E enjte, 28.03.2024, 11:19 AM (GMT)

Mendime

Pirro Prifti: Gjeopolitika Turke dhe Historia

E hene, 01.04.2013, 06:23 PM


Gjeopolitika Turke dhe Historia e Shqipërisë

Nga Pirro Prifti

Për një kohe te gjatë, përreth 90 vjet  pas pavarësisë së Shqipërisë, Turqia nuk u interesua ër ish-koloninë e saj dhe as për Ballkanin në përgjithësi; në periudhën 1912-1939  Shqipëria faktikisht u drejtua dhe u turbullua dhe  nga  intelektualë pro-turq nga Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani, Haxhi Qamili, dhe Ahmet Zogu. Të tërë këta  individë arritën që Shqipëria, deri në pushtimin italian, të mos përfshihej në asnjë koalicion anti-turk. Ky ishte qëllimi i gjeopolitkës së atëhershme turke, dhe qëllimi u arrit sepse përvec vëndeve të tjera të Ballkanit- vetëm Shqipëria kolonia më besnikë dhe aleatja më e dobishme,  nuk i doli asnjëherë kundër Turqisë post-perandorake.  Turqia pranoi gjatë luftës me Greqinë , gjatë luftës së parë botërore si dhe menjëherë pas saj shkëmbimin e popullatave të ashtuquajtura myslimanë në shkëmbim të largimit të të krishterëve autoktonë që jetonin në Anadoll. Pra gjeopolitika e Turqisë post-perandorake përvec neutralitetit, pati dhe një risi-ruajtjen e popullatave myslimane tashmë të keqtrajtuarara   nga shtetet e  krishtera ballkanike.

Nga viti 1939-1945 në luftën e dytë botërore,  gjeopolitika e Turqisë synoi neutralitetin dhe për pasojë kjo gjeopolitikë nuk pati asnjë ndikim tek Shqipëria e pushtuar përvec faktit që qeveria turke e asaj kohe nuk e pranoi kërkesën për azil të pro-turkut  Ahmet Zogolli (lindur në Turqi) pas braktisjes nga ana e Zogut të vëndit të tij; dhe mbetet historike  fraza e Qemal Ataturkut drejtuar Zogut: ..përse ike ashtu? Të paktën të kishe luftuar disa ditë për vendin tend e jo të iknje ... . Gjeopolitika  e Turqisë nga vitet 1945-1991 mbeti një  gjeopolitikë neutrale, njohëse,  interpretuese dhe pranuese e fakteve dhe e realitetit ballkanik dhe vecannërisht e atij shqiptar. Praktikisht pranoi  rreth 450.000 shqiptarë që të hynin e të jetonin në Turqi pasi  ra dakort me Jugosllavinë e Titos  që popullatat shqiptare,  boshnjake, dhe minoriteti turk në Jugosllavi të quhej popullata myslimane, duke pranuar dhe mgracionin e kësaj popullate si një migracion vëllezërish në nevojë. Megjithatë , popullata myslimane e migruar në Turqi kryesisht e populluar nga shqiptarë (pas viteve 1945 të njohura si politikat Rankovicit), ashtu si dhe në fillimet e shekullit (më 1913, dhe më 1925-26) synuan në kthimin e emigrantëve në qytetaë turq dhe më pas,  si qytetarë me kombësi turke, pra pa asnjë të drejtë, duke shkelur haptazi të drejtat dhe liritë e njeriut njëlloj ashtu sikundër bënë dhe qeveritë greke dhe jugosllave me popullsinë shqiptare qoftë ajo myslimane apo e krishterë- me synimin e shkombëtrarizimit të popullatës shqiptare.

Pas viteve `90, me ndryshimin e sistemit, gjeopolitika turke  ndryshoi gradualisht duke përfituar qoftë nga  shëmbja e sistemit komunist , qoftë nga e zbatimet  ligjeve ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut,  si dhe nga rritja dhe zgjerimi i Komunitetit Euke patropian, zbatimi i reozlutave të ODHIR,  rritja e ndikimit të SHBA në Ballkan dhe në Europën Qëndrore dhe Lindore.

Në këtë mënyrë, Turqia duke qënë një vënd ish-perandorak,  duke qënë një vënd qënuk pati luftë më që pas 1925 e deri më sot, duke ruajtur neutralitetitin gjatë luftës së dytë botërore dhe duke mbajtur një politikë të zgjuar  përballë dy bëlloqeve të mëdha ushtarake, duke u fuqizuar nga ana ekonomike sidomos pas viteve `90 e deri më sot, duke mos u përfshire në luftën e ekstremistëve islamike por gjithashtu duke ndenjur përkrah  SHBA në këtë luftë , arriti të zërë pozita prioritare përsa i përket ekonomisë në Ballkan, Azinë e vogël dhe të mesme.

Për pasojë me stabilitetin ekonomik të arritur tashmë,  i cili pasohej nga një stabilitet politik i fuqizuar edhe nga dora e fortë e politikanit Taip Erdogan,  Turqia avancoi kërkesat gjeopolitke të saj duke i shtrirë atonë fazë të parë tek ish kolonitë e saj perandorake me popullsi myslimane Shqipëri+Kosovë+Bosnjë. Në fillim  presioni i kamufluar filloi me vizitat e Erdoganit dhe me vërejtjet  e dhe propozimet e tij për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre `vëllzërore`, t ë pasuara me vërejtje `si të rastësishme`  për periudha të caktuara historike të cilat ai i cilësonte si ofenduese për  Turqinë  dhe historinë e saj e cila sipas tij ishte e njëjtë me vëndet myslimane si Bosnja, Kosova , dhe Shqipëria.

Këto sugjerime u shoqëruan dhe me një rritje të entuziazmit nga ana e komuniteteve fetare myslimane por vecanërisht atyre radikale, të cilat hodhën e  parat idenë e një historie ndryshe, sepse sipas tyre, sistemi komunist kishte ndryshuar historinë. Në këtë mënyrë kryesisht në Shqipëri dhe Kosove janë botuar që në fillimet e viteve `90, Historia e Shqipërisë (dhe së bashku me të edhe ajo e Kosovës) sidomos  ajo e mesjetës, ku turqit janë paraqitur si clirimtarë, dhe ku heronjt ë janë të ndryshëm.

Këtu mund të përmëndim tërheqjen servile të Nanos i cili hoqi pas vërejtjes së Erdoganit - pikturën e  Skënderbeut ,  insistimin e Berishës për të mbajtur portret  tjetër në Kryeministri atë të Ismail Bej Qemalit meqënëse ky i fundit ishte kryeministri i parë; megjithattë këtë justifikim  Kryeministri  Berisha e mbështeti me një sërë deklaratash dhe sugjerimesh për disa figura historike të Shqipërisë  si injorimin e Fan Nolit dhe rilindasve të krishterë, dhe mbivlerësimin  e disa figurave të tjera historike (pro-turke) si Ahmet Zogu, Esat Pasha (në fakt jo nga vetë Berisha), dhe kërkesat për rishikim të historisë dhe  individëve të caktuar.

Rishikimi i historisë së Shqipërisë dhe Kosovës mund të jetë i dobishëm në se historia pasurohet me fakte historike të dokumentuara, por rishikimi i historisë është i dëmshëm nëse imponohet nga personalite politike apo akoma me keq nga qeveri te tjera të cilat kërkojnë që nëpërmjet ndryshimit të histojektrisë me pretekstin e ..`heqjes së fjalëve fyese...` sipas komenteve të Davutogllut- të arrijnë edhe disa objektiva politko-ekonomike si:

-           Krijimin e një zone influence pro-turke në Ballkan (njëlloj si në kohën e mesjetës kur turqit përpiqeshin të futeshin në Ballkan si mercenarë të Bizantit apo të disa feudalëve arbër si Karl Topia, etj),

-           Njëhsimin me shtetet ballakanike si Bosnjë+Kosovë+Shqipëri si `shtete  e vëllezër të një feje`, duke kamufluar rikrijimin e një `Perandorie` të Re Turke,

-           Nëpërmjet kësaj gjeopolitike të re, Turqia synon gjithashtu të korrigjojë historinë e së kaluarëstë një perandorie mizore për popullatat ballkanike në përgjithësi dhe shqiptare në vecanti.

Në këtë mënyrë, Turqia përpiqet të zërë rolin e saj të dikurshëm por tashmë të përkrahur nga SHBA e cila e sheh Turqinë një bufer të situatave të rrezikshme të mundshme në Ballkan dhe në Azinë e afërt e të mesme, si dhe një potencial të mundshëm anti-sllav, duke njëhsuar gjeopolitikën e saj me atë të SHBA përsa i përket shteteve të mësipërme. Nga ana tjetër, SHBA kërkon një mashë-si Turqia, për të mos dalë direkt përballë situatave të ardhëshme , të mundëshme.

Megjithatë Turqia nuk ka respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vetë vëndin e saj multietnik si të drejtat dhe liritë e 3 milion shqiptarëve (e  drejta e mësimit të gjuhës shqipe dhe e drejta e minoritetit), të drejtat dhe liritë e kurdve, hapja e Kishës së Shën Sofisë për besimtarët e krishterë, etj, etj.

Përsa i përket peticionit `Kundër ndryshimit të teksteve  të historisë`, pavarësisht opinioneve të disa historianëve, politikanëve dhe analistëve, mbetem me idenë e Prof. Marenglen Verlit  i cili ka komentuar peticionin kështu: `...“Kam përshtypjen se tekstet e historisë  në Shqipëri dhe Kosovë paraqesin  drejt shkencërisht periudhën e shekujve të XV deri në fillim të  shekullit të XX kur këto vise ishin pjesë  e Perandorisë Osmane.  Është tjetër problem , nëse diku nëpër rreshtat e këtyre  teksteve shkollore  mund të ketë mbetur ndonjë shprehje e papërshtatshme  në aspektin etik. Në këtë rast duhet parë konkretisht  përr cilën frazë aapo fjalë , në këto tekste  duhet bërë vërejtja….”.

Përsa i përket z. Luan Malltezi i cili thotë se…`nuk ka presion turk, historianët janë të lirë..` mendoj sa z.Luan nuk thotë të vërtetën. Presioni turk u pa fare haptazi kur Erdogan ofendoi figurën e Skënderbeut gjatë  takimit me Nanon në 2003.

Më pëlqeu  letra e hapur  për  ministrin jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu nga z.Xhevat Rexhaj,  por është koha që teknokratët, profesionistët, meritokratët, të mos imponohen nga politika dhe politikanët e brëndëshëm dhe të jashtëm por të mbrojnë dhe të konfirmojnë në baza shkencore-faktike të histrisë reale të Shqipërisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora