerat e një rendi e

një klase shoqërore, shpeshherë edhe të banalizuara e të konzumuara

a të shitura lirë nga sistemi totalitar, i cili ia arrin qëllimit duke luftuar

me çdo mjet e formë. Parodia e tillë sikur derdh dellin e nervin e artit

të ligjërimit me një nivel të kompozicionit që vë në peshojë sipërfaqen

e artit të mbeshtetur në horizontin dhe kontingjentin e pakuptimtë të

diktaturës totalitare që shpërfaqet në forma të ndryshme si monstrum.

Ky autor prozën e komponon në thellimin e formës së tekstit letrar

që i nënshtrohen nivelit të narracionit të skajshëm të pasqyruar në

PROZA E CAMAJT

87

retrospektivë e perspektivë. Në këtë korpus gjejmë ide e personazhë

të ndryshëm. Autori i këtyre veprave letrare ka arritur që në këtë nivel

artistik të formojë syezheun, botën origjinale mbështetur në kodin e

artit, që më tepër është produkt i një pune kërkimore e hulumtuese nga

përvoja e artit oral, i huazuar edhe nga analet tona që kanë vërshur në

etër ose edhe janë publikuar me pompë e më lëvdata të shtruara, me

ndriçim parajësor dantesk pak edhe me vokabular premtues e të kotë

që t’ia mpinë mendjen lexuesit. Prozat kanë fushën e gjenezës së perceptimit

harkor sintetikë letrar që enda e saj burim kryesor ka rrëfimin

e njohur verbal, që është në funksion me format e kristalizuara të metodave

bashkëkohore të artit, që kështu sendërtohen novelat e romanet

e ndryshëm të këtij autori. Vetëm mënyra e tillë mban kurreshtjen e

përheshme të lexuesit që janë të lidhura ngusht me idetë, kompozicionin

dhe shumë elemente artistike.

Zona kompozicionale e këtyre prozave ka personazhe, që rëndom

në këto materiale shfaqen si bartës kryesorë të idesë që janë pjesëmarrës

të sekuencave ku ballafaqohen në zhvillimin kryesore të idesë së

prozave në përgjithësi. Kështu edhe shfaqen një mori elementesh artistike,

personazhesh, që s’duhet nënçmuar, cilësitë, karakterët, veprimet

e tyre në mjediset ku jetojnë, tok me hallet e tyre që kështu ndihmojnë

ndriçimin a veprimin artistik, të mishëruara me jetën, njerëz, idetë e veprave

me tekst korrespondues a njëjtësimi i teksteve që ndryshe quhet

nëntekst. Kështuqë, veprat letrare rrinë afër së qenmes së tekstit me

përmasë nacionale, që në këtë formë i bënë sfidë diktaturës së kohëve

e sistemeve të ndryshme, aty ku zien e përzien dukuri e fenomene të

ndryshme. Kodi i tillë shquhet nga sipërfaqja e diskursit konstruktuese

e tekstit nga univerzumi aksiologjik a thënë ndryshe; shfaqen probYrjet

Berisha

88

leme etike të personazheve ku vlerat e tyre jetësore përfshihen në sferat

e ideve dhe psikologjisë autentike.

Proza e Martin Camajt, shikuar në pikëpamje tipologjike dallohet si

fenomen letrar, estetik, teorik, imponohet të kundrohet, sipas formës

interpretuese kritike që i nënshtrohet a vrojtohet në pikëpamje të zhvillimit

të artit që ka elemente të ndryshme të strukturës së romaneve

që sendërtohen me art të poetikave të ndryshme. Arti i tillë mundëson

komunikimin dhe interpretimin e ngrehinës letrare në mënyrë të harmonishme

dhe me korrektësi. Kështu, parë në kontekstin semiotikë,

arti i ligjërimit ka një sipërfaqe të procesit të posaçëm që kanë gërshëtim

të vazhdueshëm me elemente të ndryshme që kanë hapësirë në

të gjitha pikat referuese të temave, ideve, kompozicionit që përfshinë

çështje dominuese në planin artistik, estetik të një teksti, a të një krijmi

që ngritët në stadin e një vepreje të mirëfilltë të artit. Arti i tillë i thurur

mirë përcakton praninë e nëntipeve që nisin nga një bazë orientuese e

qartë, tipizuese e poetikës së romanit, materiali a teksti letrar i përmbahet

një shkolle, me një strukturë të veçantë, por edhe të një sistemi përcaktues

me përdorim të shenjave që kanë dinamik e harmoni mes veti.

Romanet e Martin Camajt, komponohen duke i nënshtruar sistemit

tipizues të temës, sepse korpusi i tyre ka orientim sfidues ose që kalon

nëpër shtresa të ndryshme të fabulës që shfaqen në paratekste që

ndriçohen nga tekste të mundshme anale (publicistike), që më shpesh

edhe ky kod ironizon pjellën monstruoze, siç ishte diktatura, e marrëzitë

e tyre në romanet: “Djella”, “Rrathë”, “Karpa”, novelat: “Katundi

me gjuhë të fshehtë”, “Gjon Gazulli”, romanet (e shkurtër) shoqëror:

“Pishtarët e natës”, “Rrungaja në mars”, por edhe romani i tipit psikologjik;

“Rrathë”. Kurse “Karpa”, e “Katundi i fshehtë”, ka poetikën

PROZA E CAMAJT

89

e prozës me elemente letrare moderne, që janë shtresa të bollshme

të poetikës perëndimore. S’duhet harruar, se pjesa dermuese e këtyre

teksteve fiktive, kanë kopozicion me dimensione sociale, etike, etnike,

filozofike, antroplogjike etj. Në këtë rast duhet bërë edhe një rigrupim

në formën e të vrojtuarit të përkatësisë, por edhe në bazën e hapësirës

së mjedisit ku edhe vendosët modeli i romanit, si e quan Veleku, që,

ndryshe merr një kategorizim të ri ku ndryshmet modelohen si romane

urbane e rurale. Diskursi i tillë i nënshtrohet punës kërkuese

e laboratirike me këmbëngultësi në pasurimin e artit të ligjërimit që

merr formën dalluese fishkëlluese, thumbuese, përqeshëse, shakaje,

shuplakosjeje e vlerave të dyshmta të një shoqërie me mjedise të izoluar

dhe tejet provokuese.

Një teorik i njohur i letërsisë M. Solar, në një studim të tij paraqet

parimet sinkronike të tipologjisë së romanit që i ndanë në tri grupe

kryesore: në frymën realiste të shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX), antirealist

a të ngjajshëm me romanin modern dhe, së fundi; romani i letërsisë

argëtuese që është i lidhur ngushtësisht me romanin realist.

Kështu në bazë të parimeve të tipologjisë së dy grupeve të para janë

shkruar edhe romanet e Martin Camajt. Në grupin e parë, atë të tipologjisë

traditës realiste, hyjnë romanet: “Pishtarët e natës”, “Rrathë”.

Kurse në grupin e dytë; hyn tipi romaneve modern në të cilin tip bëjnë

pjesë dy romanet: “Djella”, “Karpa”, novela e shkurtër: “Katundi me

gjuhë të fshehtë”. Kështu përmes kësaj hapësire kompozicionale dallohet

kjo prozë e gjatë, që tërë arkitektura e këtyre teksteve letrare, ndërtohen

nga semiotika e metateksteve. Arti i ligjërimit harmonizon përmasat

e korpusit të kompozicionit si shenjë përsëritëse e elementeve

artistike e estetike, që kështu marrin ndarje të dukshme të romaneve

Yrjet Berisha

90

me tematikë nga rrëfimi si modalitet dhe rrëfimi i zonës së personit

historik, pa u larguar nga karakteri social, pa ia kthyer shpinën univerzumit

aksiologjike31 të personazhit si qenie njerëzore që mbështetën në

zonën e karhut të procesit të konstituimit autogjenetik e atij universal.

Këto romane duket se janë shkruar nga përvoja e veçantë që një kategori

receptimi ka dimension amlugiuteti a polisemik. Në këtë kontekst,

reagimi strehohet në segmentin e strategjisë estetike. Kështu, parë nga

kuptimi i modelimi implicit i lexuesit të rëndomtë, këto romane dallojnë

mes veti.

Ashtu si thamë më sipër “Pishtari…”, si tekst e si strukturë i përket

artit modelues së poetikës reale që herë pas herë me këtë tekst letrar

vërshojnë sekuenca magjike e fantastike (; kur kihet parasysh provienca

e arealit të zanave, Nikë, zejtarët shkodranë, kanë vizone se ai është

kreshnik). Romani i vëllimshëm; “Rrathë”, në brendësi ka modelin e

tekstit real mbarshtruar me kompozicion parabollik, diskursi i të cilit

është i vërshuar nga areali i rrotllave, dimensioni nacional me poetikë

nga mitologjia e folklorit tonë, karakteristikë kjo shumë e hershme e

artit të romanit. Romani “Djella”, dallon rrënjësisht, nga i pari, ai ndërtohet

nga një model i zhdërvjellët i romanit bashkëkohor, korpusi i

të cilit është komponuar sipas një moduesi të huazuar nga metateksti

lirik si formë e njohur e poetikës së romaneve moderne europjane

(“Ulisi”, i Xh. Xhojsit ka modus të prozës, poezisë, dramës). Rrugë të

tillë ndjek edhe prozatori i ri i asokohshëm Martin Camaj, kur e botoi

romanin, që kritika jonë në Diasporë e priti mirë.

“Karpa”, është njëri ndër romanet më të mirë. Vepra ka katër kapituj,

shkruar në formën e tregimeve mund të kuptohen si nëntituj të

31 Disiplinë e filozofisë që me problemet etike dhe vlerat jetësore.

PROZA E CAMAJT

91

posaçëm. Ky roman është i fundit që shafqet si vepër e kulminacionit të

pjekurisë artistike e estetike, skalitur me një gjuhë të pasur me simbole

që në këtë formë manipulon me ngrehinën letrare, që vë një urë lidhëse

me estetikën, kritikën e studiuesit e letërsisë.

Ndërkaq, novela e shkurtër: “Katundi…”, është një prozë (e tipit

prozës së U. Foknerit,) brenda së cilës shfaqet arti i ligjërimit në formë

trascendentale; ku në këtë material letrar gjen hapsërirë ringjallja e

modelit të univerzumit aksilogjik të personazhëve që marrin shenjat

dalluese të kodit zbulues a të kodit hermeneutikë ku edhe paqësohet a

ndërlidhët procesi libdos platonike (i rinisë) që disi merr hapësirë në

ndërdijen autogjenetike të një zgjimi të libdos ( në pjekuri) me ngjyra

autentike paksa neoromantike në një hapësirë të zymtë e të harruar

arbëreshe.

Veç këtyre cilësive të thëna shkurt e qartë, arti i këtyre romaneve të

Martin Camajt, padyshim se ka elemente të përmasave e të parimeve

tipologjike të konstruktuara në formë paralele a të shkallë-shkallshme,

në strukturën e tyre, diskursi i të cilave zë fill nga bota a jeta e arealit

perceptues dhe reprodukimi përcaktues i ngritur në sipërfaqen e

modelit me monolog të brendshëm dhe me teksturë të mbështetur në

interes a zhvillim të shtresave të ndryshme të artit e të kodit vendimtar

a proairetik

Teorikët e estetët e letërsisë që në poetikën e prozës artistike hulumtojnë

artin e saj, në këso raste rëndom bazohen edhe në sipërfaqen

konkrete të këtij arti, që vështron hollësisht arti i ligjërimit, në

paraqitjen e protagonistëve dhe universin e etnogjenezës së lidhur me

hapësirën, në kuptimin filozofik, psikologjik, antropologjik etj. Autori

kështu vepron thuajse në të gjitha romanet e novelat e veta. Dhe në një

Yrjet Berisha

92

zonë a kategori tjetër, vendosën banorët që janë pjesë përbërëse e atij

areali a e asaj orbite hapësinore e tekstit fiktiv fisnikëruar me metatekst.

Ndarja, shkëputja mes veti e këtyre çështjeve në mënyrë cezarik nuk

mund të bëhet, ngaqë këto vepra arti dallojnë mes veti sipas poetikës

së tyre që kanë modele të ndryshme konstruktimi ose edhe më shpesh

këto vepra sfidojnë fakturën e interesin e peripecive.

Parë në kontekstin e sferës konkrete, romanet e novelat e Martin

Camajt, ndahen a katogorizohen edhe në pikëpamje të fushës së transferimit

rajonal a të visit, por edhe në fushën personale a të univerzumit

aksionlogjik të personazhit, në mjedis shoqëror etj., që vëhet në sprovë

e qenmja a ekzisteca e këtyre kategorive a fushave, që lirshëm diskursi

skicon a ilustron kategorinë e parë (universin akseologjik të një personazhi)

me mjedisin tjetër atë të; (universit akseologjik univerzal) që

veç tjerash edhe plotësojnë njëra-tjetrën. Teoriku e esteti bashkëkohor

gjerman; Volfgang Kajzeri32, në një studim të tij parimet e tipologjisë së

romanit i ndanë në tri nëntipe: romani i ngjarjeve (Geschehnisroman),

romani i figurës (Figurenroman) dhe romani i hapësirës (Raumroman).

Kështu, këto nëntipe lexuesi do t’i has edhe në veprat e tij që

variojnë në të gjitha nëntipet e sipërshënuara.

Shkrimtari i arsimuar e i edukuar në shkolla letrare moderne

botërore, s’ka mundur të qëndrojë duarkryq para poetikës bashkëkohore

perëndimore. Kështu për t’u ilustruar ky pohim vlen të përmendim

se romani: “Karpa”, ka një arkitekturë e një formë fare të re

të diskursit. Me këtë roman autori radhitet, në mesin e romansierëve

më serioz në poetikën tonë moderne. Këtij tipi të romanit i shtohet

edhe novelat: “Katundi me gjuhë të fshehtë”, “Shkundullima”, pa harru-

32 Z. Shkreb – A. Stamaq: “Hyrje në letërsi”, botoi “Libër ”, Zagreb, 1986 faqe 365.

PROZA E CAMAJT

93

ar edhe sprovën e tij të parë letrare, romanin ;”Djella” etj., që edhe këto

krijime artistike, hyjnë në prozën artistike të të shqiptuarit modern të

tekstit letrar.

Në këto romane e novela, diskursi është i kultivuar dhe ka një semiotikë

të fshehtë, alegori, ironi etj., që shtrihen në fusha aktualogjenetike

që po nuk u lexuan me kujdes, tekstit i humb fija e logjikës. Autori

i jep të drejtë narracionit që të manipulojë me subjektin dhe sipërfaqen

e kompozicionit, me universin akseologjik të personazhëve, me arsenalin

semiotikë të njohur ndryshe edhe si elemente artistik që veprat

letrare krijohen veçëse përmes këtyre formave filologjike imagjinative.

Sekuencat e tilla nisin nga sendërtimi i poetikës me ngjyra psikoanalitike

dhe me shtresa të thella filozofike ku edhe e kanë zanafillën por

edhe dalin në shesh shumë modele arti me sprova të ndryshme komponimi

të ngrehinës artistike që kështu sheshohen kodet e njohura e

të panjohura të sfrocuara në universin akseologjik të personazhëve që

janë krijime të imagjinatës së autorit.

Të gjitha elementete artistike të pranishme në roman marrin formë

konstituive dhe të paluhatshme që në këtë mënyrë hyjnë në veprim dhe

bindshëm kryejnë mesazhin e tyre të ngritur në nivelin e artit nga laboratori

artistik eksperimentues. Veprat e tij ndërtohen nga një shtresë

kompozicionale e re, pa u larguar nga poetikat e së kaluarës. Ka raste,

kur fabula e kësaj proze zhvillohet në ndërdije, në monolog, por edhe

në dialog tejet ekspersiv. Bota a universi aksiologjik i personazheve

shquhet me rreze të ndryshme meditimi e veprimi në kohë e hapësirë

të dukshme e me interes.

Kështu proza e tillë merr formën e një ngrehine artistike që efekti i

saj është më i pëlqyeshëm ashtu si e kërkon edhe hapësira e të jetuarit

Yrjet Berisha

94

që zhvillohet në konstrukte të reja e te veçanta, që zbatohet me poetikën

e shqiptimit modern vetëm në veprat e autorëve të njohur. Por ka raste

kur semiotika e kësaj proze herë-herë ka shtresa të ngjyera në arealin e

lojës së fjalëve (a me rrotlla), anekdota, përralla, tekst magjik, balada,

lirikë, ep, këngë etj. Arti i këtij teksti ndërtohet me ngjyra medituese e

asociative që kështu poetika e kësaj proze përfundimisht merr formën

e romanit të rrjedhës së ndërdijes, sikundër është romani (“Karpa”)

poetika a modeli i të cilit është ekzemplar i rrallë, jo vetëm i letërsisë

sonë, por parë në kontekst krahasues edhe në letërsinë botërore.

Arti i këtyre veprave shtytet e kodifikohet në pozicione të posaçme

të natyrës së poetikës moderne, që bindshëm e me logjikë di t’i adoptohet

formës së artit ligjërimor që ndërtohet përmes zonës imagjinative

që futet në horizonte e labirinthet e pyllit narrativ si thotë Eko, a në

rrathët aventuristik, bredhës, dantesk, etj., evolon narracioni i ngjeshur

si modus, si zë, si kumbim i largët, si kohezion33 i pasigurt etj. Andaj

përmes këtyre shenjave e modeleve të pyllit të sipërfaqes së diskursit,

shtrohet plani montues i semiotikës së ngrehinës artistike që mbështet

në mite e legjenda tona (por edhe në letërsi të huaja), autori konstrukton

botën e veçantë të universit aksilogjik të personazheve me shenja

dalluese, që ndryshe quhen; emra, të disa llojshëm për t’u fshehur nga

diktatura. Shqiptimi i tillë duket se është monoton, dhe merr shtytje

përmes çasteve absurde e në shtresa të tilla të gjitha këto materiale të

ndryshme të fabulës komponohen këto proza.

Përmbajta e romanit ka ide të paimponueshme, që kjo bindje fitohet

duke qëmtuar zhvillimin e konstiuimin kompozicional të ngrehinës

letrare të cytur në gjetjen e formës karakteristike e origjinale në

33 Bisedë.

PROZA E CAMAJT

95

shkrimin e tekstit dominat që kundrohet, shijohet, peshohet nga receptimi

i rëndomtë e heterogjenë. Krahas këtij konstatimi të qëllimshëm,

të nxitimthem dhe provokues; veç tjerash Martin Camaj; është

njohës i rrallë i epikës, lirikës, mitit e folklorit tonë, a thënë në përgjithësi;

i letërsisë popullore (në veçanti asaj të Shqipërisë Veriore e të

arbëreshëve) shqiptare që është e lashtë.

Konstatimi ynë, mbështet në arkitekturën e veprave të këtij autori që

letërsia, kultura, tradita jonë është ngritur përmes funksionit të tekstit

simbolik. Fushë kjo e njohur, dhe e studiuar nga autori, që ishte rritur,

edukuar, e mbase i ka ditur përmenq dhe më në fund edhe i ka zbatuar

në këto romane e novela, epin, këngët, rrëfimet, materialet e pasura

orale të malësorëve, etj. Të gjitha këto visare malësore janë çështje vendimtare

të pasurisë intelektuale e materiale nga trashëgimia jonë që ia

kanë mundësuar autorit të formohet si mjeshtër elitor, duke kultivuar

me fanatizëm artin që shqiptohet fuqishëm nga një gjuhë e gërmuar

thellë në thesarin e hershëm dhe të pashfrytëzuar e të pazbatuar në

zonat e vonshme të kodit të poetikës e të artit të ligjërimit që here-herë,

nis në gjini të prozës dhe marrin tharmin e vargjeve të lirikës, por edhe

me shtresa të monologut e dialogut të dramës me laryshinë medituese

e tekstit filozofik.

Kështu kritikët tanë bashkëkohorë e kanë gjykuar mjaft kompozicionin

e veprave të tij. Lidhur me të kanë shkruar Ernest Koliqi,34 Arshi

34 Ernest Koliqi: në Pasthënie të romanit “Djella”, të Martin Camajt, botuar nga ShB

“Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 146 shkruan kështu: “Djella e Camaj-t, tue i u shamngë

guximtarisht çdo konvencjonalizmi shtinjarak e tue na vizatue me pendë mjeshtrore

bukurit e shembtimit e nji pjese së gjallë të botës shqiptare, ka me xanë menjiherë nji

vend të shquem në letërsi t’onë.”

Yrjet Berisha

96

Pipa,35 Anton Berisha,36 Sali Bashota37 etj., që kanë patur fat t’i kenë në

dorë veprat letrare të Martin Camajt.

“Pishtarët e natës”, shikuar nga pikëpamja kompozicionale është

ndërtuar sipas shtresave të novelës së gjatë në formën e një kronike

familjare që nis “mbas vdekzotit të shtëpisë, të jatit të shtatë bijve.” Vend

më rëndësi në novelë a romanin e shkurtër, autori i kushtoi grindjes

vëllezërore që edhe është motiv kryesor cytës i ngehinës letrare. Për

këtë vepër kështu ka shkruar A. Berisha: “Ai nuk e përdor të rrëfyerit

linear, por e degëzon atë, duke e ruajtur drejtpeshimin e elementeve

qenësore të veprës artistike dhe ngrohtësinë e rrëfimit. Teksti dhe fjalia

e tij janë të qeta, mendimi është i thellë dhe i pasur, me mundësi të

shumta konotuese.”38

Për këtë novelë ka shkruar edhe R. Musliu: “Duke ndjekur vijën e

rrëfimit novelistik të Camajt bien në sy dy probleme: deskriptivimi i

35 Arshi Pipa, në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 1. Prishtinë, 1996, faqe 31, shkruan: “Te

dyja (Dranja e Djella, shën., i ynë ) i kanë rranjët e folklorin shqiptar, kanë kompozicion

rapsodik, janë të shkrueme në nji stil eliptik dhe duhet lexue si vpra letrare alegorike.

” Kurse për romanin: “Rrathë”, A. Pipa, shkruan në revistën letrare të ShBA

“Letërsia botërore sot” (World Literature Tody), botuar në Universitetin e Oklahomës,

në verën e 1979, shkruan: “Romani është i sofistikuar, ai është pothuaj antiroman dhe

i papresedencë në letërsinë shqiptare, “Rrathët”, pasqyron një udhëtim nostalgjik të

një mërgimtari që e rishkon vendin e tij dhe shtëpinë e braktisur. ” Përktheu Shqipe

Berisha.

36 Anton Berisha: “Vepra letrare e Martin Camajt”, botim i autori, Kozencë, 1994, faqe

50., shkruan: “Përkundër faktit se veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të përbashkëta,

sidomos si strukturë gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë, secila prej tyre

paraqet një botë artistike e kuptimore të mëvetësisshmedhe rrjedhismisht me këtë

edhe mundësinë e ndikimit të veçantçë estetik. ”..

37 Sali Bashota: në rev. let. “Jeta e re”, nr. 1. Prishtinë, 1996, faqe 96, shkruan kështu:

“Prandja, mund të thuhet se shkrimtari ka ndërtuar me mjeshtri të rralllë pamjen dhe

karakterin e personazhit. Natyrisht, specifika e tillë e vështrimit ka të bëjë edhe me pikat

kryesore të retrospektivës dhe perspktivës së këtij persoanzhi përbrenda ambientit

si edhe përshkrimit të shkathët metaforik që bëhet duke u nisur nga kompozicioni

shumëplanësh dhe bartja e mesazhit.”

38 A. Berisha: “Vepra letrare e M. Camajt”, Kozencë, 2004 faqe 7.

PROZA E CAMAJT

97

ambientit dhe detajizimi i profilit shpirtëror të personazheve. Duke

ndjekur vijën e parë narrative na duket se autori priret nga të rrëfyerit

natyral, koloriti ambiental, përshkrimi i forcave të natyrës dhe të determinimit

të saj në raport me njeriun (personazhin).”39

Në punën tonë kërkuese, s’kemi hasur shkrime tjera kritik konkret

të mëtejshëm rreth kësaj noveleje të gjatë e romani të shkurtër. Kjo

çështje mbase nuk ka zgjuar interesim, mbase është lënë në heshtje,

për arsye të panjohura. Nga të gjitha veprat letrare, krejt ndryshe është

vepruar me “Dranjën”. Për këtë vepër është shkruar shumë edhe pse

modeli i saj është i patraditë në letrat tona.

Novela ka artin e vet që kritikëve e studjusëve tanë, nuk i ka munguar

vullneti, për ta interpretuar edhe pse në rrethana e hapësirën e

qarqve letrare u zbatuan rregulla e parime jashtëletrare, kur veprat e tij

u ekskomunikuan arbirtrarisht. Rëndues është fakti se u bë refuzimi i

imponueshme për lexuesin heterogjenë, për të vlerësuar këtë semiotikë.

Për këtë problem mëkate të mëdha kishte estetika e interpretimit

socraealist, krahasues a në metodologji të tjera ku kritikët e teorikët e

vlerësonin, sipas politikës ditore në frymën e filozofisë, teorisë e estetikës

së realsocializmit rus!

Martin Camaj, novelën: “Pishtarët e natës”, nis ta shkruajë me poetikë

të rëndomtë. Fillimisht në kompozicionin e saj del elementi artistik

i peizazhit i cytur nga inteziteti i teksturës fiktive. Kjo vepër është

shkruar me një frymëzim të semiotikës së dalë nga rrafshi mitologjik

ilir e ai i letërsisë popullore që ky krijimi artistik si i tillë, zë vend në

ledhet e ndryshme narrative. Mu për këtë dallesë novela e gjatë a ro-

39 Ramadan Musliu: “Kompleksiviteti i vizionit artistik”, gazeta “Bujku”, më 30 . V. 1992.

Yrjet Berisha

98

mani i shkurtër, trajton çështje të lidhura me romanin e kronotropin e

hapësirës e me romanin e pragut, si thotë Bahtini.

Kështu, proza ndërtohet me një shtytje të dukshme të sfidës intime,

familjare me motive të ndryshme të hapura të një bote të ngritur në

nivelin artistik duke marrë diç nga realja e diç nga fiktivja dhe kështu

sendërtohen kronotropet e romanit të sipërshënuar që kanë universin

e ndurdurshëm të arqetipeve me segmente e hapësirë të lirë që krejt papritmas

edhe korpusi i tillë merr model e fuqi shqiptimi më të madhe,

më të pëlqyeshme, për lexuesin.

Në këtë vepër ngritet niveli sipërfaqësor i fshehur e ai i motivit të

problemeve bashkëshortor që fillmisht duket i acarueshëm, por më

vonë këto çështje marrin një përmasë e një kuptim tjetër. Këto raporte

shënojnë stadin e marrdhënieve të ngurtësuara, veç tjerash edhe atë

familjar, që më vonë marrin kahje të ndryshme. Por, s’duhet harruar se

autori këtë teksturë e nis nga një fabulë e veçantë në ato të përgjithshmet,

ku edhe mëton të portretizojë anmbientin, figurën e malësorëve.

Arti ligjërues i kësaj proze shtrihet brenda kufijve të imagjinatës

e të trillimit me elemente të stërholluara të estetikës me montimin e

tablove në formë mozaiqesh që në këtë mënyrë sendërtojnë korpusin

e kompozicionit të kësaj ngrehine letrare. Shikuar nga ky kundrim; diskursi

i saj mëton të kalojë krizën e imponuar e tejet delikate të një

familjeje e të një fisi, që mbi shpinë paten barrën e një kompleksi disa

vjeçar, të rëndë, të shpifur e të mbllaqitur nëpër dhëmbë, nga e kaluara

ku fiksioni artistik e estetik, huazojnë materiale publicistike si kronika,

përralla, anekdoda, thashethëna, por vendimtar është peripecia e saj,

që anon nga saga nordike, sepse i kësaj natyre është edhe përshkrimi i

PROZA E CAMAJT

99

hapësirës së madhe ku është vendosur ky korpus arti i këtij romani të

shkurtër.

“Pishtarët e natës”, është shkruar me poetikë realiste, por tek-tuk

ky tekst ka shtresa narrative të prozës psikoanalitike, arti i së cilës, por

edhe niveli kompozicional i kësaj vepreje pasurohet me shtresa neoromantike,

por edhe shkon një hap mëtej në segmentin e kodit të fshehtë

mitologjik shqiptar. Universi i protagonistëve të kësaj prozë, ndryshe

nga romanet: “Rrathë”, “Karpa”, nuk i kanë nga dy-tre emra. Nika, është

bartës kryesor i universit aksiologjik të personazhit që nis strumbullarin

e fabulës që nga faqja e parë e romanit të shkurtër e deri të e fundit.

Arti i tillë ligjërues shtron shtresat narrative që kanë synim paraqitjen

e një vepreje që shtrihet në një vis alpik, me heronj sa real, poaq

edhe kreshnikë, që mbesin në mbamendje e malësorëve, por edhe të

zejtarëve nga kryeqyteti i Ilirisë.

Arti i kësaj proze është ndërtuar me strukturë të njohur të letrave të

traditës. Diskursi i tillë bëhet përmes një ekspozeje të nivelit sipërfaqësor

i mbarshtruar përmes një njësie të fabulës me dimension retrospektivë

ku në këtë mënyrë bëhet paraqitja e pemës gjeonologjike të një

familjeje, me narracion perspektivë. Fabula e novelës ndërtohet mes dy

linjave narrative të sipërshënuara, duke paraqetur universin akseologjik

të personazheve në hapësirë, në botëkuptime të ndryshme. Në

njërën anë është Nika i vetmuar në natyrën e hapur dhe në anën tjetër

është Lena me familje e fis, që këta dy jetojnë në një distance acaruese,

sfiduese, befasuese, ku me vonë dukuritë e fenomenet e ndryshëm zënë

vendin real. Në këtë nivel shfaqet motivi fisnor a indvidual. Kurse, në

këtë novelë të gjatë është edhe një shtresë kompozicionale që mëton

të ndriçojë rrafshin dhe çështjet e lidhura me botën dhe hapësirën ku

Yrjet Berisha

100

mbizotëron arti i novelës regjionale, i ngritur në motivin historik, si

është lëvizja e komitëve e luftëtarëve të tjerë.

Kompozicioni s’është gjithaq i gërshetueshëm, por hyn në radhën

e katogorizimit të motiveve të proviencës antropologjike e të fushave

të përafërta. Nisur nga ky kategorizim kompozicioni ka shtrirjen, një

numër të caktuar të universit aksiologjik të personazheve, që janë të

lidhura me botën e veçantë në një krahinë të veçantë. Kështu arti i

veprës ndërtohet nga perceptimi i shkrimtarit që tejkalon transponimin

artistik të nduardurshme të mbarshtruar në një kohë e hapësirë të

hershme dhe me interes për lexuesin.

Motiv paradoksal është universi aksiologjik i një personazhi, i cili

jeton i vetmuar, larg familjes e fisit. Shikuar sipas pikëvështrimit krahasues,

ai është një Robinson Kruso shqiptar, i shekullit nëntëmbëdhjetë

a i fillimshekullit njëzet. Problemet e shumta të ngritura në këtë

mënyrë realizojnë këtë motiv e këtë kompozicion me elemente të bollshme

artistike, me strukturë të novelës së gjatë që shtrihet në fushën

perceptuese të harkut sintetik që përmes subjekit të shtruar sintaktik

ndërtohet shtresa kompozicionale me natyrën e katarsisit rreth çështjeve

e problemeve karakteristike familjare e shoqërore.

Në prozën që shfaqet modeli i tillë artistik, ia arrin qëllimit të krijojë

prozën artistike të mbarështruar me shtresa të ndryshme narrative që

sforcojnë komopzicionin, çështjet parësore që ndërtojnë një prozë me

përmasa reale, mitologjike, familjare, fisnore, sociologjike, psikologjike,

moderne, antropologjike. Proza ndërtohet falë thellësisë edhe linjave

të narracionit kronik që diskursi i tillë mëton të gjurmojë edhe

çështjet shpirtërore, ndjenjat njerëzore, bindje politike, moralin perPROZA

E CAMAJT

101

sonal, karakteret e veçanta etj., që gëlojnë në një hapësirë me kundërshti

të llojllojshme e që ngërthehen në fabulën e romanit të shkurtër.

Konflikti i prozës pasqyron zënkat, problemet që bëjnë pjesë në fushën

perceptuese, ku merren me çështje akualogjenetike të një fisi, por

edhe shkelin në zonën intime të një bashkëshortësie buzë shkatërrimit

e që në atë kontekst hyjnë edhe çështje të tjera që i përkasin arealit etik,

nacional, etj. Ky konflikt ka një nismë zhvillimi të dukshëm e të padukshëm,

të kuptueshëm e të pakuptueshëm, sa reale po aq edhe absurde,

sa mitike po aq mimitike.

Konflikti familjar lind për shkak të kushteve të rënda në atë mjedis.

Ndërrojnë marrëdhëniet etike, morale, kanë paragjykime etj. Por

në këto motive s’nxjerrin kokë trysnitë klasore, religjioze, as filozofia e

huaj, por thjesht në këtë tekst letrar vihet në sprovë e në peshojë plani

filogjenetik i një familjeje. Parë në këtë vështrim novela merr dimensionin

e zbulimit të problemeve dhe shthurjes së kopjes së strukturës

në fund.

Poetika e novelës ndërtohet nga gjendja e kaosit, por edhe këndellja,

kur shthuren problemet kompleksive që Nika si arqitip “i njeriut

kryekcyem”, ndërron duke iu shtruar punës; ai “rehabiliton” veten në sy

të tjerëve. Semiotika e tillë i ka rrënjët në legjenda, anekdoda, zbulimi i

arqetipit të zanave që gjoja e zbusin burrin e Fundinës etj. Ky ndryshim

i bëftë i qenësisë së tij, s’ka lidhje me karkterin e vegimeve mistike e

të fushave laike, por i përket një filozofie e një dëshmie shkencore se

me punë arrihet çdo gjë. Vokabulari i tipit “zbutje” i përket proviencës

së fantazisë së vegimit magjik fantastik e mitologjik që ende ruhet në

mbamendjen e banorëve që besojnë në mënyrë fanatike.

Yrjet Berisha

102

Arti ligjërues i prozës “Pishtarët e natës” ndërtohet me kode të

ndryshme narracioni që depërton edhe aliteracioni dokumetare, por

edhe opusi i universit gjenealogjik i afërt me rrëfimin që parë në kontuarat

e brendshme, s’janë krijime vetëm të miteve, por janë edhe forma

që s’janë fryte të perceptimit të ngushtë gjenealogjik që shtrirhen në

teksturën letrare me niveli vetjak, si shqiptim fiktiv që me këto veçanti

arti i bën ball kohës; kështu komponohen shumë kapituj të novelës, që

në mënyrë të gërshetuar paraqet jetën e Nikës, Lenës e familjes.

Në këtë prozë bukur pasqyrohet edhe peizazhi alpik. Por mbresa

të jashtëzakonshme lë njohja e mitologjisë sonë të lashtë, letërsia popullore,

kultura e tradita jonë, që janë elemente të rëndësishme dhe që

ndikojnë në ngritjen komopozicionale e në shtresa të ndryshme të fabulës

së prozës. Filogjeneza e kësaj proze është e pasur me frazeologjizma

popullore, fjalë të urta, bestytni, mëngji, mite, legjenda, shpifje,

mallkime, bekime, urime, besime etj. Kështu këto elemente të njohura

e të panjohura janë ngjizur në palcën a konturat e novelës së gjatë

“Pishtarët…”, që s’ka dyshim se zgjojnë kërshërinë e interpretuesit e të

receptuesit. Përmes kësaj forme qëmtohet jeta e malësoreve e përqëndruar

në postulatet e strukturës së mençur të traditës sonë të bollshme

e të ndryshme që përputhen me teksturën e diskursit të peshuar mirë

në mënyrë medituese, sintetike të shtytura nga latimi i fjalëve që marrin

konotacione rrotllash, filozofike.

Teksti i pakët i tipit historik, në prozën e Martin Camajt kryekëput

është i lidhur me gjeopoetikën e mjedisit tonë dhe me arealin e stërzgjatur

të paradokseve e të ngjarjeve të ndryshme që njihen si pronë e

si dukuri e fushës së analit, që shkrimtari nuk i shenjëzon saktë këto

PROZA E CAMAJT

103

periudhë, sepse poetika bashkëkohore nuk e lejon amlugiutetin40 e

tillë. Andaj, perceptuesi i këtyre teksteve rrallë përmend vende, ngjarje

konkrete, personazh historik etj., dhe këtë e bën në mënyrë që lexuesi

të mos hutohet me kohën e kaluar si tekst e vetje anale, por të mbetur

në kornizat e tekstit fiktiv. Teksti anal i përket vetëm historiografisë,

por jo edhe letërsisë. Arti i tillë ka vello e ngjyra të ndryshme që rëndom

zbatohen në art si shtresa të vetme fiktive e narrative që edhe i

japin fytyrë të re stofit letrar të kësaj novele.

Bunti kundër diktaturës reflektohet në të gjitha veprat e autorit.

Këto tekste letrare s’mohohen e s’kontekstohen (veprat nuk kanë datën

e shkrimit). Ato provokojnë e kundërshtojnë njëzëri regjimin e egër,

janë zë i ndërgjegjes popullore që s’përfillin pozitën diktaturiale, aktet

marramendëse, absurde me defekte të shumta. Autori në këtë hapësirë

pasqyron dhe zbulon pushtetmbajtësit kokëhumbur që bënin “ligjin”,

por në bazë të veprimeve e qëllimeve nuk dallonin nga kamxhiku

i huaj. Ky motiv zë vend në proviencën e pasluftës së Dytë, që ishin

vite inkuzicioni modern që bënë eksperimente me gjenet e ndjenjat

e njerëzimit, ku propagondohej me pompë se “krijohej njeriu i ri” në

labirinthet e rendit mafioz!

Martin Camajt pasqyroi mjeshtërisht këtë klimë, që me mençuri

ironizoi e thumboi këto probleme e çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë

me probleme aktuale, por autori qëllimishëm nuk i përcakton. Idetë

e tilla i vënë në nivel kompozicional, por edhe në planin etik etj., që

kështu edhe ndërtohen nëpër shtresa të ndryshme të fabulës së hapësirës

romanësore që sfidojnë petkun gjysmë të shqyer të kohës sonë që

vështirë kuptohet se sfidohet e trajtohet ajo kohë e ajo hapësirë.

40 Polisemi, e kundërta e qartësisë.

Yrjet Berisha

104

Teksti i prozës së Martin Camajt ndërtohet nga materiali estetik i

vjelë në hapësirë, në kohën e pasluftës që diskursi i tillë zbaton mjete

të dukshme të aliteracionit kronik i mbarështruar panderprerë. Autori

shkroi me formën e poetikës, arti i së cilës qëndron disa oktava më lart

nga arti i drejtimit klasik realist. Veprat e tij pasqyrojnë një periudhë të

zymtë. Kjo atmosferë zbulohet gjatë analizës a shpejgimit psikologjik,

duke u ndalur të idetë, universin aksiologjik të personazheve, ku edhe

evokohet statistika e ekzistenës, pasqyra e gjakut, thellësia shpirtërore,

cipa e nderit, arti i gjeturisë, laryshia e mendimeve, gjurmimet antropologjike,

njohja e mjedisit, përkatësia e emrit, vetëdija gjinore, nyjtimi

e tonit malësor, arqetipi i flijimit, shtërpësia qyqnore etj.

Parë në këtë prizëm problemor, arti i tillë ka komponente e motive

të nduarduarshme që janë të vargëzuara në sipërfaqen e fabulës që

kështu trajtohet arti me poetikë perëndimore, a ai i estetikës moderne

të romaneve që i qasen kohës e hapësirës sonë, epokës sonë, rrjedhave

historike me tekst të larmishëm mimitik por edhe që ka shtresa origjinale

të mbështetura në metodën e shqiptimit strukturalist, ku në këtë

mënyrë kjo poetikë u qaset problemeve verbale të kësaj fushe të ngjyrosur

me artin e figurave stilistike dhe kështu arti i këtij drejtimi sa

është tekst semiotik gjuhësor, është edhe kod i veçantë i artit poetik.

Komponimi i këtyre dy linjave kompozicionale është sfidë për lexuesin,

është provokim, është eksperiment gjuhësor dhe i semiotikës letrare.

Por në të njëjtën kohë thyhet klisheu klasik i artit të ligjërimit që

është sfidues në shumë raste. Kështu, falë angazhimit, njohurive, përgatitjes

shkencore e estetike, autori e tejkalon ngathtësinë e shperehjes

së tekstit të romanit (a prozës) të athët klasik dhe kështu me përpjekje

PROZA E CAMAJT

105

maksimale ai ia arrin të krijojë art dominant të natyrës sifiduese të romanit

bashkëkohor.

Hap i pakontestueshëm i autorit është zbatimi i përpjekjeve të logjikshme

e me përpjekje e përgatitje të vazhdueshme, me dimension

nacional; edhe pse jetoi jashtë atdheut, ai komponoi art me këtë ngjyrë

tipike shqiptare; ai s’përfilli paternalizëm e instrumentalizëm shkencor

as në jetën e thjeshtë të ndjenave njerëzore. Në këtë planimetri fenomenesh

e dukurish sa interesante po aq edhe të rëndomta, sa banale po aq

edhe me peshë, detyrë parësore ka patur të bëjë portretizimin besnik,

të malësorëve që janë njerëz të besës e të fjalës, që kanë mbi shpatulla

peshën e rëndë të rrëmujës e bagazhin që iu ngarkohet nga qyteti dhe

instrumenti i tyre – diktatura.

Shfaqja dhe ndërrimi i vazhdueshëm i fabulës, motiveve të komponuara

mirë në teksturën letrare, kanë adresë e pasaportë origjinale

nga ky autor. Kështu, këto elemente të sipërshënuara janë të harmonizuara,

janë të ambientuara me çështje të njohura filozofike, sociologjike,

antropologjike, gjeografike, fantastike, etj., që janë të lidhura me

botën e protagonistëve dhe ambientin e tyre fiktiv, por që stimagtizon

një sistem korruptues sa të trilluar po aq fantastik, siç shfaqet në romanin

“Karpa”, teksti i të cilit është i mbështjellë me motivin e libdos së

ndaluar, por që vërshon me të gjitha çrregullësitë. Kur ingranazhët e

“qeverisë” i vërshon hipokrizia, në rrethana të jashtëzakonshme shtypin

me dhunë çdo frymë liberalizmi.

Motive të ngjashme lexuesi has edhe në romanet “Djella”, “Rrathë”,

“Pishtarët e natës”, si edhe në novelat e tjera të Martin Camajt, ku hetohet

gjakimi i përhershëm i malësorit për liri. Parë në këtë kontekst,

poetika e romaneve e novelave, janë strukturuar a komponuar në disa

Yrjet Berisha

106

segmente me gjërësi hapësinore të menduara mirë, që mëtojnë të dalin

përkrah kornizave të njohura të artit modern botëror.

Vetja (si e quan Camaj protagonistin) Gjon Gazulli është mjaft kompleks,

shquhej si filizof, por në këtë ngrehinë letrare aktualizohet edhe

shenjëzohet në veçanti tragjedia e intelektualit. Në sipërfaqen e diskursit

të novelës hetohet edhe metateksti i tipit psikoanalitik i shfaqur me

shtresa filozofike. Kështu, të gjitha këto sekuenca të shtrira në artin

e ligjërimit shtytin lexuesin të ndjejë tekstin e komponuar me art të

mirëfilltë. Arti i kësaj novele, i gërshëtuar në këtë tekst, është ndërtuar

me dinamizëm e qëndrushmëri që kjo novelë është konstruktuar

në formën që lehtë mund të shndërrohet roman. Kësaj novele nuk i

mungojnë mjetet artistike si; fabula, motivet, ideja, kompozicioni,

personazhet, monologu, dialogu, narracioni (perspektivë e retrospektive),

përshkrimi, koha, hapësira etj., ashtu siç e ka definuar Arsitoteli e

shumë teorikë e estetë të tjerë klasikë e bashkëkohorë.

Në këtë rast duhet cekur, se komponimi i kësaj novele ka disa mangësi,

si p.sh. fabula është e stërzgjatur, me detaje të papërqëndrueshme e

të pasqauara sa duhet që, në këtë rast, autori paraqet motive të shumta

brenda kësaj novele të shkurtër, që ka teksturë të ngarkuar me vlimin

e shtresave narrative të paqarta, hetohet vrapi pas hapësirës që diskursi

i jep në retrospektivë e perspektivë. Dialogu i tipit filozofik nuk

ndriçohet, por shtrohet si sprovë, si nismë e një problemi të karakterit

të ngushtë të kësaj fushe. Provokimi dhe ngjallja e libdos në moshën

senile mbetet dilemë e papërfunduar, për të mos thënë cinike për një

njeri të reputacionit të filozofit, duke mos harruar gjendjen e tij psikike

e problemet tjera, sikur e provokojnë lexuesin, se këtë fat, këtë përfundim

(sosje) kanë vetëm gjenitë, por edhe të marrët!

PROZA E CAMAJT

107

Dilemat e elementet e komponuara s’mund të jenë vetëm bindje

jona, këtë mund të kuptojë çdokush po qe se e lexon me vëmendje,

prore duke pasur parasysh poetikën e kësaj proze me elemente dokumentare,

historike që janë të lidhura me këtë karakter (Gazullin), që

përmes këtij problemi edhe mëtohet të zbardhen çështje të ndryshme

filozofike, njerëzore, konfliktet e pakuptueshme që s’janë veç të shekujve

të mëparshëm.

Novela “Gjon Gazulli” ka afëri strukturore me novelën “Rrungaja

në mars”. Kështu, parë në nivele krahasuese, dy protagonistët e këtyre

novelave janë të largët për nga koha, hapësira, mosha, profesioni i

afërt, por megjithatë kanë fabulë të ndryshme. Fabula e novelës “Gjon

Gazulli” zhvillohet përmes linjës zhvilluese në katër pjesë që diskursi

paraqet shtigjet e hapësirës së bymueshme të heroit, por edhe dallesat.

Novela shquhet edhe nga veçantësia e ngjarjeve me bazë historike

e shoqërore që shfaqen me rrënjë të mirëfillta të strukturës. Kompozicioni,

por edhe dimensioni i shtresës së fabulës së kësaj novele shkon

drejt thyerjes së semiotikës klasike, diskursi i së cilës realizohet në

formë travijatash. Fabula e saj ka një mori motivesh që shpeshherë

janë të gërshetuara me artitekturën e teksteve artistike. Indi i ngrehinës

letrare është dhënë pa patetikë e ngarkesë antropologjike, etnologjike,

folklorike etj., gjë që edhe arti i ligjërimit kalon përmes shtresës së fabulës

plastike, universale, heterogjene, intelektuale, rojaliste, arkaike

etj., ku edhe vihet në sprovë universi aksiologjik i një personazhi me

origjinë malësore që ka emër të nderuar në elitën intelektuale universitare

padovase në Itali.

Teksti letrar i sipërshënuar ka konflikt të shkallë-shkallshëm që nis

me shthurjen e konfliktit si formë e strukturës në disa plane nga edhe

Yrjet Berisha

108

nisin travijatat e patundshmërisë e përballjeve nënsipërfaqësore të

Gjonit me shantazhe të fshehta e provokuese nëpër oborre mbretërore,

ku s’përfillet zhvillimi i karakterit subjektiv. Shfaqen nëpërkëmbje objektive

dhe kështu problemet e tilla zvarriten në mjedise të korruptuara

italiane gjatë jetëgjatësisë së sistemit feudalist. Konflikti personal

shndërrohet në konflikte të përgjithshme.

Marshutat shëtitëse (private, zyrtare, hulumtuese-shkencore) dalin

të komponuara me tekst parabollik, dhe kështu sekuencat e tilla herë

pas here marrin kuptim simbolik dhe aliteracion të novelës me elemente

të natyrës edukuese, të problemeve filozofike, etike, morale,

shkencore, diplomatike, antropologjike, linguistike etj. Aty nga fundi

i këtij teksti letrar,diskursi merr formën e një arti të lahtimit lakonik

e fanatik, struktura e të cilit edhe bën prerje cezarike; heq dorë nga

nihilizmi por edhe bie në kundërshtim me vetveten dhe kështu provon

të rikonstruktojë art mbi jetën private, shkencore, disi ngjashëm me

vetveten.

Në disa tekste letrare Martin Camaj ka bërë përpjekje që t’i shmanget

rrjedhës së nivelit të diskursit nga fabula me shtresa kryesore që në

këtë formë mëton të vërë në veprim semiotikën polifonike koduese të

rrjedhës së monologut të brendshëm që në artin modern është i rëndësisë

së parë, mjaft funksionale, ashtu sikundër haset edhe në novelën

“Rrungaja në mars”. Kjo sipërfaqe diskursi shfaqet në mënyrë kondensuese

që ndërton opusin e artit të ligjërimit në harmoni me universin

aksiologjik të heroit, duke përimtësuar shpirtin e damarët e vendosur

me një anë, por edhe kohën e hapësirën në anë tjetër, të lidhura mes

vete në këtë tekst letrar që pushon se qeni biografik, por tashmë merr

komponente të tekstit letrar, edhe pse krijimi i këtij diskursi si moPROZA

E CAMAJT

109

dalitet ka disa shtresa e biografi të shndërruar në tekst novelistik, me

strukturë të sagës së rrëfyer me subjekt edhe të kategorisë historike,

me inde të filozofisë idealiste, me thellësi të faktorit antropolgjik, e që

në këtë formë subjekti realizohet përmes një ngrehine gjuhësore me

diskursi letrar e estetik të veçantë. Vijimësia e tillë narrative shenjëzon

dhe përkufizon motivet, fabulën e disa elemente të tjera artistike

që ndërlidhen me tekstin dokumentar dhe atë të trilluar. Dhe fare në

fund, duhet të shtojmë se përmes këtij arti ligjërues sendërtohet struktura

me një diskurs të veçantë publicistikë-biografik, si shkrim tjetër i

llojit publicistikë-shkencor etj.

Dy romanet: “Djella” e “Rrathë” kanë koordinanta të ngjashme mes

vete edhe sipas motiveve dhe sipas arqitipive, nivel kompozicional nga

disa sekuenca dramatike tejet tendosëse që paraqiten nga koha e nisjes

së kryengritjes, që nis nga mbarështrimi i artit e i kulturës, në Qytecë,

që banorët e rikujtojnë me mall ambientin e lashtë e të paprekshëm.

Karakteristikë e asaj hapësire ishte kompaktësia e banorëve, dyshimi

shtuar për ardhacakët nga qyteti. Konflikti në këto tekste letrare shfaqet

nga paragjykimet trashëguese e imponuese politike, që kanë përmasa

neveritëse tragjike.

Kompleksi nis në mjegullnajat e arsenalin e shpifjeve që përgatit

klika hapur e fshehtë kundër pushtetit në fuqi. Vepra është një prozë

me konflikt të ashpër dramatik. Teksti artistik ka diskurs të përcaktuar

e të lidhur me materialin faktik, por të ndërkalluar me një fabulë në të

cilën edhe ngritet ngjarja e saj e lidhur me shtresat e monologut e të

dialogut, dhe kështu lind një opus i gjerë i artit gërshetuar me fantastikën,

pa i lënë anash karakteret e ndryshme, që s’mbesin pa i ironizuar

e absurdet e kohës.

Yrjet Berisha

110

Problemet që i ngre romani “Rrathë” janë me tekst të thjeshtë e të

përditshëm a banal dhe shtrohen e bëhen vepër arti që lexohen me

kënaqësi. Arti i ligjërimit me këso shtresash komponimi s’lë pa prekur

dilemat filozofike, etike, psikologjike, antroplogjike, sociologjike, estetike,

etj. Brenda strukturës së romanit subjekti i tyre duket i natyrshëm,

i thjeshtë, por në këtë rast ligësitë e dobësitë e sistemit shërbejnë si

dekor, që shfaqen përmes hollësive të ndryshme.

Çështja e atdheut të sunduar nga diktatura ka qenë sfidë frymëzimi

për autorin, i cili këtë fatkeqësi shoqërore e vendos në penelin e tij, ku

edhe e bën sprovën e latimit të poetikës, sipas mënyrave të pikturës me

ngjyra të ndryshme të muzikës dhe melodia zhvendoset aty ku harmonizohet

më mirë.

Karakteristikë e këtij komponimi janë romanet “Djella” e “Rrathë”,

që kur krahasohen e vështrohen nga pikëvështrimi i analizës së

strukrturës dhe elementeve të ndyshme artistike, shihet qartë se diskursi

i tyre ndërtohet përmes modeleve të ndryshme, brumi i të cilave

ndërton ngrehinën letrare me tekst e mënyra të njohura të artit që përditshmëria

dhe ngjarjet banale sendërtohen dhe bëhen të denja për

artin e mirëfilltë.

Romani “Rrathë” përbëhet nga tri vëllime që kanë nga një titull:

rrathë ujë, rrathë zjarri, rrathë gjaku. Këto vëllime kanë nga njëqind

faqe të autorit. Teoria e estetika bashkëkohore këto vëllime proze me

të drejtë i cilëson romane të veçanta. Në këto tekste bashkëjetojnë tri

romane që Martin Camaj i ka paraqitur në një korpus të gjerë artistik,

për një kohë të zymtë, subjekti i të cilit është vendosur në Ripë, ku

fillimisht ngritet problemi i rrënimit të muzeut alternativë (pronë private)

të Bacit, në këtë peshojë mosbesimi qenë vendosur edhe Agoni,

PROZA E CAMAJT

111

Rapsodi, e sidomos Cubi etj. Ironia e tyre tërheqet në shpirtin e trazuar

që evoluon në forma të ndryshme, prandaj edhe atyre u ngrisin kurthe,

janë halë në sy nga skota e veshur me pëlhurën (rrobat) e pushtetit që ia

ka ëndja të eksperimentojë me banorët e pafajshëm e të panënshtruar.

Romani është ndërtuar me kompozicionin e shtresës psikologjike,

duke vënë në veprim edhe sekuenca të provuara e sprovuara nga ingranazhët

kriminale të sistemit policor. Autori rëndësi të posçme i

kushton motivit të Cubit, kështu tërë teksti i romanit sillet rreth kësaj

fabule që vepra del e freskuar e fisnikëruar me elemente të artit sfidues,

ashtu sikundër është karakteri i kësaj ngrehine letrare që ka kryemotivin:

zbulimi e eliminimi i Cubit, që është shtylla kryesore e romanit,

natyrisht pa i harruar edhe subjektet e tjera që në Ripë ishin të bollshme

e të larëmishme, e që në ato shpatie malore edhe duken se jetojnë

si të shitura e të ndëshkuara nga Zanat. Agonit ballafaqohet me Ilegalin

në orët kur ujqit bënin “kërdi mbi bagëti”. Kështu autori paraqet figurshëm

e me peshë filozofike logjikën e malësorit që s’pajtohet të jetojë i

gjallë e i vdekur në dhe të huaj

Kur në vëllimin e parë “Rrathë ujë” zhduket muzeu alternativë i

Folkloristit, problemi kryesor lidhet me “njeriun e malit” që shpallet

kundërshtar i sistemit, të cilin Bardhi do ta zërë të gjallë, se gjoja kujdeset

të mos e dëmtojnë, për të mos u “armiqësuar” me popullin. Motiv

me interes është bredhja e ethshme e Drenashit, që injorohet për

vdekje nga Bardhi, i vëllai. Babezitë e Zeshkanit me armë në krah ishin

të liga dhe futet me dy këmbë në krim, falë miqësisë me Bardhin.

Vëllimi i dytë: “Rrathë zjarmi”, është komponuar në pesë kapituj, ku

edhe paraqiten dilemat e mëdha të kësaj strukrure arti. Agoni zbulon

Yrjet Berisha

112

një botë të veçantë, nga takimi me Ilegalin, që për të dinte çdo kush,

por s’flitej hapur.

Vëllimi i tretë dhe i fundit në roman mban titullin “Rrathë gjaku”,

që nënkuptohet se u kushtohet përgjakjeve që nisin nga loja simbolike

e fëmijëve që qëllimshëm përgjakin shokun e tyre pse mban maskë në

fytyrë, andaj edhe të prirur nga instikti i kryeneçësisë, ata e ndëshkojnë

ashpër mikun e tyre. Kështu ky problem i kundruar në pikëpamje

sociologjike e psikologjike çmistifikon spektrin ideologjik dhe sistemin

e vlerave të një shoqërie buzë greminës. Në këtë rast fëmija me

maskë duket si arqitip, gjoja i armikut me pamje shtërpie, shkarrbe etj.

Kryemotiv i rëndësshëm është riti i flijimit tragjik i Drenashit në faltore,

ku ai theret me gjilpera, shpata, heshta, ku edhe vihen themelet e

një opozite në atë shoqëri. Ilegali vritet nga policët e fshehtë. Baci vdes

nga sulmi në zemër a infarkti klasik, takimet e fshehta të Sosës e Ilegalit

në shtëpinë përmbi shkëmbinj etj. Këto dhe shtresa të tjera modeluese

ka ky vëllim i përbërë nga shtatë kapituj.

Karakteristikë kryesore e këtij romani është arti ligjërues që përshkruan

gjërësisht rravëgimet e Agonit me Bacin, Sosen, e Ilegalin, që

shfaqen në shumë sekuenca dramatike me tërë sturukturën e romanit.

Baci në roman përfaqëson intelektualin e formuar, ku krijon estetikë

alternative të brumosur nga kultura e arti i epit të kreshnikëve, shpërfill

shoqërinë.

Në romanin në fjalë niveli i kompozicionit herë-herë merr segmente

kundërshtimi, i cytur nga një klimë ideologjike: mes subjektit të veshur

me rroba pushteti në njërën anë dhe ripasve në anën tjetër që kanë

një shpërfillje, një nxitje, një formë të veçantë në poetikë që e ndjek

sipërfaqen e fabulës së romanit. Në këtë katrahurë motivesh veçojmë

PROZA E CAMAJT

113

malësorët që kishin humbur besimin në pushtet, prandaj vazhdojnë të

jetojnë në mënyrën e vet, pa çarë kokën për shtytjet e vazhdueshme të

klikës.

Romani “Rrathë” është vepra më e vëllimshme e Martin Camaj,

që hyn në radhën e veprave të pakta intelektuale shqiptare e një pene

të shquar të letërsisë sonë. Teksti letrar reflekton civilizime kundërshtuese,

kodi i të cilave edhe sendërton modele artistike, pa lënë anash

edhe spketrin politik, artet, kulturën, mënçurinë etj., që dëshmojnë

se romansieri pati njohuri alternativë nga ata autorë që jetuan në atdheun

e robëruar nga diktatura totalitare. Këto dhe elemente të tjera të

zëna ngoje e të pazëna dalin në sipërfaqen e këtij romani me formën

e diskursit intelektual të ndërtuar me mjete artistike, raporte të stisura

strukturore. Por më të dukshme janë mjetet artistike si: ironia, sarkazmi,

alegoria, parodia, të shtirurit (a mburravecëria) etj. Krijimi i tillë i

romanit mëton t’i thyejë kornizat e romanit tradicional që, parë në këtë

kontekst arti i tij shkel në shtigjet e poetikës së romanit modern, falë

mjeteve artistike të sipërshënuara dhe kështu vepra cilësohet roman i

konstruktimit intelektual, ku shtrati i romanit shpesh nis sipas formës

së letërsisë popullore, pa lënë anash edhe mitologjinë ilire, “shëtitjet”

nëpër shkenca shoqërore etj.

Martin Camaj ironinë e përdor si mjet të posaçëm artistik, por edhe

si një melmesë; që artit i jep formën e ndërtuar nga një diskurs i modeluar

sipas mënyrës së metonimisë së tërthortë që i qasen një kohe e

një hapësire sa të njohur, po aq të panjohur, që futet brenda kësaj ngrehine

letrare që i ikën aktualitetit e banaliteteve të lidhura me të. Ironia

Camajt i shërben për të fshehur të vërtetën e kohës. Në këtë rast realitet

thjesht përbuzet, me aktivizimin e këtyre mjeteve artistike. Arti i tillë

Yrjet Berisha

114

s’ka jehonë e zë mërzitës. Ky diskurs letrar i thurur në këtë mënyrë lë

përshtypjen se në këtë formë testohen aftësitë fizike e psikike që rëndom

në këto nivele arti ndërtohen përmes peripecisë së subjektit a tipit

të heroit, por edhe të sekuencave të ndryshme dramatike me plot elasticitet

filozofik.

Të folurit (të rrëfyerit) ironik tregon mendjeprehtësinë, zhdërvjelltësinë e shqiptimit

të së mundshmës në art. Dallesë tjetër në këtë vepër letrare është ndërrmi i

artit të ligjërimit, që edhe pse në shikim të parë duket patetik e verbal, ai mbi të gjitha

mëton të ironizojë arqetipin e heroit aktual, ashtu sikundër edhe shkruan teoria letrare

mbi ironinë. Në këto forma ai i parqet “parimet” e sistemit, që duken se janë

tejet banale, por që hanë edhe koka njerëzish të pabindshëm e të pathyshëm.

Ironia duket se është pika e dobët e narratorit. Ironia e Camajt nuk

i kalon kufijtë e vrazhdësisë, por kur lexohet ajo, atëherë interpretuesi

do ta ketë të qartë se ky mjet artistik mirë është ambientuar në artin

letrar, jo për arsye formale. Këtë konstatim e mbështesim në ndërrimin

e diskursit, në ndërrimin e kohës e hapësirës ku ngritet niveli kompozicional

i romanit “Rrathë”. Ky zbatim narrativ paraqet ingrinazhet

dinamike të prozës që i ikën monotonisë së padurueshme dhe kështu,

tërësia e këtij teksti artistik ngritet në sajë të vëmendjes së jashtëzakonshme

për të harmonizuar komponentet kryesore të romanit, duke

thurur motive të huazuara nga arti ynë gojor, kryekëput i shqiptuar me

ton therës e ironi të fshehtë dhe ka semiotikë të zgjedhur. Kështu, mu

ky shqiptim shtrihet në rrafshin lingustik, retorik, kohezion, polifonik,

etj. Në këtë mënyrë edhe u rri larg e më larg izmave ideologjike dhe

kështu arti i ligjërimit para receptorit del i ngjeshur me mjete artistike

me shtresa të fabulës së konsoliduar mirë, ashtu siç e kërkon natyra e

veprës letrare.

PROZA E CAMAJT

115

Parodia është një fenomen letrar që s’është e padukshme në prozën

e Camajt. Ajo në tekst njihet si e kamufluar, por që ka jehonën e një

niveli civilizues që në këto ngrehina letrare parodizohen edhe si situata

jetësore. Teksti i tillë duket me ton rrëfyes histerik dhe monoton, por

ç’t’i bësh kur realiteti i dikton këto mjete artistike. Ky karakter sikur

depërton thellë në rrënjët e sadizmit psikik e fizik që shtrohet në këtë

vepër.

Parodia si elemnet i artit të Camajt në romanin “Rrathë” vërshon

me shtresa të tërthorta në tërësinë e materialit letrar ka efekt të fuqishëm

e shpërndahet në thelbin psikofizik të një civilizimi traumatik

me atribute negative, nga edhe burojnë një varg tekstesh që duket se

janë në udhëkryq, që duken se janë të parëndësishme, por kur hetohet

zhdërvjelltësia e shqiptimit të parodisë, atëherë sforcohet dinamika

kompozicionale që ndërtohet hormonishëm përmes artit të ligjërimit.

Krahas këtyre mjeteve artistike, një hapësirë të gjerë zë edhe satira.

Ajo manifestohet me shtresat e harkut të tekstit sintetik që diskursi

s’ia arrin të shqiptojë ndryshe, veçse si një kulminacion i përplasjes së

shqiptimit therës, ngacmues, acarues etj., në situata të ndryshme, të

cilat veprojnë e qëndrojnë në kufij normalë shqiptimi me ngjyra e me

tharm të tejmprehtë të satirës duke qëlluar idhshëm në plagë, në damarë,

në zemër. Pra, aty ku dhemb më shumë. Teksti i tillë strukturor

merr formë origjinale, ka karakter interesant, ka botën e vet, kohën

dhe shumë segmente të tjera tematike esenciale që i duron natyra e

poetikës së romanit kur edhe merr formën e tekstit të shqiptuar në

kuptimin e stërholluar satirik. Ky teksti satirik është fantazmogorik e

bën autorin e kësaj vepre të radhitet në mesin e shkrimtarëve më të

Yrjet Berisha

116

njohur, që mëton të deshifrojë absurdet e një sistemi anemik që duket

se ushqehet si një ushujzë me gjakun e banorëve të sfilitur.

Shkrimtari edhe në disa proza të tjera ngre problemin e artistit dhe

çështje të tjera strukturore të arteve, që i vë në kuadër të kulturës sonë

që s’ka se si të shpjegohen ndryshe, pos si një regjistrim i katrahurave

që pëson artisti në veçanti, dhe arti në përgjithësi, në rrethana të

mungesës së ekzistencës së lirisë së shqiptimit të artit. Autori në këtë

roman nuk iu shmanget simboleve të mitologjisë sonë siç janë: dragonjtë,

zanat, shpirtëra të mirë, djalli, kipci, sirenat, kodoshët, religjiozët,

heretikët, etj., të cilët në momente janë njerëz fare të arsyeshëm, por

në disa çaste shfaqen si arqitipe të heronjve të ndryshëm. Arqitipët e

tillë s’mbesin të shenjëzuar vetëm në suaza simboli, por me veprimet e

tyre sfidojnë realitetin objektiv. Brenda këtij tipi të artit duket se merr

formën e përsosur të një përpunimi mitologjik të shoqëruar me vellon

e legjendave popullore, dhe me shqiptim të tekstit intelektual, që pësojnë

metamorfozë dhe marrin pamjen e një vepre të mirëfilltë, ngaqë të

gjitha këto elemente mbarështrohen në roman, në këtë altiritet të rëndë

të artit, siç e kanë cilësuar teorikët e estetët modernë botërorë.

Romani “Rrathë” ndërtohet disi sipas fijes gjenealogjike intelektuale

që mëton të zbulojë morfologjinë zvetënuese të vlerave të dyshimta e

jobindëse që shfaqen si produkt i një teksture strukturore me ndërthurje

fabulash e motivesh që në fund përfundojnë me vendosjen e

tragjedisë si akt i fundit i çmendurisë njerëzore. Arti i këtij romani rri

si shpata e Demokleut mbi tragjeditë banale të stisura nga kentaurët e

sistemit gjakatar që shtrohen në një fushë të përgjakur që në përmabajtjen

e romanit shfaqen me atributet e parabollës a si një shkrim i lashtë

ose si një studim i mëhershëm që hetohet nga hija e zëri tmerrues që

PROZA E CAMAJT

117

zë vend brenda kornizave normale të të mbarështruarit të tekstit të

menduar mirë. Në këtë rast duhet t’i përmendim skenat e injorimit

të artistit, torturat që i përjeton, përbuzjet, izolimin, që zgjojnë asociacione

për Sokratin, Eskilin, Prometeun e arqetipa të tjerë që i gjejmë

edhe në mitet e letërsisë sonë popullore. Afria e këtyre arqitipëve letrarë

e filozofikë sikur ia shtojnë namin edhe më kësaj vepre intelektuale

të shkruar për një hapësirë rurale, por që Qyteca kishte traditë të

hershme e të bujshme nga koha e Ilirisë.

Së fundi, duhet thënë se romani s’ka date, as vit të saktë të shkrimit

d.m.th., s’ka kohë, s’ka hapësirë. Romani është krijim (banal) i faktionit41.

Romani është vepër kundër kokëfortësisë së sistemit të qytetit e të

malësisë. Romani është material i mbledhur nga paradokset, futet në

çështje intime, por edhe nuk lënë pa fshikulluar defektet e mëdha të

aparatit të egër shtetëror.

Kundruar nga pikëpamja kritike, Martin Camaj me romanin “Karpa”,

ka bërë përpjekje që tekstin letrar ta ndërtojë me një strukturë të

re. Fabula qendrore e romanit zë fill nga motivi dokënor i martesës

së veçantë kur dhëndrri shkon në shtëpi të nuses. Kjo fabulë kryesore

mëton të përcjellë disi paralelisht sekuenca nga jeta e disa personazheve

ku ngadalë sheshohet krijimi indor dhe mjaft i rëndësishëm

i fatumit të tyre, ku përmes materialeve të ndryshme të radhitura në

fund konstruktohen e marrin formën e një romani modern me pamje

e dekor të përsosur, veçmas shquhet struktura narrative e shqiptuar në

veten e parë e të tretë dhe kështu tërë kjo poetikë i sendërton konturat

e romanit të tipit postmodern (kujtojmë këtu kapitujt e tij që kanë tituj

e nëntituj).

41 Fakt, faction, letërsia e krijuar në vitet ’70-80 - ta, të shekullit XX, që e krijuan H. L.

Borhes, D. Kish etj.

Yrjet Berisha

118

Romani ka karakteristikat e formës për të rrëfyer një fabulë me

shtresa të ndryshme publicistike e estetike: kronika, legjenda, përralla,

anekdoda, etj. Arti i ligjërimit të tillë është i preferuar nga lexuesit, gjë

që diskursi i tillë ka këtë qëllim të komponojë një vepër me parametër

estetik dhe mbi të gjitha të mbisundojnë elementet e artit letrar që di

t’i krijojë shkrimtari që paraprakisht ua di rëndësinë e vlerën. Kështu

bëhet derdhja e shtresave të ndryshme kompozicionale në këtë vepër të

shquar me tekst artistik që ka nivel kompozicional të mbarështruar me

art eksperimentues dhe në këtë formë ngrehina letrare anon nga forma

e të shprehurit të rrallë.

Shikuar nga prizmi arkitetkural, romani “Karpa” është projektuar

sipas një modeli jokenvecional me praninë e nivelit kompozicional,

me fabulë, motive, ide, etj., që gërshetohen në një ind të një korpusi

të gjerë që ngre e nxjerr në shesh shumë çështje problemore të lidhura

me traditën e fejesës në djep, por me interes të veçantë është martesa

e jashtëzakonshme në një hapësirë që ka banorë edhe më të çuditshëm.

Në këtë ambient vërtitet fokusi që sfidon dallesat e shtresave të

ndryshme në Karpë. Parë në thelbin e komopzicionit, romani ka disa

shtresa të syzheut që ndërtohen në disa binarë paralele e të gërshëtuara;

në këtë formë edhe lidhen e ndërlidhen motivet brenda një korpusi,

qëllimi i të cilit është edhe vënia në lëvizje e sekunecave artistike

që rrinë krahas konflikteve dramatike dhe që në këtë mënyrë është i

dukshëm shqiptimi sintetik në tërë veprën letrare.

Indet e këtyre motiveve lindin si pasojë e llojllojshmërisë a kultivimit

të të shprehurit përmes mozaikëve a materialeve artistike të artit

zbatues. Romani ndërtohet sipas një mënyre të veçantë të artit të ligjërimit,

i cytur fuqishëm nga nuancat e elementet abstrakte, mitologPROZA

E CAMAJT

119

jike, legjendare, arqitipe, me mimitikë të letërsisë sonë popullore, me

nyja fantastike, mistike, dokënore, por që mund të kenë edhe dimensione

(të përsëritur) konkrete: sociale, morale, etike, psikologjike, antropologjike,

filozofike, etj.

Kështu brenda gjithë këtyre sipërfaqeve kompozicionale ndërtohet

teksti, sipas rastit, por edhe i nënshtrohet diskursit të formës me

rëndësi të parë: në njërën anë rri aliteracioni artistik dhe në anën tjetër

tekstura e huazuar nga publicistika, pa nënçmuar edhe diskursin mitologjik,

historik etj.

Motivet e këtij korpusi shtrihen në tërësinë e ngrehinës letrare,

karakteristikë e të cilave është pasqyrimi i kundërshtive të profilizuara

në fushën ideologjike, humanitare, që zënë fill nga disa kode hierarkike

dokënore nga një shoqëri me sistem absolut e të pakontestuar. Në këtë

rast stili, forma, mënyra e rrezeve vepruese reflektohen në horizontet

e gjera dhe kështu ato edhe mund të kuptohen e sprovohen, sidomos

kur kihet parasysh qëndrimi i Shkribës, që është opozitë e hierarkisë

absulutiste ku edhe akuzohet e ndëshkohet në mënyrë absurde, ekzektuhet

botërisht. Kështu veprimi i egër i dinastisë absolute oborrtare

e jo oborrtare, së pari aktron dhe instalon tragjedinë e paparë, që më

vonë edhe dënon “komplotistin” dhe palën kundërshtare. Ajo në fakt

kështu ndëshkon veten. Pasatj nga ky rast edhe çrregullohet gjendja në

Qytetcë edhe në Katund. Në këtë rast banorët e Qytecës, nga njerëz të

zakonshëm, shndërrohen në makina të vdekjes. Shenjat dalluese kanë

përmasa nacionale, vënia në veprim e dokeve dhe e rregullave strikte

malësore. Ndërkaq, format tjera marrin imazhin e një diktature të egër

sunduese që mbi banorët e vet ushtrojnë dhunë të paparë me vite të

tëra, në një hapësirë e në një ambient fiktiv, por që kështu merr shtrirje

Yrjet Berisha

120

në planimetrinë e rregullt urbane e rurale të udhëhequr nga një nomenklaturë

diktaturiale me skilet abnormalësh.

Në disa zona tematika ecenciale e romanit shfaqet herë pas here

edhe në fushën e perceptimit nga një konlfikt i cytur me ngarkesa të

shumta psikologjike që anojnë nga modeli i tekstit të ri të paraqitjes së

artit dhe të prizmave të ndryshme estetike që shfaqen brenda kornizave

e segmenteve të njohura të poetikës perëndimore, ku si të tilla që

janë, ato ndërtohen përmes elementeve të artit me përmasa të njohura

e të huazuara nga metatekstet e fushës perceptuese, modeluar me

art, dhe nga fusha të harkut të dijeve fërkuese me shtresa esetetike që

fisnikërohen dhe bëhen pjesë përbërëse që i shërbejnë artit të ligjërimit

në nivelin artistik.

Romani a teksti i gjatë letrar i “Karpës” vërtitet kah një labirinth

me fushëveprim të gjerë komopzicional që bredh nëpër hemisferën e

gjerë të motiveve të fabulës së tërthortë me shtresa të ndryshme veprimi,

model ky i punës së artit të ligjërimit që më shumë i shëmbëllen

punës emblematike të huazuar nga poetika e shekujve të ndryshëm,

pa lënë anash shëtinë nëpër digresione të artit të traditës nga qenësia

jonë, formë kjo mikste që në këtë mënyrë ia shton vlerën e rëndësinë

kësaj vepre të komponuar mirë. Falë gjeturisë së vënies së linjave

mjeshtërore, diskursi ndërton një botë të veçantë të Karpës në perspektivë,

formë kjo semantike që i ngjan një vepre fantastike a një studimi

të tipit antropologjik me përmasa të mitologjisë a letërsisë sonë gojore.

Tërësia e kësaj bote konkrete e abstrakte s’mbetet vetëm përpjekje

e modelimit a dekorimit, por as e universit aksiologjik të disa personazheve,

por është pasqyrim i një universi hapësinor, diskursi i së

cilës forcohet nga bazamenti aritektonik me gjuhë metonimike e metaPROZA

E CAMAJT

121

forike. Rrëfimi fantastik në këtë roman luan rol dominues, sidomos në

parqitjen e motiveve dhe në këtë mënyrë gjërat fryhen më tepër sesa

duhet. Veprimi i tillë i shkrimtarit është më se i kuptueshëm; lexuesi

këtë art e parapëlqen dhe natyrisht se e vlerëson dhe ndjen kënaqësi

estetike gjatë leximit të tij.

Linja dramatike e romanit shfaqet që nga faqet e para, kur edhe

Voni mbërrin në Karpë, që ishte më keq se i zënë rob në Agripë (qytet

në zë për njerëz të arsimuar), që aty vjen për t’u martuar, ngaqë qysh

në djep i qe caktuar ajo mënyrë e martesës - te shkojë te nusja. Andaj

edhe është më se i arsyeshëm reagimi i Vonit, kur thotë: “Nuk martohem

përdhunë. Çka janë këto marrina dokesh deri në shekullin tonë!”

Ndërkaq miqtë e tij, me shaka e mbështjellin me një pelerinë plastike e

hedhin në një barkëz në pellgun e Drinit.

Autori në këto sekuenca sjell atmosferën arkaike, mesjetare, fanatike

të ruajtjes se një logjike me doke specifike, ku zbatohen rregulla të

padëgjuara. Diskursi duke pasqyruar këtë atmosferë i kushton kujdes

paraqitjes së gjendjes psikike me një dinamizëm reflektues (të jetuarit

e pleqve në Kopsht që shanin e mallkonin diktaturën) problemet e

shmirjakëve janë rrëqethëse (jetojnë të ndarë nga nuset), sepse s’kanë

liri, por edhe instrumentalizohen

Krijimtaria letrare e Marin Camajt është frymëzuara nga folklori

popullor që ka rëndësi dominuese në shumë vepra me konturë e format

të artit autentik, që aspak nuk ua zbeh cilësinë letrare. Në këtë

fushë autori ka kujdes të posaçem në paraqitjen e shtresave të përgjithshme

me nyjë, me elemente e model të ndjeshëm dramatik. Në këtë

rast përkujtojmë përshkrimin e kabinetit të punës së Gjyshit në Karpë.

Yrjet Berisha

122

Në këtë roman përballen njerëz të ndryshëm në ambiente edhe më

të ndryshme urbane, por që kanë botëkuptime të ndrydhura, brenda

kafazit të hekurt kërcënues dhe që në atë hapësirë duket se gjallon kjo

rreze pakashumë idilike, pastorale, që dirigjohen nga një dorë e hekurt

e një amazoneje antike dhe i vëllai i saj që nuk i dëgjohet zëri. Atmosfera

e tillë duket e zymtë, duket se ka petka mitologjike si në legjendat.

Personazhet e këtij romani janë arqitipe të një bote që u shëmbllejnë

heronjve të përrallave të lashta shqiptare.

Struktura e romanit ka narracion të rrjedhshëm, që merr formën

komentuese të cytur nga narratori. Diskursi i tillë paraqet sekuenca që

instalon monologun e brendshëm, por edhe disa shtresa sintetike të

dialogut të saktë, si edhe materiale me karakter kronik, ditar e shënime

të ngjashme. Kështu, autori të gjitha këto elemente të artit, shtresat e

ndryshme i shkrin dhe u jep formën e dëshirueshme dhe nga ato nxirret

simboli dhe rëndësia e këtij materiali letrar, ku pëson metamorfozë

dhe merr vlerë të re; atë të artit të mirëfilltë, që portretizon qytetin e

harruar nga njeriu dhe fryma e jetës normale që e zotërojnë ligje të

egra, kthetrat e vandalizmit, torturat, burgosjet, shfarosjet e çdo zëri

kundërshtues.

Modeli i këtij romani realizohet në formë të kontrapunktit, a sipas

segmenteve të travijatave që rëndom hasen në poetikën e romaneve

moderne botërore. Këto shtresa artistike kanë tekste të tipit postmodern,

sidomos në rastet kur pasqyrohen motive të ndryshme, kur edhe

këto mjete artistike autori i arnon fabulën me strukturën e romanit.

Arnimi është term përkatës mbase edhe i afërt i gjuhës sonë që mëton

të zëvendësojë termin postmodern. Nëse këtë term nuk e kemi gjetur

si duhet, së paku, rri afër tij, ngaqë edhe romanet e këtij tipi kanë mjete

PROZA E CAMAJT

123

të ndryshme narrative që romanin e bëjnë të quhet postmodern a të

arnueshëm me materiale të ndryshme.

Romani ”Karpa”, parë nga ndërtimi numerik i kapitujve, përbëhet

nga katër sosh; fillimisht hapet me: kuadrin e parë, pjesën e parë, pjesën

e dytë, kuadri i dytë. Dallesë edhe e këtij romani është se nëntitujt janë të

lidhur me trajtimin e fabulës romansore. Kronikën e Karpës, që ka disa

versione dhe atë e shkruan kronisti i parë (Gjyshi), pastaj Shkriba42, aty

ka mikrofilma, libra të ndryshëm, projektor për leximin e sllajdeve filmike

në mur, lojë skenike, kor, raporte mjekësore psikiatrike, kronika

historike, planimetri qyteti, receta barnash, shënimet e arbëreshit etj.

Kështu përmes këtyre materialeve ndërtohet poetika e këtij romani që

rri afër romanit postmodern që një teorik bashkëkohor anglez shkruan

kështu: “Teksti letrar prore është metaforikë, sepse gjatë interpretimit

të tij zbatojmë botën si të ishte metaforë totale. Ky proces interpretimi

edhe parashtrohet se ekziston një jaz midis tekstit dhe botës, midis arti

dhe jetës. Postmodernizimi përpiqet të vë kontakte të shkurta midis

tyre me qëllim që të krijojë gjendje shoku për lexuesin dhe në këtë

formë edhe t’i kundërshtojë kategoritë konvencionale të shqiptimit letrar.”

43 Kapitulli i parë dhe ai i fundit duket se janë pjellë e shtresës së

parë të fabulës; parë në kontekst të korpusit kompleks kompozicional

të këtij teksti letrar, lexuesi s’e ka fort lehtë t’i kuptojë këta kapituj pa

bërë përpjekje të mundimshme.

Në kuadrin e parë Vonit i jepet detyrë që hollësisht ta lexojë kronikën

e Karpës në Shtëpinë e pemëve, aty e kishte lënë Shkriba, an-

42 Henrik Lacaj - F. Fishta: “Fjalori latinisht-shqip”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1980, faqe

472, shkruan kështu: “Fjalë lat., që në gjuhën shqipe i thonë shkrues (sekretar).

43 David Lodge: “Mënyrat moderne të të shkruarit të metaforës, metonimia dhe tipologjia

moderne e letërsisë”, botoi “Globus & Stvarnost”, Zagreb, 1988, faqe 283 – 284.

Yrjet Berisha

124

daj kur e përfundon së lexuari atë kronikë “komunikon” me zërin e

Shkribës, si kronist i dikurshëm, me të cilin zhvillojnë dialog eklant

me fuqinë e fjalës së figurshme, tallen me kohën, hapësirën, vetveten,

me të tjerët, ngjarjet e së kaluarës, lojëra fiktive për rrëmbimin e nuses,

shakatë për torturimin e dhëndrit etj.

Narratori në kapitullin e fundit modelohet sipas gjendjeve e kohëve

të ndryshme të rrëfyera në kohën e tashme ose në rrëfim perspektiv,

në kohën e kaluar ose rrëfim retrospektiv. Fabula del ashtu si ndodh

në disa kohë dhe në prani të universit aksiologjik që merret me problemet

etike, vlerat jetësore të personazheve kryesore e që në fund edhe

zbulohet fytyra e fshehtë nga përpunuesi i kronikës. Dasma zhvillohet

pas luftës. Në këto fazë lexuesi e ka të qartë se diskursi depërton nëpër

shtresa të romanit që rilexohen dhe i sqaron me durim të gjitha pikëpyetjet

e parashtruara që vetëm me leximin e vëmendshëm mund të

kuptohet, tërë teksti letrar që merr fund në dasmë. Ritet e dasmës kanë

elemente arkaike që zhvillohen sipas ceremonive me shumë sekuencave

dramtike.

Romani “Karpa” ndërtohet me shtresa peripetike nga koha e kaluar

e paraqitur në skeda, kronika e mikrofilma. Por, ka raste kur koha e

kaluar edhe e ardhme qëndrojnë afër, që të gjitha këto disi shkrihen në

sfondin fiktiv dhe janë afër realitetit monstruoz, të dirigjuar nga dora

e hekurt që përfaqësojnë diktaturën. Fabula e këtij romani pasqyron

fatkeqësinë e dhëndrit, që nga vendlindja e tij hedhet në Dri dhe askujt

s’i bëhet vonë se çfarë do të ndodhë me të.

Përmbajtja e romanit “Karpa” është provë e sprovë që ka të bëjë me

një fiksion tejet të gërshëtueshëm me kohën dhe hapësirën që duket se

është inkurpuroar me një sërë problemesh brenda një ngrehine letrare.

PROZA E CAMAJT

125

Shikuar nga ky prizëm, poetika e këtij romani paraqet harmoninë artitekturale

ku tok me fuqinë e të shprehurit është e ngjeshur me botën

e fshehtësive të sekuencave metaforike e metonimike që, si të tilla edhe

marrin shtresa filozofike.

Romani është shkruar i bazuar në alegorinë e të shqiptuarit mistik,

fantastik dhe mbi të gjitha vepra ka shtresa të poetikës moderne e

postmoderne. Andaj, mbështetur në këto modele ndërtimi edhe nxjerr

kokë universi akseologjik i disa pesonazheve e dy botërave; pozitë dhe

opozitë. I paafti kërkohej të hiqej nga skena politike. Ai kishte të hapura

kampe përqendrimi, kampe pune të detyrueshme. Kampe ndrydhje-

shtrydhjesh ndjenjash për ardhacakët e Qytezës. Me këtë komponim

e gërshtim idesh dalin në shesh njerëzit e “ndershëm e atdhetarë”, intirgantët

e Karpës, punëtorët, shkencëtarët e dyshimtë, mashtruesit,

ndjenja e qytetarëve të sinqert, pleqtë e burgosur e të zhburrënuem,

shmirjakët e heshtur e të bindur, hudhëheqësit e luftës vëllavrasëse, që

në fund edhe vetë flijohen. Kështu, fundi vjen mu sipas filozofisë popullore,

kur edhe ndodh mrekullia; shpëton Romancieri, si komandant

i suksesshëm i zezonës e ish-bashkëshorti i Ajkës.

Kodi i nivelit të kompozicionit në roman është risi në artin tonë

letrar. Në këtë rast s’duhet lënë pa cekur edhe praninë e paratekstit të

këtij romani që ka kohën, hapësirën e gjenezën e vet të hershme. Kështu

teksti letrar rizbulon rrënjët e veta përmes një rrëfyesi të tekstit të

fshehtë që del i gërshetuar në tërë tekstin e fabulës së romanit. Organizimi

i veprës përbëhet nga një diskurs që zbaton linjën e peripecive

meditituese. Kjo përshtypje fitohet kur paraqitet radhitja e motiveve

njëri pas tjetrit, që duket se sëcili është më i realizuar se tjetri. Ky model

merr frymë lirshëm edhe pse arti i ligjërimit shpesh është i prirur të

Yrjet Berisha

126

mbetet nën hijen e kornizave fanatike dhe që varion nga një shqiptim

i fjalës me peshë dhe me mjete artistike nga më të ndryshmet në tërë

sipërfaqen artistike të romanit.

Titulli i romanit- “Karpa”, na cyt të meditojmë se diskursi i tij në

këtë mënyrë mëton të ndërtojë korpusin kompozicional me disa shtresa

motivesh. Motivi ballor është martesa e dhëndurve në Karpë, rropama

e banorëve për t’u shpëtuar sfidave, torturave. Boshti i këtij niveli

kompozicional është i lidhur me dhëndrin “e dyshimtë” e të ardhur

nga Agripa. Ndërkaq, fondi tërësor i fabulës mëton të ndriçojë një fatkeqësi

që e përjeton Barnatari, që fillon nga vendosja e tij në shtëpinë

e pemëve dhe në një shpellë që e përjeton shumë rëndë fizikisht e

psikikisht. Në kuadrin e parë mbyllet aty edhe flijohet Shkriba. Koha

e mbylljes së tij është nocion i dobët që kapërdihet gjatë disa orëve,

disa ditëve tendosëse, ashtu si edhe fillojnë të sqarohen çështjet e hollësishme

në kuadrin e dytë, që vetëm kur lexohen në mënyrë kuntinuale

kuptohet teksti parabollik dhe gjatë kësaj ngrehine arkitekturale

del në shesh rrafshi i peripecisë retrospektive nga përmasa shtresore

e fabulës së komponimit të tekstit letrar, ku edhe sqarohen pozicionet

e ndryshme universit aksiologjik të protagonistëve e të universit ontologjik

e metafizik. Kështu, fabula e romanit vë në veprim pozicionin

e strukturës së tipit evokues, ripërsërtitës, interpre- tues, komentues

(varësisht se në ç’gjendje është heroi), pa i harruar edhe mjetet artistike

siç janë motivet, dialogu, monologu, përshkrimi (i mangë-ët) etj.

Romani realizohet përmes poetikës së fshehtë me sekuenca të artit

ligjërues hermenautik letrar pa lënë anash edhe mbështetjen e

përhershme në teoritë e ndryshme që shtytin më tej ngrehinën letrare

tok me shtresat interpretuese dhe kështu pason veprimi i paramenduPROZA

E CAMAJT

127

ar. Kur tradita e tillë s’del jashta konturave të veta, por ajo është si mjet e

pandashëm me statistikën e arsenalit të korpusit artistik, ku në një farë

mënyre vihet në peshojë arti i ri dhe ai i së kaluarës, që ne e quajtëm

traditë, që si i tillë edhe gjeti hapësirë për t’u strehuar nëpër metoda të

ndryshme letrare, filozofike, etike, sociologjike etj.

Fabula e këtij romani të Martin Camajt bën pjesë në semiotikën e

veçantë romanësore që ka narracion perspektiv e retrospektiv të tipit

fantazmogorik. Kështu, konturat dhe modelet që shfaqen përmes

teknikave të ndryshme rrëfyese nxjerrin në shesh sekuenca të shkathta

e të larmishme që mbi të gjitha paraqiten me mjete të ndryshme të diskursit

praktik a të përditshëm dhe atij të fshehtë. Kur kihen parasysh

të gjitha këto çështje dominante edhe vendimtare, atëherë duket se s’do

na falej lëshimi sikur të nënvlerësojmë njërën dhe të ngrisim artificialisht

tjetrën komponente. Poetika e tillë e mbarështruar ndërmjet

këtyre segmenteve e koncepteve artistike kanë ndikur që Martin Camaj

t’i vërë në përdorim me mjeshtëri. Bazuar në këto fakte, diskursi i

tillë edhe shqipton pasurinë tërësore të artit e të esteikës që edhe s’di

gjithkush t’i mbjellë, aq më keq edhe s’di t’i kultivojë e t’i vjelë.

Prandaj vetëm kur kihen parasysh problemet e çështjet e ndryshme

lehtë të zbatueshme, do të dinë të fusin në përdorim çelësin interpretues

të tekstit adekuat letrar. Por, ka raste që për të sprovuar receptimin në

poetikën e vet, diskursi lehtë zbaton edhe çelësin falso, por edhe atë

të vërtetë, ashtu si e koncepton e si e mendon ai më mirë. Por edhe

duhet të pohojmë se s’është aq e lehtë përpjekja për t’u gjetur metoda

interpretuese e ndriçuese për romanin “Karapa”. Mirëpo, interpretuesi

nuk mund ta analizojë drejt, po qe se nuk ia arrin të futë në përdorim

çelësin e farkuar e të fisnikëruar në lëmin e estetikës, teorisë, e kritikave

Yrjet Berisha

128

moderne etj., prore duke gjetur mbështje edhe nga shkencat fërkuese,

të ashtuquajtura shoqërore. Kapitulli i fundit të romanit është pak më

i shkurtër nga tre të tjerët, por është më i realizueshëm në pikëpamje

artistike e estetike.

Logjika e universit aksiologjik e heronjve u ngjason argonautëve,

arqitipi i shmirjakëve. Ata duken të zhdërvjellët, por që janë zhytur

dhe notojnë nëpër kohë të ligë, në mjedis e hapësirë të kalbur. Atyre

(shmirjakët) mu si te argonautët, u bie fati ta sjellin (lirinë) mu si dikur

sollën bashkën e artë mitike. Nisur nga ky motiv e nga ky fatum, sa i

hershëm edhe i vonë, hetohen frytet e sakrificës e të heroizmit që duket

se dalin nga një shtresë mirë e komponueshme, por edhe është pjesa

më e mirë dhe më e gjetur në romanin “Karpa”.

Kjo vepër arti është shkruar për t’u lexuar e për t’u rilexuar. Atë

s’duhet lexuar me zë të lartë. Arti i ligjërimit përpiqet të shqiptojë atë

që ka frikë ta mendojë, por edhe shkruhet ajo që rrallëkund e has lexuesi.

Poetika e romanit do të mbetej e tipit realist, sikur të mos i kishte

dy kuadrot në roman, të parin e të fundit. Në veçanti, kuadri i dytë i

radhitur në fund të romanit është çelësi i tërë romanit. Romani s’do

të çmohej, sikur të mos ekzistonin këto metatekste letrare, publicistike,

mitologjike, të letërsisë sonë popullore. Arti i këtij krijimi letrar

s’kërkon lexim të njëtrajtshëm, por as edhe lexim në mënyrë horizontale,

pa lënë anash edhe leximin në formë rebusi. Teksti i tillë është

pasuruar me shtresa të tëra erudicioni që në këtë mënyrë edhe paraqet

palcën e kurrizit të romanit.

Kapitujt kanë lidhmëri mes vete (edhe pse koha në roman ka distancë

disa qindravjeçare) dhe rrëfejnë se pse ndodhen ashtu fabula,

ashtu siç evoluon narracioni në tre kapitujt e saj. Interpretuesi në këtë

PROZA E CAMAJT

129

rast duhet të mbajë statistikën e saktë dhe indeksin e fiksionit. Punë

e vështirë është numërimi i pranisë së universit fiktiv të dukshëm e

të padukshëm që lërohen sipas rregullave e shtresave problemore të

lidhura me të. Camaj në fund të romanit vë në tabelë “të vërtetën” e

Karpës, të cilën edhe e shndërron si univers fiktiv. Në atë rast edhe

mëton të sheshojë pozicionin kryesor që vepron në formën vlerësuese

të faktionit në njërën anë dhe në anën tjetër atë të fiksionit rrëfyes

struktutror, këtu mes këtyre shenjave zbulohet pika e qartë e vrojtimit

dhe në këtë mënyrë interpretuesi i ndjen pikëtakimet e artit me aktualitetin

dhe anasjelltas.

Veçoria e konstruktimit të “Karpës” disi duket se mbahet e fshehur

brenda këtij teksti, ashtu si e ka cilësuar vetë Camaj- parabollë.

Por duhet pohuar se kjo prozë nuk i fsheh të gjitha mjetet artistike,

përkundrazi, diskursi në këtë rast depërton thellë e më thellë në nyjat

e motiveve funksionale e që më tepër shërbejnë si plane e projkete të

semiotikës kompozicionale të romanit.

Dimensionet ideologjike që shfaqen e rishfaqen në veprat e këtij autori

ndikojnë edhe në formimin, së pari të opinionit për një gjendje të

tillë dhe pastaj kjo çështje është e reflektueshme dhe e depertueshme,

por mbi të gjitha mbetet e zbatueshme në art. Ideologjia është vargan

i vijimësisë së njëmendësisë arkaike tradicionale dhe s’ka dyshim se

relacioni i tillë shkakton përçarje embrionale, dhimbje shpirtërore tek

brezat në fazë të ndryshme të ciklit jetësor, që në këtë rast është strumbullar

i arkitekturës së veprës dhe i artit të ligjërimit, ashtu sikundër

edhe shfaqet në romanin “Karpa”.

Në këtë tekst letrar, diskursi i kushton rëndësi ngjeshjes së shtresave

të artit që gjatë zbatimit të tyre herë-herë dinë të pësojnë metamorfozë

Yrjet Berisha

130

dhe futen thellë në semiotikën analitike dhe bëjnë të mundshëm e të

qëndrueshëm konstruksionin e romanit të tipit postmodern. Prandaj,

s’është aspak e rastësishme që disa skena nga jeta e bota e personazheve

a universi aksiologjik të përsëriten e ripërsëritën me emra të tjerë, qoftë

edhe si arqetipe, dhe në këtë mënyrë marrin formën e simbolit dhe në

kuadër kontekstuale janë të ngjashëm me subjektin e strukturës. Në

këtë rast narracioni është i shkathët dhe zhbirues deri në hollësi, por

ndodh edhe të kalojë nëpër labirinthe dedalike a të dalë. Ka raste që ky

rrëfim të stërhollohet ose edhe të fisnikërohet me mjete të ndryshme

artistike, që mund të kryhen me sprovën e diskursit e të nivelit kompozicional,

por edhe me eksperimentin e llojit të osmozës estetike

brenda faqeve të këtij romani. Ndërkaq, sistemi difuziv është arma e

Demokleut që përdoret me shakthtësi interpretuese për fenomene,

dukuri të lidhura që s’përfundojnë edhe duke analizuar procesin e kodit,

por edhe të artit që i përket tipit të romanit postmodern, ku arti i

ligjërimit tok me elementet artistike operojnë në forma të ndryshme

që këtu kanë një përparsësi tjetër që ua mundëson tërësia e parimeve

strukturaliste.

Romani “Karpa” është libër i lashtë. Histori mbi vrazhdësinë e ciklit

jetësor të së ardhmes. Histori pa histori, për paraardhësit si trashëgimtarë

të historisë. Romani është libër mbi kurorën mbretërore të panjohur.

Ky është libër i të gjallëve të vdekur dhe anasjelltas. Ky roman

është gjithçka ngapak. Është ngrehinë fantazmografike i së qenmes -

ringjalljes së heroit nga ferri (burgu) që nuk u ngjan njerëzve të shpellave

mijëravjeçare. Këtu fillon edhe mbaron romani, historia e së vërtetës

edhe si fiksion edhe e si faktion (në kronikë) që diskursi e krijon

me mençuri. Në fund të romanit, vëmendja e autorit përqendrohet në

PROZA E CAMAJT

131

krijimin e arqitipit. Bora trajtohet si Zanë mali, por edhe si femër e

dyshimtë. Voni bëhet dhëndër i derës princore.

Romani është konstruktuar me logjikë e inde të fuqishme dhe me

linja të menduara mirë. Nisur nga poetika e veçantë, lënda e krijuar

buron nga refleksionet intelektuale, natyra, bota, qytetërimi, edukata,

kultura, doket, arti, administrata, ideologjia, politika, artet etj. Mirëpo,

gjatë konstruktimit të disa kapitujeve duket se vërshojnë disa njolla

të zeza të meditimit të pakryer që duket si mangësi e organizimit ose

edhe skenë e bëftë ku parabolla gjeometrike ndërtuse, por edhe rrëfimi

s’shëtit në të gjitha labirinthet e mundshme të tekstit, por ngujohet

diku pas motiveve jo gjithaq të sqaruara. Parë në këtë plan, romani

ndërtohet më tpare ironike, parodike, satirik, që Martin Camaj ka raste

kur në këtë formë ironizon e parodizon edhe romanin e vet. Pikërisht

të vepruarit e tillë me romanin estetët e kritikët letrarë pohojnë se

kur shkrimtari vepron kështu, romani ka konstruktim tejet modern

që, ç’është e vërteta, rrënjët i ka te parodia e lashtë e romanit kalorsiak.

Arti i tillë ia hap shtigjet poetikës intelektuale, që dalëngadalë zbarkon

në botën e transcendencës, gjë që në këtë rast forma e romanit përsoset

edhe pse aty-këtu ka ndonjë paqartësi.

Koha e hapësira në këtë roman duhet të kuptohen ashtu siç është

natyra dhe fizikumi, intelekti, por ndodh që nganjëherë këto çështje të

mbesin si formë a besim popullor i njohur si: fati i njeriut (koha dhe

hapësira janë në funksion të sendeve dhe në të kundërtën, gjësendet

dhe funksioni i tyre ka veprimin e të gjithë masës, atë ide në kohë

e hapësirë) që veç tjerash merr edhe formë mitologjike që i ringjitet

sipërfaqes së romanit. Në raste të rralla edhe mund të lërë përshtypjen

se është pjesë e pandarë e ideologjisë së padukshme e të pahetueshme

Yrjet Berisha

132

(ajo është e ndryshme; koha s’ka kuptim të njëjtë për Vonin e Romancierin)

në kuptim të përgjithshëm (romani është i tipit parodik). Romani

ka sekuenca dramtike të një kohe e të një hapësire sa të njohur edhe

të panjohur për lexuesin tonë. Gjithsesi romani del i përkryer. Kështu,

ne zumë ngojë problemin e kohës, mu për atë se Camaj e projekton

gjatë tërë arkitekturës së romanit, por ai nuk e bën ashtu si duhet ose

ka raste kur e heshtën qëllimisht.

“Internimi” i Vonit dhe tragjedia që e nisin Ajka e Katallani janë

tekste letrare që shkojnë krahas në katër kapituj të ndarë me nëntiuj.

Por në mes të dy kapitujve Camaj zhvillon, provokon me një sërë motivesh,

sekuenca këto që nxjerrin në pah përgatitjen enciklopedike, erudicionin,

shkencën, fantastikën, njohjen e dokeve e kanunit të maleve

etj. Dhe kjo s’ndodh një herë, por në disa raste. Konatacion i mitologjisë

ilire e kreshnike duket me paraqitjen e kalit të pashoq (të Borës)

që dallohet se ka ndjesi të syve njerëzorë. Ai është kalë që dëgjon. Ka

pamje të çuditshme; kryevogël, këmbëhollë. Këmbët e përparme i ka si

të një dhie, ndërsa këmbët e prapme si të një qeni. Kur pëson aksident

qan i tërë Katundi me ton ironik, sarkasitik.

Ironia e romanit s’është e pranishme vetëm këtu, por ajo e përshkon

tërë ngrehinën letrare; fillim e mbarim kjo mund të sprovohet, kështu,

edhe pse mbase përzihen gjërat që kanë të bëjnë me shkrimtarin, s’janë

të mundshme për t’u realizuar, sepse kombinimi i kohës, megjithatë,

funksionon disi në frymë të kundërt, gjërat që dalin këtu marrin emrin

e mbiemrin e tyre dhe gjithçka konstruktohet disi në formën e arnimit

a copëzimit ashtu siç e preferon arti postmodern.

Camaj me zbatimin e këtyre shtresave të poetikës së romanit ka interes

të pasqyrojë çdo imtësi e hollësi që ka të bëjë me çështje e probPROZA

E CAMAJT

133

leme të lidhura me jetën në Karpë. Pastaj s’harron marrëdhëniet e

banorëve që transponohen në forma e mënyra të ndryshme. Mitologjia

e letërsia popullore janë tërësi përbërëse të këtij teksti letrar. Kështu

dalin në shesh të mirat natyrore, kultura, artistike etnike etj., atë

që autori e vlerëson dhe e analizon me përpikëri, me imtësi, me fanatizëm,

gjithmonë i mbështetur në përvojën kreative, në vullnetin modern

të qytetërimit europian. Disa shtresa problemore shikohen me sy

monoton por, megjithatë, s’duhet harruar se ai nga kultura e lashtë ilire

mëtoi të dramatizojë (pse jo edhe t’i fishkullojë) disa tipare aktuale të

kulturës, shoqërisë, ideologjisë duke u “shpërngulur” gjoja në kohën e

hapësirën e ardhme, të përparme, shumë të vonshme, të diskutueshme

e provokuese në projketimin e konstruktimin e këtij romani.

Në fund të romanit Martin Camaj i kthehet formës së shkrimit rrëfyes,

që rilidhë disa hollësi të shpërndara në kapituj të mëparmë. Kështu

me këtë sprovë estetike, ai arrin t’i shqiptojë mënyrat e ndryshme

strukturore, me qëllim që t’i plotësojë zbarzëtitë e tabllove që disi

duken të zbehta, anemike. Provokuese është ndjenja dhe veprimi i

Vonit që kur i lexon skedat në Shtëpinë e pemëve do të lidhet me botën

e jashtme, me telefon e kompjuter që shëtit nëpër histori të vjetër e të

re.

Konstruktimi i materialet letrar në romanin “Djella” nis me organizimin

dhe vetëdijësimin e heroit që autori e ka përsëritur edhe te romanet

e mëparshme. Bardh Qerreti është mësues i preokupuar me hallet

që narratori i shtron në nivelin e romanit nga shtresat e ndryshme të

fabulës që edhe ndërtojnë kompozicionin me shumë elemente të tjera

të artit.

Yrjet Berisha

134

Koncepti i heroit bëhet përmes rrëfimit të romanit me diskurs në

veten e parë. Njësitë e fabulës së kësaj vepreje kanë atmosferën e një

ambienti pak a shumë të vjetër; në Ndërsanë nxënësit i mësonin mësuesit

nga qyteti. Krahas këtij elementi, peizazhi i atij ambienti është

grotesk mesjetar. Komponente tjetër e re është forma e të shkruarit të

këtij romani në letërsinë tonë, për herë të parë është shkruar në veten

e pare. Risi tjetër e kësaj vepre artistike është, se materiali letrar i saj

është shkruar në dy gjini: prozë e poezi. Romani duket të ketë pamje

nga një shekulli më parë, ngase aty shfaqet hija e drita e një llampe me

vajgur në netët e errëta e kobzeza, kur bën ftohtë e kur bie shi me erë

të tmerrshme, kështu i cytur nga këto dukuri nis të tregojë një rrëfim

sentimental mbi dromcat e jetës së tij në të kaluarën.

Kështu fillon çasti i gjykimit në formë psikoanalitike. Ai hap gojën

dhe rrëfen në mënyrë të çiltër, flet pa u trembur për aventurat e

gabueshme me vashat e ndryshme në qytet, shkollë e në katund etj.

Sipërfaqja e diskursit në roman realizohet me logjikë dhe kod tejet dinamikë,

në rastin kur shtresat e fabulës futën thellë në ngrehinë verbale

që peripecia skeletore ndërtohet me tension e acarim ndjenjash.

Figurat që ai i përdor gjatë rrëfimit e përshkrimit të sekuencave të

ndryshme s’janë për t’u injoruar. Rrëfimi bëhet në sy të Blerim Bushatit,

që herë-herë duket se ka diskurs krejt steril, që rrëfyesi e tregon për

ta kaluar monotoninë e natës së ftohtë me shi e erë. Narracioni i tillë

del nga shpirti i tij. Arti i ligjërimit duket se është i cytur të bëjë këtë,

sepse e pret shtrati i pleqërisë. Ai s’kërkonte asgjë më shumë ngaqë e

dinte se ç’kohë ishte dhe se në ç’kataklizma të jetës kishte kaluar ai dhe

në ç’hall kishte rënë bota. Bota e personazhit shfaqet tejet e lodhshëm e

mërzitur nga koha. Parë nga pamja fizike ai është i përmbajtur dhe me

PROZA E CAMAJT

135

fat që mbi të gjitha duket se ka pësuar metamorfozë, por nuk i harron

rrëfimet për rininë e tij, dhe në këtë rast ai duket se ka “zbritur” aty

dhe lë përshtypjen se ka “shpenzuar”, shpirtin nëpër aventurat e kota të

jetës që më në fund edhe e kanë hedhur në humnerë.

Këtë roman duhet vështruar edhe nga prizmi i sturukturitimit të

tekstit që kryesisht ndërtrohet, falë dialogut dhe monologut, elemente

këto të cilat kanë nota të të shqiptuarit modern të romanit bashkëkohor

botëror. Veç këtyre shtresave, autori rrëfimin në këtë ngrehinë letrare e

zbaton në veten e parë që ky veprim është karakteristikë kryesore dhe

e fuqishme e këtij romani. Tërësia e këtij romani mëton të zgjedhë, të

nxjerrë nga shpirti artin që rri nën petalet e ndjeshme të mbamendjes

ose edhe janë të dëgjura a të fshehura, por të shqiptuara në momente të

duhura. Bardhi edhe dialogun e të tjerëve e rrëfen në mënyrë origjinale,

por në raste të tilla ky element pushon së qeni i tillë dhe tashmë ai

merr formën e monologu, kësaj shtrese të brendshme të veprës moderne.

Kjo formë është më adekuate për të rikujtuar e rindërtuar të kaluarën

e njeriut që merr pamjen e një ndërtimi a radhitjes së sekuencave,

përmes bisedave e petaleve të ndjeshme të mbamendjes ose që janë të

dëgjuara më parë që në roman marrin udhë të mbarë në tërë sipërfaqen

e diskursit dhe kështu merr formën e paratekstit, por që në këtë

mënyrë edhe mëton të ndriçojë tekstin artistik.

Romani ka sekuenca psikologjike, dramatike, etike, morale, sociale,

etj. Dhe në veçanti autori zbaton simbole dhe mjete të tjera letrare

ndihmon të formësojë e të bëj sa më origjinale ngrehinën letrare, ku

s’mungon shqiptimi i tensionit, thurja e shthurja e eshtrave strukturor

si do të thoshte Ingardeni. Kështu shkrimtari ngadalë e thur romanin,

i ndihmuar me tekst të prozës, por edhe përmes vargjeve lirike që diYrjet

Berisha

136

skursi arsyetohet se janë të Bardhit që gjatë rrëfimit duket se ato krijime

janë shkruar nergut, kështuqë subjekti në atë rast është pjesëmarrës e

viktimë. Subjekti bart tërë barrën e ngehinës verbale që më shepsh e

derdh në letër, në formë vargjesh që subjekti i tillë shqiptohet në formë

ditari.

Romani paraqet ndjenjat e motive të botës së brendshme të Bardhit,

që s’shikohej me sy të mirë nga regjimi në fuqi. Kështu përmes

një rrëfimi të ngjeshur, ai kujton fëmijëninë, rininë, arsimin, punën,

dashuritë, dështimi i dashurive dhe në fund largimin nga lagjja e

varfër e qytetit. Fabula e motivet e romanit janë të organizuara edhe

me monolog ekspresiv që në këtë sipërfaqe aliteracioni cytet thellësive

shpirtërore të Bardhit ku edhe zbulohen dilemat dhe huqet e

ndryshme që e kishin munduar atë gjatë jetës. Ndërkaq arti i ligjërimit

bëhet përmes një strukture narrative të llojit retrospektivë që ia arrin

qëllimit që ky diskurs të pasqyrojë atë mjedis e atë hapësirë ku edhe

kishte jetuar ai, që i ngjet gjallnisë së varuar nga dikush tjetër, ashtu

sikundër edhe janë të burgosurit, që Bardhi s’dallon shumë nga ata,

por që ky tekst letrar lidhet nga një ind i fuqishëm siç është elementi

artistik; monologu!

Problem në vete është edhe dialogu, i cili në konstruktimin e poetikës

së këtij romani i nënshtrohet formës së veçantë të ruajtur e të kultivuar

nga sekuencat kohezive të zhvilluara drejtpërderjt me dëgjuesin

a duke ritreguar atë formë strukturore polifonike. Këtë formë polifonie

e hasim te romani “Djella”, kompozicioni i të cilit në shumë shtresa

narrative del përmes peripecisë në veten e parë (a ich from) që nganjëherë

e hasim edhe në romanin “Karpa”, sidomos në kuadrin e dytë të

tij.

PROZA E CAMAJT

137

Ky rrëfim shqiptohet ngjashëm me gjendjen e katarsisit, por edhe

në disa çaste shqiptohet si pasojë e dëshpërimit, e zhgënjimit! Dhe ky

rrëfim e kjo fabulë është aq tronditëse sa bashkëbiseduesi (Blerimi)

por edhe receptori që e lexon / konsumon, këtë tekst arti, mbetet gojëkyçur

nga tragjedia e rëndë njerëzore që me vite të shumta e mban të

fshehtë në shpirt. Për një “skot”, të veçantë (si do të thoshte Camaj,) arti

i ligjërimit do të dukej: mendjemadhësi, egoizëm, monoton, absurd,

banal, etj.

Mirëpo, meqë autori në atë kohë, fillon të shkruajë prozë, kishte

mbaruar studimet, kishte lexuar e studiuar me përkushtim letërsi

bashkëkohore botërore dhe rrjedhën e artit modern në metropole të

ndryshme eurpojane, penën e orientoi në prozë ku rëndësi të posaçme i

kushtoi komponimit të formës së romanit modern, prandaj edhe ngrehina

artistike titulluar “Djella”, bën pjesë edhe në poetikën e romanit

a të rrjedhës së ndërgjegjjes që atëbotë (në vitet pesëdhjeta të shekullit

njëzet) letërsia frënge ishte në formë, që ishte fare e natyrshme se do të

ndikojë edhe të shkrimtari i ri i asaj kohe: Martin Camaj.

Në këtë roman, problem i veçantë (por jo edhe specifikë vetëm për

këtë teksti letrar) është prania e antagonizmit që shfaqet heshtazi, por

edhe e mbështjellë si në një lëmsh, të cilit nuk i gjindet fija aq lehtë. Ky

problem duket i pakapshëm fillim e mbarim. Bardhi është intelegjent,

ai e di se deri ku mund të shkojë, të kalojë e drejta e një mësuesi të harruar

në një katund moçalor. Ndërsana ia kishte “lejuar” flertin (verbal)

me Djellën. I gjetur në këtë katrahurë, subjekti romanit ka elementet

e diskursit biografik a dokumentar që na kujton punën e tij si mësues

para arratisjes nga vendlindja. Kur themi kështu, bazohemi në problemin

në pohimet e kritikëve e estetëve të letërsisë; se për t’u kuptuar

Yrjet Berisha

138

e interpretuar veprat e një shkrimtari, duhet ditur edhe autobiografia

autorit.

Arkitektura, fabula, motivet, idetë, personazhet, peizazhet, por edhe

tabllot e thurura në lirikë a në vargje të bardha etj., të këtij romani kanë

lidhmëri të pashkëputshme edhe me çështje a probleme të ndryshme

shoqërore, filozofike, antropolgjike, psikologjike, etike etj., që në një

mënyrë a në një tjetër edhe nxisin zhvillimin e arsenalit a materialit

letrar të shpiejnë mëtej ngrehinën e veprës letrare. Duke pasur parsysh

tërësinë artistike e esteike në njërën anë dhe në anë tjetër përmbajtjen

e romanit atëherë edhe nuk e kemi vështirë të konstatojmë (tek e

fundit këtë të drejtë na lejon letërsia receptuese, siç do të thoshte Fraj

e idhtarët e tjerë të kësaj metodologjie të studimit të letërsisë), se diskursi

i këtij romani mëton të zabatojë art të tillë që di t’i mbetet besnik

poetikës sprovuese e kurioze deri në pakufij, si solli risi Xh. Xhojsi, me

botimin e romanin titulluar: “Ulisi”, ku tekstin e komponon në tri gjini:

prozë, poezi, dramë. Kurse arti i tekstit të romanit “Djella” i Martin

Camajt është shkruar në prozë dhe poezi.

Arti poetik i këtij këtij romani evoluon si produkt i raporteve të

acaruara që struktura e romanit shthuret pasi të zbulohet gjeneza tragjike

e fshehur dhe e kamufluar në damarë e në zemër, që reflektohet

e manifestohet me ndodhi të ndryshme; simpati, dashuri të fshehtë,

intriga të dashurisë, gjeturi çasti, naivitete të bëfta etj. Edhe problemi

i gjelozisë është çështje në vete dhe mjaft e diskutueshme, por edhe e

papërballueshme për çdokënd, por jo edhe për subjektin e kitij romani.

Teksti i romanit është bërë përmes një rrëfimi ekspresiv, i përshkuar

me nota idilike. Mbështetur, në këto argumente të sipërme, në

vepër shtohet intenziteti i dinamikës së sipërfaqes së gjërë të diskursit

PROZA E CAMAJT

139

që falë kësaj forme nga çasti në çast, nga indi në ind që e përbëjnë

fabulën edhe ndërron struktura e ndërtimit të artit letrar në roman.

Në shtresat e monologut e dialogut, duket forma kondensuese e cila

sendërton sekuenca mistike, fshetësi intime, doke, përralla, anekdoda

e rite dalluese që në këtë mënyrë receptori ndjen mrekullinë e shqiptimit

artistik.

Autori gjatë ndërtimit të heroit i ikën me zhdëvejlltësi moshës,

paragjykimeve, u largohet elementeve fantastike, mitike etj., dhe fabulën

e shtron në nivelin e artit real. Karakteri i tij bie në tokë; s’jeton

në botën e mjegullnajave rinore, vitet e tij ishin të larta, ka moshë gati

senile. Rrëfimi i tij zë fill në formën retrosperspektive, si kohë e një vrojtuesi

të qetë gjë që gjërat i peshon ngadalë që për to shfaqen komente e

sqarime me rrëfim perspektiv. Forma a zbatimi i këtij korpusi të kompozicionit

ndërlidhet me fabulën, probleme, raporte të ndryshme me

natyrën, pa data historike, që autori nuk e saktëson, se në të kundërtën

arti i romanit të tillë do t’i nënshtrohej materialit faktografik e atij anal

që do të rrezikonte fiksionin, ashtu siç nuk e kërkon natyra e një romani.

Në tekstin fiktiv s’kuptohet se kush sundon. Kreu i kësaj klike mbisundon

problemet, acarohen raportet mes banorëve. Klika e tillë bie në

një gjendje anarkike. Banorët janë në pozitë tendosëse, ashtu siç është

edhe subjekti që rrëfen, me kokën “e bardhë”. Në këto rrethana konkrete

diskursi i këtij romani vë në spikamë një dukuri të rrallë: shpërnguljen

e popullatës ose zhvendosjen që ingranazhet e diktaturës në këtë

mënyrë bëjnë internimin e banorëve e të familjeve “armiqësore”, që në

këtë fushatë banale të kësaj hapësire, autori e paraqet me gjendjen e

rëndë të heronjve në një situatë kur asgjë s’ishte e sigurt, asgjë s’kuptoYrjet

Berisha

140

hej. Thjesht aty zë fill një situatë kaotike, një moment absurdi, ngjarjet

marrin letërnjoftimin e autopsinë e tyre në çdo kohë.

Në këtë rast, tekstura e romanit vihet në peshojë alkimike. Dhe kur

kihen parasysh këto shtresa konstruktuese të artit letrar, nxirren në

shesh edhe disa segmente shtytëse të sfrocimit të konturave e sipërfaqes

së semiotikës a kodit të ligjërimit rreth një sërë ngjarjesh të futura

në vorbullin e tyre të pafund që janë të ngërthyera brenda një indi

burleskor ku edhe pasqyron dhunën, egërsinë, lajkat, servilizmin, pabesinë,

intrigat, ligësitë e shumë parodokse të tjera që janë të lidhura

me ingranazhët dhe kurthet e një diktature banale, që Martin Camaj,

me paraqitjen e tekstit arkivor i modifikon si tërësi të aliteracionit artistik,

ndonjëherë edhe kreativiteti i tillë merr grim të nevojshëm që

fare lehtë shndërrohen në vepër letrare.

Ndërtimi i romanit “Djella” pak a shumë nis në mënyrë të habitshme.

Teksti merr përmasa të zhvillimit, nga një perudhë e vonë e

subjektit. Kështu karakteri i artit të ligjërimit është jashtëzakonisht

serioz. Diskursi i tillë s’bredh për të gjetur materialin letrar për këtë

vepër fiktive, por është një tekst i gatur e i menduar gjatë në trurin e

njeriut, të vëluar e përvëluar në vaj e në uthull. Bardhi është njeri fatkeq

që nuk e din se ku e kishte shtëpinë. Konstruktimi i romanit shtegton

radhazi në atë që quhet jetë, art, logjikë, psikologji. Kompozicioni i tillë

merr formë neoromantike. Kështu ritmika e këtij niveli kompozicional

ngre shumë probleme e shumë çështje nëpër shumë faqe të romanit,

të cilat më shpesh ky diskurs i qëmton në prizm të mprehtë klasor, në

raporte tendosëse të një shoqërie të kohës, kur u hiqet maska e rrejshme

rrathëve hipokritë të shoqërisë, që përshkruhet me tallje e imoralitet,

përbuzje, dredhi etj.

PROZA E CAMAJT

141

Krahas strukturimit të ngrehinës letrare të “Djellës”, diskursi ngrit

problemin interprertues të tekstit të vet letrar, herë-herë ironizon atë

aliteracion, ashtu sikundër shkruan në fillim të parathënies: “një poet i

dështuem flet në vetën e parë për historinë e vargjeve të veta.” Dhe pak

më posht, ai prerazi, jep formulën e vet dhe s’lënë pa zënë ngojë edhe

problemin e drejtimit letrar modern që romani i tij është shkruar me

poetikë perëndimore ashtu sikundër edhe shfaqet në subjektin e tij: “ra

ndesh trajtave anshme apo pajambajtëse të realizmit socialist.”44

Bardhi, si e pamë nga këto dy fragmente të shkurtëra, është narrator

kryesor i romanit (pa harruar se këtë mesazh e kryen nganjëherë edhe

autori). Ai lë përshtypjen e njeriut të vetmuar. Ai ligjëron mbi tragjedinë

e vet, të cilën edhe e ilustron në atë tekst biografik me vargje, në

formë kronike, në formë ditari lirik me vargje të lira. Brenda këtij teksti

metonimik e metaforik diskursi i këtij konstruktimi s’lë pa zënë ngojë

çaste e ngjarje nga e kaluara e banorëve të tjerë, si ai i internuar në

Ndërsanë, në një katund të zhytur në kënetë ku mushkojat e sëmurja e

malarjes bënin kërdi.

Kështu, subjekti i këtij romani me këtë dukuri çnjerëzore të internimit

e të keqtrajtimit të karaktereve të tij prekë një motiv që disa

vite më vonë do ta trajtojnë edhe shkrimtarët disidentë të Lindjes europjane!

Këto dhe eksperimente të tjera letrare bëhen ashtu sipas rregullave

në fuqi dhe parimet themelore të shoqërisë. Ndërkaq, e vërteta

ishte ndryshe; agjitpropi i makinerisë stalinistenveriste donte të formonte

“njeriun” sipas përmasave të veta. (Ky mit e kjo dilemë e lashtë

44 Martin Camaj: “Djella”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë, 1994, faqe 5. Me termin “pajambajtëse”,

nënkuptojmë rrymën ose metodën letrare. Nga ky shkrim, por edhe atë që

do të lexojmë më poshtë, lexuesi do të kuptojë se M. Camaj, veç si shkrimtar i talentuar,

dallohet edhe si estet dhe njohës i letërsisë moderne europjane që krijohej atëbotë.

Yrjet Berisha

142

na kujton luftën e Prometeut e Zeusit, për krijimin e qenieve njerëzore,

sipas kuteve të këtij të fundit.) Kështu, në këto kushte mizerie rropatën

Bardhi, Blerimi, Djella, Curri etj., që janë viktima të diktaturës e cila

fshihej e kamulfohej pas shumë komploteve, shantazhëve, intrigave, e

bëmave të dukshme e të padukshme. Prandaj falë veprmtarisë së fshehtë

edhe ajo kishte prestigj, kishte pamje, kishte hijen e fshehtë e të

pakuptueshme që mbështillej me pajën “hyjnore”, dhe me logjikën e të

“gjithëfuqimshmit”.

Në parathënien e kësaj vepre Martin Camaj, për të arsyetuar

lidhmërinë e artit me popullin, shkruan: “Ideja e motiveve që do të

zhvilloheshin në një ambient të caktuem me erdhi si reagim kundrejt

propagandas së vjeteve ’50 në diktaturat e reja komuniste të Lindjes:

thuhej se një shkrimtar i saktë nuk duhej ta linte kurrë vendin, duhej të

jetonte mbrenda popullit të vet, përndryshe humbaste talentin.”45

Hiç këtë tekst të pakët të marrë nga parathënia që saktëson qëllimin,

idenë, motivin, tekstin konstruktues, datën e përafërt histiorike,

raportet shoqërore të lidhura me këtë periudhë (më sipër theksuam

dhe mbrojtëm vlersësimin e mossaktësisë së historisë, në mënyrë që të

mos i humbë kuptimi i fiksionit të lidhur me poetikën e veprës) të jenë

banale e konkrete: autori shkruan mbi gjendjen faktike të dukurisë së

dyndjeve të popullatës së Veriut drejt fushave ose në katunde të harruara,

por edhe i demanton këto pohime sterile të diktaturës, e cila për të

arsyetuar veprimet e saja shpik lloj-lloj shantazhe: përdor masa ndëshkimi,

internime të posaçme për familjet “armiqësore”. Autori shkruan

heshtazi mbi kampet e internimit. Në këtë sipërfaqe stukturore shtresat

fiktive paraqesin dinamikën narrative me sekuenca tragjike të një ka-

45 M. Camaj: “Djella”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë, 1994, faqe 5.

PROZA E CAMAJT

143

tundi të nëmur që për shkak të moçalit banorët e asaj ane i mbyste

ngadalë. Banorët e internuar që përshkruhen në roman, paraqiten në

mënyrë komplekse dhe skena dramatike që i rrëfen me ton të qetë e të

vendosur nga goja e një narratori me zjarrminë e etheve të malarjes.

Tërësia e fabulave të romanit “Djella” ka forcë e elan të madh të shpërndarë

nëpër motive që janë produkt i metateksteve me shtresa psikologjike,

filozofike, etj., të shqiptuara përmes tekstit letrar me monolog e

dialog të pasur që e karakterizojnë romanin.

Shtojca e çdo kapitulli të këtij teksti, siç thamë edhe më lart, është

shkruar në vargje lirike që në një formë edhe paraqesin rrjedhën e

konturave të komponimit, të fabulës e motiveve të romanit. Thënë më

qartë, këto dy forma të shkrimit në dy gjini plotësojnë e përmbushin

njëra-tjetrën. Shikuar nga konteksti teorik, arti i këtij romani i përket

poetikës dhe lirikës, ndërtuar nga kodi i rreshtave (në poetikë) dhe

i vargjeve (në lirikë). Deshëm s’deshëm, këto dy shtresa semiotike e

ndërtojnë artin e tipit meditues e narrativ. Andaj mu për këto specifika

e për këtë formë, këto shtresa metonimike e metaforike të kësaj vepre

ia shtojnë peshën e rëndësinë e bipolaritetit shqiptues fiktiv me dinamikë

strukturimi dhe romani në këtë mënyrë bën pjesë në veprat më të

mira të shkruara nga ky autor. Themi kështu sepse autori i rreket kësaj

aventure semiotike të panjohur për letrat tona deri atëherë kur ia arrin

t’i thyejë rregullat e kodit klasik të romanit.

Poetika e këtij romani ka tekst letrar me shtresa të fabulës ekspresive,

sipërfaqe moderne, metatekst montues, por edhe arnim materiali

letrar, siç e quajtëm më lart, poetikën posmoderne, pa lënë në pluhur

të harresës edhe lirikën intime a autobiografike del në fund të secilit

kapitull të romanit. Ky material i larmishëm arti arrin të pasqyroYrjet

Berisha

144

jë hapësirën dhe kohën e një universi ontologjik, i ringjallur përmes

rrëfimit refleksiv në vetën e parë: unë. Aty s’lihet anash as zhdërvjelltësia

e dialogut të përtërirë të thënë më parë nga dikush tjetër. Po me këtë

invencion duket se “ripërtypet” monologu ku edhe rropatet tërësia e

shtresës së ndërgjegjes së detyruar të heshtet, të durojë, të mos dëgjohet

se është i gjallë e shumë mjete artistike e motive që shfaqen në

sipërfaqen komponuese të ngrehinës letrare.

Shkrimtari armë të fortë ka teksturën, të cilën e lakon nëpër forma të

ndryshme, duke e shtjelluar a interpretuar në disa sekuenca dramatike

të lidhura me jetën e Bardhit, dhe në këtë rast vë përpara tekstin letrar

me ironi, satirë, alegori, këshilla, porosi etj. Arti i tillë vë në spikamë degëzimin

ideologjik që ndeshen mes vete, kur edhe në atë evoluim rasti

ndriçohen dilemat e problemet e “armiqve”, pastaj hetohet atmosfera e

intrigantëve, komplotistëve, shpifësve, mashtruesve, kriminelëve, por

në anën tjetër edhe e njerëzve të sinqert që s’iu vlerësohet puna as edhe

jeta nga ingranazhet policore. Këto ndjenja e kjo atmosferë “kalitej” në

“universitetin” e kohës së diktaturës që është i njohur si burg, që s’ishte

larg Ndërsanës, në këtë fund bote me ujë të ndotur të moçalit; autori

me këtë pellg të qelbur e ironizon diktarurën.

Romani ka njëzet e një kapituj të shkruar në formë të shkurtër, me

po kaq vjersha. Por s’duhet harruar se faqet më të lexuara të tij janë ato

të kapitullit të fundit (XXI) në të cilin paraqet një dialog konkret ku

heroi i jep fund “historisë se poezive të veta”, kurse mësuesi i ri merr

rolin e dëgjuesit, lexuesit e rrëfyesit që mëton të zotërojë nivelin kompozicional

në vepër. Veç si dëgjues i qetë ai ka dhuntinë e një interpretuesi

e zhbiruesi që herë pas here edhe bën provokime, gjë që edhe

e acaron treguesin (mësuesin e vjetër). Tensioni i dalldisë strukturore

PROZA E CAMAJT

145

shtohet kur mësuesi i ri me këmbëngulje do të kuptojë përfundimin

e Djellës. Ndërkaq, arti i ligjërimit merr formën e njohur nga arti i

shthurjeve dramatike përmes shenjave estetike si të “Bretkocat” e Arsitofanit,

ku edhe në këtë mënyrë autori bën një aventurë estetike e

teorike që mëton ta sqarojë kështu:

“Krijim im letrar ka diçka fragmentare në vetvete dhe për këtë fajin

e ka koha jonë, edhe ajo fragmentare, aritmetike në rrjedhën e vet.

Koha na u sëmue mun në zemër nga ngjarjet që ndoqën. Pra, një kohë

e tillë ishte mbrendë që do të piqej dhe vetvetiu shpërthente përjashta,

por koha që do të piqej dhe vetvetiu shpërthente përjashta, por koha që

jetoshim ishte pothuejse e pa stinë, pa verë!”46

Disa probleme letrare të këtij diskursi hapen dhe mbyllen me figura

e ironi. Tërësia problemore e këtij teksti teorik nis dhe përfundon në

formë struturaliste kur edhe i drejtohet lexuesit me tekst që shqiptohet

me veten e dytë: ti. Ndërkaq, për tekstin e romanit ai pohon se

romani me këtë diskurs cilësohet se ka diçka fragmentare, artimetike,

sëmuret koha në zemër, por edhe piqet e shpërthen, në stinën pa verë,

e shumë figura e metafora të ngjashme që s’janë pa plotninë e figurave

e të metaforës. Ndërkaq, ky shpjegim sa estetik, është edhe me dimensione

biologjike që mundëson shpjegim meditues; thënë me rrotlla

tipike malësore. Në fund diskursi duket se merr peshën e lodhjes e të

mërzisë me shqiptim alegorik që është në gjendje paksa acaruese dhe

befasohet, por edhe provokon: “Si dreqin nuk e kupton?” Ai mbase

edhe e kupton ironinë e tij, pret komentin e tjetrit që duket se nuk është

i kënaqur a i painteresuar me rrëfimin e me vjershat e tij.

46 Vepra e cituar, faqe 108.

Yrjet Berisha

146

Çështja e kompozicionit të romanit “Djella” është e lidhur ngushtë

me emocionet e orientimin e një bote të veçantë estetike që karakteri i

tillë ka njohuri me artin meqë edhe ëndërron që t’ia arrijë qëllimit; të

bëhet poet edhe pse kishte përvojë dëshpëruese nga vdekja e një miku

poet. Ai ishte i njohur me problematikën e komponimit të ngrehinës

letrare, falë provokimeve që autori i parashtron në parathënien e romanit

në version të dytë e të përpunuar që, siç e pohon edhe autori: “si

nye e pazgjidhun në vargun e veprave në prozë”.

Titulli i romanit “Djella” është marrë nga një personazh që në roman

autori e trajton me dy karaktere të kundërta, që kanë botëkuptime

të ndryshme. Romani ka dy linja rrëfimi; një në veten e parë dhe një në

veten e tretë, që ndryshe mund të quhet edhe narracion me perspektivë

e retrospektivë. Pastaj aty shfaqen edhe dy gjini letrare në; prozë e

poezi. Kështu ky model i artit merr rrjedhën e veçantë, në mënyrë që

më vonë ky diskurs ka liri të zgjërohet nëpër kapituj të shumtë në prozë

e në poezi.

Metateksti i dytë që provokon lirikën përputhet me Djellën dhe me

metaforën, kur dihet se metafora konsiderohet figurë e poezisë. Kurse

të shprehurit në metonimi është figura e prozës47, që i përshtatet Bardhit.

Kundërvënia e tillë ideore por dhe kompozicioni i tillë artistik

është provokim estetik e teorik, por edhe etik, sociologjik, antropologjik

që Martin Camaj ka ditur t’i komponojë për mrekulli. Prandaj mu

për këtë sprovë estetike e artistike, ky roman ka poetikë neoromantike;

kujtojmë këtu intrigat e dashurisë së realizuar e të pasuksesshme. Por

në të njëjtën kohë edhe romani ka elemente fragmentare a arnim të tipit

postmodern, të ndërtuara nga shumë nivele, dekorime në copëza e

47 Zejnullah Rrahmani: “Teoria e letërsisë”, botoi Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1996,

faqe 79.

PROZA E CAMAJT

147

mozaiqe nëpër shtresa të ndryshme të fabulës së këtij romani. Ndërkaq,

monologu e dialogu në këto raste janë sintetikë dhe në dramaturgji ka

elemente të theksuara në tërë ngrehinën e romanit.

Ribotimi i dytë i romanit “Djella” është i përmirësuar nga autori më

1990, ku edhe ka bërë përpjekje të qëlluara dhe mjaft të suksesshme,

prandaj edhe shkruan: “(…) më rroku shija e shkoklimit të motiveve

dhe të trajtave gjuhësore. Thellimi në teksturën e vjetër u përzie vetvetiu

prej faqe në faqe me trajtat e stilit që kam sot, mbas 35 vjetësh.”48

Besojmë se çdo koment tjetër rreth komponimit të këtij romani do të

ishte i tepërt që të shtonim pas këtij teksti interpretues e sqarues, vendosur

në parathënien e romanit “Djella”, nënshkruar nga shkrimtari

Martin Camaj.

Novela e shkurtër “Katundi me gjuhë të fshehtë”, parë nga projekti

konstruktues, duket qartë se shkrimtari, për ta shkruar këtë tekst letrar

është mbështetur në të shqiptuarit modern të shkrimit të novelës.

Shenjat dominuese të kësaj arkitekture nisin nga rrëfimi i ngadalshëm

e i mundshëm. Kështu gjatë shkrimit të novelës në laboratorin krijues

zbatohen edhe shtresa të fubulës medituese. Monologu i novelës ka

ngjyra të theksueshme e stërmunduese. Ndërkaq dialogu i saj paraqitet

me vrullin e fjalëve të zgjedhura e të menduara mirë, ata kanë një botë

të veçantë me halle, fatkeqësi, strese, mallëngjim, harrim, sakrifica etj.

Kritiku e esteti frëng T. Todorov shkruan: “Vepra letrare, përbëhet

nga fjalët; (…) fjalët që u takojnë regjistrave të ndryshëm folës.”49 Ky

inetpretim teorik është i lidhur me problematikën e artit të ligjërimit

me kodin e veçantë që shfaqet përmes komponimit të gjetur mirë të

fjalëve, fjalive, fabulës, motiveve etj.

48 M. Camaj:”Djella”, botoi NB ”Gj. Buzuku”, Prishtinë, faqe 7.

49 Cvetan Todorov: “Poetika”, botoi ShB ”Filip Vishnjiq”, Beograd, 1986, faqe 27.

Yrjet Berisha

148

Shikuar nga plani kompozicional, novela është më tepër punë laboratorike-

eksperimentuese, sepse brenda strukturës së saj ka disa forma

a mënyra të organizimit të tekstit. Autori në këtë diskurs përdor

laramaninë e rrëfimit perspektiv e retrospektiv; që interpreti nuk e ka

vështirë ta dallojë plotninë metaforike që aludohet dhimbshëm për

botën e egër totalitare; në këtë sekuencë arti i ligjërimit përqendrohet

në fatin tragjik të arbëreshëve të Italisë. Pikërisht zbatimi i një semiotike

të tillë stërholluese ka poetikën e mbështjellë me vello mistike që

vërehet se autori orientohet të pasqyrojë një tekst letrar me shqiptim

bashkëkohor të një hapësire e të një kohe të mitologjisë popullore arbëreshe,

që për lexuesin tonë kthen kurreshtjen nga arti i së kaluarës

sonë deradiane. Komponimi i këtij teksti artistik shqiptohet me imazhe

të qarta që i nënshtrohen artit të shqiptimit të kulluar.

Arti i novelës së shkurtër senderëtohet përmes një rrëfimi spontan

që ndiqet nga një kombinim i menduar mirë. Thënë më saktë, hulumton

nëpër labirinthe dhe zbulon fshetësitë e semiotikës e të poetikës që

ka shtresa të mirëfillta të tekstit letrar. Andaj mbështetur në këto pika

referimi, proza e tij ka elemente të prozës botërore si të Floberit, Xhojsit,

Foknerit, në poezi të Ungarettit etj. Struktura e saj është e mbushur

me tekste të monologizuara dhe me shtresa të tjera montuese, arnuese

a të copëzuara me lëndë të artit postmodern.

Kjo novelë bashkë me romanet e tjera cyt interpretuesit e veprave

të tij të pohojnë se Martin Camaj nuk ka stil origjinal. Çdo prozë e tij

është shkruar me poetikë e stil të veçantë, ashtu si e gjejmë te disa autorë

që mu për këtë akt edhe shquhen e janë të njohur në letërsi. Autori

i këtyre veprave ka bërë një “shëti” nëpër stile që më tepër del se është

një provokim i qëllimshëm për lexuesin, si thamë edhe më sipër. KëshPROZA

E CAMAJT

149

tu ka vepruar edhe shkrimtari Xhojsi, në veprat e tij, këtë përvojë duket

se e ka ndjekur edhe Camaj, jo veçse në këtë novelë (“Katundi…”), por

këtë përvojë e ka ndjekur edhe në tekste të tjera letrare.

Bota e kësaj novele ka elemente fantastike, edhe sipas drejtimit të

njohur në filozofi si transcendencë, por edhe të botës së çudirave. Autori

kështu depërton në një linjë a në një labirinth antik dedalian që kalon

përmes një indi artistik në botën e lashtë të një qytetërimi arbëresh,

ku shfaqen motive të ndryshme që s’është lehtë për t’i anashkalur tërë

ato shtresa artistike të cilat janë nivele a tërësi kryesore të tekstit letrar

që sendërtojnë materialin e novelës në fjalë.

Poetika e këtij teksti, gjatë leximit të vëmendshëm zgjon asociacione

që janë të njohura qysh në artin dantesk, xhojsjan etj., kështu

që kur lexohet kjo ngrehinë letrare lexuesi, interpretuesi do të kuptojë

se diskursi pasqyron një hapësirë, një kohë thuaja të panjohur që nga

forma e veprave artistitke të shkruara në vargje nga autorët arbëreshë.

Sipërfaqja kompozicionale e novelës është e lidhur me aventurën e

dy-tre vetëve që duan ta vizitojnë një katund të panjohur, jo pa druajtje,

nisen tre e mbërrin njëri. Nga ky udhëtim i stërmenduar e i gjakuar,

duket se proza merr dimensione absurde që, duke operuar me këtë

konstruktim e me këtë art të ligjërimit, diskursit ia ka ënda të bëjë eksperiment

me artin letrar kur paraqit një dhimbë, një ëndërr, një aventurë,

një jetë të pajetuar në realitet, por të realizuar në formë trascendentale.

Tërë kjo arrihet kur vizitohet katundi me gjuhë të fshehtë, a me

gjuhë të ndaluar nga autoritetet joarbëreshe. Në sprovë të kësaj proze

shfaqet çasti e ankthi i kureshtjes, por edhe i argumentit për të zbuluar

katundin që flet si turisti. Tërë teksti letrar sillet rreth përpjekjes

e vorbullës për të kryer një vizitë e një rizbulim epokal në një katund

Yrjet Berisha

150

të vdekur e me gjuhë të fshehtë (të pakuptueshme për joarbëreshët).

Teksti e karakterizon dhe e ringjall një udhëtim ëndërrues, një vizitë të

paqenë, një dashuri të parealizuar, në viset e jugut.

Me këtë tekst autori mëton të sforcojë bindjen tonë se shtresat e

prozës i thuren dhe i zhvendos nëpër motive me dilema të ndryshme

që në këtë formë sikur e kodojnë fjalën e shkruar artistike, që eksperomentohet

edhe me motivin mitologjik shqiptar të rinjohjes a të

transcendecës, që jepet përmes zërit. Motivi i ringjalljes shfaqet pa

e harruar kohën e hershme e të vonë që ky fenomen bashkëdyzohet

dhe në fund realizohet ëndrra e hershme e shfaqur si transcendencë.

Përmes këtij motivi autori futet në shtresat e ndjeshme psikologjike,

bën kërkime antropologjike, filologjike, etnografike, arkitekturale etj.,

por të tëra këto shtresa strukturore bëhen nga pozicioni i kureshtjes, i

habisë që një i huaj do të studiojë e shijojë gjuhën e kulturën origjinale.

Të folurit e posaçëm të katundit fashitet nëpër pllaja e përroje. Të

gjitha fenomenet që zhvillohen nxjerrin në pah përfundimin lakonik;

shoqërimin me mordjen që është interpretim mitik i transcendencës si

drejtim i njohur në filozofi.

Vetëm kur lexohet pjesa e fundit e novelës “Katundi…”, kuptohet

teksti letrar i shkruar në formë simbolike që si i tillë merr formën e një

studimi shumëdimenzional të shkencave shoqërore i strukturuar me

ton metonimik. Pasqyrimi i kësaj hapësire ka përshkrim të kursyer e

të logjikshëm me një mori elementesh artistike, me shqiptim të lakueshëm

të novelës si rrëfim fantastik që nis nga tragjedia e hershme dhe e

vonshme e reflektuar me nivel strukturimi të shtjelluar hollësisht. Tekst

i tillë ka sprova të ndryshme që ndërtohet me një diskurs që nuk është

larg gjuhës së arbërit. Arti i tillë ka material sa ireal të botës e hapësirës,

PROZA E CAMAJT

151

me shumë probleme të paraqitura në novelë ku receptimin e fusin në

magjinë e fjalës me konotacion fantastik, absurd.

Kompozicioni i novelës është shkruar me variacione të ndryshme të

nivelit strukturor ku mënyra e rrëfimit shtrihet nëpër pozita të veçanta

të këtij teksti letrar që ndërtimin e bën fillimisht narratori i identifikuar

me diskursin-autorin-artin e ligjërimit, pastaj ky rrëfim është produkt

i karakterit-subjektit-heroit-personazhit-protaganistit-arketipit; siç

është i huaj që këtë mesazh e kryen i ndihmuar edhe nga heronjtë e

kësaj novele që kështu depërton në labirintet e brendshme të shtresave

të komponimit artistik të strukturuar sipas parimeve të poetikës dhe

kështu paraqet paradokset e një etnikumi të përbërë, për të mos thënë

të zhdukur ka jehonë gilgameshane; arbëreshët “vdesin”, por e qenmja

e atij katundi i bënë të pavdekshëm, mëqe shndërrohen në mit, legjendë,

histori, gjeografi. Qëndresa e tyre ka konotacion real, material,

burimor, lingustik, etnologjik, social, filozofik, antroplogjik etj. Ky tekst

është shkrim postmortemi mbi një popull të zhdukur nga faqja e dheut

që s’rron atje, që s’ka banorë, që s’ka adresë, që s’ka gjallëri. Teksti i

novelës i ngjan një homazhi tragjik. Teksti letrar përkon me të kaluarën

e harruar në mbamendjen e historinë tonë me plot paradokse. Prandaj

i gjetur para një fakti rrëqethës, shkrimtari u jep udhë fjalëve, tekstit

letrar-gjuhësor-etnografikë, tok me të edhe motiveve, temës, nivelit

sipërfaqësor dhe kështu ia arrin të komponojë një novelë; monument

të gjallë që s’shembet kurrsesi në sy të lexuesit të thjeshtë e heterogjen.

Arti i ligjërimit është i stërholluar dhe ka gjallërinë e një kulture e

një gjuhë të zhdukur të një katundi malor. Pastaj ka mënyrën e rrëfimit

që novela nuk i nënshtrohet kategorisë konstruktuese të inicuar nga

nxitësit, shkaktarët e viktimat e tyre, në një hapësirë absurde i prijnë

Yrjet Berisha

152

katastrofës, i fryejnë zjarrit të së keqes etj., që në korpusin kompozicional

nuk hetohen, nuk duken, nuk kuptohen, nuk veprojnë botërisht.

Ndërkaq, në ngrehinën letrare këto fenomene, dukuri, anomali, dredhi,

kurthe janë të kamufluara me vello arti, përballë një tematike të

lidhur me katundin e gurtë që mëton të mbetet visar, faktografi e shekullit

njëzet mbi një katund të mbetur pa banorë që i ngjan një piramide

mijëravjeçare. Teksti letrar me këtë motiv funksionon si simbol duket

se s’shkel në kohën e në hapësirën tonë, por megjithatë ai mëton të ketë

vulë, identitetit, emblemë etnikumi, hulumtim antroplogjikë, sprovë

filozofike, mbamendje gjeografike etj.

Novela është ndërtuar me kombinim kompozicional, gërshetuar në

dimensione e shtresa të ndryshme të fabulës, por edhe në përfshirjen

e përbashkët të motiveve të prozës artistike. Modelet, shtresat e këtyre

formave kanë diç nga mitologjia jonë dhe letërsia popullore. I huaj

shkon në katund, kurse shoqëruesit i shmangen mjeshtrisht. Shmangia

e tyre ka diç misterioze. Ribashkimi i heronjeve pas njëzet vitesh ka

transcendecë filkozofike. Aventura e tillë realizohet vetëm në fantastikë,

që përrallat popullore i pasqyrojnë e i paraqesin në një kohë e

hapësirë tjetër. Diskursi ringjall dashurinë e hershme. Novela është e

shkruar me logjikë, mençuri, folklor, etnografi, këngë, lojëra, mëngji,

motive urbane në katund, monumente arkitektoinike, një komunitet

karakteristik etj., ashtu siç kishin jetuar dikur arbëreshët e fundit që

nga shtytjet e vijueshme zhbëhen nga toka e shpirti arbëror.

Mjetet artistike më të shquara të poetikës së kësaj novele janë ironia,

alegoria, figurat, metonimia etj., që gjatë tërë sturkturës së teksti letrar

marrin përmasa shqiptimi të lakueshëm nëpër trajta, numër, rasa që

bëhen të konsumueshme, të kuptueshme, të pëdorshme. Komponimi

PROZA E CAMAJT

153

i një teksti të këtij niveli artistik merr formën e një aliteracioni me

jehonën e prozës me shqiptim rrëqethës e alarmues, ngapak me ton

surrealist. Të gjitha këto çështje i përshtaten mrekullueshëm natyrës a

hapësirës që del e koduar sipas poetikës së novelës që në kontura të saj

ka një mori zërash polifonikë herë të zëshëm, herë të heshtur, varësisht

nga momenti edhe merr dimensione të ndryshme e të detyrueshme,

kur i jepet kahje shpërthyse sipërfaqes së diskursit me karakter simbolik

që ndonjëherë duket i menduar, por edhe ka tekst monoton e të

pakontrolluar ashtu si duhet në paraqitjen e sekuencave dramatike në

këtë novelë të shkurtër.

Novela e gjatë “Rrungaja në mars”, vështruar sipas ndërtimit artistik

si të romanit. Themi kështu sepse teoria e romanit jep këtë shpjegim

meqë kjo vepër ka shumë personazhe, hapësirë të gjerë të korpusit të

kompozicionit, monologun, dialogun, peisazhin e mjete të tjera të poetikës

përkatëse të artit të romanit. Vepra fillimisht hapet nga një vjershë

me tridhjetë vargje përshkruese, motivi i së cilës është dashuria.

Kjo novelë është ndërtuar sipas metodës realiste e cila trajton një

motiv të dashurisë së dy të rinjve. Proza e tillë ka në plan të parë idetë

iluministe, antroplogjike, etj., që tëra këto nyja komponuese shfaqen

përmes një përshkrimi të ngjeshur dhe me rrjedhën e mirëfilltë të narracionit.

Në këto faqe të tekstit letrar autori paraqet edhe skena romantike

me intinerar tipik mesjetar, ku banorët jetojnë si të mbyllur në një

geto, rrethuar nga pllajat, lumenjtë, përrojet, shkëmbinjtë, malet, ujqit,

me shumë borë. Diskursi i këtij romani të shkurtër nis me ndërtimin

e universit aksiologjik të personazheve që rrinë tok, me atë ontologjik

dhe të një hapësire të gjerë, ku gjurmohen fshehtësitë tradicionale, kultura

e veçantë e të jetuarit, mënyra e të folurit lakonik, përcjellja e traYrjet

Berisha

154

ditës brez pas brezi, lufta mes brezash e gjinish, flakja e marrëdhënieve

arkaike, emocionet e kontrolluara, momente psikologjike etj.

Vepra mëton të mbetet embrion i një cikli jetësor, bazuar në lidhjen

miqësore e intime të një dashurie që zënë fill a mbillen pas stuhive

rinore. Brumi i saj është i përbërë nga fabula e lidhur me jetën rurale,

vyshkjen dhe rrënimin e vlerave të saj. Bora, akulli, simbolizojnë

ftohtësinë a vdekjen. Këto shtresa interpretimi sa poetike po aq edhe

lirike paraqesin miqësinë, nderin, krenarinë, dashurinë, besinikërinë,

menqurinë e heronjve që përjetojnë sfida të ndryshme. Kjo ngrehinë

letrare është vërshuar me shtresa medituese, intelektuale që gjykojnë

drejt dhe s’çajnë kokën për doket e traditën e visit.

Dallesë e kësaj proze është se hyn në radhën e pak krijimeve të këtij

shkrimtari që personazheve nuk ua vë nga dy e më shumë emra, sikundër

ka vepruar në disa vepra të tjera letrare. Ripagëzimi me emra

të tjerë është një traditë e popujve të lashtë, qëllimi i të cilëve ka qenë

fshehja e identitetit para të huajve (barbarëve), në rast rreziku, ashtu

sikundër edhe ka vepruar më herët Homeri dhe Xhojsi.

Kur lexohet novela, ajo kuptohet si një storie kuazikronologji mbi

dy heronj që mbamendja e receptimit nuk i shqet nga mendja, meqë

janë dhënë përmes një sistemi të menduar mirë, të fabulës ekspresive,

që vepron duke dhënë konstatime habitëse kundërshtuese, me rrafsh

komponues përmes një semiotike të ngjeshur me diskurs të veçantë.

Poetika e këtij teksti letrar, ka mjete të prozës artistike me shtigje të

gjata narrative e kompozicionale, ku konstrukti a tipi i prozës rajonale

trajtohet si tekst me fabulë sociale, jeta e fiseve malësore, idila e të rinjve,

problemet e zejtarëve etj. Proza pasqyron të menduarit e veçantë

të shqiptuar, me origjaniltet, dinjitet, mirësi, karakter burrëror etj., poe

PROZA E CAMAJT

155

edhe merret edhe me fenomene të ndryshme; zbrazëtinë shpirtërore,

ëndrrat rinore, ballafaqimin me realitetin etj.; janë këto segmente tejet

me peshë dhe me përgjegjësi për brendësinë e novelës, arti i ligjërimit

nuk i ka shqiptuar rastësisht.

Arti, vlerat e tij, janë të ndryshme. Poetika e tillë kërkon hapësirë të

re me shtresa e parimit nihiliste. Vepra është komponuar me konturat

e një sage idilike të vendosur në një ambient kreshnik. Kjo ngrehinë

letrare ka semiotikë të latuar me elemente të alegorisë, bazat e së cilës

fshihen në themelet e një teksti letrar që mëton të përtërijë të kaluarën

e hershme të thurur me kod dukomentar, me konotacion miti a

arqetipi i një kohe e hapësire të hershme të panjohur, të paharruar, të

kthjellët për artin e ligjëruar në tekstin artistik. Kështu ky nivel kompozicional

merr formën shkruese me rrëfim/kallëzim përrallash fantastike,

moderne, mistike që janë riformësuar, rifreskuar me elemente

adekuate që i përgjigjen fiksionit kohor, fiksionit hapësinor, një teksti

studiues antropologjik a një vështrimi analitik mbi doket malësore,

kanë një vetëdije e logjikë për botën e shkelur femërore ( vajza është

arqetip i feministeve bashkëkohore), një pjekuri e edukatë seksuale pa

aventuara shfrenuese etj.

“Rrungaja në mars”, parë nga ndërtimi artistik, është e afërt me romanin

e shkurtër “Pishtarët e natës”. Motivet e tyre kanë ngjashmëri që

zhvillohen në një hapësirë rurale. Kompozicionin e tyre e gjejmë të trajtuar

edhe në proza të tjera, në dramë, poezi, ndërtimi estetik i të cilave

është korrespondues; në planin kompozicional, tematik, ideor etj. Kjo

prozë ngre probleme të shumta të njohura e të panjohura. Konturat e

kësaj ngrehine letrare formësohen me qasje qëmtuese që u bëhet vlerave

jetësore, biologjike, ekzenstenciale, tradicionale, trashëgimia, paraYrjet

Berisha

156

dokset etj. Kështu, parë në kontekstin e zhvillimit të fabulës, romani i

shkurtër fillimisht duket real e i kuptueshëm, ndërkaq në përfundim

mjetet teorike të ndërtimit të prozës, si janë kompozicioni, ideja, motivet,

fabula, tematika, etj., automatikisht shthuren dhe shndërrohen

dhe marrin fund absurdet, misteriet, përfundimi tragjik, simbolet,

mitet, legjendat e hijet e shpirtërave të padukshëm. Teksti përfundues

ndërtohet me parime fantastike e estetike. Konturat e komopzicioni

i saj jepen me shtresa të ndryshme të fabulës, por pa epilog, ashtu si

e praktikon rëndom poetika klasike. Narracioni i novelës është tipik,

autokton i skalitur nga një ind funksional i mençurisë, i ngjyrosur me

indetitetin e një visi e një hapësire e të një kohe të heronjve të veçantë

që përmbushen parametrat, për të mbetur një prozë e mirëfilltë.

Universi aksiologjik i personazheve vihet në pozitën e gjurmimit të

mënyrave origjinale të universit ontologjik. Ka aty identitet, ambient,

dhe shumë elemente që konturat kompozicionale mbesin shtylla dominuese

në këtë tekst letrar të dominuar e të ambientuar me mjete të

tjera artistike e të dijeve të përafërta me krijmtarinë letrare.

Martin Camaj, me këtë novelë të gjatë (që e sfidon romanin për nga

struktura) trajton të kaluarën me parime e rregulla të artit real, që forma

e tillë zhveshët nga elementet e të shprehurit modern. Arti i tillë

ringjallë një idilë përrallore, për t’u futur në antroplogjinë malësore, që

shquhet si studiues i të mirave shpirtërore shqiptare. Pikërisht për këtë

shkak korpusi kompozicional edhe kjo semiotikë e kjo teksturë letrare

s’është pa interes edhe për displinat tjera shkencore.

Daku në këto faqe të romanit të shkrurtër, idealizohet nga shkrimtari

në përmasa mitike. Kompozicioni, fabula, motivet, narracioni,

këto mjete artistike të kësaj ngehine letrare zhvillohen në mënyrë të

PROZA E CAMAJT

157

njëtrajtshme, ashtu si e preferon poetika e prozës realiste. Rëndësi të

posaçme ky diskurs i kushtoi edhe përshkrimit të hapësirës. Pa lënë

ansh edhe jetën intime që lehtë futet në brendësinë e shpirtit njerëzor,

që paraqet dimensionin psikologjik me konturat e një kodi artistik me

nivelin e stërholluar strukturor. Tragjedia është pjesë përbërse e këtij

teksti letrar që ndryshe nga disa vepra letrare të këtij autori, arti i saj

cytet nga dora e koka e hekurt e njeriut të verbëruar nga ideologjia,

që në këtë tekst letrar shtytet si një klishe i njohur: vullnet i natyrës,

ose hakmarrje nga natyra e egërsirat që këto elemente nxisin mendjen

e njeriut të meditojë pak më thellë rreth katastrofave natyrore që në

mënyrë simbolike edhe përfundon jeta e një djaloshi, të rritur mes ujqish

vdes bashkë me ta! Ç’koincidencë edhe në eposin kreshnik, kështu

vdesin dragonjtë. Ata s’janë njerëz të rëndomtë, të vdesin në shtrat.

Në novelën “Shkundullima”, Martin Camaj në shtresën kompozicionale

trajton një katastrofë tjetër natyrore; dridhjen e tokës. Ngjarjen

e novelës diskursi e vendos në hapësirën arbëreshe, jo të rastësishëm,

si proces sistematik, veprim kreativ, inetresim shkencor, dhimbje emocionuese,

dashuri për traditën, kulturën, filozofinë. Camaj iu përkushtua

kësaj bote falë njohurive brilante të historisë, gjuhës, kulturës,

psikologjisë, karakterit etj. Duke i ditur të gjitha këto derivate të përgjithshme,

ai ndërtoi këtë novelë, poetika e së cilës lind dhe ka rreze

reflektuese në tërë tekstin letrar.

Kjo prozë ka disa shtresa narrative, motivet e së cilës pasqyrojnë

disa paragrafe të panjohura të etnikumit tonë të larguar nga trungu,

para qindra vitesh. Ky nivel kompozicional në semiotikën e këtij teksti

letrar trajton fenomene të ndryshme qenësore, si: sfilitjen, lodhjen,

pleqërinë, harresën, injorimin, vetminë, fatin tragjik të familjeve të

Yrjet Berisha

158

mbetura në mëshirë të askujt, etj. Parë nga kostruktimi arkitektonik

letrar, arti i novelës të krijon bindjen se u nënshtrohet shtresave të gjata

hapësinore e kohore, gjë që, ky tekst artistik merr formën dhe elemenetet

e strukturës së romanit të shkurtër. Ky model i kësaj ngrehine letrare

ndërtohet përmes semiotikës klasike, që ka një inercion narrativ

klasik dhe në këtë mënyrë shtyt nivelin kompozicional nëpër vijat e

leqet e motiveve të krijuara nga fabula e njëtrajtshme e me disa shtresa,

por që herë pas here edhe di të të befasojë, për shthurjen dhe përfundimin

e logjikshëm. Edhe në këtë novelë Camaj e kultivon rrëfimin

mistik rreth një pellgu etnik në diasporë. Krahas këtij kodi letrar, për

të shkruar këtë novelë ai huazon edhe tekste publicistike-anale, reale,

përralla, legjenda, anekdoda arbëreshe. Në këtë nivel arti, dhimbës

është fashitja e traditës, harresa e gjuhës, largimi dhe shkrirja në vise

latinofone.

Vepra letrare nis me përshkrimin e hollësishëm të kthimit të një

inxhinieri në katundin arbëresh, të harruar. Në këtë hapësirë e kohë

të trajtuar në këtë tekst letrar paraqitet struktura e përmbushur me

sekuenca e motive të gjeonologjisë, rikujtime, lojëra, argëtime, këngë,

valle, përralla, shpifje, thashetheme, etj. Kështu nëpërmjet një konstruktimi

të menduar dhe të shqiptuar me narracion ekspresiv novela

mëton të ndriçojë një fabulë e një teksturë të njohur e të panjohur, me

një sistem ndërtimi të ngadalshëm, të freskuar me nota neoromantike.

Konstrukti ashtor i novelës duket i thjeshtë, ka shtrirje elastike, i

përkushtohet natyrshmërisë dhe befasisë së receptorit që lind si tekst

i plleshëm bashkëdyzues me shtresa të ndryshme që shërbejnë si derivate

të artit e të estetikës me elemente të tjera më cilësore të konstruktuara

në novelë. Kjo novelë s’ka lidhmëri a motiv gjithaq të ngjashëm me

PROZA E CAMAJT

159

krijimet tjera, sa ka me novelën “Katundi me gjuhë të fshehtë”. Rrëfimi

në këtë tekst letrar rrjedh, shtytet nga çastet e vetmisë, thashethemet,

intrigat, shpifjet, etj., që dalin të harmonizuara mirë, logjikshëm, dhe

kështu thyhen konturat dhe rregullat e teorisë së noveles dhe mbesin

në stadin e nusproduktit50 të artit të mirëfilltë.

Kjo novelë është libër mbi vetminë, histrorinë, legjendën e një etnikum,

studim antropologjik, ditar intim i dashurisë, projekt ndërtimi

për ura e shtëpi, idilë e ndarje dashurie. Proza është shkruar sipas

metodës së artit realist. Shtresat e fabulës së saj paraqiten me linjë

kronologjike të drejtpërdrejtë dhe me një peripeci pa travijata shqiptimi.

Ashtu si në novelat e romanet tjera, edhe në këtë vepër diskursi

është strehuar në konturat e shtresat e tekstit letrar me larmi mitike e

mbi të gjitha edhe në doke tipike arbëreshe që herë pas here ngriten

në sipërfaqe të parabollave, në hulumtime shkencore që kanë të bëjnë

me ekzistencën, në problemin e emigrimit dhe forma që lënë pasoja,

dukuri, fenomene të njohura e të panjohura që shfaqen në korpusin

kompozicional të kësaj novele. Autori në faqet e kësaj novele fut edhe

shumë skena karkateristike për katundin arbëresh: ftohtësinë, tehuajësimin,

ironizimin, përgojimet, përqeshjen, thashethemat, legjendat etj.

Motiv i veçantë i këtij teksti letrar është izolimi, harrimi, përbuzja,

momentet absurde si në letërsinë moderne perëndimore. Parë në

kontekst të artit e filozofisë bashkëkohore europjane, novela pushon

së qeni formë e poetikës reale, por prozë me elemente të artit modern.

Interpretimi i këtij elementi shprish lëmshin e shkakut të momentit

absurd. Dhe kështu jeta e tyre i ngjet karikaturës a parodisë që trajtohet

50 Nusprodukt (shpirt, zot, vepër).

Yrjet Berisha

160

herezi. Arti krijohet sipas parimeve fiktive, këtë lloj diskurs e hasim

edhe në novelën “Shkundullima”.

Elementi fantastik në novelë parqitet në momentin e kataklizmës-

shkundullimës. Shpëtimi i heroit në këtë novelë duket të jetë

i mbështjellë me vellon mistike e fantastike (atë e shpëton vrapi i një

kali të egër) sa edhe me faktion. Semiotika e tillë u nënshtrohet këtyre

shtresave të sipërme që koordinojnë tregimin në zgjidhjen e gërshetimit

të këtij teksti letrar. Novela e M. Camajt është e shkruar me elemente

narrative të prozës që vë në veprim artin si fenomen, si dukuri,

si fatum të një të qenme të botës dhe hapësirës arbëreshe në Itali.

Në këmishë të kopertinës së prozës poetike “Dranja”, autori/botuesi,

ka botuar një parathënie të shkurtër, ku mes tjerash shkruan: “‘Dranja’,

ndonsëse nuk ashtë në vargje si madrigali tradicional, në përmbajtje

i përket kësaj gjinie, dhe si e tillë u kundërvihet trajtave tjera letrare,

përdor deri sot në gjuhën shqipe.”51 Thënë shkurt kompozicioni i saj

është pasaportë e prozës poetike që teoria e letërsisë e nxjerr se ky lloj

teksti artistik ka elemente të artit oriental, ngaqë në brendësi ka ton

melodik. Ndërkaq, interpretuesit e ndryshëm (madje edhe vetë M.

Camaj) këmbëngulin, por edhe nxitohen kur thonë se themelet e saj

janë në letërsinë europjane, dhe pikërisht në letërsinë italiane. Merita

e autorit është se një ngrehinë e tillë është e para e kësaj gjinie në historinë

e letërsisë sonë, edhe pse këso përpjekje ka patur edhe nga autorë

të tjerë, por këtë e kanë bërë në mënyrë fragmentare. Artin e kësaj

proze poetike e interpreton thukët dhe e vlerëson lart edhe profesor A.

Pipa: “Hibridizimi i heroines, si zvarrnik e qenie njerzuere korrespondon

me hibridizimin e gjinisë letrare nëpërmjet së cilës bahet portret i

51 M. Camaj: “Dranja”, botim i autorit, Mynih, 1981, (këmisha - mbështjellësja).

PROZA E CAMAJT

161

persona-s. Kështu veproi së pari edhe me Djellën, (nji emen i shquem

i gjinisë mashkullore “diell”, “sun” korrespondon me gjermanisht--en

“die Sonne”) asht perdorun si titull, i ndonji vllimi si emen femnuer në

tratën e shqueme. Ky kondenzim i kuptimit në njisi minimale të semiotikës

asht kulmi i poetikës shpërthyese”52

“Dranja”, për nga struktuta e tekstit ka vërshimën e një mori vargjesh

/ rreshtash që i nënshtrohen parimit të plotësimit të narracionit, me

sekuenca të llojllojshme. E veçanta e kësaj proze poetike është arti i

ligjërimit, dialogu, monologu, përshkrimi, meditimi, tregimi a përralla,

personazhet e pakëta, breshka si arqitip i një vajze etj. Vepra ka

dinamikë shqiptimi në rrafshin kompozicional që dallohet nga proza

poetike, me vërshimën e harmonisë së melodisë lirike, ironisë, karikaturës,

satirës, tonit polemik, kohezionit politik, gjuhë lirike, meditim,

befasi etj.

Vështruar për nga komponimi: “Dranja” ndahet në tri pjesë: përvojë

jete, mprehje shqisash dhe fryma e ngujueme në asht. Krahas këtyre

ciklëve, secili madrigal ka titullin e vet. Kështu, dy pjesët e para kanë

nga tridhjetë e dy tekste të madrigales, kurse pjesa e tretë ka njëzet e

pesë proza poetike. Ndarja në titujt është karakteristikë e posaçme që

secilia sosh është një copëz e shkurtër proze si tipi i prozave të shkurtëra

të H. L. Borhesit, titulluar “Doracaku i zoologjisë” (“The book of imarinary

beings”. New York, 1970).

Mjet më i rëndomtë i ndërtimit të kësaj vepre të rrallë është shqiptimi

i drejtpërdretë e i tërthortë, në situata të ndryshme. Kështu diskursi

i kësaj semiotike zbulon gjenealogjinë e një frymori që (s’është i tillë)

nga lindja e tij e deri sa shndërrohet stoli, margaritar për vitrina të

52 Arshi Pipa: revista letrare “Albanica”, Number 2, Spring 1991, Nju Jork, ShBA, faqe 61.

(Përktheu Shqipe Berisha.)

Yrjet Berisha

162

pasurish. Krahas ndërtimit të narracionit në vetë të parë, më shpesh

hetohet rrëfimi në vetën e tretë. Teksti letrar për breshkën është tekst i

tipit hulumtues-shkencor.

Në pjesën e parë autori paraqet tekstin metamorfozë që duket se

ka rrashtën si të gjarpërit. Historia e breshkës merr formë legjende,

tekst me kontacion përrallor, me mitologji shqiptare breshka është

pulë dreqi, sipas gojëdhenave shkeli traditën; mikun e lë pa ushqim

dhe vetë natën hanë fshetas tij. Perëndia për këtë mëkat e ndëshkon

duke ia ngjitur vegshin në shpinë.

Metamorfozë tjetër është edhe emri Drandafille që shqiptohet

Dran:e-ja. Kështu narratori përshkruan lëvizjet e saj; nën hije, në

burim, ujë, varrosje për së gjalli në vjeshtën e vonë. Kurse narratori

i vetes së tretë është i njohur me emrin Poeti, që breshkën e konsideron

si të ishte kosmopolite e mirëfilltë; meqë kupa e rrashtës së saj i

përngjan gjysmës së rruzullit tokësor që ka ngjyrën e disa racave që

jetojnë në botë. Herë pas here diskursi i kësaj ngrehine letrare befason

interpretuesin me pyetje strukturaliste: “Ashtu si e sheh e shkruen për

këtë frymori.”

Dhe fill pas këtij letërnjoftimi, në tekst pohohet e kundërta s’ka

asgjë të përbashkët me njerëz; pos tokës që e shkel, (ç’mohim ironik),

ka gjak të ftohtë dukagjinasi, gjak ujku. Në këtë rast shqiptohet motivi

kompleks se djaloshit ka borxh një gjak. Narratori i “Dranjës”, ka

tiparet e djaloshit ku mes tjerash shkruan: “djelmosha, moshatarë të

mi.” Diskursi breshkës ia shlyen veset e mosdurimit, vrullin irinues të

papritur.

Ironia edhe në këtë vepër letrare është e ndjeshme; kështu kulminacioni

i saj arrin kur sipas marketingut të një gazete, për një breshPROZA

E CAMAJT

163

kë në ndërrim ndahej kafe (është një stërshitje, një tjetërsim). Kështu

fatkeqësia e tillë e shqiptuar s’është e pathumbim; ironia e hollë vë në

lojë migrimin e detyrushëm të njeriut tonë nëpër botë, që në këtë rast

ka sekuenca të holla e alegorike. Martin Camaj me këtë tekst artistik

ironizon ashpër kultin e rrejshëm që harron ose shpërfill dheun me

trajtën grishëse, kur edhe jehon ftesa: ”larg zotave të rrejshëm që u vjen

era djersë pegazesh smirzez e magarë!” Laryshinë medituese në kë tekst

letrar të Camajt e pasuron edhe me tingullin, melodinë e fjalëve, që

kundrohen si vargje të përkyera e të latuara me stil safik, që shprehin

çiltërsinë, lirizmin, shfrenimin tipik lezbetian. Këtë komponim ka proza

poetike “Dranja”, që për nga natyra është me origjinë orienti.

Përfundimi i kompozicionit

Me botimin e poezive autori ka bërë emër të çmuar e të vlerësuar në

letërsinë tonë; falë teksteve estetike, tematike, ideore, kompozicionale,

etj., që kanë formë e lidhmëri të lakmueshme. Por është me interese të

shtojmë, se ky autor kohën, hapësirën dhe mjetet tjera artistike i zbaton

dhe i trajton edhe në novela e romane. Ashtu sikundër ky konflikt, ky

dialog e monolog i personazheve në skenë i bart e i trajton edhe në dy

tekste e tij dramatike.

Edhe më sipër kemi theksuar se, në groplanin strukturor të romaneve

të Martin Camajt janë fryt i mbamendjes, reminisencës, dashurisë,

anekdotave, përrallave, mallit, miteve, antropologjisë, filozofisë, sociologjisë,

etikës, moralit, kanuneve, historisë etj., ku tërë strukturimi

ashtëror i veprave bëhet sipas dy-tri modeleve me shqiptim arkitektonik

dhe me ndikim nga korpusi i letërsisë popullore mitike, me kode

moderne, postmoderne, strukturaliste dhe sipas metodës realiste.

Yrjet Berisha

164

Ka tek-tuk, në këto novela e romane edhe modale polisemie a tekste

të një lloj parade që mëtojnë të paraqesin lodhjen, mërzinë, rraskapitjen

e diskursit që s’ka mundur të ndikojë gjithaq në përsosjen e

universit aksiologjik të personazheve, por as një univesin ontologjik të

hapësirës e të kohës së këtyre ngrehinave letrare. E rëndësishme është

se arti i ligjërimit s’ka patur ambicie politike e ideologjik, përveç kodit

fiktiv, artistik e eseteik. Të kishte vepruar në të kundërtën, tekstet e

letrare, s’do të ishin art, estetikë, filozofi, por thjesht instrumetalizim,

improvizim, formalizëm që s’i lejohet ky luks i artit e shkrimtarit, sepse

kështu diskursi do të dilte naiv, artificial, faktik e jo fiktivë, etj., këto

shkallëzime homofonie a polisemie, rrallë hasen në veprat e Camajt.

Herë pas here diskursi jepet pas materialit letrar me kod dihotonomik

dhe me digresione që nganjëherë rrëfimi nis në fillim e në fund,

aty ku thuret e shthuret nis anasjellatas. Kështu, parë nga këto vija semiotike,

rrëfimi i tillë nxjerr në shesh ide të reja befasuese, ky veprim

kreativ shthur fabulën sipas përvojës së poetikës moderne që shndërrohet

në art a poetikën e re postmoderne si metodë e re letrare, si e ka

definuar edhe studiuesja Linda Hatçion.

Materiali i njohur si digresion nga shkolla e poetikës klasike konsiderohet

si e metë në art a amlugiute, është element i rëndësishëm

për artin, në të cilin edhe letërsia moderne u mbështet, huazoi forcën

shprehëse, përfitoi përvojë, u zbatua në strukturën e veprave letrare

me poetikë të re postmoderne, gjë që në këtë model hyjnë edhe disa

romane të Camajt. Krijimtaria e tillë letrare merr formën e mozaikut,

indi i të cilave u jep shtat e emër disa romaneve, por edhe novelës

“Katundi…” etj.

PROZA E CAMAJT

165

Brengosës është zbatimi i mënyrve të rrëfimit në disa momente,

gjoja për të qenë origjinal, i veçantë. Këmbëngultësia në këto çështje

shfaqet si model i nxituar, komponim e veprimi jofunksional në semiotikën

e romanit, ndodh të rrënohet embrioni i artit a vlera e një vepre

letrare.

Hiç këto mangësi, romanet e novelat e Martin Camajt, që janë botuar,

kanë tematikën e pacenueshme, kanë koloritin jetësor, porosi ideore,

letërsi popullore, art modern etj. Dhe mbi të gjitha komponimit të

këtyre veprave autori i kushtoi rëndësi shqiptimit të gjuhës, shfletimit

të vlerave etnografike që kanë art të veçantë. Gjuha e kësaj proze është

e një entosi të lashtë.

Kështu, kur këto novela e romane (s’duhet harruar poezitë e dramat

e tij) mbajnë emblemën dalluese që rrënjët i kanë në artin e kulturën

tonë, në mitet e letërsisë popullore shqiptare, por edhe sipas shqiptimit

të letërsisë moderne botërore.

Yrjet Berisha

166

IV. Personazhet

Personazhet e prozës së Martin Camajt paraqesin një punë komplekse

e çështje problemore, ngaqë karakteret e prozës së këtij autori

janë margaritarë të çmuar që janë të shpërndarë në shumë vepra.

Thënë ndryshe, ndriçimi i tyre do të vështrohej në mënyrë të përgjithshme

e të veçantë dhe në aspekte të teorisë së heronjve që janë produkt

i punës e përvojës letrare të autorit që s’është i mangët dhe jo pa

interes. Studimi i këtij universi aksiologjik të personazheve është me

rëndësi, sepse nuk përsëritën në disa vepra edhe pse heronjtë i hasim

me dy-tre a më shumë emra, ashtu sikundër hasen në veprat e Homerit,

Xhojsit etj. Këta emra dalin në aspektin e funksionit, misioni i të

cilëve është të bartin mbi shpatulla ngjarje kryesore, motive, fabula.

Personazhet e prozave të Martin Camajt, edhe pse janë të trilluara,

kanë identitetin e tyre autotentik, jo të panjohur, që autori i krijoi falë

gjeturisë, ose kishte dëgjuar a lexuar për ta, ose ka gjasa të jenë nga fisi

i tij, por edhe mund të kenë pika puqëse autobiografike si në tekstet

letrare: “Gjon Gazulli”, ,,Djella”, “Rrungaja…”, “Katundi…”, “Dranja“,

„Karpa“ etj. Në këto proza këta heronj janë të thjeshtë. Mbi supe kanë

barrën kompleksive të jetës së pashtirur ose edhe të stisur enkas në

tekstin letrar që autori ishte i bindur se në këtë mënyrë do të arrijë në

stadin e lartë të ringjalljes së hapësirës e të kohës, prototipave fiktivë

letrarë, që dalin gjatë hulumtimit që, siç e pohojnë estetët e teorikët,

PROZA E CAMAJT

167

megjithatë për të njohur botën kompleksive të personazheve, s’ka

dyshim se është më rëndësi të dihet biografia e shkrimtarit që zbulon

raportet e shkrimtarit me bagazhin e materialeve e elementeve të

ndryshme artistike, si formë e veçantë e letërsisë.

Origjina e personazheve është e ndryshme, në aspektin kohor,

hapësinor; mjedise rurale e urbane, ata janë kryesisht nga Malësia që

diskursi i vendos në pika të ndryshme, të qenit e tyre në ato mjedise

u zgjojnë ndjenja e asociacione të ndryshme, zbulon filozofinë, ndjenjat

e çiltra, s’nënçmon personazhet e ashtuquajtur negativ, në këtë art

s’ka armiqësi, urrejtje, përbuzje, vetëkënaqësi të tepruar etj. Sprovat,

dilemat e ndryshimet nuk kanë mundur ta luhasin Martin Camajn.

Mirëpo, kur lexohet krijimtaria e tij letrare në prozë, kuptohet se arti i

tij sikur shkruhet me pamjen karakteristike të lashtë që s’ka afërsie me

ngjyrat e provincës, me hapësirë malësore pasqyron Ilirinë e lashtë me

kolorit shkrepash, rreze dielli me gurët e çmuar të bregdetit shqiptar.

Kritika letrare pak është marrë me studimin e personazheve të prozave

të Martin Camajt, edhe ajo që është bërë është trajtuar në mënyrë

të mangët e skematike, kaloi nëpër to, pa u ndalur në shpirtin e tyre.

Për këtë problematikë kanë shkruar: E. Koliqi, A. Pipa, K. Bua, E. Kolamatri

etj.

Thënë qartë, kritikët thuajse kanë thënë gjëra të njëjta e të njohura

për këtë univers. Por, punë komplekse, serioze ka bërë Dr. Ernest Koliqi

me romanin ,,Djella’’ që e ka interpretuar qysh në fund të viteve

50 të shekullit njëzet, kur për këtë vepër shkruan: „Pikëspari burrnija

e Malsorit, përshkrue në mënyrë theatrare prej dashamirëve të folkloYrjet

Berisha

168

rit dhe zbukurue me ngjyra pitoreske si tepricë terhjekësie e Mesjetës

midis mohes athomike, në Camaj thjeshtësohet e buron si çiltëri.”53

Analizë të thuktë e teorike, personazheve iu bën Arshi Pipa kur e

vlerëson romanin ,,Djella“ më 1959 dhe prozën poetike ,,Dranja’’, si

rrallëkush i analizon personazhet me imagjinatë, duke u futur në telat

e shpirtit të tyre. Ai duke e njohur vlerësimin e E. Koliqit, u thellua

më tepër në analizën e veprave të Camajt, kur shkruan mbi ,,Dranjën“

tregon aftësi brilante interpretimi letrar, që në atë kohë dhe tash sikur

kanë mbetur e pandriçuar sa duhet.

Interpretuesi A. Berisha, duke shkruar rreth personazheve të M.

Camajt, konstaton: ,,Në romanet dhe në novelat e tij nuk bëhet ndarja

e personazheve në negative e pozitive. ..“54 Kështu mendon kritiku,

ndërkaq këta heronj identifikohen me këto karaktere.

Marrëdhëniet e personazheve ngrisin probleme sociale, etike, antropologjike,

politike, filozofike, psikologjike etj., kështu të gjitha këto

çështje problemore nuk zgjidhen veçan por, ndikim të madh kanë

përkatësitë ideore. Në këtë rast shenjat asociative zbatohen në forma e

metoda hulumtuse me faktorë që ndikojnë në krijimin e personazhit,

raportet e autorit me ta. Këto elemente përbërëse kanë dhuntinë e

përtëritjes a plotësimin që krijojnë, shqyrtojnë a ekspozojnë linjën e

përgjithshme të tekstit a të materialit konkret ku nyjëzohen me shumë

personazhe.

Heronjtë janë vetje (si thotë autori) letrare, janë kreatura të një kohe

të ngjizura me artin mimitik. Camaj s’ka heronj historikë, ata janë produkt

i krijimit fiktiv. Ata janë personazhe që tejkalojnë mjedisin që i

53 Erenest Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, rev. let.: “Jeta e re”, nr. 1, Prishtinë, 1996, faqe

10.

54 A. Berisha: “Vepra letare e Martin Camajt”, Kozencë (Itali), 1994, faqe 50.

PROZA E CAMAJT

169

takojnë, herë-herë marrin tipare të dragonjve e zanave. Dhe në ndonjë

rast ata i shndërron qenie të flashkët e kërmillor. Shkrimtari zbaton

një metodë të veçantë; duke i pagëzuar me dy-tre emra ose edhe u vë

maskë dhe kështu zhvillohet loja asociative në pamje kafshësh, qeniesh

a arqetipash mitikë etj.

Trajtimi i tillë i personazheve mëton të mbajë gjallë një veprim antropologjik

e arkiak, që lidh të kaluarën me të sotmen e heronjve të

këtij shkrimtari ku përsëriten vazhdimisht në romane e novelat e Camajt.

Ata janë të lidhur në hapësirën e heronjve, të cilët vazhdimisht detyrohen

të aktrojnë bindshëm jetën e papritur, modestinë, fshehtësinë,

fantastikën etj. Heronjtë e teksteve a materiet përbërëse të poetikës

qëmtohen përmbushin orbitën e përgjithshme, pa e humbur busullën!

Novelat e romanet e Martin Camajt kanë mjaft femra me ide si diskurs,

si heroina, si stratege të një shoqërie me pikëtakimet e vjetra e të

reja. Proza e tij zë një hapësirë të gjerë, por vend më rëndësi u kushton

heronjve mitikë, në shumë romane i gjejmë në trajta a variante të reja.

Ato janë barometër i timbrit të gjendjes se rëndë sociale, shpirtërore

etj., që në disa raste është inercion çasti i menduar, që e skalit skeletin

e heronjve.

Shkrimtari Martin Camaj, është pjesëtar i metodës moderne që ka

trajtuar heronj nga aktualiteti si njerëz-viktimë, që janë kreatura të heronjve

me elemente biografike të komponuar me sinqeritet, sipas dioptrisë

së reflektuar nga shtytjet e natyrës ideologjike dhe tendencat e

ndryshme klasore, të pasqyruara me dritë e me njolla të errëta.

Rëndësi të posaçme autori u kushton banorëve të Malësisë që janë

të zgjuar, të fortë, të pathyeshëm, të pamashtruar, të pabindur para

pushtetit të ardhur nga qyteti. Kështu tipizimet e heronjve të skalitur

Yrjet Berisha

170

në këto vepra, konstatojmë se Martin Camaj hyn në radhën e shkrimtarëve

më të njohur bashkëkohorë.

Personazhet (f)

Romani i parë i Martin Camaj ka marrë titullin ,,Djella”. Titull nga

emri i gjinisë femërore ka edhe proza poetike ,,Dranja”, që është një

tekst i përkryer artistik, estetik që bëhet fjalë “mbi fatin e një frymori të

papërsosun“. Autori këtë vepër e gdhend me shumë personazhe femrash

që i pasqyron me tërë qenien e shkrimtarit, filozofit, psikologut,

antropologut, gjuhëtarit, historianit, etnografit, sociologut, analistit,

poetit, dramaturgut, estetit, etj.

Në të gjitha veprat letrare, diskursi iu kushton rëndësi gjendjes

emocionale të personazheve, që mëton të nxjerrë në pah karakterin,

virtytet, të metat momentale (të rastësishme a të qëllimshme) etj., ku

këto dukuri e fenomene i ilustron, nuk i paragjykon.

Personazhet e Camajt, në sytë e lexuesit janë të bukura, mjeshtrisht

të trilluara, kanë bukuri përrallore. Mençuria, urtësia, vitaliteti i tyre e

kanë frymëzuar autorin t’i portretizojë ato me shije estetike. Ato janë

të pathyeshme, malësore të patrembshme, që janë bartëse kryesore të

shtyllës së shoqërisë, që përfaqësojnë veten, gjininë, fisin, thuajse në

tërë prozën e këtij shkrimtari.

Bota e këtyre personazheve nganjëherë zhvendoset nga orbita e meridianeve

të hapësirës së nënqiellit tonë në legjenda e mite. Kështu këto

personazhe duket se janë futur në sferën e një bote tjetër, që mëgjithatë

kanë pamje, botën, pedigrenë e së kaluarës. Jetojnë në rrethana të reja,

kanë botëkuptime të llojllojshme. Këso personazhe i gjejmë në tërë

korpusin e prozës se këtij shkrimtari.

PROZA E CAMAJT

171

Djella, nga romani me të njëtin titull, është aq e bukur, sa që Bardhi vihet në

pozitë të palakumueshme. Me të shtrydhurit e pakët të trurit, kuptojmë se bëhet fjalë

për një vashë që s’është “e shenjtë”, që për habi bota ka kritere të veçanta në vlerësime

shpeshherë të pagabueshme. Famën e zanave, femrat nuk e gëzojnë këtë emër. Djella

s’ka asgjë të përbashkët me Shpresën, nga qyteti. Derisa e para jeton në ambient

romantik, feudal. Shpresa ka ëndrra romantike, meqë bën përkthimin e teksteve në

këtë stil. Mësuesi i gjetur mes dy zjarreve bëhet pre e dashurisë së parë. Djella atij i

dukej më praktitke, më e sinqert në bisedë. Ajo kishte trup të lakmueshëm. S’dinte

të thurte naze, kishte thjeshtësinë e trashëguar, ishte naive, jo e vendosur kur Curri i

vardiset me vrazhdësi, ajo s’arrin t’i qëndrojë sulmit të papritur, por i fal buzëqeshje.

Tragjedia e Djellës nxjerr kokë gjatë një sprove të rëndë njerëzore

kur edhe (s’)ndihet fajtore për mbytjen e Currit. Cubi e provokon

vashën dhe do ta gllabrojë me sy. Ajo arsyetohet se fjalët iu lidhën në

gojë dhe s’mundi t’i thotë: “ha e mbush barkun se e di pse s’erdh për mos

me ra në sy!”55 Rrëfimi i saj s’është bindës: njëherë pohon se “vrapova

me e qitë kushtrimin në katund,” pastaj thotë se varrën në shpinë ia bën

një cung i thatë, pip lisi dhe e mohon se ia kishte shkaktuar thika. Zoja

pas këtyre fjalëve jobindëse fillon të dyshojë në sinqeritetin e saj, kështu

që edhe pohon: “Nuk zâ besë, ka thanë shoqja, se je nisë për kutund,

po ke mbetë e aty e ke pa me sy përleshjen. The vetë se je shtangue pa

gjak në dej para e mbas dhunës.”56 Zoja zbulon mëkatët e Djellës sipas

rrëfimit a dialog arsyetues, që narracioni strukturor merr ton kategorik

pohues. Rrëfimin e Djellës mikja nuk e përfill, por e përbuz e urren, se

ishte fajtore, meqë kishte: “ rá mes dy burrash”. Vasha vihet para një

sprove të amulltë të moralit e ndërgjegjës së vrarë e të futur në llum.

55 Martin Camaj: “Djella”, Vep. I., botoi ShB “Apollonia”, Tiranë 1996, faqe 50.

56 Vepra e sipërcituar., faqe 131.

Yrjet Berisha

172

Krimi i Ndërsanës e trondit opinionin që e komentnin si skandal:

“Djella u ba fjala e dheut e ndonëse e re, pandehej se paskeshin fjetë me të

nji mori burash. Gjá e pa drejtë! Gënjeshtër edhe fjala se unë kisha qenë

burri i saj i parë.”57 Bardhi mohon akuzat për imoralitetin e vashës së

shpifur në katund.

Gjatë skalitjes së këti personazhi autorit nuk i ka shpëtuar pa e

paraqitur atë me të gjitha ngjyrat ashtu si ishte, nuk krijoi personazhe

miti, personazhe hero, personazhe të pagabueshme, por pasqyrojë

portrete, sipas parimeve estetike, modeste.

Veç kryepresonazhes së romanit “Djella”, Martin Camaj shkruan

edhe për Shpresën, të cilën nuk e paraqitet me nuanca romantike. Ajo

ishte e bija e një zejtari nga qyteti dhe e fejuara e Bardhit. Me vija të

shpejta skicohet dhe hijësohet portreti i saj i përkryer që “vuante nga

ndiesi të vrullshme.” Veprimet e pamatura e të palogjikshme e turpërojnë

të dashurin që vendos të largohet nga ajo, e cila si shumë vajza qyteti

edukohen të joshura nga romancat e huaja, ku shkëputnin shprehje

letrare nga librat e përkthyer keq në gjuhën shqipe dhe kështu bënin

përpjekje për të arritur suksese në dashuri.

Sosja, sipas profesor Koliqit, qe “lavire malsije” që vërtet, në shpirt

kishte sindromin e emabavarizimit! Ajo kishte pamje të bukur fizike.

Në një takim të rastësishëm me Bardhin krijon sfidë të papërballueshme

dhe ai përjeton çastin më fatlum në jetë. Tiparet e bukurisë së

saj janë tërheqëse, joshëse. Gjendja e saj s’ishte për t’u lëvduar, as për

t’u krenuar. Ajo dallohet se kishte aftësi për të shprehur dhimbjen dhe

ia ka ënda që me pamjen e saj t’i shkaktojë vuajtje, keqardhje, dhimbje,

burrit që do ta adhurojë për nuse. E meta e saj ishte që shtrihej (dashu-

57 Po aty, faqe 132.

PROZA E CAMAJT

173

rohej) me të gjithë burrat. Në shtëpi s’punonte asgjë, por edhe ia ka

ënda të quhej: “zojë shpie”.

Ajo, sipas Bardhit, kishte bukuri të pagdhendur e primitive, mirëpo

ai pendohet për këtë akt të turpshëm që kishte bërë: “ (...) nuk munda

me i qindrue tundimit pa e zgjue e me fjetë me të!“ Aktin e tillë e

gjykon ashpër. Fytyra e saj i mbetet në kujtesë dhe i shfaqej më vonë

te çdo grua që ai e pëlqente, për arsye se ajo i fali çastet e paharruara

të dashurisë së parë. Kështu ajo shndërrohet në arqetip të gruas ideale

për Bardhin. Dhe në të njëjtën kohë sa herë kujton atë, në shpirt ndjen

dëshpërim që manifestohet në forma të ndryshme ajo vashë që ai

e quan edhe e Paemna, që në kujtesën e tij shndërrohej në “gjarpën,

bollë, përendeshë”. Por në të njëtën kohë kur e kujton atë i shfaqet dilema:

“(...) nëse qenkej vetje njerzore.” Ai hamendet se mos vasha ishte

zanë mali që shtirej si malësore e rëndomtë e përfjetur. Ky akt atë e bën

fajtor.

Vashë energjike dhe e zgjuar, në romanin në fjalë është Zoja, shoqe e

Djellës, që mbi shpatullat e brishta femërore kishte barrën e së mirës e

së keqes, mbas tragjedisë së Currit. Ajo është e vëmendshme, e aftë në

gjykim, s’është servile as oportune, urren pabesinë e gjaksorëve. Mllefi

i saj është i madh, nuk i aprovon arsyetimet e shoqes, është vashë e

mprehtë, e logjikshme e drejtë, kur kupton të vërtetën mbi tragjedinë,

miken mëkatare nuk e kursen për gabimin që kishte bërë dhe e

shpall fajtore se gjoja kishte “ra mes dy burrash ajo dosë dose!” Zoja

është vashë e mençur që di të gjykojë, di të mbajë pozicion të mirë në

mjedisin ku jeton, është vashë patriarkale, është vajzë e ndershme, idealet

e saja s’përfillin miqësi e shoqëri me një shoqe, e cila gabon në një

çast tejet të rëndë kur i shuhet jeta një njeriu të vetmuar.

Yrjet Berisha

174

Novela e gjatë “Pishtarët e natës” kryepersonazhe e ka Lenën komplekse,

nënë e shumë fëmijëve. Në këtë novelë autori, si në rrallë tekste

letrare, përpiqet ta ndërtojë figurën e një malësoreje; në pikëpamje

fizike, psikologjike, etj. Ajo veç kujdesit për fëimijë, kishte edhe shumë

punë të shtëpisë, kur Nika jeton në Gurrë. Largimi i tij nusen e gëzon,

sepse donte të ketë “pushim prej burrit e lindjeve te shpeshta”. Por, ai

e ftonte atë në Gurrë, sepse “i binte malli shpesh për grue”. Nusja bie

në hall; mu për këtë problem këshillohet me kunatën; të mos mbetej

shtatëzënë çdo vit. Porosia e saj lidhet me shënja astorologjike: “Ndiq

ndërrimin e hanës në korp tand. Avite shtatin për burrë, ndër shej dy

kohnave mes dhimbës së prazmit e mbimjes se lules së gjakut dhe nuk

mbetesh aq shpejt me barrë. Më ndëgjo mue!”58

Përkunder masave të zbatuara, ajo mbetet shtatzënë edhe dy herë.

Në shpirt i lind vullneti i kundërshtimit; të mos shkojë në Fundinë,

duke u arsyetuar se ka punë në vërri dhe s’kishte kujt t’ia lë ato. Burri

nga këto fjalë hidhërohet dhe i acaruar shkon në shtëpi dhe e rrah me

bisht shati. Ajo i duron dhimbjet ,,trimnisht” dhe ,,pa i qitë za goje dhe

pa i ra syve qepallë.” Këto akte vandale përsëritën disa herë, por ajo

nuk dorëzohet, por shqetësohej se zhurmën do ta dëgjojnë kunetët e

saj. Kur Nika nuk pushonte së rrahuri, ankohet: “Po m’i theve brijtë.

Kush dreqi po t’i kryen punët e shtëpisë?”. Këto fjalë e ndalnin burrin e

penduar.

Për këto sjellje në Fundinë mallkonte veten, ndjehej i dobët, i mundur.

Dikur sillet ndryshe me burrin. Fillon ta çmojë punën e palodhshme

të të shoqit në Fundinë. Edhe në rastin, kur ai s’ishte i kënaqur

me punën e të bijve në vërri, ajo nuk i kundërshton drejtpërdrejt,

58 M. Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi NB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1991, faqe 17.

PROZA E CAMAJT

175

por i thoshte: “…ty të vijnë punët ma mirë për dore!” Këto fjalë ishin

lëvdatë, prirje nënshtrimi dhe shenjë malli për atë, jetojnë të ndarë,

s’flisnin, vonë u krijohet vetëdija se ishin një kurm që rritej ashtu sikur

iu rriteshin bijtë e tyre. Ajo para bijve burrin e konsideron ,,zot i ernave”

që rrin lart mbi Gurra e që “ (…) papritmas mund të zbriste me

kokrrën e rrëfesë në dorë, apo si frymë e shndërrueme në shtrëngatë.”. Me

këto fjalë mburrej, por edhe e nderon ,,të zotin e plangut”.

Lena provokohet se goja të shoqin e saj e vizitonin gra dhe zana

mali. Kështu, në shpirtin e saj mbin fara e xhelozisë, se i shoqi kishte

gra të tjera, shpifjet s’ndalen. Ajo fillimisht dyshon tek burri, andaj çdo

sjellje të tij e gjykon sipas prizmit e syrit të saj dyshues. Këtë sprovë e

heton edhe në rastin kur ia jep këmishën e re edhe në çastin kur e pastron:

“ (…) këso dreqnish i paskan mësue, ta lajnë burrin e huej.”. Atij

ia përkujton detyrimet, e jep shenjë se ishin bashkëshortë dhe kishin

gjashtë fëmijë dhe sërish jetojnë si të huaj, shikohen me turp mes veti.

Në fund bindet për të kundërtën dhe fjalët e botës i quan “lang verri”

dhe nuk do që t’i zbulohet bremja e krimbit të dyshimit brenda, andaj

edhe hesht, sepse bindet se i shoqi kishte gruan të ëmën e fëmijëve e jo

një copë mish të huaj me dy sy!

Nga këto çaste ditën e natën nisin shkuarjet e ardhjet e saj në Fundinë.

Në sy të djemve e humb drejtpeshimin dhe ata fillojnë të flasin fjalë që

nuk fliten. Rrugëtimin deri në Fundinë ajo e bënte me pishtar në dorë,

kurse shtegtarëve e barinjve, në bjeshkë u bien në sy dy pishtarë në horizonte

të kundërta dhe që në fund bashkoheshin pishtarët e Lenës e i

Nikës që i dilte përpara se shoqes. Kështu legjenda e pishtarëve të natës

rritet e stërmadhohet, saqë edhe zejtarët shkodranë kishin dëgjuar për

mrekullinë e pishtarëve në Fundinë.

Yrjet Berisha

176

Është personazh i skalitur në mënyrë të përkryer. Por s’duhet të harrojmë

se ajo në fillim ishte grua e lodhur e trembur dhe e rraskapitur

nga punët e lodhshme, fëmijët e shumtë, trysnia e vazhdueshme e

bashkëshortit të ashpër. Kurse me kalimin kohës ajo fillon të formohet

dhe vetëdijsohet se ishte gruaja e një zot shtëpie që ishte punëtor i palodhshëm,

e një njeriu të nderuar në visin e tyre.

Jera nga novela ,,Rrungaja në mars” është tip i një personazhi të

veçantë. Kjo prozë e gjatë trajton dashurinë e parë e të zjarrtë mes dy

të rinjve: Jerës e Dakut. Vasha u përket personazheve të tipit iluminist.

Ajo kishte fatin e keq se me origjinë ishte nga një familje malësore, në

plangun e së cilës kishin lindur vetëm vasha. Ajo ishte e bija e fundit

që rritet me kompleksin e fajësisë absurde: pse s’kishte lindur djalë!

Kështuqë, i ati nga malli për djalë që kishte, e dërgon të arsimohet në

shkollë: “(…) as me qen ajo djalë dëshiri.” Kur ajo rritet e kupton qartë

e mirë sistemin sundues fisnor; se vetëm djali ka të drejtë të jetë

trashëgimtar i vijës së gjakut, e jo edhe vasha, sipas vijës së tamblit. Për

këtë arsye ajo e mallkon veten që s’kishte lindur djalë! Prandaj, në sajë

të privilegjëve që gëzon në familje, shkon në qytet dhe mëson, por edhe

vishet: “(…) me linje të buta si qytetaret”. Sa herë kthehej nga qyteti,

bënte propagandimin e jetës së rëndë që kishin gratë e vajzat, që martohen

me dhunë, rriheshin me drunj nga të afërmit; lihen pa ushqim!

Duke i ditur këto raporte ajo u bë mospërfillëse dhe kundërshtare

e madhe e atij mjedisi ajo fliste me zë të lartë, ndërhynte në kuvende

burrash, kritikonte gratë e moshuara. Veprimet e tilla vështirë i lejoheshin

një djali të moshës saj e jo më një vasheje. Sjelljet e saja shoqëria

patriarkale nuk i shikonte me sy të mirë. Ajo për këto pikëpamje kishte

PROZA E CAMAJT

177

mbështetjen e të atit. Moshtarët e vet nuk i trajtonte si të gjinisë së

kundërt. Dëshiron të gjen një djalë që ka ide si të sajat.

Jera kur kthehej në katund vishej me tirq cungj, zinte peshq si të

ishte djalë. Motrat brengosshin për të; pse s’punonte punët e shtëpisë:

“S’di me shti penin në gjilpanë!” Motrat e xhelozojnë, por ajo nuk i përfillte,

ato flisnin shumë, ajo dikur filloi të mërzitej nga fjalët e tyre, s’ia

ka ëndej të rrinte në shtëpi. Jera energjinë e rinisë i shkrin në miqësi

me Dakun, flet hapur, peshkon në lumë, hanë mjaltë etj. Më vonë

Daku shpreh dëshirën; të bëhet dhëndër, por ajo e kundërshton, se

ishin fëmijë, ishin nxënës. Kur vasha nuk bindej djalit, ai e kërcënon;

se katundit tyre do t’ia lëshojë ujqit për t’ia prerë shtazët, nëse nuk e

përfillën atë. Kërcënimi i tij atë e tremb se do t’i zgjërojë grindjet edhe

me katundin. Si për habi, në verë ujqit e shqyejnë një kalë.

Jera për nga mosha ishte e brishtë, por intiligjente. Në kuptimin e

universit aksiologjik të personazhit në Malësi, ajo ishte një fenomen që

s’i gjindej shoqja, është nxënëse e mirë që nxënë për mrekulli mësimet

e shkollës e të jetës, i tejkalon sprovat e lojës së dashurisë dhe kurthet

e moshës e të mjedisit ku jeton. Drejtpeshimi i jetës së saj kalon nëpër

stuhi dhe në një hapësirë marramendëse patriarkale që mbesin në kujtesën

e lexuesit. Nga sjelljet e saja kuptohet se ka karakter tragjik, është

e mallkuar e dënuar, vuan shpirtërisht, ajo dhe fisi ishin “të mallkuar”

të shohin shuarjen e plangut me sytë e tyre. Ajo pati fatin e keq.

Në anën tjetër ajo akuzohej se s’di të pjekë as një kafe, punët e

shtëpisë nuk i prekte me dorë. Motrat e saja ishin, smirëzeza, xheloze.

Motra e madhe e paragjykon Jerën, se po merr pamjen e shtrigës, se

vështirë do të gjen burrë në katund a qytet dhe nga sjelljet e veprimet e

saja do t’i mbetet në derë, duke ua mërzitur jetën pleqve.

Yrjet Berisha

178

Këto raporte komplekse janë trajtuar në këtë prozë janë me poetikë

realfantastike, kurse presonazhet dhe fabula janë nga dekori i kësaj

metode letrare që si të tilla edhe marrin ton romantik, kurse arti i ligjërimit

është model i tekstit me elemente mitike, letërsi popullore etj.

Forma e tillë semiotike shpie nga arti modern që tek e fundit edhe poetika

e saj ësht surrogat i poetikës së romanit modern europian. Këtë

fenomen e thotë studiuesi amerikan i kësaj metode që lidhur me këtë

problem ka shkruar një libër.59

Në novelën ”Shkundullina”, Martin Camaj paraqet një arbëreshe ku

edhe zhvillohet fabula e këtij teksti letrar. Ntonia jeton e vetmuar në

shtpinë e një katund arbëresh. Ajo ka një vëlla që aspak nuk do të dijë

se ka shtëpi të të parëve në katund. Nga ky kompleks i të vëllait ajo

paragjykon të dashurin, Vitoin, se ka sjellje si i të vëllait të saj, për katundin

e shtëpinë. Fillimisht s’do të futet në bisedë me mërgimtarin që

nga mërzia kishte ardhur ta kalonte kohën në katund.

Vajza e pëllasit në sy të tij mbetet si ,,martire e përdhunueme dhe e

përgjakun”, që identifikohet si afreskë e harruar në mure të shkatërruara

të katundeve të pabanuara arbëreshe. Ajo duket se merr pamjen

e një materieje me tesha të shqyera, të dëmtuara dhe të “zhgavrosuna

prej motit e lagështisë.“ Ata duken si dy personazhe të harruara mes

gurëve të shtëpive të harruara. Ata jetojnë të rrethuar nga absurdi, a

murtaja e bardhë që kishte pllakosur katundin arbëresh. Rinia kishin

ikur nga katundi dhe s’ktheheshin kurrë. Kurse ajo jeton si një fantazmë

e shekujve të mesjetës në shtëpinë e gurit.

Ntonja në shkollën e katundit punonte mësuese vullnetare. Katundasit

shpifin se Ntonjen e Vitoin, për urën dhe “ndreçje urash” që

59 Luis Hers: “Koloneli luan me guaca”, botoi “BIGZ”, Beograd 1981.

PROZA E CAMAJT

179

ironizojnë të dashuruarit me biseda tallëse. Ntonja i dëgjon këto pëshpëritje

dhe neveritej me këto veprime. Ajo jetonte në një pëllas të madh

e të trishtuar. Ata dy shëtisnin nëpër vreshta të katundit. Gratë i përgojnin

dhe presin të shohin se si Ntonjes t’i: “(...) niste frymja e gjijve dhe

zente fill mrekullia zgjimit.”

Afrimi i tyre ndikoi që ajo të ndjejë gëzim, botën e shihte me sy të

tjerë, ishte krenare. Emtja Marë e këshillon të shkojë pas tij, por koha

e kushtëzimit i kishte ikur më herët. Ata s’ishin të fejuar, as të martuar,

por jetonin si burrë e grua. Emri i saj ishte shumë i lakuar; pëshpëritej

rreth zjarreve, rrugëve, këndeve të katundit. Pak nga opinioni, pak nga

punët a çështjet e tjera, Ntonja mbyllet brenda në pëllas si të parët e

saj; gjyshja e ëma. Ntonia ishte e bija e një njeriu të nderuar në katund

që kishte patur ndikim në katund. Vendimet me rëndësi s’merreshin

pa miratimin e saj. Në fillim dashuria e tyre ishte e vrullshme, por me

kalimin e kohës zbehet. Ajo ishte dhënë me mish e me shpirt, për artin,

rapsoditë, kulturën arbëreshe etj. Kur plas shkundillima ajo u del

në ndihmë grave, fëmijëve, të plagosurit i dërgon në spital. Pas tërmetit

asaj i rrënohen ëndrrat edhe largohet se nuk mundtte të jetonte pa

shtëpinë muze të të parëve. Ajo ndjen thellë në shpirt se nga mallkimi

i të parëve dhe gjykimi i kantundësve “e dënoi” ashpër fuqia e mbinatyrshme,

meqë jetonte ashtu e kish fyer plangun e pëllasit muze të

fisnikëve të njohur të atij visi malor.

Në novelën “Katundi me gjuhë të fshehtë”, Flora është farmaciste,

jeton e ve dhe e veshur me rrobe të zeza. Pas njëzet vite e sheh Të huajin

a Shtriganin që gjatë kohës se studimeve qenë dashuruar. Miqësia

e tyre ishte nis me puthjen e parë në skajin e errët të shkalleve të pallatit

ku ajo banonte. Pas vdekjes së ungjit, farmacia shndërrohet furrë

Yrjet Berisha

180

buke, kurse ajo e lënë vendin e veriut e shkon në jug. Ajo me ankth të

paparë, pret takimin me burrin, për të cilin i kishte rrahur zemra herët.

Pas vdekjes së të ungjit, martohet sipas dokeve të vjetra, por kur vjen

I huej, bëhet cicerone; flet për katundin, prejardhjen, doket, ritualet,

historinë që lidhte me familjen e vet.

Ajo jetonte e vetmuar në katund, ishte e paluhatshme në veprime.

Gjakftohtë e pret edhe e përcjell Shtriganin. Nga sjelljet dhe veprimet

e saj ai e kupton se diçka s’ishte në rregull: mikpritja i bëhet vetëm me

kafe e ujë, gruaja nuk i shtron ushqime për të hëngër. Kur kthehet pas

tri vitesh kupton nga vendësit se ai s’qe takuar me një grua, por qe shoqëruar

me mordjen, katundi kishte vetëm varre. Tregimi është shkruar

në formë transendentale, formë kjo e drejtimit në filozofi; Flora pas

njëzet vitesh “ngjallet” për t’u takuar me Shtriganin.

Në novelën me rreth katërdhjetë faqe tekst të librit, titulluar “Gjon

Gazulli”, Martin Camaj paraqet figurën e një gruaje që pas mesnatës

vjen në bujtinën ku qe vendosur Gazulli për ta shtyrë natën. Gruaja

ishte ashtu si e kishte paramenduar shpesh. Kur i dëgjon krismat

e rrotave të karrocës që i afrohen bujtinës ai uron me vete: “Do Zoti,

ashtë grue!”. Dhe kur zbulon kyet ajo vërtet qe grua, si i shfaqej në

çastet e mëparshme, mes vetëtimës që i shëmbllen me të ëmën. Dhe

kur afrohet në vatrën me prush, ajo e provokon: “Qe tek jam! Hapi

mirë të dy sytë. Nuk të kujtohet fytyra ime?”. Ajo ishte e shkathtë fliste

latinisht që atëbotë rrallë dëgjohej në gojën e një femre. Ajo kishte

bukuri mahnitëse e befason filozofin. Mundohej të rikujtojë se ku e

kishte takuar atë zanë nate. Ajo e josh humanistin, me sharm e lëvizje

provokuese donte t’i përkujtonte: “ (...) se kishte ardhë me marrë diçka

që i perkiste, me të mirë ose me të keq!”.

PROZA E CAMAJT

181

Tërë kjo skenë zhvillohet para zjarrit të vatrës së bujtinës, duke i

tundur flokët anash, i thotë: “A po i kujtohem tash zotnisë?!”. Ai në atë

rast përmbledh veten dhe betohet se atë kurtizane a artiste teatri do ta

hedhë në kurthë. Ajo zhvillon dialog të matur me rrotulla, sa filozofi

tërhiqet nga vendimi për t’iu hedhur si kishte menduar më parë.

Gjatë bisedës gruaja nuk ia tregon emrin, as vendin se ku ishin parë.

Ajo e shikonte provokueshëm, i afrohet ball për ball filozofit, bën sikur

pret puthjen e tij, i rikujton se fytyra e saj është terri i kujtesës. Ajo

e njihet mirë atë. E kishte përcjellë nga bujtina në bujtinë, ku bujtinarët

i flasin fjalë të mira për filozofin, që kalonte disa herë në vit dhe

pas shërbimeve të tyre ai iu jipte dhurata të majme. Ajo propozon të

ktheshin bashkë në Padovë, por Gazulli ka druajte se nuk njihen mirë.

Nga përcjellësit e tij, mëson se ai kërkon një grua. Dhe ajo bindet se e

zhgënjen dhe e largon nga jeta. Gruaja është e mençur, ajo ia rikujton

atij se dikur ishin takuar në një ishull, që ai mbase e kishte shkruar në

shënimet e veta. Me vonë gruaja merr trajtë simboli në jetën e pakët të

tij: “(...) ajo u përnjësue me Zanën frymëzuese” të punës e jetës së tij në

mbarim. Loja me ndjenja e ëndrra zbulon motivin e dashurisë së kësaj

novele që duket se ka elemente autobiografilke.

Në romanin volumunaz “Rrathë”, 1978, Martin Camaj ka disa personazhe,

por me karakteristike është: Sosja apo Belga a Vajtorja, një

vashë malësore, jetime e vetëshpallur “e çmendun”, por edhe zanë mali,

e mençur, e bukur. Viktimë e rrethit dhe mbi të gjitha viktimë e ,,dashnorëve”,

është Zoga apo Virgjina, një lavire që shkel doket, përbuz plangun

e shtëpisë së të parëve në zë! Nusha, një malësore shpirtmirë e

shpifur nga shpirtzinjtë etj. Zoja (Mësuesja) personazh emblematik,

mit, legjendë, fatkeqe, në jetë etj.

Yrjet Berisha

182

Pas kësaj rezymeje të përgjithshme, fillimisht do flasim për Sosen,

që është personazh më komplekse e romanit dhe më mirë e prezentuar

nga shkrimtari Martin Camaj. Ajo është personazh e shkathtë e

cila brenda një çasti improvizon gruan që mban zi, vajtoren, artisten,

vashën e dalë hatlle, zanën, perrinë, gjahtaren. Ilegalit i shpiente ushqim

fshehtas, mbi varre ku e lajmëronte me të qara. Ai kishte besim te

ajo e disa të tjerë. Në ato takime e porosit të kishte kujdes nga mysafirët

e paftuar. Në këto rrethana do ta dhunojë, por ajo reziston dhe ndërhyrja

e Agonit e shpëton vashën nga poshtërimi moral!

Kështu pas këtij këtë rasti ajo takohet me Agonin, por nuk flet rreth

lojërave, në varreza dënesjeve, vajtimeve mbi strajcën e zezë, para

Agonit pohon çmendurinë e vet! Sosja ishte vashë e cila ballafaqohet

me tragjedinë e saj, vuan se mbeti në shtëpinë e prindit në moshën,

kur duhej t’u gëzohej fëmijëve të vet. Sosja e bija e Rapsodit a Shalaganit

që malësorët thoshin se ishte e ndërrueme Orësh në formë legjendash,

nga dita kur u lind dhe mbeti pa nënë. Më vonë i ati e rrit me

mundime të mëdha. Ai i kishte treguar përralla, trillime, ëndrra. Sipas

bestytnive të Rapsodit: e ëma e kishte pas nëmur, meqë në rini kishte

gjuajtur gjah, dhi të egra që ishin nën mrojtjen e Orëve e zanave.

Sosja ishte e aftë të mbajë kuvend para burrave. Gojtarinë e kishte

trashëguar nga i ati. Dhuntia dhe fama e mëhershme si; e ndërruar,

kishte ndikuar që me të askush nuk dëshironte të martohej. Bestytët

ose burrat besonin në qeniet e mbinatyrshme dhe atë e mbanin “të shndrrueme

prej Orëve”, që në djep. Ndërsa të arsimuarit thonë: ”ka rremb

marrie”. Pastaj qarkullon edhe një mendim i tretë se të dy palët shpifinin

kot, se ajo ishte femër e përlyer që sjell vetëm fetkeqësi! Sosja me të

padrejtë paragjykohet. Formulë me të saktë për të ka Baci, i cili pohon

PROZA E CAMAJT

183

se ajo tallet me të gjithë, se ishte intelegjente e aftë për çfarëdo pune.

Kështu për të treguar mençurinë, përhap fjalë se parapëlqen të martohej

e rrëmbyer në formë arkaike, nga ndonjë djalosh i armiqësuar me

Qytecën dhe për këtë dhunë ndaj saj e fisit të saj, derës së armiqësuar

në vend të djemve do t’iu lindtte gjarpinj të helmuar!

Bashkëvendësit e saj qenë bindur se ajo ishte gjahtare e mirë; sipas

tyre ajo gjuan lepuj e shqarth. I ati saj fliste se bota qe shprishur “a ec

bytheprapë.” Sosja shkel doket, nuk përdorte furkën, por del në mal e

vret gjah! Ajo ka bukuri të rrallë që e josh Agonin, i cili papritmas e

puth në mes të rrugës. Ndaj veprimit të tllë ajo reagon: “si hangerme

gjarpni.(...) s’puthët në rrugë grueja e huaj.”

Sosja është personazh simpatik. Edhe pse e paarsimuar, ajo krahasohet

me një fetar të hershëm që dinte shtatë gjuhë, shkruan në shtatë

pena, që kishte mësuar në shtatë mbretëri, në forma të posaçme. Ajo

për dikë trajtohej joshëse, sfiduese ‘e cokatun në krye’ d.m.th., e çmendur

. Karakteristikë tjetër ishte se ajo qe rritur në shkollën e këngtarëve

të Ripës së Epër. I ati i saj, si njeri i vuajtur, kishte ndikuar që ajo t’i

stërmadhonte gjërat, sa herë zgjohej nga letargjia e njeriut të vetmuar.

Agoni mundohej ta bënte për vete Sosen që ia jep një emër nga mitologjia

shqiptare: Blegë. Ajo e kundërshton se s’ishin për njëri-tjetrin,

por ishin si: “dimni e vera që s’përpjekën kurrë”. Soja dallohet si femër e

vendosur që në mënyrë kategorike pohon: “S’e kam aspak ndërmend të

kthehem mbarë me ty, as me ndoj burrë tjetër!” Por të vetmën kënaqësi

që ia rezervon Agonit, ishte shëtitja nëpër male dhe bjeshkë që s’shikohet

me sy të mirë nga malësorët, sepse kishin frikë se ai i fuste hundët

në punët e tyre. Kur rrinin vetëm, i pëlqenin vështrimet e Agonit,

madje sikur të mos e shikonte ai me epsh të ndezur ajo nuk do t’i dilte

Yrjet Berisha

184

në takim atij. Ajo flet si një artiste për banorët e Qytecës; me tingull

hundor flet si burrat, me atë mjegullues, për gratë.

Blega e bën për vete Agonin, kështu që ai i propozon martesë, por

ajo e refuzon dhe si në lojë e rrëmben, si ujk i unshëm dhe e dhunon!

Veprimi i tillë asaj i duket i ulët. Agonit veprimi i tillë nuk i duket

përdhunim, por si mbyllje e ravigim rituali i natyrshëm që me vite e

kishte pritur. Ajo (Blega) më të birin nis të jetojë në qytet. Atje vuan

shumë. Pas njëzet vitesh ata takohen sërish. Për të birin, pohon se ishte

i biri i Delmarit, por ngjyra e zërit ishte si e Agonit. Ajo jeton me të

kaluarën e bujshme. Humb bukurinë e fuqinë e një vasheje të njohur si

zanë mali. Jeta në qytet e kthen nga bota fantastike në atë të thjeshtë, të

natyrshme pa trillime, pa lajka, pa rrena, pa hiperbolizimin e gjërave.

Kështu vetëm në fund të romanit del një personazh fare i zakonshëm,

që i humb atributet e një zane.

Femër ideale, mit e legjendë është Zoja, a Mësuesja, (prototipe e

Shpresës nga romani “Djella”) Fat të njëjtë ka edhe ,,partneri: Agoni

(prototip i Bardhit nga “Djella”). Ata nuk martohen, nuk krijojnë

familje! Një mallkim i ndjek, e i ndëshkon. Zoja për shumë cilësi që i

kishte, ka mbetur e pagdhendur sa duhet në roman. Në këtë tekst letrar

shfaqet si një personazh gati ireal, a një personazh që rëndom mbetet

në kujtesën a ndërdijen e Agonit që e kujton.

Zoja punonte e jetonte në Ripë, si mësuese nderohej nga të gjithë.

Sa herë ripasit e ndeshnin në rrugë a mbetej vonë, e shoqëronin dhe

gjatë rrugës, e informonin mbi ngjarjet e reja që banorët largohen nga

katundi, ose se si ndonjë djalë ia kishte vënë syrin ndonjë vajze a gruaje,

që rëndom përfundonte me armiqësimin e familjeve. Ajo ishte e

vetëdijshme se në Ripë kishte shumë thashetheme. Ata flisnin keq për

PROZA E CAMAJT

185

çdokë, pa e kursyer fare. Rrebesheve të tilla iu bën ballë. Betohet s’do t’i

shikonte ndasitë ideologjike, detyrë e saj ishte që ata njerëz, t’i nxjerrë

nga terri e padija. Ajo ishte e vetëdijshme se ripasit e vjetër nuk i shikonin

me sy të mirë, për të arsimuarit thonë se; shkolla ua ka turblluar

trunin!

Rasti i saj ideal për t’u takuar me atë dështon gjatë pritjes së traktorëve.

Në atë tubim ata disi, si në mënyrë të magjishme, nuk i dilnin

përballë njëri- tjetrit. Ajo në disa raste gjindej dy-tre hapa pas tij, por

nuk u takuan. Ajo e përcjell me sy idhnues e shikon me zjarr. Dikur ajo

bindet se ai në atë tubim kërkonte dikë tjetër dhe se mes tyre “(...) kishte

ra një curr”. Currin a shkëmbin ajo e interpretonte: si mospëlqimi i gjakut,

ashtu siç besonte populli ynë se kur dy vetave nuk u pëlqen gjaku,

tërë bota s’mund t’i bashkojë. Ajo nuk kishte vërejtur se burrat tjerë e

lakmonin dhe donin t’i thoshin ndonjë fjalë. Ajo vuan dhe dyshon, se

mbase Agoni ka dëgjuar ndonjë thashetheme të pakripë për të. Veprimi

i tij e detyron Zojën të bëhet bestyte se dikush i paska bërë magji,

meqë ai zhduket nga ajo pa shenjë, pa u duk, aty mes turmës, sikur ta

kishte përpirë toka.

Ajo kishte frikë të mos e pushtojë dashuria për Agonin, të mos e

dëmtojë shëndetin sepse këtë flijim nuk e meritonte Agoni që jetonte

në rrethana të mjegullta. Ai, sipas saj, kishte formuar një skutë të

ngrohtë në zemrën e Zojës, por qe njeri i humbur mes qiellit e dheut,

shpirt i brigjeve të Hadës që nuk e gjente barkën të kapërcente lumin!

Nga dashuria që e ndjen, dëshiron ta kishte për vete, mendon se

duhet gdhendur shpirtërisht e mendësisht! Këtu gabon, këtu zbulon

egoizmin, kryeneçësinë, ligësinë, xhelozinë, koprracinë e ndjenave,

nxitohet, paragjakon profesionin a vokacionin e tij. Mundësi e rrethaYrjet

Berisha

186

na për t’u parë e biseduar me të, kishte patur mjaft, por në fund ajo

duket se thyhet në shpirt, dorëzohet, tërhiqet me këtë arsyetim: “Ka

punë që bahen e tjera që s’bahen kurrsesi veçse përdhunë.“ Për ,,problemin”

e Zojës e të Agonit, autori shkruan një tekst sipas parimeve të

metodës së poetikës strukturaliste dhe që në këtë mënyrë ne kuptojmë

se ai ishte njohës i mirë i kësaj poetike që atëbotë me të madhe zbatohej

në letërsinë bashkëkohore europjane:

“(…) duhet t’i jepet dorë treguesit që të ndjekë rrjedhën e natyrshme

të ngjarjeve, sepse duhet të dihet se vetjet këtu nuk janë kukulla qe

shtihen të veprojnë si mbas mirakandes se tij apo të ndokuj tjetër. Afër

mendësh asht pra, se derisa Novelisti përvlohej në djegën e afshit për

Sosen, do të kishte shkue huq çdo kuvend ndriçues mes këtij e Mësueses.”

60

Nusha a Sekratarja është femër fatkeqe që herët kishte mbetur e ve.

Nga kjo martesë e pafat ajo kishte trashëguar të birin Yllin. Ajo punonte

me nder në zyrën e Bardhit. Veç punëve të zyrës, Bardhit ia pastronte

këpucët. Gojëqijtë shpifnin se flerton me të, por rreth këtyre problemeve

s’bëhet fjalë në roman, edhe pse Bardhi ishte njeri i lig! Nusha

është nënë e ndershme, e cila mbi shpatullat e veta kishte rritjen dhe

edukimin e të birit. Fatkeqësia e saj është se me edukimin e birit të saj

mirrej sistemi dhe kështu ai instrumentalizohet! Ajo gati harrohet në

roman, por në disa raste ajo përmendej në kontekst negativ, fyes, urrejtës,

sa herë që përmendej Ylli, ripasit e thërrisnin me përbuzje: “i biri

i Nushës.” Dhe shumë fyemje tjera që nuk ishin të nevojshme, së paku

60 Martin Camaj: “Rrathë”, botim i privat i autorit, Mynih, 1981, faqe 233.

PROZA E CAMAJT

187

të gjitha fyemjet nuk duhen t’i adersohen Nushës, e cila në disa çaste të

rënda ishte e zojna t’i përkrahte të rinjtë, ashtu si ndodhi t’i ndihmojë

Novelistit, kur ishte gazetar i ri në fletore.

Edhe romani ,,Karpa” i shkrimtarit Martin Camaj ka disa personazhe

të rëndësishme për lexuesin. Ndër më karakteristike është:

Bora a Judita, Ajka, etj. Bora ishte pasardhëse e derës së diktatorëve që

qeverisnin në Karpë. Ajo duhej të martohej, sipas dokeve së Karpës,

me një dhëndër të një fisi nga Agripa. Në Karpë gëzonte shumë privilegje,

konsiderohej si e mira e familjes. Ajo e vëren se që në fillim dhëndri

e përbuz atë dhe vajzat e Karpës. Vajzat (edhe Bora) mendonin se

ishte më mirë të martohen larg, sepse do të bënin jetë më të lumtur,

do të lirohen nga prindërit që u frynin në vesh kundër burrave të tyre.

Bora, si stërmbesë, ishte e afërt me diktatorin plak, i lexonte tregime,

përralla popullore, përralla për fëmijë, me të cilat argëtohej dhe

ai me dashuri hyjnore qe lidhur më Borën. Ajo ishte e gjatë. Rritja e saj

shpjegohej si: evolim i përmirësimit të pozitës së gruas, në shoqëri ku

ndryshojnë masat e përpjesëtimit estetik. Ajo pat studiuar në Rozafë,

një qytet i ri me emër të vjetër ilir.

Ajo njihet me Barnatorin në pishinë, në atë rast ai i lë përshtypje të

mira; tregon aftësitë në notim. Për dorën e saj vendoste Gjyshi dhe jo

prindërit; Romansieri e Ajka qe jetonin të ndarë e të urrjetur mes veti.

Bora duket vashë e urtë e edukuar që mundohet t’ja lehtësojë Vonit

qëndrimin në Karpë. Karpasit përhapnin fjalë se Bora ishte kandidate

e mundshme për kryetare në Karpë, andaj shikohej me sy të ndryshëm.

Bora më vonë fillon të miqësohet me Vonin. Herët në mëngjes bënin

gjimnastikë, lahen në pishinë, argëtohen, pa i rënë në sy askujt. Në malin

ku rryma e erës ngritej pasi Barnatori hedh gurë, ata me mjeshtëri

Yrjet Berisha

188

e ritual shohin ëndrrën e pame-dashurinë, që në Karpë e vise përreth

qe zhdukur. Pas këtij akti ata dy mbesin të kënaqur, dhe u duket se

hollësitë e ëndrrës e jermit janë nga konflikti i brendshëm, mes fajit e

ëndjes për ekstazë.

Bora në Katund njihej me emrin Judita, andaj nga Barnatori kërkon

të mos e thërrasë me emër tjetër. Ajo në Katund ndryshon raportet,

pasi i ndodh fatkeqësia e kalit të pashoq, në këtë situatë del në shesh

jeta e dyfishtë e saj. Ajo shoqërohet nga kali i pashoq, që s’ishte kalë, sipas

atij, por ishte dragua i veshur në trajtën e kalit, që pas tij fshihej njeriu

ose thënë thejsht - dashnori i saj! Vërejtja e dyshimi i tillë s’shikohet

me një sy të mirë nga Ajka. Judita akuzohet si grua e ve, sepse vishet me

rroba të zeza, qan kalin e pashoq. Më vonë Judita e Voni kanë raporte

të shkëputura, një dozë ftohtësie dhe vazhdimisht ecin nën hijen e kalit

që thuhej se, kishte mbetur në bjeshkë dhe sillej pa cak nëpër plangje

dhe ishte e pranishme në çdo kuvend, ku fliste Judita!

Mbase mu për këtë nostalgji të tepruar e të fshehtë, ajo tek Voni

sheh dragoin që paska lindur me këmishë. Andaj, sipas Juditës ai ishte

arqetipi i dragoit, si dashnori i dërguar për t’ia zëvendësuar humbjen

kalit! Atë më vonë e dashuron Barnatori por nuk i beson dashurisë së

saj!

Dikur problemet acarohen aq shumë se s’kishte zgjedhje të mbarë;

shtirët se aborton fëmijë, që t’i detyrojë te dy palët, të lëshojnë pe, për

t’u martuar. Kështu ajo e Voni aventurën e tyre më vonë e realizojnë

edhe në një aeroplan të vjetër mbi shkëmbinj. Ajka skandalizohet kur

mëson për dashurinë e tyre, andaj edhe i kërcënohet Vonit se do t’i

hakmerrej, sepse guxoi t’i shkelë doket e Karpës, një dhëndër i parrënjë

kobojas.

PROZA E CAMAJT

189

Judita gjatë zezonës qe në Katund, dhe pret të martohej me Vonin,

por fillimisht kundërshton, kurse Romancieri ia përkujton se ishte i detyruar

të martohej, sepse ashtu u pat premtuar barinjve, në të kundërtën

i kërcënohet, se do t’i dalin bolla. Për hir të saj, e veçon Vonin nga

lufta vëllavrasës. Judita në rrethana të turbullta martohet. Dikur duket

e gëzuar që martohet, sipas dokeve të Karpës. Në dasmë Romancieri

thyen doket; mban fjalim, ku edhe mohon atësinë e Juditës, por e mban

si bijë, ndaj së cilës do të ketë kujdes. Judita është xheloze në dasmë,

përcjell sytë e bashkëshortit që i shikon me ëndje nuset në dasmë. Në

atë çast fund bindet me fjalët e së ëmës se kishte prirje bigamie. Atë ditë

e kupton se gjatë tërë jetës duhej t’ia mbante fort frerët në dorë.

Bora duke u shoqëruar me Barnatorin përdorët karrem nga e ëma,

për të zbuluar e prodhuar helm që do t’iu shërbejë plakave e Ajkës. Ajo

theu doket e Karpës duke e shoqëruar e thelluar miqësinë me Vonin.

Ajo kishte fatin e fisit në dorë, sikur të donte me një fjalë të Gjyshit do

të bënte kërdinë; por ajo jeton, jetën ashtu, si ia zbulon Voni që në sytë

e së emës mbetet naive, e pavendosur, e luhatshme. Por ç’është e vërteta

ishte mjaft e djallëzishme

Në kapitullin e fundit të romanit, që mban titullin: Kuadri i dytë,

Bora është dikush tjetër. Në dasmë Borën e sjellin nuse krushqit. Në

atë rast ishte një vajzë me fytyrë fëmije, e hajthme, me sy të trembur të

drenushës. Voni i uron mirëseardhje në Shtëpinë e pemëve. Dasmorët

i paraqesin dhuratat që do t’i hynin në përdorim familjes së re. Në këtë

protokol Shkriba, dhëndrit ia paraqet vjerrën; Ajkën, jo të vejë, si në

kronikë, por me burrin, me emrin malësor e me mbiemrin Romancier.

Çifti i sapomartuar vendos të jetojnë në Shtëpinë e Pemeve që një natë

Yrjet Berisha

190

më parë ua kishte caktuar Gjyshi. Ceremonia e dasmës zhvillohet me

muzikë e vallëzim.

Ardhja e Lejdës në dasmë me kalin e pashoq a mushkun krijon një

skenë neveritëse për Borën, e cila vëren se burri i saj e shikonte me habi

vashën e kalin e pashoq. Bora, si personazh i rëndësishëm në roman,

vë në veprim funksionin e romanit me tërë sekuencat dramatike; që

janë gjeneratore të zhvillimit të linjes së ngjarjeve dinamike e te forcës

psikologjike. Ndërtimi i gërshëtuar me simbolikë në romanin ,,Karpa”,

është çështje vendimtare e niveleve kompozicionale të romanit, e

komponuar nëpërmjet përmasave psikologjike, antropologjike, etnike,

mbindërtohet romani rreth një martese të rrallë: ku ndalohej martesa

në fis, kur djali shkon në shtëpinë e nuses.

Lejda në roman shfaqet pas zezonës së Karpës. Ajo përfaqëson denjsisht

brezin e ri të cilët qenë lidhur me kusht, për të mos u martuar.

Veprimi i tyre qe reagim i natyrshëm, kundër dokeve të vjetra të

martesës që edhe pas përleshjes ceremonitë në Karpë zhvilloheshin si

dikur. Emri i saj konsiderohej i lashtë, sipas një vasheje të hershme në

Karpë. Ajo qe me nam në fis, jo vetëm për emrin, por sjell risi; veshej

me fustan të lashtë që i ngjante kiltit skocez. Këtë fustan e vishnin vajza

a djem të pamartuar. Ajo qe e bija e një të veje që vritet në turbullimet

e fundit të Qytezës. Ajo qe rritur jashtë Karpës, nuk e përjeton

zezonën. E ëma e rrit fshehtas, meqë e kishte lindur me një burrë që

nuk ia zbulon emrin! Në Karpë vjen pas luftës, është pa paragjykime,

për këtë qëndrim të saj bëri shumë miq e armiq. Ishte poliglote; fliste

katër gjuhë e dialekte, shkruan poezi; që ishte risi në Karpën moderne.

Në këtë periudhë u shfaqën shumë rapsodë qe s’dinin shkrim-lexim!

PROZA E CAMAJT

191

Ajo me Barnatorin njihet kur atij ia jep një libër të rrallë me vizatime

të bimëve të egra, që ajo e kishte trashëgim nga e ëma, një orkide

e egër, që fsheh dashurinë e flaktë. Lejda e Voni studionin librin e

pashoq. Jeton me Barnatorin, por ka frikë se do të ndahet nga ai ose

mund ta helmojë. Ajo e Voni fillon jetën e re në shpellë, herë pas here

shëtit nëpër bregore.

Lejda në ,,Kuadrin e dytë”, në dasmën e Vonit e Borës, sjell kalin e

pashoq (të Juditës). Kur ajo sjell mushkun, dasmorët brohorisin emrin

e saj me gëzim. Lejda e nderonte shumë Gjyshin, ai ia përkëdhel flokët

pa të keq, por mbase për mall të Lejdës së Karpës së trillueme. Ajo

rrobat i kishte të arnuara e të shqueme. Në pjekuri atë e rrahin si të

huaj dhe e detyrojnë të punojë punë të rënda ngaqë s’donte të lëshonte

derën e të martohej me dhunë diku larg. Ajo e luan rolin, sikur ta dinte

se çfarë shkruhej në dorëshkrimin e Gjyshit për të. Në atë çast Gjyshi i

tregon rrëfime të ndryshme, e llaston, i thotë se është zanë mali, shkopi

i pleqënisë së tij. Dhe shkop i pleqërisë s’mund të jetë askush tjetër

përveç, fëmijës! Në këtë mënyrë zbulohet se Gjyshi ishte prindi i Lejdës,

që e ëma e saj e kishte fshehur, gjersa kishte qenë gjallë. Lejda ishte

fatzezë.

Proza poetike “Dranja” ka një personazh frymor të papërsosur.

Breshka rritet në rrethana të çuditshme. Rreth katrahurës së “Dranjës”,

shkruan bukur A. Pipa: “Me ‘Dranjën’, Camaj flet për fatin e jetës së

vet, origjinën e tij fisnore, udhëtimet dhe vendosjen e tij jashtë atdheut

që janë momente shumë të randësishme në jetën e tij. Kësaj here,

megjithatë, uni i tij i dytë asht kadshë, mjaft tipike për botën shtazore

të Shqionisë së Veriut.”61 Fillimisht kur shihet Dranja në male, hab-

61 Arshi Pipa: “Poezia e poetika e Camajt”, botuar në rev., let.: ”Jeta e re”, nr. 1, Prishtinë,

1996, faqe 16.

Yrjet Berisha

192

it mbledhësit e barit; ajo është me gungë, me rrashtë e si me gjarpër

dredha-dredha. Në mitologji popullore ajo ka nam të keq, që ndryshe

quhet pulë dreqi që kalëron mbi shpinë. Ajo s’është lajkatare, s’zbutet

si arusha, as s’egërsohet kot së koti, sikur gjarpëri. Ndjesitë, sjelljet i ka

si të njeriut që këtë shqiptim artistik arti i ligjërimit e bënë me alegori,

ironi, surealizëm. Dranja ka tiparet e njeriut: mbetet shtatzënë, burri i

saj ishte kodosh që vraponte pas breshkave të tjera. Ajo me vështirësi

i përballon stinët e vitit. Rrashta e saj, ka pamjen e trojeve të rrënuara.

Arkitektura e rrashtës i shëmbllen qytezës, amfiteatrit, tempujve.

Dranja lindi buzë Drinit, por veti e saj ishte se ajo më parë vdes se sa të

bëhet shtazë shtëpiake. Kujdes për të pati një vajzë e cila e pastroi dhe

e lyen me vaj dhe i dalin vija me ngjyrë të larme.

Dranja ka shqisa për të hetuar atmosferën që e rrethon , dëgjon tinguj

kupton aventurat e të shoqit që vrapon pas femrave, në kokën e

tij të tymosur e shijon shijën e gurit që është shenjë e pabesisë. Ajo

trembej nga njeriu edhe pse mishi s’hahej, por tregtohej jashtë. Ajo

kishte shije për ushqim, natyrisht kur binte në të; domate të kuqe, vezë,

qumësht pi me kënaqësi të posaçme. Dranja ka shenjë narcisoide; e do

veten më tepër se çdokë tjetër, krenohet me bukurinë e rrashtës së vetë

në diell e hije.

Çast krarkteristik përshkruhet mbarësimi i Dranjës, kur mbas

pesëkëndëshit të larmë të rrashtës së saj, afër bishtit i lëvyren breshkanët

varg që kërcasin ashtin e tyre për ashtin e saj, mu si shyta hekuri

të legjionarëve antikë. Në vitin që del me barrë, i shkëlqen ashti mbi

shpinë si diamantet e nuses mbi ballë. Në vjeshtë s’ishte e zoja të gërryente

cipën e dheut për të hapur varrin e vet.

PROZA E CAMAJT

193

Në pjesën e tretë të prozës poetike, Dranja mbetet rrashtë, lukthshtjerrë

qëndron në raft të një bibloteke që shërben hajmali kundër

fyemjes e ankthit. Në atë ambient duket si e gjallë, me krye të fshehtë në

hijen e amshueshme i bën sfidë artit e dijes / shkencës, duket hijerëndë

e femërore.

Në një rrëfim retrospektiv paraqitet tjetërsimi i breshkës në një vend

të ri që ishte shitur, por s’adaptohej kurrsesi me kushtet e reja klimatike,

s’ha asgjë; bën grevë urie, kërkon lirinë në vreshta, përroje të thara,

nëpër drunj fiku, therra, mure të rrëzuara, laknishte. Do një shtëpi

me një vijë ujë përpara. Ajo ha: fletë gjethi, lloj-lloj frutash, vezë zogjsh

e dhé me krypë etj. Këto tipare letrare ka Dranja që është me karakteristikat

e ravigimet e njeriut në jetë me të gjitha fenomenet e njohura.

Personazhet e prozës së Martin Camajt janë të veçanta nga meshkujt.

Veçantia e tyre përkon edhe me natyrën e tyre të heshtur. Ato janë

të dashura, të bukura, tërheqëse, të mençura, por edhe të krisura, etj.

Ato janë të keqtrajtuara nga dashnorët, burrat, prindërit, pastaj përdhunohen,

etj. Ato janë të paarsimuara por mjaft të zgjuara. Ka edhe të

arsimuara; ka mësuese, aktore, këngëtare, kryetare, zana, orë, por edhe

lavire, kriminele etj.

Personazhet (m)

Proza e Martin Camajt ka shumë personazhe, të cilat gjatë leximit

lexuesit tonë të vemendshëm i lënë përshtypje të jashtëzakonshme,

pikërisht, sepse ata janë simpatik e të dashur. Personazhët e këtij autori

marrin pamje farfëritëse. Ata janë me virtyte të larta, por edhe me të

meta. Shumë personazh kanë dytëshorët e prototipët e tyre. Ata kanë

karakter epik të malësorëve kreshnikë.

Yrjet Berisha

194

Romani i parë ”Djella” i Martin Camajt, mund të cilësohet si roman

i personazhit Bardh Qerreti, mësues (i moshuar) e poet. Qysh më 1958,

shkrimtari Ernest Koliqi, për personazhët e romanit “Djella”, shkruan:

“Vetjet e para të tregimit: Djellën, Currin, Bardhin qi shkruen, na

duket se i kemi njoftë diku se u kemi ndjekë për së afërmi ndërlikimit e

shpirtënve të shtrydhun prej furisë së gjykimit. Autori na thotë aqë për

ta sa mjafton të na ngallisi menden me plotsue na vetë fytyrat e tyre.”62

Bardhi është heroi i romanit të parë modern shqiptar, të shkruar në

veten e parë ( ich from) që është formë e poetikës së romanit perëndimor.

Ai punon e jeton në Ndërsanë, një katund të humbur. Se ç’vrragë

i kishte shkaktuar jeta atje , kuptohet që në fillim të romanit, kur ai

ishte në dilemë: t’i rrëfejë kolegut për jetën e vet, a jo! Bardhi është

personazh i sinqertë që pranon se s’qe i pajisur me cilësi të tregimtarit,

sepse epshet dhe gabimet në rrethana të pakontrolluara e rrotullojnë

pa dhimbje. Ai s’donte të rrëfejë për një arsye, se me atë rrëfimi nuk e

kishte dëfryer askënd, por ai mëgjithatë flet.

Bardhi kishte shumë shqetësime, sheh ëndrra të mërzitshme e

mundon pagjumësia në kohën kur binte shi, frun era, bie bore. Këto

fenomene natyrore e pengojnë Bardhin, s’janë gjë tjetër, veçëse alegori

cingërruese për sistemin. Një kohë bindet se kishte lindur për t’u bërë

poet, por shpejt e kupton se për të arritur atë duhej patur zemër të gjerë

për njerëz, të dashurojë shumë gra, në mënyrë që t’i njohë thellësitë

shpirtërore. Ai është i vetëdijshëm se ajo punë e çon në pyll pa sëpatë!

Situata e rënduar e kohës ndikoi që të ballafaqohej me gjendjen e

rëndë shpirtërore, vuan në atë e mjedis, i mungojnë kushtet elementare

për jetë, ndjehet keq që s’mund t’i ndihmojë askujt. Shpresën e

62 Martin Camaj: “Djella”, ShB “Apollonia”, Tiranë 1996, fq. 131

PROZA E CAMAJT

195

dashuron, por egërsia shpirtërore e trashëguar nga Malësia e largon

nga ajo. Në qytet, shokët e shkollës i thonë se dukej, i egër. Me dëshirën

e të atit, bëhet mësues, por s’është i kënaqur. E ëma e detyron ta don të

atin sipas mënyrës patriarkale.

Ka ndjenja të shuara për Djellën, në çastet ku gjykon logjikshëm

se dashuron një vashë që do të habitej edhe Shpresa. Djellën e harron,

pasi shfaqet malësori Curr. Ndjenja e xhelozisë e shtyt të shkruajë tekste

letrare: skica, me shprehje e vargje popullore, simbole e figura plot

epsh. Me zjarmi ethesh mundohet t’ia shprehë dashurinë Djellës e cila

e refuzon se i përket dikujt tjetër.

Shkrimtari, Bardhin e i lustron edhe si njeri të mençur që di të bisedojë

me malësorë të mprehtë: se a do të ketë luftë, ndalimi i armëve qe

brengë për Malësinë, sepse me armë në krah ndihen të fortë, ndihen

perëndi, pushtet, mallkojnë dhe e kundërshtojnë sistemin në fuqi. Kur

Bardhi kthehet në Ndërsanë, Curri që ishte miku i tij gëzohet, por edhe

hirdhërohet, sepse ai do të mbetet në rrugë tërë jetën. Kur vritet Curri,

atij i zgjohet ndjenja vëllazërore për t’ia nxjerrë gjakun meqë mbytet

mizorisht. Ky është Bardhi fatkeq që vëretet nuk e ka patur lehtë të

bëj rrëfimin për jetën e vet. Me këtë rrëfim ai hyn në radhën e personazheve

të rralla të shkrimtarit Martin Camaj:

Curri është personazh që në roman futet si ,,rival’’ i Bardhit në

dashuri. Ai kohën më të madhe e mbyste me biseda të kota me mësuesin

e katundit. Shpesh bie në kundërshtime. Ai planifikon të martohet

me Djellën që e përvetësoi me kërcënim. Curri në Ndësanë ndeshet

me urrejtjen e fusharkëve që nuk e durojnë praninë e malësorit dhe aty

shpifin se ai gjoja kishte vrarë tre vetë, por falë gjeturisë së një avokati

shëpton nga dënimi kapital. Gjenealogjinë e kishte nga një familYrjet

Berisha

196

je malësorësh që gjatë shumë viteve kishin pasur ngatërresa gjaqesh,

ngatërresa grash që s’kapërdihej shkelja e nderit. Motiv tjetër i gjaqeve

qenë fjala e papeshuar dhe e pamenduar mirë para se të shqiptohet vret

dhe bëhet burim i gjakderdhjes. Andaj në Malësi fjalës nuk i thuhet “hy

fjalë nga dole, në Malësi, nuk pranohet lypja e të falunit!”

Pikërisht këto halle Currin e ndjekin dhe ia hanë kokën, kur i

ndihmojë Cubit. Curri buzë Kënetës gjindet i mbytur me thikë në

shpinë. Vrasja e tij për shumëkë mbetet fshehtësi, por jo për Djellën

që bëhet mollë sherri. Ai zemrohet, se gjoja ai ia kishte dhunur të

dashurën.

Struktura e romanit të shkurtër „Pishtarë e natës“, përpos tematikës

se gjerë shoqërore ka edhe ngjarje intime, familjare e cila në mënyrë

mitike është lidhur me fatkeqësinë gjenealogjike që në të njëjtën kohë

ishin viktimë të kohës. I pari i tyre u krijon vuatje në shpirt, që reflektohet

vazhdimisht në jetën e bijve dhe pasardhësve të tij. Ngjarja e

tillë dinamike zihet e përzihet brenda shpirtit të familjes që në një farë

mënyrë është barrë psikologjike e rënduar. Kështu në këto rrethana rol

dominues luan bota e personazheve meshkuj. Konkretisht, Nika njihej

në tërë atë krahinë si njeri grindavec, që në fund falë punëve bujqësore

pëson metamorfozë. Autori në këtë plan vë kthesën e imazhit të keq,

në të mirë dhe kështu sikur shuhet zjarri e flaka e problemeve që më

parë ishin të pashmangshme dhe kështu zhduken dhe sjellin gjendje

normale në jetën e një fisi, një familjeje dhe një njeriu.

S’ka dyshim se mes atyre personazheve ka diç të jashtëzakonshme,

saqë në kuptimin logjik marrëdheniet e njeriut bashkëkohor janë befasuese,

të papërsëritshme, burimore, kanë ngjyra autentike, vështirësi

të ankthshme e herë-herë të ndjeshme që kanë ngrohtësi njerëzore,

PROZA E CAMAJT

197

rropatje me ekzistencën, mënyrën befasuese të mbijetesës, formën e

veçantë të lirisë e të drejta specifike për të vazhduar jetën e familjes, që

më në fund realizohet projekti a siguria e një familjeje në kushte normale

dhe të çmueshme. Parë në kontekst të gjerë, raportet e vëllezërve

të Nikës janë paraqitur a imponuar në mënyrë patriarkale.

Fundina ishte një vend i largët dhe i harruar nga zoti e njeriu, që

kishte të qenme të veçantë autonome, krenarinë, pathyeshmërinë, që

pak më mirë dukej në karakterin e njerëzve të saj, të ashpër, të varfër ku

jetonin nga rendimentet e pakta të bujqësisë, bylmeti e ushqimet blegtorale.

Banorët e malësisë jetojnë nga thashethemat, fjalët me rrotulla e

pyka, por ka edhe luftë të ashpër që tregon idealet dhe jetën e malësisë.

Nika kur ndahet nga familja ishte në të mbushur të tridhjetave.

Formohet brenda vrullit e halleve të jetës në luftën për ekzistencën e

familjes. Ai është rritur mes hidhërimeve e vorbullit të stuhishëm. Ka

jetë të rëndë. Ikën nga grindjet dhe përfundon në një arë afër malit

punon tokën ditë-natë, kultivon perime të ndryshme. Punon për t’i

harruar grindjet e dikurshme që kishin nisur qysh në djep. Bën jetë

të ndarë bashkëshortore, por edhe nuk e harron gruan; përkundrazi

shpesh e fton në Fundinë që ia kishte sjellë shpirtin te hunda me lindje

të shpeshta. Pas refuzimeve të saj; ai s’sillej mirë; e rrah mizorisht, pse

s’i bindej në shtrat! Ajo do t’i shmangët. Ai jep urdhëra që duhej të

zbatoheshin, si ia merrte mendja atij. Me karakterin e tij bëjnë eksperiment

edhe të tjerët që e këshillojnë Lenën për të mos pasur probleme

me bashkëshortin e ashpër dhe të pakompromis në vendimet e tij. Ai

është fjalëpak me gruan që s’duhej të refuzohej, ai përdorte drurin për

mosbindje. Por veprimi i tillë nuk e tremb Lenën, e cila ia tërheq vëreYrjet

Berisha

198

jtjen në çaste delikate, që befasojnë për sjelljet fine e për shëndetin e

vet e të fëmijëve.

Por me kalimin e kohës gjërat u fashitën: dhuna, shantazhet, përtacia,

monotonia. Problemeve ua lëshojnë rrugën: ndjenjat subitile, harmonia,

vullneti për punë, kënaqësitë e jetës, bukuritë e panumërta etj.

Kështu shkrimtari duket se mishërohet me atë; zbulon rininë e vrullshme,

pleqërinë e qetë e të mençur, puna e vazhdueshme jep fryte

Nika e kupton se është i zoti i vetvetes, i nderuar nga bashkëshortja

e fëmijët, ka ndjenja atësie, s’ka damarët e njeriut kryengritës „zanat

e malit e zbusin“, shpirti i tij dukej i brumosur me ndjenjat e poetit e

të filozofit. Puna, mirëqenia dashuria, nderi etj., është e strehuar nën

kulimin e shtëpisë se vetmuar, në Fundinë. Dashurinë e rizbulon në

perëndim të jetës edhe pse u pengon shumkujt, por ata s’çojnë kokën

edhe atëherë kur marrin jehonë legjendash, mitike, pamje të çasteve

sentimentale e romantike. Ambient i tillë është natyrë e virgjër ku jetojnë

shtazët e egra e shpezët e malit, gjinkollët, pishtarët e natës, ulurima

e ujqve etj., që të gjitha këto elemente janë simbole të tekstit letrar të

metodës romantike. Pa harruar këtu edhe retë, hënën, mjegullën, tymin

që përzihen në ambientin e Fundinës.

Kështu mes këtij imazhi përshkrues real, autori ia arrin që të

paraqetë atmosferën psikologjike të asaj bote që e qëmton në shtresat e

një gjuhe me bukuri poetike, që sikur përputhet me ambient idilik, larg

ëndrrve të karakterit folklorik, ashtu si e gjejmë në shtresat e ndryshme

të këtij romani të shkurtër e të novelës së gjatë:

“Gjashtë femijë – i tha ajo - gjashtë fëmijë kemi qitë në dritë. Dhe

jetojmë kështu të huej sa kam turp me të shikue!”

Nika i lamë e i ndërruen tha tue u ulë në tryez pranë votrës:

PROZA E CAMAJT

199

“Si me qenë në festë! Dhe shkundte kryet.”

“A të ka mbetë ndonjë pikë raki në poçin që ta çova përpara do kohe?”

63

Ose edhe më tej kështu përshkruhet takimi i bashkëshortëve:

“Pa lindë dielli në asnjë maje mali, Lena doli prej kasollës së Fundinës;

ende përgjumshëm mori udhën për në vërri. Zbulimi i andjes për

burrë natën që shkoi, i shleu Lenës në ndërgjegje edhe brengë shpirtnore

e çdo dyshimi pabesie ndaj të shoqit. Rrugës përkundej në lëvizje të këndellshme

të femnës së re e të pangishme, pa i ardhë turp prej vetes, si amë

gjashtë fëmijësh, nuk i paska hije ajo punë.”64

Nga këto citate kuptohet qartë se çfarë thjeshtësie e zakonshme

zotëron marrëdhëniet e atyre dyve, në atë vend të rëndomtë. Natyrisht

se takimi i tillë mbyll faqet e dyshimit, dilemat, fshehtësitë (a tradhtisë

bashkëshortore të shpifur) që më në fund përfundon me ambientin

intim shthurur me raki, mish kafshësh të egra. Kështu simbolet idilike

zgjojnë ndjenjat e njëri-tjetrit, që me në fund del imazhi i një përjetimi

të thellë e të përvuatjshëm që nuk ka jehonën, as hijen e dhunës se

përparshme. Autori në sy të lexuesit vendos personazhin që ka ndjenja

të theksuara erotike që shfaqet nga pasojat e shpifjeve; se gjoja

në Fundinë e vizitojnë zanat e malit. Në këtë moment tendosës Nika

duket njeri i matur, i heshtur që s’harron se takimi a ardhja e gruas për

të është festë.

Në fragmentin e cituar shihet ndjesia që mëton të flakë hipokrizinë

e rrëfimit moralizues, por në këtë rast dalin shtresat artistike të shqiptuara

me gjuhë të zhdërvjellët, që bën përpjekjet e para të ndërtojë sintaksën

origjinale camjane, duke mos harruar figurat artistike, që dalin

63 Martin Camaj:”Pishtarët e natës”, botoi ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996, faqe 40

64 Vepra e cituar, faqe 43 - 44.

Yrjet Berisha

200

me shqiptim të fuqishëm artistik. Thënë qartë, vepra ka prapavijë që

ndriçon shtresat e novelës a romanit të shkurtër që tipizon personazhet

me të gjitha karakteristikat. Është më rëndësi të thuhet se Martin Camaj

bën ndriçimin individualist që duket se zbaton përvojën dhe parimet

e teoritë e ndryshme të letërsisë. Ai di gjithmonë t’iu shmanget edhe

ndikimeve negative, siç u ndodh rëndom shkrimtarëve të papërvojë.

Novela ,,Pishtarët e natës” paraqet luftën e qetë të heroit kryesor.

Raportet familjare janë të rregulluara në mënyrë strikte dhe komandohen

sipas radhës a hierarkisë vëllazërore. Kështu në rrethana të jetës

së acaruar vëllazërore ngjarjet do të ndjekin rrjedhën e jetës së vënë

në binarët e normave e të kanuneve të maleve. Vëllezërit ndahen mes

veti dhe jetojnë larg njëri-tjetër, por duket se Kola kurrë nuk pushon se

“komanduari”. Këshillon nipat a të tjerët që kanë nevojë. Këtë privilegj

ai e fitoi që nga momenti kur vëllezërit mbesin pa prindër dhe me vonë

shquhet i suksesshëm në zbarkimin e stuhive të jetës derisa zgjidhjet

problemi i Nikës.

Ç’është e vërteta, Nika në fillim ka krizë identiteti. S’di nga t’ia mbajë,

por kur ndahet nga familja si plangprishës, që kur e sheh se është

trashëgimtari i një pasurisë modeste, ai këndellet e stablizohet, sa që jo

rastësisht ky veprim është i imponueshëm, për të mos thënë zgjidhje artificiale.

Nika s’thyhet aq lehtë. Ai është tip robinsonkruso. Jeton e vdes

i vetmuar në mal. Autori kalon nga stadi i grindjeve në ato të mirëkuptimit,

dhembjes. Vëllezërit e fisit s’janë gjithaq të dalluar. Duken se

s’kanë arritur të marrin veten, duken të tërhequr. Përjashtim bën Kola

që duket më i aftë nga të tjerët. Jeta e tij paraqet veçantinë malësore,

reflekton botën, atmosferën familjare me mbisundim tipik patriarkal.

PROZA E CAMAJT

201

Subjekti i romanit nis duke shpalosur shkakun e grindjeve të Nikës

dhe siç kemi thënë ngjarja bëhet në mënyrë kronologjike dhe me dimension

intim që nis nga shkalla zero e raporteve bashkëshortore

(Nikë-Lenë) mban këtë segment deri në vdekje horizontale. Ndërkaq,

përmes fatit dhe momenteve psikologjike të Nikës del në shesh jeta e

një bote të rëndë.

Veprat e Camajt në prozë janë të mbështetura edhe në metdotën

realiste që mëtojnë të portretizojnë botën autoktone malësore me të

gjitha specifikat e veta. Krahas kësaj metode, diskursi zbaton edhe poetikën

e metodës fantastike ku shfaqen derivatet që simbolizojnë heronjtë

mitikë e nga legjendat tona të njohura. Parë nga ky kontekst, lexuesi

i vëmendshëm do të kuptojë se shkrimtari ka njohuri nga kultura

e tradita malësore; në veçanti, dhe ajo kombëtare, në përgjithësi.

Personazhet e kësaj novele në dukje të parë duken cinike, vetiake,

por janë bartëse të jetës në malësinë e humbur, por s’mërgojnë a të

bëhen mercenarë ne vende të huaja, janë personazhe autentikë dhe

posedojnë afri me të parët e autorit që në novelë shihen të Nika, veprimet

e të cilit janë jo pa interes për normalizimin e jetës. Kështu,

shkrimtari i ndikuar nga këto rrethana nuk ka mundur t’i shmanget

ndikimit subjektiv, as kreacionit shtytës sponton, që në këtë mënyrë

skalit personazhet letrare që rrinë si heronj tipikë malësorë. Ka raste

edhe kur personazhet marrin pamje të tejdukshme masive, formë

idilike nga malësia pastorale, por ka edhe personazhe që s’janë aq të

gdhendura a të motivuara.

Kola është i biri i mercenarit të Turqisë, që kishte vdekur në frontin

e luftës. Ai është zot shtëpie, që kujdeset për mirëvajtjen e bashkësisë

familjare. Është njeri i çmuar dhe i mençur. Herët e kundërshton dhe

Yrjet Berisha

202

e ndan Nikën nga familja, që të mos e pësojë askush. Ai di të dirigjojë

jetën e vet e të fisit, sipas një dioptrie me logjikë e traditë të trashëguar

nga të parët, por Kola hyn në radhën e personazheve sekundare që

megjithatë, është e rëndësishme se ai luan rol të arsyeshëm në raportet

familjare.

Rikthemi i Nikës është strumbullari i „Pishtarit...“. Fillimisht, e ëma

e tij pohon se ai „e kishte fillue grindjet me të vëllaznit qysh në djep“.

Ai qe cilësur grindavec. Grindjet më të mëdha plasin „mbas vdekzotit

të shtëpisë“ që vëllezërit e tij nuk ua ka endja ta përmendim të atin e

vrarë si malësor i lirë dhe si i krishterë lufton në krali të turqve në Jemen.

Nika rreth këtij problemi mendon ndryshe dhe e arsyeton se i ati

kishte marrë atë rrugë për t’ua siguruar tokën e bukës dhe kështu t’iu

ndihmojë bijve për të dalë nga mjerimi që Nika e kishte përjetuar dhe

prekur me dorë.

Marrëdhëniet e Nikës me Lenën janë me interes. Fillimisht, ato janë

me energji negative, si në pikëpamje psikologjike, biologjike, kur në

epiqendër vihet libdoja e njërit dhe refuzimi kategorik dhe gati urrejtja

e Lenës. Natyrisht se autori në këtë eksperiment të polarizuar arrin të

pasqyrojë skena tendosëse që gati sa nuk sjellin tragjedi. Autori s’lë

pa shfaqur edhe tonin ironik gjatë paraqitjes së hollësive që dalin në

pah gjatë refuzimit a kontaktit intim që mbetet emblemantikë për këto

personazhe.

Ndërkaq, Nikës kur i shkonte ndonjë mik në Gurrë, e priste me këto

fjalë: „Me më humb ditën paske ardhë deri në Fundinë?“ Dhe e kthente

me një grusht miza në shpinë e fjalë të tjera fyese. Nika jeton në një

tokë djerrë “i shituem rrufeje dhe i zanë nga shpirtnat e Orëve e Zanave.”

Jeton e punon i vetmuar, por vërshohet nga shpifjet në formë

PROZA E CAMAJT

203

legjendash se del një grua e veshur me mendafash ose kishte rrëmbyer

një grua të huaj dhe shuante rreshkuan e tërbuar për femrat e huaja, se

gratë e huaja i mban të lidhur me hekura në shpellë që kur zbutëshin i

shkonin pas. Ndonjë trillues tjetër shpif se s’është grua me mish e gjak,

por zanë mali.

Përgojimet e kota e detyrojnë Lenën ta ndriçojë të vërtetën, kur

shkon te bashkëshorti, botës i mbyllet goja dhe sytë e tyre vëzhgues.

Nika veç egërsirave të vrara, askujt nuk i kishte bërë keq, në Fundinë

takohet me zejtarë, tregtarë, korsej të huaj (konsuj sh. i ynë) që ia mësojnë

shkrimin e shkronjave latine, greke, turke. Kishte mësuar punët

e shteteve e kontinentet e ndryshme që i kishin rrëfyer kalimtarët e

sipërmendur dhe ai për të gjitha këto u tregon bijëve. Kalimtarët e rastit

ishin mentorët e Nikës që e informojnë „se mbarimi i qindvjetes do

të sillte edhe sosjen e pushtimit turk ndër fusha.“ Dy luftëtarë nëpunës

të Portës ishin kryengritës, që luftonin për atonomi (autonomi sh. ynë)

që ai i porosit se armiku duhet të qëllohet në majë kresë!

Mentaliteti, gjuha, gjykimi i tyre është tipik malësor që u përputhet

këtyre personazheve, që Nika ia del të mposhtë një filozofi arkaike të

fisit, por edhe të bijve të tij. Duke jetuar në një mjedis me plot paradokse,

ai me në fund i bind të tjerët se me punë arrihet nderi, pasuria,

mënçuria, trashëgimtarët, etj.

Një personazh tjetër me krakateristika thujase të ngjashme është

Gjon Gazulli, nga novela e shkurtër me këtë titull. Ai është filozof, humanist,

mjeshtër, dishepull, dijetar, anëtar ambasadash në Senatin e

Venecias (Venedikut), udhëtar nëpër qytete e vende të ndryshme europjane.

Kthesë të madhe në jetën e tij bën takimi i fundit me një grua,

e cila e shtyt të punojë me këmbëngulje e syçelë, pa ua vënë veshin të

Yrjet Berisha

204

tjerëve që duan t’ia njollosin emrin e punën e çmuar për të cilën qe

shkrirë tërë jetën.

Kështu, koha që kishte jetuar i ngjan punës së një mercenar që ndihmon

të tjerët në fakultet e Senat, por kurrë s’kishte folur me gjuhën e

vet dhe nuk i pat thelluar studimet për dijen e kulturën në gjuhën e

vet, pasatj s’kishte shkruar asgjë në gjuhën amtare. Ai është personazh

autentik që vjen nga provienca shkencore dhe që ka një fat të rrallë nga

bashkëvedësit e tij, xhelozohej nga shumë kolegë në Padovë e Europë

është pjestar i elitës së intelektualëve europjanë, nami i të cilit është i

madh. Ai është filozof i nderuar, mësimet e studimet e tij i kaperdijnë

shumë lexues hetorogjenë dhe shumë studentë. Një dilemë të madhe

atij i krijon takimi „i rastësishëm“ me një humanist tjetër, me të cilin

polemizon për problemet e ndryshme filozofike, etj. Gjoni në majën

e karrierës diplomatike kryen detyra të rëndësishme në Senat, disa

herë shërben si anëtar ambasadash në oborre të shtetve lindore të Europës.

Ai e urren atë punë, ngaqë këshilltarët i armiqësonin e përçanin

kryezotët, në mënyrë që atyre t’iu zgjatet mandati i punës. I gjetur

në këtë befasi, ai e vëren se është viktimë e intrigantëve. Prandaj

edhe i rrallon udhëtimet në shtetet e huaja. Shtegtimi i kishte hyrë në

gjak, andaj për t’u çmallur viziton fshatra malore e qytete fshehtas. Ai

pati fatin të bëjë jetën e një të vetmuari që të rikujton jetën e shumë

mërgimtarëve tanë, pa përjashtuar këtu as elementet autobiografike të

diskursit që jetoi në shtete të ndryshme të Europës.

Autori në këtë rast paraqet jetën e tij në formë dromcash psikologjike,

ku mes tjerash shquhen raportet e Gjonit me heronjtë e tjerë.

Kështu personazhet e novelës u janë nënshtruar sprovave të shumta të

të përjetuarit si produkt i dilemave, dyshimeve, provave, ngacmimeve,

PROZA E CAMAJT

205

provokimeve, intrigave, shantazheve, shpifjeve etj., që më në fund ai

ia arrin qëllimit të zbarkojë në ujëra të qeta të ndërgjegjes së tij, penduese,

shqetësuese, për të qenmen e tij që luhatej sa andej-këndej.

Në letërsi ky personazh vjen nga mesjeta, shkenca, historia, por edhe

i trilluar, por ka edhe pikëtakime të tekstit autobiografik të ndërlidhura

me atë shekull. Me këtë skalitje, heroi merr konturat përbërse të një

personaliteti që vjen nga shtresat e shoqërisë elitore; qoftë nga radha

universitare a ajo diplomatike-shtetërore. Kështu, për këto suksese të

atij niveli kanë mbetur legjendat, mirënjohjet, që lidhen me famën e një

dijetari shqiptar që nuk ishte lehtë të arrijë në atë shkallë, e në atë kohë,

që edhe sot vështirë se mund të arrijë dikush. Natyrisht, kjo çështje

s’ishte gojëdhënë, përrallë fantastike, por thjesht arrihet me punë, studim,

angazhim, kontribut, intelekt, emër në shkencë e diplomaci. Ai

ishte njeri i gjithanshëm por, megjithatë, s’ishte i përkryer e i pagabueshëm.

Disa mangësi të tij i zbulon dialogu i një gruaje, e cila e josh,

e frymëzon, e nxit të mendojë ndryshe për periudhat e mëhershme.

Ai i ndjen gabimet e pafalshme që kishte bërë në të kaluarën. Në rini

me mish e me shpirt u qe kushtuar majave të shkencës e diplomacisë

italjane e europjane dhe në fund kupton se kishte bërë gabim që nuk

kishte „njohur vetveten“, d.m.th., gjuhën kulturën, traditën, shkencën e

etnosin e vet, që ishin pak më të hershme se të latinëve.

Gjoni është ekzemplar inkarnues i të parëve të fisit ilir që ia arrin

të shpalojë talentin e të parëve tanë. Dialogu me „kolegun“ e sidomos

me gruan, ndikon që ai t’i kushtojë rëndësi të madhe vetvetes e etnisë

sonë. Autori, me këtë personazh e ka pasur lehtë për të skalitur; ai në

njëfarë mënyre është mbështetur në karakterin dhe psikologjinë personale,

në fatin e vet, në tragjedinë e vetmisë, i zhytur mes literaturës dhe

Yrjet Berisha

206

administratës shtetërore e cila mbase i është vardisur Camajt poliglot e

filozof, ashtu siç e pasqyron ai Gjon Gazullin.

Gjon Gazulli, personazh nga novela me këtë titull, duket se ka qenë

dobësi artistike e artit të ligërimit. Ky personazh ka të gjitha atributet

e mundshme të një heroi të përkryer, të një personazhi intelektual

që nuk i gjendet kipci. Ky hero i lartësive alpine krejt papritmas bie

poshtë, pa e kuptuar askush për këtë. Shikuar nga prizmi tjetër, ky personazh

e pëson nga e kaluara që i kishte shkuar pahetueshëm. Vetëm

gjatë të rikujtuarit të jetës, atë e bren ndërgjegjja për të qenmen e fisit

nën robëri mesjetare, por edhe nën robërinë e mëvonshme që populli

ynë e përjetoi gjatë diktaturës stalinisteenveriste.

Gjoni në shpirt kishte shumë vlime pakënaqësie që i reflektojnë a

manifestohen në sfera të tjera si kryeneçësia, individualizmi, mospërfilleja,

injorimi, ikja nga qyteti ku jetonte, shëtitjet e vendosja e përkohshme

nëpër qytet e vende të tjera. Ai përbuz korin diplomatik të

oborreve europjane, sepse janë cinikë, intrigantë, gjakëpirës, luftënxitës,

grindavecë, kokëzbrazët, kodoshë, etj. Në polemikën me kolegun

kuptohen se hipotezat e tij shkencore ishin sprovë e formë përmes të

cilave zbulohet aftësia dhe përgatitja e një filozofi. Gjatë debatit të rastit,

ai e përdor me shkathtësi gjuhën ironike e të përgjetur mirë. Sarkazmi i

tij shqiptohet në gjuhë të huaj, por jo edhe në të vetën, për çka edhe më

vonë pendohet, fajëson veten pse s’kish bërë pak më tepër për të, etj.

Një kthesë e një rëndim shpirtëror, për këtë fakt, ai e ndjen mbasi takon

gruan e panjohur e cila sikur ia hap çepallët dhe ia ndriçon mendjen;

andaj ai është i penduar se s’kishte dhënë ndihmesën e tij në ndriçimin

e zbatimin e shkencës në gjuhën e lashtë ilire. Ai kishte 100 përralla

shqipe qe s’ia kishte treguar askujt. Në fund mbyllet në një banesë, larg

PROZA E CAMAJT

207

njerëzve, larg shkencës, larg kolegëve e studentëve që e nderonin, larg

diplomacisë që për të qe maja e hipokrizisë, makinacionëve, ligësive,

bordeleve, poshtërsive të papara e të padëgjuara nga qytetarët e rëndomtë.

Duke e ditur llumin e asaj shoqërie, ai tërhiqej dhe prehje gjen

te njerëzit e thjeshtë në vende të harruara nga zoti e djalli.

Ai ka brengë se populli ynë ka fise të përçara, si pasojë e luftëtarëve

me turkun gjë që për këtë qëllim edhe populli shpërngulej në botë.

Gjatë fjalimit të fundit, para kolegëve e studentëve të Padovës, me

veshët e vet do të dëgjojë ushtimën e zërave si para Pyrgut Babeles 65,

që sinjailzon kthesën e atëhershme në shkencë e kulturë të popujve

të ndryshëm dhe që në këtë mënyrë edhe bëhet inkarnim i së kaluarës

i prangosur veç në literaturën konfesionale. Pas këtij përurimi

universitar Gjoni mbyllet brenda katër mureve të banesës së vet, ku

nga shqetësimet e mëdha humb ndjenjat e besimit dhe nuk i prekte as

punët e thjeshta. Rri larg problemeve të asaj kohe; s’bredh në Padovë

e jashtë saj, porore e kujton porosinë e gruas së bujtinës se: „ (...)edhe

kopilin ta lënë të dera, nëse sillesh si bisht kali nder miza e zektha“. Nuk

udhëton nëpër botë, sepse arsyetohej në mënyrë paranoike se njerëzit

zhduken në portet e Venecias (Venedikut), kapen nga kusarët e bëhen

robër e pengje, dërgohen në Afrikë e Jemen. I vetmuar, kujton gruan

e panjohur si të kishte bashkëjetuar gjatë me të: ai stërhollon imtësitë

e takimit të rastësishëm, nga fjalët e saj nxjerr nënkuptime të shumta.

Çmendej pas saj dhe do ta gjejë. Ka frikë se mos çmenduria do t’ia prishë

kthjelltësinë e veprave, gjë që nga vëllezërit kërkon t’i ndihmonin,

65 I. N. Prela: “Fjalori biblik”, botoi “Drita”, Ferizaj 1994, faqe 11, shkruan: “Pyrgu i Babilonisë

ngritet lart dhe s’përfundon, sepse pas kallzimit të biblës, u përzien gjuhët e

ndërtuesve dhe u shpërndan. Kjo rrethanë iu mvesh Babelit konfuzioni dhe kjo rrethanë

paraqet një pështjellim të madh tollovi kaos.”

Yrjet Berisha

208

nëse vërejnë se ka shthuarje mendore. Vdes me një vrimë në shpirt, pa

e zbuluar gruan që iu shfaq në Apenine, ose e dinte, por nuk e zbulon!

Ajo i duket si femër e ëndrrës që i shfaqet me fytyrën e nënës, ishte

shumë e mençur, sa nuk i gjindej shoqja në atë mjedis. Gjon Gazulli

është personazh që lexuesin e sfidon dhe e nxit të meditojë se edhe njeriu

me ngritje të lartë arsimore në shpirt ka vuajtje, dobësi të ndryshme

qe janë tragjedi njerëzore. Autori me këtë personazh mëton të identifikojë

fatin e vet, fatin e mërgimtarit të arsimuar që vuan. Gjoni është

një hero i vuajtjeve e i dhimbjeve deri në asht.

Një personazh me tipare thuajse identike me Gjonin është edhe

Daku i novelës së gjatë a romanit të shkurtër: “Rrungaja në mars”. Ai

është intelektual në formim e sipër që merret dije e edukim shkollor

në qytet. Atij nuk i mungon kultura, edukimi klasik i një malësori me

origjinë nga një fis i madh i atij visi. Ky personazh është ndërtuar me

elemente autobiografike. Autori duke i njohur vështirësitë e jetës së një

malësori atë e portrezon bukur. Derisa Gjoni paraqitet si plak i mençur

me të gjitha rravigimet e jetës, Daku është djalosh qe ka jetën përpara,

jeton mes ëndrrave dhe botës idilike, romantike, është i vendosur, di si

të jetojë, ka autoritet në atë hapësirë, jeton me shqetësimet e shkollës.

Më vonë nis të shoqërohet me Jerën që bisedon, peshkon, hanë mjaltë

së bashku. Daku dashurinë ndaj vashës e shpreh në mënyrë filozofike,

biologjike dhe praktike. Kështu, derisa ata lahen në lumë, ai kërkon

nga ajo që të vendosë për dashurinë, vetëm pasi të vështrojë trupin e

vet për ta „përpjek me të tijin“. Natyrisht se Jera dashurinë e kundërshton,

duke u arsyetuar se ende ishin nxënës. Ai provon t’ia arrijë qëllimit

me kërcënime të ndryshme, se: katundi do t’ia shohë sherrin;

ujqit t’ua shkulë rrënjët e shtazëve e të njerëzve. Daku jeton në ankth se

PROZA E CAMAJT

209

fshehtësitë dhe ndjenjat intime të saj mos t’ia korrë dikush tjetër, sepse

ajo shëtitet lirshëm e padjallëzishëm nëpër mal, me sytë e çiltër do ta

shikojë edhe dikë tjetër dhe për këtë pafajësi mund „ta zenë gjarpni!“.

Kështu pas elaborimit të pasojave faktite që mund t’i ndodhnin ia arrin

ta bindë atë edhe nga arsyeja se në zemër të vet kishte dashurinë e sinqertë

për të, por nuk nxitohet të futet në ujërat e hershme të dashurisë.

Daku jeton në malësi a Përteqafë, me ankth, në kushte të vështira,

andaj me të drejtë e provokon prindin e vet, se gjyshërit kishin gabuar

që kishin vendosur rrënjë në atë katund të harruar, sepse jetojnë me

barrë të madhe në shpirt. Kështu në këtë ambient bënte dimër i madh.

Bora ia mbyll rrugën Dakut dhe mbetet pa shkuar në shkollën e qytetit.

I mbyllur në katund, ditën e kalon duke i ushqyer bagëtinë, pret drunj

për t’u ngrohur gjatë dimrit të ftohtë, shoqërohej me miqtë e vet. Jerën

nuk e heq nga mendja. Dikur i mërzitur e i shqetësuar për vonesën në

shkollë, niset në rrugën malore pa u shkrirë bora. Në një vend të papërshtatshëm

bora shembet, bashkë me të dhe katër ujq, i përfshinë orteku

dhe kështu fundoset në humnerën e mbushur me borë. Fisi mundohet

për ta shpëtuar, por ishte e kotë. Humnera kishte shumë borë. Përteqafa

e mërzitur nga vdekja e mbyllin dhimbjen e tyre me këto fjalë: ,,Shoqi

i tij s’lind ndër ne !“

Personazhi kryesor i novelës ,,Rrungaja në mars” është idealisti, i

cili s’arrin kurrë t’i realizojë ëndrrat me të cilat qe rritur e arsimuar.

Daku është i zgjuar; ai edhe guxon t’i kritikojë të parët se s’kishin vepruar

mirë, duke jetuar në malësi të harruar nga njeriu e zoti. Këtë

vërejtje nuk e fshehte as para të atit, as para banorëve të tjerëve, sepse e

sheh se duke jetuar në ato kushte, ishte vështirë për banorët e malësisë,

Yrjet Berisha

210

të cilët, të nxitur nga vrazhdësia e egërsia e natyrës që mbretëronte mbi

gjashtë muaj në vit, edhe ata qenë shndërruar në njerëz të tillë.

Gjuri është një personazh tjetër që arti i ligjërimit ia ka arritur ta

paraqesë me tipare karakteristike të një prindi me shumë halle që

bën përpjekje të vazhdueshme në jetë: “me e gezue zoti me një djalë!”.

Ç’është e vërteta, ai kishte lindur pesë vajza, por sipas dokeve e sistemit

fisnor pret lindjen e djalit. Ai në kuptimin e ligjeve malësore gëzon të

drejtën e vazhdimësisë se trashëgimisë së vijës se gjakut. Ndërkaq, po

sipas këtyre rregullave, vajza (Jera) sipas vijës se tamlit s’e gëzonte këtë

të drejtë. Pikërisht këtij ligji i përmbahet edhe Gjuri, por i gjetur para

një sfide të tillë, ai si prind është më liberal; është i pari në malësi që i

thyen këto rregulla; fillimisht e dërgon vashën e vogël të arsimohej në

qytet, mu pse në shpirt ndjen mungesën e një djali.

Liberalizimi i tij arrin deri në atë pikë sa edhe zgjon xhelozinë e

bijave të tjera, meqë kishte hapur sytë për ta arsimuar të bijën e vogël.

Gjuri vuan për një djalë, andaj i dëgjon me vëmendje bisedat, komentet

që i bënte Jera. Ai është prind i dëshpëruar e i pagëzuar me një djalë si e

gjithë bota në malësi. Jeton me ankthin e zhdukjes së tymit në shtëpinë

e tij e të fisit. Gjuri ka brengë të madhe për familjen e vet, andaj edhe

jo rastëshit, kur gjindej në këto çaste dobësie edhe i jep kurajo së bijës,

e përkrah dhe e ndihmon për t’u arsimuar, për mall të të birit që s’e

kishte.

Personazhi i tretë i kësaj novele është prototip i një njeriu punëtor,

që punon mjeshtër guri që vetëm shirat e vjeshtës e bora e dimrit i

jepnin pushim. Kështu sa herë kthehej në vendlindje, kupton, se i biri

i tij Daku kishte humbur kohë duke u shoqëruar me Jerën. Ai kishte

humbur kokën, pas saj edhe bagëtinë ia kishin mjelë të tjerët. Në këtë

PROZA E CAMAJT

211

rast, i ati brengoset për të birin, se kishte humbur kokën pas një vashe

por, në fund, do të habitet edhe më shumë kur do të kuptojë se ai “nuk

kishte vënë dorë mbi vashën!”. Këtij provokimi i biri i përgjigjet thjesht,

se vasha “ishte fëmijë”. Loshin e mundon fakti se i biri i tij duhej dërguar

në shkollë, por bora e madhe i kishte zënë rrugët. Kështu, rreth

këtij halli që e mundon atë dhe të birin ai flet me miq për t’i ndihmuar

edhe pse ata përditë rropatën me hallet e shumta të dimrit. Në çastet

kur i biri mërzitej, Loshi i jep kurajo, se ai do të shkojë dhe do t’i zënë

mësimet e bashkënxënësve në shkollën e qytetit.

Por kur i biri niset në rrugë me borë dhe i ndodh fatkeqësia, Loshi

ka një urrejtje të madhe për katundin e Buzëlumit, i rënduar nga dëshpërimi

s’pushon së akuzuari ata, me të padrejtë; se gjoja Daku vdes

duke shkuar ta takonte Jerën që ai s’ia thoshte emrin nga urrejtja e

mërzia për të birin. Këtë inat e mban deri në fund. Një vit para se të

vdesë, kur i mbush tetëdhjetë vite, e sheh Jerën, por nuk tregon se kush

ishte, shkëmbejnë fjalë çasti, a fjalë dhimbjeje që mëtojnë të rikuptojnë

të kaluarën mërzitëse, me plot plogështi, brenga e zhuritje që këta dy

dikur kishin patur një njeri të dashur që i kishte lidhur dhe në atë çast,

kjo dashuri e dikurshme, e pakuptueshme reflekton e ther në zemrat

e tyre.

Këto personazhe (Loshi e Gjuri) kanë karakteristika të veçanta,

kanë tipare të njohura të malësorëve tanë. Pas fatkeqësisë mbahen për

mrekulli edhe pse kanë jetuar në kushte të vështira ekonomike. Jeta e

tyre, në shikim të parë, është e thjeshtë, por kur shtjellohen hollësisht

vuajtjet e problemet zënë e ia ngulfatin shpirti së vërtetës së hidhur.

Janë personazhe patriarkale që assesi s’ndahen nga e kaluara. Derisa

Gjuri dënohet herët që të vuajë mungesën e djalit, e trashëgimtarit të

Yrjet Berisha

212

fisit. Kjo tragjedi Loshit i ndodh me vonë; kur i biri bëhet viktimë e

motit të lig, ai mbetet njeri i vetmuar që e kupton se pas tij do t’i shuhet

zjarri në shtëpi. Këto momente janë tejet të padurueshme për prindrit,

si njerëz, si pjesëtarë të fisit.

Romani „Karpa“ është vepër serioze e këtij autori, brenda kësaj

ngrehine letrare me tekst të nuancave moderne e të shqiptimit pastmodern

qëndron mes personazhit simbol dhe personazhit ireal e fantastik.

Voni ose Barnatari, nis aventurën e tij me përmasa legjende e

jehonë labirinthësh simbolikë. Kundër dëshirës së vet ai detyrohet të

lundrojë Drinit, i gjallë a i vdekur nga Agripa në Karpë. Këtë lundrim

ai e bën, sepse duhej të martohej, ashtu si i qe caktuar qysh në djep. Ai

e kundërshton martesën me dhunë, me një vajzë të panjohur. I lidhur

në duar e këmbë hedhet si një trung në një barkë, që duhej të përballojë

lumin e rrëmbyeshëm. Sapo shkel në Qytezë, shpifet se ishte spiun i fisit!

Në fillim e pret dhe e shoqëron kronisti i ri Shkriba, i cili ia imponon

shijen e sjelljet e veta. Pastaj e porosit se duhej të fliste në dialektin e

Qytezës, dhe se detyrë e tij e parë e me shumë rëndësi ishte të lexojë

kronikën e Qytezës. Kur nis të punojë barnator, shlligave ua nxjerr

helmin, dhe andaj damkosët si njeri helmues. I gjetur në këtë gjendje,

mallkon çdo gjë që kishte shkelur te ata banorë shumëfaqesh. Vihet në

sprovë sipas klisheut të njohur që zbatohej për dhëndurët karpas. Përkohësisht

jeton në Shtëpinë e Pemëve, ku detyrohet të lexojë kronikën

e Qytezës në formë doracaku për t’i kuptuar se kush ishin karpasit dhe

veç ma vonë do të mundë të intregohej në atë shoqëri.

Voni nga Agripa ndahet me rrëmujë e bujë. Kundërshton, s’do të

martohej me dhunë. Kur arrin në Karpë ndeshet me banorët e një vendi

të huaj. Ata kishin filozofi tjetër, gjykonin ndryshe nga agripasit,

PROZA E CAMAJT

213

flisnin ndryshe: në dy-tre tinguj. Në vend ishte rregull që dhëndurët të

prisnin disa ditë në Shtëpinë e Pemëve. Karpasit kërkonin që ardhësit

të kullohen ashtu si kullohet ujë nëpër thëngjill dhe të dalin të pastër

si loti i syrit, në mënyrë që të bëhen të denjë të jetojnë në Karpë. Pritja

në Shtëpi të Pemëve, mund të zgjaste një javë, dy, një muaj e më gjatë.

Voni kur i lexon skedat e Karpës e kupton historinë se banorët ishin të

varfër, por kupton edhe një paradoks, se siç e lexon në skeda ishin të

pangimë me seks etj. Në Shtëpinë e Pemëve kishte plot anza e gretha.

Pas perdeve të Shtëpisë e shih të bredhë hija e një vajzë të hollë, që më

vonë do të kuptojë se quhet Bora; në atë rast fut në një qelq konservash

disa anza, mbase për të nxjerrë helmin e tyre.

Voni qe shëndetlig. Ajka e akuzon se ka prirje poligamie, (gjë që në

fund të romanit del i vërtetë pohimi i saj). Kur arrin në Karpë nuk i

përfill doket ndëshkues për prirje tradhtie ndaj bashkëshortes si ishte

prerja e flokëve! Në Qytezë kishte zë të keq, kishte armiq, përbuzeje

si agripas që; artin e kishin 300 vite pas atij karpas. Nuk konzumon

alkool për t’i thyer ligjet. Në pishinën e Qytezës njihet rastësisht me

Borën që notonte gabimisht. Sa herë i kujtohej çasti kur e kishin sjellë

me thes në kokë në Karpë, zemërohej e mërzitej. Ky akt, sipas tij, kishte

ndikuar t’ia humbë drejtpeshimin në jetë, andaj mu për këtë shkak

bënte gabime. Gjinia e kishte dëshpëruar që ia kishte nëpërkëmbur lirinë,

ëndrrat. Atë akt ai e cilëson si: dreq ekzogami. Në Karpë s’ndihej

mirë, sepse përzien helm. Kjo punë, atëbotë karakterizohej subverzion.

Ka dashuri të qelqtë me Borën dhe ka ndjena atavtike. Për t’u martuar

me të duhet t’i përshtatet gjendjes së egzokonomisë të flet me dialektin

e Karpës. Voni kishte lindur me këmishë (d.m.th., me pendla nën

krah), këtë cilësi e zbulon Bora që sipas mitologjisë shqiptare ai ishte

Yrjet Berisha

214

dragua. Ajo mbron këtë tezë sepse, sipas saj, ai kishte jetën përpara me

të gjitha të mirat.

Ka dilemë si t’ia kërkonte dorën e Borës, nga Ajka e Gjyshi! Shkriba

ia mbjellë urrejtjen, përdredhësitë e dokeve të mbara stërgjyshore,

përpajnues dreqnish e shtrigash. Voni e kupton se sistemin e mban në

këmbë terrori, hija a skeleti i plakut. Borës ia shpreh dashurinë simbolikisht

duke pohuar se „u pëlqen gjaku“. Ai paraqitet se kishte lindur

pa dhëmbë, që shpjegohet se kishte lindur dragua, se paska lindur me

këmishë. Voni si mësues noti ka sukses, shpik shfaqjen: “(…) në mal të

rrymës së erës (…) mes fajit e ndjenjes për ekstazë.”, që simbolizon aktin

e dashurisë, që tërë këtë problem e lidh mes “lojës së gurit’’ e ,,gjimnastikës

së mëngjesit”, që sipas traditës së vjetër në Karpë qe zhdukur a

ndaluar rreptësisht.

Pas ardhjes së Vonit, intrigantëve karpas ua shton oreksin për ta

hequr qafës Gjyshin e plakat me helm “shpatë me dy teha”, që përdorej

për shërim e helmim. Sipas programit integrues të Karpës, Voni dërgohet

edhe në Kopshtin Zoologjik, (që ndryshe quhej labirint i Minotaurit)

njihet me drejtorin-rojtar, i cili e porosit të mos ua numërojë

vitet banorëve, sepse mendonin se ishin të përjetshëm dhe të dënuar

të mos dilnin të gjallë nga Kopshti. Në Katund barinjtë e çmojnë, sepse

ai me sukses e udhëheq gjimnastikën e mëngjesit dhe bibliotekën, zhvillon

ushtrime leximi dy-tri faqesh që mbyllej me „ajrin e naltësive“,

me ç’rast edhe shmirjakët e gjejnë fillin e lumturisë në vetminë e bjeshkëve,

prandaj dëshironin ta pagëzonin magjistar. Veprimtaria e tij ua

ndryshon jetën nga koha kur Voni kryente punën e vet, barinjtë sillen

qetë, s’zihen mes veti, për cikërrima. Shmirjakët duan ta martojnë

kundër rregullave të Qytezës, me qëllim që të integrohej në atë mjedis.

PROZA E CAMAJT

215

Dorën e Juditës ia kërkon Ajkës, përkundër rregullave karpase, por kur

kërcënohet tërhiqet.

Kur Voni akuzohet për helmim të plakut e nëntë plakave, masa neutrale

e krahëve të punës i përkrah mrekullitë e tij dhe akuzojnë tribunën

se helmin e kishin goditur vetë. Edhe Katallani e mbron, sepse

e dinte simpatinë e shmirjakëve. Në këtë katrahurë e rrëmujë të madhe

akuzohet e flijohet Shkriba, gjoja se kishte organizuar komplotin

kundër Gjyshit e plakave.

Pas vrasjes se diktatorit shkaktohet rrëmujë e madhe në Karpë. Meqë

Voni s’deshi të merrte pjesë në luftë, Romancieri e izolon në shpellë.

Largohet nga Karpa, sepse qe armik i fisit, e akuzojnë me të padrejtë,

se gjoja përziu helm, turpërues fisi, thyes dokesh, shthurës morali, shkaktar

i grindjes së përgjakshme mes karpasve të Katundit e Qytezës.

Duke jetuar në shpellë humb ritmin e jetës se dikurshme: gjumë, zgjim,

punë. Dëshpërohet se njerëzit mbi tokë ia kthyen shpinën. Ndihej se qe

në kurthë, ishte poshtëruar, degraduar. Në shpellë torturohet e rraskapitet,

ushqehet me shpezë të egra që në pranverë i kërkojnë shpagim,

i shkaktojnë plagë në trup e fytyrë dhe kur del nga shpella ndjehet i

turpëruar para karpasve që kishin përjetuar zezonën me armë.

Voni nga shpella del pasi zbulon një copë të Ilirisë që kishte shërbyer

si vendstrehim që nga parahistoria për eremitët, komitët, liridashës e

gjaksorë. Atij ia ka ënda ta quante liridashës. Kur ndalet lufta në pranverë,

atij ia hapin shtegun tri dhelpëra. Pas zezonës, qe shkaktuar humbje

e madhe , shumë gra vajtore qajnë banorët e mbetur në luftë, krahas

të cilëve qenë edhe Paraardhësi e Iriu që Voni s’qe: ,, (...) pajambajtës

për një parti ose shtresë, por si dalëzotës i të dy shokëve.“

Yrjet Berisha

216

Pas zezonës nuk e ndjen veten të denjë e të aftë për martesë, por

Romancieri ia kujton detyrimin e martesës, meqë u kishte premtuar

barinjve në Katund. Kur ai refuzon, akuzohet se kishte zënë „pipëzanë“

me këngëtaren e Karpës-Sirenën. Ai e kupton se Judita qe e bija Romancierit

e e Ajekës “së pabesë“ që zbulohet se kishte krijuar kushte

për t’u bërë kryengritja në Karpë. Barnatari bie në dilemë a ta marrë

Juditën a Sirenen, por prapë martohet me vajzën sipas dokeve, si i qe

caktuar qysh në djep. Merr pjesë në rindërtimin Katundit të ri. Dikur

largohet nga gruaja e fëmijët dhe jeton me Lejdën. Përgojohet për bigami

që sipas ligjeve morale të kohës së Gjyshit mund të dënohej. Lexon

klasikët. Hulumton barna të reja. Gjurmon copën e Ilirisë dhe zhduket

në shpellë me Lejdën.

Ndërkaq në kapitullin e fundit të romanit, arti i ligjërimit pasqyron

një Von tjetër; është dhëndër që në Shtëpinë e Pemëve sapo e përfundon

leximin e skedave të kronkës së Karpës, ka dëshirë të komunikojë

me krushkaparin a mentorin e vet: Shkribën, që në këtë version është

i gjallë dhe e viziton dhe tallet me të, sprovhet për t’i kaluar provimet,

sepse u japin nuse vajzat e bukura. Voni s’pajtohej me humbjen e kohës

për të krijuar gjendje fiktive. Voni së fundi nuk detyrohet të hyjë në

Qytezë, madje Shkriba e lë të ikën për t’iu shmangur normave të jetës,

si përshkruhet në skeda monotone, mbytës, por edhe të ngujohej mes

Lumit të pakapërcyeshëm e qafave malore. Ai s’ikën nga Karpa, se e

ngashëren gjendja e vajzës që s’kishte të sharë.

Atij i propozojnë që të ikë sa më parë nga Karpa; për ta lënë, atë

vend të mallkuar që mban emrin qytet, por kurrë s’do të bëhej i tillë.

Lutet të ikë, sepse duan që t’i turpërojë, meqë ishin të mjerë, të varfër,

e të pashpresë në jetë. Ai s’pranon të ikë. Ikja do të qe veprim fatal.

PROZA E CAMAJT

217

Plaku (Gjyshi) më vonë i tregon, pa bërë tre hapa do të ishte qëlluar

me kobure. Çdo gjë merr funksionin e rregullave e dokeve të dasmës,

kurdiset loja e: rrëmbimit të nuses fiktive.

Voni polemizon me Gjyshin e Shkribën, për gjëra fiktive e reale që i

kishte lexuar në skedat e kronikës së Karpës. Dasmorët ia sjellin nusen,

së silës i uron mirëseardhje. Kronika, si i quan Voni, ndikoi të qendrojë

në Karpë, pa e ditur se ishte në shtëpinë e vet që ia cakton Gjyshi. Sindromi

poligamik i Vonit hetohej kur shikon humbshëm Lejdën, gjatë

dasmës. Shikimin e tij rrënues nuk e duron nusja, e cila e zemërhet

edhe pse vajza që ai e shikon s’ishte veshur për dasmë, por rrobat i

kishte të arnuara e të shqyera.

Voni në këtë fundkuadri është i lumtur, veçohet nga masa e dasmorëve.

Gjatë vallëzimit Bora ia ngroh zemrën, solemisht ia dhuron

një krahol, nga lëkura e dhelprës e me astar mëndafshi që nuk e depërton

lehtë plumbi. Dhurata e nuses nënkuptohej, por mëton të simbolizojë

pafajësinë e saj dhe mbi të gjitha, kujdesin që ka për dhëndrin,

meqë dokeve të ekzogonomisë duhen t’i përmbahen të dy palët.

Personazh kompleks e tragjik në romanin “Karpa” është Shkriba

kronist e interpret i Karpës, përcjellës i dhëndurëve. Ai i pari e pret

Vonin, në skelën Karpës. Shkriba në Agripë njihej si buzëshpërvjeluni.

Ai është i pari që Vonit ia dikton rregullat e jetës në Karpë, mënyrën e

sjelljeve, të folurit e tyre me dialektin e Karpës, ia imponon ardhësit të

lexojë kronikën e Karpës në Shtëpi të Pemëve. Kishte detyrë ta shkruante

kronikën e ditëve të veta. Qe në fillim e porosit Vonin të mos implikohej

me Borën, se do t’ia shehë sherrin. Ai ishte kritik i fiseve kufitare

që kishin shthurur doket e lashta, duke u martuar brenda fisit,

“ngjitnin vajzat e fisit ma parë me barrë e pastaj i martonin në dhé të

Yrjet Berisha

218

huej”. Ai hollësisht e njeh mentalitetin e banorëve. Në holin e Teatrit

të Karpës qe ekspozuar koka e gdhendur e Shkribës në dyll. Kritikon

breznitë e hershme që s’lanë trashëgimi asnjë shkollë, është ndër të

parët që i thyen ligjet e Karpës duke pirë alkool ai arsyetohej se: „Nder

ne me masë lejohet edhe helmi e jo ma rakia e butë“. Shkriba qe armik

i Gjyshit e i klikës së tij. Ai pranon dyversionin e kronikës: të rreme ose

të drejta. Këtë e arsyeton me dy emra: Kryeplak e Gjysh. Emri i vërtetë,

sipas tij, kishte kaluar në histori.

Banorët e Kopshtit Zoologjik i urren dhe i quan gjarpinj, i akuzon

se, ata përdridhin realitetin. Gjaku e gjinia e Shkribës e pësojnë keq,

nga dora e Gjyshit gjyqtar, i cili nuk i dënoi me vdekje të birin e farefisin

e vet! Andaj e urren atë, sepse në Karpë kishte ardhur dhëndër.

Gjyshi i Shkribës i kishte vdekur në çmendore. Ai dikur ishte shembër

kryesor në vend të Kryeplakut në fuqi. Sipas trashëgimisë ai post i

përkiste Shkribës, nga edhe rrjedhnin shumë teknokratë, të arsimuar,

të mbirë si kërpudha gjatë atij qindvjeçari të kaluar që flisnin të folme

të ndryshme. Shkriba qe pinjoll i tyre që nënçmon banorët e pakulturë

enciklopedike, barinjtë, lëkurtarët, hekurarët. Ai i vlerëson bukëpjekësit

që shquhen si muzikantë a amatorë arti.

Shkrimtari familjen e Shkribës e paraqet si shëndetligë, si të paqëndresë

në racën baritore. Shkriba kishte një të metë, se nuk e duronte

ajrin e viseve malore. Fisin e kryetarit e quan amator arti, por kurrë

si fis të diplomatit. Ndërsa pleqtë për të kanë etikë e moral të huaj për

brezat e rinj. Sprovë e madhe për Shkribën qe, kur akuzohet si atentator

kryesor, se gjoja e helmoi Gjyshin e plakat.

I gjetur në pozitë të palakmueshme detyrohet të veprojë, sipas

vendimit të komisionit, që s’ua kishte fort besën laboratorëve të tyre,

PROZA E CAMAJT

219

përveç atij të Vonit që e quan të suksesshëm. Ai flet me ironi për fluturimin

(a flertin e tij) me Juditën, gjë që për këtë ironi e lëshim rebelues

i kërcënohen se rëndë do t’ia paguajë. Katallani e paralajmëron

Shkribën se do të përjetojë vdekje publike, sikundër i kishte vdekur

Gjyshi. Vërtet ashtu vdes edhe Shkriba, kur ia nxjerrin dhëmbin, nga

gjakderdhja e madhe (me diagnozë të hemofilisë) vdes. Kështu mbyllet

kapitulli i dytë i romanit “Karpa”.

Në kapitullin e katërt Shkriba sërish shfaqet si i gjallë me të cilën do

të flasë me telefon Voni meqë kishte mbetur pa lajme gjatë dy ditëve sa

kishte qëndruar në Shtëpinë e Pemeve. Autori Shkribën e paraqet nën

vellon e hijës së kronikës e pamjes së vërtetë. Ai del një hero kryengritës

që thyen dokënoren e vjetër e të re; merr guximin ta porositë dhëndrrin

që të ikë nga izolimi i patejkaluar. Ka raste kur autori Shkribën e

pasqyron si njeri të frikësuar që vuan nga paranoja se do ta rjepnin, për

të gjitha gabimet e bëra. Ai si krushk i parë i Vonit që ishte kujdeset për

të deri sa përfundon dasma.

Personazh mjaft i rëndësishëm dhe mistik është edhe Romancieri,

që në romanin “Karpa” shfaqet vetëm kur plas zezona. Ai është përfaqësues

i denjë i shmirjakëve. Në roman s’përmendet as s’zihet ngojë,

para se të dalë në skenë tragjedia e zezonës. Lexuesi vonë do të kuptojë

se kishte qenë bashkëshort i Ajkës dhe i ati i Borës që, në kohën

kur martohet me Vonin, heq dorë nga atësia. Ishte shembër i Shkribës,

për t’iu bërë kronist. Shkrimtari për herë të parë e paraqet bashkë me

shmirjakët, në çastin kur botërisht ekzekutohet Shkriba, se gjoja ishte

përgjegjës për atentatin e pabërë. Ai duket “i pa rranjë në Karpë”. Por,

ai do ta “prapojë grindjen e përgjakshme”, vepron me urtësi kur shfaqet

problemi i rrezikimit të “përgjegjësve të helmit”. Në fund e ruan BarYrjet

Berisha

220

natarin, sepse nuk i beson Shkribës dredhak. Maturia e urtësia e Romancierit

fiton zemrat e barinjve që i kishin peshuar problemet dhe

konstatojnë se grindjeve s’kishin si t’iu ikin, por së paku të derdhnin

sa më pak gjak.

Romancieri nderohet nga barinjtë, andaj edhe pas derdhjes së gjakut

në Qytezë e zgjedhin kronist të luftës. Me angazhimin e tij mbrohet

e ardhmja e Karpës, pjesë e së cilës qe ai e pranon atësinë e Juditës, dhe

Ajkën e akuzon si të pabesë e të pashpirt. Me vonë, kur nuk pritej nga

Romancieri, është i pari që do t’i thyejë doket e Qytezës; miqësohet me

Sirenën edhe pse kishin një distancë të madhe në moshë. Sjellja e tij

zgjon urrejtje në Karpë, e iriton të bijën, Juditën. Pas këtij skandali në

Qytezë, fjala e tij pushoi së dëgjuari, nuk përfillet fare. S’lejon të punohet

sipas praktikës se hershme, jep urdhëra të punohet e të jetohet,

sikurse të mos kishte ngjarë asgjë në Karpë. Në fund, kur përfundon

rindërtimi i Karpës, banorët e zemëruar me risimet e zbatuara duan ta

përzënë nga Karpa Romancierin e Vonin .

Martin Camaj me këtë personazh, sidomos me përfundimin e mbyll

shpejt dhe në formë befasuese karrierën e një luftëtari e një njeriu të

pushtetshëm që shpejt i harrohen meritat dhe jo vetëm kaq, por ai arrin

deri në atë shkallë sa brezi i ri duke parë se ai i shkeli dokënoret

karpase, fillojnë ta injoronë se ua kishte zënë frymën e jetës dhe se ua

kishte kufizuar lirinë e veprimit, andaj edhe ai u qe bërë halë në sy, nuk

e duronin.

Romani „Karpa“ ka edhe disa personazhe, si Esteti, Katallani, Parardhësi,

Iriu, Drejtori, Administratori etj., që lirisht mund t’i radhisim

në mesin e atyre personazheve epizodike dhe jo me ndikim të madh në

PROZA E CAMAJT

221

nivelin kompozicional të romanit. Mirëpo, nga të gjitha këto, mbase në

mënyrë të veçantë duhet dalluar: Estetin.

Esteti, a si quhet ndryshe edhe Arbreshi, është plak i nderuar, dhe

tejet i zgjuar. Është ai që shkon me dëshirë në Kopshtin Zoologjik, kur

Gjyshi si zot i Karpës e kishte hapur atë që quhet edhe kampi i izolimit

për pleqtë e kastruar, që aty (në Kopsht) vendosen dhunshëm, tok me

kafshët e egra. Esteti shkon të jetojë aty duke u solidarizuar me pleqtë e

shumtë dhe u shërben si mjek psikiatër. Ai ishte i vetmi plak që kishte

të drejtë të largohej nga Kopshti e nga Karpa, ndjenjat humaniste nuk

e lejonin të vepronte ashtu. Ai është i mençur, krenohej me lashtësinë

arbëreshe, ishte ndër banorët e rrallë të Qytetzës (më mirë të themi të

Kopshtit) që i fliste disa gjuhë të huaja, kishte njohuri brilante nga arti,

nga kultura, dinte dhe i interpretonte mrekullueshëm shumë çështje e

probleme nga filozofia, etika, psikoanaliza, psikologjia etj. Nga zezona

e Karpës shpëton fare rastësisht. Në fund të romanit shfaqet si terapeist

i gjyshit, që e shëron atë nga fiksidetë. Ai është i mençur. Këtë mirënjohje

ia shpreh edhe Shkriba.

Gjatë leximit të novelës së shkurtër „Katundi me gjuhë të fshehtë“,

lexuesi s’e ka vështirë të kuptojë dashurinë që ka Martin Camaj për

lashtësinë e një etnikumi, e një krenarie kombëtare, siç ishin e kanë

mbetur arbëreshët tanë në Itali. Kështu autori në fillim të këtij teksti

letrar paraqet tre personazhe të jashtëzakonshme që si shumë personazhe

të tjera, s’kanë emra, por nga përfundimi lexuesi mëson emrat

e tyre. I huaj ishte pushues që vjen nga veriu në muajn shtator, takohet

me dy vendas, në një restorant peshku buzë detit, interesohej për

stinën e dimrit në jug, mbi të gjitha, do të mësojë më tepër mbi katundin

e atij visi që kishte gjuhë të posaçme nga katundet tjera. Në këtë

Yrjet Berisha

222

hapësirë, ky personazh përpëlitet me dilemën e njohurive të cekta që

ka për atë vend, kur pushuesit e asaj ane në shtator kryerjen banjot e

diellit. Të huajin vendasit e presin ngrohtësisht, në fillim i premtojnë

se do ta shoqërojnë në katundin me gjuhë të fshehtë, por në çastin e

fundit shqetësohen se mos do t’i trazonin kot katundsit, meqë shkonin

si të paftuar në „katundin e fshehur mes currave e shkambinjve“.

Kur I huaj mbërrin në katund, takohet me vashën, me të cilën qe

dashuruar para njëzet vitesh, kur kishte qenë student. Vasha e pret

mirë, kurse I huaji ka kujdes të mos e komprometojë nderin e saj para

opinionit të katundit, kurse Flora s’çan kokën për opinionin e katundit,

sillet në mënyrë të rëndomtë, ka liri të tepruar të sjelljeve. Në një ambient

me vapë pret mikun e dikurshëm. I huaj kur largohet nga Flora

e kupton se banorët e fundit të atij katundi ishin ata dy. Ngjarja e tillë

i ngjet metodës së filozofisë transcendentale, kur I huaj, pas sa e sa ëndrrave,

arrin „të realizojë“, dashurinë me Florën.

Veç kësaj dileme sa etike, fizike e filozofike, I huaji, ndryshe quhet

edhe Dijetari, Shtrigan, ishte gjurmues që në katund mbledh lëndë për

emigrimin e banorëve që jetonin në vende pasive të maleve, mbledh

materiale folklori, thënie popullore, formula mëngjie; pikërisht për

këtë material të fundit edhe e merr emrin Shtrigan. Pas majës së malit

zbulon varrezët e vjetra, lë përshtypjen se është njeri bestytës, që prore

dëshiron të zbulojë hollësi të ndryshme në katundin e veçantë, të atij

visi pasiv malor.

Ndërkaq, Sandri dhe kushëriri i tij, janë shoqëruesit e Shtriganit

që premtojnë se do ta përcjellin në katundin me gjuhë të fshehtë, por

ata këtë nuk do ta bëjnë. Ata shpesh kishin patur pikëtakime në restorantin

e peshkut, ku bisedojnë për veturat që me vështirësi ngjiten në

PROZA E CAMAJT

223

katundin malor. Bisedonin, por s’njihen mes veti: një i huaj ua zbulon

katundin me të bukur të atdheut. Ndjenja e re e rizbulimit të bukurisë

së atdheut i molis, andaj ata detyrohen të abstenojnë në atë vizitë që e

bëjnë me dilemë. Vendësi i dytë përtac, në çastin kur duhej nisur për

në katund nuk udhëton duke u arsyetuar se ka hëngër peshk të kripur

dhe do t’i pret në tavernë. Vendasi i parë i përcjell afër katundit, por

nuk hyn brenda, sepse arsyetohet se gjoja nuk donte t’i pengojë gjatë

kuvendimit. Premton se do ta pretë afër antenës malore.

Sandri dhe kushëriri i tij, jo pa kureshtje e kishin pritur e përcjellë

Dijetarin. Këtyre personazheve autori nuk iu kushton gjithaq rëndësi

dhe i lë pa folur shumë për ta. Dhe këtë veprim autori e bën edhe me

Dijetarin e Florën, të cilët duket se i ka mbështjellë me vello të fshehtë.

Këto perosnazhe diskursi i përballon ngjashëm me çaste absurde, ashtu

si u ndodh edhe shumë personazheve të prozës moderne europjane.

Këta mbi shpatullat e veta kanë hallet e hapësirës që s’është vetëm e

tyre, i mundon mosprania e njerëzve, shpërngulja masive, shitja e pasurisë

shpirtërore, vendlindja e humbur, vallet e këngët popullore tok

me të folurit e atij katundi që humbin për gjithmonë emri i katundit

s’figuron në hartë.

Në novelën e shkurtër „Shkundullima“ hasim Vitoin, i cili pas

mërgimit të gjatë kthehet në vendlindje. Ardhja e tij i befason katundësit,

por edhe miqtë e vjetër, takohet me njerëzit e një botë të

harruar dikur. Shoqëria e tyre paraqitet me tone mallëngjyese, ata

ringjallnin kujtime nga e kaluara e miqve që hërë pas here vinin e i

vizitonin dhe sërish iknin ose edhe kishin vdekur jashtë vendlindjes.

Vitoi është njeri ambicioz, do t’iu ndihmojë banorëve të vendlindjes

me ndërtimin e urës mbi male, por edhe planifikon të hapë shtëpi penYrjet

Berisha

224

sioni për pushues. Gjatë të jetuarit në katund lidh miqësi me një vashë

ku e trajton sikur të ishte një mjek i ri edhe pse ishte inxhinier. Simpatia

e te dy palëve sjell dashurinë e sinqertë. Ai si i ri ëndërron dashurinë e

femrave me zë sirenash e kurm nimfash.

Dashuria Vitoit ia shton nostologjinë për vendlindjen që e kishte

lënë para shumë vitesh. Thënë figurshëm; dashuria e gjetur a e rizbuluar

ndikoi që ta dojë edhe me tepër atdheun. Ndërkaq, një ndjenjë

tjetër refuzuese, penduese, ka e dashura e tij, e cila në tregun e katundit

shndërit dhe nuk ua vë veshin fjalëve të botës. Dashuria e tyre

nuhatet, përhapet e merr dheun nga emtja Marë, e cila kur kupton për

këtë, skandalizohet, kundërshton, andaj ajo shpif për ta. Thashethemet

e botës e pengojnë atë në ndërtimin e urës. Tallen në adresë të

të dashuruarve, kishte raste kur edhe në rrugë i ngacmonin. Ai jetonte

i lumtur në pëllas me Ntonien. Miqësia e tij me këtë vashë dikë do ta

pezmatojë, dikë do ta gëzojë.

Kur plas shkundullima, Vitoi shpëton nga ajo falë vrapit çmendurak

të një pele të egër. Shkundullima (tërmeti) do ta rrënojë katundin

dhe atij ia prishi strofullën e dashurisë. Ntononia pas shkundullimës

e lut Vitoin të futet në pëllas, për ta shpëtuar emtën Marë nga zjarri

e gërmadhat, por meqë ishte rrezik, ai nuk hyn brenda dhe Ntonia

dëshpërohet. Pas ndihmës së parë që i japin katundësve, Flora shkon

të jetojë në farefis të së ëmës, pa përfillur Vitoin. Në novelë përmenden

edhe disa personazhë të tjerë që ishin miq të vjetër të Vitoit që kishin

marrë botën me sy, pastaj vëllai i pashpirt i Ntonies. Këta janë heronj

episodik që i japin kuptim tekstit letrar.

Në romanin e gjatë „Rrathë“, autori ka ndërtuar një galeri personazhesh

me përmasa gjigante. Kështu personazh i tillë është AgoPROZA

E CAMAJT

225

ni ose Novelisti, agronom, që për nga vokacioni ishte shkrimtar, estet,

gazetar. Ai në fillim punon në një fletore-gazetë që s’pajtohet me punën

e saj redaktuese, andaj herët bie në kundërshtim me përgjegjësin e saj.

Punën e agronomit e kujton si një vegim, i mban mend fshataret që

punonin zbathur, pastaj rikujton çaste intime, kur s’i largoheshin „burrit

të huej“, s’puthnin burrin, por fëmijët, sipas tyre burri qoftë edhe

i huaj: „ ... lehet me ba çka don dhe ik në punë të vet“. Shkruan një

dramë, por kritikohet ashpër dhe tërhiqet një kohë. Bardhi, përgjegjës

i fletores, e dërgon në Ripë, për të shkruar një reportazh, rreth ardhjes

së traktorëve të parë, por mbi të gjitha e porosit të gjurmojë mbimjen

e ilegalit, Cubit a Hijes! Fillimisht pranon t’i luftojë njërëzit e dalur nga

vija e sistemit, meqë kishte frikë, sa ishte agronom, të mos i mvishej

nofka: armik i sistemit.

Ai ishte në moshën e formimit e të pjekurisë, kishte tridhjetëepesë

vite, ndjehej i shqetësuar edhe për këtë edhe e zvarrit martesën. I gjetur,

në këtë gjendje kompleksive, s’takohet me Zojën që një kohë kishte

ushqyer ëndrra për të. Sapo arrin në Ripë shpëton Sosen nga kthetrat

dhunuese të ilegalit, ku ajo shtiret se është çmendur. Lidhur me këtë

çështje, Baci mundohet t’ia sqarojë Agonit se ishte e bija e Rapsoditë „e

ndërrueme Orësh“.

Një natë të gëzueshme mes festës së barinjve, mundohet të mësojë

„të vërtetën“ e Soses nga Baci, i cili që nga biseda e parë dyshon se Agonin

aty e kishte dërguar Bardhi, për të zbuluar ilegalin në Malësi. Kur

Agoni tregohet i sinqertë pohon botërisht, se kishte ardhur të gjurmojë

çështjen e Ilegalit, meqë konsideronte, se paraqiste rrezik për Sosen

e banorët e atij visi. Me kalimin e kohës vëren lëvizjet dhe lidhjet e

Yrjet Berisha

226

mëdha të ripasve me malin. Ai më vonë bindet se kishte marrë rrugë

të gabuar.

Agoni qëndron një kohë të gjatë në Ripë, ku miqësohet me Sosen dhe

nuk mundi t’i kontrollojë emocionet e veta, tregohet shumë i ndjeshëm

kur mëson për vrasjen e të vrarit në moh. Këtë ndjenjë të sinqertë ia

shpreh Folkloristit dhe e kupton më mirë shpirtin dhe zemërimin e

ripasve ndaj sistemit. Kur traktorët vijnë në Ripë, Agoni denoncohet te

Bardhi, se nuk kryente punët e sistemit, andaj mu për këtë arsye Bardhi

e ndëshkon rëndë; e lenë aty, gjoja për të shërbyer në zonën që ishte në

zhvillim e sipër. Gjatë qëndrimit në Ripë, Agoni e kupton të vërtetën se

Ilegali nderohej nga malësorët, shëtiste i lirë, madje edhe në banketin e

traktorëve s’fshihej simpatia që gëzonte.

Diskursi e paraqet Novelistin njeri të formuar që kishte ardhur nga

qyteti dhe nuk i përfillte doket e besimet e vjetra. Ai në shpirt kishte një

ëndërr: donte ta bëjë për vete Sosen që ia ndërron emrin dhe e quan

Blegë, sipas një emri të mitologjisë shqiptare. Më vonë ata dy nisin të

bredhin të miqësuar edhe pse në fillim Blega kundërshton, por kur ai

e lut, ajo lëshon pe. Atij i duket se me duar të zbrazëta sulmohen e

mposhten ujqit. Aventurën naive; me ujq, gati e paguan me kokë, sikur

të mos e shpëtonte pushka e Cubit.

Atëherë kur nuk e pret Agoni, si me porosi takohet me Ilegalin,

që në roman krijohet një çast befasues. Gjatë këmbim-shkëmbimit të

menidimeve ai kupton gabimin trashanik; se kishte hyrë mes dy zjarresh.

Në njërën anë qëndronte pushteti dhe në anën tjetër ishte shtëpia

e gurit që përfaqësohej nga Ilegali dhe e tërë Ripa. Takimi s’ishte i rastit,

por i stisur nga Baci e të tjerët (edhe pse këtë nuk e pohon arti i

ligjërimit), Agoni e kupton urrejtjen e tjetrit që kishte për banorët e

PROZA E CAMAJT

227

rrafshit që nuk ishin në gjendje të kuptojnë se malësorët përballen me

vathin e shkretëtuar nga ujqit e tërbuar dhe akti i tij ishte mënyrë e

vetme për t’iu shpëtuar duhej qëlluar me plumb ose duhej lënë për të

shkuar në punën e vet. Agoni pendohet se ishte nxituar kot kur kishte

menduar t’i bëjë keq Ilegalit.

Agoni e lut Sosen të jetonin së bashkë, por ajo nuk pranon, andaj

edhe e dhunon egërsisht, si vepron ujku ndaj presë së vet. Ai e bën këtë

veprim të nxituar e aspak të mençur duke menduar se pas këtij akti

do t’i shkojë prapa. Pas dhunimit, dënohet ashpër nga Delmari dhe ia

ndalon bredhjet në bjeshkë. Largohet i lënduar, i frikësuar, sa trembet

edhe nga degët e lisave që lëvizin dhe shpezët e malit që fluturojnë.

Në Ripën e Mesme; jeton pa grua, për bukën e gojës, punon punë

të ndryshme, në punë s’fliste, saqë disa banorë të atij visi mendojnë

se ishte i shurdhër, gjithmonë ishte si i tretur në kujtime e mendime,

pijetoria e katundit qe argëtim i vetëm, përmes së cilës lidhet me botën

jashtë Ripës dhe herë pas here dëgjon lajme të ndryshme, shpreson se

një ditë do ta ftojnë të punojë në qytet, në ndonjë detyrë të rëndësishme,

por kjo ftesë nuk i vjen kurrë. Përkundrazi, një ftesë e tillë i bëhet kur e

fton Ylli në një bisedë informative tejet mërzitëse. Kur shkon në qytet

vëren ndryshimet e mëdha në qytet. Befasohet edhe me sjelljet e Yllit,

drejtor që kishte zëvendësuar Bardhin. Ai vëren ndërrimin e të folurit

të shpejtë të Yllit. Trembet kur kupton se sa shpejt i kishin kaluar

vitet, meqë kishte pushuar së numëruari ato, por edhe të pyeste dikë

nuk e pyet, sepse ka frikë se mos e marrin si të çmendur. Ylli e akuzon

për shpifje e tallje që gjoja ai kishte bërë kundër shoqërisë në pushtet.

Dorëshkrimi i tij i mëhershëm titulluar “Shtëpia mbas malit”, shndëroYrjet

Berisha

228

het dosje policore, ai e torturon, por nuk mundte të ndërmirrte masa,

sepse ai dorëshkrim kishte bërë jehonë si shfaqje e sukseshme teatrore.

Duke e parë se i bëhet shtytje policore dhe duke e ditur se do të

mund të ketë pasoja të rënda e pranon të heqë dorë nga dorëshkrimi.

Me jetën e tij luajnë Ylli e (shoqëria) që e izolojnë dhe e burgosin në

Ripë. Në fund Agoni ballafaqohet me Blegën “e të birin e dhunës”, kur

i ther zemra për djaloshin sapo ia kupton ngjyrën e zërit si që ishte si

i tij. Habitet shumë kur mëson moshën e tij (njëzetvjeçare). Në fund

vetëdijësohet se ato vite i kishte kaluar në jerm e vetmi, por megjithatë,

mbetet i kënaqur meqë të tjerët qenë përgjakur më shumë nga sistemi.

Agoni nëpërkëmbet, shtypët, i thithet gjaku nga kjo makinë, por do të

dalë ngadalë nga ky ankth dhe ndihet krenar se puna e jeta e tij në Ripë

nuk kishte qenë e pakuptimtë. Në fund kishte bërë emër si dramaturg,

ndërkaq teatri i të rinjeve në qytet e përkrahin dhe e mirëpresin tekstet

e tij letrar e dramatik.

Një personazh i gdhendur mrekullueshëm në romain “Rrathë” është

Baci, profesor i gjimnazit në qytet, mbledhës i folklorit e i etnografisë

shqiptare. Falë zejes që kryen edhe e merr emrin Folkloristi. Ishte

pronar në zë i një muzeu etnografik, të rrallë në Dheun e Arbrit, që

zyrtarët e Muzet Etnografik nga qyteti bregdetar, ia konfiskojnë. Baci

kishte origjinë nga një familje zdrukthtarësh. I zemëruar nga konfiskimi

i Muzeut, ua dorëzon çelësat e largohet pasi e merr me vete

një maskë të lashtë. Krenohej se kishte bërë zbulimin e bërtimës së

gjinkallave që e lëshonin në vapë, me krahë e jo me gojë. Në gazetën e

qyteti përhapet lajmi se Muzeun Etnografik ai e kishte dhuruar dhe jo

konfsikuar!

PROZA E CAMAJT

229

Baci e njeh mirë Malësinë, andaj edhe ajo e nderonte atë shumë.

Kundërshtari i tij Bardhi e cilëson se ishte egoist. Baci ishte i mençur

dhe kur fliste ia kishte ënda t’ua thotë fjalët me rrotlla. Di t’iu bishtnojë

me zotësi provokimeve, të lidhura me Ilegalin, ngritur nga Bardhi. Di

të ironizojë Agonin që në fillim qe i instrumentalizuar. Baci ka simpati

për kryengritësin, për të këndohen këngë popullore dhe mund të

shkruhen monografi. Sa herë flet për Ilegalin i bishtnonte përgjigjes

së prerë. Shquhet si njohës i psikologjisë e dokeve malësore, të cilat

shpesh i interpreton vetë. Veprimtaria e tij ishte folklori, e rapsoditë

pohonte se janë në zhdukje e sipër. Dëshirë e tij ishte të varroset me

këngë kreshnike, diku pas kështjellës ose te hidhet në ndonjë shpellë

mu si kreshnikët. Ai e njeh traditën e rapsodive që në krye të tyre e

vë Homerin. Brenda tekstit të rapsodive çmonte metaforën, ironinë,

alegorinë e teksteve të rapsodive dhe përkrah shkrimtar që përmes

gjurmëve të gojëdhënave shpjegonin artin modern. Baci qe i moshuar

dhe shëndetlig, një ditë duke bredhur nëpër Ripë, në mal dëgjon disa

krisma të pabesa, pak nga krismat e pak nga vapa e madhe përjeton

infrakt. Ai i mbyll sytë me brengën e fatin e një fletoreje me shënime të

shtrënjta që ia lë në dorë një njeriu të dyshimtë.

Cubi, (Ilegali, Hija a mërgimtari etj.), është personazh rreth të cilit

në roman sillet sturmbullari kompozional. Mbi eksistencën e tij në

bjeshkë thuren legjenda se i lodhur e i mërzitur nga mërgimi kthhet

në atdhe dhe jeton në një shtëpi mali, ushqehej me gjëra që ia linin

barinjtë, me pemët e vjeshtës, han miser të pjekur dhe s’kërkonte ushqim

nga askush. Ripasit kur e kuptojnë se ai kishte dalë në mal, thonë

se është “trim më bretjun hekur ose ishte i çmendun”. “Njeriu i malit”

cilësohet nga ata që ia mbanin krahët sistemit.

Yrjet Berisha

230

Njerëzit e sistemit informohen për “njeriun e malit”, dhe e shqyrtojnë

këtë problem, por në këtë rast Bardhi përdor dinakëri; qetëson

gjakërat e veteranëve, gjoja të mos e bëjnë mizën buall, se s’ishte urti t’i

vihen topat malit, për një plesht s’digjet jorgani. Ai do të qëllojë “armikun”

në heshtje pa bërë bujë. Ka frikë të veprojë haptas, sepse trembej

se për një “armik t’bahen njëqind”. Dinakëria e tij qe e pafund; trembej

nga ripasit që e çmonin Cubin dhe nuk e tregonin emrin e tij. Cubi

si personazh mitik që ishte, mbronte ripasit si Hije qe njeri i heshtur,

thekshëm ecte nëpër mal. Banorët qenë mishëruar me Hijen shumë,

ata mendonin se sikur të kapej e të zhdukej nga ndonjë dorë kriminale,

do të shkaktojë dhimbje të madhe në shpirt.

„Me shfaqjen e Hijes ndër malet e hjedhëta, në një pjesë të mbulueme

perherë me borë, malet e tyne kishin fitue përsëri gjallninë e

dikurshme, të kohës kur ato banoheshin prej kreshnikësh që natën

ndeznin zjarme ndër gryka e shpella. Tymi i zjarmeve kundrohej tue u

ngjitë ngadalë në dritën e hanës drejt qiellit. Mund të ishte edhe fjolla

e vetmueme e ndoj mjegulle të tretun në luginë, por banorët e katundeve

në brijat e rranxat që patjetër ishin në gjendje të dallonin tymin

nga mjegulla, nuk donin me ditë gja për mjegull, por banin be e rrëfe

ngultas se ai që ngjitej ka qielli qenkej tym zjarmesh të ndezuna prej

luftëtaresh të lirisë.“66 Cubi ditë-natë jetonte duke mos i besuar askujt,

sheh ëndrra se dikush e ndjek pas dhe s’ia ka ënda të përhapin fjalë për

të. Banorët e asaj ane pohonin me gojën plot se në mal s’kishte njeri

të gjallë. Kur përhapen fjalë se qe vrarë dikush në mal, lajmi i tërbon

dashamirët e Cubit. Këtë ndjenjë ka edhe Agoni që pikëllohet për vrasjen

e njeriut të popullit, pa gjyq, pa kuvend, kështu ai harron arsyen

66 Martin Camaj: “Rrathë”, Mynih, 1978, faqe 25.

PROZA E CAMAJT

231

e ardhjes aty dhe do ta zbulojë vrasjen! Edhe Bardhi informohet në

tubimin e Ripës për të vrarin ku para tubimit pohon se; „sistemi s’vret

kë në moh sado armik të jetë“. Gjakësi trembet, se (Bardhit e atij) duan

t’ua lënë „kopili të dera!“

Cubi qe shpirtmirë. Ai e shpëton Agonin nga ujqit. Armët i gjen

ashtu si e gjen ujku mishin! Ilegali i vret ujqit që ia shkretojnë vathin,

jetonte i fshehtë në shtëpinë e gurit, themelet e së cilës ishin në zemër

të gurit. Ai për armikun ishte tmerr, frikë, gjaku etj., si njeri i shtëpisë

së gurit që ishte s’trembej nga dy-tre ujq (lexoni armiq të sistemit). Ai

trembej se e paditnin për armëmbajtje pa leje. Ai ishte njeri i fjalës i

punës e i pushkës, ka simpatinë e ish-nëpunësit të fletores. Kur e marrin

kufomën e tij nuk i lënë as shenjë varri! Malësia në heshtje zemërohet

për këtë vrasje të kryer nga Bardhi e Ylli. Ky i fundit është më dinaku, ai

gjurmon edhe për tekstin e Agonit, subjekti i të cilit kishte të bënte me

„Shtëpinë...“. Ç’është e vërterta, vetëm ai dinte ta dëshifrojë fshehtësinë

e shtëpisë! Krismat që vrasin Cubin në mal, „vrasin“ edhe Bacin, soset

shpresa e ripasve që s’pajtohen me sistemin në fuqi, humbin ëndrrat

e Bacit e të ripasve! Kështu vritet kreshniku i bjeshkës së dy Ripave!

Vritet Hija e atij visi!

Romani „Rrathë“ sjell botën e personazheve mitike, kreshnikët.

Sjell dashurinë për liri, flijimin për atdhe, mallin e pashuar të mërgimtarit

që kur del e merr pushkën në krah kundër sistemit të korruptuar

e kriminel, atëherë s’ka dyshim se Cubi është simpatik, i dashur për

malësorët! Ky roman është roman i Cubit. Mëkat që Martin Camaj nuk

e titulloi: Cubi! E jo: „Rrathë“, që zgjon asociacionet e „Komedisë...“ së

D. Aligierit! Në këtë vorbullë-rrathësh vërtitet Cubi e shumë të tjerë,

që po e zgjeruam më tej simbolikën e Cubit, atëherë duhet të pohojmë

Yrjet Berisha

232

se autori edhe këtë roman e komponoi me shumë shenja e elemente të

dukshme autobiografike.

Në prozën poetike „Dranja“, tek-tuk autori, ka marrë guxim të

pasqyrojë edhe ndonjë personazh të rastësishëm si kostarët etj. Kështu

Arshi Pipa, si studiues më serioz, me të drejtë ka vërejtur se pjesët më

karakteristike të „Dranjës“ së Martin Camajt është një personazh: ,,një

malësor i ri gjen një fosil ku skeleti i nji breshke asht i mbeshtjellë nga

gjarpni.“

Në tekstin e parë të kësaj proze poetike që ka titull të veçantë,

shkrimtari paraqet disa njerëz që korrin bar. Ata janë punëtorë të heshtur,

flen në vapën e ditës të mbështetur në trungun e ahut , nën hijen

e të cilit shohin ëndrra syçel. Papritmas djaloshi i zgjon malësorët e

tjerë nga gjumi dhe u tregon rrashtën e breshkës, mbi të cilën vërehej

një si gjarpër dredha-dredha. Ata dinin legjenda të nëmës së Orëve që

e shndërronte çdo gjë në shkëmb, dinin edhe për ngurosjen e bariut me

kopenë e deleve, por ato habiten se si kishte arritur breshka aq lart në

mal. Njëri prej tyre, me shkathtësi flet për cilësitë e breshkës se dyzuar

me gjarprin. Ata provojnë ta shkëpusin me thikë breshkën nga gjarpi,

por puna e tyre qe e kotë. Lushi, që ishte brac nga natyra, sillej vërdall

në pyll të katundit. Në mal vjedh degë të njoma, kështu bashkë me këto

gjethe ai e dërgon breshkën në vathin e vet.

Me ironi therëse, narratori rrëfen për të shoqin e Dranjes, i cili

duket se moralisht është i shthurur; adhuron për së tepërmi miqësinë

me femra të tjera. Ai vrapon pas tyre nëpër fushë, çakerdisshëm iu bie

në qafë breshkave të tjera duke e mbajtur gjuhën jashtë derisa ia zë

rrugën Dranja që zbulon pabesinë!

PROZA E CAMAJT

233

Edhe një tjetër Cub (i treti) është një personazh i prozës poetike

titulluar “Murim”. Cubi para së gjithash ishte djalë i mirë, punëtor i

zellshëm. Ëndrron të ndërtojë një shtëpi, të martohet e të lindë djem.

Sipas dokeve të lashta ai ka dëshirë që kur të nisë ndërtimin e shtëpisë,

në themelet e saj të therë një berr. Dhe si për ironi, kur nuk gjen berr,

ai e zë Breshkanin dhe e flijon.

Në ,,Dranjë’’ mund të jetë edhe ndonjë personazh si, Djali e të tjerë

që nuk dallohen, por duhet të pohojmë se edhe këta shfaqen në kuadër

të sajimit te teksteve shkrimore të shkurtëra, por që tërë këta janë në

funksion të simboleve a arqetipit që shkrimtari shkruan në stil hermetik

e simbolik, edhe pse lexuesi ka parasysh fatin e një breshke, që

fundja s’është breshkë, por është fati i njeriut tonë nëpër histori.

Personazhet e këtij autori nuk janë stisur sipas modelit të heronjve

ngadhënjyes, ashtu siç e parasheh metoda socrealiste, por dalin në këtë

vepër sipas formës moderne të të ndërtuarit të romanit të ri europjan.

Personazhet e këtij prozatori i përkasin lashtësisë mitike, i përkasim

feudalizmit, patriarkalizmit, vorbullës-dantesk socialiste, anarkisë por

edhe diktaturave në perspektivë, por që kanë një mendësi të njëjtë,

madje edhe pak dallohen mes veti, por duhet të pohojmë se edhe këto

personazhe që shfaqen në kuadër të sajimit të teksteve të shkurta, kurse

personazhet që dalin në funksion simboli, me ato shkrimtari mëton të

aludojë ose të shkruajë me ironi a sipas të rrëfyerit me rrotlla.

S’fundi duhet të shtojmë se në tërë veprat letrare të Martin Camajt

dalin një galeri e tërë e personazheve me profesione të ndryshme, ata

janë: malësorë, rapsodë, kreshnikë, drangonj, tregtarë, bujq, ushtarë,

shkencëtarë, gjykatës, poetë, gjaksorë, gazetarë, diktatorë, kryetarë,

drejtorë, kronistë, barinj, luftëtarë, diplomatë, ambasadorë, folkloristë,

Yrjet Berisha

234

valltarë, këngëtarë, të mençur, armiq, policë të fshehtë, nimfa, komunistë,

kodoshë, intelektualë, analfabetë etj. Deri më tash kemi shkruar

vetëm për një pjesë të tyre, për të tjerët do të shkruajmë më poshtë.

Personazhet negative

Prozat e Martin Camaj, e sidomos romanet e tij “Djella”, “Rrathë”,

dhe “Karpa”, kanë disa personazhe negative, që në këtë rast marrim

guximin t’i quajmë armiq të visit ku jetojnë. Këta sipas një klasifikimi

i kemi ndarë në dy grupe: ata që i përkasin klasës në pushtet

dhe personazhe që shkelin dokënoren e traditën e Malësisë. Këta janë

kundërshtarë të rrethit të vet. Mu për këtë problem një estet bashkëkohor,

rreth heroit negativ shkruan: “Sa u përket vlerave jashtëmorale

të mishëruar në heroin negativ, të tilla ka aq, sa ka edhe në jetën reale.

Njerëzit edhe në realitet dallohen, përveç të tjerash edhe sipas pasurisë

e vetive të tyre shpirtërore, sipas fuqisë shprehëse dhe origjinalitetit të

tyre, sipas ndërlidhshmërisë dhe shumëngjyrësisë”.67

Pak a shumë ky interpretim i këtij esteteti i definon mirë edhe personazhet

negative të novelave e romaneve të Camajt, por në këtë rast,

detyra jonë është që t’i interpretojmë sipas grupimit të sipërshënuar,

për të cilën çështje mendojmë se vetëm në këtë rrafsh kompozicional

mund të arrihet qëmtimi i drejtë a i mundshëm i tyre. Parë në kuptim

konkret, me termin armi:k-q ne nuk duhet t’i ikim kuptimit të parë të

tij. Armik është edhe ai që sulmon një shtet. Por armik është edhe një

kundërshtar, i cili s’kursen mjete për ta sulmuar palën tjetër.

Kështu në kuptimin e ngushtë të fjalës: armiqtë dhe heronjtë negativë

në veprat e Martin Camajt janë përsonazhet e grupimit të parë

67 Nikolla Millosheviq:”Heroi negativ”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 1982, faqe 13.

PROZA E CAMAJT

235

që dalin nga mangët e njerëzve që e përfaqësojnë sistemin fushor, si

shkruan edhe autori. S’duhet harruar se ka edhe personazhe nga grupi

i dytë që shkelin doket, shkelin të kaluarën e tyre, shkelin të qenmen e

fisit në mënyra e pozita të ndryshme.

Mbas këtij elaborimi të shkurtër, s’ka se si të mos kihen parasysh

edhe çështjet nxitëse, siç janë interesi fisnor e klasor, gradat, ofiqet, pagat

e përfitimet e tjera. Pastaj sipas bindjeve ideologjike veprohet në

mënyrë tragjike që të imponohet filozofia e huaj, e shthurur, neveritëse

që mëton të imponohet me çdo kusht, gjë që duke vepruar kështu edhe

problemet banalizohen.

Problemet e tilla janë të lidhura edhe me sferat psikologjike, intime,

të disa personazheve që paraqiten me pamjen e zezë, pa folur fare, për

ngjyrën e tyre të bardhë, për dobësitë, ligësitë e tyre, kurse në anën

tjetër, çështjet pozitive heshten, kur flet për personazhet klasore. Autori

këtë nuk e bën për t`i poshtëruar ata, as nga urrejtja, por thjesht kjo

shfaqet mbase për të dëshmuar shpirtin e tyre të shitur. Dhe ky komplekes

është i njohur në teorinë e esetike e kritike si kompleks mefistofelian.

Andaj mefistofelët e veprave të Camajt ua shitën shpirtin lirë

bosëve që në mënyrë të ligë e shpërdoruan dhe e nëpërkëmbën deri në

neveri. Ç`është e vërteta, autori këto personazhe i vendos natyrshëm,

objektivisht, ashtu si i duron arti e shija estetike.

Autori kryeneçësinë e personazheve nuk e ngre në nivel individual,

por e lë brenda kufijve të psikologjisë e forcës së rrezatuar sipas traditës

e dokeve. Ndërkaq, elementet e sistemit e bëjnë të pamundshmen për

t’i nënshtruar të tjerët, që i klasifikonin në mënyra të ndryshme, e vetë

bëhen robotë të dhunës e krimit. Ata s`kishin lindur vrasës, por sistemi

i manipulon dhe i pagëzon si makina monstruoze vrasëse, sipas klishYrjet

Berisha

236

esë së njohur: hidh gurë e fish dorë! Kundërshtarët i vrisnin në fshehtësi

natën dhe i qanin ditën! Vrasësitë veprojnë heshtas, pa u rënë në

sy malësorëve dhe kështu lihej përshtypja se është vepër a akt anarkik,

përhapnin shpifje, vrasja interpretohej si punë haku, gjaku a si çështje

dokesh malësore! Vrasjet e tilla ishin absurde. Kundërshtarët ndiqen e

vriten pa dalë para gjykatës, pa u kuptuar e vërteta kurrë! Akte kriminale

bëhen për t’i trembur të tjerët që të mos guxojnë të ngrisnin zërin

kundër sistemit nga fusha!

Instrumentalizmi dhe verbësia e tyre s`ka fund. Autori tërë këta

njerëz i nxjerr me origjinë nga ai mjedis që u ngjajnë hijenave. Ata

s’ishin të panjohur; të ishin vendës, që dalin nga nëntoka, janë të vetmuar,

imoralë, të pashpirt, të paaftë, të paprindër. Cubi mbyt mikun e

vet Currin, në romanin “Djella”. Bardhi maltreton vëllain e vet e shumë

të tjerë në romanin “Rrathë”. Me porosi e strategji të tij vriten malësorë

e Ilegali. Ylli udhëheq vrasësit dhe i heq karrigen “mentorit” të vet. Dhe

në romanin “Karpa”, Bora e Ajka përzien e zien helm dhe e helmon

Gjyshin e plakat dhe fajin ia hedhin Shkribës e Vonit etj.

Aktet e tyre janë të njëjta me të armiqve. Agoni pritet në besë nga

Bardhi mbi njëzet vite për arsye se gjoja ishte “shkëput nga organet

e sistemit, puna jo e efektshme në terren.” Internim absurd përjeton

edhe Bardhi, nga “Djella“ që i zbulon paragrafët çmendurakë të një

sistemi diktaturial. Ka edhe viktima të tjera që hyjnë në sfera emocionale

(si Zoga, Djella etj.), intime etj.

Të gjithë këto personazhe komplekse janë një problem i madh dhe

mjaft i koklavitur. Në romane dalin ambiciozë , të vullnetshëm, të etshëm

për karrierë, për emër, grada, pasuri, zbulohen instikti i ulët, verPROZA

E CAMAJT

237

bësia mendore e pamore, ata janë njerëz primitivë që vetëm zbatojnë

urdhëra nga lart.

Në romanin “Djella” është një personazh i këtillë që autori e paraqet

aty nga fundi i romanit, me emrin Cub, me ngjyrë e karakter negative.

Fillimisht kur pasqyrohet në faqet e para, shfaqet përmes variantës së

rrëfimit të Djellës, e cila pas tragjedisë që i ndodh Currit, flet për atë

e shtrënguar nga i vëllai, mundohet të rrëfejë për motivin e vërtetë të

asaj tragjedie. Në udhën rreth kënetës ajo e Curri ecin lehtas me hapa

të shkurtër, por papritmas përpara del një burrë me tirq të zinj, që ishte

një shuplakë më i gjatë se Curri dhe kishte një armë të gatshme të qëllojë.

Në atë çast Curri i hidhet në fyt Cubit dhe përleshen, kurse Djella

rrëfen se gjoja largohet nga ai vend e tmerruar për të lajmëruar katundin.

Djella, Zojës, ia rrëfen një variant tjetër të kësaj ngjarjeje të kobshme,

e tregon, sepse ndihej se do të çmendej, se e brente ndërgjegjja se ishte

fajtore e vrasjes së Currit. Kështu Curri e Cubi në Malësi kishin qenë

dashamirë, por meqë Cubi kishte vrarë një njeri në vendlindjen, ikën

nga rojet që e ndjekin dhe vjen te Cubi në Ndërsanë. Ditën tragjike kur

ndodh vrasja Djella i dërgon ushqim buzë Kënetës, në mënyrë që bota

të mos e shihnin Currin duke bredhur me të. Ai në atë rast acarohet

nga mosardhja e Currit dhe vashën e vështron me sy të egër, do ta hajë

të gjallë. Kështu pohon vasha, pasi kishte ndodhur tragjedia, ajo disi

këndellët dhe fajëson veten pse nuk i kishte thënë Cubit: “ha e mbush

barkun!”, por në atë çast kritik i lidhet gjuha dhe shfajësohet e ankohet

me fjalët në vaj: “Rrezikzeza unë!”.

Pastaj ajo rrëfen edhe një version tjetër, se kur vjen Curri ata dy i

gjen në këmbë. Curri në atë moment acarohet dhe duke e keqkuptuar

Yrjet Berisha

238

ngjarjen, i vërsulet me tërbim. Pas përleshjes së tyre, Curri mbetet i

shtrirë për dhé dhe i pandjenja. Kur ajo provon ta lëvizë nga vendi,

vëren se në shpinën e Currit qe ngulur një cung i tharë, këtu e mohon

se plaga s`qe shkaktuar nga thika, por qe plagë rasti. Curri sipas saj

ia kishte zënë frymën Cubit, meqë disa javë më parë atë e kishte pas

lodhur malarja dhe Cubi shfrytëzon pafuqinë e tij fizike dhe e mbyt

ish - mikun: Currin.

Sjelljen e pabesë të Cubit, Zoja e karakterizon se: qeni i pabesë shkeli

bukën, i cili duhej zbutur me shtagë. Bazuar sipas sjelljeve që kishte

bërë, nuk e gëzonte emrin Cub, por frikacak që e shkeli e tradhtoi

bukën që iu shtrua nga miku. Për aktin e tij të ulët e të ligë, është e ashpër.

Më e pamëshirshme është ndaj gabimeve të së shoqes, që e akuzon

se ka faj, meqë kishte “ra mes dy burrash!”, prandaj edhe ajo, Djellën

e quan “dosë dose!” nga ky zemërim nuk i flet me gojë kurrë. Urrejtje

me vrer e pezm derdh edhe mbi një njeri të ligë e të pabesë si Cubi që

e vret pabesisht.

Akti i lig i Cubit shkakton habi, zgjon kureshtjen e banorëve të

Ndërsanës, të cilët ngjarjen e komentojnë në mënyra të ndryshme që

flisnin për atë rast si aktorë teatri; pa emocione e me zë të kthjellët,

për të qenë e vërteta edhe më therrëse, dërdëllisin shlirshëm, vetëm

pse Curri s`kish askënd nga fisi në atë katund, Djellën e akuzojnë shkaktare

e tragjedisë. Ndërkaq, Cubi pa “ i hyr asnjë therrë në këmbë”,

nga askush as nga sistemi largohet nga Ndërsana! Aty erdhi si aktor i

një akti kriminal, i shkaktuar në Malësi dhe nga andej largohet edhe

me një akt tjetër kriminal. Kurse nëpunësit e sistemi në fuqi s’reagojnë

fare, sepse atyre në këtë mënyrë u pëlqen të fusnin përçarje tek popullata

e atij visi kryeneç.

PROZA E CAMAJT

239

Në romanin e vëllimshëm “Rrathë”, autori pasqyron disa personazhe

negative, por më i njohuri nga ata padyshim se është ripasi i quajtur

Bardh, që në faqet e romanit del ekzemplar i rrallë, përfaqësues tipik

i pushtetit që dukej se posedonte forcën, mençurinë e përgjegjësitë e

qeverisë fushore që për atë kohë s’kishte kush t`ua kontestojë forcën.

Në qytet drejtoi edhe një fletore, dukej shumë i sigurt në punë e reagime

ndaj dukurive të ndryshme. Ai dukej se nuk nxitohej kurrë, ua

dinte mentalitetin e malësorëve në hollësi. Në punët që kryente nuk i

besonte askujt. Armik të pushtetit e konsideronte edhe vëllain që udhëheqtte

një sekt fetar në katundin e humbur. Me miqtë e kolegët e

dikurshëm (si Baci) qe ndarë armiqësisht vetëm pse nuk pajtohej me

bindjet e tyre ideologjike, ndaj tyre ka sillej armiqësore.

Në rastin, kur njerëzit e sistemit e shqyrtojnë problemin; se dikush

fshihej në mal, ai duket mjaft dinak, i heshtur gjakftohtë, porosit të

pranishmit të mos e bëjnë mizën buall, ndonëse zemra i thoshte krejt

ndryshe, në atë takim duket shumë i qetë, mban gjakftotësinë, pohon

botërisht, se nëse një ilegal vërtet sillet në male s`është urti t`i vihen

malit topat, por edhe s`ishte urti të krijohej përshtypja para popullit, se

sistemi ka frikë nga ai njeri i malit.

Për këto ide nëpunësit e kundërshtojnë, kurse veteranëve të vjetër

u krijohet mundësia që edhe një here, si dikur t’i tregojnë vlerat, se u

kishin ardhur pesë minutat e tyre!

Bardhin nuk e duan aspak ripasit, por kishte edhe të tillë që shtirën

se e donin, sepse nga ai kishin interes. Një përqindje e madhe e

banorëve e urrenin me gjithë zemër, atë e kujtonin si njeri: hëngërsh

i fjalëve, premtimet e dhëna kurrë nuk i kryente, sistemi i tij ua kish

marrë tokën, betohen se pa vdekur s`do të pajtohen me sistemin e

Yrjet Berisha

240

Bardhit. Ripasit e kujtojnë edhe për një paradoks tjetër që u kishte pas

ndodhur tridhjetë vite më parë, kur në Ripë hapet shkolla e parë ai sjell

një arushë, për t`ua tërhequr vëmendjen fëmijëve që s`dinin ç`është

shkolla! Mu për këtë akt ripasit ia vënë nofkën “Lëkura e arushës”. Me

zbutjen e arushës. Megjithatë, në fund përjeton grusht të rëndë, bashkëpunëtorët

e dikurshëm e të devotshëm atij ia kthejnë shpinën, e kritikojnë

për të kaluarën e tij të kotë, në atë mjedis tallet, ironizohet, por

Ylli në momentin më të vështirë e mbron atë.

Bardhi përshkruhet si njeri i dobët, që s`linte përshtypjen e njeriut

të arsimuar, kishte pamjen e një banori në moshën e vet nga Ripa e

Poshtme, i sapodalë nga spitali. Kundërshtarët e vet nuk i falë kurrë,

kështu vepron edhe me rastin e Agonit. Ai ndihej i penduar se pse nuk

e kishte hequr qafësh Drenashin që ishte udhëheqës i një sekti të fshehtë

fetar. Trembej nga të tjerët që ia zinin për të madhe se nuk e kishte

spastruar rrugën para derës së vet. Konstatimi i tij nënkuptohej si një

autokritik, por gjoja duhej të tregohej vigjilent e të jetë shembull për të

tjerët. Arti i ligjërimit Bardhin e paraqet si personazh që ka vullnet për

pushtet, njeri që dëshiron të lënë përshtypje të mirë si një veprimtar

partiak i besueshëm.

Në grupin e parë të perosnazheve hyn edhe Zeshkani ose Gjakësi,

mburrej haptas, mbahej krenar, e tregon armën në kohën që ai

sistem ato i pat ndaluar dhe për armë të fshehta shkonte koka. Ai nuk e

kishte dorëzuar atë duke u arsyetuar se u përkiste të parëve të tij. Ai qe

vëllazëruar me Bardhin kur kishte dalur në ilegalitet për punët e veta.

Më vonë, bashkë me Bardhin, kish luftuar kundër sistemit të vjetër.

Madje ata qenë vëllazëruar, sipas dokeve malësore, duke pirë gjakun e

njëri-tejtrit me lëng trëndafilash që sipas dokeve të vjetra ndihej gjini

PROZA E CAMAJT

241

me Bardhin e me Dranashin dhe ishte i gatshëm t`ia hiqte hallet ose

t`ia huazojë armën atij që e njiftte si vëlla të vet. Zeshkani, kujdesej

për emrin e namin “e pastër” të Bardhit, para botës, duke e porositur

Drenashin që të ketë kujeds, mos t`i sillej kot nëpër këmbë, ngase vëllait

i bën dëm. Gjakësi kishte bërë vrasjen e disa njerëzve, madje ishte i

gatshëm ta bëjë në çdo kohë që ia kërkonte Bardhi.

Befasues ëshë fundi i vrasësve, Gjakësi, përkundër faktit se i kishte

shërbyer sistemit në fuqi, ka frikë nga klika, donin të mos zbulohen

krimet, t`ia mbyllnin gojën, për gjithë ato të zeza që i kishin kryer gjatë

atyre viteve të tmerrshme. Në fund e kupton se dëshiron ta eliminojë:

Ylli, që vepronte nën maska e të padukshmeve.

Kryeplaku është personazh që në romanin “Karpa”, shfaqet me disa

emra: Gjysh, kryetar i Karpës, gjygjtar, plaku, diktator, dhëndër i ardhur

etj. Ai është i moshuar dhe ka 138 vite, por edhe është njeriu më i

mallkuar nga të gjithë, veç Borës e plakave, që i kishte afër. Ai ka fuqinë

e Zotit në Qytezë, por kur vështrohet hollësisht ai s’është asgjë tjetër,

veçëse një plak i mjerë që s’di se çfarë të bëj me vetveten! Pushteti i tij

përfshihej në të gjitha fushat e jetës në Karpë, pa përjashtuar këtu as

edhe dhënien e pëlqimit për fejesën e Borës. Në këtë rast Gjyshi informohej

për tagrat e detyrat e dhëndërit të ri (Vonit), mënyrat e sjelljet

në Qytezë. Plakat ishin zëdhënëse të Gjyshit, që krye në vete vendosnin

për shumë gjëra me rëndësi që më shpesh edhe manipulonin me të,

por kishte raste që kur nuk ia arrinin efektit me shpifjet e stisura, akuzonin

ndonjë palë kundërshtare, qoftë kronistin a dhëndurët që ishin

fli e tyre e parë a ekzemplar eksperimentues, për të mos thënë robër.

Gjyshi u besonte me tepër të huajve (dhëndurve) sesa karpasve. Madje

për atë shpifet se është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë psikike.

Yrjet Berisha

242

Emri i kryeplakut lakohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga

roli i tij në shoqërinë e Karpës. Emri i tij i vërtetë fare nuk zihej ngojë,

sepse thuhej se emir i tij ka kaluar në histori. Parë nga mosha dukej si

stërgjysh e katërgjysh. Gjendjen shëndetësore e kishte të vështirë; logjika,

dëgjimi i qenë thjeshtësuar si tabloja e pikturës ku i hiqet ngjyra

e i mbesin vijat, që paraqesin emblemën e shoqërisë se Qytezës. Edhe

pse ishte i moshuar e i sëmurë, sistemin e Karpës e mbante në këmbë

terrori e skeleti i Plakut, që Bora arrin ta qetësonte ose ta vjedhë, në

forma të ndryshme, më shpesh duke i lexuar përralla, copa kronikash,

përlavdime që lënin në heshtje ngjarje të sakta. Imtësitë e tilla Gjyshi

i quan kronika a fjalë për punët e veta, që ia kujtonin imtësitë e tij të

jetës private, dashnoret, nuset, gratë e moshave të ndryshme, ngjarje

me përvijë superdimensionale, grindje të përgjakshme, kufomat e

armiqve në Karpë. Dhe kur Bora ndërpriste leximin priste nga Gjyshi

të reagonte me fjalët shah-mat. Mbarimi i ngjarjes rëndom përfundonte

me happy-end ose lojë optike, por edhe me përfundim të pakënaqur,

që i ngjet formës së njohur të poetikës se veprës „Një mijë e një net“.

Diktatura e Gjyshit që shtrirë në Qytezë, Katund, Kopsht Zoologjik.

Në Qytezë sundon me ndihmën e plakave. Në Katund me këtë çështje

merrej Ajka që ishte mbesa e Gjyshit e Katallani, nipi i tij. Ndërsa në

Kopshtin Zoologjik, Drejtori ishte i biri dhe Administrator qe i nipi i

tij. Por në zezonën e Karpës, të afërmit nuk i flijon duke u mbështetur

në citimin e dokënores: “ (…) ai që vret të birin, vret veten!” Natyrisht

se meqë ishte diktator askush s’kishte guxim t’i thoshte “vrite vetveten!”.

Por, ai bën testament gojor që Katallani (siiparilemë) të mos

emërohej kurrë kryetar i Karpës.

PROZA E CAMAJT

243

Kështu vjen një moment absurd, kur Gjyshit ia ka ënda të vdesë nga

ligështia trupore, por jo nga përkulja morale. Ecjen e bënte si të një

sonambulli, me sy të mbyllur ecën nëpër tjegulla, e Plakat e ndjekin

pas. Rrëshqiste nga pullazi. Ha fije bari. Ecën mbi çatitë e Qytezës ku

Plakat nuk arrijnë ta ndjekin, por megjithatë “aventurat” e tij i mbajnë

në fshetësi, ngaqë në këtë mënyrë të fitonin kapital nga vijimi i erës së

Gjyshit, që ndryshe dallohej si vijimi i erës së vdekjes.

Një orë para festës së misrit e vjeljes se rrushit, Gjyshi ishte i veshur

me pizhamë, por ai vdes në ditën e festës, kur gjithsesi duhej të hante

me qytetarët edhe sikur të ishte i sëmurë, do të duhej të dilte në ballkon

për ta parë masa karpase. Kjo gjendje tragjike i jep shkas Ajkës që të

veprojë sipas strategjisë së saj, që donte t’u hakmerrej kundërshtarëve

dhe me ndihmën e djallëzishme të rrënohet një sistem, një klikë e dirigjuar

keq nga Gjyshi.

Në Kuadrin e dytë (a kapitullin e fundit) Gjyshi paraqitet plak që

rrëfen metodën e shkrimit të kronikës dhe përpunimin duke i ndërruar

emrat e dikurshëm me ata bashkëkohorë e zejet e tyre. Gjyshi vuan nga

fiks idetë, është ëndërrues që nis të shpërndajë ide të papajtueshme me

logjikën, për inkarnacionin hereditar (se gjoja shpirti i të parëve kthehet

kohë pas kohe në atë të stërnipërve, beson në rilindjen e breznisë

së tërë etj.) Vepra e tij kritikohet ashpër dhe ai rri si në ankth. Lejdën e

përkëdhel si të ishte e bija e tij a e shenjtë. Ai në bazë të sjelljeve që ka

ndaj Lejdës hetohet se ishte i ati i saj, që deri atëherë mbahej fshehtësi.

Gjyshi njihej nga popullata për ligësitë e tij të shumta.

Një personazh i tillë është Ajka edhe i vëllai i saj Katallani. Por

gjithsesi, kjo e para është më komplekse e më kontraverze, që autori

e ka gdhendur mirë në roman. Kur shfletohet romani “Karpa”, Ajka

Yrjet Berisha

244

është një tip i femrës amazone. Është grua kryeneçe, ironike edhe me

Vonin, kur nis ta shoqërojë (njeh) atë, në teatër, ku mes tjerash edhe

ia lëvdon inventarin, pastaj flet për tempullin e piramidës së zotit Diell

a faraonit modern (kryetarit) që s`ishte asgjë tjetër, veçse një anije e

kthyeme përmbys. Biseda e tillë rreth teatrit të sapondërtuar bëhet në

stilin e urimeve, krenarisë, por edhe me servilizëm që Ajka duket se

është mendjelehtë, kur dëgjon lajka i merr si privilegj, meqë ishte edhe

në fuksnionin e nënkryetares së Katundit ku kryetar ishte Katallani.

Gjyshi nuk kishte besim te Ajka, sepse ia kishte vrarë të shoqin, ndërsa

të atin, që ishte i biri i dytë, ia kishte ndryrë në Kopshtin Zoologjik.

Ajo është e vetëdijshme se Karpa krahas qeverisjes shkel e shko

nga plaku, e pranon me ironi se qeverisej nga plakat që kanë inisiativë

idesh të grave a të vejushave. Ajka s`ka takt në bisedë. Ajo kishte qenë

e pranishme kur qe kryer zhburrnimi fizik i të atit. Ndjenja e tillë e nxiste

që të mendojë ndryshe për Gjyshin e plakat vejusha që qeverisnin

Qytezën, andaj për ta hequr qafës e dërgojnë të qeveriste Katundin,

që ndryshe quhej qendër blegtorale. Në këtë vend Ajka dukej më e re,

ndonjëherë dukej sikurse të ishte Judita, duke jetuar në lartësi mbidetare,

fytyrën e shëndetin ia kishte ndërruar ajri i bjeshkës. Ajo ishte

eprore e amviseve nga mosha gjashtëdhjetëvjeçare deri në tetëdhjetë,

puna e të cilave ishte kujdesi për prodhime blegtorale, në bjeshkë.

Kurse, sipas strukturës së re ekonomike amviset plaka mbi këtë moshë

mbanin fijet e fuqisë në fis të Qytezës.

Ajka pozitë më të mirë s`gëzonte as në Katund, sepse ishin vejusha

ose të ndara nga burrat e ndryrë në Kopsht Zoologjik. Ajkën nuk e

përkrahnin aspak, ishte simbol i mjedisit që shëmbëllente me virtytet e

gruas së ve, kujdesej të mos i dilnin fjalë me ndonjë shmirjak të ri. Ajo

PROZA E CAMAJT

245

afër kishte vëllain Katallanin, një burrë të madh me trup, por nuk ishte

i zgjuar si ajo. Ai zyrtarisht e drejtonte katundin dhe mbante titullin e

Kryeshmirjakut në atë vis. Ai konsultohej me Ajkën për çdo veprim,

kishte çaste kur e brente ndërgjegjja se ia kishte marrë vullnetin e vëllait.

Pas vdekjes së Gjyshit e të plakave, Ajka bëhet me bujë e përsosmëri

rregullash si në një tragjedi greke, kryen konsulta komisionesh gjatë

kremtimit të festës së vjeljes së rrushit. Ajo akuzon Shkribën e Barnatarin

si atentatorë të krimit dhe gjatë ekzekutimit të Shkribës nuk merr

pjesë, por mbyllet diku, pa u hetuar ndikimi i saj në zezonën e Karpës.

Romancieri në fund kumton se Ajka e Katallani “kanë mbetë” d.m.th.,

vritën në luftë, sepse ishin kundër lirisë së Vonit, që për Ajkën paraqiste

rrezik se do t`ia zinte vendin e Gjyshit. Akuzohet nga Romancieri

se kishte krijuar kushte për një kryengritje në Karpë, duke mbledhur

vejusha e ithtarët e klikës së vet, meqë ishte kryetare fuqiplote, cakton

plane strategjike të grindjes së përgjithshme. Katallanin me shmirjakë

e dërgon në Katund, gjoja për të mos e acaruar gjendjen, barinjtë e

armatosur në Qytezë. Marrëveshje të ngjashme bën edhe me të atin;

drejtorin e Kopshtit: të mos ia hapnin dyert askujt, përveç Ajkës e shoqeve

të saja.

Tri ditë pas vdekjes së Shkribës, ajo fut në dorë Qytezën, fillimisht

duket se i shuajti armiqtë në klinika, burgje, ndërtesa publike, kurse

kufomat e tyre i hodhi në furrën e gëlqeres së ndezur, për të mos e

parë popullata masakrën. Pas masakrës në Qendër, plakat e vejushat,

shkojnë para derës së Kopshtit Zoologjik dhe shtirën se kërkojnë strehim;

se gjoja janë të rrezikuara nga barinjtë. Mirëpo, kur u hapet dera,

i therin pleqtë e shtazët e egra dhe ia vënë zjarrin Kopshtit, meqë disa

Yrjet Berisha

246

vite me radhë e kishin patur therrë në sy. Kur shmirjakët kthehen në

Qytezë në përleshjen e parë i vrasin plakat në krye me Ajkën dhe kështu

merr fund fisi i gjyshit, përfaqësues të fundit qenë Ajka e Katallani.

Në kuadrin e dytë a kapitullin e fundit Ajka del jo e ve, si në kronikë,

por përkrah ka të shoqin me emrin e lashtë malësor dhe mbiemrin

Romancier.

Katallani asnjë punë nuk e bënte pa e pyetur të motrën dhe krenaria

e tij ishte se qe një pikë e ndame përgjysmë me motrën të cilën e

konsideron binjake a hije të tij. Ai i shërbente së motrës në çdo kohë.

Nga paaftësia udhëheqëse e Kryeshmirjakut përfitojnë amviset të cilat

atij i rrëmbejnë shumë pozita kyçe edhe në shtatmadhorinë e forcave

të armatosura të fisit që ishin nën kompetencat e barinjve. Amviset

ose “kurdhat e harpës”, a “të vejtat e Karpës”, ose si quheshin ndryshe

“shpatat e Karpës”, merrnin vendime kyçe duke mos përfillur burrat,

përfshirë edhe Katallanin. Me veprimet e tilla fiset tjera talleshin me

paaftësinë e liderit të tyre.

Katallani është ai që u prin barinjve luftëtarë në Qytezë të armatosur.

Katallani bëhet krahu i djathtë i Ajkës, kur ajo nis operacionin

kundër “armiqve” që vetë i kishte shpikur. Në kohë lufte ndihet i plotfuqishëm

dhe i pakontestueshëm. Proklamon hakmarrjen e fiseve që

ishin skllevër të dokeve të lashta. Në fjalimin historik merr nën mbrojtje

Barnatorin për ta fituar simpatinë e shmirjakëve duke pohuar se

s`kishte gisht në vrasjen e sheshit, por porosit shmirjakët mos t`i dalin

zot Kronistit a Shkribës.

Katallani zemërohet shumë kur vritet Ajka, gjë që e shpaguan gjakun

e saj duke i mbytur në moh dhjetë shmirjakë, me duart e fuqishme. Kur

trupi gjykues e vërteton krimin e shaktuar, atë e dënojnë me vrasje,

PROZA E CAMAJT

247

por askush nuk i bie me sëpatë në kokë ose me armë zjarri. Të gjithë

kundërshtojnë të bëjnë këtë, sepse kishte qenë kryetar i tyre, por edhe

kuptonin konfliktin e brendshëm, për motrën. Nga kjo kohë fillon të

endej nëpër mal pa rrugë, i parruar, i pakrehur, pa armë në brez a në

krah, me një litar në qafë, si shenjë doknore, se ai ishte i dënuar dhe se

kushdo mundtte ta vriste, pa u trembur, se bie në gjak me fisin e tij! Ai

sillet kështu derisa i thyhet krenaria burrërore e luftëtarit trim duke iu

lutur kalimtarëve për ta vrarë. Meqë askush nuk e ekzekutojë, ai bën

vetëvrasje me një plumb kobureje në temth të kresë. Koburja ia shpartallon

kokën dhe kufoma nuk do t’i dallohej nga karpasit, sikur të mos

kishte qenë burrë më i madh i Karpës.

Në kapitullin e fundit të romanit, Katallani shfaqet si një burrë

shkurtabiq, me mustaqe miu, që pohon haptas se është kryetar i barinjve

dhe tregohet i sinqertë se nuk e meritonte atë emër, por meqë e

patën zgjedhur të tjerët në atë vend të rëndësishëm (të krykomandantit

të ushtarëve, shmirjakëve, argonautëve) ai e mbante me krenari postin.

Katallani del një personazh tejet i pavendosur, i pakuptueshëm dhe i

varur nga të tjerët, sidomos nga Ajka dhe është pa egon e vet.

Sirenat dhe kodoshët

Në grupin e dytë të personazheve kemi përfshirë disa perosnazhe

sirena, negativ edhe me alibi imorale a shkelëse të dokeve kanunore.

Kështu në romanin “Djella” mirë e ka hetuar edhe shkrimtari E. Koliqi

kur thotë për një personazh: “ S`janë lânë mbas dore as vetjet e dyta:

(…) Sosja lavire malsije.”68 Dhe vërtet, Sosja është një personazhe e

68 Ernest Koliqi: “Arti I Martin Camaj-t”, pasth., M. Camajt, Vepra e I, ShB “Apollonia”,

Tiranë, 1996, faqe 146.

Yrjet Berisha

248

tillë. Ajo është mëkati i Bardhit, është femër fatkeqe, ishte përtace e

madhe, sillej si e sëmurë, andaj mu për këtë edhe s`prekte punë me dorë

në shtëpi, derisa të tjerët punonin ajo e mbante titullin “zojë shpie”. Të

vetmen punë që e bënte ishte t`i ruante furrat e qymyrit, nga shiu ose

era: furrave u zbulonte cipën e dheut përmbi. Gjatë pushimit ajo flen

mes dy furrave gjysmë e zbuluar e formuar me trup, por kishte krihët si

të fëmijës, kish një kurm gruaje të shpërpjestuar, dukej e paprekur, por

edhe jo aq e pastër në trup e rroba që i vishte. Kështu duke e kundruar

në këtë mënyrë Bardhi pendueshëm rrëfen: “Nuk munda me i qindrue

tundimit pa e zgjue e me fjet me te!”

Pas këtij akti, fajëson veten se bëri gabim që u soll ashtu me një

femër të panjohur. Aktin e tillë e gjykon rëndë: se u kthye në botën e

saj primitive, për të ajo qe lëndë e pagdhendur, por fytyra e saj atij i

përfytyrohej te çdo grua që i pëlqente. Ai kishte një ndjenjë se ajo i

shkatërrohej në duar dhe shndërrohej gjarpër, bollë, përbindësh që i

lidheshin për kurmi dhe ia zinin frymën. Madje mu për këto shpërfaqje

të ndryshme, dyshon se Sosja nuk qe qenie njerëzore, por mbase

zanë. Ai fajëson veten se përdhosi e përdhunoi natyrën e thjeshtë e të

pastër, ndjehet fajtor se kurmi në moshë e kishte shëmtuar me djegien

e fantazisë çmendurake për epsh!

Ndërkaq, pas këtij kapitulli “të mëkatit” Bardhi lidhur me Sosen

shkroi edhe një poezi me nëntëmbëdhjetë vargje të bardha. Mes tjerash

përshkruan rrinat me xixillonjat që janë si sy peshku në shtylla

terri, ku pas krimbit e tejës, hilja bren gjethin e njomë, drunjtë, si ujku

eshtrat e deles. Terri i dhunës së shkaktuar nxjerr ofshamë njerëzish

me tinguj kambanash, si nga qafa e berrit që nuk e dëgjon askush në

dushkajë. Epshi në këtë rast përshkruhet si furrë qymyri. Damarët, orPROZA

E CAMAJT

249

ganet nuk shihen, por avulli i ndjenjave del valë-valë që shpërndahet

nëpër kaquba si fantazmë e bardhë. Zjarri e drita fashiten, por mëkati

s`harrohet. Kjo është Sosja e prozës dhe Sosja e poezisë. Në poezi ajo

del si një vashë fatzezë që në një ambient idilik i shkrin ndjesitë e ndezura

e të pashuara si furrë.

Edhe Djella e romanit me këtë titull s`është vashë “e qetë”, ashtu

siç pohon edhe mikja e saj. Rreth problemeve të saj edhe nis e përfundon

tragjedia e Currit. Por në të njëjtën kohë ajo duket se “fleëton”

edhe me Bardhin, shoferin e me të tjerë. Por “fleët-et” e tilla janë

këmbim-shkëmbim shikimesh, me fjalë a ledhatime. Cubi ishte ai që

nuk e lënë të qetë Djellën edhe pse e kishte ushqyer me ushqim, ai ia

“ngulë sytë si me dashtë me më hangër gjallë”. Natyrisht ai e shikon

ashtu si vështrohet femra nga mashkulli epshndezur. Është ky një çast

kur ajo ndihet e penduar, sepse në atë moment kritik nuk qe e prerë në

fjalë dhe e vendosur në veprime për t’i dhënë fund atij terrori. Vetëm

më vonë ajo e pranon se iu lidh fjala nyje në gojë dhe nuk i përballojë

atij provokimi syhapur e fatal për mikun e saj. Dhe pas këtij pohimi të

gabimit, ajo pranon edhe gabimin e dytë kur thotë: “(…) orziu u kujtue

se çka kishte ndodhë”. Kurse pas këtrye rasteve e shoqja e vet, Zoja e

gjykon ashpër Djellën: “ E kam ditë se ke pa gjithçka, e di se ti e ke fajin

se ke ra mes dy burrash, ti dosë dose!… i briti shoqja e s`ka fol kurrë ma

me te”69

Pas këtij dialogu e kësaj akuze të rëndë, Djella stepet dhe s`dëgjohet

ta thotë as një fjalë arsyetuese që do të hidhte poshtë fjalët e Zojës. Edhe

pse Currit i kishte premtuar dashuri dhe besnikëri. Djella kishte bërë

gabim në hapa me Cubin. Ajo kishte qenë në pozitë të palakmueshme

69 M. Camaj: “Djella”, botoi ShB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1994, faqe 131.

Yrjet Berisha

250

e kërcënuese nga vardisësit që ia kishin vënë syrin bukuroshes fatkeqe

e cila “sulmohet” thuajse pa ndërprerë. Pa përjashtuar këtu edhe

Bardhin, i cili edhe pse kishte simpati, ai e pranon se ajo; s’ishte femër

e përdalë, ashtu si akuzohej, por ai kishte simpati për kurmin e saj,

mirëpo kur e krahasonte atë me Shpresën ai pendohet, madje edhe

vetë pohon se sikur ta kishte parë me Djellën do të befasohej edhe ajo

me shijen e tij të shthurur që kishte përzgjedhur një vashë katundi të

paarsimuar! Bardhi qe ai që e kishte njohur më mirë Djellën, andaj atij

edhe duhet besuar më tepër, se sa shpifjeve të të tjerëve që e akuzojnë

atë aq rëndë, edhe pse ajo kishte mëkate rreth mbytjes së Currit, por

ajo s’ishte arqetip i sirenës. Mirëpo ja që ajo nga shoqja e saj akuzohet

femër e përdalë!

Zoga është personazhi më tragjik i Martin Camajt në romanin

“Rrathë”. Ajo në këtë vepër mban edhe emrin Virgjina. Ajo ka një hendikep

të madh; është trashëgimtare e vetme e gjakut atnor që nuk qe

martuar, gjoja për të mbajtur zjarrin e ndezur në vatrën e të parëve të

saj, ashtu si e parashihnin edhe doket malësore tradicionale. Sikur të

ishte martuar, pasuria e të parëve të saj do të zotërohej nga kushërinjtë

dhe ajo nuk do të trashëgonte asnjë gurë a grusht dhé. Kështu që, për të

mbetur e zonja e shtëpisë së të parëve betohet se do të shuante zjarrin

e epshit në zemër për çdo burrë, ashtu siç e parashihnin doket e Ripës,

vishet si burrë dhe premton se s`do të prekte me dorë asnjë zeje të

femrave.

Pas një viti Virgjina shkel doket dhe merr guximin e vishet sërish

si grua, brenda mureve të shtëpisë. Rrobat burrërore i përdorte kur

punonte në fushë e mal, krah për krah me meshkujt e Ripës. Shkelje të

tillë bën edhe me punët e grave; në shtëpi nis të tjerrë lesh me furkë,

PROZA E CAMAJT

251

bënte vek e punë të tjera. Kështu fillon të bëjë jetë të dyfishtë; duke

i thyer doket e lashta të Ripës dhe duke përfituar nga ligjet e reja të

sistemit që nuk e përjashtonin nga trashëgimia e të parëve edhe pse

ishte: në vijë të tamblit. Dhe kështu shfrytëzon pasurinë e të parëve.

Përkundër kësaj privilegje, regjimin e ri nuk e përfill fare, jeton me ethe

se farefisi i saj një ditë do të shtrihej në pronën e saj. Për të kundërshtuar

këtë, ajo s`e përkrah veprimtarinë e pushtetit.

Zoga s’ishte aspak e moralshme. Lakmuesi qe dashnori i saj i fundit,

kurse më parë “kishte pasë përpjekje edhe me burra tjerë”. Burra të tillë

rëndom ishin ata që i ndihmonin në kryerjen e punëve të verës a të

vjeshtës. Këto takime me burra të huaj i bënte në pjesën përdhese të

shtëpisë, sepse votra e etërve ishte çnderim për moralin e plangun e të

parëve të saj. Lakmuesi e vizitonte kur nuk e shihte lagjja a katundi. Ai

shkonte në atë vend ku kishin shkuar edhe burrat tjerë, gjë që nganjëherë

kur i kujtohej, se Zoga në këtë mënyrë kishte pranuar të shkojë

me shumë burra para tij, nga xhelozia donte t`ia zinte frymën Zogës.

Mirëpo, nuk e kishte aq lehtë me të, ngaqë ishte e fuqishme të mbrohej,

nga punët e rënda ishte bërë e fuqishme. Kishte mjaft vite, por ishte e

bukur, dukej e breme nga epshi, por kishte çaste kur për këto veprime,

turpërohej sa donte të hynte e gjallë në dhé. Vetëm kur i përulej Lakmuesi

e bëhej skllav i saj, e ajo zot e zojë e plangut të shuar nga meshkujt,

disi pajtohej t’u nënshtrohej epsheve të tij çmendurake.

Zoga është personazh tragjik. Ndryshe nga takimet e katit përdhesë,

në dhomën e burrave dinte të jetë mikpritëse e mirë! Miqve u fliste me

zë të mbushur e shprehje burrërore. Kuvendonte sipas mënyrës së të

atit, që herë pas herë edhe thumbonte kundërshtarët e vet. Në dhomën

e epërme të etërve i ndërronte sjelljet dhe s`përmendte asgjë nga gjërat

Yrjet Berisha

252

që i bënte në katin e parë të shtëpisë. Ajo urrente banorët e viseve të

epra që mbaheshin krenarë e përçmues. Shante fisin e tyre duke harruar

se edhe vetë ishte e gjakut të malësorëve. Por në anën tjetër ëndërronte

të kishte një djalë si dajët e vet, shtatlartë e burrëror.

Dashuria dhe dilema e trashëgimisë e mundojnë Zogën, e cila nuk

qante fort kokën për turp ajo qe ithtare e madhe e dokeve që vetë ua

vënë fshesën. Kur kishte mbetur e vetme në trollin e të atit, Rapsodi e

porost të martohej para se t’i prishej gjaku nga ndalimi i ashpër! Thellë

në shpirt, Zoga ndjen turp për punën e ndaluar e të pahijshme, e cila

kishte shkelur doket e lashta, pendohet rëndë se kishte lejuar që burrat

e kishin marrë nëpër këmbë dhe asaj i dukej se e kishte pësuar vetëm

ajo, mu si flutura që sillet rreth flakës së zjarrit, që afrohet duke kujtuar

se është lule fushe. Kur dashuronte e shuante epshin që i mbinte nga

palca e eshtrave, harronte skenat që sipas dokës ripase për një akt të

tillë mund të ndëshkohej: me një plumb mbas veshit!

Ajo kishte edhe një dilemë tjetër; ia ka ëndja të kishte një djalë në

grykë e të lëvdohej para ripasve, se s’do t’i fikej plangu i vet. Kishte

dëshirë të flaktë ta këtë me çdo kusht trashëgiminë e fisit, madje, pjellën

e vet ishte në gjendje ta mbrojë si ulkonjë, pa ia bërë dy fjalë asnjë njeri i

gjallë. Por ajo harron se vis malor nuk i përkiste një gruaje si Virgjina, e

cila hiqej si e virgjër që Ripa nuk nënshtrohej para lajkave e dredhive të

saj. Breznitë e Dheut të Arbrit nuk e harrojnë një grua që dëshironte të

lindte djalë duke shkelur doke e duke bërë të pabëra me burra të botës!.

Në romanin “Rrathë” janë dy personazhe që kanë nam të keq, një

grua që dashurohej nga një zyrtar. Për këtë grua, në roman rrëfen

Drenashi, i cili duke shkuar “tek përroni me rrajë të kapërthyeme”, që

i tërë visi e trajtonin si vend të shenjtë ato rrënjë që ndryshe i quanin:

PROZA E CAMAJT

253

“gjymtyrët e përbindshëve të botës së miteve”. Nën ato rrënjë, në shtratin

e terur të përroit, një ditë Drenashi sheh papritmas bashkimin (akti

dashuror) e një burri e të një gruaje të Ripës së Poshtme. Burri quhej

Kërraba, ripas i vetëm që kishte një zyrë në shtetin e mëparshëm që

Bardhi me shokë donin ta përmbysnin. Ai kështu shpërndoron pozitën

e zyrtarit. Kurse gruaja ishte një fshatare e re, me shumë fëmijë dhe e

ve që si duket kishte patur nevojë materiale nga ai kodosh i Ripës. Akti

i tillë për Drenashin qe mëkat i dyfishtë: në njërën anë poshtëronin

gjymtyrët e përbindshëve të botës mitike, por edhe nëpërkëmbej edhe

morali i një femreje nga një njeri imoral që ishte njeri publik dhe me

autoritet në atë trevë.

Kur Drenashi e sheh këtë skenë, aspak të pëlqyeshme, i jep të drejtë

sistemit në fuqi që t’i luftojë personat e tillë imoralë e të korruptuar

dhe duke vepruar kështu sistemi i vëllait të tij të fitojë simpatinë e

malësorëve që s’binden aq lehtë. Atë akt të tillë e urrente pak më tepër

Drenashi, sepse i qenë lënduar ndjenjat e besimit që identifikohen tek

gjymtyrët e përbindshëve të botës së miteve. Kërrabën e kishte pas parë

edhe në qytetin e Jugut, duke bredhur me disa njerëz të atij qyteti, që

Përgjegjësi i premtoi të vëllait se ai dhe të tjerët që vijnë nga ai vend i

pret burgu, sepse qenë përhapur fjalë se; “(…) ka ra një epidemi. Përlymja

e përhapja asht e mundun pra!”.

Lakmuesi është prezentuar si personazh një tip i fshehtë, karakteri i

të cilit është befasues, mendjelehtë, tip narcisoid, burrakoç, i veshur me

rroba feste, në tesha leshi. Nga sjelljet e nga veshja, ka qëndrim të një

dashnori a ndonjë lakmuesi, duket naiv dhe nga fjalët me të thjeshta

lëvduese ndezej e shkrihej i tëri. Parapëlqen që me fjalë përkëledhëse ta

trajtojnë gratë e bukura ripase. Lakmuesi qe shok i fëmijërisë me ZeshYrjet

Berisha

254

kanin, të cilët qenë shembër e bashkëpunëtorë të punëve të ndyra.

Zeshkani zemërohej që ai ia njihte rrebet, por edhe dhëmbët në gojë e

akuzonin, se ai ishte me vese ujku që shfrytëzon mjegullën për t’i rënë

presë së tij, ndonjë femër. Opinioni publik kishte bindjen se ishte “sqap

i patredhur!” por edhe “kopil kopili!”

Shfaqja e tij para dashnoreve kishte një ritual të përgatitur enkas; sa

herë shkonte te ato, ai veshej e përgatitej si për dasma, ecte si lepur në

vendtakime me dashnore. Derën e shtynte me furinë e erës. Me këto

sjellje e kuptonin dashnoret se u kishte ardhur dashnori i fshehtë. Ai

ishte tip zemrak, xheloz, tekanjoz, paranoik, e bren urrejtja e brendshme

për dashnoren, dinte të shfrytëzonte mirë dobësitë, paaftësitë, të metat,

komplekset e një gruaje si Zoga, dikur u betuar burrë, sipas dokeve të

Ripës. Ai ashtu si disa burra të tjerë më parë, i ndihmon për t’i kryer

punët e fushës e të malit në stinën e verës e të vjeshtës. Kështu, sipas një

marrëveshjeje të fshehtë që kishin bërë ajo e priste në vendin e caktuar,

Lakumuesin e mundon xhelozia saqë kur i errësonte sytë, donte t’ia

zinte frymën me duar, ta mbyste në mënyrë monstruoze! Këtë akt do

ta bënte me kënaqësi, por forca e saj, e trembte, andaj ai heshtte, ngaqë

ajo s’ishte e pafuqishme si të tjerat!

Në çastet kur pajtohej me realitetin, atë e pranonte ashtu si ishte dhe

e mrekullonte e joshte sidomos, kur ai vërente bremjet e saj trupore nga

epshi. Për t’ia arritur qëllimeve të veta, asaj i përkulej duke i pëshpëritur

me zë lutes se; ishte skllav i saj, kurse ajo zot e zojë e plangut të vet (të

pameshkuj)! Vetëm i nënshtrohej durueshëm; ajo më në fund zbutej,

duke i kaluar bremja e trupit e kaplonte bremja epshore.

Lakmuesi është arqetip i kodoshëve, të cilin autori e ka gdhendur

bukur. Se çfarë karakteri ka ai, më mirë e cilëson Baci, i cili thoshte se ai

PROZA E CAMAJT

255

s’hynte në punët të papunëve, por mban takime me ndonjë mikeshë në

katund dhe ia “gjen zogthin andjes!” Kur e vizitonte Zogën në dhomën

e pritjes ai nderohej si mik i rrallë, pa zënë në gojë çastet epshendezëse

në katin përdhes ku dashuroheshin. Në këso raste ajo bisedonte në

mënyrë mospërfillëse, veprimi i tillë atë e vinte në lojë, sepse në këtë

mënyrë e mohonte dashurinë e tij të zjarrtë. Kështu, në këso çaste ndihej

keq.

Këtij motivi të dashurisë së abuzueshme Martin Camaj i është rrekur

me përkushtim të jashtëzakonshëm. Tablot e prozës së tij herë-herë

janë të vërshuara me dashuri jashtëmartesore që për artin e letërsinë

s’janë tema tabu. Temë tabu do të ishte të mos zihej në gojë: të mos i

kushtonim vëmendje, të mos e analizonim këtë fenomen e dukuri të së

kaluarës së një rendi shoqëror. Dashuria e tillë është krijuar në rrethana

specifke, s’pyet për kushte e për komoditet, s’di ç‘është turpi, s’përfillën

doke e ligje, është e mëkatshme, por ka dekor të papërsëritshëm,

është e bëftë, sfiduese, befasuese. Kjo është dashuria e pacensuruar nga

Martin Camaj. Kurse sa e pëlqejmë, a s’e përfillim ne, ajo është çështje

shijesh, çështje filozofie, çështje edukate, çështje shoqërore, çështje

etike.

Figurat fetare

Disa nga figurat fetare janë pasqyruar me mjaft karakteristika në

romanin “Rrathë” . Këto personazhe s’janë të pranishme në prozat tjera

të këtij autori. Për habi, në novelat e romanet tjera autori nuk e trajton

fare këtë fenomen të ndjeshëm e me ndikim në shoqëri. S’mund

të themi arsyen se pse autori veproi kështu! E dimë se Martin Camaj

ka ditur shumë nga kjo filozofi shoqërore, por ai s’u mor gjërësisht me

Yrjet Berisha

256

këta tempuj. Edhe pse dihet se ai nga mosha e hershme ballafaqohet

me ta, kur edhe u diplomua në kolegjin Ksaverian të Shkodrës, drejtuar

nga klerikët jezuitë. Meqë është edukuar në këtë formë arsimimi, ai e

ka njohur hollësisht këtë problematikë. Në ato rrethana kishte jetuar e

edukuar. I formuar në atë mjedis, mirë e dinte atë jetë e atë veprimtari.

Madje edhe ka menduar të di edhe shumë çështje intime që vështirë se

janë të dëgjueshme e të shkruara për publikun. Ai këto çështje delikate

i ka ditur, por e ka heshtur me mjeshtëri. Disi ka refuzuar t’i trajtojë,

as edhe figurshëm a në ndonjë motiv e problem tjetër artistik. Është e

vërtetë se Martin Camaj këtë problematikë e ka njohur edhe përmes

qarqeve zyrtare, private, kolegiale, sepse gjatë shkollimit ka pasur kolegë

të cilët kanë shërbyer në vende e tempuj që i shërbenin masës.

Mbase një pjesë të arsyes se përse nuk iu përkushtua profesionit të

“bariut të grigjës” mund ta kuptojmë (pjesërisht) nga rrethanat historike-

shoqërore, ekonomike e sidomos politike. Mirëpo, edhe shumë

probleme të tjera të shkruara e të pashkruara, për Drenashin a Fetarin

në romanin “Rrathë”, që lexuesit i mbetet në kujtesë jo aq qartë, si jo

i vendosur, jobindës, i rebeluar kot, pse jo edhe naiv e i krisur! Por, ai

s’është i tillë! Ndryshe është zëvendësi i tij. Drenashi në kokë kishte

idenë e mbështetur në parime religjioze, në legjendën e flijimit, të Murgut,

për t’u ringjallur besimi.

Veprimet e Drenashit për pushtetin në fuqi paraqisnin kokëçarje.

Ai ishte në krye të një sekte në Ripën e Poshtme. Këtë sektë e vë në

veprim Drenashi i vëllai i Përgjegjësit – Bardhit që atë e quan njeri të

krisur. Sekta në sytë e Yllit (që bënte pjesë në rrethin e mbrojtjes së

fshehtë të pushtetit) ishte organizatë pasive, e parrezikshme, ata i quan

një grumbull katundarësh dritëshkurtër, që ishte dëm të derdhej djersë

PROZA E CAMAJT

257

për idetë e tyre, pa fije logjike. Ndërkaq ata, në të kundërtën, derdhnin

gjak për ta ruajtur atë sektë. Ndryshe nga Ylli, Përgjegjësi urdhëron të

merren masa të rrepta për zhdukjen e sektës, me të cilën ishte mllefosur

nga ajo botë në rini. Ai i jep urdhra zhbisë për zhdukjen e të vëllait

e të farefisit. Këso urdhra kishte dhënë disa herë, sepse mendonte se

sekta e fisi ishin njollë e zezë, për krahinën, e komunën e sidomos për

të. Ai i urrente si të ishte sëmundje vdekjeprurëse që hapte varre të reja

vazhdimisht në kurm.

Problemi i shtruar më sipër nga autori është skeleti i autopsisë a

shtresa e përgjithshme e dosjes së pushtetit në fuqi që kishte për

malësorët që nuk shkëputëshin assesi nga sekta e tyre, edhe pse pushteti

nuk i shikonte me sy të mirë. Sistemi i Bardhit religjionin e vështron

me paragjykime, e shikon nga dioptria e njohur ideologjike, për ta zhbirë

nga mendja e njeriut, mundohen ta minimizojnë praninë e sektës

në popull. Por për çudi autori nuk përcaktohet qartë, se për çfarë konfesioni

bëhet fjalë në roman!? (Edhe pse rite flijuese e zbatojnë vetëm

shiitet.)

Kush është Drenashi? Ai është vëllai i Bardhit në atë vis ishte njeriu

i parë i pushtetit, që nga urrejtja dëshironte të shihte të vdekur vëllanë.

Përkundër këtij fakti, Drenashi duke u mbështetur në parime religjioze,

ishte i gatshëm të pajtohej me vëllain e zemëruar që jeton në qytet.

Madje një herë shkon në qytet, për këtë qëllim, por nuk kishte arritur

sukses. Parë nga mosha, nuk i kishte mbushur të dyzetat. Ai brengosej

se nuk qe shtruar rrafsh të bisedonte haptas me vëllain e madh, i cili

qe zemëruar me të, sepse në rini nuk e kishte përfillur vullnetin e tij.

Bardhi qe kujdesur për Drenashin, si të ishte i ati. Ai donte të pajtohej

me të vëllain, sepse jeta në armiqësi i qe bërë e padurueshme. Për t’u

Yrjet Berisha

258

pajtuar me të, ai ishte në gjendje të heqë dorë nga besimi i vjetër. Ai

emërohet kryetar i bashkësisë fetare, për arsye strategjike nga banorët

s’kërkon ta nderonin e trajtonin- njeri të zotit. Për çështje fetare s’fliste,

sepse ai e dinte se veprimtaria religjoze ishte në kundërshtim me sistemin

në fuqi.

Drenashi në gjimnaz përsërit klasën dhe kthehet në shtëpi, pa

pëlqimin e Bardhit. Me porosi të kryetarit të sektës, shkon të mësojë në

një shkollë fetare në Jug të vendit që ishte e vendosur në një kështjellë

të lashtë dhe përkiste një sekte tjetër, me doktrinë si të Ripës, por me

sjellje e praktikë fetare më e përparuar. Lëndët e mësimit përqendrohen

në ushtrime, nxënësit zotëronin kontrollimin e ndjesive e prirjeve

shpirtërore, duke ndëshkuar trupin, edukonin e aftësonin trupin për t’i

qëndruar urisë, të ftohtit, të nxehtit e çdo lloj dhimbjeje që e kushtëzon

pranimin në radhën e fetarëve në mënyrë që më vonë të dërgohej mes

njerëzve.

Këtë formë shkollimi Drenashi nuk arrin ta kryejë si duhej e si kërkohej

aty. Mjeshtritë e velerësojnë të paaftë për të kryer këtë mision,

sepse gjatë edukimit zbatonte disa të meta të sektës së Ripës. Kishte

mungesa përqendrimi e zotim vullneti, injoron çështjet doktrinore, gabim

kupton çdo gjë, trillon norma e rregulla sipas mirakëndjes vetjake,

ritualet i cungon dhe i shndërron, duke iu shtuar sjellje të papara e të

padëgjuara, për atë shkollë të kështjellës së lashtë në Jug të vendit.

Megjithë vërejtjet që i bëjnë mjeshtritë, ai merr dëftesën e absolvimit

të shkollës, vetëm për të mos i prishur marrëdhëniet me sektën e

fshehtë në Ripën e Poshtme. Kjo ngjarje ndodh në kohën kur hyn në

fuqi sistemi shtetëror i Bardhit me shokë. Nga kjo kohë ky pushtet, personat

që vinin nga qyteti i Jugut i kontrollonin dhe i burgosnin, ashtu

PROZA E CAMAJT

259

sikundër që e burgosën dhe e dënuan një vit, për një vepër të tillë, edhe

Drenashin, por burgu nuk i bën përshtypje. Drenashi si njeri i pashekull,

që kishte mbaruar shkollën mistike, me programe të vjetra të kohës

mesjetare s’honepste rrezikun, vuajtjet, varfërinë dhe nëpërkëmbjen e

njerëzve të veshur me rrobe pushteti që i rrinin mbi kokë! Pas vuajtjes

së ndëshkimit, anëtarët e doktrinës së tij, të frikësuar e trembur vijnë

te ai dhe pas kuvendimeve e këshillimeve që bëjnë natën në faltoren e

nëndheshme e zgjedhin Drenashin, kryetar të bashkësisë së tyre fetare.

Ngjarjet që ndodhin më vonë e nëpërkëmbin kryetarin e papërvojë.

Ai nuk mundte të mëvetësohej e të jetojë sipas prirjeve të natyrës së vet.

Sekta kishte ngatërresa të mëdha. Atë e kishin zgjedhur kryetar, jo pse

ishte më i ditur se ata, por pse ishte i vëllai i Përgjegjësit, duke shpresuar

se do t’i ndalojë përndjekjet nga rrathët e sistemit të dirigjuar nga

i vëllai, që besonin se edhe Bardhi i përkiste sektës së të parëve që e

kishin themeluar e mbajtur gjallë në shtëpitë e tyre besimin “si thesar!”.

Drenashi kishte një Këshilltar më të vjetër, më të rrahur në punë

shekulli. Por kur qe zgjedhur kryetar i sektës në Ripë, pati edhe zëra që

i thanë: “(…) rriji larg tand vëlla se kështu e damton meqenëse ai asht

vetje politike”. Drenashi vishej keq, kishte këpucë të vjetra e të pangjyrë,

kishte një xhaketë e tirq zhguni të zi, si çdo malësor i Ripës. Në çaste

dobësie ai ishte i mendimit të mohojë besimin, para besimtarëve të

Ripës, për t’u takuar e pajtuar me vëllain.

Besimtarëve s’iu interesonte bredhja e tij, përpos nëse ai do t’i shkelte

rregullat e besimit siç ishin; shkuarja pas grave. Ithtarët e tij qëllimisht

nuk e shfaqnin besimin para tij, sepse kështu e kërkonte puna e urtia

të veprohej kundrull sistemit. Ai kishte momente që krenohej me vëllain,

madje këtë e bënte edhe para shokëve të sektës. Zëvendësi i tij e

Yrjet Berisha

260

qortonte se vëllai i tij qe armik i besimit të tyre e i çdo hyjnie tjetër, që

sipas tij ishte edhe kundër gjakut të një shenjtori.

Gjaku i Drenashit ishte “i shenjtë”, por ai ishte mëkatar sipas

Zëvendësit, që derdhte gjak kot për të shpërlarë fajet e veta, të vëllait e

të tjerëve! Kështu duke dashur vëllain, Drenashi mohonte veten e besimin

e të parëve dhe kjo ishte vetëvrajse për të. Por Drenashi këtë e bën,

sepse kishte pikëmbështetje në njërin nga parimet themelore të besimit;

zemërgjerësia, dashuria ndaj të afërmëve duhej të ishte në nivel. Ai

e urren zëvendësin dhe nuk e fshihtte këtë dobësi, qe mësuar të jetojë

me urrejtje që shkallëzohej nga faji, tundimi, pranimi i fajit në shpirt

që ishte i gatshëm të shkojë sërish në burg e në vargoj të disiplinës.

Mbështetur nga kjo urrejtje mendon një herë t’i thotë Zeshkanit: “(…)

hiç-ma zëvendësin tim”, por më vonë tërhiqet nga ky mendim.

Një kohë të gjatë atë e mundon dilema e mohimit të besimit të të

parëve, sidomos kur vëren se i vëllai e urrente. Por edhe urrejtja për

të kryer vrasje s’qe e pa vuajtshme për të. Ai mbante të fshehtë një formulë

të një magjistareje të vjetër, se gjoja shërbente kundër dhimbjes

së kokës që ajo i kishte treguar vetëm atij dhe jo dikujt tjetër, por formulën

nuk e kishte përdorur kurrë. Përgjegjës ndjehej fajtor, pse nuk

i kishte qëruar punët më herët me Drenashin. Sistemi kishte frikë të

vazhdueshme nga kjo sektë e besimtarët e saj që herëdo-kurdo, do

t’iu bënin qëndresë. Ai më vonë, sipas një rituali të vjetër në pjesët e

ndryshme të trupit theret me gjilpëra, thikëza, heshta. Derisa besimtarët

e tjerë vallëzojnë sipas ritmit të tyre në labirint të nëndheshëm, ai

vdes i mbytur në gjak e i mbuluar me gjethe lisi.

Zëvendësi a Këshilltari është personazh tjetër religjioz, që në këtë

roman u përket atyre personazheve që me mish e me shpirt jepen pas

PROZA E CAMAJT

261

religjionit. Ai, për dallim nga Drenashi, është plak i vjetër, shumë më

i vëmendshëm. Besimtarët qëllimisht ia kishin vënë pranë Drenashit,

sepse ai ishte rrahur në punë shekulli. Ç’është e vërteta, ai s’dinte shkrim

e këndim, por ishte një malësor i zgjuar që ishte në gjendje të shiste

vezë në treg pa shtresën e kuqe; në çaste të caktuara ishte i aftë të hidhte

gurin e të fshehte dorën, të çonte në krua dhe të kthente pa pi ujë. Ai

s’kapej as për kokë as për bisht, ashtu si nuk kapet njala.

Këshilltari e urrente Bardhin për vdekje, vetëm pse ishte armik i

besimit të sektës së fshehtë, ai duket se ishte kundër çdo hyjnie e gjakut

të shenjtorit, mohonte të parët e vet. Kështu grindjet e mosdurimi për

Bardhin ndikoi që atë ta kapë hullia e urrejtjes, që më vonë u bart edhe

mes parisë së sektës. Zëvendësi gëzonte simpatinë e besimtarëve ripas,

edhe pse është plak i moshuar e i lodhur, edhe në pleqëri ka dobësi

gratë e bukura ripase. Ndërkaq nuset e vajzat te ai shihnin njeriun e

zgjedhur e të besuar për t’i mbrojtur nga gërgamjet e lakmuesit e Ripës

së Mesme e të Epërme!

Me lutjet që i bënte në faltore, i shante armiqtë e sektës, s’pushonin

edhe mallkimet për t’u çnjerëzuar, të dynden nga dheu, të mbyten

dhe të mos kenë vend në diell, tokë, qiell etj. Në ditën e flijimit të

sektës, besimtarët tok me zëvendësin largohen nga labirinti i nëndheshëm,

duke e lënë të flijuar Drenashin, ashtu siç rrëfenin legjendat,

se: kryetari (Drenashi) gjakonte të zihet nga pushteti e të torturohet,

ashtu si i kishte ndodhur themeluesit të parë (Murgut) që pas shumë

torturave munduese mbytet në lumë a burg.

Andaj, jo rastësisht flijohet Drenashi. Ai e dinte këtë legjendë të

fshehtë. Pastaj ai ishte kryetari i dytë, por edhe shtylla e dytë që duhej

flijuar dhe kështu do t’i hedheshin themelet e besimit që deri atëherë,

Yrjet Berisha

262

mbahej sektë e fshehtë. Kështu, pas kësaj dite të shenjtëruar e flijuese,

besimtarët e mbetur prapa do të duhej të ndërtojnë një tempull besimi

e jo të ushtrojnë lutjet në një faltore të fshehtë. Megjithë veprimtarinë e

bujshme, besimtarët flijimin e presin me gjakftohtësi dhe s’shqetëshen

fare. Ata besonin në mrekullitë e legjendës. Kryetarin nuk e vlerësonin

gjithaq, vetëm pse Zëvenëdsi, kështu i cyste të veprojnë, por edhe pse ai

ishte i vëllai i Bardhit që në atë vis e urrenin shumë. Por në anën tjetër,

këtë veprim ata e bëjnë për ta provokuar sistemin në fuqi, i cili prore i

kishte shikuar me sy të keq.

Murgu është një personazh arqetip në këtë roman. Sipas legjendës

që e dinin riapsit në Ripën e Poshtme, kishte sjellë besimin e posaçëm.

Ripasit rrëfenin se ai para shumë shekujsh kishte arritur në katund si

i përndjekur dhe kërkohej me gjak e ne lak nga pushtuesi e kryezoti i

atyre viseve. Kështu pas shumë mundimeve të mëdha mbërrin aty dhe

duket se përkohësisht i shpëton dorës së egër të kryezotit. Nga natyra,

ishte njeri mjaft i ngrysur.

Ripasit filimisht s’deshën ta përqafojnë doktrinën e Murgut, por kur

dy vëllezër bujarë e ndalin atë të jetojë aty, derisa të ndërpritej ndjekja

e rreziku nga kryezoti të mos rrezikohej e dëmtohej para syve të

tyre. Andaj në verë, murgun e fshihnin nëpër mullarë kashtash, zgavra

lumi, kurse në dimër e fshihnin nëpër katoje ku ruheshin gështenjat,

qepët etj. Dikur Murgu i përndjekur zihet nga ushtarët e kryezotit dhe

e tërheqin rrugës rrëshqanë bri lumit dhe rojat e hedhin në ujë. Një i

liruar nga burgu i asaj kohe kishte dëshmuar se murgu i Ripës vdes pas

disa vitesh i torturuar me vargoj hekuri, i ngjitur për mure të lagështa

vdes në katojet e kështjellës së kryezotit.

PROZA E CAMAJT

263

Sipas legjendës, fara e besimit, e mbjellë nga Murgu, kishte elemente

fetare të Lindjes e të Perëndimit, që një ditë do të dalë në fushë, të

predikohej lirisht dhe besimtarët do të ndërtojnë tempuj në hapësirën

e dukshme dhe kjo do të ndodhte menjëherë, pas ditës kur njëri nga

kryetarët do të kapet e ndiqet, ashtu si i kishte ndodhur themeluesit

të parë rreth lumit ose të vdesë në burgun e thellë. Kështu, sipas kësaj

legjende, flijimi i dy shtyllave themeluese do të nxjerrë në dritë besimin

e tyre. Murgu qe shtylla e parë, kurse Drenashi, pas sa e sa vitesh

qe kryetari i dytë, dhe shtylla e dytë, detyrimisht do të duhej t’i vënte

themelet e besimit në një faltore të sektës që e quajnë çerdhe e fshehtë.

Megjithatë, me këto tri personazhe të paraqitura në romanin

“Rrathë” shkrimtari ka arritur të pasqyrojë në dromca jetën e klerikëve

të ndryshëm, që ushtrojnë predikimet nën shtytjet e dhunës, ndjekjet,

kërcënimet e vazhdueshme, një realitet absurd; feja s’lejohej të ushtrohej

shlirë, klerikët e besimtarët ndiqen, burgosen, injorohen. Problem

në vete është aparati shtetëror në fuqi që nxiste intriga të rrezikshme;

prishte varreza dhe trumbetonin se, ato i kanë prishur ithtarët e një

besimi tjetër! Pastaj, po ky sistem instrumentalizoi e detyroi njerëz të

varur nga ata ose të kompromituar në popull që të përdhosin vendet e

shenjta reilgjioze, duke poshtëruar vendet e tilla për ushtrimin e skenave

imorale!

Të gjitha këto kurthe e shantazhe i dinte Drenashi, por ai në fund

del pak më i zgjuar se sa duket në fillim të romanit. Andaj, për t’u kuptuar

më mirë se kush qe kryetari i besimit të fshehtë këtë më mirë e

thotë Baci: “Kryetari i soçëm asht shumë i njoftun dhe më vjen shumë

keq që nuk më shkojnë fjalët me të.”

Yrjet Berisha

264

Kreshnikët

Që të flasim për këta heronj, s’ka se si të mos bëjmë një shëti në

shkencën e historisë dhe të dokeve tona, pa lënë anash edhe botën fantastike

shkencore-magjike që na e merr mendja se s’është e kohës së re

ashtu si mendohet.

Tipologjinë e prozës fantastike shkencore ose science fictian / SF, si

e quan teoriku D. Savin, nga Universiteti i McGill, në ShBA, rrënjët e

SF, i sheh në legjendat gojore, por edhe në tekstet e Lukianit, Platonit,

Apuleut, Morus, Swiftit, Cyronoit, Verneit, Wellsit që sollën zhanrin e

sotëm të SF. 70

Ç’është e vërteta, kreshnikët janë heronj të mitologjisë së hershme

ilire-shqiptare, si të tillë i gjejmë në eposin e Shqipërisë së Veriut.

Në letërsinë tonë këta heronj i hasim edhe te epi kreshnik “Lahuta e

Malcis” e Gjergj Fishtës. Kështu, Oso Kuka është një nga atë heronj të

tipologjisë kreshnike. Pa harruar Mujin e Halilin nga cikli i këngëve

kreshnike shqiptare.

Rreth heroit fantastik-shekncor D. Savin shkruan: “ Në SF, është risi

ose locus-i i ri ose agensi (figura) me forcë të re e transferuar nga locus-

i i vjetër, ose përzierja e të dyjave së bashku. Bashkimi me forcën

aktive (të protagonistit) dhe pengesat me të cilat duhet të pushtohet

(locus-i) kështu edhe tregohet homogjiniteti i rrëfimit.”71

Parë nga tipologjia e ndarjes së heronjve sipas Aristotelit, këta heronj

i përkasin tragjedisë, që janë më të mirë se ne.72 Ndërkaq, vështruar

70 Grup autorësh: “Historia e letërsisë botërore” 2, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë 1985,

faqe 289.

71 Darko Savin: “Knjizhevna smotra”, (revistë për letërsi botërore), Viti i XIV, Zagreb

(Kroaci), 1982, faqe 3.

72 Aristoteli: “Poetika”, botoi ”Rilindja”, Prishtinë 1985.

PROZA E CAMAJT

265

sipas tipologjisë së heronjve Northrop Fraj i ndanë në pikëpamje diokronike,

personazhet e Martin Camajt, në bazë të aspektit të kohës,

vendin e kanë në tipin e dytë.

Proza e Martin Camajt ka disa personazhe që identifikohen me ata

heronj me tiparet e kreshnikëve a dragonjve, zanave a orëve, të lumeve

etj. Fillimisht në novelën e gjatë “Pishtarët e natës” janë të pranishme

disa personazhe të veçanta: Zanat, Orët por edhe Dragoi, si arqetipe të

mitologjisë së lashtë shqiptare. Karakteristikë kryesore e kësaj novele

është se ky tip i personazheve “lindin” falë fjalëve, psikologjisë dhe logjikës

tipike të thashethemeve, por edhe trillimeve të malësorëve, të atij

visi që dyshojnë në vetitë dhe cilësitë e Nikës e të nuses së tij. Ç’është e

vërteta, breznitë e hershme të fisit të Nikës që jeton në Fundinë, atë tokë e kishin pas

mallkuar e paragjykuar se ishte tokë rrabe, se s’jepte fryta, dhe mbi të gjitha ishte “dhe

i shituem rrëfeje dhe i zanun prej shpirtnësh të gjinisë femnore, nga Orë e Zana”.73

Këtë bagazh kompleksi e bartnin a e posedonin edhe bijtë e Nikës që pas punëve të

ndryshme pritonin të flinin aty, duke u arsyetuar në mënyra të ndryshme vetëm aty

të mos buajnë. Kështu që edhe këta, derisa e bënin atë rrugë nga Fundina në vërri, për

të parë më mirë, ndeznin një pishtar.

Nika pasi largohet nga shtëpia dhe arrin sukses në punët bujqësore

në Fundinë, do të nderohet nga nusja dhe mbetet zot i ernave, zot i bijve,

që papritmas mund të zbriste nga ai vend, në shtëpi të vet, në vërri,

si kokërr e rrëfesë. Dhe jo vetëm kaq, por ai ishte edhe frymë e shndërruar

në shtërngatë, zot i plangut etj. Lena këtë arsyetim e bën para

bijve të vet, për të vënë nderin e bashkëshortit në vend, që gojëkëqijtë

i helmonin, me lloj-lloj shpifje e intriga, veçse për t’i armiqësuar ata

me të atin e tyre që ishte bujk i vyeshëm. Trillimet për banimin e Nikës

73 M. Camaj: “Pishtarët e natës”, botoi ShB “Gj. Buzuku”, Prishtinë 1991, faqe 20.

Yrjet Berisha

266

në Fundinë ishin të llojllojshme. Rreth mënyrës së jetës së tij kishin

përhapur shumë fjalë, se në kohën e muzgut dikujt i bie në sy duke

bredhur disa hije burrash e grash të veshur ndryshe nga vendësit e atij

visi. Pastaj, po sipas këtij burimi të intrigave, gjoja te Nika shpesh vinte

një grua e veshur me mëndafsh që parë nga mënyra e të ecurit, këpucët

e saj i nxirrnin shkëndija zjarri në rrugë! Dhe për befasi, sipas tyre: e

tërë kjo ndodhi ndodhte në atë çast kur nusja e tij Lena ishte në shtëpi

duke i bërë punët e shtëpisë.

Dhe kështu fjalët e tilla morën hije legjendash; gjoja Niku ka rrëmbyer

atë grua të fshehtë dhe “(…) në të ai shuente rreshkun e tërbuem

që paska për femna të hueja.” Madje thuhej se ai fillimisht gruan e huaj

e mban në një shpellë dhe që mos t’i ikte, e kishte lidhur me hekura

qeni, por më vonë gruaja e huaj zbutet dhe e vizitonte kur dëshiron ai.

Po sipas këtyre fjalëve, ajo vinte te ai “ (…) si dhi e mësueme me krypë”.

Por, për t’i ikur realitetit konkret trilluesit pohojnë për “dukje femne”,

dhe për të mos dyshuar dhe për t’u bërë edhe më bindës rrëfimet e tyre,

shtojnë: “(…) ajo nuk ashtë grue me mish e gjak si këto tonat, por Zanë

mali!”74 Kështu Nika, sipas tyre, bie në dorë të ndonjë zane.

Mirëpo, me kaq, këto çështje delikate s’marrin fund. Pikërisht në

këtë rast edhe vihen në lëvizje personazhet me elemente fantastike, që

kanë jehonë groteske, pastaj duken ngapak naivë, por në anën tjetër

jepet një version edhe më i ndërlikuar se atij Zana ia ka nxjerrë palcën e

kurrizit në shpinë me një gjilpër të hollë dhe se gjoja atë palcë njerëzore

ia ka zëvendësuar me një lëng të ëmbël të një bime të bjeshkëve. Pas

kësaj rrëfejze me tone fantastike-magjike, ka edhe opinione të kundërta

me të, se s’duhet “(…) zhbirue shortet e Shtojzavallet në malet e tyne,

74 Vepra e cituar, faqe 20.

PROZA E CAMAJT

267

sepse kështu hynin në faj të tyne!”75 Besimi e nderimi më i madh për ta

ishte kur përmenden këto dhe bënin lutje: “(…) ruej gjuhë krye!”

Disa zëra të tjerë pohojnë se Nika i gjatë e i fuqishëm kishte punë

me Zana mali, sepse edhe ata të Lumet, sipas tyre, kërkonin burrë të

mirë, të pafjalë, të vetmuar, siç ishte ai në Gurrë. Dhe derisa këto probleme

rraheshin, në mjedise malësore mbizotëron besimi se ato (Zanat,

shën. ynë) janë në kurorën e bjeshkës dhe i shikojnë e i dëgjojnë dhe i

përshëndetin ironikisht “bafshi ditën e mirë!” Nika logjikshëm pohon

se ato kishin pushtet mbi çdo gjë dhe ai vetëm të mira ishte i gatshëm

t’iu bënte. Banorëve të asaj ane (Vila) nga kohët e lashta u kishin rrëfyer

të parët se qenësitë fuqiplota në Gurra ishin Zana e Orë, që për

të mrizuar shlirshëm kërkonin treva të vetmuara si Gurra. Vendësit

besonin se përballë tyre qëndronin shpirtëra bamirës, të hidhur; nëse

dikush provonte të hynte në pronat e tyre, ato pengonin çdokënd, deri

në shekullin e kaluar për të ndërtuar shtëpi në Fundinë.

Miti mbi Nikën, kreshnik zanash, kishte arritur deri te zejtarët

shkodranë që flisnin pa e parë, ashtu si kishin dëgjuar; e shpallin burrë

gjigant, i veshur me rroba lëkurash e sukuj zhgunash, që gjoja kur fliste

kishte zë që e mbushte me shungullimë edhe bjeshkën, se ai paska punë

edhe me Orë e Zana! Prandaj për këtë çështje zejtarët shkodranë gjakonin

të njihen me Nikën kreshnik, që kurrë s’kish pas zbritur në rrugët

e gurta të Shkodrës.

Kur Nika vdes papritmas dhe në një moshë afërsisht të re, njerëzit

pohojnë se: “atij zani s’i tretet kurrë!” Vdekja e heroit zgjoi kërshërinë

e shumë banorëve të njohur e të panjohur të asaj treve që atëbotë ishin

kureshtarë për ta parë. Në drekën e përmortshme, shkojnë të thirrur e

75 Vepra e cituar, faqe 21.

Yrjet Berisha

268

të pathirrur, shumë të panjohur i ngushëllojnë bijtë e vëllezërit e Nikës,

duke u paraqitur sipas dokeve të lashta malësore; së pari emrin, pastaj

prejardhjen fisnore. Varrimi i tij qe organizuar në formë mbertërore.

Nga bisedat e asaj morte, malësorët thonë se “(…) malet tona kanë

humb nji burrë që nuk e lind lokja malësore.” Aty ka gjëmë e vaj, sipas

dokeve të vjetra. Në sosjen e tij, u therën shterpa e ndonjë dem. S’munguan

pa ardhur edhe shumë gjëmtarë e vajtore.

Një blanë që e kishte pasur në parzmin e trupit të Nikës (që rastësisht

e shohin vrojtuesit) interpretohet se ajo i qe krijuar si ndëshkim

nga Roja e bjeshkës. Banorët e atij visi mendonin se fryma e egërsirave

që ai i kishte gjuajtur paguhet herëdo-kurdo! Por ekzistonte edhe një

bindje se gjoja Rojet e bjeshkës mjaft e kishin duruar atë dhe meqë i qe

mbushur kupa e vrasjeve të shumë dhive të egra e shqerr (pa përjashtuar

orë e zana të mashturara) dhe mbasi Nika nuk e kishte rrudhur

dorën, në fund e paska paguar me kokë! Disa flasin, se vdes nga gjaku i

prishur a nga ndonjë frymor i egër! Thjesht, figura e Nikës kishte marrë

tiparet e një kreshniku që nga koha kur filloi të jetojë i vetmuar dhe falë

vullnetit e punës së vazhdueshme edhe krijoi mrekulli në bujqësi me

duart e veta, andaj edhe emri i tij në atë trevë e në Shkodër lakohej në

shumë raste. Bazuar në modusin e tipologjisë së ndarjes së heronjve që më parë

e ka bërë teoriku i letërsisë N. Fraj, ky personazh i Martin Camajt hyn në grupin e

dytë të heronjve kur, mes tjerash, rreth këtij modusi ai shkruan: “Nëse është superior

(heroi shën., i ynë) sipas nivelit të njerëzve të tjerë edhe në ambientin e vet, heroi

është hero tipik i romances; veprimet e të cilit janë të mrekullueshme, por që identifikohet

si qenie njerëzore.”76

76 Northrop Fraj: “Anatomia e kritikës”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë 1990, faqe 52.

PROZA E CAMAJT

269

Ndërkaq, në romanin “Rrathë” është një personazh që ka tiparet e

kreshnikut të pathyeshëm, ky është Cubi ose Ilegali etj. Ky është ai që

do t’i lërë pa gjumë pushtetarët e rrathëve të sistemit çmendurak. Në

atë vis jetonte si një njeri i panjohur i ardhur nga mërgimi që banorët e

asaj ane qëllimisht nuk ia përmendin emrin, për ta ruajtur nga rreziku

i pushtetit të fushës i zotëruar nga Bardhi e klika e tij vrastare! Tërë ajo

trevë, për Cubin flisnin me nder, gëzim, krenari e hare. E qenmja e tij

në mal, atyre u krijonte siguri, shpresë, se një ditë do t’iu ndimojë për ta

hequr qafe sistemin e fushës. Në çastet kur banorët e atij visi flisnin për

të, fjalët u rridhnin qetë - qetë. Për ardhjen e tij flitej me ngazëllim dhe

pohohej se: doli si nga toka! Hollësi të tjera për atë nuk jepte askush,

por gjithkush e dintte se flinte jashtë, ushqehej me gjësende që i binin

në dorë, natën e kalonte në tbana të barinjve të zbritur në vërri. Nëpër

ara të Ripës natën dëgjohej se thyente karabusha misri, për dimër. Nuk

bredhtte nëpër male, sepse njerëzit e sistemit do t’i binin në gjurmë dhe

do ta gjente më e keqja. Kishte zëra që pohonin, se; “(…)ai o ish trim

me bre hekur ose fare i cokatun!”

Provokatorët e sistemit vështirë e kishin t’ia mësonin emrin të arratisurit,

meqë ripasit heshtnin dhe ishin të devotshëm “ndaj avullisë

së mistershme në të cilin mbulohej vetja e vetmueme atje nalt në bjeshkë”.

Pikërisht pë këtë arsye Bardhi i trembet reagimit të ripasve, në sytë

e ripasve qe shndërruar besimtar për trimëri e vetëmohim e për liri

vetjake, madje ishte në pozitë për t’u bërë mit, vetëm pse ishte ngritur

kundër atyre që sundonin fushën.

Emri i trimit të maleve s’përmendej edhe pse vendësit e kishin në

krye një emër e një cilësor që ia shënonte vetitë mbinjerëzore të Hijes.

Dashamirët e tij lidhin besën dhe bindën se “diçka lot ndër male!”. Me

Yrjet Berisha

270

shfaqjen e tij, malet e brinjat fitojnë gjallërinë e kohës së dikurshme, banuar

nga kreshnikët që natën ndiznin zjarre në gryka e shpella. Kështu,

sa herë që banorët e vështronin tymin e zjarreve, nën dritën e hënës,

ndjeheshin krenarë, me zot, me përkrahje, me krahë, me shpresë. Kështu

ndjeheshin edhe kur ngjitej edhe ndonjë fjollë mjegulle e vetmuar në

qiell dhe banorët e katundeve betoheshin “për atë mjegull!” që mendonin

se ishte tymi i zjarreve të ndezura nga luftëtarët e lirisë.

Cubi arrin autoritet në popullatë, si luftëtar kreshnik, që në malet e

Ripës mbiu si nga dheu, fill pas zhdukjes së atyre të fundit para njëzet

vitesh. Mu për këtë Përgjegjësi angazhon njerëz që të zbulojnë e shkoqisinin

ndikimin propagandistik të lidhur me besimin e kthimit të tij,

të nuhasin qëndrimin e njerëzve në kategori të ndryshme, ndaj atij

fenomeni shqetësues, për sistemin në fuqi. Detyra e tyre ishte të mos

kundërshtonin haptas në biseda me ripasit, por të vënin ndërlidhjen

morale mes masës e kryengritësit.

Kushi ishte Cubi? Ai pat ngjeshur një armë mazere të gjatë, një

revole etj. Herë pas here në mal ushqim i çonte fshehtas Sosja që e lajmëronte

duke vajtuar e ofshamur, për të mos u kuptuar nga të tjerët.

Cubi ishte njeri i vetëm në bjeshkë, ishte “zot mbi bjeshkë; shpella, kroje

e përroje!” Pas këtyre pohimeve, Sosja dyshon në fjalët e tij, andaj edhe

e porosit: “Vëja menden e të mos qaj mbi ty si mbi këtë strajcë të zezë!”.

Këto fjalë të saja ndikojnë që Cubi të ulte pushkën e ta heqte rrethin

e fishekëve dhe provon ta dhunojë, por Sosja kundërshton e qanë e

paralajmëron, se në atë anë mund të shfaqen pampritmas njerëz. Ajo

s’shtrohet për tokë, në dritën e diellit dhe mbi dheun e shenjtë, ku ishin

themelet e një tempulli gjysmë të rrënuar. Pas këtij arsyetimi, ai ndërron

vend, pa e vërejtur fare, se a i shkonte mbrapa, ajo i thotë: “(…)

PROZA E CAMAJT

271

tu e mira, një grue në ma të mirën kohë të jetës duhet të flejë me burrë,

përndryshe ajo gjykohet para syve të botës si ‘lule mos prek’, apo çka asht

ma zi e ‘sëmunë në trup e në mend’ ”. Ndërsa, vasha fatzezë në kulmin

e zemërimit, të dëshpërimit, të urrejtjes do të pohojë shkoqur: “Nuk të

shtrohem përdhe!”, por edhe “Rrehesh!”

Pikërisht në këtë çast kritik edhe e sheh të udhës të ndërhyejë Agoni

dhe pas këtij rreziku të bëftë e të tragjik-komik, falë gjakftohtësisë, çdo

gjë merr fund. Zëri i Agonit qe një grusht i fuqishëm për Cubin, por

kur e vënë në thumb të tytës, e kupton qartë, se kishte rënë në rrezik pa

patur armë në dorë. Mirëpo, falë gjakftohtësisë e besës së dhënë ai largohet

në mal. Agoni kot mundohet të mësojë se si quhej e çfarë kërkonte

Cubi që kishte dalë në mal? Cubin e vrasin në karma, në kohën kur

ripasit prisnin ardhjen e traktorëve. Lajmi i vrasjes së tij e shqetëson

çdokënd. Kur mëson për vrasjen e tij Agoni zemërohet dhe betohet se

do ta zbulojë, se kush e kishte vrarë atë pabesisht. Këtë strategji e kurth

e zbaton me plot lajka Përgjegjësi me shërbëtorët e tij kriminelë. Ata

e mbysin Cubin, për të cilin ripasit ishin në gjendje të rrezikojnë edhe

kokën e tyre, por jo edhe ta tradhtojnë.

Ilegali është ai që kur takohet me Agonin flet në frymë të figurshme

se: Cubit arma i bie në dorë, ashtu si gjen ujku mish për të shqyer. Ai

kishte filozofinë e vet; se ujku s’rrihet, por ai lyp plumb në krye, në të

kundërtën duhet lënë të shkojë në rrugën e vet. Agoni e kishte provuar

ndjenjën e rrezikut kur Cubi e shpëton nga ujqit, afër shtëpisë së gurit.

Këtë takim rasti të Agonit me Cubin, diskursi e shtron para fundit të

romanit, atëherë, kur bëhet publike vrasja e Cubit “dhe shuemja e farës

së tij”, që e zbatuan njësitet e vdekjes së asaj kohe të errët e tragjike,

për banorët e asaj ane. Kështu një heroi kreshnik zhduket në rrethana

Yrjet Berisha

272

të pasqaruara. Është ky në përfudim tragjik, kur kreshniku i maleve

zhduket nga syri i njeriut, por jo edhe nga mendja e legjendat për të.

Pikërisht për këtë edhe te ripasit sforcohet fuqia mitike e tij, se vetëm

në atë mënyrë jetojnë e përfundojnë kreshnikët e bijtë e malëve.

Rapsodi, ashtu sikundër edhe Marash Uci, i Gj. Fishtës që kishte

“muzën” e tij frymëzuese, edhe Rapsodi a Shalagani është një personazh

që ka orët e zanat e veta frymëzuese. Ai ka pamjen e njeriut syxixë,

që çdo gjë e shikon me syrin e vet dhe e peshonte e vlerësonte me

urti. Baci nga ai kishte mbledhur e shkruar shumë këngë. Ata kishin

miqësi të hershme e të shpeshtë. Rapsodi a Shalagani ishte njeri i mirë,

i njerëzishëm, i vetëdijshëm se fjala peshon më tepër se guri. Ai është

mjeshtër i vërtetë i shprehjeve të bukura e me kuptim. Kur Rapsodi

krahasohet me banorët e atij visi, me trup ishte më i shkurtër, shëndetlig,

por kishte peshë normale, dinte të tallej dhe s’kuptohej se kur fliste

me shpoti për regjimin në fuqi. Ai ishte një rapsod i vërtetë. Pasion të

pashuar kishte zbulimet teknike, sidomos për gjësende të vogla: çakmakë,

bateri, transistorë etj. Në shtëpi ishte mikpritës, i njerëzishëm,

kryente ceremonitë sipas dokeve të lashta, i priste e përcillte miqtë.

Shtëpinë e kishte ndërtuar në formë kulle me gurë të latuar. Ai në

kështjellë organizon kremtimin e zbritjes së grigjeve nga bjeshka me

një darkë solemne e me atmosferë të përshtatshme për të dëgjuar këngë

trimash e këngë dashurie. Kjo qe metodë e natyrshme e mbledhjeve të

rapsodive që bënte. Kishte raste kur këngët që i këndonte pasdarke me

ushqime të mira, në mëngjes s’dinte t’i përsëriste. Mendimet e thella

atij i binin ndërmend në kohën e territ. Por në mëngjes i zbehen dhe

i humbte në avull, si vesa para diellit. Andaj vetëm natën Baci nxirrte

nga nënvetëdija e tij visaret e popullit.

PROZA E CAMAJT

273

Ai kishte një vajzë, Sosen që Ripa e pat shpallur të çmendur a të

ndërruar Orësh. Asaj i tregonte prore përralla, trillime, ëndrra. Kur

gruaja e tij qe shtatzënë me të bijën, ai shkon për të korrur fier në një

bregore mali, meqë nuk i kishte lindur djalë, ata nuk ngrisin zë fare.

Vajzën e pagëzuan me emrin Sose. Kurse gruan e quajnë Ara e Keqe

që mos të lindte gjatë jetës vajzë. Rapsodit nuk i pëlqente që të shtohej

malësia me bijat e tij. Akuzon visin se s’kishin bërë asgjë për të. Andaj

përse t’iu japë vasha atyre që të shtohen si gjethe mali. Ai kishte dëshirë

që t’i shtohej familja e tij në vijën e gjakut e jo në vijën e tamblit.

Raposdi betohej se në gjendje mes ëndrrës e zgjëndrrës kishte parë

me sytë e vet se si Ora ia merr nga djepi të bijën dhe ia ndërron haptas

me një vajzë tjetër. Kurse Sosja s’ishte e bija e tij. Vashën e vërtetë ia

merr Ora dhe pas kësaj kohe Rapsodi s’sheh ëndrra. Ai jetonte me ndjenjën

e fajit se bëri gabim me gruan para vdekjes. Nëna e nëmë, meqë

nuk shkon ta shohë gruan në grahmet e vdekjes. Por mëkati tjetër ishte

se në rini kishte qenë gjahtar i dhive të egra që ishin nën mbrojtjen e

Zanave e Orëve. Rapsodi, si njeri jo i rëndomtë shpik qenësitë e mbinatyrshme,

ngase për të ishte e domosdoshme të gjente drejtpeshimin

shpirtëror. Ai s’ishte mistik, por mendimtar që i shpjegon dukuritë

duke u mbështetur në njohuri dhe lëndë që përodrën në botën e tij,

ishte njeri fetar, me shpirt poeti. Psikologjinë e mendësinë e secilit e

njihte më mirë se Fokloristi, që kishte jetuar rreth pesëdhejtë vite me

të. Rapsodi cilësohej trim i vetmuar i këngëve popullore që në fund

kërkon të bëjë gara për fitore a humbje!

Ai i kishte veshët e hollë, dëgjonte çdo fjalë njeriu, të thënë edhe

nga larg. Baci si askush tjetër më mirë e njihte atë, andaj edhe pohon

se, Rapsodi di t’ua lexojë fjalët edhe mendimet e të tjerëve që përçoYrjet

Berisha

274

hen nga njëri njeri në tjetrin! Sipas Bacit, ai kishte aftësi të posaçme që

natyra ua falte pak njerëzve. Baci mbron tezën e lashtë të ekzistëncës

së kreshnikut, por edhe atë të telepatisë bashkëkohore, ku si shembull

paraqet Rapsodin që përflitej se kishte marrëdhënie me Orë e Zana,

ngaqë vetëm artistët e sidomos poetët mbaheshin njerëz të veçantë!

Rapsodi në çaste të ndryshme është ironik, alegorik, por edhe cinik,

është i mençur dhe i nxiste të tjerët që në garë këngësh mos ta përmbanin

a përkahnin atë, por këngëtarin e ri, nëse duan t’iu shkojë puna

mbarë! Në këtë klimë sprove, ai ia thotë këngës kreshnike dhe lahutës

nis t’i bjerë me lartësinë e zërit të vet. Kënga e tij rrjedh si e frymëzuar

nga zanat, edhe për nga trajta edhe përmbajtja, historia e të cilave ishte

shumë e hershme, mbase para Homerit. Këngët i këndonte ballëlartë e

me gjuhën e kreshnikëve të vjetër. Gara e dy këngëtarëve qe dukuri e

rrallë që kacafytej kënga e re me të vjetrën. Të kënduarit e tillë bëhej

për t’u dëfryer, por edhe për të mësuar diçka më tepër. Dikur, kur të

rinjtë ngriten e vallëzojnë pa mbajtur ritmin e valleve të atyre viseve,

Rapsodi egërsohet, meqë sipas traditës vallëzimet e tilla bëhen vetëm

në dasmë, ku nusja udhëheq e para! Ndërkaq valltarët, sipas vallëzimit

të valleve, s’duhej t’i ngrisnin këmbët e tyre nga toka më lart se dy

pëllëmbë. Por qëllimisht vallëzonin nxitimthi pa u ndezur vallja e pa u

ngrohur gjaku, zgjasin këmbët deri në krah. Rapsodi dëshironte t’i ruante

ritet, në shenjë zemërimi pohon: “Dasma dasmë dhe morti mort!”.

Rapsodi kishte aftësi kreshnikësh, dinte të lexojë të ardhmen e njeriut

në shporin e qenxhave të vegjël. Në një shpatullë qengji sheh një

dangë, duke ardhur me unën e zjarrit në dorë për të djegur e pjekur

botën! Ai sipas Rapsodit dëshironte të shkretërojë gjithçka që i del përpara,

t’i hakmirret gjithkujt dhe duket se ka një arsye për veprim. Dhe

PROZA E CAMAJT

275

po doli fitues mbi armiq, do t’i këndonin këngë popullore, por edhe do

të shkruhen monografi ose romane. Në fakt kjo është paralajmërimi

i ardhjes ose ishte prania a përpëlitja e Cubit në malet e Ripës, që

malësorët thurin fjalë me rrotlla për të. Rapsodi fliste në formë të tërthortë

dhe s’ua vinte veshin fusharakëve që flisnin për gjëra të parëndësishme.

Rapsodi ditën zhdukej në mal dhe kur kthehej sillte thupra në krah.

Folklori e rapsoditë e asaj krahine të lashtë arbërore jetonin në shpirtin

e Rapsodit dhe të Folkloristit. Ata dy pohonin se këngët kreshnike

qenë në zhdukje e sipër. Këtë gjini këngësh ata e donin aq shumë,

sa që pranojnë të varrosen bashkë me to, pas kështjellës, në ndonjë

shpellë me kreshikët e pavdekshëm qe ishin në gjendje me një dorë t’i

rrokullisnin shkëmbinjtë, si të mos ishin asgjësend. E shkulnin lisin me

rrënjë. Po sipas rapsodive të tij një kreshnik i vetëm ishte në gjendje

të ndalte sulmin e një ushtrie. Heroizëm ishte të jeshe trim i vetëm.

Kreshniku i hershëm, sa herë zbriste me kalë në fushë, dukej si të ulej

orteku me mal e lisa në turr. Hija e tij dukej madhështore. Prania e

kreshikëve në mal ua shtonte shpresat banorëve, ua lumturonte jetën.

Rapsodi kundërshton të bijën që shkel doket e malësisë kur ajo

s’përdorte furkën për punët e veta, por gjoja dilte në mal për të vrarë

gjah të egër me armë zjarri. Po me këtë formë Rapsodi, si i ungji i së

ëmës së Zogës, e këshillon vashën, që mbetet e vetmuar në trollin e të

atit, zemërthyer i kujton asaj se me të, përfundon gjaku i burrave të

fortë, të urtë, grindavecë, trima, zemërkëqij, punëtorë, gjakpirës për

njerëz të varfër! Në këtë rast Shalagani porosit mbesën se më mirë ishte

të martohej, sesa të prishte gjakun nga ndalimi i fortë! Prosia e tij ishte

me rrotlla. Zoga atë e dëgjon me vëmendje dhe e injoron në heshtje

Yrjet Berisha

276

duke e mohuar origjinën e plakut smirzi nga Qyteti i humbur: “(…)

s’di gja tjetër pos të këndojë mbi trimnitë e dashunitë e botës.” Rapsodi

ishte mëkuar, rritur e edukuar në formë epike, jeton e këndon, sillej

si kreshnikët e këngëve që me aq pasion ai i këndonte dhe i njihtte si

askush më mirë në ato anë. Andaj jo rastësisht Baci edhe nuk mbledh

këngë kreshnike nga ai. Folkloristi atë e çmonte shumë edhe nga fakti

se ai bënte jetë askete mu si heronjtë e tij.

Dragonjtë

Dragonjtë sipas mitologjisë ilire shqiptare, lindin me pendla (fletë)

në krahë. Pendlat e tyre, veç nënës, s’guxon t’ua shohë asnjë njeri. Po

sipas kësaj mitologjisë sonë ata janë luftëtarë të fuqishëm dhe të pathyeshëm.

Karakteristikë e tyre ishe që sa herë bie shi dhe vetëtin,

drangoi bie në tokë dhe fuqia e tij magjike lufton kundër vetëtimës që

është zjarri i dhëmbëve të kuçedrës. Me këto qenie mitike letërsia jonë

popullore është mjaft e pasur, mjaft e studiuar. Studiuesit e ndryshëm

kanë shpjegime të ndryshme. Më këtë problem janë marrë edhe disa

studiues tanë. 77

Para se të hyjnë në letërsinë tonë artistike dragonjtë i hasim rëndom

në folklorin tonë, sidomos në këngët epike. Ndërkaq në letërsi tonë

këta shfaqen në mënyurë bindëse sidomos në epin “Lahutën…” e Gj.

Fishtës etj. Tash së voni këta arqetipe a qenie mitike i hasim edhe në

77 Dr. Eqrem Çabej: “Studime gjuhësore“, Vepra e V., botoi “Rilindja”, Prishtinë 1975.,

faqe 318, shkruan: “Drangua, (Drangue), figurë e bestytnisë dhe e përallës shqiptare.

Emri i tij rrjedh prej lat. Draconem “kulshedër”, porse shënon të kundërtën dmth,

luftëtarin kundër kulshedrës, që në Shqipëri quhet kulshedër, kuqedër dhe parafytyrohet

si një hidër, një përbindsh shtatëkrerësh. Dragonjtë lindin nga njerëz të rëndomtë,

por me fletë, dhe u janë të njohur vetëm nënave të tyre, duhet të jenë të papashëm

për njerëz të tjerë, sepse drangoi vdes patjetër, në qoftë se e sheh tjetërkush. Natyrisht

fshehtësia del jo rrallë në shesh.”

PROZA E CAMAJT

277

veprat e Martin Camajt, të krijuara në prozë, por edhe në poezi. Dragonjtë

i gjejmë edhe në disa romane që shfaqen në trajta të ndryshme;

kanë aftësi magjike që të paarritshmen e bëjnë të arritshme.

Kështu, në romanin “Rrathë”, Delmari është njëri nga heronjtë që

ka tipare dragoi. Ai është bari që ka dhuntinë e të kënduarit të këngës

kreshnike, ka zë “larg-ushtues”, por të njerëzishëm, qe një bërbjek djalë,

kur këndon zërin e ngre si në formë kushtrimi. Meloditë fillimisht i

këndon thjesht dy-tri- notashe që i ngjanin cicërrimës së zogut. Këndon

dy-tri fjalë e mandej pushon dhe e dëgjon për të shijuar jehonën e

tyre. Ai gjykon me pjekuri. Bisedon pastër sikur të qe i arsimuar. Vishej

si bari, për nga mosha dukej si të ishte rreth moshës njëzetvjeçare. Ballin

e kishte të rrudhur nga një djegie e vjetër. Dukej i formuar.

Delmari në sytë e Bacit është njeri i jashtëzakonshëm, ngaqë s’përfillte

realitetin e ripasve; kur banorët presnin traktorët ai shikonte

punët e veta, por edhe ato të Cubit. Ai di të heshten me mjeshtëri.

Vetëm njerëzit e fuqishëm e të formuar si Delmari, mund të kundërshtojnë

çdokë që në pamje të parë i ngjanin atij, kurse në parzmë të tij

fshihej diç si trill, për art me prirje gjeniu. Kurse për të mos i rënë në

sy cilësitë e tij, para botës, qëllimisht shtirej si njeri i rëndomtë. Por më

vonë duke parë “ligshtinë, shkretninën e dheut” ai tmerrohej e trishtohej

për gjendjen e mjerueshme të njerëzve. Shikonte pa iu trembur

syri çdo fytyrë e çdo send, vëren me vëmendje i thadron në trurin e

vet, për të mos i harruar derisa të jetë jeta. Ai ka më tepër uri për dije,

sesa për ushqime. Kishte të folurit shpotitës që shprehej më parë se

çdokush. Në kuvende burrash të malësisë mbante qëndrim mosinteresues.

Ishte i vendosur dhe kurrë nuk e humbte durimin. Edhe kur ishte

i uritur, ai hante duke grimcuar bukën e gjellërat, dhe s’harronte kokën

Yrjet Berisha

278

në synimet e tij madhore e intime që e preokupojnë, atë berbjek djalë

që kishte tiparet e dragoit. Ai është pajambajtës i Cubit, ashtu sikundër

është edhe Baci, që atë e kishte njohur herët. Delmarin e shqetëson

fakti se: “(…) burrin e botës në vendin e vet e ka harrue vdekja!.. Ashtu

asht! Me urti po flet! – pohoi Folkloristi tue dyshue se nën dukjen e Delmarit

mund fshihej edhe Mordja. – Njeriu në vendin e vet, ndoshta, nuk

vdes kurrë!” Baci donte ta zbuste Delmarin apo shpirtin e tij: bakeq. Ai

s’dinte të dëgjonte për mëshirë. Ai jetonte nga shqetësimet e ripasve.

S’çan kokën për festë traktorësh. Dikur kur mendon më thellë rreth

sjelljeve të tij, Folkloristi pohon: “Asht drangue, tha me vete tue i ra ballit

shuplakë! Ka lindë me këmishë e me dy pupula nënsjetull. Drangue!

Si më paskan ra trutë në qafë ashtu e të mos më kujtohet se ky qenka

drangue”!

Vetëm kur i kujtohet ky fakt, Baci bëhet dashamirës me të, sepse

si dragua që ishte, ai nuk bënte kurrfarë të liga. Madje atij i bie ndërmend

se ai mbase vjen për ta parë Folkloristin që mblidhte lëndë të

çmueshme për dragonj e kuçedra. Baci e sheh si njeri të posaçëm. Fyelli

i tij i drurit mbas krahut ishte shenjë e dragoit. Pastaj ai kishte kokrrën

e rrufesë, me të cilën e çante shkëmbin dhe e shkretonte një botë nëse e

kërkonte puna. Dragoi i lindur si i tillë, duhej të bartte mjetet e dragoit

e jo vegla muzikore. Delmari kur sheh Sosen e dhunuar merr pamjen

e flakës, në duar lëviz diçka të padukshme për sytë e njerëzve të rëndomtë.

Arma e tij si e dragoit në dorë, s’shihej kur lufton. Kur Delmari

duhej luftuar merrte qëndrime krenarie, me shpatën e përgjakur në

dorë: ndërronte vend mbi rrasa guri; dukej i veshur me petka të bardha

të engjëllit që shëmbëllenin si nëpër legjenda pafajësie ose dënimi.

Por kishte çaste kur Delmari shndërrohej në dritën e diellit, në kohë të

PROZA E CAMAJT

279

ndryshme të ditës. Ndërkaq, të ecurit e vet e bënte i veshur me rroba të

bardha, nën shkëlqimin e dritës, mbi ujëra e livadhe pa i prekur këmba

mbi gjësende. Ai është i gatshëm të ndihmojë e të shikojë drejtësinë me

masë. Delmari është i zgjuar, i mprehtë në bisedë dhe i mirëpritur në

mjedisin e vet.

Kali i pashoq në romanin realfantstik “Karpa” është një dragua i

fshehtë, i cili në shikim e takim të parë duket si qenie mitike. Për këtë

dallesë të tij, për qenësinë e tij, së pari dyshoi dhe e hetoi Voni, kur

takohet me të, mbas qafës së malit që ishte në shoqëri me Borën. Ai

ishte një kalë, një frymor bartës njerëzish, krye vogël picigjatë, këmbët

e përparme i kishte të holla si të një dhie; këmbët e prapme si të

një qeni gjuetar të racës së zgjedhur. Qymja e kalit i shndëriste sipas

dritës. Nëse ishte vezullues, kur zbehej dielli në perëndim, kalonte në

ngjyrë ari, ndonjherë gështenj kur pushonte ose ecte nën hije. Sytë e

tij shpërthenin zgjuarësi dhe jepnin sinjale shprehëse ndjesish të syve

njerëzor. Bora nuk i rri afër kalit dhe skajohej afër Vonit, sepse duke

qëndruar ashtu ndjehet si të ishte mes dy zjarresh. Me Vonin flet me zë

të ulët, të mos e dëgjoi kali!

Kali kishte veshë të lehtë, dëgjonte e nuk dëgjonte. Shikonte në anën

e kundërt e në largësi, mbase për të mos i përfillur Vonin e Borën që

pas qafës së malit, ajo quhej Judita. Mirëpo, ajo do të mbetej e tillë,

sikur takoheshin sërish në agime, por jo në prani të kalit inteligjent që

dukej se po të hapte gojën do të kishte folur. Në këtë çast fytyra e Borës

kishte mbresa e ndjenja irinimi të përziera me dhimbje të thellë, mbase

pas kësaj shfaqeshin shenjat e dashurisë së kryer. Kurse kali dukej kryelartë

e qafëhollë, ngadhënjyes dhe shquhej për kreni. Kjo gjendje e

tillë qe e paduruar, për Vonin.

Yrjet Berisha

280

Voni kur sheh kalin e pashoq dhe Borën, i zgjohet ndjenja kundërshtuese,

andaj edhe tallet për gjendjen e tyre absurde, që në jetën e tyre

u përzihet dikush. Judita acarohet për këtë vërejtje. Ndërkaq, edhe kali

kishte reagimet e veta origjinale; i kërcente shtati nga ngazëllimi ashtu

sikundër edhe Juditës. “Shtazë e ndieshme!”, e tall Voni që ta kuptojë

kali. Pas këtij momenti provokues, Bora shikon me krenari gjogun e

pashoq dhe me shpejtësi rrufeje i kërcen në shpinë dhe asaj i bie një

hije madhështore që dukej sikur të mos ishte Bora e dikurshme. E ngritur

lart asaj i dridhej kurmi i saj, si i kalit të shqetësuar që ngritej në

vrap dhe këmbët e tij i nxjerrnin shkëndija nëpër gurë zjarri të qafës

së malit. Nëpër hundë shfrynte frymë shtrëngate; me hidhërim e duke

u larguar me thundra të përgjakur, por edhe duke shikuar hijen e vet

nëpër rrasa në anën e sipërme të rrugës. Voni e ndjen se zemra e kalit

në hijen e vet shihte shembrin, një njeri të huaj që sipas tij, kishte qëllime

rrëmbyese të ardhur nga fundi i botës. Edhe ndaj kalorses kishte

shqetësim që i manifestonte duke hedhur shqelma pas thumbimit të

mizave në vende të ndieshme; si në legjenda popullore, shqelmonte

vetëm në pjesën e trupit të ndjeshëm. Kali mendonte se hija e vrarë

e shtruar për dhé e ndiqte atë si mallkim, andaj shpëtonte hapin me

Juditën për krah, derisa hija i bie në perspektivë dhe zvogëlohej si një

brez i zi për toke.

Në këtë çast paraqitet një garë rivaliteti për shembrit që pretendonin

të rrëmbenin zemrën e Borës. Dhe kështu, në këto faqe romani

ka ironi, sa edhe fantazi për të nxjerrë në shesh shpirtin e ndjenjat e

trazuara të frymorit të jashtëzakonshëm në njërën anë, por edhe të

Vonit që e ndjen se ai s’ishte kalë i rëndomtë, por ishte kundërshtar

i tij në emocione, në dashuri që se paku kështu kuptohej, kur hetohej

PROZA E CAMAJT

281

disponimi i tij në trekëndëshin Juditë-kalë-Von. Kali i pashoq në Katund

s’kthehet me Juditën. Ajo shqetësohet. Ishte e pikëlluar dhe me sy

të enjtur nga vaji për të. Ka edhe rroba të shkyeme. Bërtet me histeri

dhe rrëfen me tension se si i qe rrëzuar kali i pashoq nga shkëmbi dhe

kisthe thyer qafën; kali që mbahej krenaria e fisit.

Kjo tragjedi shqetësoi burra e gra në Katund, që në bisedën e atyre

ditëve e kualifikojnë “Humbja e shekullit”. Këtë shqetësim ka Katallani

edhe Ajka. Edhe Voni vajton (me ironi) pa u shprehur ngushëllime të

rëndomta as protokollare askujt. Veprimi i tillë i acaron edhe më tepër

ata. Ai shtirej se i dhimbej kali, pa ia ditur vlerën as domethënien e

bukurisë, as mirësinë e syve të tij. Me arrogancën që ka ndaj tij humb

konsideratën e Juditës. Ai nuk e vajton kalin kryelartë, antipatik, por

qan popullatën që më vonë e kuptojnë se ai tallej. Për rastin tragjik

të kalit, Këshilli i Katundit shpall tri ditë zi. Amviset e viseve malore,

vishen me rrobe të zeza. Por edhe ato, gjatë kësaj “zie” më tepër shtiren.

Legjenda e kalit të pashoq qarkullonte në tërë katundin, për të lehtësuar

atmosferën e trishtueshme. Judita tregon vendin e sakët se ku

ishte rrëzuar kali. Barinjtë e kërkojnë atë nëpër humnera të maleve e

bjeshkës, por nuk ia zbulojnë gjurmët se ku e kishte thyer qafën kali i

pashoq. Pas humbjes së kalit, Judita heq rrobet e vajznisë dhe vishet në

të zi, dhe kështu merr pamjen e një të veje. Veprimi i saj në ndërrimin

rrobave qe dëshmi e mjaftueshme për Vonin, që të dyshojë se kali

s’ishte i tillë, por diç më tepër; drangua!

Pas gjurmimeve të shumta që bënë shmirjakët, rreth eshtrave të frymorit

të posaçëm, ata nuk zbulojnë asgjë. Më në fund rasti u mbyll, me

shpjegimin se mishi i kalit qe stërpikur nëpër shkëmbinj ose e kishin

hëngër korbat e malit. Rreth kësaj tragjedie u trilluan shumë rrethana e

Yrjet Berisha

282

shkaqe dhe u bënë analiza mbi psikikën e vajzës së priviligjuar e të llastuar

nga të gjithë, por edhe nga kali që e kishte bartur flutur në shpinë

nëpër shkëmbinj, ku edhe rrezikon veten për të dëshmuar se Juditës, i

shërbente me përkushtim të jashtëzakonshëm. Por në këtë rast duhet

pohuar se ajo i kishte shtuar kërkesat e saja çdo ditë e më shumë, derisa

frymori i jashtëzakonshëm flijohet.

Ishte vështirë të çëmtohej psikologjia e dy të dashuruarve që ndryshonin

nga natyra, gjë që ky fakt shpiente në shkatërrimin e ndonjërit

prej tyre. Dhe, natyrisht, frymori i jashtëzakonshëm si personazh

metafizik që ishte edhe zhduket së pari nga skena, por në shpiritn e

Juditës mbetet një vrragë e pashlyeshme për të. Ç’ironi therëse vjehrra,

para Vonit, ka simpati më të madhe për kalin! Kështu edhe kur ata dy

(Judita e Voni) ecnin nëpër Katund, ecja e tyre bëhej nën hijen e kalit!

Ndërkaq, barinjtë përhapnin fjalë se hija e frymorit të jashtëzakonshëm

kishte pas mbetur në bjeshkë dhe sillej andej, pa ndonjë qëllim nëpër

plangje dhe gjoja merr pjesë në çdo kuvend, sidomos aty ku zhvillonte

bisedime Judita.

Në kuadrin e dytë dhe kapitullin e fundit të romanit “Karpa”, kali

i pashoq përsëri shfaqet në dasmën e Vonit e Borës, i cili në gëzimin

familjar vjen i ringjallur, por në këtë rast merr trajtën tjetër, ishte mushk

që e drejton Lejda, një vashë e bukur, që kur vjen në mjedis të dasmës

pohon se s’është i saj. Dhëndri e vështron me habi shfaqjen e mushkut.

Bora e acaruar në atë rast merr një thupër dhe i bie dy-tri herë dhe

kështu e tremb dhe e dërgon malit përpjetë, në një djerrinë. Veprimin

e Borës, Lejda e gjykon ashpër, dhe ka frikë se nëpër atë vend djerrine

mund të ketë gjarpinj të helmuar që mund ta mbysin kafshën e saj.

PROZA E CAMAJT

283

Kështu mbyllet rrëfimi i jashtëzakonshëm, në mënyrë jo të rëndomtë,

për një frymor që zgjon ndjenjat sublime, por edhe xhelozinë e

të rinjve. Për të mohuar të kaluarën e saj Bora, që kishte pasur me kalin

e pashoq, ajo me mushkun vepron ashpër dhe e kamgjikos, mbase pse

ai dikur i qe zhdukur paritmas, por edhe më vonë shfaqet në trajtën e

mushkut që i Juditës i kthehet në kohën më të ndjeshme për t’ia prishur

dasmën. Mitologjia jonë është e pasur me këso qenie mitike, që ne i

njohim e nuk i njohim, që janë shkruara e të pashkruara. Ka gjasa që

ato të mbesin në pluhur të harresës. Adhuruesit e miteve tona besojnë

dhe pohojnë, se kanë ekzistuar këto mite. Por a janë të kësaj kohe, a

s’janë, nuk dihet saktësisht. Gjyshet tona i kanë rrëfyer këto, brez pas

brezi.

Mu për këtë problem, në përfundim të këtij problemi me interes

në rreshtat e më poshtëm po sjellim sërish thënien e një esteti bashkëkohor,

i cili mes tjerash shkruan: “Do të bëhej gabim të përmbyllej

mendimi se me punimet paleopsikotagjike flitet mbi paranjeriun ose

mbi njerëz parahistorik. Këtu bëhet fjalë mbi njeriun e sotëm. Njeriu

bashkëkohor ka në shpirt instikte dhe nevojat ose ‘dhuratat e fisit të vet’.

Ai kurrë nuk do të shlirohet nga tmerret në radhë të parë do të ketë

frikë nga vdekja, prandaj nuk do të mund të jetojë pa magji dhe mite.”78

Është më se e vërtetë se këto mite kanë ndikuar në zhvillimin e imagjinatës.

Kanë ndihmuar në vetëdijësimin e njeriut të mos i nënshtrohet

askujt dhe kështu janë krijuar heronjtë mitikë dhe veprat artistike.

Kështu, mu për këtë problem ne për herë të fundit do t’i referohemi

edhe njëherë atij estetit: “Objekti estetik parahistorik, pra është fetishe

(idole, adhurim). Ai nuk u krijua nga ata kohë për nevoja të pakup-

78 Vlladisllav Paniq: “Gjurmime psikologjike të krijimtarisë letrare”, botoi “Nauçna knjiga”,

Beograd 1989, faqe 23.

Yrjet Berisha

284

timta estetike, por nga nevoja e njeriut të frikësuar që disi të mbrohet.

Ndërkaq, njeriu i sotëm, këto objekte i ka degraduar si eksponente

muzeu që për ne, në vend se t’i respektojmë thellë, ato bëhen përjetim

i këndshëm estetik. Dhe kështu ishte rruga më e gjatë nga të pushtuarit

e demoneve, por edhe nga përjetimi i halucinoneve deri te inspirimi që

nënkuptohet si një proces psikologjik.”79

79 Vepra e cituar, faqe 27.

PROZA E CAMAJT

285

V. ABC-ja e stilit

Çdo kritik që i ka lexuar veprat në prozë të Martin Camajt, e ka

të formuar shijen estetike e artistike për abëcënë e stilit të tij në

prozë, që s’dallon shumë nga stili i tij në gjini të ndryshme, që është

produkt i edukimit në shtratin dhe traditën e eposit tonë popullor. Në

këtë traditë autori ka lindur dhe është rritur me jehonën e tingullit e

shqiptimin e dridhur të rrëfimit, të këngës së lashtë shqiptare, që nuk

ka qenë edhe aq e lehtë për t’u shmangur nga toni klasik dhe jehona

arkaike e të shqiptuarit me notën rrëfyese popullore. Herë-herë arti i

tij del si teksti i një metode të realizimit kritik, fantastik, si edhe me

shqiptim e stil modern, postmodern në strukturimin e prozës së re,

sipas përvojës së shkollave të artit europian.

Lidhur me punën dhe krijmtarinë e tij romanësore të M. Camajt,

këtu më poshtë do të lexojmë një intervistë: ”Në vjetet ’60, (të shek.

XX, shënim i ynë) kur nisa të merrem intenzivisht me prozë, rashë

nën ndikimin e strukturalizmit të aplikuar në linguistë. Në teknikën e

novelës ose të romanit nuk lot ma rol stofi landa e tregueme në përmasa

rrethues të ngjarjeve për të lanë pamend lexuesin e djegun për senzacione.

Përkundra ngjarjet ose tregim i tyne në punësi si mejt për të

shpjegue relacionet mes botës së mbrendshme e të jashtme. Ndërlidhjet,

relacionet, që mund të jenë të natyrave të ndryshme gjenikojnë

strukturat apo rrathët e ndryshëm në roman “Rrathë”. Me fjalë të tjera

Yrjet Berisha

286

autori i bishtnon kërkesës së lexuesit që lyp përshkrim ngjarjesh në

sipërfaqe (action) e jo shpjegim të fenomenit në thellësi. Kjo quhet

shpesh letërsi e vështirë!”80

Arti i ligjërimit në prozat e tij i jep krahë të shtrihet dhe të marrë

veçori, dhe kështu komponimi artistik depërton nëpër rrafshe të nduardurshme.

Mbase do të ishte e kotë këtu të mos mbështetemi edhe në

mendimin e një linguisti bashkëkohor si R. Katiçiq, që mbi këtë problem

shkruan kështu: “...Struktura e përmbajtjes gjuhësore, por edhe

stuktura e botës së brendshme e veprës letrare nuk janë me struktura të

njëjta, por mbesin objekte të ndryshme, edhe pse realizohen nga disa

materiale të njëjta gjuhësore. Duke hulumtuar njërën, nuk do të sqaronim

tjetrën. Andaj mu për këtë çështje, primare janë ato mendime

mbi bazën e atyre linguistëve që ishin të privuar të besojnë se përmes

mësimeve të hollësishëm, ku mundësitë shprehëse të strukturës së

përmbajtjes gjuhësore mund të shfaqen edhe me elemente të stukturës

së brendshme që përbëjnë skeletin artistik të veprave letrare.” 81

Ndërkaq, disi ndryshe nga ky, një stilist e gjuhëtar yni, disa vite

më pas (Xhevat Lloshi) shkruan: “Për veprat letrare, analiza stilistike

përfshihet në analizën tërësore, e cila përfundimisht jep një paraqitje

tjetër të tekstit origjinal, në të cilën dalin të shpjeguara domethëniet e

përmbyllura në origjinal, struktura që i bart ato dhe puna e bërë nga

autori për të thënë në një tekst aq shumë gjëra të tjera, madje të thëna

aq bukur, me forcë shprehëse emocionuese. Ky është një lexim tjetër i

tekstit.” 82

80 Intervistë e autorit, që zhvilloi A. Berisha dhe e botoi në revistën: “Fjala” (fletore e

veçantë) nr. 13, korrik 1990, faqe 48.

81 Radosllav Katiçiq: “Jezikoslovni ogledi”, Zagreb 1971, faqe 202.

82 Xhevat LLoshi: “Stilistika dhe pragmatika”, botoi ShB “Toena”, Tiranë 1999, faqe 19.

PROZA E CAMAJT

287

Martin Camajn lexuesi e njeh më 1953, por nga viti 1958, njihet

edhe si romansier i ekskomunikuar që mu për këtë çështje edhe veprat

e tij letrare bëhen më të kërkuara për t’u lexuar në Disaporën shqiptare

dhe në Kosovë. Është e udhës të themi se në kohën kur u prezentua si

prozator, letërsia jonë ishte me dhimbje të rrufeshme të shtatzënisë, që

më shpesh detyrohej të dështonte, meqë duhej të shkruhej sipas porosisë

së censoruesit shtetëror ose ndryshe qe e dënuar të dështonte.

Shkrimtari krijoi në heshtje dhe s’përfilli aspak klishetë e artit të dirigjiuar

nga lart. Ai iu referua poetikës së traditës sonë.

Kritiku e esteti E. Koliqi jep vlerësimin e tij mbi artin e Camajt:

”Djella e Camaj-t, tue iu shmangë guximtarisht çdo konvencionalizmi

shtinjarak e tue na vizatue me pendë mjeshtrore bukurit e shembtimet

e një pjese së gjallë të botës shqiptare, ka me xanë menjiherë nji vend të

shquem në letërsi t’onë”.83 Parë në këtë konteskt, autori vlerëson punën

e shkrimtarit të mbështetur në art modern perëndimor, por edhe në

gurrën e pashtershme autentike të përfshirë në strukturën e veprës, që

krijohet duke u përpëlitur të ndërtojë e orientojë drejt elementet artistike

e estetike, pa iu shmangur jetës malësore të Veriut a të Mbi Shkodrës.

Pikërisht kjo dallesë e rëndësishme për shkrimtarin është më se

e domosdoshme, për të mbajtur baraspeshën e nismësinë e poetikës

origjinale, që kështu edhe i vë pikëtakimet kodike më të fuqishme e të

reflektueshme edhe në shtresa të ndryshme, motive e nivele kompozicionale

të veprave të mëvonshme.

Në prozën e Martin Camajt vërehet pasqyrimi i motiveve rurale në

frymë pastorale, me vrulle idilike. Këto elemente janë strukturim i ar-

83 E. Koliqi: “Arti i Martin Camaj-t”, botoi “Jeta e re” nr. 1, Prishtinë 1996.

Yrjet Berisha

288

tit, shqiptim klasik, romantik, realist kritik, por edhe moderne; krijimtri

popullore.

Shtritja e këtillë e artit të këtij autori është funksionale e kapshme,

e vlefshme, e njohur, e dashur, e afërt dhe e kuptueshme me gjuhën e

thjeshtë e të zhdërvjellët për lexuesit e brezave të ndryshëm. Tekstet letrare

lëndën e parë e kanë marrë nga tradita jonë, duke mbështetur në

modele të ndrushme të metodave të letërsisë moderne, kështu që veprat

brumosen me përmasa estetike, me përsiatje në formë monologu,

të përshkruara në formën e peisazhit ose të nivelit kompozicional në

formë idile dhe kështu i rikthehet a rikrijon tekstin letrar neoromantik,

pa u ikur dromcave rrëfyese që i japin hapësirë artit (montues) postmodernist.

Menjëherë pas Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, shkrimtari Martin

Camaj është i veçantë e i rrallë në letërsinë tonë që në opusin e tij letrar

solli shqiptimin e gjallë e tejet origjinal të së folmes së gjuhës veriore,

që ka bukuri të veçantë në të shprehurit e fuqishëm me plot nuanca

jetëdhënëse, zhdërvjelltësi shqiptuese, tingëllimë e jehonë lashtësie e

krenarie nga rrënjët e hershme ilire. Ka raste kur autori iu shmanget

këtyre elementeve, por kur e bën këtë, mbështet në burimin e kthjellët,

dhe kështu shihet se krijimtaria e tij ka patur një sistem konstruktues

të menduar mirë.

Shkrimtari në prozë zbaton figurshmërinë e fjalës (që teoria e letërsisë

e njeh si metonimi), me një ndërtim të fjalisë së veçantë gjuhësore

që marrin nuanca a finesa të reja stilistike të ngjeshura me variacione që

mund të hasen vetëm te stilistët e rrallë të letërsisë sonë e asaj botërore.

Suprizë e veçantë e gjuhës së këtij autori është shkallëzimi gjuhësor,

në shtratin e të cilit e gjejmë në të folmen lokale që mëton të bëhet

PROZA E CAMAJT

289

gjuhë e shkruar letrare; ose edhe gjuha e një visi (provinciale vendlindja

Telum-Temal të Dukagjinit) që shpie nga gjuha e normuar (e cila

edhe duhet të pasurohet me këtë variant gjuhësor), nga gjuha arkaike

deri te ajo e gjallë, që me nuanca të pasur nëndialektore flet Djella,

Curri nga romani “Djella”, Lena e Nika te novela e gjatë “Pishtarët e

natës”, Baci e Rapsodi te romani “Rrathë” etj.

Gjuha e prozës së Martin Camajt fillim e mbarim është variant letrar

i veriut me variante të gjuhës standarde, por edhe variantin letrar

mbi bazën e së folmes së arbëreshëve, pa harruar ndikimin nga gjuha e

Buzukut, me studimin e së cilës autori merr gradë shkencore në Romë.

Thjesht, në veprat e tij diskursi zbaton gjuhën camjane, që letërsia e

gjuhësia jonë merr edhe një formë a variant të harruar, por shumë të

pasur e funksionale.

Kështu, ngjyrimi i posaçëm gjuhësor camjan sa është shkollë e

hershme është mjet shprehës me anë të së cilës përmbushen zbrazëtitë

e shqiptimit të përhershëm me meditim e me funksion latues të diskursit

gjuhësor që lind si krijim i peshës strukturore, si qenësi e lëvizjeve të

tipit dramatizues, si identitet mitologjik malësor, si rrënjë e hershme e

antropologjisë ilire, si ndjenjë e menduar me përmbajtje të shqiptimit

të rrjedhshëm që kështu përmbush palcën e tekstit romanësor, pastaj

ky diskurs gjuhësor ka tingujt e lashtë epikë që vetëm teli i lahutës di

t’i nxjerrë. Ka aty edhe një nivel të veçantë të një natyre psikologjike. I

pëlqyeshëm është edhe heroi i romanit që është ndërtuar në frymën e

arqetipit të atyre mitik shqiptar.

Gjuha camjane e zbatuar në veprat e tij s’është pritur me mirë nga

gjuhëtarët e kritikët zyrtarë të shtetit. Pikërisht rreth këtij problemi M.

Camaj shkruan: “E kam thënë botërisht dhe askush s’i ka kundërshtue

Yrjet Berisha

290

der me sot, as Tirana, as arbëreshët, nuk kishte me qenë keq të vehet

në jetë parimi i para ’68, të lehet e lirë varianta gege në sende letrare,

sidomos në lirikë. Nuk e fsheh se kjo më shkon fort për shtat.”84 Autori

shkroi me këtë gjuhë, sepse kështu e pat nisur krijimtarinë e tij

që më vonë e plotësoi me dialekte të tjera. Ç’është e vërteta autori me

këtë gjuhë edhe qe edukuar e arsimuar në Shkodër. Me këtë timber të

veçantë të poetit vazhdoi të shkruan e boton. Me këtë gjuhë u bë i njohur

edhe si shkencëtar (gjuhëtar), nëpër gazeta të diasporës shqiptare,

kësaj disidencës intelektuale që s’pajtohen me sistemin shoqëror, por

as edhe me gjuhën e recetave të politizuar. Kështu, krahas metaforës

e elementeve të tjera letrare, gjuha u bë edhe një beden edhe një ledh

ndarës i absurdit ideologjik me paradoksin gjuhësor e kulturor.

Gjuha camjane për një çast zbulon rrënjët e fjalëve origjinale e të

sakta shqipe. Dhe me këtë kuptim, kjo variantë gjuhësore, hap horizontet

e ndjenjave e të gjuhës së menduar thellë, gjë që vetëm në këtë

mënyrë përmbushen kuotat estetike, që kanë patur bazament të fortë

në sisteme të ndryshme gjuhësore me funksionim e kriteriume të njohura,

ashtu si edhe është ruajtur nga tradita jonë letrare e gjuhësore.

Ndonjë notë arti mund (duhet, thonë estetët bashkëkohorë) të devijojë,

mbase për të provokuar kritikët, por edhe për të kënaqur ndjenjat

dhe kënaqësitë e krijuesit, përmes së cilës edhe artisti ka dëshirë të eksperimentojë

me artin estetikën, filozofinë, lexuesin, kritikën, metodat

letrare, pse jo edhe me rregullat e normës letrare që autori e ka bërë me

shumë sukses dhe pa u turbulluar fare, se a do t’i pëlqejë skotës së diktaturës

politike, kulturore e gjuhësore! Të gjitha këto elemente e këto

sprova dijesh të ndryshme autori i ngrit, i zbatoi, i realizoi thjesht duke

84 M. Camaj: “Dy letra”, rev., let., “Jeta e re” nr. 1, Prishtinë 1996, faqe 153.

PROZA E CAMAJT

291

u mbështetur në themelet e artit, kulturës, gjuhës dhe kështu duke kryer

shqipshkrmin e tij origjinal, pa ua vënë veshin rregullave të hartuara

e të ushtruara me dekrete të ideologjizuara. Gjuha, arti, shkenca,

s’duhet t’i përfill këto paragrafe që nuk përkojnë me natyrën e parimet

e tyre.

Angazhimi sjell formën e ndryshme të romaneve që theu akullin

e prozës eksperimentuese, pa nënçmuar formën neorealiste ose edhe

poetikën e romanit të përroit të ndërgjegjjes, gjë që në të gjitha këto

mënyra shkrimi kanë bërë ndërtimimin e tekstit me rregulla e forma

dinamike që ia hap shtigjet tekstit letar të bëhet model a simbol arti

që ka narracion shqiptues. Tërë këto sprova poetikash të ndryshme

në artin camjan s’ndodhin rastësisht. Arti i ligjërimit ka patur njohuri

të thellë nga shkollat e ndryshme letrare që rrezatojnë në veprat e

ndryshme të autorit.

Veçanti tjetër është gjuha e veprave të tij, që ndërtohet ndryshe;

jashtë normave të njohura të sistemit gramatikor standard dhe kështu

në këto vepra ndërtoi gjuhën e stilin e veçantë që është ëndërr e çdo

shkrimtari. Këto rregulla a norma të thurjes gjuhësore i krijoi sipas

shkollës letrare shkodrane. Sprova a kërkesa e tillë kreative është e nuancuar

me dije të ndryshme, që veprave letrare t’iu mundësohet një

hapësirë e re që i jep kolorit gjuhës që sikur bën garën e fundme, të

gatshme, komunikuese; shtohet pasuria e përbuzur gjuhësore, shtohet

fjalësia e gjuhës se papërdorur, hap shtigje në segmente të shtrira në

nivele stereotipizuese që nxjerrin në pah visarët e lashtë.

Në këto çështje stilistike hetohet se ka edhe ndonjë lëshim a përsëritje

temash, që autori mbase qëllimshëm e bën, për të sforcuar bindjen,

por edhe për të realizuar një përvojë ose një periudhë kohore që ringYrjet

Berisha

292

jall dhe jep elemente të bollshme të strukturës gjuhësore e artistike.

Gjuha e veprave të Martin Camajt ka shumë fjalësi të rralla për lexuesin

tonë. Gjatë leximit të këtyre veprave lexuesi do të hasë fjalë të hershme

që i përgjigjen ambientit dhe hapësirës së një visi karakteristik, që në

shumë mjedise nuk përdoren as nuk dëgjohen, por në periudha e epoka

të mëparshme kanë qenë të pranishme.

Në shqiptimin stilistik shkrimtari përdor thekse në romanin “Djella”,

si p. sh., kur shkruante emrat: grá, ose foljet: bâ, âshtë, numërorin

një. Autori përdor dyzanorshin: -ue, p. sh., ; grue, por edhe fjalët e emrat

e rrallë, si: bulk (bujk), bunim, (burim), por edhe me bashkimin e

dyfajlësisë, si: bjerraditës. Habit fakti se ka edhe ndonjë sllavizëm, si;

konop (litar) Vila (zana) etj.

Te novela “Shkundullima” hasim edhe fjalë arbëreshe, si emri pëllasë

(pallat, shtëpi), folja: shurbesa (dashuria), këqyrnje (shikone).

Por edhe: asgjamangu, njëmendësia (e vërteta), emri; kriaturë (fëmijë),

kacinë (hallke), katundës (katundar). Në romanin e vëllimshëm

“Rrathë” shkruan emrin: dit (e jo; dit: ë - a), por edhe numrërorin tridhjetë

(sipas formës së normuar), magu (hua), por edhe foljen asht

(është) etj. Romani “Karpa” ka disa specifika të dukshme gjuhësore, p.

sh. paskajorja: për të (si Buzuku), që është shumë e diskutueshme për

gjuhëtarët tanë dhe ka gjetur hapësirë përdorimi në këtë roman, ashtu

si edhe formën tjetër të konies së Veriut: me. Po në këtë roman e gjejmë

edhe variantin e foljes: ashtë etj.

Ka edhe ndonjë fjalë tjetër, por detyra jonë s’është të bëjmë radhitjen

e tyre, por vetëm të paraqesim disa nga specifikat kryesore të gjuhës së

autorit që i kanë shërbyer për të tipizuar shenjat e veta në komponimin

e veprave letrare. Duke lexuar këto veçanti lexuesi do të kuptojë përPROZA

E CAMAJT

293

katësinë fisnore, zejtare, arsimore, fusharake, malësore, kreshnike,

gjinitë: femër, mashkull etj., të gjitha këto të folme e këto botëkuptime

janë interesante. Kur flet malësori i tij, ai është: i matur, i sjellshëm,

para se t’i flasë fjalët, i mat dy-tri herë e pastaj i shqipton zëshëm. Bota e

këtyre personazheve është e vëmendshme. Çmohen fjalët e malësorëve,

fusharakët s’dinë të flasin. Gjuha e Martin Camajt është ironike, sarkastike,

alegorike, por më rrallë hetohet toni komik në këto vepra.

Të rëndësisë së veçantë janë fjalësitë e formuara qysh herët e që ai

i ka marrë nga goja e popullit i ka futur në përdorim edhe në veprat e

veta. Për rëndësinë e tyre kanë shkruar shumë pena të shquara, të cilat

mbrojnë tezën, se: veprat e përkryera bëhen kur farkohet gjuha në art

që në mënyrë të shtresuar lidhen. Gjuha e këtij shkrimtari do të ketë

ndikim të madh në epokën e re (XXI). Mbase këtë më mirë e ilustron

një estet frëng kur thotë: “Ç’është e vërteta, letërsia është e pashoqe dhe

më e gjërë sesa shihet nga kuptimi i ngushtë i strukturës letrare. Nuk

mund të ndërpritet llojllojshmëria e prirjeve, që të mos shpiejnë nga

njëra të tjetra, por edhe të mos shfaqen me numër të madh.”85

Gjuha e stili i këtij shkrimtari nuk ka ngjashmëri a ndikim të madh

nga ndonjë autor i veçantë i traditës sonë. Megjithatë, do thënë se në

veprat e tij ndikim ka lënë E. Koliqi. Sikundër që ky ndikim duket edhe

nga metoda realiste kritike, moderne, strukturaliste. Do të ishte absurd

i kohës të refuzohej kjo gjuhë e ky stil nga filologjia e linguistika

jonë, sepse në këtë mënyrë, s’flaket ky autor e veprat e tij të shumta, por

përbuzet shkrimi e gjuha e librit të parë shqip, me të cilin edhe ai mori

gradën më të lartë shkencore.

85 Serzh Dubrovski: “Përse duhet kritika e re”, botoi “KN Novog Sada”, Novi Sad 1989,

faqe 56.

Yrjet Berisha

294

Martin Camaj është shkrimtar i rrallë që profesionin e tij të parë e

kishte gjuhën dhe që është marrë me probleme të ndryshme të gjuhësisë

sonë, të hershme e te re, të cilën edhe e ka ligjëruar në München.

Pastaj ka shkruar edhe punime të ndryshme për gjuhën shqipe në tri

të folme: gegënisht, toskërisht, arbërisht. Të gjitha këto probleme në

studimet e tij të ndurduershme ai i ka qëmtuar mirë e mirë në shumë

studime të lexuara (në simpoziume e kongrese shkencore) e të botuara

në gjuhë revista të ndryshme. Këto probleme ai i ka njohur hollësisht.

S’duhet harruar, se romani “Karpa”, si tekst letrar është shkruar me tri

të folme, por megjithatë mbisundon dialekti i konies së Veriu, edhe në

këtë vepër letrare.

Edhe pak për stilin

Thurja e rrëfimit në prozë te Martin Camaj nis me lehtësi, në mënyrë

të kuptueshme, të thjeshtë, të lehtë, shpesh s’ndalet në përshkrime të

mëdha të ngjarjeve. Ky parim thelbor është pronë e artit të strukturalistëve

që shkrimtari e shpjegon në një intervistë. Por në këtë rast, duhet

shtuar se në këtë formë vepron edhe rrëfyesi ynë popullor, në stilin:

“Ishte ç’na ishte.”, por edhe “Ishte konë.” Rrëfimi ka materiale të lashta.

Prozat e tij kanë natyrën dhe brendësinë e kompozicionit të njohur

me ngjyrë e dallesë të rrëfimit të pasur popullor. Autori në këtë plan ka

gusto të hollë në paraqitjen e botës së brendshme, por ndodh që kur e

bën këtë e bën edhe të kundërtën, duke vënë në veprim strumbullarin

e konflikteve me intenzitet të ulët që shkojnë paralel me të mëdhatë e

që kështu për një çast nivelizohen ose shkallëzohen dhe marrin formë

univerzale ngjarjet a problemet kyçe.

PROZA E CAMAJT

295

Edhe kur shkruan për ideologjinë, autori e shqipton në mënyrë artistike,

në formë të zhdervjellët. Kështu vepron edhe kur u qaset problemeve

të etnikumit. Tërë këtë ai e arrin duke e përdorur gjuhën, të

cilën e mat dhe e çmat; të mos i del e paformuar.

Romanin “Djella” autori e ka shkruar në një stil të posaçem (“Ulisi”,

i Xh. Xhojsit, ka prozë, poezi, dramë), që në nivelin sipërfaqësor ka ide

të ndryra të trembshme që shqiptohen me një rrëfim të shlirshëm që

buron nga shpirti i një poeti, që bën pikturimin dhe sprovon korpusin86

e hidhur të matematikës gjuhësore e jetësore të mbërthyer brenda

ligjeve të ngurta të fizikës e të biologjisë që e ka të ndaluar eksperimentimin

me ndjenja njerëzish.

Martin Camaj, edhe brenda një teksti të një proze është i prirur të

ndërrojë mënyrën e rrëfimit, kështu ndodh edhe në romanin “Djella”.

Këtë çështje e hasim edhe në romanet “Rrathë”, “Karpa” etj. Kështu në

romanin “Djella”, narracioni nis me veten e tretë; ai, dhe më vonë kalon

në veten e parë: unë. Diskursi kështu vepron edhe në romanin “Rrathë”,

gjë që për ta ilustruar këtë më mirë, ne, po paraqesim një model të

shkurtë: “Treguesi po e ndërpren rrëfimin mbi Zogën dhe po e len në

dritën e një mëngjesi të ri përballë Ripës…”87

Ja ç’eksperiment është në gjendje ta bëjë autori, që ishte nxënës

besnik i poetikës strukturaliste dhe i shkollës letrare shkodrane, që nuk

i largohet formës së rregullt të traditës epike, duke iu rrekur një bote

provokuese episodike dhe në planin e përgjithshëm. Brenda këtyre teksteve

reflekton një kompozicion i shkathtë e i paprovuar më parë. Poetika

e tillë sikur ua mbyll shtigjet zërave të kritikës mohuese, por edhe

është sprovë për çdo studiues jo tendencioz, i cili problemet letrare

86 Korpus = syzhe = kompozicion.

87 Martin Camaj: “Rrathë”, roman, botim privat i autorit, Mynih 1978, faqe 223.

Yrjet Berisha

296

duhet t’i inertpretojë sipas parimeve të teorive e metodave të ndryshme

kritike, që duan të mirren në mënyrë kreative me artin e veprave të

këtij autori.

Shkrimtari bën pak përshkrime, ai më fort rrëmon në shpirtin e

brendshëm të botës dalluese (karakteristike) të personazheve; sikundër

veprojnë, shkrimtarët modernë të rrjedhës së përroit a të ndërgjegjes.

Po bëmë një vështrim të drerjtpërdrejtë në formën alkimiste të artit të

tij, do të vërejmë koloritin e shtresave të ndryshme që janë të dukshme

e të padukshme. Kundruar në kuptimin shoqëror, do vërehen notat

përshkruese, do të zbulohen mendësi të llojllojshme që gjëllojnë në

mjedise malësorësh, edhe pse as pa një rrabe tokë, por edhe nëse e

kishin, s’jipte rendimente të mjaftueshme për ta. Katundësit jetojnë në

disa shtëpi të vogla me shumë anëtarë të familjes që rëndom ishin të

varfër. Gjendje më të mirë s’kishin as qytetarët që banonin në dhoma

të huazuara.

Parë në kuptimin mendor-psikologjik, personazhet e tij janë të fuqishme,

opozitarë të diktaturës, por edhe të çfarëdo sistemi që vinte nga

fusha, qoftë i huaj a yni! Në një pikë kritike qenë vënë intelektualët, të

pasurit, të diturit, që ndiqeshin dhe qenë bërë objekt i trysnive, izolohen

vetëm pse janë antipartiakë dhe pse s’bëhen shërbetorë të tyre,

s’mund të jetojnë e punojnë si duan, përherë me sy të ashpër ndëshkues

i vështronte vëllai i madh orvelian!

Çështja historike, në këto romane qëmtohet duke u bazuar nga

njëmendësia dhe përmasa e konkrete se: qe mëkat lufta që të parët tanë

bënë për të tjerët. Këtë problem letërsia jonë e ka të theksuar edhe te

Marash Uci, i poemës sonë madhore: “Lahuta e Malcis”, e Gj. Fishta,

që shkon të luftojë në Arabi. Ndërkaq, personazhet klounë të mëvPROZA

E CAMAJT

297

onshëm që mbronin sistemin në fuqi, bënin luftë qytetare. Si duket

të parët tanë kanë patur për detyrë të ruajnë gjallë familjet e tyre dhe

duke mbrojtur atë kanë ruajtur identitetin kombëtar. Në shumë faqe

të këtyre teksteve letrare autori trajton çështje nga mitologjia, antropologjia,

folklori shqiptar, etj., ka këtu edhe: bestytni, burrëri, menquri

që aty-këtu i kemi ilustruar e interpretuar.

Shumë proza të këtij autori janë shkruar duke u mbështetur në elemente

autobiografike dhe këto shtresa arti kuptohen, kur kemi parasysh

profesionet e personazheve të ndryshme që janë gdhendur bukur.

Këto personazhe duken të jenë pasive, por parë nga gjakftohtësia e

mençuria e tyre, ata janë në gjendje që urës t’ia hanë rërën edhe atëherë

kur nuk pritet, ta përmbysin e t’ia humbin gjurmët në valët e rrëmbyeshme

e të turbullta, sikur të mos kishin qenë kurrë.

Përshkrimi i heronjve nga mitologjia ilire-shqiptare është një punë e

vlefshme. Heronjtë e këtyre romaneve e novelave dalin ekzemplarë në

vete. Kështu kreshnikët, dragonjtë, zanat, të lumët, etj., janë pjesë dominuese

por edhe më të ndritura të teksteve letrare në prozat e Camajt.

Shalgani është arqetip i kreshnikut. Sosja është arqetipe e zanës, për të

cilën thuhej se kishte filluar të mirrte frymë falë ndihmës së Të Lumeve

, por edhe jetonte e punonte sikurse ato. Kurse bukuria e saj ishte e

jashtëzakonshme, andaj edhe ajo u bë viktimë e sulmeve të meshkujve.

Vetëm kur lind, ajo shndërrohet grua e rëndomtë dhe i ati i fëmijës së

saj nuk zbulohet tërësisht, por autori ia zbulon disa tipare trashëguese;

zërin dhe prirjen për art. Këto çështje të rëndësishme trashëguese u

mjaftojnë gjenetistëve që të konstatojnë se djali baba e kishte Novelistin,

i pëlqeu kjo çështje Blegës, a jo.

Yrjet Berisha

298

Në romanin “Karpa” pasqyrohet çasti rrëqethës kur Ajka e Katallani

mundohen ta shfrytëzojnë rastin për t’i përkulur të gjithë kundërshtarët,

me një sulm të bëftë e të pakuptimtë që për të hipur në fron,

helmojnë Gjyshin e plakat. Fajtorë kujdestarë kishin Shkribën e Vonin,

gjë që të parin e flijojnë-ekzekutojnë me paramendim etj. Ka këtu

edhe elemente të rrëfimit të logjikshëm me domethënie psikologjike.

Banorët e saj qenë të mbyllur në një kafaz, në një ambient të varfër

që nuk i kishin as kushtet më specifike për jetë. Ndërkaq, shmirjakët

trajtohen si gladiatorë të lashtë e si mercenarë bashkëkohorë. Pushteti

udhëhiqej nga disa njerëz të dyshimtë, që kishin shpirt të trazuar e të

shkatërruar.

Ç’është e vërteta kjo metodë është e lidhur me hulumtimin psikologjik

të shkrimtarit, sidomos me karakterin e veçantë, që sheshohen proceset

analitike, psikologjike e parimet e tjera artistike e estetike që e

përbëjnë a komopojnë një vepër letrare. Këtë çështje kyçe e shpejgon

edhe S. Frojd,88 i cili problemin e artit e kupton si një proces i lidhur me

probleme e gjëra të njohura që shkrimtari i di më mirë, ashtu si edhe

pse ia ofron lexuesit. Çështje tjetër është se si e lexon ai. Dhe problem

tjetër është se si e vlerësojnë kritikët e estetët i kuptojnë, i interpretojnë,

këto elemente. Sistemi i vlerave në art s’është i qëndrueshëm prore.

Derisa lexuesit tanë (por edhe studiuesit) ditë përditë ballafaqohen

dhe kanë në dorë tekste me teknikë klasike, Perëndimi në këto

fusha po bënë mrekulli; falë zbulimit, avnasimit, zhvillimit të artit e të

88 Z. Kalleziq – S. Kalleziq: “Citanka”, (IV), botimi i dytë ZUNS, Podgorica 2000, faqe 23.:

“Në një fazë të re të zhvillimit të metodës psikoanalitike janë zhvilluar me studimet

e Sigmund Frojdit (psikoanaliza e tij mirënjohur). Frojdi gjatë zhvillimit të teorisë e

përcaktoi në tri shkallë psikiken jetësore, kurse aktin e krijimtarisë artistike e kuptoi

si zgjedhje konfliktesh të brendshëm mes ndërdijes dhe vetëdijes. Në këtë kontekst

vështroi, sqaroi në mënyrë të veçantë çështjen e katarzës.”

PROZA E CAMAJT

299

shkencës së re, këto çështje janë “pronë” e studiuesve amerikanë, kanadezë

etj., sepse kanë ekonomi, industri të zhvilluar, por edhe stabilitet

politik. Ndërkaq, në këtë plan Europa ka mbetur shkollë klasike e artit

dhe e shkencës, pa të cilën edhe s’bën të kalohet në artin bashkëkohor

botëror.

Autori paraqet intriga të shumta në këto vepra. Por në këtë rast duhet

t’i rikujtojmë disa sekuenca që janë më karakteristike. Nën maskën e

ardhjes së traktorëve në Ripë, te romani “Rrathë” mblidhen banorët, në

mënyrë që falanga vrastare e shtytur nga Bardhi të kryejë me besnikëri

qeni vrasjen e Cubit në mal! Duke qenë mes ripasve ata shpërlajnë duart

e krimit të organizuar! Por në këtë mënyrë paralajmërojnë edhe

kundërshtrarët e tjerë se me pompë dasme do t’i heqnin qafësh! Veprimi

i tillë i pushkëtarëve e pushtetarëve ishte metodë e stërprovuar,

por malësorët e dinë shumë mirë nga e kaluara se: ujku në mjegull

sulmon! Ripasit kishin përvojë të hidhur nga çdo ardhje e Bardhit; sa

herë shkilte këmba e tij në Ripë sillte gjak e lotë.

Intrigat e autoriteteve ishin të pafundta, andaj ironia e Bacit edhe

s’durohej nga ata, ai ka egon e artistit të pamposhtur edhe kur i mirret

dhunshëm muzeu arkelogjik, ai gjen forcë për të mbledhur këngë

kreshnike, por në çastin kur nga mali jehojnë krismat e pushkëve,

ndryshon gjendja e tij shëndetësore. Krismat gjakatare marrin në

shenjë trupin e njeriut, që ishte shpresa e fundit e ripasve. Këtu edhe

merr fund ëndrra surealiste e malësorëve.

Kur vdes Baci, arti i ligjërimit bën një përshkrim të fuqishëm me stil

të ndjeshëm e ekspresiv. Vdekja e tij është e fshehtë dhe e pashpejegueshme,

edhe pse fundi i tij qe paralajmëruar qysh herët. Ai vdes bashkë

me jehonën e krismave të malit që ia shuajnë atij jetën dhe shpresën.

Yrjet Berisha

300

Momentet e këndelljes së Agonit në romanin ”Rrathë”, ndikojnë që

t’i flakë urdhërat partiake dhe t’i gëzohet jetës me një zanë si Blega.

Rrëqethës është fundi i dy të dashuruarve (Daku e Jera), të cilët mbesin

si trung i tharë, në novelën “Rrungaja në mars”, ku edhe vdekja e njërit

dhe vuajtja e tjetrës, i ngjan sosjes së jetës së kreshnikëve në shoqëri me

ujq dhe shuarjes së zanave të mbetura vetëm. Takimet e Lenës e Nikës,

shpifën, përfolën shumë. Ky shqiptim stili ndërtohet sipas madheshtisë

së idilave klasike kreshnike, por edhe me elemente neoromantike. Zgjimi

i krenarisë së vonë për origjinën e Gj. Gazullit është mbresëlënës.

Në këtë plan hyn edhe shoqëria pas njëzet vjetshe dhe bashkëjetesa

transcendentale e Shtriganit me Ntonien, nga novela “Katundi…”. Pasatj

edhe shfajësimet e vona të kryeheroit në “Djella”, paraqet përvojën

e hidhur të njeriut të zhgënjyer nga puritanizmi.

Natyrisht se këto përshkrime e motive funksionale edhe mund të

mos jenë të përzgjedhura në mënyrë të përkryer, por sidoqofë, këto

janë të paharrueshme, kur kujtohen edhe vetvetiu krijohet veçantia e

një stili e një gjuhe, e një kohe e një bote, e një hapësire të ndryshme.

Nisur nga fakti se këto sekuenca janë pjesë e kulmit të nivelit artistik

dhe të shtrirjes së teknikës klasike e moderne të thurjes së prozës që

në këto shtresa fshihet e vërteta e hidhur para së cilës, njeriu i thjeshtë

jo gjithmonë mund t’i bëjë ballë ose edhe të mbetet aktor e statist i

përkryer i teatrit absurd që për fat të keq, qe jeta nën kthetrat e diktaturës.

Martin Camaj mbetet arkitekt i përkryer i psikologjisë së njeriut

tonë. Jeta e pasqyruar në këto vepra zbulon shpesh të paarritshmen që

e realizon sipas planit e kërkesave të natyrshme të shoqërisë së re që

frymonte shlirshëm në metropole europjane. Autori për çdo element

PROZA E CAMAJT

301

artistik angazhohet, por pak vend; e aspak rëndësi nuk i ka kushtuar

shakasë. Çastet komike i gjejmë fshehtas pas dhëmbëve të përgjakur,

por jo edhe gaz i rëndomtë, që më shpesh mbetet i thënë me ironi dhe

në këtë mënyrë edhe kryen funksion të shumëfishtë në një ambient të

zymtë, në një sistem shoqëror që i kishin hipur kalit së prapthi. Ironia

nganjëherë di të jetë monotone dhe e stërpërsëritur.

Në shtresa të shumta narrative s’pushojnë së nxjerri kokë edhe xixëthat

e hollë buzëqeshëse, marrëzitë, naivitetët, plogështitë, paqëndrueshmëria

e karaktereve, manipulimi i ndjenjave, humbja e kokës

pas karrierës. Kështu me gjuhën e alegorisë përshkruhet akti dashuror

i Vonit, i cili së pari “e ushtron” me Borën në gjimnastikën e mëngjesit

në pishinë e mal. Ai këtë akt e bën në kundërshtim me ligjet e Karpës.

Gjimnastikën ua ushtron edhe shmirjakëve në Katund, dhe mu për

këtë Voni fiton simpatinë e nderin e tyre dhe në çastet e vështira i

ndihmojnë.

Prozat e Martin Camajt thuajse tërësisht trajtojnë jetën e malësorëve.

Ka raste kur lexuesi i këtij teksti artistik, ballafaqohet me aktet e dhunës

seksulale, ose me akte të bëfta puritane, pa lënë anash edhe aktet jashtë

kurorës që disa punëtore malësore i lënë meshkujt të bëjnë punën e

tyre! Por ka raste kur vë në shënjestër ligësitë e një vashe e cila betohet

se do çmojë doket; “shndërrohet mashkull” dhe në katin përdhes të

shtëpisë, fshehtas “i strehon” burrat e huaj! Dashuria e Jerës venitet

njëherë e përgjithmonë. Ka këtu edhe dashuri platonike, fleët transcdental.

Dialogu në poetikën e romaneve të Martin Camajt ka shtrirje të

gjerë gjuhësore. Ai është shumë funksional, i matur, që del me përmasa

margaritarësh dhe kështu edhe mëton të përkryhet në nivelin

Yrjet Berisha

302

kompozicional, të afërt me traditën e folur popullore; pak më tepër

e gjejmë këtë model në poetikën e përrallave tona, ku japin shenjat e

shkallëzimit të dialogut të përsëritur.

Dialogun autori e ndërton në mënyra të ndryshme. Ky mjet artistik

rrjedh si edhe rrëfimi, ai nuk bëhet sipas rregullave të gjuhësisë, por

nganjëherë duket se është monoton, por edhe i paqëlluar; sidoqoftë,

dialogu shqiptohet sipas bindjeve e vullnetit të vet. Dialogu refleksiv

shpesh shtohet përmes intensitetit të bazës së fuqishme me elemente të

transponueshme që shpiejnë drejt kompozicionit përbërës, të dialogut

dramatik, i cili edhe ka shtresa filozofike.

Kapitull në vete është rrëfimi i dialogizuar, ku sipas parimeve strukturaliste,

diskursi i drejtohet lexuesit, në stilin: “Këtu po e lëmë rrëfimin

për …”. Ose edhe kur fjalitë ndërtohen në mënyrë të çrregullt, hetohet

qartë se autori ka ndikim nga arsimimi e edukimi nëpër shkolla të

ndryshme të metropoleve europiane, por edhe ka ndikim nga e folmja

veriore e malësorëve..

Camaj ka raste kur dialogun e shkruan të ndarë, disa herë, më shpesh

përdor paranteza të përcjella me shenja pikësimi: pikë (.), presje (,),

vizë (-), thonjëza (“ “) etj. Ndërkaq, pas këtyre specifikave të shenjave

të pikëzimit, riprodhon dialogun e stërtreguar nga narratori. Rrëfimi

i prozës së tij bëhet në vetën e parë: unë, por edhe në vetën e tretë: ai.

Sidoqoftë, dialogu i tij është specifik në letërsi. Në këtë rast të rikujtojmë

dialogun karakteristik kur në rastin kritik Sosja përdhunuesit i

thotë: “Rrehesh! Ia kthen të madhe.”

Dialogu i këtij shkrimtari është i ndërtuar nga forma tipike e traditës

sonë të të folurit. Ai është i kuptueshëm, i gjallë, i afërt për receptorin.

Dialogu është i fuqishëm dhe në këtë mënyrë edhe bën ndërlidhPROZA

E CAMAJT

303

je të mirë me nivelin kompozicional që, tek e fundit, edhe kështu bëhet

formësimi origjinal i stilit të prozës së Camajt. Në këtë rast kujtojmë

mençurinë e të folurit të Folkloristit, pastaj pjekuria e të folmes së Delmarit,

aftësitë medituese të Soses, fjalët alegorike të Cubit gjatë takimit

me Agonin, frika e Agonit kur përballet me Cubin; që tjetër mendon

dhe krejt tjetër flet, ironia e Vonit që në shikim të parë duket naiv. Dialogët

filozofikë të estetit shpjegojnë fenomene antropologjike, estetike

e filozofike, s’duhet harruar dialogët tendosës të Agonit me Drejtorin

e ri, shumë provokues është dailogu i treshës: Agon-Sose-I biri i saj;

ku në dialog me atë, ai njeh timbrin e zërit të vet, kurse ajo e mohon

këtë dhunti padrejtësisht. Fjalët me peshë të vëllezërve Nika- Kola që

në fillim grinden, por më vonë janë të vëmendshëm. Lena i edukon

mirë bijtë dhe i nxit të punojnë duke përdorur autoritetin e zotshtëpisë.

Mençuria dhe retorika e Gjon Gazullit me elukencë filozofike provokuese,

shqiptimi transcdental i Shtriganit me Florën pas njëzet vite

njohuri kanë jehonën e katarsisit emocional. Agoni mes banorëve të

ndryshëm, komplekset, provokimet, dyshmet, ndjekjet nga të dy polët,

që me njërën anë janë njerëzit e partisë dhe në anën tjetër ripasit. Ai

vetëdijësohet kur fillon të kuptojë jetën. Ai merr leksion nga një teknik

që flet vetëm atë që mendon, andaj edhe qe damkosur; kundërshtar i

sistemit. Mëson nga përvoja e Bacit pa patur arsye të bisedojë me të. Në

këtë korelacion dialogu Agoni ka shtytje psikike, me prirje imponuese,

është surrealist deri në çastin kur nuk e kupon realitetin tragjik ripas,

jeton në botën e të përbuzurve, që njerëzit me logjikë të arsyeshme

duhet vlerësuar e jo të pësojnë, izolohen e dënohen. Parë në këtë kontekst,

teksti letrar i këtij autori arrin sukses dhe ia shton peshën artit

me shtesa estetike.

Yrjet Berisha

304

Monologu është formë narrative e stilit të ri në letërsinë artistike.

Estetët këtë element të ri artistik të zbatuar në prozës thonë se është

huazuar nga gjinia e dramës., p.sh., monologu i Shekspirit: “Të jesh a

të mos jesh! Kjo është çështje.” Një estet tjetër anglez shkruan: “ (…)

Xhojsi e dallon Eduard Dizharden, si nismtar të monologut të brendshëm.”

89 Definicion më të përmbledhur për monologun e jep ky studius

kur shkruan: “ Termi ‘monologu i brendshëm’ sipas të gjitha gjasave,

mbetet padyshim term i vlefshëm për disa proza artistike, me subjektivitet

të përcjellë në mënyrë konsekuence, që janë të shkruara nga një

pikëvrojtim i veçantë. Në këtë kontekst shkrimtari kufizon rrjedhën e

ndërdijes, kurse ne (lexuesit shën., i ynë) futemi tërësisht në ‘mjedis’

të mendimeve të protagonistit – në ato mjedise, në të cilat ideja më

shpesh ndërtohet me fjalë, sesa me figura.”90

Veprat e Martin Camajt në prozë janë të komponuara me shumë

monologë. Monologu i tillë shfaqet që në faqen e parë të romanit “Djella”,

kur heroi i saj hamendet se ç’të bëjë. Forma e tillë e rrëfimit është e

afërt për lexuesin që në çdo çast të përcjellë rrëfimin e kujdeshëm dhe

me këtë nivel kompozicional zbulohet shpirti, vërshimi i dilemave, hallet,

raportet, shtigjet e shpëtimit, humnerat, pellgu i pafund i botës së

brendshme të personazheve. Këtë element e ka vërejtur edhe një studius

gjerman, që mes tjerash shkruan: “Qëndrimi autokton i të rrëfyerit

është realizuar me monologje të shumta.”91

Edhe veprat tjera kanë monologje. Në këtë rast dallojmë monologët

kompleksivë të Gjon Gazullit, nga novela me të njëjtin titull. Mono-

89 Leon Edel: “Romani psikologjik”, botoi “Kultura”, Beograd 1962, faqe 45.

90 Vepra e cituar, faqe 47.

91 E. Gl: botuar “Kindlers Neues Literatur Lexikon”, (Leksioni i ri i letërsisë së Kindlerit),

Band 3 Bp – Ck (Vëllimi i tretë Bp Ck) botoi Shtëpia Botuese Kindler GmbH, Mynih

1989, faqe 535. Ky citim bëhet rreth romanit “Rrathë”, 1979, të autorit M. Camaj.

PROZA E CAMAJT

305

logu shfajësues i Bardhit (nga romani “Djella”) nga gabimet që i bën

me prindërit, rrethinën, Djellën, Sosen, Shpresën dhe me vetveten.

S’janë të papeshë edhe monologët e Nikës nga “Pishtarët…”. Romani

i parabollës, ka shumë segmente stili me elemntin e monologut të

veçantë të Vonit, i cili mallkon veten që shkel në Karpë, me gjuhën e

mallkimit kujton çastin e fejesës në djep, keq e ndjen veten kur e kupton

se humb lirinë, shoqërohej kur duhet e kur s’duhet, në të kundërtën

do ta humbte kokën. Monologët e zbatuar janë të lidhur dhe ia shtojnë

kuptimin artit e kulturës sonë. Monologun si mjet i ri artistik në letërsi

e hasim edhe në romanin “Rrathë”, që është vepër “klasike”, e shqiptuar

me rrathët e inflacionit të sistemit. Monologu në këtë vepër edhe e bën

tekstin e saj të marrë epitetin e romanit psikologjik, që letërsisë sonë i

ka munguar.

Shkrimtari ynë ka edukim e arsimim të shkallës së lartë shkencore;

njeh letërsinë popullore, veçmas epikën veriore shqiptare. Protagonistët

mitikë të letërsisë gojore kanë ndikuar në brumosjen e heronjve

të tij. Letërsia popullore ia dha të gatshme autorit; shqiptimin konstruktues

që e bëri të përsosur artin e tij të shqiptuar me mjeshtëri stili,

thurjen e një skeleti me variante të paparë në letrësinë tonë. Suksesi i

këtyre teksteve të artit është se autori ka energji e forcë që në mënyrën

e tij, ndërron shqiptimin e stilit nga njëra vepër në tjetrën. Stili i tillë

ia shton namin edhe nivelit kompozicional të harmonishëm me artin e

ligjërimit të posaçëm dhe kështu s’bëhet monoton për lexuesit.

Arti i krijimtarisë popullore ka ndikuar te ky autor. Poetika e letërsisë

popullore bën që veprat e tij të mbështeten në shqiptimin tradicional

dhe kështu bëhet lustrimi i heronjve me tipare të njohura. Autori

kështu veproi me Nikën, Bacin, Rapsodin, Sosen, Vonin etj., që kanë

Yrjet Berisha

306

dallesa, kanë pamje karakteristike në planin fizik, psikologjik, filozofik

etj. Ata janë të mençur, të qëndrueshëm, të pathyeshëm, janë krenarë,

të drejtë në veprime. Dhe kështu farkon protagonistet dhe krijon prototipe

që në hapat e parë i kanë bazat e shëndosha, të cilat me kalimin e

kohës, formojnë egon, personalitin kompleks të heronjve që u zgjojnë

emocione lexuesit, dhe neveri.

Autori në shumë vepra figurën e femrës e trajton me ndjeshmëri,

me figurën e femrës si në letërsinë popullore. Ajo është bashkëshorte e

ndershme, nënë e përkushtuar si Lena, tiparet e së cilës janë besnikëria

bashkëshortore, nënë e vuajtur që rrit shumë fëmijë dhe ka vështirësi

për t’u kujdesur për ta, një herë mendon se për të gjitha këto probleme

fajtor është burri, që më vonë e kupton të kundërtën. Në këtë gjendje

është edhe kunata e saj që është mjaft e kujdsshme me fëmijët, është

simbol i nënëlokeve të menqura që gjërat problemore mundohet t’i

shpjegojë me gjuhën e astrologjisë e magjisë; hënës dhe yjve, të cilët

gjoja ndikojnë në fazën e (jo) plleshmërisë së gruas etj.

Sosja në rrethana të paqarta Agonit ia mohon atësinë e të birit,

mbase si ndëshkim për shkak të dhunimit. Por duke e rritur fëmijën në

qytet vuan shumë, punon e jeton në teatër, tok me fëmijën. Sosja më

vonë e kupton arsyen dhe qëllimin e Agonit, që deshi ta rregullojë jetën

e vet në rrethana të vështira të mos mbetet në rrugë.

Kapitull në vete janë femrat puritane, të cilat herë pas here janë

pasqyruar në prozën e Martin Camajt që janë qenie të lëna pasdore nga

mjedisi i tyre. Kështu ndodh me Sosen nga romani “Djella”, ndërkaq

edhe Djella në sy të Zojës (mikes) është femër imorale, gjë që edhe për

shkak të saj ndodh fatkeqësia mes dy ish-miqve. Zoga, nga romani

“Rrathë”, është një personazh kompleks që pasqyrohet bindshëm dhe

PROZA E CAMAJT

307

që hapur zhvillon akte imorale, në kundërshtim me moralin malësor,

shkel doket e moralin familjar fisnor, zhytet në rrugën e gabueshme pët

t’iu hakmarrë sistemit dhe dokeve të lashta të Malësisë. Aspak më të

mira s’janë as Bora Sirena e Lejda nga romani “Karpa”, që bëjnë aventura

të panumërta, etj.

Element i rëndësishëm i stilit të këtij autori, është shqiptimi i rrëfimit

në veten e parë, në veten e dytë, kur rrëfimi merr kah të ndryshëm

ose kur u drejtohet personazheve, por edhe lexuesve, ashtu siç e preferon

a zbatohet nivelei kompozicional i poetikës së shkollës strukturaliste

europjane. Ka raste kur forma e këtij stili zbatohet edhe në letërsi

popullore, që estetët e mëhershëm e kanë klasifukuar si formë vulgare,

formë arkaike që i thyen ligjet e një shqiptimi gjentik e një formë estetike,

që është identifikuar me formën e vrazhdë. Por, u desh të nxjerrë

kokë metoda e re letrare, siç qe strukturalizmi në Europë dhe shkenca

e njeriu ynë të ndërrojë bindjet për artin dhe në veçanti për stilin e

autorit. Forma e tillë mëton të thyejë klisheun tradicionalist të stilit të

lustruar në kufij marramendës të gërshëtuar me ngjyrë farëfariste dhe

që s’janë larg origjaniletit, por më afër formalizmit a pozës dekoruese.

Stili i tij ka elemente të tekstit me natyrën e gjuhës moralizuese që

më shpesh del nga goja e njerëzve të pushtetit, të cilët qëllim kryesor

kishin intrumetalizimin e të tjerëve. Në këto kurthe bien Agoni, Voni,

të cilët në çastet e fundit shpëtojnë pa u flijuar, edhe pse vuajnë për së

tepërmi.

Në stilin e tij të pasur zë vend të rëndësishëm edhe epiteti, i cili

është i shtrirë, thuajse në tërë prozën e Camajt, që si gjithmonë është

model i veçantë i të folurit të pasur popullor, i figurshëm dhe i përdorur

me vëmendje. Brenda kësaj shtrese ka logjikë dhe i përgjigjen

Yrjet Berisha

308

gjendjes momentale. Epitetet e tilla kanë kontraste të fuqishme, të përshatshme

në segmente të ndryshme të tekstit. Ka raste kur në romanet

e tij shfaqen edhe paradokse që janë formë e stilit të posaçëm dhe që në

këso raste edhe vërshojnë momente absurde që janë të përputhura me

doket e filozofinë tradicionale që e gjejmë edhe në letërsinë popullore.

Forma e tillë e stilit e cyt artin t’u përmbahet parimeve të njohura të

ingranazheve rrëfyese që janë të përafërta me heronjtë e mitologjisë

sonë, edhe pse ata duken se janë njerëz të rëndomtë, por megjithatë

kanë specifikat e veta që i hasim mjaft në përralla popullore me elemente

fantastike që kanë gjetur vend edhe në stilin e këtij autori.

Metafora, kjo figurë stilistike, rëndom është e pranishme në tekstin

lirik, por ja që ajo shpeshherë zë vend të rëndësishëm edhe në novelat

e romanet e Martin Camajt. Ky element estetik mpreh stilin narrativ

të poetikës së këtij autori. Gjatë përdorimit të saj metafora e prozës

shndërrohet simbol ose edhe merr elemente të rrëfimit tradicioanl, por

që sendërtohet krahas nivelit të artit të komponuar sipas poetikës së

romanit të përroit të ndërdijes.

Thënë qartë, folklori ka ndikim të madh në veprat e këtij autori

që këtë e kanë vërejtur edhe kritikët si: E. Koliqi, A. Pipa, A. Berisha,

A. Klosi etj. Tek e fundit, duhet për të shtuar se suksesi më i madh

i letërsisë hispoamarikane (gjatë njëzet-tridhjetë viteve të fundit të

shekulli njëzet) është “hibridizimi” i letërsisë moderne europjane me

atë popullore të etnikumit të lashtë të Amerikës Jugore. Në disa pika

më të hollësishme rreth kësaj çështjeje do të shkruajmë në kaptinën e

mëposhtme, por përfundimisht duhet pohuar se folklori s’është karakteristikë

vetëm në stil, por edhe në kompozicion, në tematikë, në ide,

personazhe etj.

PROZA E CAMAJT

309

Letërsia popullore në prozën e Camajt

Letërsia popullore a gojore ka një periudhë krijimi, shumë më të

lashtë sesa mendohet. Këto krijime janë kënduar a rrëfyera brez pas

brezi. Këtë traditë të hershme të letërsisë gojore më së miri e dëshmon

epika e Shqipërisë Veriore. Në radhë të parë janë përrallat, këngët

kreshnike që fqinjët smirëzinj i kanë trajtuar rrejshëm, se gjoja ishin

të tyre, por e vërteta është se këto këngë kreshinke kanë jehonë më të

lashtë që i afrohen periudhës së epeve homerike, por mund të kenë

dalë edhe variante a motërzime të krijmtarisë folklorike. Ndryshe nga

këto ndodh me krijimtarinë artistike; veprat e tilla kanë autorin e vet

që i shkruan dhe i bën të lexueshme për shumë lexues dhe jo vetëm

për një numër të pakët dëgjuesish siç u referohej këngëtari a tregimtari

i letësisë popullore.

Krijmitaria popullore ka qenë prore objekt frymëzimi për shumë

autorë tanë, andaj kësaj gurre të lashtë, shumë të pasur s’ka mundur t’i

shmanget as Martin Camaj, por ai është me fat që është rritur me këngë

epike, ka patur fatin që edukimin e parë ta merr nga përrallat e gjyshes

dhe këngët e rapsodëve të njohur me ep të lashtë të trashëguar, nga të

parët e urtë e të mençur. Autori nuk e ka pasur vështirë t’u referohet

motiveve antologjike të kësaj krijimtarie që shpreh mençurinë dhe filozofinë

e një kohe, të një hapësire të gjerë kombëtare (malësi-arbëresh)

që ndikonin në komponimin artistik të këtyre teksteve letrare që marrin

konturat e arsyeshme estetike të përafërta me natyrën dhe kuptimin

fiktiv artistik, siç e zbaton autori në kornizat e një ngrehine arti.

Trashëgimia e letërsisë gojore s’duhet kuptuar si vrap i rrejshëm pas

modeleve letrare a modës momentale, por as si truk shkrimtarësh, por

as si prozë artificiale e artit romanesk, as si kopje e zbehtë e fluide dhe

Yrjet Berisha

310

e pashije e një ringjalljeje sterile të ndjenjave të shpërlara popullore,

por thjesht, orientimi i autorit është më tepër se kaq: është botëkuptim

i natyrshëm i autorit për njeriun tonë në të kaluarën, është formimi

antropologjik, filozofik, filologjik, linguistikë, artistik etj.

Në prozën e Martin Camajt hasen elementet e krijimtarisë mitologjike

e folklorike ilire-shqiptare, të cilat falë njohjes së traditë së lashtë,

shkrimtari në diskursin artistik i sjellë me të gjitha format, mjetet e

funksionet për shqiptimin e tërësisë së ndonjë karakter ose në tipizimin

e protagonisteve, me përmbajtje, ide të ndërlidhura me kohën e

hapësirën që mëtojnë të sqarojnë a vënë në lëvizje problemet mitike e

folkloristike që aludojnë në aktualitet.

Karakteristikë e kësaj proze është ruajtja e stilit të huazuar nga letërsia

popullore, ku në këtë kontrast kontekstual ballafaqohet me rrëfim

mitologjik-folklorik, shprehje të rralla, proverba, fjalë me rrotlla, lojë

fjalësh, formula magjike, aforizma, anekoda, urime, mallkime, nëmë,

shpifje, fyerje, sharje, fabula fantastike, legjenda, lutje, traditë, antropologji,

besime, flijime, rapsodi, dragonj, zana, të lume, shenjtër, melodi,

vallëzime burrash e grash, rrëmbimi i vashës si në lashtësi, besimi

në gjarpër, besim në diell, në qiell, në perëndi, në natyrë etj. Të gjitha

këto karakteristika të mitologjisë a folklorit, autori i ka vendosur në

shtresa të fuqishme në stilin e diskursit të këtyre veprave. Këto elemente

të sipërshënuara janë në funksionin e zbulimit të karakterit,

simbolizmit, a arqitip të së kaluarës që në thelb bartin psikologjinë,

etikën, etnologjinë, antropologjinë etj.

Tërë ky brumë është i kohës së mëhershëm që për fat të keq është

përbuzur dhe nënçmuar deri në paskajshmëri absurde. Me këtë çështje

është marrë edhe njëri nga albanologët tanë më në zë i shekullit XX:

PROZA E CAMAJT

311

Prof. Dr. Eqrem Çabej92 dhe më vonë edhe A. Uçi i trajton konkretisht

këto probleme të lashtësisë sonë.93

Martin Camaj është përqëndruar të bëjë pasqyrimin e veçantë të

fenomeneve, dukurive komplekse të jetës së dokeve në Malësinë e

Dukagjinit që rrënjësisht janë të lidhura me filozofinë, botëkuptimet,

burrërinë, etj., ashtu sikundër i parashohin kanunet e maleve, që janë

trashëgimi e rrallë e të qenmes sonë ilire-shqiptare, për të cilët është

shkruar shumë për eposin e pasur, që edhe Camaj i kthehet me kënqësi

të posaçme.

Protagonistet e prozës së këtij autori shpesh janë marrë nga provienca

e mitologjisë dhe e folklorit tonë. Ka personazh të ndërtuar nga

legjendat, por edhe heronj të këngëve kreshnike siç ndodh me romanet

“Karpa”, “Rrathë”, që janë heronj arqetipi; si janë Lejda, Bora, Sosja,

Rapsodi, Delamri, që janë kopje besnike të heronjve të mitologjisë e

folklorit tonë të pasur. Në raste të ndryshme janë egoistë, por dijnë t’i

mbrojnë visarët e rralla të etnisë sonë, me aq sa munden, sa dinë me

forcë intelekuale, se janë në stadin e lartë të mbizotërimit, janë më të

zgjuar se të tjerët, ashtu si ndodh me Delmarin që me pjekurinë e tij e

mahnitë edhe Agonin.

Delmari është i zhdërvjellët në gjuhë e i shkathët në mendje, ai është

më i zgjuar se malësorët e tjerë, madje me këtë dhunti arrin t’i befasojë

92 Dr. Eqrem Çabej: “Studime gjuhësore” vepra e V, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë 1975,

faqe 154 – 154, ku mes tjrash shkruan për disa heronj të miteve ilire: Dianën ose

Zanën, Dedalin, Katallanin etj.

93 Alfred Uçi: “Mitologjia, folklori, letërsia”, botoi ShB “N. Frashëri”, Tiranë 1982, faqe

158, shkruan: “(Mitologjia, folklori, shën. ynë)... janë pjesët më të lashta dhe më origjinale

të trashëgimisë sonë kulturore, mitologjia popullore paraqet iteres të shumanshëm

shklencor historik, etnografik, estetik, linguistik dhe kulturor (...) Autorë grekë

dhe romakë të lashtësisë kanë përmendur se fiset ilire, krahas gjuhës së veçantë, kanë

pasur edhe mitologjinë e tyre dhe një sistem të tërë besimesh, ritesh kultesh origjinale.”

Yrjet Berisha

312

edhe parinë e Ripës të mbledhur në banketën e traktorëve. Ka tipare

tinzare, tjetër flet e krejt tjetër mendon. Është i drejtë, i ndjeshëm, i

egër ashtu si ishin kreshnikët. Tiparet e tij e befasojnë Bacin, kur sheh

mprehtësinë e zgjuarsinë e tij, megjithëse ishte ndërmetësues i Cubit e

i Bacit, të cilët kishin kontakte të fshehta përmes Soses, Rapsodit, etj.

Edhe pse autori jetoi larg atdheut, për të mos harruar përaktësinë e

tij, iu kthye me kënaqësi mitologjisë ilire, folklorit shqiptar, këto visare

të trashëguara. Gjatë gjithë kohës së krijimtarisë Camajn e shoqëronte

imazhi i Dantes. Parë në këtë kontekst mitologjia e folklori ynë kanë

qenë dhe janë elemente me rëndësi për artin tonë që vetëdijësojnë lexuesin,

me të kaluarën tonë, në mënyrë që brezat e ardhem mund të

kenë botëkuptime tjera, ngaqë kanë televizion, kompjuter, internet etj.

Kurse trashëgimia po harrohet ose po mbyllet nëpër muze, bibiloteka

etj., për të mos thënë se po zhduken qëllimishëm duke u shitur jashtë

vendit.

Një komponente tjetër me rëndësi është fakti se në vitet kur autori

i shkroi dy romanet e vëllimshme (në fund të viteve ’70 dhe në fund të

viteve 80) “Rrathë”, e “Karpa”, në Europën letrare, por edhe në mbarë

botën, patën vërshuar romansierët e letërsisë së Amerikës Latine: H. L.

Borhes, G. G. Markes, Kartasar, E. Sabato (me origjinë arbëreshe) etj.

Që opusi i tyre letrar qe ngjizur me mitologji e folklor të fisnikëruar

me derivate artistike të romaneve modern europjan. Këtë më së miri e

pohon studiuesi i kësaj lagjeje të letërsisë: Luis Hars. Besojmë se jehona

e këtyre romaneve ka ndikuar sadopak edhe në romanet e Martin

Camajt.

PROZA E CAMAJT

313

VI. Përfundimi

Martin Camaj është shkrimtar disident shqiptar që tërë kohën

artistike e jetoi duke punuar, krijuar e botuar jashtë atdheut.

Jeta e veprat e tij kanë ngjashmëri me kompleksin dantesk, ku diktatura

e la pa atdhe. Veprat e tij stigamtozojnë kohën dhe kundërshtarët:

(fjorotinas-komunistët). Kështu, Camaj si mjeshtër i fjalës e si filozof

i të menduarit, mençurisht përdor ironinë, alegorinë, sarkazmin, etj.,

dhe kështu ua nxin fytyrën kundërshtarëve të tij.

Ndjekja, vetmia, disidenca, mallkimi, përvlimi për atdhe, nuk fillon

as s’mbaron me M. Camajn. Ai ishte njëri nga penat e shquara, brilante,

që patëm jo vetëm në Diasporën shqiptare, por është vështirë t’i gjindet

ndonjë autor në Shqipërinë e rrudhur dhe në Kosovën e shkatërruar,

që ka shkruar prozë të mirëfilltë e të ngjeshur me art e shtresa të pasura

estetike. Camaj është autor i parë i letërsisë sonë që bëri hapat e

parë edhe në letërsinë europjane e amerikane, përmes përkthimeve në

Itali, Gjermani, ShBA. Të qenit i pari shkrimtar shqiptar bashkëkohor

i përkthyer, s’ishte çështje e thjeshtë, përkundrazi është mirënjohje e

veçantë. Kështu, duke qenë i parë në një sprove kaq delikate, në qarq

të larta letrare e shkencore atij iu hapen dyert dhe për të shkruajnë

edhe revistat më prestigjioze amarikane për letërsi, gazetat gjermane,

Leksikoni i letërsisë së ish-Republikës Federale të Gjermanisë, , disa

Yrjet Berisha

314

revista të tjera, por edhe botime të librave të veçanta që çdo shkrimtar

do t’ia kishin lakmi.

Të jetuarit e autorit jashtë atdheut nxori në shesh disa shkrimtarë

disidentë, në mesin të cilëve qe Martin Camaj, i shoqëruar me penat e

njohura si E. Koloqi, A. Pipa, etj., të cilët krijuan art të mirëfilltë të shtytur

në të shumtën e rasteve, nga vullneti i çeliktë, për kulturën e artin

tonë, dashurinë, për atdheun që u dëbuan, u përbuzën, u poshtëruan,

nga vatrat e veta dhe atdheu i tyre bëhet i huaj. Këtë sprovë e përjtetoi

edhe Martin Camaj, që brodhi shumë nëpër metropole europjane, por

më në fund u vendos të jetoi, punoi e krijoi në Bavari të Gjermanisë,

ku edhe ai vend iu bë atdhe i dytë. Autori shkriu djersën e shkrimtarit e

shkencëtarit, përjeton gëzimin e pedagogut të lartë universitar, aty botoi

veprat e vëllimshme, aty formoi identitetin e shkrimtarit zulmadh.

Camaj nuk ka shkruar aq shumë vepra, por ato që i ka botuar janë

të përkryera, të gdhendura artistikisht, në planin estetik, në komopzicion,

motive, stil. Fillimisht krijimtarinë letrare ky autor e nis me libra

me poezi, novela, romane, dramë, studime gjuhësore (ku edhe nga kjo

fushë edhe mbrojti doktornatrurën dhe habiltoi) letrare, shkencore,

publicitike etj.

Toponimet, (a emrat e vendeve) në prozë, kryesisht janë fiktive. Të

tilla janë: Ndërsana, Gurra-Fundina, Ripa, Karpa, etj. Në anën tjetër

tek-tuk, autori përmend edhe disa emra real: Shkodër, Ulqin, Prizren,

Raguzë,Venedik, Padovë etj. Është paradoksale, por emrin e vendlindjes

së tij nuk e gjejmë askund. Atë autori e identifikon si Malësi,

rrethi i Drinit etj. Në kohën e hapësirën e autorit ndodhin shthurje:

historike, shoqërore, politike, filozofike, antropologjike, etj., që u bënë

PROZA E CAMAJT

315

objekt temash, motivesh, kompozicionesh, personazhesh, stilesh, etj.,

që gjejnë vend në opusin letrar të këtij shkrimtari.

Për të shkruar e krijuar letërsi artistike s’mjaftojnë vetëm njohuritë,

as përgatitjet arsimore, por rol vendimtar luan edhe përvoja jetësore

duke iu shmangur objekteve, gjërave konkrete e abstrakete të dukshme

e të padukshme. Kështu nisur nga këto rrethana e në këtë hapësirë të

diskursit të tij nuk sillet indiferent, nuk përçmon fenomene e dukuri,

por atyre iu futet në brendësinë e tyre. Në këtë mënyrë shquhet si

shkrimtar i sinqertë e tepër serioz që depërton në botën e shpirtin e

personazheve; meshkuj a femra. Ai, ç’është e vërteta, kishte nisur shkollim

të bëhej ”bari i grigjës”, por këtë profesion e ndërroi dhe duket se në

letërsi është më i mire. Iku nga jeta e zymtë e e vështirë nën diktaturë

dhe jetoi jetën e mërgimtarit, jetën e vetmisë, i përmalluar për atdhe.

Martin Camaj me kujdes përshkruan botën, shpirtin e personazheve,

karakteret e ndryshëm, i shkruante me pedantëri. Ai qe vrojtues mendjemprehtë

me tipare medituese, dashamir i hapësirës së kohës që ndërtoi

e krijoi duke qenë: “larg atyre që flasin si unë!”. Dukuria dhe absurdi

“i largësisë”, ndikoi që autori të pasqyrojë “një copë Iliri”.

Në kohën kur ishte i qetë ai ka shkruar shkrime të natyrës së gjuhësisë

e të letërsisë, mbase kur e rëndonin ëndrrat e shumta marramendëse

ka shkruar prozë. Kur shpirtin ia kaplonte dashuria për atdheun ai ka

shkruar poezi. Dhe kur malli nuk i hiqej ka hedhur e përpunuar dialogë

e monologë drame që kanë natyrën e shkrimeve me një fije të hollë

medituese të shqyrtimit filozofik.

Këto ndjenja, këto përshtypje fitohen sapo lexojmë laryshinë a fletët

e para ideore të prozës së tij në kontura të ngjeshura me art të shtresuar

e ndërtuar sipas parimeve të ndjeshme të menduara mirë. Kjo formë

Yrjet Berisha

316

shkrimi vështrohet në kënde të ndryshme, që është çështje shijesh ndjenjë

parimesh, probleme filozofësh, të mendojë, të gjykojë, si ia do

shpirti. Por thënë shkurt; vepra e Camajt ka art, ka vlera që s’duhen

nënçmuar, këto ngrehina letrare hyjnë në opusin e kryeveprave të letërsisë

sonë edhe pse janë krijuar në Diasporën shqiptare; edhe pse s’janë

shkruar me gjuhën standarde, ato kanë qenë, janë dhe do të mbesin

vepra e kryevepra munumentale, siç ishin veprat e kreshnikëve, të cilët

i ringjalli Martin Camaj.

Këto vepra kanë rëndësi të posaçme, sepse s’janë krijime artistike

që pasqyrojnë një kohë e një hapësirë të kufizuar, ato janë me vulë dhe

emër e mbiemër të një populli, ku shkrimtari ka prekur në pulsin e

damarëve, ashtu si nuk i ka shkuar më parë mendja ndonjë shkrimtari.

Sistemi i botës së protaganistëve në shikim të parë s’duket gjithaq i

formuar e i qëlluar, por me vonë kuptohet e vërteta kur shfaqen ndjenjat

vetiake e komplekse. Bukur e paraqet portretin e një heroi përtac e

grindavec që shndërrohet punëtor i jashtëzakonshëm e i mençur me

përmasa kreshniku. Qytetit a sistemit në pushtet autori ia vë opozitën

në male, që për të parët është armik, për malësorët është hero e kreshnik!

Sistemi i vlerave s’është absolut. Autori sendërton motive të shumta

në formë mozaiku, që në këtë mënyrë edhe mundësohet vënia në

veprim e ingranazheve të një shoqërie e cila ka paradokse, dukuri që

gjejnë hapësirë në jetë.

Në kuptimin antropologjik kemi doket e trashëgimisë sonë, të

paraqitura tok me të mirat e tyre materiale. Hapësira etnografike e

këtyre trevave, haset në portretin e hershëm ilir. Në fushën e historisë

njeriu s’mposhtet, nuk u nënshrohet njerëzve që kanë duar të përlyera

me gjak të vëllezërve. Në botën epike kemi kreshnikët, zanat, dragonPROZA

E CAMAJT

317

jtë, sa të mirë edhe të rreptë. Në kuptimin filozofik, malësorët e mençur

duhet të kenë qenë pinjojë të filozofëve ilirë, sepse paten njohuri të

hershme mijavjeçare, të zhdukur nga barbarët. Bindjen tonë këtu e

sforcon edhe një citat i sipërshkëkutur: ilirët paten mitet e tyre, gjuhën,

emrat e heronjve mitik etj.

Personazhet e tij kanë natyrë origjinale malësore. Gjuha e tyre është

e matur. Malësorët me tipare kreshnikësh, dy herë i peshonin fjalët e

pastaj i jepnin udhë në veshin e botës. Gjuha dhe pamja e heronjve të

tij s’vuajnë nga ideolatria tinzare dhe e rrezikshme. Bota e këtyre personazheve

(me përjashtime) dallon dhe si e tillë është shembullore. Aty

gjejmë gjendjen sublime, akte humane, pandan atyre bizare, tragjike

që i shkaktojnë kalorësit e apokalipsës. Në këta binarë autori vrojton

komponetet nacionale; në njërën anë jep dritën, në anën tjetër errësirën,

ashtu si qe instaluar në kohën e hapësirën tonë kombëtare; nën

diktaturë.

Veprat letrare të Martin Camajt, në masë të konsiderueshme kanë

kulturë gjuhësore me nuancë të pasur nga folklori që autori si mjeshtër

ka ditur t’iu gjejë vend e t’i shqiptojë edhe në artin e prozës me kode

origjinale. Suksesi i tij është i shënueshëm dhe i bazuar në njohjen e

mirë të zhanreve të ndryshme, si në: epikë, legjendë, përrallë, mite,

doke etj., që ia ka arritur t’i ndërlidhë me metoda të ndryshme të

shqiptimit modern letrar, sipas poetikës strukturaliste, e postmoderne.

Autori këtë korpus (kompozicioni) arti e krijon falë njohjes së folklorit,

por që në këtë rast duhet veçuar se ai dallon nga shkrimtarët tjerë; së

pari, ngase ka gjuhën e veçantë, me elemente të bollshme semantike,

morfologjike e sintaktike dhe në kuadër të të gjitha këtyre sistemeve

Yrjet Berisha

318

gjuhësore, ka drejtshkrimin e vet origjinal që dallohet nga njëri roman

tek tjetri.

Gjuha e veprave të Camajt është ekzemplar i rrallë që gjuhësia e

letërsia jonë deri me tash e ka injoruar. Mirëpo, brenda ngjyrës së saj

lexuesi ndjen bukurinë, tingullin, madhështinë e shqiptimit të hershëm

që me vite të tëra gjallnojë nëpër gjenet e të parëve tanë. Kjo

gjuhë është e mbretërve të lashtë ilirë. Kjo gjuhë si e tillë ishte gjuhë e

kreshnikëve, në panteonin i të cilëve rreshtohet edhe shkrimtari Martin

Camaj.

Përkundër kompleksit eskilian, dantesk, etj., autori qe ai i cili me

asht e lëkurë u lidh me mëmëdheun, pikërisht me botimin e vprave

të veta letrare në metropole të ndryshme (Prishtinë, Romë, Münich)

sepse ai krijoi vepra arti jo vetëm për këtë mjedis, por edhe për lexues

të gjuhëve të ndryshme.

Protagonistët që gëzojnë kujdesin e nderin e autorit janë intelekualët,

kreshnikët, dragonjtë, rapsodët etj., të cilët s’janë të pakët me prozën e

Martin Camajt. Ndërkaq, në ylberësinë e vajzave ideale nis me Zojën

e romanit “Djella”, që është e formuar e mprehtë, e vendosur të luftojë

imoralitetin e mikeshes, për të depërtuar te Lena që është nënë e bashkëshorte

e devotshme, pa harruar Sosen a Blegën, e zonja për çfarëdo

punë dhe arqeitip e një zane, ajo është e bukur, e mençur, por fatkeqe.

Në këtë rast s’duhet harruar Zogën epshndezur, që me maninë e saj

mundohet t’i kundërvihet rendit shoqëror, por edhe dokeve të lashta,

që më në fund edhe bëhet pre e tyre.

Shkrimtari nuk përbuz hapësirën që e rrethoi dikur, nuk e nënçmon

as injoron as botën e heronjve që shfaqen në prozën e tij kanë botën

e vet. Veprat e këtij autori janë të pasura me ide, motive, stile të llojlPROZA

E CAMAJT

319

lojshme që pena jonë këtu, qëllim parësor ka pasur të bëj ndriçimin

e vlerave të artit të këtyre ngrehinave letrare. Veç kësaj, angazhimi e

interesimi ynë modest ka qenë të përqendrohemi në veçantitë e artit

të tij, interpretuam strukturën tematike, ideore, kompozicionale, personazhet,

dhe mjetet e ndryshme artistike e estetike etj., pa harruar të

vështruarit e analizës vlerësuese të letërsisë, në kufij formalë, në mënyrë

krahasuese, duke iu nënshtuar kështu formës, radhës e metodës së logjikshme

e analitike, herë-herë duke u ndalur në radhitjen eksplicite dhe

duke u mbështetur në tekstin letrar, prore pa i harruar shtresat mitologjike,

antropologjike të një logosi të përqëndruar e të meditueshëm

të veprave letrare të këtij autori që ky korpus i veprave të vlerësohet e

vrojtohet në kontekst të shkencës së re të letërsisë.

Novelat e romanet e këtij autori i karakterizon forma, përmbajtja

me koncepte e shtylla kryesore të ngrehinës së prozës që janë formuar

si krijme të komponimit të nivelit artistik me orbitë logjike, por

që shquhen sipas strukturës gjuhësore ku autori tematikën a idenë e

përsërit ose e pasqyron në mënyrë eksplicite dhe mu për këtë arsye

kemi qenë të detyruar t’i qëmtojmë këto çështje nga disa herë, duke

i kundruar ato sipas çastit, fenomeneve a dukurive të ndryshme në

formë niçeane. Ka raste kur u desh të zbusim penën, por ja që penën

tonë e kemi ngjyer e ndrydhur pa u dridhur dora e djathtë. Disa herë i

jemi shmangur botëkuptimeve me ideolatri estetike që shkojnë rrugës

së pafund të piedestalit a modelimit të rrejshëm estetik, etik, me komponente

tjera të këtij lloji, duke i vënë detyrë vetes të cilësojmë vetëm

krijimet artistike.

Historia e letërsisë sonë, veprave të këtij autori duhet t’ua hapë dyert

në katedra letërsie, shtëpi botuese, në duar të lexuesve. Ky autor u bë

Yrjet Berisha

320

i njohur duke iu rrekur çështjeve të ndjeshme të artit e të shkencës së

nënqiellit tonë. Ai punoi me përkushtim, pa harruar gjakun e të parëve,

pa harruar kohën e hapësirën e atdheut të largët, pa harruar drejtpeshimin

njerëzor e intelektual, pa harruar pamjen tërehqëse estetike në

art e shkencë, pa nëpërkëmbur e zemëruar heronjtë mitik e të folklorit

të lashtësisë ilire, pa përbuzur bukurinë e stilit të trashëguar nga rapsodët.

Dhe mbi të gjitha, ai bëri këtë duke patur nderin e kujdesin për

lexuesin që atëbotë kur i shkroi i mungoi.

Martin Camaj ka shënuar risi në letërsinë tonë duke e pasuruar atë,

me vepra gjinish të ndryshme letrare në korpusin e gjërë të letërsisë

shqiptare, kanë art të mirëfilltë. Heroi i këtyre veprave kundrohet në

kuptimin fizik, psikologjik, antropologjik që e vë në drejtpeshim me

arqitipe të mjedisit konkret që e përballon ose e përkrahen me shtresa

të qarta ndërtimi që realizon me kreacione dhe kështu e ndihmon zhvillimin

e letërsisë sonë.

S’do mend se në prozën e tij hetohet tematika mitologjike e folklori,

që kanë narracionin e anekdodave të fjalëve të urta me karakter

meditues, kronikë e tekste të tjera. Kështu tërë këtë korpus e këtë material

mitologjik e folklorik e gjejmë të pranishëm në shtresat e artit që

zbatohen a shkruhen brenda nivelit kompozicional të veprës letrare

artistike, duke u shtrirë edhe më gjerë në kontekstin estetik; por mbi

të gjitha, pa nëpërkëmbur formën e parë: origjinën, rrënjët që hedhin

shtat në një ngrehinë të re e të madhe me artitekturën e fortë, me

themele edhe më të qëndrueshëm që e përbëjnë prozën artistike ngrehinë

arti.

Autori në këto vepra u mbështet në elementet e së qenmes së shkuar

shqiptare të pasur, e bën me pasion të madh. Shpesh duket se lodhet,

PROZA E CAMAJT

321

mërzitet, mbase pse nganjëherë edhe i përsërit gjërat, por ai vepron

kështu, sepse e çmon dhe e njeh trashëgiminë mitike e folklorike, që

është kulturë, dije, botë e studiuar, e menduar që gjërat e njohura e të

panjohura, përmes tyre i analizon e i zbulon, por edhe i kujton legjendat,

përrallat, ëndrrat e rinisë së atdheut që e kishte larg. Nisur nga ky

faktion autori ia ka arritur qëllimit që në mënyrë të përsosur të bëjë

një shqiptim të veçantë e të stërholluar, që kështu të pasqyrojë botën,

shqetësimet e veta me botëkuptim e analitik të ekspertit, duke patur

kujdes në përdorimin me vend të elementeve artistike; ai ka dialog të

qartë, psikoanalizë, alegori fjalësh, nota humori, ironi të hidhur, përshkrim

laryshyes me ngjyra e ton autokton, duke mos iu shmangur gustos

emocionale dhe shtresave të gamës racionale. Autori është mjeshtër

i nisjes a fillimit të prozës artistike dhe mbi të gjitha edhe di të përmbyll

atë bukur.

Deri tash veprat e Martin Camajt, në atdhe, fatkeqësisht, janë injoruar

dhe pak janë vlerësuar nga kritika jonë. Shpresojmë se kur të

botohen veprat e tëra të shkrimtarit, do të zënë vend të rëndësishëm

në letrat tona dhe do të kenë trajtim të kujdesshëm, meqë me këto

faqe vërshojnë si tekste artistike e estetike me art alkimik, mprehtësi,

përsosmëri epike e folklorike, kanë harmoni në kohë – hapësirë etj.

Shkrimtari fizikishit është i vdekur, por veprat e tij do të mbeten monumete

të çmuara për artin e letërsinë tonë.

Yrjet Berisha

322

VII. Martin Camaj

(Shënime biografike)

Martin Camaj u lind më 21 korrik 1925, në Temal të Dukagjinit,

në një familje të njohur bujare. Për arsimimin e edukimin e tij

nga mosha e hershme, janë kujdesur etërit jezuitë të Shkodrës, ku edhe

kreu Kolegjin Saverjan të Shkodrës, i njohur ndryshe si kolegj italian.

Kur hipi në pushtet regjimi komunist, mbylli shkollat fetare dhe tempujt

e saj. Martin Camaj në këtë kohë detyrohet të punojë mësues, pa u

pajtuar me sistemin në fuqi. I vetëdishëm për rrethanat e reja, i shpëtoi

përndjekjeve, burgut, torturave, andaj më 1948, strehohet në mal. Nga

kjo jetë e padurueshme, atë vit kaloi kufirin shqiptar fshehtas emigroi

në ish-Jugosllavi (në Malin e Zi). Disa muaj i kaloi në një llogor, afër

Podgoricës, pas kësaj periudhe punësohet mësues në shkollën shqipe

në katundin Tuz, afër Podgoricës së Malit të Zi.

Në shatorin e vitit 1949, regjistrohet në Universitetin e Beogradit

ku studioi sllavistikë, romanistikë e balkanologji. Gjatë studimeve të

kryera në këtë instutucion të njohur u njoh me shumë studentë shqiptarë

nga Kosova dhe mori pjesë në aktivitet e tyre kulturore e letrare.

Një kohë edhe filloi bashkëpunimin e rregullt me revistat letrare “Jeta

e re”, “Pionieri”, që botoheshin në Prishtinë, ku edhe në letërsinë shqiptare

u paraqit në fillim të viteve pesëdhejtë. Vjershat e para i botoi, më

PROZA E CAMAJT

323

1951, në revistën letrare “Jeta e re”. Janë këto ato krijime që do të shohin

dritën: “Mësuesit të ri”, dhe “Kroni” (1952). Fill pas tyre, më 1953,

Shtëpia Botuese “Mustafa Bakija”, ia botoi vëllimin e parë poetikë me

titull: “Nji fyell ndër male”. Më 1954, botoi edhe vëllimin e dytë poetik

titulluar: “Kanga e vërrinit”. Këto vëllime poetike janë vepra të para të

Camajt, botuar nga një autor shqiptar në ish-Jugosllavi.

Në punimin e temës së diplomës që e punoi nga dija e albanologjisë

atë e udhëheqi profesori i famshëm Henrik Bariq, albanolog, i njohur

e i nderuar në Faklutetin e Filologjisë, në Universitetit të Beogradit

(Serbi). Martin Camaj u diplomua më 1955. Qëndrimi i tij në Beograd,

por edhe bashkëpunimi me revista dhe pjesëmarrja në jetën kulturore

në Kosovë i bie në sy për të keq Sigurimit Shtetëror jugosllav

famëkeq i njohur në popull me shkurtesën jugosllave UDB-a, të cilët e

kushtëzojnë ose të bëhej bashkëpunëtor i tyre ose duhej të kthehej në

Shqipëri dhe t’u dorëzohej komunistëve të atjeshëm. Kërcënimet e tilla

e detyrojnë Martin Camajn, të largohet edhe nga ish-Jugosllavia dhe

më 1956, kaloi të jetojë në Romë të Italisë, ku edhe vazhdoi studimet

për gradë shkencore në Fakultetin e Letësisë dhe të Filozofisë. Në atë

fakultet përcjellë me përkushtim edhe ligjëratat e një poeti hermetikë

G. Ungarett-it, ku edhe njihet më për së afërmi me poezinë e tij.

Në Romë më 1958, e botoi romanin e parë të shoqëruar me vargje

“Djella”. Po në Romë, më 15 mars 1960, në Fakultetin e Letërsisë e të

Filozofisë, mbron tezën e doktoranturës mbi “Mesharin”, e Gjon Buzukut,

(Il Mesale di Gjon Buzuku) para një komisioni të përbërë nga 11

profesorë, kryetar i komisionit qe prof. Angelo Monteverdi, dekan i

Fakultetit. Teza e tij u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e komisionit.

Aty mirrte pjesë edhe prof. Ernest Koliqi, titullar i Katedrës së gjuhës

Yrjet Berisha

324

dhe letërsisë shqiptare. Tok me Ernest Koliqin, në Romë të Italisë bashkëthemeloi

revistën letrare shkencore “Shejzat”, kryeredaktor i së cilës

ishte ai, që nga numri i parë. Revista në fjalë qe me ndikim të madh në

Disaporën shqiptare, sidomos u ndihmoi shumë arbëreshëve të Italisë.

Gjatë disa viteve Martin Camaj, kreu punën e lektorit në Institutin

e studimeve shqiptare në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë, në

Romë dhe në të njëtën kohë filloi të mirrej në mënyrë profesionale

edhe me studime gjuhësore, sidomos me gjuhën e arbëresheve të Italisë,

punë që i mori një pjesë të madhe të jetës. Në vitin 1961, kaloi në

Universitetin e Mynihut (Gjermani). Më 9 dhjetor të vitit 1964, ai e

mbroiti habilitacionin “Fjalëformimi në gjuhën shqipe” (“Albanische

Wortbildung. Die Bildungsweise der älteren Nomia”), në drejtimin e

indogjermanistit të shquar Prof. Wissmann (anëtarë Komisioni qenë:

prof. A. Achmaus, Prof. G. Stadtmüller). Më 1971 merr titullin e profesorit

universitar. Në Mynih e në Lenggries-ë, ku edhe e kishte shtëpinë,

gjatë tridhjetë viteve, ai krijoi veprat e tij më të rëndësishme në fushën

e letërsisë dhe të gjuhësisë, duke filluar nga romani “Rrathë”, (1978)

“Albanian Grammar”, (1984), e deri te përmbledhja e fundit me poezi

“Palimpsest”, (1991). Falë punës së tij të palodhshme dhe zotimit të tij

Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare në Universitetin e Mynihut,

u ngrit në rangun më të lartë, ku studentët e kanadidatët e ndryshëm,

mund t’i merrenin të gjitha titujt pedagogjik-shkencorë nga kjo fushë.

Martin Camaj, mori pjesë në shumë takime e tubime shkencore me

karkter ndërkombëtar dhe kurdoherë e prezentoi në mënyrë të denjë

albanologjinë. Falë ndihmës së tij një numër shqiptarësh, nga Kosova,

fituan bursa studimore në Gjermani. Camaj pati letërkëmbime me një

numër të madh intelektualësh në Europë dhe në Amerikë. Shtëpia e

PROZA E CAMAJT

325

tij familjare në Lenggries-ë, ishte shndërruar në një qendër të madhe

shkencore albanologjike.

Në muajin gusht të vitit 1991, pas tridhjetë e gjashtë vitesh kthehet

në Prishtinë, ku mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare dhe në

atë rast, u shpall anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Pas kësaj vizite, në Prishtinë atij iu botuan edhe dy vepra: “Pishtarët

e natës”, (1991), (ku u përfshi edhe novela tjetër “Rrungaja në mars”)

“Djella” 1994 dhe libri me poezi: “Në hijen e gjarpnit”, (1991), me ç’rast

edhe iu rikthye përsëri veprimtarisë letrare në Kosovë, ku edhe i nisi

hapat e parë. Në Shqipëri së pari iu ribotua libri me vjersha titulluar:

“Lirika mes dy moteve”, që e botoi Shtëpia Botuese “Hylli i Dritës”,

(1995), me lejen e bashkëshortes së autorit z. Erika Camaj. Martin

Camaj, vdiq në Lenggries-ë, më 12 mars 1992. Në varrimin e tij morën

pjesë shumë shqiptarë, miq, shokë, nga shumë shtete të Europës, nga

Amerika si dhe kolegë nga Universiteti i Mynihut.

Më 1993, në Lenggries-ë, u themelua Shoqata “Martin Camaj”,

nëpërmjet së cilës do të vazhdohet puna në fushën e albanologjisë,

nisur nga ai, sidomas në afirmimin dhe njohjen e letërsisë shqiptare

në qarqe botërore. Shoqatën në fjalë e udhëheq gruaja e tij: Dr. Erika

Camaj, e cila në forma të ndryshme po bën afirmimin e kulturës sonë.

Në vitin 1996, Shtëpia Botuese “Apollonia”, në Tiranë ia botoi kompletin

e përbërë nga pesë vëllime në poezi, novela, e dy drama. Tash së

voni Shtëpia Botuese “Camaj – Pipa”, në Shkodër, ribotoi për herë të

parë në Shqipëri romani “Rrathë”, shoqëruar me një fjalorth të fjalëve

të përdorura në roman. Po në këtë vit, Shtëpia Botuese “Dakagjin”, nga

Peja, ia botoi tërë opusin e tij me poezi titulluar: “Lirika”, (2001).

326

Kronologjia e veprave letrare

të Martin Camajt

1953

1. “Nji fyell nder male”, botoi ShB “Mustafa Bakija”, Prishtinë.

1954

2. “Kanga e vërrinit”, botoi “Mustafa Bakija”, Prishtinë.

1958

“Djella”, botoi “Shejzât”, Roma.

1964

4. “Legjenda”, botoi “Shejzât”, Roma.

1967

5. “Lirika mes dy moteve”, botim i autorit, Müchen.

1978

6. “Rrathë”, botim i autorit, München.

7. “Njeriu më vete e me tjerë”, botim i autorit, Müchen.

1981

8. “Dranja”, botim i autorit, München.

9. “Shkundullima”, botim i autorit, Müchen.

10. “Poezi (153 – 1967)”, botim i autorit, München.

327

1984

11. “Albanian Grammar”, with Exercises, Chrestomathy and Glosseries.

Collborated on and translated by Leonard Fox “Oto Harrassowitz”,

Wiesbanden, 1984. (“Gramatika shqipe”, me ushtrime, krestomati

dhe fjalor”.

1985

12. “Poesie”, Trans. Francesco Solano. Ediprint, Palermo– Siracua.

1987

13. “Karpa”, botim i autorit, München

1990

14. “Selected Poetry”, Trans. Leonard Fox. New York University

Press, New York – London, 1990.

1991

15. “Pishtarët e natës”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë.

16. “Në hijen e gjarpnit”, NSHR “Jeta e re”, Prishtinë.

17. “Gedichte”, Übersetz. Hans – Joachim Lanksch. Kyrill & Method

Verlag, München.

18. “Palimpsest”, Trans. Leonard Fox. München.

1994

19. “Djella”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë.

1995

20. “Lirika mes dy moteve”, botoi, SHB “Hylli i dritës”, Tiranë.

328

1996

21- 25. “Vepra 1 –5”, botoi SHB “Apollonia”, Tiranë

1999

26. “Pendlat e korbit / Wieser”, Klagenfurt.

2001

27. “Lirika”, botoi SHB “Dukagjin”, Pejë

28. “Rrathë”, botoi SHB “Camaj – Pipa”, Shkodër.

329

Bibliografia e veprave letrare të Martin

Camajt

a) Romanet:

1. Martin Camaj, Djella, Romë, 1958.

2. Martin Camaj, Djella, NB “Gjon Buzuku”, Pirshtin, 1994.

3. Martin Camaj, Djella, ShB “Apollonia”, Tiranë,1996.

4. Martin Camaj, Rrathë, botim i autorit, München, 1978.

5. Martin Camaj, Rrathë, ShB “Camaj – Pipa”, Shkodër, 2001 .

6. Martin Camaj, Karpa, botim i autorit, München, 1987.

b) Novelat:

7. Martin Camaj, Shkundullima, botim i autorit, München, 1981.

8. Martin Camaj, Shkundullma, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

9. Martin Camaj, Pishtarët e natës, NB “Gjon Buzuku”, Rishtinë,

1991.

10. Martin Camaj, Pishtarët e natës, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

11. Martin Camaj, Rrungaja në mars, NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë,

1991.

12. Martin Camaj, Rrungaja në mars, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

13. Martin Camaj, Katundi me gjuhë të fshehtë, ShB “Apollonia”, Tiranë,

1996.

14. Martin Camaj, Gjon Gazulli, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

c) Dramat:

15. Martin Camaj, Kandili argjandit, botim privat, Kozencë, 1993.

16. Martin Camaj, Kandili argjendit, SHB“Apollonia”, Tiranë, 1996.

330

17. Martin Camaj, Loja e mabsdarkës, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

ç) Proza poetike:

18. Martin Camaj, Dranja, botim i autorit, München. 1981.

19. Martin Camaj, Dranja, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

d) Poezitë:

20. Martin Camaj, Nji fyell nder male, ShB “Mustafa Bakija”, Prishtinë,

1953.

21. Martin Camaj, Kanga e vërrinit, “Mustafa Bakija”, Prishtinë,

1954.

22. Martin Camaj, Legjenda, botoi, Romë, 1964.

23. Martin Camaj, Legjenda, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

24. Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, botim i autorit, München,

1967.

25. Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, ShB “Hylli i dritëse”, Tiranë,

1995.

26. Martin Camaj, Lirika mes dy moteve, ShB “Apollonia”, Tiranë,

1996.

27. Martin Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, botim i autorit, München,

1978.

28. Martin Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, ShB “Apollonia”, Tiranë,

1996.

29. Martin Camaj, Poezi (1953 – 1967), botim i autorit, München,

1981.

30. Martin Camaj, Në hijen e gjarpnit, NShR “Jeta e re”, Prishtinë,

1991.

331

31. Martin Camaj, Vargje të shperndame, ShB “Apollonia”, Tiranë,

1996,

32. Martin Camaj, Nema, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

33. Martin Camaj, Palimpsest, ShB “Apollonia”, Tiranë, 1996.

34. Martin Camaj, Pendlat e korbit të bardhë / Wieser, Klagenfurt,

1999.

35. Martin Camaj, Lirika, ShB “Dukagjin”, Pejë, 2001.

a.a) Veprat letrare të përkthyera në gjuhë të huaja:

1. Poesie. Present. Antonino Guzzetta, trans. Francesco Solano.

Ediprint, Palermo-Siracusa, 1985.

2. Selected Poetry, Trans. Leonard Fox, New York University Press.

New York - London, 1990.

3. Gedichte. Übersetz. Hans-Joachim Lanksch. Kyrill & Method

Verlag, München, 1991.

4. Palimpsest, Trans. Leonard Fox, München – New York, 1991.

5. Pendlat e korbit / Wieser, Klagenfurt, 1999.

a.b) Monografitë

1. Il “Missale” di Gjon Buzuku. Contributi lingustici allo studio della

genesi, Shejzat, Roma, 1961.

2. Albanische Wortbildung. Die Bildungsweise der älteren Nomina,

Wiesbaden 1966.

3. Lehrbuch der albanischen Sprache, Harrassowitz, Wiesbaden,

1969.

4. La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Leo Olschki,

Firenze, 1971.

332

5. Racconti popolari di Greci (Katundi) in provincia di Avellino e di

Barile (Barili) in provincia di Potenza, “Studi Albanesi”, pubblicati

dall’Istuto di Lingua e Letteratura Albanese dell’Universita di

Roma, Vol. III, Roma, 1972.

6. Albanische Märchen ( në bashkëpunim me Uta Schier-Oberdorfer),

Diedrichs, Köln-Düsseldorf, 1974.

7. Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz

Cosenza, Albanische Forschubgen 16, Dr. Rudolf Trofenik,

München, 1977.

8. Cuneus Prophetarum a Petro Bogadano, Patavii, MDCLXXXV

(Mit einem Beitrag von Giuseppe Valentini und Martin Camaj),

München, 1977.

9. Albanian Grammar with Exercises, Chrestomathy ang Glossaries

(Collab. On and translated by Leonard Fox), Otto Harrassowitz,

Wiesbaden, 1984.

10. La parlata arbëreshe di San Costantino Albanese in provincia di

Potenza, Centro Editoriale e Librario dell’Universita dell Calabria,

Rende, 1991.

a. c. Studimet:

1. “Prilog poznavanje grafije Gjon Buzukua”, në Godišnjak Balkanološkog

Instituta, 1956, pp. 203-11.

2. “Il problema dello studio dei testi antichi albanesi in rapporto coi

dialetti,” in Communications et rapprts du I Congres International

de Dialectologie générale, Louvain, 1964.

333

3. “Zur Entwicjlunga der Nasalvokale der Slavischen Lehnwörter im

Albanischen,“ in Die Kultur Südosteuropas, ihre Geschuchte ubd

ihre Ausdrucjsform, München-Wiesbaden 1964, pp. 18-25.

4. “Sull’elemento fei canti popolari nell rapsodie si Giuseppe Schiro,”

in Annuario Dell’Universita di Palermo – anno accademico 1965

–66, pp. 261-67.

5. “Ich bin’ und ‘ich habe’ im Albanschen,” in Beiträge zur Südosteuropa-

Forschung, Trofenik, München, 1966, pp. 41-47.

6. “Drei Briefe von Demetrio Camarda am Gustav Meyer,” in Beiträge

zur Südosteuropa- Forschung, Trofenik, München 1966, pp.

465-72.

7. “Lautliche Parallelentwicklungen in montenegrinische und nordalbanischen

Mundarten,” in Die Welt der Slaven, München, 1966.

8. “Die albanischen Benennubgen für den Kern der Baunfrüchte,” in

Münchner Studien zur Sprchwiss., München, pp. 68-75.

9. “Jeronim De Radas ‘Scanderbeccu i pa-fan’ (Der glücklose Skanderbeg)”,

in Studia albanica Monacensia, München, pp. 68-75.

10. “Osservazioni sullo sviluppo storico parlata dell Matja,” in Atti del

V Convegno internazionale di studi albanesi, Palermo, 1968, pp.

1o7-15.

11. “Jotierung des albanischen gj und q ( Zur Schichtung der

lateinischen Lehnwörter im Alnaischen),” in Actes balk., Sofia,

Editions de l’Académie Bulgare des Sciences, 1968, pp. 837-40.

12. “Ein italo-albanisches Lied aus dem Skanderbeg-Yuklus” (in collabrazione

con Alois Schmaus), in Beiträge zur Südosteroropa-

Forschungen, Mümchen 1970, pp. 43-56.

334

13. “Zur albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza,” in

Dissertationes Albanicae inhoonrem J. Valentini et E. Koliqi,

Band XI, Trofenik, München 1971, pp. 104-11.

14. “Der Niederschlag des Kanuns von Lekë Dukagjin in der albanischen

Volksepik,” in Serta Slavica (in memoriam Alois Schmaus),

München 1971, pp 104—11.

15. “Ein albanischer Staz aus dem Jahre 1483” (in collaborazione con

L. Braun), in KZ 86, Vandenhooeck & Ruprecht, Göttingen 1972,

pp. 1-6.

16. “I poeti albanesi della nuova letteratura della Kosova,” in Atti del

VI Convegno internazionale di studi albanesi, Palerom 1973, pp.

73-80.

17. “Il bilinh]guismo nelle oasi linguistiche albanesi dell’Italia meridionale,”

in Bilinguismo e diglossia in Italia, Atti del Convegno del

Centro Studi per la Dialettologia italiana, Pacini, Pisa 1974, pp.

5-13.

18. “Sprachresten der albanischen Mundart von Villa Badessa in der

Provinz Pescara,” in Südosteuropa unter von Halbmond, Trofenik,

München 1975, pp. 37-34.

19. “Ein Brief in albanischer Sprache aus Gash vom Jahre 1689,” 1977,

pp. 23-33.

20. “Vier Briefe von Holger Pedersen an Gustav Meyer – Beiträge zur

Geschichte der Albanologie,” in Münchner Zeischrift für Balkankunde,

Trofenik, München 1978, pp. 71- 79.

21. “Fjalët bashkë dhe vërri,” in Serta Balcanica-Orintalia Monacensia

in honorem Rudlphi Trofenik, München 1981, pp. 241-44.

335

22. “Indirizzi di studi albanesi in Italia,” in Scritti linguistici in onore

di Giovan Battista Pellegrini, Pacini, Pisa 1983, pp. 1315-19.

23. “Per una tipologia dell’arbëresh,” in Etnia albaese e minoranze

linguistiche in Italia (a cura di Antonio Guzzetta). Atti del IX

Congresso Internazionale di Studi Albanesi, Palermo 1983, pp.

150-58.

24. “On the Typologyof the Dialects of Kosova,” in Studies on Kosova,

East European Monographs by Columbia Universty Press, New

York, 1984, pp. 55-62.

25. “La letteratura arbëreshe nel quadro generale della letteratura albanese”,

in Le minoranze etniche e linguistiche. Atti del 10 Congresso

Internazionale, Paleromo, 1985, pp. 201-09.

26. “Bibligrafia ragionata dell opre di Francesco Solano”, in Quaderni

del Dipartimento di Linguistica dell’Universita della Calabria,

No. 3, Cosenza 1986, pp. 15-20.

27. “Forword of the code of Lekë Dukagjini” – Alnaian Text Collected

and Arrewnged by Shtjefën Gjeçovi. Translated, with an Introduction,

by Leonard Fox, Gjonlekaj Publishing Comapany, New

York, 1989.

28. “Letërsia arbëreshe në kontekstin evropian”, në Seminari Ndërkombëtar

për gjuhën dhe kulturën shqiptare, XVI, Prishtinë,

1990. (në shtyp).

29. “Pjetër Bogdani, mjeshtër i gjuhës e i stilit”, në Albanica, No. 1,

Winter 1990, pp 80-89.

30. “Çështje te pazgjedhuna të shqipes”, në Alabica, No. 1, Winter

1990, pp. 80-89.

336

31. “Shndërrime e përpunimi i thânjeve popullore në ‘Lahutën e Malcís’

”, në Jeta e re, 11-12 (1990), Prishtinë, pp. 1476-88 (rielaborazione

dell’articolo apparso su Shejzât, V, 1961, pp 477-85),

32. “Palimpsest”, in Albanica, No. 1, Winter 1990, pp. 90-93.

33. “Gli aspetti romantici nell’opera del De Rada”, in Atti del XVI

Congresso Internazionale Di studi albanesi, Palermo, 1991.

35. “Kotinuittät von altererbten Motiven und Formen in der Arbëresh-

Literatur”, in Atti del Congresso Internazionale di Studi

sulla Lingua, la Storia e la Cultura degli Albanesi d’Italia (Mannheim,

25-26 giugno 1987(, Celuc, Rende 1991, pp. 67-73.

a.ç. Kontributi e bashkëpunimi në revistën “Shejzat”:

1. “Kuvend poezije shqiptare”, I (1957), p. 30.

2. “Dy pushkë që ranë te ‘Ara e Gegës’,” I (1957), pp. 123-25.

3. “Nëpër fletët e ‘Nëntorit’ “, nr. 8, Tiranë, 1957,” II (1958), pp. 102-

05.

4. “Nji shikim poezís së vjetit 1957 në Shqipní”, II (1958), pp. 406-07.

5. “Kremtimi i 28 Nândorit në Romë”, II (1958), pp. 406-07.

6. “Për vokalin nasal te Buzukut”, III (1959), pp. 163-73.

7. “Ndër katundet arbëreshe në Kalabrí (Përshtypje), “ III (1959), pp.

281-83.

8. “Festimet e Ungrës”, III (1959), pp. 332-34.

9. “Ligjerata e Prof. Franz Babinger mbi Konstantin Arianit Komneni”,

(1960), pp. 75-80.

10. “I pari kongres ndërkombtar i dialektologjís së përgjithshme”, (në

bashkëpunim me Ernest Koliqin), IV (1960), pp. 219-22.

11. “Rreth prozës së sotshme në Shqipní”, IV (1960), pp291-99.

337

12. “Udhëtim veruer nepër Arbreshët të Kalabrís”, V (1961), pp. 254-

56.

13. “Shndërrimi e përpunimi i thânjeve popullore në ‘Lahitën e Malcís

“, V(1961), pp.477-85.

14. “Ferri – e para kantikë e ‘Komedis Hyjnore’ në gjuhën shqipe”, VI

(962), pp. 149-57.

15. “Konferencë e Koliqit në München”, VI (1962), pp. 202-03.

16. “Vepra e fundit e Ivan Popoviqit dhe dhe çështja e prejardhjes së

Shqiptarvet”, VI (1962), pp. 236-39.

17. “Mbledhje e balkanologve në München”, VI (1963), pp. 365-69.

18. Nji konferencë e profesor Schmaus mbi epikën popullore shqiptare

n’Universitetin e Romës”, VII (1963), VII (163), pp. 77-79.

19. “Në rasën e gjashtëdhjetëvjetorit të lindjes s’Ernest Koliqit”, VII

(1963(, pp. 116-18.

20. “Nji paraqitje e tansishme e poetit arbrsh Francesco Crispi Glavino”,

VII (1964), pp. 116-18.

21. “Jeronim De Rada për gjuhësinë shqipe”, VIII (1964), pp. 332-36.

22. “Vendi që i përngjante nji zgjoni bletësh”, VIII (1964), pp. 451-

52.

23. “Nji trim që këndohej ndër kangë popullore”, IX (1965), pp. 97-

104.

24. “Udhtari maje mushkut”. IX (1965), pp. 156-60.

25. “Romani i Eshtnave”, IX (1965), pp. 156-60.

26. “Sull’elemento dei canti popolari nelle rapsodie dello Schiro”, IX

(1965), pp. 396-98.

27 . “Arka e Noheit apo friga”, X (1966), pp. 93-97.

338

28. “Mbyllja e kremtimeve të 100 – vjetorit të datëlindjes së Poetit

Zef Schiroi në Napull”, X (1966), pp. 134-35.

29. “Njiqindvjetori i lindjes së Ndre Mjedjes (1899-1966) “, X (1966),

pp. 180-98.

30. “Kongresi i balkanologvet në Sofje””, X (1966), pp 289-90.

31. “Pjetër Budi në rasën e katërqindvjetorit të lindjes”, X (1966), pp.

494-96.

32. “Mendime rreth zhvillimit të letërsisë së mbasluftës në Shqipní”,

X (1966), pp. 511-14.

33. “Shfaqje kulturore e shoqnore në prak të prendverës. Nji ligjeratë

e Prof. Dr. Georg Stadtmüller në Universitetin e Romës”, XI

(1967). Pp. 117-18.

34. “Pikpamje rreth periodizimit të letërsisë shqipe”, pp. 265-72.

35. “Disa letra të poetit Ndre Mjedja”, XI (1967), pp. 326-28.

36. “Konferncë e profesor Zef Valentinit në Universitetin e Münchenit”,

XII (1968), pp. 83-86.

37. “Gjurmë të popullsisë shqiptare në Provincën e Piaçnzës”, XII

(1969), pp. 31719.

38. “Kremtimet e Gjashtëdhjetëvjetorit të ‘Diellit’ në New York”, XII

(1969), pp. 404-10.

39. “Humbja e Prof. Alois Schaus (nekrolog)”, XIV (1970), pp. 239-

40. “Sprovë për gjetjen e kriterave në analizën e emnave të vendbanimeve”,

XIV (1971), pp. 351-55.

41. “Kuvendi dialektologjik në Bressanone (14-16 shtatuer 1971)”,

XV (1971), pp. 215-17.

42. “Vëllim syzimesh albanologjike në nder të atë Prof. Zef Valentinit

dhe Prof. Ernest Koliqit”, XV (1971), pp. 329-31.

339

43. “Shënime kanunave të Mirditës (marrë nga goja e Gjon Marka

Gjonit)”, XVII (173), pp. 58-61.

44. “Nji humbje e randë (nekrolog për Ernest Koliqin)”, XVIII

(1974), pp. 7-9.

a. d. Kontributi dhe bashkëpunimi në revistën “Zjarri”

1. “Una frase in arbëresh dell’anno 1483”, XI (1979), 26, pp. 22-24.

2. “Eqrem Çabej (1908 – 1980) “, XII (1980), Nr. 27, pp. 5-7.

3. “In memoriam: Gerhard Rohlfs (1892 – 1986)”, XVIII (1986),

pp. 41-42.

4. “Aspetti del plurilinguismo presso gli arbëresh d’America – prima

parte”, (XVIII (1986), pp. 18-20)

5. “Aspetti del plurilinguismo presso gli arbëresh d’America – seconda

parte”, (XX (1989), pp. 136-47).

a. dh.). Recensionet e botuara në “Shejzat”

1. Vasil D. Alarupri, Dasmë në shtëpi të Vançit, (I, 1957, p. 95).

2. Stavro Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryenngitëse

shqiptare (1881 – 1912), (III, 1959), p. 199).

3. Arshi Pipa, Libri i burgut, (IV, 1960, p. 52).

4. Idriz Ajeti, Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim

të shekullit XIX, “Rilindja”, Prishtinë, 19660, (V, 1969, pp.

270-72).

5. Mbi do shprehje të pamatuna (IV, 1960, pp. 268).

6. Vaclav Polak, Les origines de la differnciation en albanie, da Orbis,

No. 2, 1963, (VII, 1964, p. 138).

340

7. Vaclav Polak, Balkanische Zusammenhänge und etymologische

Forschungen des Albanischen, da Zeitschrift für Balkanologie,

1-2, 1963, (VIII, 1964, p. 138).

8. Vepër postume e Jokl-it: Die Verwandtschaftsverhältnnisse des

Albanischen zu den übrigen indogermanischen Sprachen, da

Zeitschrift für Sprachwissenschaft, Bd. IX, 2 Haft, 1963, (VII,

1964, p. 139).

9. Nji vepër me randësi e dialektologjisë shqipe: Idriz Ajeti, Istorijski

razvitak govora arbanasa kod Zadra, Sarajevo, 1961, (VIII,

1964, pp. 69-70).

10. Tajar Zavalani, The P.E.N. in Exile: Albanians, da Arena, 3/6,

1964, (VIII, 1964, pp. 452-55).

11. Mesha e Shën Gojartit, përkthye shqip nga E.m Pal Schiroit, Palermo,

1964, (VIII, 1964, p. 454).

12. Ndre Mjedja, Juvenilia e vepra tjera. Mbledhë e redaktue, nga

Mark Gurakuqi, Tiranë, 1964, (IX, 1965, p. 68).

13. Studime historike, viti XVIII. (II ), 3/1963, (IX, 1965, p. 142).

14. Zeitschrift für Balkanologie, 1, 1963, (IX, 1965, pp. 286-87).

15. Carlo Tagliavini, Gli ‘etnici’ dei paesi albanesi d’Italia, në Atti

dell’Istituto di Scienze, Lettere ed Arti, anno accademico 1963/64,

(IX, 1965), pp. 429-3o).

16. Cllaus Haebler, Grammatik der albanischen Mundart von Salamis,

Otto Harrassowitz, Wisbaden, 1965, (IX, 1965), pp. 430-42).

17. Beitträge zur Südosteuropa-Forschung. Anlässlich des I. Internationalen

Kongresses in Sofia, München, 1966, (XI, 1967, pp.

163-64).

341

18. Dhimitër Xhuvani, Midis dy netëve, (novelë), Tiranë, 1965, (XI,

1967, p. 315).

19. Dasma, roman i Ismail Kadaresë, në Nëntori, nr. 8, 1967, (Xi,

1967, pp. 469-72).

20. Karl Gurakuqi, Grammatica albanese dell’uso moderno, Palermo,

1967, (XII,1968,pp.124-24).

21. Fadil Paçrami, Ngjarja në fabrikë (dramë në dy pjesë), në Nëntori,

nr.4, 1968, (XII, 1968, pp. 256-57)).

22. Jakup Ceraja, Djersa dhe gjak - vjersha. “Rilindja”, Prishtinë,

1968, (XII, 1968, p. 257).

23. Gjurmime albanologjike, 1. 1968, Prishtinë, (XIII, 1969, pp. 124-

25).

24. Peter Bartl, Die albanischen Mulime zur Zeit der nationalen

unabhänglickeit (1878 – 1912), Otto Harrassowitz, Wisbaden,

1968, (XIII, 1969, pp. 125-26).

25. Arshi Pipa, Rusha, München, 1968, (XIII, 1969, pp. 126-27).

26. A. V. Desnickaja, Albanskiji jazyk i evo dialekty, Leningrad, 1968,

(XIII, 1968, p. 386).

27. M. A. Gabinski, Vozniknovenije infinitiva kak vtorinyj balkanskij

jazykovoj proces. Na materiale albanskovo jazika, Leningrad,

1967, (XIII, 1969, pp. 28687).

28. Tahir Kolgjini, Shpalime rreth ‘Lahutës’, Istanbul, 1969, (XIX,

1970, p. 95).

29. Il ‘Missale’ di Gjon Buzuku (1555), botim kritikë nga Eqrem

Çabej, Vëll. 1-2, Tiranë, 1968, (Xvi, 1972, pp. 284-85).

30. Ernest Koliqi, Saggi di letteratura albanese, Leo S. Olschki, Firenze,

1972, (XVII, 1973, pp.138-40).

342

31. Francesko Solano, Manuale di lingua albanese, Corigliano C.

1972, (XVII, 1973, pp. 140-40).

32. Novellistica italo-albanese, Leo S. Olschki, Firenze, 1970, (XVII,

1973, pp. 392-93).

33. Cronaca dei Tacco di Cefalonia di anonimo. Prolegomeni, testo

critico e traduzione a cura di Giuseppe Schiro, Accademia Nazionale

dei Lincei, Roma, 1975, [XVII, (1974), pp. 365-67].

34. Peter Bartl, Der Westbalkan zwischen spanischer Monarchia

und osmanischen Reich, Otto Harrassowitz, Wiesbaden, 1974,

[XVIII (1974), p. 367].

35. Peter Bartl, Quellen und Materialen zur albanischen Geschichete

im 17. und 18. Jahrhundert. Aus dem Briefwechsel des Erzbischofs

Vincenz Zmajvic, Otto Harrassowitz, Wiesbaden, 1975,

[XVIII, (1974), p.368].

a. e.) Recensione të botuara në “Südost – Forschubgen”

1. P. Gjergj Fishta, Il liuto delle Montangne (Lahuta e Malcis), Fasc.

I.II. Perifrazione, commento, traduzione e note di papas Ignazio

Parrino, Palermo, 1968/70, [Bd. 29/1970].

2. Binard Bilota, Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët Poshtë. Redakuar e

hyrja nga P. Emanuil Jordani, Tiranë, 1967 [Bd. 29/1970].

3. Tregime e këngë popullore për Skënderbeun, Tiranë,1967, [Bd.

29/1970].

4. Novellistica Italo-Alabanese. Testi orali raccolti dal prof. Luca Perrone.

Leo S. Olschki, Firenze, 1970, [Bd. 28/1969].

5. Këngë popullore, Tiranë, 1968, [Bd. 29/8/1969].

343

6. Novellistica Italo-Albanese. Racconti popolari di S. Sofia d’Epiro,

S. Demetrio Corone, Macchia Alb., S. Cosmo Alb., Vaccarizzio

Alb., S. Giorgio Alb. – Leo S. Olschki, Firenze, 1970, [Bd. 28/1969].

7. Gjergj Hasanja, Malësori këndon. Këngë popullore mga shqiptarët

në RS të Malit të Zi, Cetnjë, 1971, [Bd. 28/1969].

8. Giovanni Laviola, Pietro Camodeca, Aversa 1969, [Bd. 31/1972].

9. Heiddrun Kellner, Die alansche Minderheit in Sizilien, Otto

Harrassowitz, Wiesbaden, 1972, [Bd. 32/1973].

10. Antonino Guzzeta, Tracce della lingua albanese del secolo XV nella

documentazione veneta dell’epoca, parte prima, 1968; parte seconda

1973, Palermo, [Bd. 33/1974].

11. Francesco, Manuale di lingua albanese, Corigliano Calabro, 1972,

[Bd. 34/1975].

12. Matteo Giorgio Di Lena, Gli albanese di Montecilfone, Compobasso,

1972, [Bd. 35/1976]

13. Petar Skok, Etimologijski rej?nik hrvatskog ili srpskog jezika, Knj.

I/IV, Jugoslovenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb,

1971-1974, [Bd. 37/1978].

14. Arshi Pipa, Albanian Folk Verse: Stucture and Genere; idem, Hieronymus

de Rada; Albanian Literature: Social Pespectives, Trofenik,

München, 1978, [Bd. 38/1979].

15. Arhiv za arbanasku satrinu, jezik i etnologije. (Ured. H. Bari?), Albanološki

Institut në Prishtinë, Prishtinë, 1969, [Bd. 39/1980].

16. Armin Hetzer ( a cura di), Das dreiprachige Wörtervrzeichnis von

Anastasiu Kavallitois aus Moschopolis, gedruckt 1770, in Venedig.

Helmut Buske Verlag, Hamburg, 1981, [Bd. 41/1982].

344

17. Francesco Altimari, Studi sulla letteratura della “Rilindja”, Grottaferrta,

1984, [Bd. 43/1984].

18. Francesco Altimari – Mario Bologneri – Paolo Carrozza, L’esilio

della parola. La minoranza linguistica albanese in Italia, Pacini,

Pisa, 1986, [Bd. 46/ 1987].

19. Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa të ktitikës letrare shqiptare

1504 – 1983. Insitituti Albanologjik, Prishtinë, 1986, [Bd. 46/1987].

ë) Recensione të tjera

1. Doris Stockmam - Wilfried Fidler - Erich Stockmann, Albanische

Volksmusik, Bd, I: Gesäange der Çamen, Akademie – Verlag,

Berlin, 1965, [in Dutsche Literaturezeitung, Jahrgang 89, Heft 7,

Juli 1968].

2. Norbert Boretzky, Der türkische Einfluss auf Albanische. Teil 1:

Phonologie und Morphologie der albanischen Turzismen, 1975;

Teil 2: Wörterbuche der alnabischen Turzismne, 1976; Otto Harrassowitz,

Verlag, Wiesbaden [in Kartylos, Jahrgang 1978].

3. Matteo Sciambra, La “Dottrina Cristiana” Albanese di Luca Matranga,

Biblioteca postolica Vaticana, Roma, 1964, [in Obris, Blletin

international de documentation linguistique. Tome XV, No. 1,

1966].

4. Jeronim de Rada, Vepra, Vëll. 1-5, “Rilindja”, Prishtinë, 1980 –

1983, [në Zjarri, XVII, (1985), nr. 29, pp. 90-91].

5. Armin Hetzer, Geschichte des Buchandels in Albanian, Otto

Harrassowitz. Wiesbaden, 1985, [në Zjarri, VII, (1985), nr. 29, pp.

91-92].

345

6. Manlio Corellazzo, Avviamento critico allo stidio della dialettologia

italiana, Vol. I, (1969), Vol. II, (1972), Pacini, Pisa, [në Zjarri,

XVII, (1985), nr. 29, pp. 95-93].

*) Shënimet bibliografike nga pika: a. a., deri në fund: a. ë., u moren

nga revista “Albanica”, nr.2, New York, 1991, faqe 13 – 22.

Intervista

1. Martin Camaj; Indiviualiteti ynë shprehet në letërsinë e në artin

tonë, botoi, “Fjala”, nr. 13 korrik 1990, Prishtinë, 1990.

Letra

1. Letër Mustafa Krujës, shkëputur në internet..

346

Literatura

I

1. Martin Camaj, “Djella”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1994.

2. Martin Camaj, “Pishtarët e natës”, botoi NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë,

1991.

3. Martin Camaj, “Vepra letrare 1 - 5”, botoi, ShB “Apollinia”, Tiranë,

1996.

4. Martin Camaj, “Rrathë”, botim i autorit, München, 1978, (Gjermani)

5. Martin Camaj, “Karpa”, botim i autorit, München, 1987, (Gjermani)

6. Anton Berisha, “Vepra letrare e Martin Camajt”, botim privat,

Kozencë, 1994, (Itali)

7. Ardian Klosi, “Takim me M. Camajn” parath., “Vepra 1, fq.7-47,

SHB “Apollonia, Tiranë, 1996.

8. Koçi Petriti, “Në poetikën e Martin Camajt”, bot. i aut., Tiranë,

1997.

9. Ymer Çiraku, “Në zbatim të kodeve letrare”, ShB “Toena”, Tiranë,

1998.

347

10. “Albanica”, (numër tematikë, kushtuar M. Camajt) nr. 2, spring

(pranverë) 1991, NewYork, USA.

11. “Jeta e re”, (numër tematikë, kushtuar M. Camajt) nr.1, viti XLVII,

janar – shkurt, Prishtinë, 1996.

12. Sabri Hamiti, “Letra shqipe - sprova për një poetikë 5”, botoi SHB

“Dukagjin”, Pejë, 1996.

II

1. Aristoteli, “Poetika”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë, 1984.

2. Aliu Ali, “Teoria e letërsisë” ,botoi RB “Rilindja”, “EMMM”, KSAK,

Prishtinë, 1984.

3. Bahtin Mihaill, “ O romanu”, botoi, “Nolit”, Beograd, 1989.

4. Bahtin Mihail, “Autor i junak u estetskoj aktivnosti”, botoi “Svetovi”,

Novi Sad, 1991.

5. Bart Rolan, “Aventura semiologjike”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,

1987.

6. Bellançiq Millorad, “Strategija tumaçenja”, botoi “Svetovi”, N. Sad,

1991.

7. Biti Vlladimir, “Interes pripovjedanon teksta”, botoi “SNL”, Zagreb,

1987.

8. “Çështje të romanit”, botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 1980.

9. Dado Floresha, “Teoria e veprës letrare Poetika”, botoi SHB “LU”,

Tiranë,1999.

10. Damjanoviq Millan, “Estetika i stavaralaštvo”, botoi “V. Maslesha”,

Sarajevo, 1988.

11. Diltaj Vilhelm, “P. Imagincija - elem. za jednu poetiku”, i “IKZS”

Sremski Karlovac, 1989.

348

12. Dubovski Serzh, “Zashto nova kritika”, botoi “Knjizevna Zadruga”,

Novi Sad, 1989.

13. D. Osvald, - T. Cvetan, “Fjalor enciklopedik...”, bot. Redaksia e Botimeve

“Rilindja”, Prishtinë, 1984.

14. Çabej Prof. Dr. Eqrem, “Studime gjuhësore V”, botoi RB “Rilindja”,

1975.

15. Eaglton Terry, “Knjizhevna teorija”, botoi “SNL”, Zagreb, 1987.

16. Eco Umberto, “Si bëhet një punim diplome”, botoi “Përpjekja”, Tiranë,

1997.

17. Edel Leon, “Psiholoshki roman”, botoi “Kultura”, Beograd, 1962.

18. Ignjatoviq Miodrag D. - Rakonjac - Pavloviq Verica, - Jovanoviq

Mirjana, - Cuturilo Jasna, “Knjizhevna kritika i savremena teorije

tumaçenje knjizhevnog dela”, botoi “Struçna knjiga”, Beorgrad,

1992.

19. Ingarten Roman, “ O saznavaju knjizhevnog umtniçkog dela”, botoi

“SKZ”, Beograd, 1971.

20. Jerkov Aleksandar, “Od modernizma do postmodernizma”, botoi

“Jedinstvo” Prishtinë, “Deçije novine”, Gornj Milanovac, 1991.

21. Haçion Linda, “Poetika postmodernizma”, botoi “Svetovi”, Novi

Sad, 1996.

22. Hamiti Sabri, “Vetëdija letrare”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë,

1989.

23. Hamiti Sabri, “Tema shqiptare”, botoi, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

24. Hars Luis, “ Pukovnik igra shkolike”, botoi “BIKZ”, Beograd, 1980.

25. Hrstiq Jovan, “Oblici moderne knjzhevnosti”, botoi “Nolit”, Beograd,

1968.

26. Hrstiq Jovan, “Profesor matematike”, botoi “Znanje”, Zagreg, 1988.

349

27. Hrsh E. D., “Naçela tumaçenja”, botoi “Nolit”, Beograd,1983.

28. Feher Fernec, “Pesnik antinomija”, botoi “Nolit”, Beograd, 1987.

29. Fjalor i kritikës moderne, përgatiti: Durim Toçe, botoi “Toena”, Tiranë,

2000.

30. Flaker Aleksandar, “Poetika osporovanja”, botoi “ Shkolska knjiga”,

Zagreb, 1984.

31. Flaker Aleksandar, “Stilske formacije”, botoi “SN Liber”, Zagreb,

1983.

32. Flaker Aleksandar, “Proza u trapericama”, botoi “SNL”, Zagreb,

1983.

33. Fraj Northrop, “Anatomia e kritikës”, botoi “Rilindja”, Prishtinë,

1990.

34. Frejdenberg Olga Mihajlovna, “Slika i pojam”, botoi “NZMH”, Zagreb,

1986.

35. Lodge David, “Naçini modernog pisanja”, botoi “Globus / Stvarnost”,

Zagreb, 1988.

36. Lloshi Xhevat, “Stilistika dhe pragmatika”, botoi, “Toena”, Tiranë,

1990.

37. Kaler Xhonaton, “Strukturalistçka poetika”, botoi “Srpska Knjizhevna

Zadruga”, Beograd, 1990.

38. Kindlers Neues Literatur Lexikon, botoi “Kindler GmbH”,

München. 1989.

39. Kovaq Zvonko, “Interpretacijski kontekst”, botoi “Nolit”, Beograd,

1975.

40. Krasniqi Bajram, “Kode të ligjërimit letrar”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,

1988.

41. Kriger Mari, “Teorija kritike”, botoi “Nolit”, Beograd, 1982.

350

42. Man Pol De, “Problemi moderne kritike”, botoi, “Nolit”, Beograd,

1975.

43. Macherg Pierre, “Teorija knjizhevne proizvodnje”, botoi “Shkolska

knjiga”, Zagreb, 1976.

44. Makjeviq Henrik, “Nauka o knjizhevnosti”, botoi, “Nolit”, Beograd,

1974.

45. Millosavlleviq Petar, “Metodologija prouçovanja knjizhevnosti”,

botoi “KZNS”, Novi Sad,1985.

46. Millosavlleviq Petar, “Teorija beletristike”, botoi “Prosveta”, Nish,

1993.

47. Millosheviq Nikolla, “Heroi negativ”, botoi “Rilindja”, Prishtinë,

1982.

48. Maksimoviq Vojsllav, “Motivi i forme”, botoi “Oslobo?enje – ID”,

Sarajevë, 1987.

49. Sollar Millivoj, “Ideja i priça”, botoi “Liber”, Zagreb, 1974.

50. Sollar Millivoj, “Teoria e letërsisë”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,

1978.

51. Sollar Millivoj, “Smrt Sancha Panze”, botoi “NZH”, Zagreb, 1981.

52. Sollar Millivoj, “Teorija proze”, botoi “SNL”, Zagreb, 1989.

53. Strouss Claude Levi, “Struktura antropologije 2”, botoi, “ShK”, Zagreb,

1988.

54. Stamaq Ante, “Kritika ili teorija”, botoi “IC – Revija”, Osijek, 1983.

55. Pallavestra Predrag, “Knjizhevnost – kritika ideologije”, botoi

“”SKZ”, Beograd, 1991.

56. Paniq Vlladisllav, “Psiholoshko istra. umjetniçkog stvaralashtva”,

botoi “NK”,Beograd, 1989.

57. Prela I. Nikë, “Fjalor biblik”, botoi “Drita”, Ferizaj, 1994.

351

58. Radoviq Miodrag, “Aksiologjia letrare”, botoi “Bratsvo Jedinstvo”,

Novi Sad, 1987.

59. Grup autorësh: “Fajalori i termasve letrare”, botoi Nolit”, Beograd,

1986.

60. Rugova Ibrahim - Hamiti Sabri, ”Kritika letrare”, botoi, RB “Rilindja”,

Prishtinë, 1979.

61. Rugova Ibrahim, “Strategjia e kuptimit”, botoi, RB “Rilindja”, Prishtinë,

1980.

62. Rugova Ibrahim, “Refuzimi estetik”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë,

1987.

63. Rrahmani Zejnullah, “Nga teoria e letërsisë”, botoi RB “Rilindja”,

Prishtinë, 1986.

64. Rrahmani Dr. Zejnullah, “Teoria e letërsisë”, botoi “Fakulteti

Filologjik”, Prishtinë, 1996.

65. Shafranek Ingrid,- Donat Branimir, “ Temelji modernog romana”,

botoi “ShK”, Zagreb. 1971.

66. Shijakoviq Miodrag B., “Uvoxhenje u savremenu knjizhevnost”,

botoi “Novela”,Beograd, 1984.

67. Shkreb Zdenko, - Stamaq Ante, “Uvod u knjizhevnosti”, botoi

“Globus”, Zagreb, 1986.

68. Shkreb Zdenko, “Knjizhevnost i povijseni svjet”, botoi “ShK”, Zagreb,

1981.

69. Teorijska misao o knjzhevnosti, zgjodhi, Petar Millosavlleviq, botoi

“Svetovi”, N. Sad, 1991.

70. Todorov Cvetan, “Poetika”, botoi “Filip Vishnjiq”, Beograd, 1980.

71. Vidan Ivo, “Roman struje svijsti”, botoi “ShK”; Zagreb, 1971.

352

72. Uellek Rene – Uoren Ostin: “Teoria e letërsisë”, botoi “Shtëpia

Botues Enciklopedike”, Tiranë, 1993.

73. Uçi Alfred, “Mitologjia folklori letërsia”, botoi “Naim Frashëri”, Tiranë,

1982.

74. Zhenet Zherar, “Figura”, botoi RB “Rilindja”, Prishtinë, 1985.

75. Zhenet Zherar, “Umetniçka delo”, botoi “Svetovi”, Novi Sad. 1998.

76. Zhmegaq Viktor, “Tezhiste knjizhevnosti”, botoi “SNL”, Zagreb,

1988.

Revista

1. Albanica, nr. 2, spring ( pranverë), Nju Jork, 1991,USA.

2. Bujku, gazetë e përditshme, Prishtinë, 1991, Kosovë.

3. Delo, rev. let. nr. 11-12, botoi “Nolit”, Beograd, 1988.

4. Dielli, 28 prill, 1989. Boston, Mass. USA.

5. Jeta e re, rev. let. nr. Viti XLVI, Prishtinë, 1995, Kosovë.

6. Fjala, rev. let. nr. 13. korrik, 1990, Prishtinë, Kosovë.

7. Frankfurte Allgemeine Zeitung, Frankfurt, Gjermani.

8. Koha ... , 2, gazetë e përditshme, dhjetor, 1999, Prishtinë 1999,

Kosovë.

9. Knjizhevna kritika, revist për kritikë, estetikë, nr. 1, botoi IRO

“ad”, Beograd, 1995.

10. Knjizhevna smotra, revistë për letërsinë botërore, nr. 40, botoi

“Liber”, Zagreb, 1980, Kroaci.

11. Reç, rev. let. nr. 9, botoi “Radio B92”, Beograd, 1995, Serbi.

12. Shqiptari i lirë, 30. IV- 31. V. 1959, Boston, Mass. USA.

13. World Literature Tody, revistë letrare e Universiteti të Oklahomës,

USA.

353

Shënime për autorin

Yrjet Berisha, studioi, magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës.

Ka botuar këto libra: “Anatomia e vetmisë”, poezi, më 1994.

“Vetë”, poezi, më 1994, ”Edhe rastësi”, poezi, më 2000, “Ora”, dramë,

më 2000 dhe romanin “Ulkiani”, më 2004.

Poezitë e tij i botoi në gjuhën kroate, suedeze, rumune, ruse kur

edhe përfaqësohet në librin “Antologjia e letërsisë shqptare e shek. XX”,

botuar në Saktpetrsburg, ( Rusi ), më 1999.

9 789951 641371

ISBN 978-9951-641-37-1

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora