E enjte, 18.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ndreca: 60 vjetori i shtetit te Izraelit

E enjte, 08.05.2008, 08:15 PM


Ardian Ndreca
60 vjetori i shtetit te Izraelit

Nga Ardian Ndreca

Me daten 14 maj mbushen plot 60 qysh se Izraeli u shpall shtet i pamvarun dhe me daten 15 maj mbushen plot 60 vjet qe OKB e njohti kete shtet te vogel te kontinentit aziatik qe sot numron rreth 7 milion e 100 mije banore.
Ishte viti 1948, sapo kishte mbarue Lufta II botnore dhe levizja sioniste mberrinte ma ne fund me i gjete nji atdhe popullit izraelit.
Izraeli ka lind me arme dhe me gjak, ka linde pak prej tymit te furrnaltave te Mathhausen-it dhe Auschwitz-it e pak prej pushkeve te Ben Gurionit.
Toka ku lindi shteti i Izraelit asht e njejte me token ku jetonin 12 tribute e dikurshme biblike, nji rrypine ku banuen per shekuj, pa gjete kurre paqe, hebrenj, arabe myslimane dhe te krishtene.
Arabet palestinez jane populli tjeter qe sot perpiqet me shpalle ate qe hebrenjte bane me sukses para 60 vjeteve.
Por sot palestinezet jane te ndame dhe luftojne njeni-tjetrin, nji pjese e tyne perdore mjete terroriste dhe i shkakton vuejtje popullit te vet per me pase sa ma shume konsens politik dhe mbeshtetje ushtarake. Edhe vendet e Lindjes se Afert e te Mesme si Siria apo Irani i fryjne zjarrit, tue ndihmue terrorizmin palestinez, sidomos ate te partise Hezbollah.
A kane te drejte te ekzistojne grupet ekstremiste si ai i Hezbollahut?
Idea kryesore e ketij grupi asht zhdukja prej faqes se dheut te shtetit te Izraelit.
Pa hy ne detaje te tjera, mund te themi se nji grup politik apo ushtarak qe perpiqet me zhduke nji shtet e nji popull e vendos vetven jashte normave ma elementare te qytetnimit.
Hapi i pare per nji zgjidhje te konfliktit izraelo-palestinez asht njohja prej te gjithe palestinezeve e shtetit te Izraelit dhe njikohsisht edhe njohja prej ketij te fundit te nevojes se krijimit te nji shteti palestinez ne rajon.
Pa u ba kjo gja nuk do te kete paqe dhe veprimet ushtarake izraeliane do te vijojne me u konsiderue prej bashkesise nderkombtare si akte vetembrojtje, ndersa veprimet ushtarake te Hezbollahut me shoke si akte terrorizmi.
11 shtatori i ka dhane nji ngjyre krejt te re marrdhanjeve Lindje-Perendim dhe ne pergjithsi shkalles se besimit ndaj vendeve lindore ne ambjentet diplomatike dhe politike perendimore.
Izraeli asht ne prag te Azise dhe asht nji prej shteteve demokratike te rajonit qe perballet me nji bote qe here me te drejte e here pa te drejte konsiderohet si e rrezikshme per mbare boten.
Izraeli kercenohet prej gati gjithe botes arabe dhe prej Iranit e megjithate 7 milion banoret e tij vijojne me punue dhe me jetue te rrethuem por pa iu dridhe qerpiku.
E pra arabet dhe semitet jane bijt e nji ati, te cilet urrejtja fetare dhe etnike i ka nda dhe i ka çue drejt konfliktesh te pashueme deri me sot.
Ne shqiptaret kemi pase kontakte relativisht te pakta me hebrenjt si popull, por gjate Luftes II botnore kuislinget shqiptare u munduen me shpetue hebrenjt qe shtyheshin kufijve te Shqipnise se Madhe (siç quhej atehere) tue u ike nazistave.
Tek ne nuk ka ekzistue asnjihere antisemitizmi i theksuem qe verehej gjate luftes ne disa popuj, qeveri dhe dinasti ballkanike. Mikpritja indoeuropiane e shqiptareve si edhe nji grup kuislingesh qe kishin provue vuejtjet e emigracionin – te kombinueme me faktin se ne ndergjegjen tone si popull i vogel dhe i vuejtun asht rranjose nji simpati per te vegjlit, te perndjekunit – bane qe shqiptaret te mos njollosen tue dorzue dhe tue grabit hebrenjt siç bane te tjeret ne Ballkan. Ka pase spijunime, arrestime – por ne thelb solidariteti me hebrenjt ka triumfue mbi ndjenjen e urrejtjes dhe te cmires ndaj tyne.
Edhe sot solidariteti i shtetit tone duhet te shprehet qarte ndaj popullit te Izraelit dhe shtetit demokratik qe ai ka ndertue. Te shprehet qarte domethane te shprehet ne menyre te paekuivokueshme, pra tue mos marre pjese ne forume e konferenca ku Izraeli denohet dhe shahet ne baze te nji ideologjie qe i ka rranjet ne idene e zhdukjes se ketij shteti.
Izraeli asht aleat i Natos, ne te cilen ne tashma bajme pothuejse me te drejta dhe detyrime te plota, ashtu siç bajme pjese ne OKB. Vetem keto dy pjesmarrje duhet te na shtyjne te jemi solidare me Izraelin dhe te denojme te gjithe ata qe justifikojne terrorizmin e çfaredo lloj ngjyre qofte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora